January 24, 2018

Mjekesia Islame Pj. 4

Pasi kam publikuar tre tema mbi mjeksin islame , vjen radhe e temes se kater mbi miresit qe Allahu xh.sh. ka leshuar ne toke per krijesat e tij.
Tama mbi Mjeksin Islame ka per qellim informimin e pergjithshem, te menyre se jeteses se profetit Muhammed a.s., te keshillave te tij per shendetin dhe jo per zevendesimin e mjeksise se perditshme pasi edhe ato nder te tjera kan nxjerr ilaçet duke u bazuar edhe tek Kur'ani, psh mjali, ulliri etj.

Ne nje hadith qe e tregon Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. e kishte vizituar dhe ajo iu ankua per shendetin, ndersa Muhammedi a.s. i ka thene:
"Njeriu eshte mjeksia, ndersa barku shtepia e semundjeve."

- ARRA

Ne literaturen islame vihet re sidomos nga Ibn Sirini se arra eshte ilaç, dhe se arra e njome eshte me e dobishme se ajo e thata. Po ashtu arra e perzier me mjalt ndikon ne lehtesimin e dhimbjeve te fytit.

Ibn Sirini per arren ka thene: "Ngrenia e arrave, fiqve, ullinjeve eshte ilaç per shume semundje."

Ne librin e dr. Halid Faik El Ubejdi kur flet per arren nder te tjera shkruan:

"Hulumtimet e fundit kane treguar se arrat jane nder burimet me te mira te antioksidanteve, luftetare te fuqishem kunder kancerit e semundjeve te tjera, gjithashtu arrat kane nje permbajtje te larte acidesh yndyrore omega 3 te njohura si yndyra te mira, te cilat mbrojne zemren dhe ulin kolesterolin."

Ne librin el Visila kemi transmetimin e el Mehdiut qe ka thene:

"Hyra ne shtepin e  el Mensurit   dhe e shikova duke ngrene djath me arra, dhe e pyeta; Cfare eshte kjo ? Ai mu pergjigj: Babai im me ka treguar per dike qe e ka pare profetin Muhammed a.s. duke ngrene djath me arra, dhe e kan pyetur ne lidhje me kete, ndersa ai eshte pergjigjur: Djathi eshte semundje, ndersa arrat ilaç. Nese i kombinoni atehere keni ilaç."

Ilaç eshte edhe arra e kokosit e cila lehteson dhimbjet e kurrizet etj.

- BUKA

Buka eshte nje nder miresit e Allahut. Mjeket thonte se buka eshte e mir kur ajo piqet ne furre e ndertuar me tjegulla ose qerpiq.

Aishja r.a. transmeton hadithen qe thote:

"Çmoni buken, sepse Allahu xh.sh ka bere sherbetor te saj qiejt dhe token."

Muhamedi a.s. ka thene;

"Ne diten e Gjykimit, toka do te duket sikur nje cope buke ne te cilen do ta pergatise Allahu xh.sh si nje banese per banoret e xhennetit."

Ndersa Ebu Davudi transmeton nga ibn Abasi se ka then:

"Ushqimi me i preferuar i profetit Muhammed a.s. ka ene therideja e gatuar me buke e hurma."

Ndersa ne nje tranmetim tjeter po nga Ebu Davudi e ky nga Ibn Omeri kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

"Do te doja te kem pak buke te gatuar prej gruri te zi, te lyer me gjalpe dhe me qumesht."

- ÇIKORJA

Çikorja ndryshon ne vartesi te stines. Ne ver eshte e nxehte ne dihmer e ftohte. ÇIkorja parandalon semundjet e melçise apo tendosjet e shkaktuara nga diabeti etj.

Ebu Nuami tregon se: "Bani cikoren per cdo dite dhe mos gogesoni sepse nuk ka dite qe ne te nuk bie nje pik ujit te xhennetit." Sot cikorja perdoret ne forme shurupi.


- MISHI

Allahu xh.sh thote:

"Ne atyre u shtojme te mirat me peme e me mish qe ata deshirojne." (Et Tur; 22)

Nga ibn Maxhe transmeton nje hadith prej Ebu Derda se profetit Muhammed a.s. ka thene;

"Ushqimi me i mire i njerezve ne kete bote dhe ne Ahiret eshte mishi."

Mish i vecant permendet ne Kur'an edhe ai i shpezeve duke thene:

"Edhe mish shpezesh , cilin ta duan." El Vakia ; 21

Mish i vecante eshte ai i: dhisë, cjapit, deles, lepurit.

Per mishin e dhisë profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Te jeni te kujdesshem ndaj dhive, se vertet ato jane kafshe te xhennetit." (Nesaiu)

Per mishin e lepurit kemi hadithen qe thote:

Enesi r.a. tregon: "E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjeje te gjate. Pasi pergatitem Ebu Talha mori kofshen (pjesa me e mir e lepurit) e tij dhe ia dergoi Muhammedi a.s. i cili e pranoi ate."

po ashtu mishi i lejlekut, lopes, pates, pules, thellezes, roses, shkurtave, zogu. Ndersa Ibn Siani kathene se mishi i deves, kalit gomarit jane mishrat me te keqij.

Ne lidhje me mishim kemi  edhe disa transmetime per menyren e gatimit ku nder te tjera mi ne sy;
a) mishi i thate, b) mishi i pjekur

Nga Taberani kemi se:

"Thera nje dele per Muhammedin a.s. derisa ishim ne nje udhetim dhe ai me tha; Thaje mishin e saj. Ai hengri prej saj derisa arritem ne Mendine."

Ne lidhje me mishin e pjekur Allahu xh.sh thote:

"Edhe Ibrahimit i patem ardhur te derguarit (meleket) tane me myzhde dhe i thane "Selam". Ai u pergjigj: "Gjithnje paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjelle nje viç te pjekur (te ferguar me gure)"
                                                                                 (Hude; 69)

Pergatiti:
Gezim Kopani

Ju mund te lexoni:

 Mjeksia Islame Pj.1

Mjeksia Islame Pj. 2

Mjeksia Islame pj. 3

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com