December 16, 2012

Besimi pagan në Pukë


Stoli te zbuluara ne Koman 

Rrethi i Pukes ka rreth 30.000 banore dhe kufizohet me; Shkodren, Lezhen, Mirditen, Kukesin, Hasin dhe Trupojen. Sipas historianeve ne rrethin e Pukes ka disa vendbanime te hershme, ku me i njohuri eshte fshati Koman. Komani ndodhet rreth 12 km ne prendim te Pukes, ndersa ne te majt ka lumin Drin. Me pare Komani ishte pjese e Pukes derisa ne vitin 1984 u be ndarjet administrative dhe Komani kaloi me Shkodren.(1) Fshati Koman mori vemendje ne vitin 1898 ku arkiolog e historian zhvilluan disa kerkime shkencore. Ata zbuluan disa varreza prej te cilave nxoren sende te cilat argumentonin se: Komanin eshte vendbanim i lasht, ndaj u quajt: "Kultura e Komanit". 

Thuhet se Kultura e "Komanit" daton qe ne shek VI - VIII. Nga germimet e bera ne varrezat e Komanit u gjeten: vegla pune, stoli etj. Sipas Tipologjise se varreve, del se; Ne lashtesi Komanasit i perkisnin besimit pagan pasi ne orendit e gjetura dallohen simbolet: dielli, flutura, gjarperi etj.
Ne lashtesi simboli i diellit, flutura, gjarperi, etj ishin pjese e besimit pagan. Kete gje e forocojne edhe emrat e vendeve mitike si pshe: "Vendi i zanave" i cili eshte i njohur edhe sot. Sipas gojdhanave thuhet se disa Zana qendronin te "Guri i bardh" dhe ishin rojtaret e zones. Po ashtu kemi edhe vendin me emer "Shkami i zanave" ku zanat bashkoheshin dhe kryenin ceremoni apo defrime te ndryshme.
Edhe sot ne zonen e Pukes eshte i njohur toponimi i quajtru "Mulliri i Zanave".
Siç shikohet zanat ishin pjese e rendesishme e besimit te popullsis se hershme. Ata besonin ne fuqite e mbinatyshme te tyre. Paganizmin e hasim edhe ne fshatrat e tjera te Pukes, te cilet besonin ne ate qe quhet: "ora e shpis"(2). Ne disa raste kjo "ore" ishte nje gjarper, madje kur qellonte te shikohej nje gjaper ne pragun e shtepis thoshin: "mos e mbyt se eshte ora e shpis".

Ne lidhje me Komanin ka disa legjenda sipas te cilave vendi apo Komani eshte ruajtur nga hyjni te ndryshme te cilat ndihmonin te parin e vendin per te ruajtur vendin.
Pershembull: Thuhet se ne Koman paska qene nje sundues i cili paska grupos thesarin e tij tek nje lis duke ia lene amanet tokes dhe "Zanave te Shkamit" qe ta ruajn. Me kalimin e kohes , pak nga pak thesari paska zbuluar veten duke i kthyer gjethet e lisit ne gjyre te arte.
Nje legjende tjeter thote se: Ne Keshtjellen e Delmacijes (mendohet per nje shkemb) paska jetuar nje mbretresh e quajtur Dilë Matja e disa i thone: Dilë Macja. (mendohet se i ngeli "Macja" ngase ajo mbante prane vetes mace)  Fama e thesarit te Keshtjelles se Delmacias (Komanit) paska ra ne veshet e ushtrise sllave e cila drejtohej nga "Knjazi" i cili erdhi tek keshtjella dhe i kerkoi mbretereshes qe ta dorezoj pa lufte keshtjellen. Dite me vone mbreteresha vendosi qe tju dorezoj, por ne fakt ajo kishte bere plan ti mbyste. Thuhet se ajo i ftoi ne keshtjell ku i dehu, e pas kesaj urdheroi mbytjen e tyre. Ne lidhje me thesarin mbreteresha u thote banoreve: "Thesari yne nuk eshte me i sigurt" ndaj urdheroi gruposjen e thesarit tek vendi i quajtur "Mejhane". Thuhet se bashke me thesarin groposen koken e nje maceje duke ia lene zanave amanet ruajtjen e thesarit. Ndaj disa thone se emri Delmacia doli nga emri "Dilë Macja",  pra "Delmacja" (por mund ta kuptojme edhe si Del Macja apo doli macja?) Per shkak te amanetit qe ju lan zanave, banoret besnonin se Zanat do mbronin jeten e banoreve pasi tashme ato u kishin besuar thesarin duke flijuar keshtu punen dhe ndjersen e tyre.
Sipas legjendave vendi ku Zanat qendronin ishin: "Guri i Bardhe" i cili njihet gjithashtu me emrin: "Shkami i Zanave " ku buron uje dhe ne fund formon nje hurdhe te vogel. Thuhet se ketu zanat qendronin duke kenduar e vallezuar. Ne brendesi te shkamit eshte nje toponim tjeter i quajtur "Mulliri i Zanes-ve". Sipas legjendes Zanat shkojn per te blu miser. Nga "mulliri i zanave" shkohet tek "Shpella e Zanave". Thuhet se kjo legjende ra ne veshet e ushtrise sllave te cilet shkaterruan vendin me qellim gjetjen e thesarit te fshehur. Sipas nje te dhene tjerter tregohet se: Rreth e perqark Komanit ndodhen lendina mjaft te mira. Thuhet se banoret ishin te dhanun ne mbarshtimin e "deleve" nga ku u vendos emri "Delmacia" qe rrjedh nga emri "dele", "delmer" e pastaj mori kupotimin si "bari delesh".
Per lashtesin e Komanit eshte shkruar se: "Delmace ka qene nje vend malor ku rrethanat ishin te favorshme duke na derguar deri tek shk. VI-VIII si qender me permsat e nje "kulture qytetare." (Shiko. Hana Spahiu tek "Gjetja e Delmaces" Iliria I, viti 1971 fq,260). 
Pergatiti
Gezim Kopani
Dt.16.12.2012

_________
1. Thuhet se kan qene dy vellezer. Njeri vella qendroj ne fshatin Qerret i Madh ndersa tjeteri ne Koman. Nga kjo, disa thone se Komanasit jane vella me Qerretin e Madh. Thuhet se ne shek. VI perandori Justinian ka ndertuar ne Koman nje keshtjell e cila njihet me emrin: "Keshtjella e Dalmacia"
2. Ne fshatin Mertur ndodhet nje shpell e quajtur "Shpella e Oreve". Gjithashtu ne fshatin Shkoze, Gojan-Puke ndodhet toponimi dhe shpella e quajtur "Shpella e Oreve".  Te paret oren e lidhnin me fuqi hyjnore, te mbinatyrshme e cila mund te ishte nje; dragua, zane, gjarper etj.


Ju sugjeroj te lexoni kete artikull : Besetytnia, pasoje e padijes per fene

December 10, 2012

Para mikrofonit

"Jetojme ne nje vend,shok e miq. Pa dallim fetar a politik. Pse duhet te jetojme me urretje duke bere "trimin" perpara nje mikrofoni?"

Gezim Kopani

Puke 10.12.2012

Grate myslimane te Pukes ne mbrotje te Atedheut.

Grate myslimane ne rrethin e Pukes kan luajtur nje rol te rendesishem ne lufte ne mbrotjen e Atedheut. Kjo erdh nga ato familje qe kishin kulture islame ku shumica e rasteve grate qe kan dhene kontribut ne mbrotjen e Atedheut kishin lidhje me hoxhallaret e Pukes, sic eshte fshati Qerret,Kabash e Kryezi.Nje kontribut te vecante kan dhene grate myslimane te Fletit ne lufte kunder pushtimit Serb.
Per kontributin qe dhane keto gra, populli i ngriti ato duke ju thurur vargje si:
 
"Zoje Rexhepi nje cik per seri,
i mur pushken nje askeri.
 
I mur pushken me 100 fishek
bashk me vellan du me dek.
 
Krajli i Tales ban pleqni
Seri baj, per kete Shkipni.
 
Qesin grate me pushke per sy,
si askeri talimçi."

Pergatiti: Gezim Kopani
10.12.2012

December 08, 2012

Disa nga shkaqet e pranimit të Islamit në Shqipëri


"Une nuk do t'i hulumtoj shkaqet qe bene qe feja islame te hase ne nje mirekuptim te papare ne bote, mirepo atyre qe mendojne se ajo eshte perhapur vetem me shpate, mund t'u them se ata mashtrojne veteveten.(Georg Sale - perkthyes i Kur'anit ne anglisht me 1735)

"Ne konditat e kohes, Islamizimi ne Shqiperi, po te kishte me shume hoxhallare (predikues), kuadro te ngritur, prej tyre me te cilet ka biseduar Marko Bizi, dhe me sinqeritetin, modestin e miqesin e tyre, islami do te kishte siguruar nje perparim edhe me te madh. Nderkohe qe kleri i krishter nuk dinin lexim ne gjuhen e vendit. Kete aq te huaj ishin ne detyren fetare, saqe s'dinin as lutjet fetare te domosdoshme per t'u mesuar permendesh. Nuk mund te lihet pa permendur se pjesa me e madhe e klerit ortodokse te Shqiperise nuk kane qene mbrojtesit dhe besniket e ideve kombetare, siç  kane qene prifterinjte ortodoks te krahinave te tjera te Perandorise Osmane.
Mund te permendim klerikun Kosovar Ndre Bogdani i cili shkruante se: "Shqiptaret katolik kur e shikonin veten ngusht pranonin te kalonin ne fene islame se po te beheshin ortodoks do te humbisnin kombesin." (Kristo Frasheri, Pjeter Bogdani dhe levizja çlirimtare ne shek. XVIII, "Studime historike" d, 1990, fq.194)
Ndersa Edit Durham thote: "Instikti i tyre racor, instikti i pamendur dhe i paragjykuar i vetembrojtjes i ka hedhur ata ne lufte kunder armikut te tyre te vjeter, sllaveve. Ata jo se i urrenin turqit me pak, por se urrenin sllavet me shume. Duke u kthyer ne mysliman ne numer dhe si rezultat duke fituar influence me te madhe nen sundimin turk, shqiptaret mysliman dhe katolike perkrahen turqit kunder sllaveve."

Nje indiferentizem i madh u verejt ne radhet e klerit te krishtere. Keshtu, p.sh mund te pemmendim lejimin dhe kryerjen e kurorezimeve te martesave pa bekimin zyrtar te kishes. Kjo eshte interpretuar si influence e Islamit, i cili martesen e konsideronte si akt civil e jo shpirteror.
Situata sociale e shekullit te 17-te, se bashku me gjendjen qe pershkruam me siper, paten pasojat e vete.
Numri i te krishtereve filloi te pakesohet me shpejtesi. Ne 30 vjet ( 1620-1650 ), kohe shume e shkurter ne historine e nje populli, thuhet se Shqiptaret qe u konvertuan ne islam arriten ne 300 mije veta. Po te krahasohet prejudha e nje shekulli, pra nga 1524 deri me 1624, dioqeza e Tivarit arriti te kishte nje shifer shume domethenese: popullsia e krishtere ishte 100 here me e vogel se ajo myslimane."
(Kjo e dhene eshte marr nga vepra e Marko Kryeziut, prift shqiptar i cili kete te dhene e jep ne vitin 1651 dhe ndodhet ne bibloteken Cigiana te Romes, Sipas "Zani i Nalte", mars-prill 1932, fq 203)

"Edhe kuadrot fetare katolike, sidomos ata te rangjeve te uleta, duke vepruar ne kundershtim me udhezimet e dhena, nga njera ana bekonin meshkujt e krishter dhe nga ana tjeter, mbyllnin njerin sy e  vesh sa here qe degjonin te deklaroheshin mysliman te rinj. Gjithashtu, prifterinjte e lagjeve e te fshatrave mbyllnin syte dhe s'reagonin ndaj prinderve te krishtere qe martonin vajzat me myslimane Gjithashtu, kjo klase klerikesh akuzohej edhe per jete skandalesh. Shume rrall shkonin ne rrefime dhe nder dite te caktuara ne selite e tyre organizoheshin gosti duke perdorur alkol. Nuk ishin te rralla rastet kur shitnin pronat e kishes dhe largoheshin nga detyra. Kur u vinin kontrolle nga qendra, kerkonin ndihmen e turqve per t'u mbrojtur. U kishte hyre grindja e madhe ndermjet tyre, sidomos freteve franceskane, saqe kishte raste qe kerkonin nderhyrjen e gjykates. Dhe gjithcka, me qe ndodhte ne syte e popullit, e zhgenjente ate. Disa kisha te qarkut te Pultit 40 vjet rresht s'kishin shkue prift. Per te analizuar situaten dhe per te marre masa permiresue, me ne fund ne kete krahine qene derguar 4 prifterinj, te cilet pasi konstatuan ne vend gjithcka, i bene "qendres se vet" nje raport ku i thonin se turqit nuk i penguan fare ne detyre." (Marr nga Raporte te misionit franceskan, botuar nen titullin "Fra Bonaventura" sipas: "Zani i Nalte",nr.7-8, mars-prill fq.204, viti 1923)

"Nuk duhet lene pa u theksuar dhe bashkepunimi i prifterinjve me autoritetet turke. Ketu mund te permendim p.sh Peshkopin e Shkodres, te cilin e konsideronin tiran dhe ai e mbronte pozicionin e vet nepermjet tyre. Kleri katolik, me ndihmen e dekreteve te sulltanit, ka mbledhur taksat e Kishes nga banoret e qarqeve administrative te veta. Me kete gjendje dhe me keto sjellje te klerit, populli qe demoralizuar e zhgenjyer dhe, sipas nje shprehje te nje prifti te njohur te kohes: "Ishte prishe e ishte shkaterruar kopshti i Perendise"

"Nje tjeter shkak qe ka vepruar ne kete drejtim ka qene levizja katolike qe ndodhi ne shekullin e 17-te. Turqia mori masa kundra kryengritesve dhe keto masa e shtuan edhe me teper deshiren per konvertim, gje qe e largonte dhe me shume popullin nga Kisha. Levizja per te cilen po flasim ka ndodhur rreth viteve 1635-1644 dhe ne krye te saj ishte Gjergji, Peshkopi i Tivarit.
Gjergji ne fjale nxiti parine e Durresit, te Shkodres etj nepermjet peshkopeve, qe te ngrinin krye kundra turqeve dhe te bashkoheshin me Venedikun, qe ne ate kohe ishte nga shtetet e krishtera kufi me Shqiperine.  Ne fillim Venediku jetonte ne paqe me turqit. Por shpejt ndryshoi gjithçka e venedikasit munden ta shtine ne dore Tivarin te cilin e kishin pase rreth 300 vjet para se ta pushtonin turqit. Por shpejt ndryshoi gjithcka e venedikasit nuk fituan gje. Sigurisht, paria e shqiptareve te krishtere qe mbajten anen e armikut te turqeve do te prisnin edhe denime te ashpra, duke perfshire edhe humbjen e privilegjeve qe kishin pasur. Mirepo ortodokset duke pasur frike se mos rikthehej perseri sundimi i Venedikut, i qendruan besnike qeverise osmane, keshtu qe u vlersuan si shpetimtare te atdheut osman. Ne kete rast shume te krishter ose pranuan islamin ose hyne nen strehen e Kishes Greke. Ata shkuan me Kishen Greke tregon se; Shqiptareve nuk u eshte ushtruar dhune pse kane qene katolik apo ortodokse per t'i detyruar te pranojne fene islame. Katoliket u konvertuan ne myslimane, sikurse u konvertuan ne ortodokse, duke u bashkuar me Kishen Greke te Tivarit qe njihte ne ate kohe Turqia, vetem e vetem per t'u shpetuar masav te ashpra qe do te merreshin per pjesemarresit ne levizjen e deshtuar."

"Aftesisht e njejta gje u perserit me 1646 ne nje levizje tjeter, te nxitur nga Kryepeshkopi Jozef Bonaldo, Paria e Tivarit, e Shkodres dhe e disa qyteteve ishin marre vesh qe t'u hapnin fshehurazi portat e keshtjellave dhe te qyteteve te tyre venedikasve. Ky plan u zbulua dhe nuk u realizua. Ushtria osmane, duke u ndihmuar dhe prej te krishtereve, qe s'kishin marre pjese kundra osmaneve, e shtypi qe ne embrion levizjen. Shume shqiptare me influence u internua. Rreth 3000 vete u arratisen dhe te tjere u shtruan dhe pergjegjesit u gjobiten."

Per ta mbyllur  ju paraqes nje rast konvertimi masiv qe ka ndodhur ne jug te Shqiperise gjate shekullit te 8-te. Nje krahine e perbere prej 30 fshatrash prane Leskovikut, e pezmatua nga kthimet ne mase qe po ndodhnin rreth e qark tyre; u mblodhen per te gjetur rrugen e zgjidhjes dhe vendosen qe te ngujoheshin ne kishe per t'u lutur, e per te kerkuar shpetim prej shenjtoreve te krishtere, duke caktuar afat sa do te qendronin te ngujuar, duke mbajtur edhe kreshme deri diten e Pashkeve. Pashket erdhen dhe mrekullia e pritur nuk ndodhi. Populli i zhgenjyer la krishterimin ne menyre kolegjiale dhe pranoi fene islame. (Per me gjere per kete ceshtje shiko: "Zani i Nalte", ne numrat 7-8, mars-prill, viti 1932)

Sipas arkivit Osman ne shume zona te veriut , psh zona e Pukes ishin ngritur kuvendet (Mexhlis) vendore pran Kajmekameve. Çdo kuvend kishin anetaret e vet te zgjedhur nga populli. Ne kete kuvend sipas vendit zgjidheshin anetare te dy besimeve , pra mysliman dhe katolik. Ne keto kuvende merrnin pjese Myftiu edhe Prifti ku sipas rastit jepnin mendimet e tyre.

Kopertina e "Iskodra Vilayet Salnamesi"

Per kete ju paraqes nje te dhene zyrtare sipas arkivit osman te vitit 1897.

Ne vitin 1897 ne Kajmekamin e Pukes kemi kete pasqyre;

Kajmekami i Pukes 

1. Ismail Efendi (Kajmekam)
2. Haxhi Ahmet Efendi (Sekretar "Tahrirat kitabi" ) 

Kuvendi (Mexhlis)

1. Ismail Efendi , kryetar i kuvendit
2. Haxhi Ahmet Efendi, Sekretari
3. Ismail Osman Aga    (i zgjedhur nga populli,)
3. Muhtar (Myftar) Aga  (i zgjedhur nga populli)
4. Nu (Ndue) Mark Aga (i zgjedhur nga populli)

(Sipas "Iskodra Vilayet Salnamesi", 1897 (H.1315),  fq.123)


Shenim: a). Pasqyrim i shkurter.
              b). Materiali eshte ne perpunim.

Pergatiti
Gezim KOPANI



Date; 08 dhjetor 2012

December 01, 2012

Cfare eshte trekendeshi i vdekjes?

Nje nga enigmat me te medha qe ka tronditur boten ne kata 150 vitet e fundit eshte zhdukja pa lene gjurme  ne oqeanin atlantik ku mbi 100 avion dhe anjev u zhduken ne trekandeshin e bermudeve.
Ne kete vend kan ndodhur nje mori ngjarjesh te cilat vetem  ketu ndodhin e per kete pervec emrit trekendeshi i bermudeve quhet edhe trekendeshi i vdekjes.

Ky trekandesh perfshin nje siperfqe te madhe  prej miliona kilometrash katrore. Qendra kryesore eshte ishulli qe quhet bermunde qe shtrihet ne nga perendimi ne jug te Florides.
Nga vlersimet e peraferta, vetem ne periudhen 30 vjecare nga viti 1945 deri 1975 ne kete trekendesh kan humbur jeten me shume se njemije njerez.
Ky trekandesh  eshte bere i perfolur per vete faktin se nga  zhdukja e avionave dhe anijave nuk ka mbetur asnje gjurme,asnje shenje.

Ne lidhje me kete trekendesh kan shkruan shkenctar,ekspert,gazetar e politikan por te gjithe pa dhene ndonje shpjegim te qarte dhe se cfare ndodh ne bermude?
Ne vitin 1840 anija Rosalia u nis nga europa per ne Karaibe.Me von anija u gjet e braktisur ne mes te oqeanit.Nuk u gjet asnje njeri.Ne anije u gjet nje kanarine e gjall e cila ishte brenda kafazit.Anija u gjet ne gjendje shume te mire, cdo gje ne vendin e vet.Cudia ishte se ku jane njerzit?
Kjo anije u shikua nga nje anglez.

Ne vitin 1981 anija Amerikane "Ellen Austin" e cila londronte ne anen lindore te trekandeshit te bermudeve ku  hasi ne dy direk pa ekuipazh.Edhe kete here anija ishte ne gjedje te mire.Duke tentuar per ti marr direket u zhduken.Pas dy diteve anija Ellen Austin i pa perseri direket.
Ne vitin 1918 u zhduk misteriozisht anija me emrin Cyclops e cila kishte mbi 300 vete ne bord.
Ne vitin 1951 u zhduk anija San Paolo anije kjo brazilane, kjo anije u zhduk pa len asnje gjurme.
Anija e transportit e quajtur "Marine sulphur quen" duke lundruar ne det per te shkuar ne Virxhina u zhduk pa lene gjurme.

Nje avion i marine ushtarake te SHBA u ngrit per te kryer nje servitje normale ne oqanin atlantik. Avioni kishte 14 veta, ata nuk u kthyen kurr me ne baze.Kjo ngjarje ka ndodhur ne vitin 1945. Avioni kishte pese pilot me pervoje te gjate ne fluturim. Avioni nga ngritja rreth 40 min me vone  i dergon  kulles se Fort Lauderdeil nga radio kete njoftim:
"Nuk mund te shikojme toke. Jemi jasht kursit te fluturimit". Pas nje heshtje te madhe radio leshon perseri kete mesazh: Nuk jemi te sigurt se ku ndodhemi, perseris, nuk mun te shikojme toke.Pas pak minutash perseri nga radio vjen nje mesazh qe thoshte:Nuk mund te gjejme perendimin, nuk jemi te sigurt per asnje drejtim. Cdo gje duket e cuditshme,edhe oqeani.Nuk mund te them se ku ndodhemi,cdo gje eshte jo ashtu si duhet te ishte.Mendoj se mund te jemi rreth 225 milje ne veri lindje te bazes.
Pas kesaj dergohet nje avion ndihme te shpejte i tipit PBM per te ndihmuar skuadren 19, pas disa minutash edhe ky avion zhduket pa lene gjurme.

Nje instruktor i Marines Amerikane i quajtur Robert Koks por priste lajme nga avionat avangart qe ishin ngritur ne fluturim. Ai nga radio degjon disa fjale te cilat zbulonin pranin e avioneve qe ishin ne veshtirsi. Nje ze i panjohur pyeste Paures se ctregonte busulla e tij dhe Paures u pergjigjet: Nuk e di se ku jam.Duhet te kemi humbur drejtimin pas virates se fundit.Koks lajmeron kullen ,kulla leshon kete mesazh: Jam ketu ft-74 ju lutemi identifikohuni se vetem keshtu mund tju ndihmojme.Asnje pergjigje.Disa minuta me vone degjohen disa zera te panjohur si dhe avioni i pilotuar nga Kerol Teilor .Kulla pyt Teilor cfare problemi keni?
Ai pergjigjet: Te dy busallat e mia jane jasht perdorimit dhe jam duke kerkuar lidhje me Fort Laudeil. Jam mbi tok.Jam i sigurt se po fluturoj mbi kejs, por nuk e di sa larg jam dhe si te drejtohem .

Si shpjegohet qe ne kete vend humbasin avionet dhe anijet? Po njerzit ku shkojne? Cfare behet me to?
Shikoni cfare tregon nje piloti Cak :

"Ne nentorin e vitit 1964 isha pilot i Sunline Aviation te Miamit. Ne ate kohe duhet te coja ne Nasau nje grup personash me nje flururim Carter dhe pastaj duhet te kthehesha. Zbrita pasagjeret dhe u nisa nga aeroporti i Nasaut pak pas perendimit te diellit. Koha ishte e shkelqyer,ajrti ishte i paster dhe yjet shkelqenin e qiell. Ndiqja kursin mbi Vor te Nasaut. Rreth ore 9 te mbremjes kalova mbi piken me veriore te ishullit Anders, ku mund te shikoje dritat e disa qendrave te banuaa. Isha ne lartesine rreth 2500 metra dhe po fluturoja nomalisht. Por pasi isha larguar 50-80 kilometra prej Anders dhe po drejtohesha drejt Biminit, filloj te varej nga lart nje shkelqim i lehte por i pazakonte mbi krahet e avionit. Ne fillim kujtova se ishte nje efekte optik i krijuar nga dirtat qe shnderrisnin nepermjet dritave me pleksiglas te ngjyrosur. Krahet e avionit kishin nje pamje te tejdukshme dhe si te lyer me ngjyre te zbehte blujeshile, ndonese ne te vertete ato ishin te lyera me vernik te nje bardhesie te ndritshme.Brenda pese minutave ky vezullim e rriti intensitetin deri sa u be kaq i ndritshem sa te ma bente te veshtire leximin e instrumentave. Busulla manjetike filloi te levize sa majtas-djathtas lehtesisht por pa pushim, treguesit e karburantit qe ne castin e ngritjes ne ajer shenonin nivelin 50% tani dukeshin sikur ishin plot. Papritur piloti automatik e rrotulloi aeroplanin djathtas. Mu deshte ta caktivizoj fare dhe ta drejtoj aeroplanin manualisht. Nuk mund te besoja me ne asnje instrument qe funksiononte me energji elektrike, sepse te gjith ishin te prishur ose te bllokuar. Shpejt i gjithe aeroplani u be i ndritshem, por ky nuk ishte nje ndricim i reflektuar. Vezullimi vinte nga vete avioni. Me kujtohet se kur veshtrova krahet e aeroplanit nga dritaret pash se ato nuk shkelqenin vetem me drite blu jeshile por kishin nje fakt nje zbehtesi te turbullt. Meqenese ishte nate dhe sic dihet natan fluturohet me nje horizont artificial krijuar nga instrumentat, nu kisha me nje horizont drejt te cilit te shkoja. Ndritshmeria ishte kaq e madhe sa nuk mund te shikoja me as yjet. Bera te vetme gje qe mund te beja. Hoqa doren nga kontrolli i instruentave dhe e lash avionin te fltututonte ne drejtimin qe donte. Drita verbuese vazhdoi rreth pese minuta, pastaj pak nga pak aju shua. Pas kesaj te gjitha aparturat filluan te funksionojne normalisht. Perpara se te zbrisja ne toke, kontrollove te gjitha impiantet elektrike.Cdo gje ishte ne rregull."

Permenda disa raste ne lidhje me trekandeshin e vdekjes pasi ne vazhdim do publikoj disa tema ne lidhje me Dexhalin dhe kush eshte Dexhali?
_______
Pergatiti: Gezim Kopani

Kur do ndodh Kijameti ?


Kur do ndodh kijameti ?

Kjo eshte nje pyetje e cila daton qe ne kohen e Pofetit Muhammed a.s. dhe jo vetem. Nga ajeteve te Kur'anit por dhe theniet e profetit Muhammet a.s. kemi se; "Askusht nuk e di kohen se kur do ndodh fundi i kesaj bote, pra Kijameti" Por nga ajtet Kur'anor dhe theniet e Profetit Muhammed a.s. jepen shenjet e vogla dhe te medha te cilat tregojne per afrimin e Kijametit apo fundit te kesaj bote. 
Rrreth ndodhis se Kijametit  

Allahu xh.sh thote: "Ata te pyesin ty (Muhamed) rreth Ores (ndodhise se Kijametit) thuaju: Ate e di vetem Zoti im! "(Araf 187) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Njerezit te pyesin per Kijametin thuaju: Vetem Allahu ka dijeni mbi ate.Kush e di? Ndoshta Kijameti mund te jete afer." (Naziat: 42,44)

Nje here Xhibrili pyeti Muhammedin a.s kur do te ndodhe Kijameti? Muhammedi a.s. thote: "I pyeturi rreth asaj nuk eshte me i ditur se pyetesi." (Buhari)

Muhammedi a.s. thote: "Naten e Israse takova profetet: Ibrahim,Musa e Isa. Ata po bisedonin rreth kijametit. Ne lidhje me dijen e Kijametit u pyet fillimisht profeti Ibrahim a.s. i cili tha: Une nuk kam dituri rreth Kijametit.Pyetja ju be profetit Musa a.s i cili tha: As une nuk kam dituri rreth kijametit. Ndersa profeti Isa a.s. tha:Rreth ndodhis se Kijametit ate nuk e di askush pervec Allahut xh.sh.Por Allahu xh.sh me ka premtuar se kur te dal "Dexhali" une do te kem ne dore dy shkopinj. Dexhali sapo te me shoh ka per tu tretur, ashtu sic tretet plumbi. Allahu pas kesaj do e shkaterroj."  (Ahmedi)

Muhammedi a.s. thote: 
"Une jam derguar dhe ora e Kijametit eshte larg  meje aq sa keta dy gishta." (Buhari)

Allahu xh.sh thote:  "Njerezve u eshte afruar koha e llogarise se tyre dhe ata te hutuar ne pakujdesi nuk pergatiten fare per te." (Enbija 1) "Kijameti eshte afruar dhe hena u nda me dysh." (Kamer: 01)

Muhammedi a.s. thote: "Mosha juaj ne krahasim me moshen e popujve te kaluar eshte si koha e mbetur prej kesaj dite ne krahasim me ate qe ka kaluar prej saj." ( Ahmedi)

Muhammedi a.s. thote: "Afati juaj ne krahasim me afatin e popujve te meparshem eshte sa koha midis namazit te ikindise dhe perendimit te diellit." (Buhari)

Pergatiti
Gezim Kopani


Ju mund te lexoni: Shënjat e mëdha të Kijametit

Ju mund te lexoni edhe: Shenjat e vogla te Kijametit