Kleriket mysliman pukjan ishin te njohur per kontributin e dhene per Liri e Pavaresi e argumentuar kjo qofte permes kujteses popullore por edhe permes burimeve arkivore.
Musa Et'hem Dizdari njihet si i pari imam vendas, per te cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore per veprimtarin e tij Atdhetare.
Hoxhe Puka,
Ismail Salih Age Kryeziu organizuan largimin e
Haxhi Ymer Prizrenit prej Prizrenit deri ne kufi me Puken.[2] Per
Haxhi Ymer Prizrenin ishte leshuar urdher per kapjen e tij, si organizator "
i kryengritjes qe kishte themeluar dhe kishte pergatit ai", kunder Perandorise Osmane gjate
Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881.[3]
Edhe Kryeministri ne shkresen e tij, shoqeruar aktet gjyqesore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se "
Ismail Agai dhe Hoxha i Pukes, Musa efendiu, kane qene nga njerezit e rrezikshem qe paten trubulluar dhe prishe qetesine e vendit."[4]
Ne baze te ketyre akteve hoxha sebashku me te tjeret u internuan "
me rrugen e Selanikut dhe te Aleksandrise per ne Merash." Ne fshatin
Kryezi tregonin se hoxha ka pas perfunduar deri ne
Halep te
Sirise, ku u mbajten ne internim per afro pese vjet.[5]
Musa Hoxhe Puka se bashku me
Ismail Age Kryeziu me
14 korrik 1965, me dekret nr.
4040, dekorohen prej
Presidiumit te Kuvendit Popullor me "
MEDALJA PER VEPRIMTARI PATRIOTIKE"
Isuf Arif Hoxha (1820-1919)
Isuf Arif Hoxha i mbiquajtur
Hoxha i Madh, ka qene hoxhe i xhamise
Iballe. Ka perkrah L
idhjen Shqiptare te Prizrenit.
Imam Isuf Hoxha ka mesuar ne Medresen e Prizrenit ku u pergatit per imam. Ai kishte lidhje me
Dizdarin e Pukes, se kishte gruan prej asaj dere,
Gjylen. Keto lidhje miqesie i bashkuan me shume ne perkrahjen e
Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Imam Isufi ishte nip i
Cecë Halilit te
Dardhes, burr trim dhe guximtar. Ai kishte edhe lidhje te tjera me
Kabashes te tjere te
Dardhes ate te
Meziut si "daje" siç ishte rasti i
Mark Bales se Meziut i cili u semur ne
Mertur, ku kishte shkuar per feste dhe erdh e vdiq ne kullen e imam Isufit ku e varrosi me nderime
Mark Bal Gjonin.
Zenel Adem Hoxha (1853-1945)
Zenel Adem Hoxha ka qene imam i Xhamise
Kaderhani Puke si dhe Myfti i rrethit te Pukes, "
Qytetar Nderi" i Pukes.[13] Thuhet se ishte dite e Xhuma ku imam
Zenel Hoxha po mbante hytben e xhumase dhe te pranishem nder te tjere ka pase
Shefqet Turgut Pasha, korrik
1910 (Minister i brendshem Turk),si dhe
Adil Beut dhe
Hasan Riza Pashes. Imam
Zenel Hoxha ne hytbe u shprehur: "
Allahu e ka dhene qe çdo popull te jetoje ne Liri ne vend te vet."[6]
Ne shkrimin "
Kryengritja e Pukes rreth vjetit 1912" sado qe pranohet e
"Nuk duhet lene pa permende edhe z.Zejnel Hoxha i Pukes... qysh ne fillim ishte simpatizues i levizjes, e kurdo ku e qite rasa,... bate nji sjoj propogande ne favor te kryengritjes." [7]
Sadik Prishtina (1892-1977)
Imam
Sadik Prishtina ishte nga fshati
Kraishte i
Lipjanit te
Kosoves. Ai u perkrah nga i ati
Hasimi i cili e dergon per studime islame ne Mejtepin e
Janjeves dhe per te vazhduar ne Medresen e Prizrenit. Me fillimin e
Luftes Ballkanike vendi u pushtua nga ushtira sllave. Gjate qendrimit ne
Prizren, perveç aktiviteteve fetare
Sadiku i ndikuar edhe nga kultura islame sebashku me disa bashkekohore formuan organizaten "
Bashkimi Kombetar Shqiptare."[8]
Osman Hoxha (1847-1912)
Per nje fare kohe ai sherbu si imam i
Vaspasit qe i dha i pari kushtrimin e fillimit te luftes ne
Malzi kunder pushtuesve serbe, si dhe
Osman Hoxha i
Fletit. Heroizimi i tyre u kendua ne kenge popullore:
"
Kush e nisi luften per Dri?!
Hoxhallaret e Malitzi!
Sadik Hoxha, djal zotni,
Trim per pushk e zanatli!" [9]
Sipas Prof.Dr.
Bajram Xhafa kemi: "Ne rrugen e divizioneve serbe nga
Gjakova dhe
Prizreni per te dale ne
Lezhe e
Shengjin, tradita popullore ruan shume kujtime me vlere qe pasqyrojne qendresen e fshatareve se krahines se
Maleziut (banuar thuajse teresisht me popullsi myslimane si
Va-Spasi,
Pista,
Gdheshta,
Mgulla,
Fleti etj.) per mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrise serbe.
"
Kush ja vuni pushken serbit,
Osman Hoxha past rahmet"[10]
Per kete arsye krahina u dogj plotesisht. Ne
Gdheshte u theren 72 gra, pleq e femije qe rane ne duart e serbeve. Ne fshatin
Flet me
15 nentor serbet humben edhe reparte te tera. Bashke me ta luftuan banore e fshatrave te tjera si:
Dardha,
Truni,
Sakati,
Xathi, qe bashkepunonin me ate te
Qafes se Malit, F
ush-arrezit e deri ne
Puke."[11]
Osman Hoxha u rrit ne nje familje besimtare dhe patriote. Qe i vogel Osmani sebashku me babain e tij kryenin ritet fetare ne xhamin e fshatit
Kulumri.[12] Sipas te dhenave
Osman Hoxha ka marr mesime islame ne mejtepin e
Pukes dhe te
Kabashit. Per disa vite pasi mori mesimet islame, ai u aftesua te drejtonte sherbimet islame si imam.
Myftinia e rrethit Puke qe ne moshe te re e emron
Osman Hoxhen imam te xhamise
Kulumri. [13]
Sipas te dhenave
Fleti ishte betuar sebashku me
Udhmadhen se do te luftonin me te gjitha mundesite pushtuesin serbe. Sipas prof.
Xhemal Meçi kemi:
"
Fleti me
Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin pushtuesin serbe. Me
11 nentor 1912, kur vetem ne
Gdhesht,
Malzi, theren e masakruan 72 pleq, femije e gra. Sapo pararoje serbe e Divizionit famkeq "
Drina" arriti te mullini i
Fletit imam
Osman Hoxha, qe kishte zene vend mbas
Hanit te
Fletit, u vuri pushken. Me shpejtesi vrau tre ushtare serbe, te cilet i qiten rrethimin dhe e plagosen rende. Por, ndersa qendronte thirri myezinin e tij
Bajram Haziri: "
O bini serbit se na qarti, bre!" [14]
Bajram Haziri leshoi kushtrimin: "
Bini serbit, kush asht burr, se na vran Osman Hoxhen!" dhe shtiu drejt kolones serbe qe po i ngjitej lugines se
Fletit. Mbas kushtrimit e pushkes se tij e gjithe lugina e
Fletit u ndez flake prej armeve te fletasve dhe sakajaneve te
Vaspasit, te terhequr mbas luftimeve te ashpra qe kishin zhvilluar me pararojen e ushtrise serbe, ku mbeten te vrare 20 ushtare dhe komandanti i tyre, perball istiakmit (pozicionit) te
Ismail Arifit, i cili ra deshmor i Atedheut, por u perjetesua edhe ne kenge, ashtu si fletasit me
Osman Hoxhen.
Ne nje kenge tjeter per luften me serbe,
Vaspas -
Flet, mund te shkepusim keto vargje:
"
Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej 'i dit!
Dy mij vet kan dal komit." [15]
Per luften me serbe
Vaspas-
Flet kemi edhe kete kenge:
"
Kush e nisi luften i pari?!
E kan nis dy hoxhallare!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha 'i shehitli!...
Ka nis luften me Serbi!
N'ujt e Goskes jan mbyt nji mije!" [17]
Ishin mesimet dhe predikimet e hoxhallareve pukjane qe inspiruan shume mysliman te tjere pukjane qe luftuan dhe rane per Atedheun. Nga ky inspirim madheshtor ne mbrotje te Atedheut rane deshmore per
Liri
e Pavaresi nente deshmore pukjane qe luftuan ne brotje te
Pukes e
Shkodres.
Pergatiti
Gezim KOPANI
Puke me 24 nentor 2013
__________
[1] Informacion i grumbulluar nga
Gezim Kopani ne vitin
2005.
[2]
Ymer Prizreni, Kryetar i Komitetit Drejtues te
Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
[3] Vendimi i
Gjykates Ustarake Shkoder dhe i akteve
Gjyqesore te Ministrise se Luftes i dates
19 gusht 1881.
[4] Pergjigjia e Sulltanit, date
15 nentor 1881.
[5] Akademia e Shkencave, Instituti i Historise,
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet
Osmane 1878-1881. Tirane,
1978, fq.
228.
[6] Nga Prof.
Xhemal Meçi.
[7] K.B. M.,"
Kryengritja e Pukes rreth vjetit 1912",
Hylli i Drites.
Shkoder,
10/1937, 15 tetor, fq.468.
[8]
Nexhmie Luma Prishtina (Mbesa e imam
Sadik Prishtina)
[9] Nga Prof.
Xhemal Meçi (
Flet,
17 gusht, 1983. MHP)
[10]
Osman Hoxha, Hoxha i fshatit
Flet, dhe
Bajram Haziri e nisen te paret pushken kunder ushtrise serbe dhe pas tyre u ngrit e gjithe zona e
Maleziut te
Pukes. Hoxha u plagos rende dhe pas disa ditesh vdiq nga plaget. (Marr nga: Prof.Dr.
Bajram Xhafa revista "
Zani i Nalte"nr.03 (156) fq.37, viti
2013.
[11]
Murzaka, Th., "Politik...",fq. 147-148. Edith Durham shkruan: "
Duke perjashtuar Fletin, ku fshataret myslimane u bene atyre nje qendrese prej tre ditesh ne nje gryke te ngushte, ata e pershkruan tere vendin pa veshtiresi, meqenese mirditoret kishin kaq pak armatime, saqe abati i tyre i bindi se lufta vetem do te shkaktonte masakra." "
Lufta per Shkodren", Shkoder, 2005,fq.187.
Edhe
Swire shkruan se "
me perjashtim te Fletit, ku aty u bllokuan per tri dite, gati nuk ndeshen ne qendrese... Prenga (Doçi-abati i Mirdites) planifikonte nje kompromis me serbet" (J.
Swire, "Shqiperia.." fq.127) Marr nga Prof.Dr.
Bajram Xhafa,
Gjenocidi serbo-malazezo-grek mbi popullsine myslimane shqiptare (
1912-1913), Revista "
Zani i Nalte" nr.03(156) fq,37,viti
2013.
[12] Xhamia e fshatit
Kulumri sherbente per keto fshatra:
Kulumri, Flet,
Xathe dhe
Sakat.
[13] Informacio i grumbulluar nga
Gezim Kopani ne vitin
2005.
[14]
Baram Haziri, Myezin i Xhamise
Kulumri, bashke fshatar dhe shok i
Osman Hoxhes.
[15] Visaret e Kombit, vll.IV. Tirane,
1939, fq.58-59, mbledhe ne
Lume,
Kukes.
[16] Studiues Prof.
Xhemal Meçi, "
Roli i prijesve mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi" Puke me
24 nentor 2012.
[17] Visaret e Kombit, vll.IV. Tirane,
1939, fq. 58-59, mbledhe ne
Lume,
Kukes
.