Nga: Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)
Hoxhë
Sadik Prishtina ( 1892-1977)
Jeta
në Kosovë
Imam
Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892 në fshatin Kraishtë që ndodhet në
perendim të Lipjanit në Kosovë rreth shtatëkm larg. Babai i Sadikut quhej Hasim
ndersa nëna Qerime. Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më
i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijet e tjerë Sadiku ndoqi rrugen e diturisë.
Sadiku i përkrahur nga i ati u rregjistrua në shkollen fillore, pikërisht në
Mejtepin e Janjevës. Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth
20 km udhetim drejtë mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit,
Sadiku u regjistrua në shkollen Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar
studimet para gjimnazit.
Më
pas ai u regjistrua në medresen e Prizrenit.
Gjatë qëndrimit në Prizren ai përveç
aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura
islame Sadiku sëbashku me disa shokë bashkëmoshatar formuan organizaten “Bashkimi
Kombetar Shqiptar”.
Aktivitetet e shumta atdhetare të kësaj
organizate bëri që në pranveren e vitit 1912 pikërisht në muajin qershor dy nga
bashkëmoshatarët e Sadikut në menyrë ilegale u arrestuan nga trupat serbe dhe
radhen e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mësoi mbi urdherin e arrestit që kishin
lëshuar trupat serber imam Sadiku emigroi
për në Shqipëri.
Gjatë
udhetimit për në Shqipëri ai fillimisht ndalon për pak ditë në disa fshatra të
Kukësit dhe për të vazhduar rrugen drejtë rrethit të Pukës.
Ai
u prit nga pukjanët me dashuri duke i hapur dyert e shtëpive të tyre. Puna
qelloi ta dërgonte imam Sadik Prishtinen në fshatin Kabash të Pukës ku u
strehua në shtëpin e Smajl Laci [1].
Familja
Laci ishte një familje e varfer që jetonin në një kasolle të vogel dhe në një
gjendje të rëndë ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si antarë të familjes
madje edhe më tepër. Besimi i fortë që e karakterizonte Sadikun bëri që ai të
interesoshesh për xhamin e fshatit Kabash. [2]
Jeta
në Pukë
Punësimi
dhe martesa
Kabashasit
duke shikuar kulturen dhe besimin e palekundur të imam Sadik Prishtinës bëri që
Myftinia e rrethit të Pukës ta emronte Sadikun fillimisht myezin të Xhamisë së
fshatit Kabash. Nuk kalon shumë kohë që ai të bëhet edhe imami i parë i xhamisë
së fshatit Kabash. Pikërisht në vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukë emrohet imam
i xhamisë së fshatit Kabash. [3]
Sadik
Prishtina mbahet mend si imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Në vitin
1914 Sadik Prishtina hap për herë të parë Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen
e mejtepit Myftinia e Pukës e emron imam Sadik Prishtinën edhe mësues të
Mejtepit.
Mejtepi
u hap fillimisht në ambjentet e Xhamisë së fshatit Kabash. Më vonë Mejtepi i Kabashit u ndërtua karshi hyrjes së
Xhamisë së Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Në mejtepin e Kabashit u
regjistruan nxënës nga fshati Kabash, Meçe, Krovë, Lajthizë etj.
Në mejtepin e Kabashit jepej mësim në këto lëndë:
1. Mësim islam (Ilmihal)
2. Këndim në gjuhen shqipe
3. Kur’an (mësim i Kur’anit)
4. Shkrim shqip
5. Këndim turqisht [4]
Nga mejtepi i fshatit Kabash dolen myezin, imam dhe mësues. Nga ky mejtepi dolen
imam me emer siç ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. [5]
Me hapjen e mejtepit të Kabashit shënohet fillimi i
shkolles shqipe në këtë fshat. Në lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit
Hoxha tregon: “Në mejtepin e Kabashit mësuam edhe shqip që kur u hap mejtepi më
1914 prej Sadik Prishtinës.” [6]
Duke qenëse Sadik Prishtina ishte i specializuar për
shërbimet dhe lëndet islame, nevojat bënë që Sadik Prishtina të ndjek studimet
për pedagogji në qytetin e Elbasanit. Pasi përfundoi pedagogjin në Elbasan
Sadik Prishtina u emrua zyrtarisht nga kryemesuesi i Pukës Migjeni mësues i
shkolles fillore Kabash.
Sadik Prishtina për punen që kryente me vullnet dhe
dëshirë të madhe, linte një përshtypje të një edukatori dhe pedagogu të
respektuar nga pukjanet. Përveç shkollës së Kabashit ai punoj mësues edhe në
disa shkolla të tjera të rrethit të Pukës.[7]
Sadik Prishtina ishte bashkëpuntor i ngushtë me eliten
intelektuale të Shqipërisë si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun
Halil Bajraktarin. Kjo miqësi bëri që Sadik Pershtina të martohet me Nadire
Quku. Nga kjo martesë ata paten gjashtë fëmije, tre djem që quheshin Rasim,
Selim dhe Skender, dhe tre vajza që quheshin Naile, Aishe dhe Sanije.
Kalimi i viteve bëri që Sadik Prishtina të blej tokë
në Kabash e të ndertonte shtëpin e tij. Ai punoj plot 36 vjet si imam i xhamisë
së fshatit Kabash si dhe mësues në shkollen e Kabashit si dhe në disa zona të
tjera të rrethit të Pukës.
Kthimi në Kosovë ( 1941)
Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi
kishte urdheruar që 60 mësues të shpërndahen në vendet e Shqipërisë lindore dhe
veriore, pikërisht në ato vende ku nuk kishte shkolla të hapen dhe populli të
edukohet. Në mesin e këtyre mësuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr
një udhëzim të veçante për hapjen e shkollës shqipe në Kraishte.
Me vetëfinancim Sadiku ndërtoi dy dhoma banimi pran
shkollës ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe në Kraishtë kishte
filluar me mesuesin e parë Sadik Prishtina. Hapja e kësaj shkolle nuk u prit
mirë nga organet serbe të cilat në vitin 1946 larguan nga puna Sadik Prishtinen
si dhe e dënojnë me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun në burgun e Nishit.
Presekutimi serb i ndaloi punen përjet në arsim si dhe edukator edhe pas
kthimit nga burgu. Pas gjithë këtyre tortuarave që ju bënë Sadikut nga serbët,
imam Sadiku lirohet dhe vazhdoi shërbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse
kishte vuajrut shumë në burgun e Nishit,
jeta i kishte sjell shumë moment të vështira. Ai asnjë herë nuk u thye. Gjithnjë
kishte moral të forte dhe besim në vetvete. Ai deri në momentin e fundit të
vdekjes ka qenë i fuqishem si nga ana shëndetësore por edhe intelektuale. Dihet
që janë të rallë njërzit që lindin e vdesin në po të njejten ditë e muaj. Kështu
pra në moshen 85 vjeçare pikerisht më 25 shkurt 1977 ndërroi jete imam Sadik
Prishtina. [8]
Mbajtësi i urdherit
“Naim Frashëri”
Për aktivitetin e tij atdhetarë më 11 prill 1994 me
dekret të Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dekorohet hoxhë Sadik
Prishtina me urdherin: “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, si veteran i arsimit që
shërbeu në shkollat shqipe jashtë kufive politik.
(Me djalin e Imam Sadik Luma Prishtina)
Përgatiti
Gezim Kopani
V/O: Material i arkivuar ne Myftinin e rrethit Puke me 17 shtator 2013
Shenim: Ky material eshte botuar ne revisten "Drita Islame" reviste e Komunitetit Mysliman te Shqiperiss, Nr.10, tetor 2013, fq.42-43.
______________
[1] Gezim Kopani
[2] Gezim Kopani dhe Musa Lluka (ish antar i Këshillit
të Xhamis Pukë, 2004)
[3] Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik
Prishtines)
[4] Nexhmije Luma Prishtina
[5] Gezim Kopani
[6] Xhemal Meçi, libri “Kabashi Puka që në lashtësi
2” fq.101
[7] Gezim Kopani
[8] Nexhmije Luma Prishtina
___________________________
Komente:
1. Mbesa e Sadik Prishtines ,
Nexhmije Luma shkruan: "Z.Kopani ju falenderoj shume! Ne nje fare menye sikur e ringjallet gjyshin tim me ate publikim qe keni bere per jeten dhe veprimtarin e te madhit Sadik Prishtina! Me respekt mbesa e Sadik Prishtines Nexhmije Luma Prishtina."
17 shtator 2013
2.
Hamit Laci shkruan: "Nje falenderim per ata qe kan bere kete pune voluminoze"
17 shtator 2013