September 07, 2013

Rendesia e mposhtjes se Nefsit

                                                       

Po zhvillohej lufta e Hendekut, ndersa po luftonte imam Ali r.a. ven poshte vetes kundershtarin, armiku e peshtyn ne fytyre. Hz.Ali r.a.çohet menjehere dhe nuk e vret armikun.

Armiku i habitur e pyet. Perse nuk me vrave? Aliu r.a. i thote: Jeta dhe pasuria jote jane haram per mua. Une nuk mund te te vras. Vetem ne lufte, Allahu mund te me jape leje qe te te vras. Pak me pare, ne lufte, une te munda, te ula poshte dhe u bera gati per te te vrare, mirepo kur ti me pershtyre, nefsi im u rebelua. Une vrava nefsin time per Allahun, sesa te te vrisja ty per nefsin. Ky eshte shkaku qe ti shpetove.

Tregohet se per shkak te kesaj sjellje te hz.Aliut ky person ka pranuar fene islame.



Perzgjedhur nga
Gezim Kopani
Vaiz i mbajtur ne Xhamine e qytetit  te Pukes
06.09.2013

August 20, 2013

Thenje nga Alija Izetbegoviç

"Dhe kur te perfundoj çdo gje, gjeja qe do na kujtohet nuk do jen fjalet e armiqve, por heshtja e miqve tane."
                                 Alija Izetbegoviç


"Ata u ben ujqer, sepse ne u beme dele."

Alija Izetbegoviç


"Une besoj se popullit ne vend te genjeshtrave te bukura, duhet tia tregojme te verteten, pavaresisht sa e shemtuar te jet ajo." 

Alija Izetbegoviç


" Deri tani kemi folur per demet dhe humbjet qe na i sollen te tjeret. Koha eshte qe te flasim per demet dhe humbjet qe ia sjellim vetvetes. Ky do te jete fillimi i pjekurise sone. "

Alija Izetbegoviç

"Nese vini ne pushtet ose ju ofrojne ndonje post , te ; 
Keni kujdes sjelljen tuaj 
Mos u beni mendjemedhenj
Mos tju hy vetja ne qef 
Mos merrni gjera te cilat nuk ju perkasin juve
Ndihmoni te dobetit
Perbahuni moralit
Mos harroni se cdo pushteti i vjen fundi
Cdo post a pushtet eshte perkohesisht i yti
Pra eshte kalimtar, heret a vone te gjithe do japin llogari, fillimisht para popullit te tyre e pastaj para Zotit te Gjithesise."

Alija Izetbegoviç

"une besoj se popullit, ne vend te genjeshtrave te hijshme, duhet tia tregojme te verteten, pavaresisht sa e shemtuar te jete ajo."

Alia Izetbegoviç

Pergatiti
Gezim KOPANI

July 11, 2013

Fotografi

Fotografi nga: Osman Turhan 2013

Urim me rastin e muajit Ramazan

Me rastin e muajit te bekuar te Ramazanit, uroj te gjithe agjeruesit: "Agjerim te lehte dhe te pranuar nga Allahu xh.sh. Qofte ky muaj, muaji i Rahmetit te Allahut xh.sh per te gjithe myslimanet!"


Gezim Kopani

May 10, 2013

Meleket e Allahut xh.sh

Ne fene islam nje nder kushtet e imanit (besimit) eshte besimi ne Meleket e Allahut xh.sh. Melekët jane krijesa prej drita te cila perveçse çdo moment i bejne ibadet Allahut xh.sh. ato çdo here me perpikmeri zbatojne urdherat e Allahut xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "...Zjarrin e mbikqyrin meleket e rrept dhe te ashper qe nuk e kundershtojne Allahun per asgje qe Ai (Allahu) i urdheron dhe punojne ate qe jane te urdheruar." (Et Tahrim; 06) 
Rreth krijimit te melekeve Profeti Muhammed a.s. thote: "Meleket u krijuan nga drita, xhinedet u krijuan nga flaka e zjarrit ndersa njeriu i pare Ademi a.s. u krijua nga pjeset e tokes." Ne nje hadith tjeter kemi: "Meleket u krijuan nga drita e fuqise, ndersa shejtani (iblisi) nga zjarri." 
Nder meleket, Allahu xh.sh. ka veçuar kater prej tyre. Ata jane: Xhebrail (Xhibril), Mikail (Melik), Israfil dhe Melekul Meut (Azrail). 
Xhebraili ka detyren e shpalljeve si dhe njihet me emrin Ruhul Melek, i vendosjes se shpirtit.
Mikaili ka detyren e furnizimit etj, Israfili ka detyren ti fry surit (buris) ndersa Melkul Meut ose sic njihe Azraili ka detyren e marrjes se shpirit. Perveç ketyre jane bere me dije edhe disa meleket te tjere si: Kiramun katibin, meleku i shkreptimes (rrufes), dy meleket Munkiri dhe Nekiri (qe bejne pyetje ne varr) etj. 

Meleku Xhebrail a.s. permendet ne Kur'an tek surja El Bekare, Tahrim me emrin: Xhibril po ashtu edhe me emrin "Ruh", "Ruhul Kudus" etj. 
Meleku Mikail a.s. Ky melek eshte i njohur edhe me emrin Melik ai eshte urdheruar me furnizimet (pra dukurite natyrore , bimet etj) dhe sigurues i ushqimit si dhe vezhguesi apo adminstruesi i ngjarjeve, po ashtu dhe ruajtsi i zjarrit te xhehenemit. Po ashtu meleku Mikail a.s. drejton ererat, ret etj. Ashtu sikurse Xhibrili edhe ky melek permendet ne Kur'an ku Allahu xh.sh. thote: "Dhe ata (banoret e xhehenemit) therrasin: O Malik, le te na e marre shpirtin Zoti yt! Ai u thote: Ju do te jeni aty pergjithmon!" (Ez Zuhruf; 77) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Kush eshte armik i Allahut, i melekeve te Tij, te derguarave te Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, Allahu padyshim eshte armik i mosbesimtareve." (El Bekare; 98)
Profeti Muhammed a.s. ka pytur Xhebrailin rreth melekut Mikail se perse meleku Mikail asnje here nuk eshte i lumtur? Xhebraili i ka thene: "Mikaili nuk qeshur qe kur Allahu xh.sh. krijoj zjarrin (kjo nga frika)." (Ahmedi)
Meleku Israfil ka detyre ti fry surit (trupetes). Fryrja e surit permendet ne Kur'an tek En Enam Allahu xh.sh. thote: "Ai (Allahu) eshte qe krijoj qiejt, dhe token me qellim te caktuar, e ruhuni denimit diten kur thote: Behu! Ajo behet. Fjala e Tij (Allahut) eshte e vertet dhe Atij (Allahut) i takon sundimi diten kur i fryhet Surit (per here te dyte). Ai (Allahu) di te fshehten dhe konkreten, eshte me i urti qe di per çdo gje ne hollsi." (El Enam;73) Ndersa ne suren Jasin ku Allahu xh.sh. thote: "Dhe i fryhet surit, kur qe duke u ngutur prej varrezave paraqitet te Zoti i tyre." (Jasin; 51) Po ashtu Suri permendet ne suren Kef  99 dhe suren Taha 122. Transmeton Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ka urdheruar Israfilit qe ti fryej surit per vdekje, dhe Israfili do ti bie dhe kan per te vdekur banoret e qiellit dhe tokes, me perjashtim te atyre qe Allahu xh.sh. deshiron te mos vdesin. Kur te ndodh kjo, (te ket kapluar heshtja, te ken vdekur krijesat) do dal para Allahut xh.sh. meleku i vdekjes (Azraili)..." (Taberani)
Sipas Muhamed ibn el Hasan en Nekash kemi se: "Israfili a.s. qe meleku i pare qe ka bere sexhde. Allahu i la detyre te ruaj Levhi Mahfudhin." (Ebul Kasim es Suhejl- "Et tarifu vel alem")
Melekul meut d.m.th; meleku i vdekjes. Ky melek permendet si Meleku i vdekjes, ndersa ne librat islame njihet edhe me emrin Azrail. Ai ka nen drejtimin e tij disa melek te tjere. Sipas njeriut , i mir apo i keq, ashtu paraqitet dhe meleku i vdekjes. Nese ka qene njeri qe i eshte bindur Allahut xh.sh. ia merr shpirtin lehte dhe e kunderta.  Ne Kur'an Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; Meleku i vdekjes, i cili eshte caktuar per ju, ua merr shpirtrat, dhe pastaj do te ktheheni te Zoti juaj" (Es Sexhde; 11) Nje here Profeti Muhammed a.s. e ka shikuar melekun e vdekjes mbi koken e njerit prej fisit ensar dhe i ka thene: "O meleku i vdekjes, behu i lehte (bute) per shokun time pasi ai eshte besimtar! Melekul meut (Azraili) i ka thene: O Muhammed! Qetesohu sepse une jam i bute me cdo besimtar. Dije se nuk ka asnje shtepi ne toke, ishull, dete (anije) e qe une te mos e vizitoj pese here derisa ti njoh te rit dhe te vjetrit. Pasha Allahun o Muhammed , sikur te deshiroja tia merrja shpirtin nje mushkonje, nuk do mundja sepse Allahu eshte Ai i cili urdheron marrjen e shpirtrave." (Taberani) 
Ne nje hadit te trasmetuar nga Ebu Hurejre r.anhu tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pasi meleku Israfi ti kete fry syrit dhe vdekja te kete ndodhur (kijameti), do paraqitet para Allahut xh.sh. meleku i vdekjes (Azraili) i cili do thote; "O Allah! Kan vdekur banoret e qiejve dhte tokes , perveç atyre qe ke dasht Ti Allah ti lesh gjall! Allahu xh.sh. do e pyes: Kush eshte gjall? Azraili i pergjigjet: Je ti o Allahu im qe nuk vdes kurr! Jane meleket Xhebrail , Mikail, meleket qe mbajn Arshin tend dhe jam une. Allahu xh.sh. i thote: Le te vdes Xhebraili dhe Mikaili. Ne kete kohe Allahu xh.sh. do lejoj Arshin te flas, dhe Arshi do thote: O Allah! Po vdes meleku Xhebrail dhe Mikail. Allahu xh.sh. i thote: Une kam caktuar te vdesin te gjithe sa jane nen Arshin tim! Pas vdekjes se Xhebraili dhe Mikailit, do paraqitet perseri para Allahut xh.sh. meleku i vdekjes ku do i thote Allahut xh.sh; "O Allah! Vdiq meleku Xhebrail dhe Mikail! Allahu xh.sh. do e pyes: Kush tjeter eshte gjall? Meleku i vdekjes do i pergjigjet: Je ti o Allahu im qe nuk vdes kurr, dhe jane meleket qe mbajn Arshin tend si dhe une! Allahu xh.sh. i thote: Merrju shpirtin , le te vdesin edhe meleket qe mbajn Arshin tim! Dhe ato , meleket e Arshit vdesin! Pas kesaj Allahu xh.sh. do urdheroj Arshin qe ta marr nga meleku Israfil surin. Pas kesaj do paraqitet perseri meleku i vdekjes para Allahut xh.sh. i cili do thote; O Allahu im! Vdiqen edhe meleket qe mbajn arshin tend! Allahu xh.sh. do e pyes: Kush tjeter eshte gjall? Meleku i vdekjes do i thote: Je ti o Allahu im qe nuk vdes kurr! dhe te ato qe ke dash te jen gjalle deri tani dhe une! Allahu xh.sh. do urdheroj te vdes dhe meleku Israfil. Me pas do paraqitet perseri Allahut meleku i vdekjes ku do thote se ka vdekur meleku israfil. Me pas Allahu xh.sh. do e pyes; Kush ka mbetur gjall? Meleku i vdekjes do thote; Ti o Allahu im qe nuk vdes kurr dhe une! Allahu xh.sh.do i thote: Te krijova per nje qellim dhe ti e permbushe ate qellim, tani vdis dhe ti! Dhe meleku i vdekjes vdes. Pas kesaj Allahu xh.sh. do mbaj ne duart e tij gjithesise (galatikat, botet etj), qiejt ne duart e Tij dhe me pas Allahu xh.sh. do thote:
Une jam i Plotfuqishmi ! Kujt i takon sundimi hynor tani ? Kujt i takon fuqia tani ? Kujt i takon mbreteria tani ? Une jam Mbreti i mbreterve ! Ku jane mizoret, diktatoret, udheheqesit tuaj ? Ku jane ato qe ju benin padrejtesi? dhe vazhdon me disa pyetje, por askush nuk pergjigjet. Atehere Allahu xh.sh. do te thote: Fuqia i takon Allahut! Pushteti i takon Allahut ! Atij (Allahut) te Vetmit , te Pamposhturit!
(Taberani)  
Meleket Kiramun Katibin a.s. jane dy melek qe shenojne veprat. Njeri qendron te te djathe qe shonon punet e mira dhe tjetri ne te majt qe shenon punet e kqia. Per keto dy melek Allahu xh.sh. thote: "Mbani mend! Dy marresit (meleket shkrues te caktuar per te shenuar veprat) marrin (shenojne, kur cdo njeri te arrije moshen e pjekurise, kur ti filloje llogaria) te vendosur nje ne te djathte dhe nje te mjate. Nuk ka fjal qe njeriu te nxjerre nga goja e shenuesit jane te gatshem pran tij per ti shenuar ato." (Kaf; 17-18)
Aisha r.a. ka treguar se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Veprat e tre lloj njerezisht nuk i shkrun kalemi. 1. Ai qe eshte ne gjume derisa sa te zgjohet, 2.Per femijet derisa te arrij moshen e pjekuris dhe 3. Per njeriun me te meta mendore." (En Nesai) 

Meleket Munkir dhe Nekiri a.s. jane meleket e percaktuar per merrje ne pyetje pas vdekjes se cdo njeriu ne jeten e varrit. 

Rreth formes se melekeve na ka fol profeti Muhammed a.s. i cili na ka bere te ditur se meleket nuk kan gjini. Ata nuk han e as nuk pin. Jane shume te bukur,kan aftesi dhe shpejtesi te jashzakonshme. Po ashtu ata kan mundesi te trasnformohen ne forma dhe menyra te ndryshme, psh meleku qe i erdh profetit Ibrahim a.s. kishte trajten njerzore. Meleket shikojne dhe degjojne nga shume larg dhe nuk ka penges qe ua bllokon kete vetem nese Allahu xh.sh. deshiron nje gje te tille. Ndryshe nga meleket njerezit nuk i shikojne meleket, me perjashtim njerezit e zgjedhur te Allahut xh.sh. sic jane Pejgamberet. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: "Me eshte lejuar te flas per meleket e Arshit te cilet jane aq te medhenje sa largesia mes veshit dhe supeve te tij eshte sa udhetimi i 700 viteve." (Ebu Davudi) Po ashtu eshte i njohur edhe haditi kur profeti Muhammed a.s. ka shikuar ne horizont formen e melekut Xhebrail. Profeti Muhammed a.s. ka fol shum mbi meleket e Allahut. Ka treguar ndodhi ku permenden meleket, ka treguar per meleket shkrues Kiramun Katibin te cilet shoqerojne ne cdo vend njeriun. Per kete ju permend trasmetimin e Ebu Hurejre ku thote se Profeti Muhammed ka thene: "Meleket ju percjellin gjate nates dhe gjate dites dhe ato mblidhen ne namazin e ikindis dhe te sabahut. Pastaj meleket qe kan qendruar naten me ju ngrihen, dhe Allahu xh.sh. dhe pse e di cdo gje e pyet: Si e la robin apo roberit e Mi? Meleket i thone: I lam duke fal namaz, dhe kur shkuam tek ata i gjetem duke fal namaz." (Buhari, Muslim) Ky eshte nje nga pershkrimet se si jane gjet disa njerez. Nese kan qene duke bere harame , meleket ashtu raportojne pra i gjetem duke bere kete haram, kete pune te keqe. Po ashtu jane te permendur dy meleket Haruti dhe Maruti.
Kur te plotesohet koha edhe meleket do vdesin. I fundit prej tyre do jete meleku i vdekjes te cilit Allahu do ia marr shpirtin.

-Meleket e Allahut xh.sh pyesin ne lidhje me urtesin e krijimit te njeriut

Kur Allahu xh.sh deshiroi krijimin e njeriut te pare Ademin a.s. i lajmeroi Meleket, ndersa meleket pyeten: "A do vesh ne toke ata qe bejne crregullime dhe qe bejne fasad dhe qe dergjin gjakun? Me pas Allahu xh.sh tha: "Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoji (po percaktoj) ne toke nje zevendes! Ata thane: A do te vesh ne te ate qe bene crregullime dhe qe derdh gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme! Ai tha: Une di ate qe ju nuk e dini(El Bekare: 30)

-Meleket i bejne sexhde Ademit a.s.

Pasi Allahu xh.sh e plotesoi krijimin e Ademit a.s.dhe ti jap shpirt kerkoi qe meleket ti bejne sexhde Ademit a.s.: " Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoj nje njeri nga balta, dhe kur ta kem persosur ate dhe t'i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde)" (Sad: 71-72)

-Meleket udhezojne Profetin Ademin a.s.

Transmetohet prej Ebu Hurejres r.a. se Muhammedi a.s tha: "E krijoi Allahu xh.sh Ademin a.s. ne pamje e tij (qe krijoi, ne pamjen njerezore), gjatesia e tij ishte gjashtedhjete krahe, e kur e krijoi i tha: Shko e jepu selam atyre, nje grupi te melekeve qe ishin duke ndenjur dhe degjo se si do te pergjigjen, ajo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve tu. Ademi a.s. ju tha: Es-selamu Alejkum!(Paqja dhe meshira e Allahu qof mbi ju!) Meleket iu pergjigjen: Es-selamu Alejke ve rahmetullahi! (Paqja e Allahut dhe Meshira e Tij qofshin me ty"

-Kur vdiq profeti Adem a.s. meleket pastruan xhenazen e tij 

Kur vdiq Profeti Adem a.s. bijte e tij nuk diten se si te veprojne me te, meleket u treguan atyre se si te veprojne. Transmetojne Hakimi dhe Taberani nga Ubejj r.a. se Muhammedi a.s. tha: "Kur vdiq Ademi a.s. ate e pastruan meleket me uje tri here dhe i gropuan varrin atij, pastaj bijeve te tij u tha: "Kjo eshte tradita e Ademit a.s. per femijet e tij (per njerezimin pas tij)"

-Roli i melekeve ne formimin e njeriut

Transmetohet nga Muslimi i cili nga Ebu Dherri r.a. se tha: "Degjova Muhammedin a.s. duke thene: "Kur spermes (se fekonduar ne mitren e nenes) t'i kalojne 42 nete, Allahu i dergon asaj nje melek i cili i jep asaj formen (fetusin) duke fillur prej shqisave te degjimit,shikimit, lekuren, mishin dhe eshtrat e pastaj meleku thote: "O Zot a do te jete mashkull apo femer? Atehere Allahu xh.sh vendos ate qe deshiron, ndersa meleku vetem shkruan."
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman se Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thene: "Na ka treguar i Derguari i Allahut xh.sh i cili gjithnje fliste drejte dhe besoheshin fjalet e tij se: "Vertet cdonjeri prej jush formohet ne barkun (mitren) e nenes se tij dyzet dite si pike (nutfetun), pastaj behet cop gjaku i ngjizur (alakatun), ngjashem me kete periudhe, pastaj behet cop mishi (mudgatun) ngjashem me kete periudhe, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin (ruh). Ky melek urdherohet me kater gjera: ta shkruaje riskun e tij, exhelin e tij, veprat e tij, dhe se a do te jete besimtar apo jo, dhe pastaj i dhurohet shpirtin.(Buhari, Muslimi)
Nga Enes Ibn Maliku r,a. trans se Muhammedi a,s. ka thene: "Allahu xh.sh e ngarkoi nje melek qe te kujdeset per fetusin ne mitren e nenes, e ai meleku per cdo gje thote: O Zot tani eshte sperme, O Zot tani eshte gjak i ngjizur, O Zot tani eshte cop Mishi, e kur Allahu deshiron ta perfundoje krijimin e tij, meleku i thote: "O Zot a do jete mashkull apo femer? Besimtar apo jobesimtare? Cfare rizku do te kete? Sa do te jetoje? E gjithe kjo i shkruhet i percaktohet eshte ne barkun e nenes." (Buhari, Muslim)

-Meleku mbron njeriun

Allahu xh.sh thote: "Njeriu ka percjelles nje pas nje, para tij  dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate.(Er-Rrad: 10-11) Gjithashtu Allahu xh.sh thote: "Allahu ju dergon roje (engjej) derisa kur ti vije ndonjerit prej jush vdekja.(El En'am 61)

-Xhebraili i behet imam Profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Zbriti Xhibrii, u be imam i imi dhe une u fala me te, pastaj u fala me te, perseri u fala me te dhe pastaj perseri u fala me te.. duke numeruar hz.Muhammed a.s. gishtat e tij." (Buhari, Muslim) Po ashtu profeti Muhammed a.s. thote: "Xhebraili a.s. mu be imam ne Qabe dy here, e fali me mua namazin e drekes kur dielli u largua nga zeniti sa lidhesja e nallaneve(mas shume e vogel), me vone falem namazin e ikindise kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, me vone falem namazin e akshamit kur ai qe eshte duke agjeruar ben iftar, ndersa namazin e jacise e falem kur u zhduken kuqerremi i qiellit, pastaj e falem namazin e sabahut, atehere kur i ndalohet ushqimi dhe pija agjeruesit. Te nesermen erdhi perseri Xhibrimi dhe e falem namazin e drekes kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, pastaj falem ikinin,akshamin, jacine dhe sabahun dhe mejehere pas faljes se sabahun hyri agimi, pastaj u kthye nga une e me tha: "O Muhammed, keto ishin kohet e namazeve te pejgambereve qe ishin para teje, ndersa koha e cdo namazi eshte sa ajo ne mes dy namazve.(Ebu Davud)

-Xhebraili ben lutje per sherimin e Profetit Muhammed a.s.

Ebu Seidi r.a. trekon se: Erdhi tek hz.Muhammed a.s. Xhebraili dhe i tha: "O Muhammed ! A u ankove? Profeti Muhammed a.s. tha: "Po!" Xhebraili i tha: "Ne emrin e Zotit po te fryej nga cdo gje qe te demton, nga cdo gje e gjalle apo nga cdo sy ziliqar. Allahu te sheron, ne emer te Allahut te sheroj." (Muslimi)

-Meleket stimulojne deshiren e berjes se bamiresise

Profeti Muhammed a.s. thote: "Çdo njeri ka nje shoqerues nga xhinnet dhe nje shoqerue nga meleket. Shoket e pyeten: A edhe ti ke at shoqerues? U pergjigj: Edhe une e kam ate, por mua Allahu me ndihmoi kunder tij, keshtu qe ai pranoi Islamin, prandaj nuk me urdheron pervecse te bej mire.(Muslimi) Transmetohet nga el-Hafih ebu Musa nga Ebu Zubejri dhe nga Xhabiri r.a se Muhammedi a.s ka thene: "Kur njeriu shtrihet ne shtratin e tij, lind grindja ne mes melekut dhe shejtatni, i thote meleku: perfundo me te mire, kurse shejtani i thote: perfundo me te keqe, nese njeriu permend Allahu xh.sh derisa ta kaloje gjumi, meleku e perze shejtanin dhe e ruan gjithe naten. Kur te zgjohet, meleku dhe shejtani vrapojne drejt tij. Meleku i thote: Hape kete dite me te mira. Shejtani i thote: Hape kete dite me te kqia, nese njeriu permend Allahun xh.sh Meleku e perzen shejtani dhe fillon ta ruaj ate."
                                                                     
-Meleket regjistrojne veprat e njerezve

Allahu xh.sh thote: "Ndaj jush jane percjellesit. Jane shkrues te ndershem te Allahut, Ata e dne se cfare punoni." (El-Infitar 10-12)
Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. thote: "Vertet njeriu flet nje fjale e cila eshte ne kenaqesine e Allahut, e te ciles ai nuk ia ve veshin , Allahu per te ia ngrite disa shkalle. Po ashtu njeriu flet nje fjale e cila eshte hidherim per Allahu xh.sh, e te ciles ai nuk ia ve veshin, per te ai hidhet ne Xhehennem." (Buhari)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Njeriu ka dy melek, nje ne krahun e djathte dhe nje ne krahun e majte.Meleku i krahut te majte e ngrite lapsin (ne pritje per te shkruar) per myslimanin gjynahqare, nese brenda kesaj kohe myslimani pendohet per gjynahun e bere dhe i kerkon falje Allahu per ate  gjynah, i fshihet e nese nuk pendohet i shkruhet nje gabim. Ndersa kur myslimani ben nje pune te mire, Meleku i krahut te djathte e shkruan menjehere." (Taberani)

-Meleket ftojne ne berjen e puneve te mira

Trasnmetohet nga Ebu Hurejre trans, se Muammedi a.s. ka thene: "Nuk ka asnje dite ne te cilen njerzit gdhihen e te mos zbresin tek ai dy meleke. Njeri nga meleket thote: "O Zot!Te lutem jepi shpenzuesit zevendesim nga ajo qe shpenzon, ndersa meleku tjeter thote: "O Zot!Te lutem, jepi koprrait shkaterrim."

-Meleket sprovojne njerzit - Ngjarja me tre persona

Transmetohet  nga Ebu Hurejre r.a. se ka deguar Muhammedin a.s. duke treguar: "Tre njerez nga Beni Israilet, Allahu xh.sh deshiroi t'i sprovoje. Njeri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qeros, ndersa i treti i verber. Allahu ua dergoi nje melek i cili fillimisht shkon tek zgjebani dhe i thote: Cfare kishe deshiruar me se shumti? Zgjebani tha: Me se shumti kisha deshiruar te kem ngjyre dhe lekure te mire dhe te clirohem nga kjo,ku per shkak te ciles me urrejne njerzit. Meleku e ferkoi me dore dhe prej ti u largua zgjebja dhe i dhuroi ngjyren e mire ne cdo pjese te trupit. Pas kesaj meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe?Zgjebani tha: Nje deve. Meleku i dhuron nje deve mbarse dhe i thote: "Allahu te bekofte me te !
Me pas meleku shkoi tek qelani dhe i thote: "Çfare deshiron me se shumti? Qeros thote: "Floke te bukur dhe te largohet nga une ajo prej se ciles njerezit neveriten nga une. Meleku i Allahu e ferkon dhe ia i dhuron floket. Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron me se shumti? Qerosi i pergjigjet: Nje lope. Meleku i dhuron nje lope mbarse dhe i thote: Allahu te bekofte me te. Me pas meleku shkon te i verberi dhe i thote: Çfare deshiron me shume?I verberi i thote: Te me kthej Allahu shikimin.Meleku e ferkon dhe ia kthen shikimin.Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe? I verberi i thote: Dhente. Meleku i Allahu i dhuron nje dele qe lind.
Tregohet se qe te treve pasuria ju shtua,keshtu zgjebani beri nje lugine me deve, qerosi beri nje lugin me lope dhe i verberi beri nje lugine me dele.
Pasi kaloi nje kohe vjen Meleku i Allahut xh.sh tek zgjebani dhe i thote: Une jam nje njeri i mire. Ky udhetim me ka lodh, edhe nuk me ka ngel gje, prandaj askush nuk mund te me ndihmoj pervec Allahut, e pastaj ti, prandaj te lutem ne emrin e Allahut qe te me japesh nje deve qe te vazhdoi udhetimin. Ish i zgjebosuri tani pasanik i thote: Jo, une kam shume detyrime dhe borxhe. Meleku i thot: Sikur po te njoh?A mos ke qene nje zgjeban nga i cili neveriteshin njerezit,nje i varfer te cilin Allahu e ka pasuruar?Ish zgjebani tha: Une kete pasuri e kam trasheguar nga te paret. Meleku i thot: Nese po genjen, lete ktheje Allahu ne ate gjendje qe ke qene, dhe ashtu ndodhi.
Me pas meleku shkon tek Qerosi, por edhe ky iu pergjigj si i pari dhe meleku i thote: Nese genjen le te kthej Allahu ne ate gjendje qe ke pas, dhe ashtu ndodhi.
Meleku shkon edhe tek i verberi dhe i kerkon ndihme.Ish i verberi i thote: Vertet une kam qe i verber, por Allahu me ka kthyer te parit, merr sa te duash dhe le cfar te duash.Pas kesaj pergjigjeje, Meleku i thote: "Mbaje krejt pasurine, ju vetem keni qene te sprovuar. Allahu eshte i kenaqur me ty ndersa eshte i hidheruar me dy shoket e t
u." (Buhari, Muslim)

-Dashuria e melekeve per besimtaret

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Allahu e do nje njeri, e therret Xhibrilin dhe i thote atij qe edhe ai ta doje, pastaj Xhibrili i therret krijesat qiellore e u thote: Vertet Allahu e do filanin, prandaj ta doni edhe ju ate,pastaj shenjat e kesaj dashurie shfaqen ne dashurine e njerezve qe kane per te. " (Buhari, Muslim)

-Vendi i atij njeriu qe ua meson njerezve te miren

Profeti Muhammed a.s. thote: "Vertet Allahu, meleket,banoret e qiellit e te tokes madje edhe milingonat ne vrimen e saj e edhe peshqit luten, kerkojne meshire per ate njeri i cili ua meson njerezve te miren dhe i udhezon ne rrugen e drejte." (Tirmidhi)

-Ne shume momente Meleket luten per besimtarin

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Meleket luten per cdo njerin prej jush perderisa ju jeni ne vendin tuaj duke pritur namazin. Meleket thonte: O Zot fale ate, O Zot meshiroje! Luten per te derisa ai fillon te merret me ceshtjet kesaj bote."  (Muslimi) Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. thote:
"Vertet Allahu dhe meleket luten per safin (rreshtin) e pare te namazit." (Ebu Davudi)

Ne lidhje me lutjen (duan) e melekeve per besimtarin Profeti Muhmmed a.s.ka thene gjithashtu: "Allahu dhe meleket luten per ate qe i plotesojne safat."
Muhammedi a.s. thote; "Vertet Allahu xh.sh dhe meleket luten per ate qe ha syfyrin."

Muhammedi a.s. thote: "Nuk ka njeri qe me dergon salavate mua pervecse meleket do te luten per te perderisa ai eshte duke u lutur per mua, atehere le te pakesoje njeriu  lutjen mbi mua apo le ta shtoje."

Muhammedi a.s. thote: "Kush e viziton nje te semure ne mbremje, per vizituesin do te luten 70.000 meleke deri ne mengjes, ndersa ai qe e viziton ate ne mengjes do luten meleket deri ne mbremje."

-Meleket kerkojne falje per besimtaret

Allahu xh.sh thote: " Meleket vazhdimisht madherojne me tesbih dhe duke e falenderuar Zotin e tyre dhe kerkojne falje te mekateve per besimtaret qe jane ne toke. Ta dini se Allahu eshte Ai mekatfalesi, Meshiruesi."(Es-Shura 5)

-Meleket e Allahu xh.sh mbulojne me krahet e tyre ate qe ben tesbih (ibadet, lartesim) Allahut xh.sh

Profeti Muhammed a.s. thote: "Jane disa meleke te Allahut te cilet ecin rrugeve, ata hulumtojne perkujtuesit e Allahut (ata qe bejne tesbih) e kur i takojne njerzit te cilet lusin Allahun, therrasin: "Ejani se e gjetem ate qe kerkoni, pastaj i mbulojne ate me krahet e tyre." (Buhari, Muslim)
Gjithashtu trasnmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk ka asnje grup njerezish te cilet tubohen ne ndonje shtepi nga shtepia e Zotit,e lexojne Kur'anin, dhe e mesojne ate, e tu zbrese atyre qetesia, do t'i mbuloj meshira, do t'i rrethojne meleket dhe do t'i permend Allahu tek ata qe jane tek Ai.(Muslimi)

-Meleket shkruajne emrat e atyre qe shkojne ne xhami per te fal namazin e xhumase

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne diten e Xhuma meleket qendrojne ne dere te Xhamise dhe i shenojne njerzit nje nga nje, e kur imami ngjithet ne mimber(vend ku imami qendron gjate predikimit) ata ulen dhe degjojne fjalet e tij."

-Disa melek zbresin nga qielli ne ate vend ku lexohet Kur'ani

Ebu Seid El- Huderij r.a. tregon: "Nje nate Usejd ibn Hudajri po lexonte Kur'an ne vendin e tharjes se hurmave, kali i tij filloi te kercej, ai vazhdoi leximin, kali prape kercente, ai vazhdoi edhe me tutje leximin, por kali prape kercente. Tha Usejdi: U friksova se do ta shtype kali Jahjane, une e ndale ate, kur shikova mbi koke pash dicka sikur hije, ne te kishte sikurse drita, u ngriten aq lart ne qiell saqe nuk i shihja me. Shkova tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tregova ngjarjen, dhe Muhammedi a.s. tha: "Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr do te arrije begatine e melekeve. I thash: Lexova, por kali prap u tremb. Muhammedi a.s. i thote: Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr. I thash: Lexova, por perseri kali u tremb. Profeti Muhammed a.s. i tha: Sikur ta vazhdoje leximin.I thash: Atehere ndalova, sepse Jahjau ishte afer tij dhe u friksova qe do ta shtyp kali ate, pastaj une pash dicka sikurse hija ne te cilen kishte dicka sikurse dritat, u ngriten aq larte ne qiell derisa nuk i shihja me.Muhammedi a.s. i tha: "Ata ishin meleket e Allahut dhe te degjonin duke lexuar,e sikur te vazhdoje leximin, do t'i shihnin njerzit ata melet dhe nuk do te fshihehi nga ata."

-Meleket percjellin xhenazet e njerezve besimtar (devotshem)

Kur vdiq Sad ibn Muadhi, Muhammedi a.s. ka thene: "Vdekja e tij dridhi Arshin, iu hapen atij dyert e qiellit dhe e percollen xhenazen e tij 70.000 meleke, ai u shtrengua me nje shterngim te varrit pasatj u lirua."

-Zbritja e profetit Isa a.s. ne toke dhe dy meleket shoqerues

Transmetohet nga Nuvas ibn Semani r.a. se Muhammedi a,s. ka thene: "Kur te shfaqet dexhali, atehere do te zbrese profeti Isa a.s. ne lindje te Damaskut te minarja e bardhe dhe gjate zbritjes dy duart e Profetit Isa a.s jane te vendosura ne krahet e dy melekeve."

-Meleket qe mbajne Arshin e Allahut xh.sh.

Arshi eshte krijesa me e madhe e Allahut xh.sh, ai perfshin qiejt dhe eshte mbi ta, ndersa Allahu qendron mbi te. Arshin e mbajne meleket e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh thote; "Ate dite tete meleke e bartin mbi vete Arshin e Zotit."(El Hakka 17)

-Meleket e maleve

Malet kane melet te vecante. Aishja r.anha e ka pyet ProfetinMuhammed a.s.: "O i derguar i Allahut xh.sh e ke kaluar ndonje dite me te veshtire se sa dita e Uhudit? Profeti Muhammed a.s. tha: Une perjetova shume gjera nga populli yt, gjeja me e veshtire qe e perjetova nga ata ishte ne diten e Akabese kur une ia paraqita veten Ali ibn Abdul Lejli i Abdu Kelalit  i cili nuk mu pergjigj ne ate qe deshirova. Atehere une eca duke qene i merzitur me fytyr te ulur, nuk erdha ne vete derisa arrita tek Karnuth Thealib (vend Mekkes dhe Taifit) ,atehere ngrita koken lart dhe pashe se nje re me kishte mbuluar, shikova ate dhe ne te pash Xhibrilin, i cili me thirri e me tha: "Allahu xh,sh i degjoi fjalet te cilat t'i tha populli yt dhe dergoi melekun e maleve qe ta udherosh te veprojne kunder tyre cfare do qe ti deshiron. Muhammedi a.s. tha: "Me thirri meleku i maleve, me pershendesti me selam, pastaj me tha: O Muhammed! Allahu xh.sh degjoi se cfare te thane populli yt, une jam meleku i maleve, Allahu me dergoi mua te ti qe te me udherosh me urdherin tend, cfare do qe deshiron. Nese do une i mbuloj me dy male afer Mekkes? Muhammedi a.s. iu pergjigj: Jo! Une, shpresoj e nga kurrizat e tyre te dalin ate qe vetem Allahu do ta adhurojne dhe askend shok nuk do t'ia bejne."

-Meleku i bubullimës

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Err-rradu (bubullim) eshte nje Melek, nga meleket i obliguar per rete, me vete ka shkopinje te zjarrit me te cilet i drejton rete aty ku Allahu deshiron."

-Meleku i shiut

Nga e Ebu Hurejre r.a trans, se Profeti.Muhammed a.s. ka thene: "Nje njeri ishte ne nje toke te gjere, degjoi nje ze nga nje re duke thene: Ujite kopshtin e filanit, atehere ajo re u largua dhe e leshoi shiun e saj ne nje toke me gure te zi, i verejti se vetem nje kanal i asaj toke me gure te zi e mblodhi ate uje. Ai percolli ujin dhe pa nje njeri duke qendruar ne kopsht te tij, i cili me shatin e tij nderronte drejtimet e ujit. Ai i tha: O rob i Allahut! Si e ke emrin?I tha: Filan. Emrin e te njejtit person te cilin e degjoi ne rete e shiut. Ky i habitur i tha: O rob i Allahut, perse me pyet per ermrin? U pergjigj: Une, degjova nje ze ne rete nga te cilat zbriti ky uje, dikush ne to tha: Ujite kopshtin e filanit, ai permendi emrin tend, pra me thuaj cfare ben ti me kete kopshte?Tha: Meqe me pyete po te tregoj, une pres frytet e tij, pastaj nje 1/3 e jap sadaka, 1/3 e konsumoj une dhe familja ime, 1/3 e fundit e rikthej prape ne te (toke)"

Pergatiti
Gezim KOPANI

______________
Hytbe te mbajtura me date: 03, 10 , 17, maj 2013 


Shenim:
Ne lidhje me meleket e Allahut mund te lexoni dhe keto artikuj: