Nder dymbedhjet muaj, ramazani eshte muaji me i bekuar, kjo pasi Allahu e ka zgjedhur ate. Ne kete muaj pikerisht ne naten e
te bekuar. Per kete Allahu xh.sh. thote: "
Obligimi i agjerimit
Agjerimi i muajit ramazan eshte obligim per çdo mysliman qe ploteson kushtet e obligueshmerise se agjerimit. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare)
Siç dihet agjerimi i muajit ramazan eshte nder pese shtyllat e islamit. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Islami perbehet prej pese shtyllash; 1. Deshmia e shehadetit (Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguari i tij), 2.Falja e namazit, 3.Dhenia e zekatit, 4. Agjerimi i ramazanit dhe 5. Berja e haxhit per ate qe ka mundesi."
Llojet e agjerimit
Agjerimi ndahet ne tre lloje:
1.Agjerimi obligim (Farz)
2.Agjerimi obligim por jo i shkalles se Farzit . (Vaxhib)
3.Agjermi vullnetar (Nafile)
1. Agjerimi Farz eshte agjerimi i muajit Ramazan. Ky agjerim nuk mund te shtyhet ose te lihet per dite te tjera. Nese dikush per ndonje arsye te forte sic pershkruhet edhe ne ajetin 184-185 te sures Bekare nuk e agjeron Ramazanin atehere ai eshte i obliguar te agjeroj aq dite sa ka lene pa agjeruar. Nese dikush e prish me dashje qofte edhe nje dite gjate muajit te Ramazanit atehere personi ne fjal e kap ajo qe quhet "Kefaret" Agjerimi i kompenzimit.
2. Agjerimi Vazhib. Ketu futet personi i cili zotohet se do agjeroj disa dite nese do me ec mbare kjo apo ajo pune dhe nese ndodh ashtu sic e ka kerkuar dhe nuk agjeron atehere agjerimi i tij behet Vazhib.
3. Agjerimi Nafile (Vullnetar) Ky eshte nje agjerim qe Muhammed as e ka bere dhe ka keshilluar edhe besimtaret dhe shoket e tij per agjerimin vullnetare. Ne kete agjerim mund te permend :
-Agjerimi i 6 diteve te shevalit.
-Agjerimi i 10 diteve te muajit dhil hixhes.
-Agjerimi ne muajin Muharrem
-Agjerimi ne muajin Shaban.
-Agjerimi i dites se hene dhe te enjte etj.
Kushtet e agjerimit
Agjerimin e kan obligim keto persona:
-Personi qe eshte mysliman.
-Te jete i shendoshte nga ana mendore.
-Te kete mbushur moshen e pjekurise.
Pervec ketyre kushteve kemi edhe disa te tjera te cilat duhen plotesuar per agjerimin e muajit Ramazan:
-Te jete i shendoshte, pra te mos kete semundje te rende dhe te vazhdueshme
-Gruja te jete e paster (pa hajz)
Ai qe eshte i semur gjate Ramazanit nuk agjeron, por pasi te sherohet ka obligim agjerimin e aq diteve qe ka lene pa agjeruar gjate kohes qe ka qene i semure. E njejta gje vlen edhe per udhetarin. Gruja qe eshte shtatzene , sidomos ne muajt e fundit e ka te lejuar mos agjerimin e atyre diteve derisa sa te kaloj lehonin, por duhet ti zevendesoj ato dite me vone, e njejta gje vlen edhe per nenen gjidhenese.
Nje gru i kishte thene keshtu iben Abbasit: "Une jam shtateze, nuk agjeroj cfare duhe te beje? Iben Abbasi i thote: Je nga ata qe nuk munden te agjerojne prandaj ushqe per cdo dite nga nje te varfer dhe mos agjero kaza."
Kush lirohet nga agjerimi
*Ai qe eshte i semure (kur te sherohet i kompenson ditet e pa agjeruar)
*Udhetari (zevendoson aq dite qe nuk i ka agjeruar)
*Grate qe jane me te permuajshme apo lehon.
*Grate qe jane shtatzen apo qe kan femije per te ushqyer me qumesht.
*Pleqet qe kan mosh te thyer e qe nuk e perballojne dote agjerimin. Te tille detyrohen te ushqejne nje te varfer me ushqim ditore per dy vakte.
*Ne rast lufte , pra ushtari qe eshte ne lufte.
*Prishja e agjerimit per shkak te presionit apo dhunes fizike.
*Puna e rende fizike. Ai qe eshte i detyruar te kryej pune te tilla (psh miniera) nuk agjeron por ditet e mos agjeruara i ben gjate diteve qe eshte pushim. Zevendeimin e diteve te paagjeruarve mund ti bejne bashke si dite ose te ndara. Muhammedi a.s. thote: "Nuk ka problem nese kompensimi i ramazanit behet me nderperje." (Buhari)
*Ai qe ka uri apo etje te madhe, i till qe rrezikon jeten. Ky zevendeson diten e paagjeruar.
Kur ndalohet agjerimi?
Eshte e papelqyer (mekruh) agjerimi i diteve te dyshimta,po ashtu fillimi i agjerimitte Ramazanit me nje dite para dhe shumica ende nuk ia kan nisur. Po ashtu e papelqyer eshte edhe agjerimi i gruas pa lejen e burrit.
Muhammedi as thote: "Nuk agjeron gruja agjerim nafile duke qene burri preznet por vetem me lejen e tij."
Pervec ketyre agjerimeve qe eshte e papelqyer kemi edhe agjerimin e ndaluar plotesisht. Agjerimi i ndaluar eshte ne keto dite:
-Dita e pare e Shevalit pra dita e pare e Fiter Bajramit.
-Kater dite te Kurban Bajramit
Profeti Muhammed a.s. thote: "
Dy dite ndalohet agjerimi, diten e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit"
Nijeti i agjerimit
Cdo veper ne fene islame behen me nijet po ashtu edhe agjerimi. Nijeti behen ne syfyr psh: O Allah! Po e bej nijet per hir tend te agjeroj kete dite. Edhe nese nuk ngritet per syfyr dhe e ka vendos te mos haj mund ta bej te njejti nijet.
Kur eshte koha e syfyrit dhe iftarit?
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "
Ngrihuni te hani syfyr (sahur) pasi ai eshte ushqim i bekuar."
(Nesaiu) Ndersa Ebu Seid El Hudriu r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "S
yfyri eshte i bekuar, keshtuqe mos e lini ate, qofte edhe duke pire nje gllek uje. Allahu dhe meleket e tij luten per ate qe ha syfyr." Koha e syfyrit eshte aq sa te dallohet peri i bardh nga ai i ziu. Gjithashtu kemi edhe trans. nga Zejd bin Thabit qe thote: "
Hengrem syfyr me Profetin a.s. dhe pastaj u ngritem te falnim sabahun. Nje person pyeti: Sa kohe kishte ndermjet syfyrit dhe namazit te sabahut? Ai tha : "
Aq sa zgjat leximi i 50 ajeteve Kur'anore."
(Buhari)
Ndersa koha e iftarit eshte me perendimin e diellit, e ne kohen qe koha eshte e keqe eshte hadithi i mesiperm pra dallimi i perit te bardhe me ate te ziun.
Kur celim iftarit duhet thene kjo dua: "
Allahume leke sumtu ve ala rizkike eftartu" dmth: "
O Zot! Per ty agjeroj dhe nga furnizimi Yt bej iftar".
Çfare eshte e papelqyer gjate Ramazanit?
-Nuk lejohet pertypja e ndonje gjeje
-Nuk lejohet dhenja e gjakut me sasi te madhe.
-Berja e puneve te renda.
-Fjalet e pista
-Zenkat, provokimet.
-Lenja e namazeve etj.
Çfare e prish agjerimin?
Prishja e agjerimit ndahet ne "Kefaret-kompensim" dhe ne "Kaza-zevendesim". Tek kefareti hyjne:
*Ha, pi , gelltit dicka me qellim. Ky qe e ben keto obligohet me "kefaret" dmth; me kompensim, pra dy muaj agjerim pa nderprerje plus diten apo ditet qe ka prish.
*Marredhenia seksuale. Ai qe ben kete duke qen agjerues ai ka obligim te bej kompensim , pra e kap kefareti.
Ndersa tek kazaja futen rastet:
*Ngrnja apo prija per shkak presioni.
*Gelltitja e ndonje gjeje qe nuk eshte ushqim.
*Ngrenja apo pirja ne rastet e domosdoshme, psh kur ndonje eshte i semure, apo eshte ne udhetim,
*Shfaqja e hajzit (apo menstruacioneve). Agjerimi nderpritet ne momentin qe ato shfaqen.
*Nese vjell me qellim.
Si dhe shembuj te tjere te ngjashem me keto , obligohet me kaza pra me zevendesim te aq diteve qe nuk ka agjeruar.
Kushtet e vleshmerise se agjerimit
*Berja e nijetit. Nijeti behet ne syfyr (para se te thirret ezani). Nuk eshte e thene qe nijeti te behet me ze, mjafton ai i bere me zemer (pra pa ze).
*Largimi nga cdo gje qe e prish agjerimin.
*Grate te mos jene me hajz , apo te mos jene ne nifas (kohe pas lindjes).
Gjerat e pelqyera ne agjerim*Ngrenja e syfyrit
Muhammedi a.s. thote; "
Ngrihuni ne syfyr, pasi syfyri eshte bereqet. Beni syfyr qofte dhe me nje gjysme hurme."
(Muslimi)*Berja e iftarit ne kohe (apo mos shtyrjen e iftarit) Muhammedi a.s. thote: "
Njerezit do jene ne te mire, perderisa nxitojne ne berjen e iftarit (ne kohen e tij)."
(Buhari dhe Muslim)*Berja dua ne kohen e iftarit. Nder lutjet e njohura qe behen ne iftare eshte: "
Allahumme leke sumtu ve ala rizkike eftartu, dhehebedh dhemu veb tel-letil uruku ve thebetel exhru in sheAllah." d.m.th: "
Zoti im! Ne emrin tend kam agjerua. Ne ty besoj, dhe po bej iftare me ate qe Ti me dhurove. Kaloj etja e u mbushen damaret dhe nese do Allahu u arrit shperblimi." Ose shkurt; "
Allahumme leke sumtu ve ala riskike eftartu." Ose duan tjeter: "
Allahumme leke sumtu ve bike ementu ve alejke tevekeltu ve ala riskike eftartu." dmth; "
Allahu yne! Vetem per Ty agjerova, Ty te besova, te Ti u mbeshteta dhe me riskun Tend (ate qe me ke dhene) bej iftar."
*Falja e namazit te
teravive*Dhenia e
sadakas (lemosh)
*Shtimi i lutjeve, ibadetit ne dhjete ditet & netet e fundit te ramazanit.
*Shtrimi apo dhenia e iftarit per te tjeret.
Agjeruesi duhet te kete parasysh:
*Te kujtoj se eshte agjerueshem.
*Te mos ankohet
*Sa te kete mundesi te shmang punet e veshtira apo punet qe nuk pershtaten me kete muaj
*Te jete bujar
*Te jete i dashur
*Te largohet vendeve ku kryhen vepra te liga, qoft edhe fjale
Çfare nuk e prish agjerimin?
*Ai qe ha apo pi pa dashje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe ka harruar qe eshte agjerueshem por ha a pi le te vazhdoje agjerimin, ngase Allahu i ka mundesuar ate." (Buhari&Muslim)
*Te thithunit e tymit (por jo duhan) behet fjal per pluhur.
*Po qe se agjeruesi fle e gjate gjume ejakulohet mund te vazhdoj agjerimin, por nese e ka mundesin te pastrohet (lahet).
*Te vjellet pa qellim.
*Bejra e ndonje ilaçi qe nuk eshte ushqyes
Gjerat e papelqyra
*Te shijuarit e ushqimit duke mos qene e domosdoshme.
*E mbajtura ne goje e ndonje gjeje qe nuk tretet, p.sh; fije bari, druri, çamçakëz.
*Berja e atyre gjerave qe veshtirson agjerimin, p.sh; ndonje loje e rend
*Puthja ose perkdhelja qe mund te qoj ne prishjen, ejakulim.
Perveç ketyre eshte e papelqyer (mekruh); Gjate marrjes se abdesit ose larjes se trupit nuk duhet tepruar ne futjen uje ne goje apo hund, per me teper gargar. Dhenia e gjakut gjate ramazanit eshte mekruh nese dhenia e veshtirson apo te dergon ne prishjen e agjerimit, por nese nuk ka frik se e prish agjerimin atehere nuk eshte mekruh.
Gjerat qe nuk jane mekruh (tepapelqyra) gjate agjerimit
*Pastrimi apo flladitja me uje.
*Shperlarja e gojes
*Pastrimi i dhembeve
*Parfumosja
*Shijimi (prove) e qumeshtit per femijen e vogel, por duke pas kujdes qe mos te kaloj gje.
*Perkdhelja ose puthja e lehte mes bashkeshorteve por me kush qe te mos teprohet e te shkohet drejt jakulim. "Pejgamberi a.s. ka puthur gruan kur ishte agjerueshem." (Muslimi)
*Nese jep gjak por qe te mos ndikoje ne dobesim as sa te prishesh agjerimin.
Kur agjerimi behet kaza (zevendesohet)?
Kaza do te thote; Zevendesimi i diteve te pa agjeruara ne nje kohe tjeter. Kazaja ndahet; Nje person ben kaza pra i zevendeson ditet ne rastet kur: nese ndonje ha dicka te papergatitur, kjo gje e prish agjerimin, ben iftar duke menduar se ka perendu dielli, gjate marrjes se abdesit te kaloj uje ne goje, ngrenja apo pirja me dashje, vjellja me dashje, konsumimi i çamçakëzit etj. Nje person duhet bere kaza dhe konpensim ne rastet kur: Ai qe e prish me vetedije agjerimin, gelltitje e dickaje me qellim, perdorim ilaèesh pa baza islame, pirja e duhanit apo ngrenja fleteve te tij, apo thith tymin e tij qellimisht, kryer mardhenie seksuale, nje qe i ben keto ai ka prish agjerimin dhe per te tille ka kefaret dmth kundershperblim, nje i tille obligohet te zevendesoj diten e prishur plus kesaj edhe kefaretin.
Çfare eshte kefareti (kundershperblimi)?
Kefaret (kundershperblim) eshte lirimi i nje skllavi, nese nuk ka mundesi atehere duhet agjeruar dy muaj henor (60 dite) pa nderprerej plus diten e prishur te agjerimit. Nese nuk mund te agjeroj dy muaj atehere duhet ushqyer 60 te varfer me dy vakte ushqim drek e dark ose mengjes dhe darke, dhe e gjitha kjo behet ne kembimte nje dite agjerimi te prishur me qellim gjate ramazanit. Trasnmeton Ebu Hurejra r.a; "Nje dite ishim ulur afer Muhammedit a.s. dhe erdhi nje person te Profeti dhe i tha: O i derguari i Allahut! U shkaterrova! Profeti a.s. e pyet: Nga se? Ai i tha: Kam bere mardhenie seksuale me bashkeshorten duke qen agjerueshem! Muhammedi a.s. e pyeti: Mund te gjesh te holla sa per te liruar nje skllav? Ai i tha: Jo! Profeti a.s. e pyeti perseri: Mund te agjerosh dy muaj panderprerje? Ai i tha: Jo, pasi kjo gje me ndodhi pas nuk durova! Muhammedi a.s. i tha:Mund te ushqesh 60 te varfer? Ai i tha: Jo! Pas kesaj pergjigje Muhamedi a.s. heshti per disa çaste derisa i sollen nje sasi hurmash, te cilat ia ofroi atij duke i thene: Merri keto hurma dhe shperndajua te varferve si sadaka, mirepo burri i tha: A ka me te varfer se ne ? Atehere Profeti Muhammed a.s. duke qeshur i tha: Shko e jepja familjes ti haj." (Buhariu, Muslimi etj) Duhet patyr parasysh rregullin mbi keferaetin qe thote; Nese ndonje gjate agjerimit kefearet pra agjerimit dy mujore i duhet te udhetoj, ai nuk mund ta nderpres agjerimin, ne te kunderten duhet filluar nga e para, ndersa kur femres e cila gjate agjerimit te kefaretit pra agjerimit dy mujore i paraqiten te permujshmet, ose ndohet ne kohen e lehonis, kjo e nderpret agjerimin dhe kur te pastrohet e vijon ne diten qe ka nderprere pra pa pas nevoj te rikthehet nga fillimi.
Kompensimi material i agjerimit (fidja)
Fidja , pra kompensimi metrerial i agjerimit e japin ato njerez te cilet nuk mund te agjerojne per shkak te pleqerise, ose per shkak te ndonje semundje te perhershme. Te tillet ushqejne cdo dite nje te varfer me dy vakte ushqim. Per kete Allahu xh.sh. "Ata qe huk mund te agjerojne , jane te obliguar me kompensim , ushqim ditor i nje te varfri.." (El Bekare; 184)
A lejohet agjerimi per dike tjeter?
Nese ndonjeri ka vdekur dhe atij i kan mbet dite agjerimi prej diteve detyruara, atehere askush nuk mund te falet apo te agjeroj per te, por nesa ai ka len testamnet, pasuri. atehere personit qe i eshte len ai testamet duhet te jap 1/3 e pasuris qe ai ka len, e me te te paguaj detyrimin fidjen. Sipas Umrete binti Abdurrahman ka thene: "E peta Aishen r.a; Nena me ka vdekur dhe ka dite te paagjeruara, a ben te agjeroj ne vend te saj? Ajo tha: Jo! Por , per secilen diten jep sadaka nje te varfri , sepse kjo eshte me mire se agjerimi yt." Ky veprim behete nese i vdekuri e ka lene me porsi qe te jepet fidja (kompensim) per te. Nese i vdeukuri per shkak te harreses ose varferis nuk ka lene amanet qe te jepet ne emer te tij fidja (kompensim), atehere trashegimtari nuk detyrohet te jap, por edhe pse nuk eshte i detyruar te jap, ai e jep fidjen (kompensim) atehere kjo eshte e lejuar pasi ky veprim i shkon si sevep te vdekurit.
Prishet agjerimi nese ben vaksin apo injeksione?
Agjerimi prishet nese injeksionet jane ushqyese si psh; serumi. Nese agjeruesi merr ndonje ilaç apo ben vaksin te cilat nuk jane ushqyese atehere agjerimi nuk prishet. Po ashtu insulina per diabediket nuk e prish agjerimin.
A lejohet te agjerosh ne festat e Bajrameve?
Dijetaret islame ne menyre unanime kan thene se: Nuk lejohet qe ditet e festave te dy bajrameve te mbahet agjerim, qoft ky edhe agjerimi i detyrueshem. Umeri r.a. ka deshmuar se: "Profeti Muhammed a.s. e ka ndaluar agjerimin ne diet e festave te bajrameve." (Buhari, Muslim)
Kur nis dhe perfundon agjerimi i muajit Ramazan ?
Muhammedi a.s. thote: "Agjeroni kur ta shini henen e re te Ramazanit dhe hani kur ta shihni henen e re te Shevalit." Sipas mendimit te shumices se dijetareve sot mysliman marrin ne konsiderat mendimin e astronomeve mysliman te cilet bejne shikimin e henes me mjete qe mundesojne shikim e henes se re me saktesi ne krahasim me syrin e lire.
Pergatiti
Gezim KOPANI