March 20, 2013

Shirku, mekati të cilin Allahu nuk e fal


Shirk eshte mekati (gjynahu) te cilen Allahu xh.sh. nuk e fal. Shirk do te thote ti besh ortak Allahut xh.sh. Fjala "Shirk" vjen nga arabishtja qe d.m.th; "ti besh Allahut ortak, shok"  ose te adhurosh dike tjeter ne vend te Allahut xh.sh.
Disa njerez duke mos e pasur te qart se cfare do te thote "shirk" bejne shirk me dije ose pa dije duke adhuruar zotra te tjere ne vend te Allahut. Kohe me pare kjo gje ka ndodhur kur njerzit adhuronin: gure, diellin, henen, yjet etj ne vend te Allahut te Madheruar. Ky lloj shirku ka filluar para ardhjes se profetit Nuh  a.s. ku njerzit benin buste per ti adhuruar ne vend te Allahut te Madheruar.
Disa njerez ne Shqiperi sot bejne shirk te nje lloji tjeter sic eshte, ndihmen qe i kerkojne disa njerez nga "njerzit e mir", "vorret e mira" e te ngjashme me to.
Adhurimi ne Allahun ka qene unik dhe te gjithe njerzit adhuronin vetem Allahun xh.sh. Por ata qe nuk u binden urdherave te Allahut filluan ti bejne shok Allahut xh.sh duke krijuar percarje mes veti.

Allahu xh.sh thote ne Kur'an:
"Njerezit ishin nje popull (te fese se natyrshme islame) e (kur u percane) Allahu dergoi Pejgamberet pergezues dhe qortues dhe atyre Ai u zbriti edhe librin ne fakte te sakta per te gjykuar ne ate qe u kundershtuan ndermjet veti...." (El-Bekare: 213)

Ne lidhje me kete ajet Iben Abbasi i ka bere kete tesfir ajetit te mesiper ku thote: "Ne mes profetit Adem a.s. dhe  profetit Nuh a.s. ka pas kaluar rreth dhjete shekuj. Gjate kesaj kohe njerezit jetonin ne rregullat islame. Me vone ata filluan ti largohen rruges islame duke ju dhene idhujtarise. Mbi kete Allahu dergoi profeti n Nuh a.s. i cili ishte pergezues per ato qe adhuronin Allahun dhe qortues per ato qe benin idhujtari (shikr)."

Me te ardhur profeti Nuh a.s. filloj ti udhezonte njerzit ne adhurimin e Allahut, por njerzit qe kishin krijuar profilin e tyre si udheheqes nepermjet busteve thonin:
"...mos braktisni kurrsesi zotat tuaj, mos braktisni veddane, as suvaane, e as jeguthin, jeuken e nesren." (Nuh: 23)
                                                                                             
Ky popull filloi te adhuronin bustet e statujat duke e lidhur jeten ngusht me to, edhe pse i kishin krijuar vete.
Njerezit qe bejne tempuj, buste, ose qe ngrejne varre te mira me fotografi ata jane njerez te vdekur, te humbur. Mbi kete Muhammed a.s. thote:
"Ata njerez te vdekur u ngriten tempuj dhe perkujtimore dhe ne to vendosen imazhe te njerezve te mire.Ata jane krijesat me te keqija te Allahut xh.sh". (Buhari, Muslim)

Kushdo i drejtohet me adhurim tjeter kujt perpos Allahut, te tillet do jene ne humbje te sigurt. Nuk do hyjne ne Xhennet pasi Allahu xh.sh ua ka bere haram ate. E njejte eshte edhe per ato qe hz.Isane a.s. e adhurojne ne vend te Zotit te madheruar.

Allahu xh.sh thote:
"Bene kufr (mohuan te verteten) ata qe thane: "Allahu eshte ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vete Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes." (El-Maide: 72)
                                                                                                         
Qe adhurimet, agjerimet, sadakat e veprat e mira te jene te pranuar tek Allahu xh.sh fillimisht duhet qe zemra e cdo myslimani te jete e paster nga shirku.

Allahu xh.sh thote:
"Eshte e vertet se Allahu nuk fale (mekatin) t'i behet Atij shok, e pos ketij (mekati), te tjerat i fale atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bere nje largim te madh (prej se vertetes)." (En-Nisa:116)

Llukmani a.s. e keshillon te birin duke i thene: "O djali im! Mos i pershkruaj Allahut shok, sepse idhujtari eshte padrejtesi me e madhe. (Llukman: 13)

Profeti Muhammed a..s thote:
"A doni t'ju tregoj per mekatin me te madh?Te pranishmit thane: Po!Hz.Muhammed a.s. tha: Ti pershkruash Allahut shok." (Buhari dhe Muslim)

Gjithashtu ne nje hadith tjeter hz.Muhammed a.s. thote: "Largohuni prej shtate gjerash shkaterruese, ku nder to permendi shirkun." ( Buhari dhe Muslimi)

Muhammedi a.s. ua ka bere te qarte familjes dhe ndjekesve te tij qe te mos veprohet me te sic eshte vepruar me hz.Isain a.s. duke thene:
"Mos me ngrini mua ashtu sic vepruan te krishteret me hz.Isane a.s. une jam njeri, pra thoni se jam njeri dhe i derguari i Allahut xh.sh." (Buhari)

Myslimani kudo qe ndodhet ne cfardo rasti i lutet vetem Allahut xh.sh. Kjo eshte ajo qe myslimani duhet ta kete parasysh cdo here. Te mos i lej vend shirkut per asnje kohe ne zemren e tij, pasi kjo do ishte nje humbje e madhe.

Allahu xh.sh thote: 
"E kush adhuron me Allahun edhe ndonje zot tjeter, per te cilin nuk ka kurrfare fakti, pergjegjesia e tij eshte para Zotit te vet, e mohuesit nuk do te shpetojne." ( El-Mu'minune: 117)

Jo te pakta jane rastet ku disa njerez ne Shqiperi ne momente pasigurie ose ne raste fatkeqsishe fillojne te kerkojne ndihme nga vorret e mira, njerezit e mir ose vendet e mira duke harruar Allahun xh.sh i cili eshte krijuesi i cdo gjeje.

Muhammedi a.s. thote:
"Kerkoni sherim Allahut xh.sh sepse Ai qe ka krijuar semundjen a krijuar edhe sherimin." (Buhari, Ahmedi)
Bazuar ne kete njeriut i eshte dhene siguri njerezve duke ua thene se: cdo semundje, apo cdo nevoje Allahu xh.sh eshte Ai qe i ka krijuar dhe vetem ai mund ti sherojne dhe ti ndihmoje njerzit qe kan halle dhe nevoje te tilla, por kjo ndihme nuk vjen nese nuk i largohemi shirkut pasi shirku eshte penges per tju afruar Allahu xh.sh.

Nga Enesi dhe Iben Mesudi tregohet se Muhammedi a.s. thote:  "Allahu xh.sh nuk ka zbritur asnje semundje para se t'i zbriste edhe sherimin, ilaci e saj. "

Per te mbyllur kete hytbe le te bejme te qarte se: "Kushdo qe largohet nga shirku, veprat e ndaluara Allahu xh.sh do i dhurojne rahmetin e Tij. Njeriu qe largohet nga shirku dhe veprat e ndaluara Allahu xh.sh do e mbeshtes ate duke ia ndricuar zemren e tij, rrugen dhe familjen e tij. Allahu xh.sh e ka bere te qarte kete ne Kur'an ku thote:

"Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do te thone: "Allahu!" Ti thuaju: "Me tregoni pra, per ata qe i adhuroni, pos Allahut, nese Allahu me godet mua me ndonje te keqe, a munden ta largojne ata ate te keqe, ose,  nese Allahu deshiron ndonje te mire ndaj meje, a munden ta pengojne ata te mire e Tij? Thuaju: "Mua me mjafton Allahu. Vetem Atij i mbeshteten te mbeshteturit." (Ez-Zumer: 38)

Pergatiti
Gezim Kopani
                                                                           

March 15, 2013

Urdheri "Naim Frasheri" klasi I per Imam Sadik Prishtina


Imam Sadik Prishtina ka sherbyer ne Myftinine e rrethit te Pukes duke sherbyer si imam ne xhamin e fshatit Kabash.

Pergatiti:
Gezim Kopani
Mundesuar nga  Nexhmije Luma mbesa e imam Sadik Prishtina.



Per te mesuar me shume per Imam Sadik Prishtina Luma kliko ketu:https://gezimkopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html

March 11, 2013

Puka, qyteti që vuante mungesen e xhamisë.

Adem Ademi (1966-2022)

      Qyteti që vuante mungesen e xhamisë
               
         Interviste me Imam Mr.sc z.Adem Ademi             

I nderuar imam Ademi, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës na tregoni diçka mbi jeten e familjes suaj.

Në Kryeqytetin e KosovësPrishtinë, përball sheshit “Bill Klinton” në soliterin 17 katësh në katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë, banon hoxha Mr.sc Adem Ademi me familjen e tijë të ngushtë gjashtë anëtarëshe. Hoxhe Ademi rrjedh nga një familje me tradit të gjatë të besimit islam si në vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon traditen familjare të arsimimit në drejtimit islam brez pas brezi dhe kontributin e gjithanshënë zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i Ademit, haxhi Fazliu po ashtu kishte qenë nxënës i Medreses së Gjakovës dhe kishte ndjek disa kurse të mësim besimit në moshën rinore të asaj kohe. Prindi i hoxhes Adem, Haxhi Fazliu kishte pasion  të madh leximin e Kur’anit për çdo ditë në mëngjes e mbramje e kur kishte koh edhe pas ҫdo namazi. Rrast i rrallë është të dal baba në rruge ose në punë e të mos i lexojë sëpaku katër faqe Kur’an, thot Ademi . Ligjërimin e temave islame, sqarimin e problemeve e bënte pa prites. Po ashtu posedonte një zë shumë të bukur dhe të lartë. Një rast në vendin e punës  në Beogradë në kohen e namazit, Fazliu kishte thirrur Ezanin zëshëm në prani të punëtorëve Shqiptar, Boshnjak, Serb e të tjerë , një serb kishte menduar se po këndon ndonjë këng, kishte thanë: “Për ҫdo lavdat, sa mir po këndojka dhe paska zë të bukur Fazliu.” Fazliu kishte krijuar një biblotek personale solide në gjuhën shqipe, serbokroate, turke dhe arabe. Babi i Fazliut, Miftari pasi e kishte pyetur Fazliun se  a do kieshe dëshir të shkosh në Mejtep (shkoll fetare)!? Fazliu i’u kishte përgjigjur: “vetëm a më dërgon ti babë, se unë menjëher shkoi në mejtep.” Miftari si pasoj e gezimit qe mori nga pergjigjia e te birit, nxjerr portofolin dhe i thot: “merr sa të duash nga të hollat.” Miftari kishte pasuri të mjaftueshme për atë kohë. Gjithnjë hoxhollarët e rrethit të Podujevës ishin mbledhur për tubime e për qef në oden e Miftarit. Oda e tij kishte qenë gjithnjë vend tubim për musafir e miq. Miftari njihej në rrethin e Podujevës si; bujku dhe pasaniku i kohës dhe sot trasmetohet nga goja e gjeneratave të vjetra per përkushtimin e madhë te Miftarit si puntor i cili punonte me nder e mundin e djersës.
Haxhi Fazliu kishte arrit ti shkolloi të katër djemtë e tij në të gjitha nivelet arsimore dhë në profile të ndryshme universitare. Fazliu nga katër djem që kishte si Ibushin, Miftarin, Ademin dhe Sabriun, ai i kishte vene qellim vetes që për njërin nga katër djemtë e tij të investoi dhe  ta pregatis argat të dinit islam, duke u mbështetur në hadithin e Pejngamerit a.s që thotë: “Kur të vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij përveç tre vepra: Sadakaja e vazhdueshme, dituria me të cilën shërbehen njerzit dhe fëmija i mire i cili ban dua për të”.
Këtë fat të mir dhe plotësimin e dëshirës së madhe prindërore i  kishte ra djalit të tretë Ademit i cili kishte treguar shenja të një besimtari duke praktikuar detyrat islame qysh nga vegjëlia dhe përkushtimi për të shtuar njohurit fetare. Edhe pse në një koh të vështir të sistemit sllavokomunist në Jugosllavi, Ademi kishte shkuar në kursin e besimit islam tek hoxha i  fshatit që vijonin herë pas herë grupe të fëmijëve të fshatit Bradashë.  Pyetjes se kur keni hedh hapat e pare te mesimit Islam Ademi thotë: “Hapat e parë mesimin e besimit i kam marrë tek Hoxha i fshatit i cili kur kishim pushimet verore na mësonte njëkoh të caktuar nga libri i Ilmihalit i cili atëher ishte i vetmi libër që qarkullonte në gjuhën shqipe. Ishim një grup të rinjësh që vijonim kursin por nuk më kujtohet se ka pas ndonjë vajzë të fashatit në kursë. Por më duhet të pranoi edhe realitetin e asaj kohe se prindi im ka bër qmos që të na mësoi gjërat elementare të besimit islam. Sidomos gjatë pushimeve dimrore na i shkruante  në fletore mësimet që duhej mësuar. Nuk mungonin as shpërblimet nga babai jonë kur vinte nga puna e tij në Beograd, për mësimet fetare që i mësonim”.
 Ademi si nxënës i shkollës fillore në gjeneratën e tij kishte qenë nxënësi më i mire në klasë me të gjitha notat pesë. Po ashtu Ademi është në listën e nxënësave shembullor të shumë gjeneratave që kanë dale nga kjo shkolla fillore e fshatit Bradashë. Suksesi i shkëlqyeshëm figuron edhe tek librezat e tre vllazërve dhe tek dy motrat e Ademit.
Adem Ademi si nxënës i shkelqyeshëm në shkollën fillore kishte marr pjesë në garat e ndryshme komunale “mësim, mësim dhe vëtëm mësim” duke përfaqësuar shkollën e tij. Po ashtu ka qenë aktivistë në të gjitha grupet e shkollës që kanë marrë pjesë në aktivitetet e lira  arsimore, kulturore dhe sportive.

Cila ka qene jeta juaj si nxënes i klasës së tetë?

Si nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore kam marrë pjesë në garat komunale të historianëve dhe garat nga ndihma e parë. Atëhere nuk na jan komunikuar rezultatet nga garat, më vonë kemi marr informacion se dhuratat dhe vendet e para i kanë marrë fëmijët e zyrtarëve politik kurse më vonë ata nxanës  fitues janë graduarr në pozicione kyqe të Lidhjes së Rinis Socialiste të Komunës së Podujevës. Kurse qysh nga klasa e shtatë kamë marrë pjesë në grupin e recitatorëve, grupin e dramave dhe skeqet e realizuar në programet e manifestimeve të shkollës”.

Me sa dim, pasi keni perfunduar shkollen tetëvjeçare kemi vazhduar studimet ne Medresenë e Prishtinës, cfarë mund të na tregosh mbi jeten tuaj ne Medresen “Alauddin”?

Pas përfundimit të shkollës fillore z.Ademi plotëson kërkesën dhe  dëshiren e prindit të vet që të vijoj mësimet në shkollën e mesme Medresenë “Alauddinë” të Prishtinës, dhe të vazhdoi traditen e arsimiit fetarë në një konkurencë të fort të asaj gjenerate ku kusht kryesor ishte suksesi i shkelqyeshëm dhe ishte hapur vetëm një paralele me 25 nxanës. Atëherë në Medresen e mesme “Alauddin” të Prishtinës vijonin mësimet nxanësit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sangjaku. Medresja e Prishtinës atë kohë ishte e vetmja shkoll fetare  në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të shkollës fillore, babai më kërkoi dëftesat e notave, pasi i vështroi të gjitha notate me pesa e më tha :,,Po dashe me pas përspektiv,nder e rrespekt  në kët bot dhe botën tjetër unë te propozoj që të studiosh në shkollën e mesme të MedresesPrishtinës, do të kesh përkrahjen time maksimale për te ndjekur studimet e larta  edhe në ndonjë fakultet të Arabisë. Ishe ofert dhe rast që nuk e kisha planifikue realisht dhe nuk mund ta refuzoja, por isha fatlum, prindi si prind gjithnjë mendon dhe planifikon në dobi të evladit. Sot një rastë të till u’a kam dhanë dy fëmijëve të mi të cilët vazhdojnë shkolimin e mesëm në Medresen “Alauddin”, gjithnjë duke u bazuar në hadithin e Profeti a.s që thotë: “Edukoni fëmijët tuaj me këto tri cilësi: Ta duan Pejngamerin, të duan familjen e tij dhe ta mësojnë Kur’anin.” Pa dyshim edhe vazhdimin e dëshirës dhe traditën e  babait Fazli dhe  gjyshit Miftar, zoti i mshiroftë.
Ademi kishte pasur fatin gjatë kohës së shkollimit në Medrese të mësonte tek profesorët e kohës siq ishin: Mulla Sherif Ahmeti figure  e shquar në trojet Shqiptare si imam, ligjërues dhe përkthyes i Kur’anit, M. Sadri Presreshi, imam, myderiz dhe ish pjestar i forces politike ushtarake të Nacional Demokrates Shqiptare1945 ,M. Bajrush Ahmeti, Tefik Gashi, Qazim Qazimi që kishin studijuar në Irak dhe  profesorët të tjerë shkencor që ligjëroni në atë kohë.
Pas përfundimit të Medresës më 1985, detyrimisht shkon në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, gjatë vitit akademik 1986 – 1987 regjistronë fakultetin filologjik degën e Orientalistikës. Zotri Ademi në vitin 1990, kishte krye të gjitha vitet dhe provimet  dhe kishte qenë nxenes me bursë të regullt nga komuna e Podujevës.


Pasi perfunduat Medresenë a vazhduat studimet?

Çrregullimet politike të viteve 90, kur pushtuesi Serb kishte marr me dhunë të gjitha institucionet e Kosovës, paknaqësit e popullit të Kosovës ishin të mëdha dhe ato artikuloheshin më së shumti nga masa studentore, për ҫdo ditë në qytetet e ndryshme të Kosovës  në veçanti në qytetin Universitar të Kosovë në Prishtinë.  Me 21 janar 1990 nga demostratat studentore të Prishtines burgosen nga policia Ademi dhe një numër i madh i studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve.
Pas ukupimit të institucioneve politike dhe shoqërore të Kosovës nga pushtuesi Serb. Serbia mbylli konviktet studentore dhe filloi ti degradoi të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës.
Rrahjet, burgosjet, papunësia ishin bërë barrë e rëndë për popullin Shqiptarë e në veçanti për rininë Kosovare.

Si ndodhi qe ju z.Adem erdhet per sherbim fetarë ne Shqiperi?

Shumica e të rinjëve Kosovar filluan të largoheshin nga Kosova për në vendet e ndryshme perendimore si në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi, Danimarkë  e vende të tjera.
Gjatë viteve 90-të kishte filluar edhe demokracia në shtetin Shqiptar të izoluar shumë vite nga sistemi komunist, ku kishte pësuar degradim të madh edhe komuniteti fetar nga regjimi e në veçanti besimtarët muslimanë. Në faktë Shqipëria gjatë periudhës moniste  kishte qenë një moll e ndaluar për Shqiptarët Kosovar dhe Kosova për qytetetrët e shqiptarë.
Në revisten  informative kulturore fetare “Dituria Islame”  të Bashkësisë Islame të Kosovës ishte botuar një konkurs për një numër imamësh nga trevat Shqiptare të ish jugosllavis për të ndihmuar në hapjen dhe zhvillimin e besimit islam në shqipëri. Atë koh z.Ademi ishte i punësuar në Bashkësin Islame të Podujevës.
Pa një pa dy, z.Ademi kishte vendosur për të lën vendin e punës në Podujevë dhe të niset për në Shqipëri për të dhanë kontributin e tij arsimor fetar  nga  përvoja që kishte. Atë e kishte frymzuar fjala  e All llahut që thotë: “Ndihmojeni njeri-tjetërin në mirësi dhe devotshmëri ...”
 Në dhjetor të vitit 1992 në kryeqytetin e Shqipërisë,Tiranë në cilsin e përforcimeve të kuadrove arsimore dhe fetare  përpos z.Ademit, kishin mbërritur edhe një numër studentësh nga universitetet e  tokave arabe e në veçanti studentët nga Medinja.
Në Tiaranë ishin Ramiz Zekaj, Muhamet Jusufi, Sulejman Qerkezi, në qyetein e Kavajës Muhamet Hoxha, në Vlorë Iljas Sekiraqa e Zeqir Humolli, në Gjirokastër Zejnullahi nga Tetova,në Shkodër Mujedin Ahmeti,në Pogradec Ajni Sinani e shumë imam të tjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

 Z.Adem! Si ndodhi qe ju të shkonit në rrethin e Pukës për të shërbyer si imam?

Kjo ndodhi si pasoj e një vendimi të kryetarit të ndjer të Komunitetit Musliman Shqiptar ,H . Sabri Koҫi ku vendosa imam në rrethin e Pukës në bashkëpunim me organizatën islamike nga Xhida dhe “IIRO” .
Qyeti i Pukës edhe pse kishte një klim të egër dhe një ndër rrethet me klim të ftohtë dhe të gjatë tër vitit kalendarik, nuk ishte penges për tu vendosur dhe zhvilluar misioni e tij fetar. Por Puka  kishte edhe disa karakteristika të tjera. Siç njihet në traditen shekullore tek shqiptarët, malësor mikëpritës , buk dhanës dhe rrespektues që i kishin krijuar Ademit ambient të ngrohtë për të vazhduar karrieren e tij edukative fetare. Në fakt z.Ademi ika pas të gjitha kushtet materiale dhe rrethanore që të largohet nga Shqipëria në vendet perindimore, si shumë të rinjë Kosovar të cilët kalonin transit nga Shqipëria për në vendet tjera evropiane. Në vendet evropiane  kishin të ardhura dhe benefice  të shumfishta për kosovarët nga ajo pag që merrte z.Ademi  në Shqipëri.Ai i ishte përcaktuar për misionin e vet të shejtë fetar dhe atëdhetar. Z.Ademi thotë: “Më duhet të pranoj duam apo nuk duam jeta ekonomike dhe politike në Shqipëri ishte në një tranzicion që nuk i shihej fundi, varfëria, papunësia, secili shqiptar  e shqiptare e Shqiprisë dëshironin dhe pretendonin të largoheshin nga Shqipëria . Ishte një gjendje shumë shumë më e keqe se në Kosovë e të mos flasim për standardet e shteteve evropiane. Të rinjët Kosovarë në shtete perendimore merrnin vetëm si azil kërkues mbi 1000 mij mark sigurim social mesatarisht, e pastja edhe banimi. Ne, një grup imamësh nga Kosova e Maqedonia qëndruam dhe vepruam denjësish dhe maksiamlisht në çështjen e zhvillimit dhe shtrirjes së arsimit dhe besimit islam. Sot Shqipëria ka kuadro teologësh të profesionalizuar në shumë shtete dhe universitete të botës muslimane.Të gjithë janë produkt i ndihmesës logjistike dhe material të imamëve nga treva Shqiptare dhe shoqatave islame.”
Ardhja e hoxhë  Ademit në Pukë në cilësin e imamit, i dërguar nga Kominiteti Musliman i Shqipëris ishte mirëprit nga shumë besimtar muslimanë.

Si e kujtoni Puken e atyre viteve?

Puka ishte një qytet me 25 mijë banorë të besimit musliman dhe katolik,  nuk kishte pasur as edhe një metër hapësir për të zbatuar ritet fetare islame, pra nuk kishte Xhami.
Duke parë situatën dhe gjendjen e rëndë dhe nevojën për të zhvilluar aktivitete fetare, unë sëbashku me besimtar mysliman dhe intelektual të qytetit te Pukës ishim mobilizuar për të kontaktuar me zyrtarët e institucioneve lokale të qytetit per gjetjen e hapsirë së nevojshme për aktivitete fetare. Rinia pukjane nga kurreshtja për të filluar dhe shijuar mësim besimit islam pritnin fillimin e aktivitetit fetar si zogjt e vegjël për ushqim.
Mungesa e xhamis në qyetin e Pukës, nevojen e një hapsire për te kryer ibadet në një vend  publik e bënte edhe më të domosdoshme fillimi i muajit Ramazani të vitit 1993

Pas konsultimeve dhe kërkesave nga besimtarët musliman, ishte liruar për aktivitet fetare salla e mbledhjeve në ndërtesën e Këshillit Bashkiak, pastaj shtëpia e pritjes , po ashtu shpesh here jemi fal në oborrin e shtëpis së pritjes në munges të xhamise. Namazin e Bajramit të parë e kemi fal nën qiellin e hapur tek shtëpia e pritjes dhe  namazin të bajramave të tjerë i kemi fal në sallën e pallatit të cultures Pukë.

Si u prit në atë kohë fillimi i muajit Ramazan nga pukjanët?

Fillimin e muajit ramazan të vitit 1993 e ka përshkruar një atmosfer e bukur e besimtarëve Pukjan e të gjitha kategorive, moshave e gjinive. Sa më kujtohet edhe lokalet kanë pas shumë pak punë gjatë muajit Ramazan. Flitej për një ramje pre 80 % e punës së lokaleve dhe restorenteve. Por gëzonte edhe më shumë fakti pasi një numëri i madhë qytetarëve të dy gjinive që agjëronin ishin veçanarisht të rinjët pukjanë. Në namazin e teravive vinini kuadro profesionale dhe  qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Binin në sy më së shumti numri të rinjë. Shumë prej tyre kishin vullnet dhe dëshir shumë të madhe të banin ibadet por pak ishin ata individ që dinin të falnin cilin do namaz, duke përjashtuar disa burra të vjetër, që nuk kishin harruar të falnin namazin. Atmosfer e shkelqyeshme ka qenë falja e namazit të bajramit në vitin 1993 ku morën pjes një numër i madh qyetrësh pukjanë. Zyrtarët e lartë politik lokal musliman nuk vinin në ceromonit fetare , por ata katolik prezentoni me anëtarët e famljeve të tyre në ceromonit fetare krishtere.

Shërbyesit e Kishës Katolike për besimtarët katolik ishin vendosur për një koh tek ndërtesa siç quhej “shtëpia e pritjes së Enver Hoxhës” e cila më vonë është shfrytëzuar edhe nga besimtarët musliman, ndersa Evangjelistët ishin vendosur në shtëpi private. Udhëheqësi i kishës Katolike ishte nga Amerika kurse ai Evangjelist nga Suedia që vepronin në qytetetin e Pukës.

Hoxhë Ademi ka qëndruar dhe ka zhvilluar aktivitet fetare në Pukë nga 22 dhjetori i viti 1992 deri në shtator të viti 1994, për të mbyllur zyrtarisht sherbimin në Pukë gjatë muajit janar 1995. Gjatë kësaj periudhe të aktivitetit fetar të hoxhë Ademi në qytetin e Pukës ka realizuar me sukse shumë projekte  mësimore islame me të rinjët e shkollës fillore dhe të mesme të qytetit, por vinin edhe nga fshatrat e rrethit. Ka arrit të siguroj fonde për iftare për myslimanët pukjanë si edhe ndihma të ndryshme si vesh mbatheje për fëmijë dhe prerjen e kurbanëve të dhuruara nga shoqatat e ndryshme arabe si; IIRO, Islamik Relief dhe ajo turke IHH.

Rezultat i pashlyeshëm përpos mësimit islam ka qenë dhe aktiviteti i korit të fëmijëve që realizonin programet me recitime të pjesëve të Kur’an, ilahi dhe kaside në gjuhën shqipe, arabe e turke në rastet festive pranë xhematit dhe qytetarëve pukjanë.
Hoxhë Ademi së bashku me xhematin ka inicuar koktej dhe pritje për përfasuesit e institucioneve shtetëror lokale dhe atyre fetare me rastin e festave vjetore të besimit islam të dy bajrameve, pastaj edhe Kisha katolike e ka bërë një gjë të tillë.
Më të arritur hoxhë Adem AdemiPukë fillimisht ishte akomoduar tek familja e Haki Ademit i cili kishte lanë adresen e tij tek Komuniteti Mysliman i ShqipërisëTiranë për orientimin e cilit dy persona fetar do të vinin ne Pukë për të shërbyer imam. Z.Hakiu si pensionist dhe qytetar i Pukës ishte angazhuar maksimalisht në zhvillimin e aktivitetit fetar mysliman po ashtu i kishte dhan përkrahje të parezerv hoxhë Ademit në aktivitetin e tij gjate qëndrimit në Pukë. 


Një gjest të rrall e kishte bërë edhe   z.Zenel Hyseni i cili kishte liruar për imamin nga Kosova një dhomë të veçantë për banim, ndersa më vonë kishte liruar ambiente në shtëpin e tij për faljen e namazit të xhumas nga xhemati i qytetit të Pukës. Ademit i kishte krijuar akomodim dhe atëmosfer vllazëore nga familja e Zenel Hysenit. Zeneli njihej në Pukë si iniciator, themelues dhe promotor i fillimit të demokracisë në rrethin e Pukës dhe themelues i partis demokratike në rrethin e Pukës. Z.Zenel ishte edhe shtyll e fuqishme e Komunitetit myliman pukjan, njiherit jepte përkrahje maksimale në zhvillimin dhe kultivimin e besimit islami në periudhën post komuniste të demoracisë.

Anëtarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë si profesor Xhemal Meçi, rahmetlia Xhemal Voci, Sulejman Gania, pastaj vëllau i Hakiut Bek Ademi po ashtu inetelektualët si Jaho Brahaj, Fatmir Hoxha e qytetarët si Ymer Pema, Halil Hyseni e shumë e shumë qytetar të tjerë pukjan e përkrahnin e shoqëronin, e thirrnin në ndeja , kafe, dreka e darka, iftare e dasma e gëzime të ndryshme.
Pos faljes së namazeve me xhemat, ligjëratave islame, shpërndarjalen e literaturës fetare islame, krijimit të grupit të ilahive ishin nder aktivitet qe zhvillonte imam Adem Ademi me të rinjët pukjan, të cilët në fillim ishin afër 80 nxënës të shkollës fillore dhe një grup i vogël nga shkollae mesme e qytetit. Dalloheshin disa nxënes te cilët vijonin  rregullisht në mësime ku përmend: Qelo Hyseni (Zoti e pastë mëshiru), Afërdita Hyseni, Ajet Tërbuni, Behar Hyseni, Vlladimiri, Ilir Cina, Bashkim Cina, Perparim Mehaj, Eduard Struga, dhe Pranvera. Zë karakteristik dhe te bukur kishte Elvisi Rexhepi i cili printe në grupin e ilahive.
Është e rëndësishme se një numër i këtyre cunave dhe vajzave pukjane, edhe përkundër punëve dhe profesioneve të tyre që kanë sot ata vazhdojnë ta kultivojnë dhe praktikojnë besimin islam kudo që jetojnë dhe punojnë sidomos në shtrirjen e islamit tek gjeneratat dhe moshatarët e tyre. Disa prej nxënësve të kësaj gjenerate mbajn lidhje dhe komunikojn herë pas herë me z.Adem.
Imam Ademi sot jeton dhe vepron në kryeqytetin e KosovësPrishtinë me familje që nga përfundimi i luftës 1988-1999, ndërsa si nxënës i shkollës së mesme dhe student ka jetuar 8 vite në Prishtinë. Ka magjistruar në drejtimin e administratës publike me 12 mars 2012 pranë komisionit arsimor shkencor: Akademik Prof.dr Esat Stavilecit, dr Islam Krasniqit dhe Dr.Agim Zogaj.
Ka hulumtuar temen nga zhvillimet politike dhe ngjarjet bashkëkohore ku permend: “Jehona e demonstratave të vititi 1981 në Kosovë sipsa shtypit Serb 1981-1983”. Ka eksploruar mbi 7000 mijë ekzemplar të shtatë gazetave ditore dhe tri revistave javore serbe të periudhës në fjalë. Tema e hulumtuar, e mbrojtur dhe cila pritet të shoh driten e saj, është tema dhe periudha e rrall dhe e pa eksploruar dhe e pa trajtuar deri më tani në gjuhën shqipe. Merret me profesionin e tij të shenjtë të thirrjes islame, me humanizëm. Është karakteristik se Mr.sc Adem Ademi deri në vitin 2007, nuk është marr më parë asnjëher me ndonjë subjekt politik por ai ka qenë i angazhua si shumë të rinjë Kosovarë në çështjen e lëvizjes kombëtare. Ai sot menagjon shoqatën “Gjysmëhënën e kuqe të Kosovës” .
Në banesën e tij posedon një biblotekë të pasur me një numër të madh librash nga fusha e islamit dhe shkencat që ka studijuar. Nga fusha islame ka nga botimet e ndryshme të Kur’anit, nga fusha e hadithit, fikut, tefsirit e akaidit e historis islame etj. Në blotekën e tij gjenden një numër i konsideruar literature nga historia e popollit Shqiptar. Bibloteka e tij është e pasur, ngase ajo është e përberë nga shumë gjuhë botërore si ajo Arabe, Angleze, Turke dhe Boshnjake.
Për fat të keq z.Ademi nuk trashëgon literaturë nga bibloteka e të atit të tij haxhi Fazliut, nga se i janë djegur të gjitha librat gjatë luftës së fundi së bashku me shtëpinë, me përjashtim të Kur’anit në gjuhën Boshnjake të cilën e kishte fshehur tek një mik i tij në Prishtinë.

Familja e z.Ademit kur është kthyer në shtëpi pas luftës, e gjeten të djegur shtëpinë dhe të gjiitha të mira e tjerat që kan poseduar si shumë familje Kosovare. Oborri i shtëpisë ka qenë në gjendje të shkretë. Të vetmen gjë të paprekur, kanë gjet plehun e kafshëve ku edhe kishte fshehur fotot familjare njëri nga vëllazërit e Ademit. Sot ai i ruan ato fotografi me shumë kujdes.
Gjeneratat e vjetra të Pukës dhe gjithë Shqipërisë kanë pas një sfid që nuk dëshiron askush të kthehet, regjimin komunist Enverian i cili i ka bërë presion ligjor, politk e juridik ndaj besimtarëve që ti zhvesh nga besimi me qëllim të kultivimit të Kulturës sllavo komuniste dhe besimit ateist. Ky projekt famëkeq shtetëror nuk ka pas sukses të plot tek besimtarët Shqiptar mysliman e as tek besimtarët mysliman pukjan. Shembujt janë të shumtë që tregojn për qendrimin stoik të besimtarëve mysliman te Pukës gjatë periudhës moniste.

Cili është mesazhi juaj drejtuar myslimanëve të Pukës?

Tani kemi një koh në rrethana dhe zhvillime globale të përgjithshme me sfida dhe sakrifica të shumta. Besimtarët mysliman duhet të jenë koshient dhe të vetëdijshë për përgjegjësin dhe obligimet ndaj të madhit Allah. Ngritja e vlerave fetare dhe shtrirja e saj në gjirin familjar dhe me gjër në shoqëri ka vlera të shumta, bereqet dhe shpërblim pa dyshim tek Krijuesi.
Është vështir që në disa rreshta apo edhe faqe të shkruhen të gjitha ngjarjet dhe emrat e individëve dhe familjarëve pukjan apo të qytetarëve të Shqipërisë që i kam njohur. Kemi qenë bashkë ne dreka ,darka, dasma e festa fetare, gjatë periudhës që kam shërbyer si imam, ku gjej rasti t’i falenderoj një nga një . Allahu është mbikëqyrës dhe nuk humbë askënd. Tek Ai nuk mungon as një punë e realizuar nga ne, e shpërblimi i Tij është i madh dhe i pallogaritshëm. Allahu xh.sh thote:
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (suretul Zelzele-99, ajeti 7,8).
Allahu xh.sh na bëftë prej atyre qe ju takon shpërblimi i Tij!

Përgatiti
Gezim Kopani
Intervistë me imam Adem Ademi (Imam në rrethin e Pukës nga viti 1992-1995)
Prishtinë, janar 2013


Shebim: "Ky material publikohet per here te pare."

January 23, 2013

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë


Xhamia e fshatit Kabash-Puke. Foto e vitit 1977

Historiku i Xhamisë së fshatit “Kabash”, Pukë
      
Sipas arkivit të Myftinisë Pukë dhe të dhënave të grumbulluara nga kujtesa popullore e besimtareve musliman , të imamëve të xhamisë së Kabashit, të historianeve etj thuhet se xhamia e fshatit Kabash është ndërtuar në kohen e Perandorisë Osmane.  Në fillim rreth vitit 1550-1590 u ndërtua për herë të parë në Lam Lushaj një Mesxhd (sall lutjesh për myslimanët) e cila më vonë si pasoj e shtimit të myslimanëve u kthye në xhami. Disa thonë se xhamia e Kabashit u ndërtua rreth vitjt 1600. 
Para ardhjes se besimit kristian dhe më pas ai islam , popullata e fshatit Kabash besonte në bestytni të ndryshme pagane si: Ora e MaleveOra e ShtëpiseZanatDragoj etj. 
Pas besimit pagan ne fshat vjen besimi kristian. Besimi i krishter ndertoi ne Kabash Abaci dhe Kishen e Shen Palit. 
Me ardhjen e osmaneve Kabashasit u njohen me fen islame. Sa i takon atyre qe pranuan islamin kemi tre te dhena: Nga kater vellezerit e Kabashit, pranoi islamin vellau i vogel Hader Leka. 
Ndërsa të dhënat e tjera thonë se: Islami në fshatin Kabash të Pukës ka hyrë para ardhjes së katër djemve të Lek Kolonjës, pasi i pari i familjes autoktone të Kabashit pra familja Manushi paska pranu besimin islam dhe paska marr emrin Sulejman. Per shkurt njerzit ku pysnin; "Ku ishe? Thoshin: Te Mani!" që nënkuptonte Sylejmanin. Nga këtu ngeli emri Man = Manush. Një e dhënë tjetër është se në vitin 1571 brenda famijes se Gjin Kabashit me 20 shtepi i cili në fillim ishte vëndos në Rrape ka pas një vëlla i cili kishte pranu besimin islam.

Pështypje len historia e shkruar nga historianët mbi pranimin e fesë islame të Hadër Lekës. Historianët kan shkruar se: Tradita tregon se i pari që perqafoj besimin islam nder kater vllazni ishte Hader Leka. Vellai i Hadrit ( Koka qe ishte i pari i fisit dhe vellau i madh) u revoltua ndaj vellaut te vogel se kisht pran islamin. Koka ishte betu se do ta vriste Hadrin nese ai behej vertet mysliman. Sipas tradites besimi musliman erdh sidomos nga tregtaret mysliman te cilet u shtuan sidomos pas vitit 1458. Tregtaret musliman qe pershkruanin Rrugen e Karvanave e cila kalonte permes fshatit Kabash filluan te njihen me vendasit. Sipas kujteses popullore te besimit musliman rreth vitit 1500-1523 tek vendi i quajtur Lam Lushaj udhetaret ndalonin dhe falnin namazet. Pikerisht ne kete vend rreth vitit 1590 u dertua per here te pare nje Mesxhid ne Kabash. Me vone rreth vitit 1600 u ndertua xhamia e fshatit Kabash por kesaj here me gur. Ndertimi i xhamis filloi fal kontributit te besimtareve (sidomos ata qe pershkruanin rrugen) dhe besimtaret musliman te fshatit Kabash. Brenda xhamis u ndertua Mihrabi dhe Mimberi ndersa jasht minarja. Si hajati , dyshemaja dhe tavani kan qene prej derrase (te zbukuruara me vepra arti) ndersa mimberi prej guri. 
Sa i takon regjistrimit te popullsin flitet se Kabashi ka qene nje nder qendrat me te banuara ne veriun e Shqiperise. Sipas regjistrimeve te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper2 ne Qerretin e Poshtem dhe ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shen Pal (Kabash), ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar. 
Ne Kabasht me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Tre familjet e agallareve i perkisnin besimit musliman dhe se ato kishin organizuar besimin islam ne piken me kryesore te fshatit, pikerisht ne Lam te Lushajve. Ne kete vend u ndertua: Xhamia, Mejtepi si dhe nuk mungojne te dhenat e kujteses popullore te cilat thone qe kan qene ndertuar deri ne tre hane ku njeri prej tyre ka qene Hani i Hoxhes dhe tjetri Hani i Bajrakut etj. Sipas te dhenave osmane por dhe te relatoreve te shek. XVII paraqitet fakti se familjet qe hynin ne islam nuk ishin te detyruar pasi ndryshe ngase pretendojne disa nuk del gjekundi perdorimi i dhunes. Kjo duket sidomos ne ato familje ku bashkejetonin te krishter e musliman pa asnje problem. 
Ne lidhje me kete Frang Bardhi shkruan: "Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire."  Perveç kesaj ai shkruan se muslimanet na ndihmuan per te bere disa restaurime ne Kishen e Shen Palit-Kabashit. Per vjetersin e islamit ne Kabash etj e faktojne dhe varrezat muslimane te cilat jane mbi 300 vjecare. Keshtu kemi varrezat muslimane te; KabashitGryke HadrojRrypë, KryeziFlet etj. 

Kabashi ndahet ne dy bajraqe Puke dhe KabashBajraku i Pukes ne vitin 1900 ka pasur 700 musliman dhe 910 katolik
Kabashi ne vitin 1900 kishte 940 banore te ndara 50 % musliman po aq te besimit katolik.
Ne regjistrimet e bere nga Austro Hungaria ne vitin 1918 del se Kabashi ka pasur 223 shtepi dhe gjithsej 1494 banore duke perfshir vendet si: KabashQelezBicajHadroj, RrapeRrypë dhe Micoj.

Sipas kujteses popullore Kabashasit jane te hershem shume. Kater vellaznit e Kabashit-Puke thuhet se jane te ardhur nga Kolonja e jugut te Shqiperise. Kur kater vellezerit erdhe ne Kabash kan gjetur shtepin e Manushi (shtepi qe me von del fare si pasoj e nje semundeje (koleres).
Ndersa Robert Elsie shkruan: "Termi Kabash paraqitet si Gabasu , ose nje "fortezza di legno in monte" (fortesa e drunjte molore), me 1688, ne harten e hartografit venedikas, Françesko Maria Koronelli dhe si Kabasci , me 1689... Kabashi eshte nje nder fiset e rajonit te Pukes. Ishte bajrak, por jo fis ne kuptimin e ngushte te fjales fis, meqe nuk kishte nje stergjush te perbashket. Karl Shtajnmertci, i cili udhetoi neper kete rajon, ne gushtin e vitit 1903, e definoi Kabashin si fis me dy bajraqe: Puke dhe Qelez. Te tjere u referohen dy bajraqeve si ; Bajraku i Kabashit dhe Terthorea ne Puke. Kabashi ne te kaluaren, para se te konvertohej ne fene myslimane , ka qene fis katolik. Kisha kryesore katolike ne Kabash i ishte kushtuar Shen Gjon Pagezuesit, ndonese kishte edhe kiash te tjera qe iu ishin dedikuar Shen Nikolles, Shen Pjetrit, Shen Jeremise, Shen Elies dhe Shen Venerades.  Ajo qe eshte me rendesi eshte se atje kishte edhe nje Abat Benediktin e Shen Palit ne Gryke Kabashm ne julindje te Koder Qafaliajt, ne anen e djathte te lumit Gomina, qe mund te jete ndertuar ne shekullin e katerbedhjete.... Rreth vitit 1930-1932 gjeografi italian ish konsull italian Ermano Armao duke folur per Kabashin , ka permendur se Kabashi perbehej nga nje popullate myslimane (dy te tretat) dhe katolike (nje e treta) Tradita e krishtere ne kete fis nuk ka vdekur teresisht meqe, ende, ne mesin e shumices musliman ka edhe shqiptare katolike. Sidoqofte , per Kabashin thuhet se eshte i pari fis i Shqiperise veriore i cili kaloi ne fene myslimane. Ky nderrim i fese u be ne shekullin e shtatembedhjete. Xhamia Kryesore e Kabashit daton nga mesi i shekullit te nentembedhjete....  Legjendat per fisin, stergjysherit dhe historia. Per Kabashet thuhet se kan merguar ne veri nga atdheu i tyre, Kolonja ne jugun e Shqiperise, por ka te ngjare qe te jete dhe rajoni i Janines , qe tani gjendet ne Greqine e Veriut apo dhe Kolonja ne Shqiperine juglindore, Fisi Kabashi mund te kete merguar ne fillim te viteve 1500. Baron Nopça mendon se paraqitja e tyre ne rajonin ne jug te Drinit ka ndodhur para vitit 1600, sepse me arritjen e tyre ne vendin e ri kishin gjetur fgiset e Dushmani dhe Qerreti. Mirepo , tradita na thote se atyre u eshte dhene ky rajon si shperblim per kalimin ne fene islame. Fisi Kabash tradicionalisht perbehej nga kater familje kryesore: Kokaj, Qafaliaj, Lushaj dhe Hadroj. Sipas nje tradite orale, keto familje thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lusha Leka dhe Hadro Leka te cilet u vendosen ne pjes te ndryshme te territorit te sotshem te Kabashit. Sipas nje legjende, vellai me i madh Koka, ishte terbuar kur kishte degjuar se vellai me i vogel Hadroja (Hadri), "ishte bere turk", dmth kishte kaluar ne fese myslimane. I frikesuar shume nga mllefi i vellait, Hadroja sebashku me familjen e tij, kishte vendosur te iknin ne Kosove. Kaka i zuri ata, ndersa po kalonin Uren e Vezirit mbi Dri dhe vrau vellane e vete. Fisi i Kabashit reagoi ashper kunder kesaj vrasjeje dhe poziten e kreut te fisit ia dhane vellait te dyte, Qafa Lekes, familja e te ciliet po ashtu kishte kaluar ne fene islame. Ne nje dokument osmane te vitit 1571 permendet njefare Gjin Kabashi ne Rrape me 30 shtepi. Gjate periudhes se sundimit te dinastise se Bushatlinjeve ne Shkoder, nga fundi i shekullit te 18-te dhe fillim i shek.19-te, Kabashi kishte nderin qe te behej i treti prej 12-te fiseve te Lekes dhe te vinte pas Hotit dhe Oroshit. Dihet se nje grup i Kabasheve mergoi ne Prizren me 1736. Konsulli rus ne Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov (1839-1894) raportonte se stergjysherit e tyre kishin ardhur nga Janina katerqind vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grip i quajrut Qeleza, afer ngulimit te tanishem me emer te njejte. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelezes, nese mund te konsiderohet si fis i vencate, ishte nje familje autoktotone e quajtur Pervoci, e cila jetonte afer kishes se famullise se Qelezes (kisha e Shen Palit), qe ka te ngjare te jete e fillimit te shekullit  15-te. Att ka viti 1450, kater barinj arriten nga Kçira dhe u nguliten ne Qelez. Nopça ka hartuar gjenealogjin e Qelzes, qe fillon me Markun dhe te birin Gjon Markun, qe mendohet se ka jetuar kah viti 1720."(5) 
Si pasoj e zhvillimeve besimi islam filloj te ze vend ne shomicen e familjeve te fisit ku mund te permendet: Qafaliaj, LushajtHadrojt e te tjere. Po ashtu mund te permenden ;  Lluket, Preçat si; KopajtLaçajt etj . Duke shikuar breznin e Lushajve, Llukeve, Kopajve, Laçajve arrim deri ne vitin 1650. Ne kete kohe Ismaili i pare i Laçajve pas perfundimit te Mejtepet ne Xhamin e Koder Hanit arrin te behet Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Po ashtu dhe figura te tjera te shquara e te njohura te Kabashit arriten te behen drejtues te zot si Bajraktar e Vojvode, po ashtu si trektar (qypaj) e teolog (hoxhallar). Aq shume kishte zene rrenje besimi islam ne fshatin Kabash saq E.Durham Shkruan: "Kabashi, musliman.
        
Pse u ndertua xhamia ne Lam Lushaj ?

Lamë Lushaj eshte një vend “mira” pa pronar. Në këtë vënd me dëshirë të banorëve u bënë : Xhamia e Kabashit dhe përball xhamisë u ndërtua Mejtepi i xhamis se Kabashit.

Varrezat e vjetra myslimane te
fshatit Kabash. Foto e vitit 1940

       Duke qenëse pjesmarrja e besimtarëve për namaze në xhaminë e Kabashit u be qendër për Kabashasit, ku zhvillohej kuvende, tregti etj filloi te shtohen dhe numri i besimtareve qe kryenin faljet ne xhami po ashtu u shtua dhe numri i nxenesve ne Mejtepin e Xhamise. 
     Sipas të dhënave të Musa Llukës (I cili në vitin 2004 ka qenë antarë i Këshillit të xhamisë Pukë) thotë se: “Xhamia dhe Mejtepi i Kabashit jane te hershme shume. Te paret e shtepis time e kan njohur dhe imamin e xhamis hoxhë Imam Sadik Hoxha (Prishtina) i cili erdh në Kabash rreth vitit 1912.
       Sadik Prishtina në vitin 1914 rihapi Mejtepin e Kabashit i cili qe mbyll pasi u largu imami Sadik Hoxha i Iballes. Mejtepi i xhamis Kabash ishte i njohur per numrin e nxenesve por edhe per mesimin gjuhës shqipe dhe lëndë të tjera te besimit islam, kjo pasi Imam Sadik Prishtina përfundoi një kurs pedagogjik ne Elbasan ku u emërua zyrtarisht nga shteti mesues i shkolles fillore. Shkolla shqipe filloi me miratimin e Myftinjse se rrethit Puke pikerisht ne goditen e Mejtepit te xhamis Kabash. Mejtepi i Kabashit vazhdoi edhe gjate pushtimit Austro-Hungares (1915-1918). Nga mejtepi i Kabashit dolën nxënës dhe mesues të njohur si imam Shaban Rexha, Sahit Hoxha etj. 
Sipas të dhënave në vitet 1914-1916 Mejtepi i Kabashit kishte 17 djem dhe 6 vajza të moshës 7-15 vjeç.

Varrezat e vjetra myslimane te
fshatit Kabash. Foto e vitit 1940

         Përveç imamëve Shkodran, Gjakovar, Prizenas , në xhami e Kabashit shërbyen si imam hoxhallarët pukjanë si: Sahit Hoxha, Zenel Hoxha, Haxhi Bajram Haziri i cili ka qenë edhe myezin për pak kohë.
         Xhamia e Kabashit sherbeu edhe për fshatrat: Meçe, Krovë, Buhot dhe Llukë. Në atë kohë xhamia e Kabashit zinte vendin e parë për nga numri i madh i xhemati që merrnin pjesë në namaze. Myftinia e rrethit Pukë në vitin 2007 ka bërë çertifikimin e xhamisë së fshatit Kabash me sipërfaqe 204 m2.
Përgatiti
Gezim Kopani

Shenim: Materiali eshte ne punim....

January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

 
Xhamia Ibelle, viti 2018
Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të vjetër në rrethin e Pukës. I pari i fshatit Iballe ishte zotnia i ardhur prej fisit të Kabashit, Pukë (Fisi i Kabashit përmendet si fisi i parë në veriun e Shqipërisë i cili pranoj fenë islame). Në fshat jetojnë dy bashkësi fetare; mysliman dhe katolik. Myslimanët kan xhamin e tyre të vendosur në tokë vakuf (mira) në lagjen e zotnive, ndersa katolikët kan dy kisha; kishen e vjetër dhe kishen e re. Sipas të dhënave por edhe sipas kujtesës së besimtarëve mysliman feja islame në fshatin Iballe ka ardhur gjatë kohës Osmane rreth vitit 1630-40 ku në lagjen e Zotnive u ndërtua një Mesxhid i cili me vonë rreth vitit 1670 kthehen në xhami. Po ashtu pranë xhamis u ndërtua dhe Mejtepi i xhamisë. (1)
Ish-anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Demir Hyseni thotë: “…Xhamia e Iballës është ndërtuar në kohen e Turqisë pas dëshirës që shprehen vetë besimtarët mysliman të Iballës.”
Në fillim është ndërtua si mesxhid dhe më vonë u ndërtua si Xhamia. Për vjetërsin e xhamisë besimtarët mysliman të fshatit Iballe ruajnë unanimisht kujtimin se xhamia është e vjetër shumë madje ato e lidhin këtë gjë me disa gur të vjetër e të gdhendur ku sipas tyre kan ardhur nga Prizreni apo Shkupi. Pranë Xhamisë Iballë rreth vitit 1916 u ndërtua  një “odë” e veçantë e cila shërbente si “Mejtep” për të mësuar fëmijët mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë vitit 1916 Mejtepi i Xhamisë Iballë ka patur 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8 – 14 vjeç. Në këtë “Mejtep” mësohej lexim  e këndim në gjuhën shqipe, mësim për namazet si dhe mësimin përmendsh të “ashreve” Kur’anore. Nga të dhënat mësues në këtë “Mejtep” ka qenë imami i Xhamisë Isuf Hoxha.

Fotografi e vjeter nga fshati Iballe , Puke

Hoxha i madh”, ka lindur në vitin 1820. Mësimet e para ai i mori në Mejtepin e Pukës e më vonë në Medresenë e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave të tjera del se “Hoxha i madh”, pas mejtepit të Pukës ka vazhduar mësimet në Turqi pikërisht në qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq në vitin 1919.
Përveç mësimeve fetare kjo “odë” ka shërbyer edhe si vend takim i pleqve të urtë të cilët herë-herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe kënge “përpjetë”.
Ky bashkim bëhesh në mënyrë të vazhdueshme sidomos në muajin e “Mevludit” ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e katundit dhe gjatë këndimit të “Mevludit” përveç ilahive, salavatve për hz. Muhamedin a.s. këndonin këngë patriotike të shoqëruara me çifteli dhe sharki, ndërsa për festat e Bajrameve edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtëpi e myslimaneve duke u shoqëruar kjo vizitë me melodinë e daulles. Në disa raste shtëpitë myslimane kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kundërta.
Në këtë xhami kanë shërbyer si imam: “Hoxha i madh” Isuf Arif Hoxha (1820-1919); Hoxhë Bisha (1957 – 1960); Sherif Arifi (1960 – 1962)
Pas vitit 2001 myslimanët e Iballës filluan të përgatiten për rindërtimin e Xhamisë së fshatit Iballë. Në vitin 2003 Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të rindërtimit të Xhamisë Iballe bëri certifikimin e truallit të Xhamisë Iballë. Pas vitit 2004 me financimin e  Ismet Kapeta njëherazi bashkëfshatar i myslimaneve të Iballës u bë e mundur rindërtimi i Xhamisë Iballe.

Tashmë xhamia e Iballës çdo ditë pret besimtarët e saj për kryerjen e riteve fetare. Vetëm gjatë vitit 2012 në Xhaminë e fshatit Iballë kanë marrë mësime fetare mbi 25 fëmijë.
Pergatiti
Gezim Kopani

_______
1.Sipas te dhenave rreth moshes 20 vjecare pra ne vitin 1840 eshte bere imam i xhamise Isuf Arif Hoxha (1820-1919). Ai ka dhene mesim ne Mejtepin e xhamise se Iballes kur nder te tjera ka pasur nxenes Kadri Met Alia. Kjo vihet re jo vetem nga Mejtepi por edhe nga emrat e te pareve te myslimaneve te fshatit Iballe. Shumica arrin te permendin brezat duke shkuar deri ne shtat apo tete. Nga kujtesa e besimtareve kemi se xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar rreth vitit 1600 por me e sakta do ishte ajo e vitit 1660-1670 duke pasur ketu parasysh edhe largesin 40 apo 45 vite nga brezi ne brez.
2. V/O: Material i publikuar edhe ne: /http://www.dritaislame.al/xhamia-e-fshatit-iballe-puke/


Xhamia e fshatit Iballe, Puke (pamje e brendshme)


Shkrim i dyte me titull: "Historiku i xhamise se fshatit Iballe, Puke"

Sipas te dhenave xhamia e fshatit Iballe (1)eshte nje nder xhamit me te vjetra te Myftinise se rrethit Puke. Rreth viteve 1800 numerohet te kene qene rreth 30 shtepi myslimane te ndara ne dy fise: Thaç dhe Zotni. Edhe sot xhamia ndodhet tek e njejta lagje, e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo eshte e vendosur ne mes te shtepive. Xhamia e fshatit Iballe ka qene nje kateshe. Brenda saj gjendej minberi, hajati dhe vendi i grave.
Xhamia ka qene e ndertuar me gure (sipas te dhenave gojore te adhura nga Kosova) dhe e mbuluar me tjegull.(2) Fillimet e xhamise datojne me ardhjen e Perandorise Osmane ne rrethin e Pukes. Mjaft ndikim kane luajtur tregetaret mysliman qe pershkruanin rrugen Gjakove-Has-Puke-Shkoder.(3)
Me vone xhamia Iballe eshte mirembajtur nga vete myslimanet e kesaj zone. Ne kete xhami ka funksionuar Mejtepi i xhamise Iballe. Ai u rivendos ne fuksion rreth vitit 1900, ku si fillim u ndertua nje "odë" e vecante, e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet myslimane. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920
Gjate viteve 1916 ne Mejtepin e xhamise Iballe kishte te rregjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete mejtep mesohej kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesime mbi namazet, mesime te "ashreve" kur'anore etj. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i xhamise, Hoxha i madh pra Isuf Arif Hoxha dhe me pas Sadik Hoxha.
Ky mejtep, pervec mesimeve fetare , ka sherbyer edhe si vend takimi per Pleqt e Urte, te cilet here here bashkoheshin dhe kendonin kenge me çifteli dhe kenge te zones. Kjo ndodhte disa here ne vit, sidomos ne muajin e "Mevludit", Ramazanit etj, ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e fshatit dhe gjate kendimit te "Mevludit" perveç ilahive, salavateve, kendonin kenge patriotike si dhe benin kuvende te ndryshme.
Ndersa per festat e Bajrameve, si ne vendet e tjera, edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepia. Vizta benin edhe femijet. Imamet e pare te xhamise Iballe mesohet te kene qene "imam levizes" , te cilet ne disa raste ishin turq dhe kosovare si per shembull nga qyteti i Gjakoves dhe i Prizrenit. Ndersa imam vendali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhe Bisha si dhe Sherif Arifi.
Me rilejimin e fese edhe kjo zone filloi te angazhohet ne çeshtjet islame duke zgjedhur anetaret e keshillit te xhamise Iballe si dhe anetarin e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per zonen e Iballes. Ne vitin 2004 duke dhene shembullin e tij personal Ismet Kapeta (4) restauroi xhamin e fshatit Iballe duke ndertuar edhe minaren e xhamise. Pas rikonstruksionit, namazin e pare te fiter Bajramit e fali H.Ibrahim Hoxha.(5)

Pergatiti
Gezim Kopani

Material i publikuar tek gazeta "Udha Islame" organ i Myftinse Shkoder,  Nr.03, mars 2016 , fq.17


Ju mund te lexoni ketu edhe mbi Mejtepin e Xhamise Iballe kliko ketu: Mejtepi i xhamise se Iballes

Ju mund te lexoni edhe keto te dhena: Popullsia myslimane ne fshatin Iballe Puke, viti 2018

_____________
1.Ibelle; Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te larfeta te rrethit te Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet ne nje fushe mjaft te bukur. Permes fshatit kalon nje perrua qe mban uje ne dimer e ne ver. Myslimanet jane te ndare ne dy fise; Thaç dhe Zotni (te cilet jane fis me Kabashin) Fisi i Thaçit eshte i perbere nga dy besime mysliman dhe katolik, ndersa fisi i Zotnive eshte mysliman.
2.Thuhet se guret e xhamise Iballe kan qene gure te gdhendur mire dhe me forma te ndryshme madje edhe sot, me fanatizem banoret ruajne nje te tille.
3.Kjo rruge ndryshe quhet rruga e Gjakoves ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte ne disa vende ne rrethin e Pukes qe pershkonte fsharat si: Kabash, Rrape, Kryezi (ne fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe qe lidhte eshte fshatin Iballe. Sipas te dhenave gojore, "Myslimanet e Iballes, dhe jo vetem, kane ngrene e pire ne shtepite e Agve te Kryeziut." Ka pasur raste qe edhe kan buajtur e pushuar, veçanerisht ne kohen e dimirt), Flet , Dardhe etj.
4.Ismet Kapeta, eshte nip me shtepin e hoxhallareve Zezaj, Puke, Ibrabim dhe Elez Hoxha.
5.H.Ibrahim Hoxha , asokohe Myfti i rrethit Puke.

Fotografi nga ceremonia e rindertimit te xhamise se fshatit Iballe , Puke 












January 20, 2013

Princat Otoman te veshur me kostume popullore Shqiptare.

Princat Otoman: Omer Hilmi dhe Zejaedin Mehmet, bijet e Sulltan Mehmetit te V.
Te veshur me veshje popullore Shqiptare.