Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre
Nga;
Gezim Kopani , Myfti i Pukës
Abstrakt
Hyrja e besimit islam ne rrethin e Pukës (1523), ku një pjesë e pasardhësve të Princ Progon Dukagjini u konvertuan në besimin
mysliman duke filluar nga Mustaf Pasha. Në vitin 1947 u vëndos
Kajmekami në Pukë (vendi ku sot quhet Koder Hani), dhe më pas u ndërtua xhamia
e Kodër Hanit. Mejtepet e Pukës përfshinë tre prejudha atë Osmane (1523-1912),
Prejudhen e pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1967) dhe me
prejudhen e fillimit të lirisë së besimit (1991)
Para
se të flas për Mejtepet e Myftinisë Pukë
e shikoj të nevojshme të shpjegoj shkurtimisht historin e fillimit të fesë
islame në rrethin e Pukës.
Në
vitin 1523 pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u bën myslima dhe ai u
shpall si Mustaf Pasha. Shembullin e tij ndoqen edhe shumë
familje të tjera fisnike si Kabashi, Puka etj.
Me konkretish përqafuan besimin mysliman
Pal Mziu e Boçe Mziu. Në
shekullin XVI Puka, Iballja, Spasi u
shpallen Nahi dhe që ishin pjesë e Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Peje .
|
Nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1935 |
Rreth
vitit 1547 perandoria Osmane kishte
vendosur adminstrimin e saj në Pukë, pikerisht në vendin e quajtur Kodër Hani. Ndër të tjera aty flitet se
u ndërtuan:
Kajmekami, Xhamia, bashk me Myftininë , Mejtepi, Hane, Karakoll ,
Imarati )
etj. Pas vitit 1547 u vendos imami dhe muezini në krye të xhamive e mejtepeve. Pas xhamisë së Koder Hanit, u ndërtua xhamia Kabash ,
xhamia Qerret, Xhamia Mal
Zi, Xhamia Kryezi, Xhamia Iballe dhe më pas disa raste pran tyre u
ndërtuan edhe mejtepet.
Çfarë kuptojmë
me Mejtep?
Mejtep
vjen prej fjales araba Mekteb që do të
thotë vend ku mësohet lexim (kendim), shkrim
dhe dituri kryesisht të besimit islam. Në disa raste ato kalojnë edhe me
emrin Sibjan. Shkolla të tjera ishin: Iptidaije (shkollë fillore) , Rushdije (Shkolle ne qytete apo vend banime kryesore. Tre klasa) dhe Idadije (Gjimnaz). Ky sistem u soll në
ballkan dhe Shqipëri nga Perandoria
Osmane, dhe në rrethin e Pukës mendohet se
ka ardhur rreth vitit 1500 .
Në mejtepet e Shqipërisë kan dhënë mësim kryesisht imamet e xhamive. Çdo herë Mejtepet e rrethit Pukë kan funksionuar nën administrimin e Myftinisë
Pukë të asaj kohe. Myftiu përkatës bënte emrimet e imamëve në xhami të cilët njëkohësisht
ishin edhe mësues në Mejtepe. Xhamit dhe Mejtepet u ndërtuan në fillim nga
Osmanet. Mejtepet më të njohura në Pukë ishin: Mejtepi i Pukës, Mejtepi i
Kabashit, Mejtepi Malit të Zi, Mejtepi
Qerretit, Mejtepi i Kryeziut,
Mejtepi i Iballës dhe më vonë Mejtepi
i Micojit.
|
Iskodra Salnamesi |
Mejtepet
e Pukës perfshijne 3 prejudha;
1.Prejudha Osmane (1523 – 1912)
2.Prejudha pas shpalljes së Pavarësise së
Shqipërisë (1912 -1967)
3.Prejudha e rikthimit të lirisë së besimit
(1992-2017)
1. Prejudha Osmane 1523 - 1912
Pas
vitit 1523 feja islame filloj të zë
vend në familjet pukjane. Familje të njohura fisnike pranuan islamin. Ata u
arsimuan, duke zënë vende në administraten e kohës. Ata arriten të bëhen; Imam,
muezin, si dhe kryetar Kajmekami, oficera ushtrie etj. Nga viti 1523 deri në vitin 1570 u hap Mejtepi i Pukës
dhe i fshatit Kabash.
Si fillim mësuesit e parë ishin mësuesit Osman
deri sa u përgatit një brez vendas të cilët ishin të aftë për të marr në
drejtim xhamit dhe mejtepet. Rreth vitit 1571
del se në Pukë jenë bërë mysliman dy
breza të familjes fisnike Pukase si; Ali
Dizdari dhe Mustaf Dizdari. Ato u bën të parët e vendit.
Femijet e tyre i dërguan për të mësuar në Mejtepin e Pukës. Përveç të tjerëve Mejtepi i Pukës arriti të
nxjerr një figure të shquar si Musa
Dizdari ose siç njihej ndryshe Hoxhë
Puka. I cili ishte pasardhes i familjes fiznike Dizdari. Haxhi Musa Dizdari u bë imami dhe
Myftiu i parë pukjan që drejtonte fenë islame në zonen e Pukës.
Pas
vitit 1637 fillon veprimtarin edhe
Mejtepi i Kabashit, Qerretit, Mal Ziut të cilët ishin në vartësi të plotë në Myftininë e Pukës.
Pas
vitit 1710 deri në vitin 1910 Mejtepet e Myftinisë Pukë filluan
të zë një vend të rëndësishem në jeten shoqërore , kryesisht tek besimtarët mysliman.
Gjatë
këtyre viteve mësohet se interesimi i banoreve për të arsimuar femijet e tyre ,
kryesisht me dije islame ishte i madh. Kështu nga viti 1710-1910 në Mejtepet e zonës së Pukës mendohet të jenë arsimuar
shume fëmije , duke na dhënë këtë pasqyrë;
Mejtepi i Pukës ; 495 nxënës
Mejtepi Kabash; 210 nxënës
Mejtepi Mal Zi: 180 nxënës
Mejtepi Qerret: 80 nxënës
Mejtepi Kryezi; 75 nxënës
Mejtepi Iballe: 70 nxënës
Gjatë
kësaj prejudha nga Mejtepet e Myftinisë Pukë u përgatiten figura të shquara të
fese islame. Nga Mejtepi i Pukës doli
imam Musa Dizdari ,
imam Zenel Hoxhe Mehaj
(Myfti i Pukës), imam Beqir Sulejman Laçi
po ashtu edhe figura të tjera jo fetare si; Ismail Isuf Laçi i I-rë Kajmekam
në Kaçanik të Kosoves,
Ismail O.Laçi i II-të krytar i
Kuvendit (Mexhlisit) në Kajmekamin e Pukës.
2. Prejudha pas
shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë (1912-1967)
Në
vitin 1912, organizimi fetare islam në
Pukë mori drejtim të ri sidomos gjatë kohes
së mbretit Zog. Nga viti 1912-1967 Mejtepet në Pukë vijuan normalisht veprimtaria e tyre.
Nga
viti 1912-1976 në mejtepet e Pukës vihen
re në shërbim imam dhe mësues kryesisht vendas por edhe të ardhur nga Kosova. Në Mejtepin
e Pukës bie në sy imam Zenel Hoxha
i cili arrit të nxjerr shumë nxënës të cilet ishin të aftë të drejtonin si
imam ku mund të përmend imam Asllan Hoxha
i cili sherbeu në xhamin e Rrypes. Po ashtu ishte edhe imam Beqir S.Laçi i cili sherbeu në xhamin e Kodër Hanit në Pukë.
Punë
të lavdërueshme ka kryer edhe imami kosovar Sadik
Prishtina
i cili u vendos në fshatin Kabash të
Pukës rreth vitit 1914. Aty ai u emërua
imam i xhamisë Kabash për të vijuar më pas me rihapjen e Mejtepit të fshatit
Kabash. Nga Mejtep i Kabashit dolen imam
të njohur si Shaban Rexha
dhe Sahit Hoxha
si dhe shumë muezina dhe nxënës të dalluar. Pasi imam Sadik Prishtina mori një specializim
ne Normalen e Elbasanit , Myftinia Pukë lejoi që imam Sadik Prishtina përveç mësime
islame të jepte edhe mësimin e gjuhës Shqipe. Nga këtu del së shkolla shqipe për
herë të parë në fshatin Kabash ka filluar të mësohet në Mejtepin e xhamise Kabash.
Ashtu vazhdoi për disa vite. Për këtë arsye duke vlersuar punën në arsim në vitin 1994 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i jep pas vdekjes imam
Sadik Prishtinës titullin “Urdhëri Naim
Frashëri”.
Nën
këtë shembull ishte edhe imami tjeter kosovar i quajtur Qazim Nushi .
I cili erdh në Pukë në vitin 1926 .
Ai vëndosi të jetojë në fshatin Qerret të Pukës. Për 40 vitë ai sherbeu si imam
i xhamisë së fshatit Qerret po ashtu edhe mësues në Mejtepin e kësaj xhamie.
Imam
Qazim Nushi mbahet mend për urtësin e tij si dhe për kulturën islame si dhe për
mësimin me dije islame të fëmijëve të ketij fshati .
Mësimet për gjuhen Shqipe për herë të parë në fshatin Qerret kan filluar në
Mejtepin e Xhamisë Qërret. Më vonë me lejen e Myftinisë Pukë u kthye në shkollë
të mirëfilltë e cila vijon ashtu për katër
vite.
Nga
Mejtepi i Mal Ziut dallohen disa
hoxhallarë të cilet dhanë kontributin e tyre për arsimin islam dhe jo vetem. I
till ishte imam Osman Hoxha .
Pasi ndoqi Mejtepin në xhamin e Mal Ziut Osman
Hoxha vijoj mësimet në medresen e Prizrenit.
Rreth vitit 1890 ai kthehet në fshatin e tij për të filluar detyren si imam për
fshatrat; Flet, Xathë,
Kulumri
të Pukës. Me ardhjen e pushtuesit Serb në Pukë, imam Osman
Hoxha dha shembullin e tij Atëdhetar bashk me muezinin Bajram Neziri duke luftuar trimërisht kunder pushtuesit serb derisa
imam Osman Hoxha në vitin 1912 ra Deshmor
i Atëdheut.
Nga
Mejtepi i xhamise Kryezi dolen disa
imam dhe muezina nga ku mund të përmend: Zenel
(Nel) Ismail Aga, dhe pas tij në vitin 1945
Malush Hoxha.
Nga
Mejtepi i xhamise se fshatit Iballe
dolen po ashtu disa imam si: Isuf Arif
Hoxha ,
i cili pasi përfundoj medresen e Prizrenit
emrohet imam i xhamisë Iballe njëherazi edhe mësues në Mejtepin e kësaj xhamie.
Pas tij vjen imam Sadik Hoxha.
Mejtepi i
Xhamise se fshatit Micoj mbahet mend për shkak të imamit Shaban
Rexha i cili pasi u emruar nga Myftinia Pukë në vitin 1924 hapi në Mejtepin e Xhamisë Micoj shkollen e parë shqipe. Shkolla shqipe në
fshatin Micoj është hapur shumë kohë para shkollës shqipe të qytetit të Fushe
Arrëzit.
Të
gjitha veprimtarit fetare islame u mbyllen në vitin 1967 si pasoj e sistemit komunist për tu rihapur në vitin 1991.
3.Prejudha e rikthimit
të Lirisë së besimit , viti 1991 - 2017
Me
ardhjen e demokracisë në vitin 1991,
edhe Myftinia Pukë me aq mundësi sa kishte filloj të ringritet duke organizuar
takimin e parë tek xhamia e Kodër Hanit ku është fal edhe namazi i Bajramit,
dhe po këtë ditë janë shpërndar disa
kopje të Kur’anit. Në këtë ditë Myftiu H.Elez
Hoxha
i shoqëruar nga Imam H.Ibrahim Hoxha
mbajti një ligjerat ku ndër të tjera vuri në duke nevojat dhe kushtet aspakt të
favorshme për ringritjen e Myftinisë Pukë.
Të ndodhur përball kushteve të vështira në të
cilat ndodhej Myftinia Pukë, Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë H.Sabri Koçi
në vitin 1992 kërkoj ndihmë nga vëllezërit
Kosovarë për rimekembjen e islamit në
Shqiperi por edhe në Pukë. Në vitin 1992
në qytetin e Pukës u dergua imami kosovarë Adem
Ademi i cili krahas detyrës si imam rihapi Mejtepin e Pukës ku si fillim u
rregjistruan rreth 80 fëmijë. Mejtepi vijoi deri në vitin 1994. Krahas mejtepit të Pukës u hap një tjeter me
iniciativ përsonale të H.Qazim Kopani
në fshatin Meçe i cili vijoj për
rreth 3 vite. Po ashtu ai rihapi edhe
mejtepin e xhamisë Kabash i cili vijoj punen rreth 2 vite.
Pas
mbylljës në vitin 1994 i Mejtepi i
Pukës ai u u rihap në vitin 1998 fal
organizimit të shoqatës Bashkësia Kultura Islame Pukë e drejtuar nga H.Qazim Kopani . Sipas rregjistrit në
vitin 1999 në Mejtepin e Pukës ken
marr mësim 27 fëmijë. Më vonë
Mejtepi i Pukës filloj të shtoj nxënësit , kjo sidomos pas vitit 2003 ku shoqata Istanbul filloj të mbështes Mejtepin e Pukës. Mbeshtetje e
cila vijon edhe sot. Nga viti 1999-2017
nxenesit e rregullt qe kan marr mësim në Mejtepin e Pukës arrin deri në 832 nxënës.
Pas
viti 2000 u hap për herë të parë Mejtepi në Fushe Arrez ku në fillim u
regjistruan 12 nxënës dhe qendroj i
hapur dëri në vitin 2003, për tu
rihapur në vitin 2007. Ky mejtep
vjon punën e tij edhe sot në vitin 2017. Nëse do i bashkonim të gjitha vitet e mësimit
në Mejtepin e Fushë Arrezit rezulton se kan merr mësim rreth 210 nxënes.
Nga
viti 2000 - 2002 u rihap Mejtepi i fshatit Qerret ku moren mësim 40 nxënes. Ky mejtep u rihap nga
Muezini i xhamise Puës H.Qazim Kopani
i cili u mbyll në vitin 2002 për tu
rihapur nga Myftinia Pukë në vitin 2016 ku
u regjistruan 30 nxënës.
Në
vitin 2002 - 2004 u hapet për herë të
parë mejtepi në fshatin Rrape . Ky
mejtep u hap nga shoqata Bashkësia Kultura Islame në bashkepunim me Myftinin
Pukë . Në fillim moren mësim 9 nxënes. Ky mejtepet qëndroj i hapur
dy vite për ti rihapur nga Myftinia Puke në vitin 2017, nga ku u regjistruan
mbi 20 nxënës.
Në
vitin 2003 u rihap mejtepi në
fshatin Kryezi ku moren mësim 21 nxënes. Për shkak të kushteve ky
mejtep qëndroj i hapur vetem një vit.
Në
vitin 2013 u rihap Mejtepi i xhamisë së fshatit Iballe. Ky
mejtep vijon punen edhe sot dhe marrin mësim 16 nxënës.
Aktualisht
në rrethin e Pukës fuksionojnë këto Mejtepe: Pukë, Fushë Arrëz, Qerret, Iballe
dhe Rrape.
Përgatiti
Gëzim
Kopani
(Myfti i Pukës)
Ky material u përgatit
nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në
kuadër të simpoziumit shkëncore me titull: “Mejtepet
e Myftinisë Pukëdhe Roli i Tyre” zhvilluar në qytetin e Pukës më 11 nëntor 2017.