December 04, 2018

Zgjuarsia e shpjegimit

Tregohet se nje mbret kishte shikuar ne enderr te frikshme. Kishte shukar duke i rene dhembet dhe dhemballet nje e nga nje, aq sa mos me ken i zoti me ngren. Kur zgjohet ne mengjes i friksuar vendos qe te di kuptimin e endrres. Therret dijetaret me te mir qe shpjegojne endrrat. Pasi paraqiten te gjithe
dijetar pyet: Cili eshte me i dijshmi nder ju. Njeri tha: Une jam. Mbreti pasi i tregon endrren i thote: Cfare do te thote kjo? Dijetari i thote: Enderr e keqe. Dhembet tregojne pjestaret e familjes tende, e ramja e tyre tregon se pjestar nje e nga nje do te vdesin, dhe i fundit do vdesesh ti. Mbreti u merzit, dhe i thote: Cfare thua keshtu, a per keto gjera paguhesh ti, te tmerrosh njerezit me shpjegime negative? Mbreti pyet nje dijetar tjeter i cili ndryshe nga i pari i thote: Ender e mir. Kjo tregon se ke me jetu gjat, me gjat se familja jote edhe nese ato vdesin, dhe ti do sundosh njerezit ne kohe te gjate.
Mbreti i gezua dhe i thote: Ti qenke per kete pune dhe i dhuron disa te holla, dhe keshtu perfundon takimi. Shoket (dijetaret) tjere i thone shpjeguesit i cili mori te hodhat: Si ka mundesi, ti te njejtat gjerat i the mbreti vec se ia shpjegove ndryshe. Dijetari i thote: Me rendesi eshte te dish Kur, Kujt dhe ne Cmenyre tia shpjegosh dicka.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Pjese nga hytbja e Kurban Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes 2018



November 23, 2018

Kazaja e Pukes ne vitin 1892

Kazaja e Pukes ne vitin 1892   

    Sipas shenimeve te Iskodra Vilayet Salnamesi te vitit 1892 Kazaja e Pukes pasur 11690 fryme. Nga keto 6130 te besimit mysliman dhe 5560 te besimit katolik.
     Tabela e vitit 1892  sqaron se ne Kazan e Pukes kishte 9 xhami, 4 shkolla islame (Mejtepe ose Mekteb), 9 kisha, 46 fshatra, 1570 shtepi te shperndara ne fshatin Kabash(1), Iballe, Qerret, Puke, Berishe dhe Malzi. Sebashku jane 6 bajrak te drejtuar nga Bajraku i Kabashit.(2)

                         Bajraket e Pukes dhe popullsia e tyre. Viti 1892 (H.1310)
Pasqyrim te dhenash

Bajrak
Shtepi
Popullsi
Mysliman
Katolik
Xhami
Kishe
Mejtep
Fshatra
Kabash
240
1880
940
940
3
1
ska
8
Iballe
200
1400
210
1190
1
2
1 islam
8
Qerret
200
1400
280
1120
1
3
1 islam
15
Puke
230
1610
700
910
1
1
1 islam
7
Berish
200
1400
ska
1400
ska
2
ska
5
Malzi
500
4000
4000
ska
3
ska
1 islam
8

(Te dhenat e mesiperme  jane te shenuar ne Iskodra Vilayet Salnamesi viti 1892, I.V.S,H.1316,s.147; I.V.S,H.1315,s.123-124  Te pasqyruara sefundemi nga historiani Ilkaj Erken)
Duhet ditur fakti se; ndarja e fshatrave ne vitin 1892  nuk ka te njejtin konfigurimin sic jane te ndare fshatrat sot ne rrethin e Pukes.
Pershembull marrin fshatin Qerret, ne vitin 1892 ne fshatin Qerret futen shume fshatra te tjere si: Kçira, Qerreti i vogel etj. Ose marrim Puken, ne Puke nuk eshte vetem Puka por jane edhe disa fshatra te tjere. Po ashtu edhe fshatin Kabash.(3)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume mbi Kazan e Pukes ju mund te lexoni:

Islami dhe Kazaja e Pukës

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

Gjendja e Pergjithshme ne Vilajetin e Shkodres 1880

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash

____________
1. Fshati Kabash eshte nje nder fshatrat me te vjetra te rrethit te Pukes. Po ashtu Kabashi eshte i pari fis ne shtat Bajrake. Duhet sqaruar se ne fillim Mejtepi i Kabashit eshte zhvilluar ne xhami, per tu ndertuar me vone nje godin ne vete perball xhamise se Kabashi , kudin ne te cilen ka dhene mesim dhe imam Sadik Prishtina rreth vitit 1914 (Per me shume kliko ketu: https://gezimkopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html)
2. Diku pas vitit 1895 Kazaja e Pukes u be me shtat Bajrak, dhe ketu behet fjale per Bajrakun e Terthores.
3. Perkthimi Gezim Kopani , marr nga Ilkay Erken, v. 2017.

Hytbja e Lamtumires e mbajtur nga Profeti Muhammed a.s.

Ne fotografi ka te shkruar emrin Muhamedun resulullah

Pasi Allahu xh.sh. beri detyrim (farz) haxhin, profeti Muhammedi a.s. zhvilloi haxhin e pare e te fundit pasi Profeti a.s. aty mbajti edhe fjalen e fundit drejtuar xhematit. Hytbja e lamtumires u krye ne vitin e dhejte te hixhretit. Kur eshte nisur per te kryer haxhin profeti Muhammed a.s. kishte me vete rreth njeqind deve per ti bere kurban. Gjate rruges profeti Muhammed a.s. u foli besimtareve mbi haxhin. Kur arriten tek vendi i quajtur Dheulhulejfe Muhammedi a.s. u thote bashkeudhetareve te tij:
"I derguar nga Allahu xh.sh me erdhi sonte Xhebraili i cili me urdheroi: Fal namazin ne kete lugin te bekuar dhe thuaj se ke bere qellim (nijet) per haxh, edhe per umre." (Buhari)
Ne kete vend Muhammedi a.s. fali dy rekate namaz per ihram. Ne fund falenderoi Allahun xh.sh duke bere tesbih dhe madherime (tekbir), nder te tjera profeti Muhammed a.s. tha:
"Allahu im! Bema kete haxh te mir e te pranueshem, ku te mos kete hipokrizi dhe popullaritet!"( Ibn Maxhe)
Pasi hyri ne ihram i thote shokeve se kush ka vendos te bej haxhin apo umren te thote: " Lebejk Allahumme lebej; lebejke la sherike lebejk. Innel hamde, ve niamete , vel mulk la sherike lek. dmth: Nen urdherin tend o Allahu yn! qe ska te dyte; Lavderimi, begatite , pushteti e pasuria jane te Tuat." (Buhari)
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu im! Shotoje nderin, madheshtine, bujarin dhe paraqitshmerin kesaj Shtepie (Qabe) Shtoja nderin, bujarin, paraqitshmerin, bekueshmerin dhe miresin edhe atyre qe me haxh dhe umre e respektojne ate!" (Ibni Sad)
Profeti Muhammed a..s iu afrua Gurit te Zi ku syt ju mbushen me lot, dhe nga cepi i gurit filloj tavafin. Ne tre rrotullimet e para eci shpejt, ketu ai ka thene ajetin: "Zoti yne! Jepna neve te mira edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter (ahiret) dhe na mbro nga ndeshkimi i xhehenemit!"ne arabisht: "Rabbena etina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adheben nar." (El Bekare 201)
 Me pas fal dy rekate tek Mekami i profetit Ibrahim a.s. dhe pasi u kthye serisht tek guri i zi u kthye nga Omeri r.a. te cilit i thote:
"O Omer! Ti je nje burre i fort! Mos i mundi te dobetit duke i shternguar njerezit te arrije tek Guri i Zi! As mos u shqeteso vete, as mos shqeteso te tjeret! Ne gjesh hapsir puthe Gurin e Zi, ne te kunderten bej vetem shenjen e ferkimit me duar dhe puthjes, kendo fjalen e Nisjes (Lebjekun) bej madherime (tekbir) dhe ec!" (Ahmedi)
Me pas profeti Muhammed a.s. doli nga Qabja ku shkoj tek kodra Safa ku tha ajetin "Nuk ka dyshim se Safa dhe Merve jane nga shenjat e Allahut" (El Bekare 158)
Me pas aty filloj ecjen dhe kthimin mes dy kodrave. Me filloj tahlil  dhe tekbire nga tre edhe shtat here duke thene: "Nuk ka zot tjeter vec Allahut qe eshte nje dhe i vetem. Ai ska te ngjashem e te barabarte! Pasuria dhe pushteti jane te tij, lavderimi i takon vetem atij! Ai ngjall dhe vdes! Ai ka fuqi per cdo gje! Nuk ka zot tjeter vec Allahut! Allahu e zbatoi premtimin, e ndihmoi robin (njeriun) e vet, i shkaterroi i vetem te gjitha ushtrite e mbledhura per keq e armiqesi." (Ibn Maxhe)
Pastaj nga Safa kalon ne kodren Merve dhe kur arriti ne mes filloj te shpejtoj pak ecjen, me pas beri ecje normale. Ne kthim tha: "O Zot, me fal mua dhe ki meshire per mua! Ti je mi madhi me bujari!"
Ne diten e peste te qendrimit ne Meke, hyp ne deve dhe shkon ne Mina ku fal namazin e drekes, ikindis, akshamit dhe jacise dhe mengjesin e dites dites tjeter. Me pas u nis per ne Arafat.
Pasi profeti Muhammed a.s. perfundoi ritualin e haxhit ne Arafat mbajti Hytben e Lamtumires ku sot ndodhet nje xhami.

HYTBJA E LAMTUMIRES

"O njerez!
Degjoni me kujdes fjalet! Nuk e di , ndoshta pas ketij viti nuk do te jemi bashke me ju !

O njerez!
Ashtu sic eshte shenjte kjo dite, ashtu sic eshte i shenjte ky muaj, ashtu sic eshte i shenjte ky qytet, ashtu jane te shenjta edhe jeta, pasuria dhe nderi juaj, cdo lloj dhunimi i te cilave eshte i ndaluar!

Shoke te mi!
Neser do te takoheni me Zotin tuaj dhe pa dyshim do jepni llogari per te gjitha qendrimet dhe veprimet tuaja! Kujdes, pas meje ne asnje menyre te mos ktheheni ne zvetenimin tuaj te vjeter e te vrisni njeri tjetrin! Ta dini se une do te shkon me para dhe do tju pres ne krye te Hauzit! Do te gezohem per numrin tuaj te madh ne krahasim me popujt e tjere! Kujdes, mos ma nxini fytyren!

Shoke te mi!
Kush te kete nje amanet, tia japte te zotit! Eshte hequr cdo lloj kamate, e kam vene nen kembe. Por duhet te jepni borxhin themelor, As mos beni padrejtesi,as mos u goditni nga padrejtesia. Me ne fund , me urdher te Allahut, eshte ndaluar marrja e kamates. Kam vene nen kembe cdo forme te ketij zakoni te mbrapshte te mbetur nga koha e injorances. Kamata e pare qe hoqa, eshte kamata e xhaxhait tim, Abasit, te birit te Abdylmutalibit.

Shoke te mi!

Jane hequr plotesisht edhe te gjitha gjakmarrjet e mbetura nga koha e injorances. Gjakmarrja e pare qe hoqa, eshte gjakmarrja e kusheririt tim , Rebiait, te nipit te Abdylmutalibit.

O njerez!
Sot djalli e ka humbur perjetesisht forcen e riovendosjese se ndikimit dhe sundimit te tij ne tokat tuaja. Por ju, vec ketyre gjerave qe ndalova, nese ne gjera qe do tju dukeshin te vogla, do ti vinit per shtat atij, kjo do ta kenaqte ate. Per ta ruajtur fene, duhet te ruheni edhe prej gjerave te tilla!

O njerez!
Respektoni te drejtat e grave! Trajtojeni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frike Allahun! Ju i moret grate si amanet nga Zoti, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit! Ju keni te drejte mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj, kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre me menyre legale, cdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lehohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.

Keni kujdes qe skllerverit ti ushqni me ate qe hani vete dhe ti visheni me ata qe visheni vete. Po qe se bejne nje gabim qe nuk mundeni ta falni, jepni leje te shkojne, por kurre mos i mundoni! Sepse edhe ata jane rob te Allahut!

O besimtar!
Degjomani dhe mbajeni ne mend mire fjalen time! Myslimani eshte vella me myslimanin, keshtu qe te gjithe mylimanet jane vellezer. Nuk lejohet cenimi i cfaredo te drejte qe i perket vellaut tuaj te fese perderisa ta kete dhene vete me kenaqesi.
Mos beni padrejtesi! Dhe mos iu nenshtroni padrejtesise! Mos grabitni te drejtat e popullit!

Shoke te mi!
Mos i beni padrejtesi as vetes suaj! Mbi ju rendon edhe e drejta e vetes tuaj!

O njerez!

Cdo fajtor pergjigjet vete per fajin e tij. Asnje femije nuk e vuan denimin e fajit te kryer nga i ati. Dhe asnje prind nuk behet pergjegjes per fajin e te birit!

O njerez!
Zoti i ka dhene ne Kur'an gjithsekujt te drejten qe i takon. Nuk eshte e domosdoshme lenia e testametit per trashegimtarin(me pare ishte e detyruar, ndersa me pas Islami e vendosi ne deshiren qe te lej testament...) Femija eshte i atij ne shtratin e te cilit ka lindur. Ai qe kryen mardhenie jashtekurore, perjashtohet nga e drejta prinderore. Nje te pafisme qe pretendon perkatesi gjinie tjeter nga ajo e te atit ose nje skllav, mosmirenjohes qe vazhdon lidhjet me dike tjeter vec zoterise se tij, e zene zemerimi i Allahut , urrejtja e melekeve dhe mallkimi njerezve! Zoti nuk i panon as pendimet, as drejtesin e as deshmite e njerezve te till!

O njerez!
Koha e cila eshte ne nje nderrim te panderprere, ka ardhur ne gjendjen e dites kur Allahu krijoi qiejt e token. Nje vit eshte sa dymbedhjete muaj. Kater nga keta jane muaj te ndaluar. Tre nga keta jane njeri pas tjetrit, Dhulkade, Dhulhixhe, dhe Muharrem, kurse i katerti, Rexhep (mes xhemadhijel ahir dhe shaban). Kete vit, muaji i ndaluar erdh ne vendin e tyre te vjeter. Stina e haxhit ne diten e dhjete te Dhulhixhes.

O besimtar!
Po ju le nje amanet qe po ti mbaheni fort pas tij, kursesi nuk do e ngaterroni rrugen. Ai amanet eshte Kur'ani libri i Allahut!

O njerez!
Adhuroni Allahun xh.sh , falni pese kohet e namazit, agjeroni muajin e ramazanit dhe bindiuni urdherave te mia qe te hyni ne xhennet!

O njerez!
Ruhuni nga teprimi. Teprimi ne fe (teprim ose devijim) ka qene shkaku i shkaterrimit te paraardhesve. Veprimet e haxhit mesojeni prej meje. Sdi nese do te takohemi ketu me ju pas ketij viti! Ata qe ndodhen ketu keto keshilla tua percjellin atyre qe nuk ndodhen ketu. Mund te te ndodh qe ai qe nuk eshte ketu ti kuptojme me mire fjalet e mija se ai qe i degjoi vete!

Me pas Muhammedi a.s. tha:

O njerez!
Neser do tju pyesin per mua; ckeni per tu thene?

Te gjithe shoket (te pranishmit) nje zeri thane:
Deshmojme dhe vertetojme se plotesimin e Pejgamberise tende, detyren te cilen e derguatne vend duke na porositur dhe keshilluar.

Pas kesaj Muhammedi a.s. i pyeti tre here te pranishmit:
A ju shpjegova (kumtova) fene?

Po ashtu nga tre here te pranishmit thane:
Po , e shpjegove!

Me pas Profeti Muhammed a.s. duke ngritur duart nga qielli kerkoj deshmin e Zotit duke thene:
Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im!"  (Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi etj)

Me pas Allahu xh.sh. zbriti ajetin Kur'anor te sures El Maide qe thote:
"Juve u jane ndaluar te hani; ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emerin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordh), ajo qe eshte therru per idhuj dhe ( u eshte ndaluar) te kerkoni me short fatin. Ky eshte mekat ndaj Allahu. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fen tuaj (se do te nderroni), andaj mos i keni frike ata, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur per qellimin mekatin, Allahu fale shume dhe eshte meshirues.(El Maide, 03)

Pergatiti
Gezim KOPANI 



Per te mesuar me shume mbi jeten e Profetit Muhamed a.s. kliko ketu: Jeta e Profetit Muhammed a.s.

November 22, 2018

Naim Frasheri (1846-1900) dhe islami

Naim Frasheri 1846-1900

Naim Frasheri u lind ne vitin 25 maj 1846 ne Frasher  te Vilajetit te Janines nga babai Halit dhe nena Emine dhe vdiq ne vitin 20 tetor 1900.

Naim Frasheri eshte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare. Ai eshte nder autoret me te njohur te misticizmit islam ku permend "Qerbelaja".

Eshte edhe nje shkrim me titull: "Zot i Madhe dhe i vertet",  Ne librin e tij "Mesime" botuar ne Bukuresht (1894) Naimi e fillon keshtu: "EjvaAllah.." nder te tjera aty shkruan:
 "....Dashuria e Zotit eshte krejt e urtesise. Ata , qe duan Zotin, kerkojne te verteten."

Po ashtu Naimi thote:
"O Njerez! Mos u beni te pa bese, e mos dilni nga urdhi i Zotit."

Keshtu Naimi i lutej Allahut xh.sh.: "Zot i madh e i vertet! Te qofshim fal! Falna urtesin, njerezin, vellazerin, bashkimin, Udhen Tende te drejt. Nxirrna ne drite, mos na ler ne erresire, largona (mergona) nga sharja, vjedhja, zilija e zemerimi, e mos na le kurre ne mundim e te keqe."

Po ashtu nder strofat me te njohura te krijimtaris se tij eshte:

"Kam shume shprese te Perendia
Qe te mos jete keshtu Shqiperia
Po te ndritohet, te lulezohet..."

Ose poezi me titull: "Falja"

Zot i madh e i vertet, 
te qofshim fal per jete!

Falna shendetin e fuqine,
miqte e gjithe njerezine!

Falna gjithe urtesite,
miresite, diturite!

Mos na lere ne erresire,
rrefena udhen e mire!

Dergona ne shpirt drite,
te njohim miresite!

Mergona nga ligesia,
nga punerat e keqia!

Prej çdo fare marrezie,
qe s'i ka njeriut hije!

Nga te ligat vetija,
qe nuk i qa vetedija!

Bena njerez te vertet,
te mos jemi fajtore,
te ligj, te mjere e te gjore!

Nga te ligat mergona,
ne miresite afrona!

Mos na lere ne mundime,
ne semundje dhe lengime!

Falna , Zot i madh, urate,
te mos biem ne mekate!

Me vellazeri te shkojme,
jete te trashegojme!

Nga çdo mënxyrë shpetona,
udhen e djrete tregona!

Mos na lere kurre te shkrete,
Zot i madh e i vertet!


Po ashtu Naim Frasherit i gjejme edhe kete lutje bere Zotit per Shqiperin: "O Zot! Fali Shqiperise e Shqipetareve qe i falen emrin Tend, gjithe te mirat qe ka ne jete dhe largoi (ruaj, mergoi) nga te gjitha te ligat.Amin!"

Perveç ketyre sa permenda ne lidhje me Naim Frasherin dhe Islamin eshte edhe vepra "Bektashizmi Shqiptar" etj.

Naim Frasherit njohet per vepren "Rregullat e Persishtes sipas metodes se re". Ai shkroj pozin "Kater stinet (Fusuli erbea)" ku ndikim jo te vogel tek ai kan pasur vargjet e Sadi Shirazit etj.

Me pas ai shkroj "Enderrimet, (Tehajulat)". Pervec ketyre, vepra me e njohur e Naim Frasheri eshte poema "Bageti e Bujqesi".
Nder veprat e tjera jane: Kavaidi farisijje.. (Rregullat e gjuhes Pers. Naimi eshte i pari qe shkroj gramatiken e gjuhes perse duke u bazuar ne rregullat gramatikore te gjuheve te tjera), "Kater stinet 
Fusuli erba), Lulet e Veres, Parajsa dhe fjala fluturake, Iliada e Omerit, Historia e Skenderbeut, Deshira e vertet e shqiptareve etj.


Pergatiti
Gezim KOPANI




Ketu mund te lexoni disa thenie te Naim Frasherit: Thenie nga Naim Frasheri

Thenie nga Naim Frasheri

Naim Frasheri 1846-1900

"Ai qe hiqet i madh dhe mbahet i rend, e ka mendjen e vogel, e te lehte si pende."(1)

"Mos i bej njeriu ne jete, gje qe s'do ta pesosh vete."

"Gjysma e punes eshte perfunduar kur ajo fillohet me deshire."

"Kusaria, ligesia, dhe sa te keqija jane, edhe gjithe marrezia, padijen meme kane."

"Kur te jesh i zemeruar, mendja eshte e turbulluar, bej durim sa te kullohet, se njeriu pastaj pendohet."

"Shiko faqebardhe te rrosh, e perpiqu te besh mir, dhe me ç'do njeri te shkosh, i padëm dhe i lire."

"Urrejtja eshte bere aq shume e pelqyer ne bote saqe miresise nuk i ka ngelur lavdi fare."


Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1. Me shume rreth Naim Frasherit mund te lexoni ketu: Naim Frasheri (1846-1900) dhe islami