February 03, 2019

Muhammedi a.s. pyet: Cfare pune ben, qe cdo here degjoj hapat e tua ne xhennet?

Tregohet se nje here kur Profeti Muhammed a.s. u ngrit ne mengjes (per te fal sabahun) thirri me ze Bilalin r.a. dhe i thote:
"O Bilal! Me cfare pune ma ke kaluar per ne xhennet? Kurre nuk ka ndodhur te futem ne xhennet e te mos degjoj zhurmen e hapave te tu para meje. Keshtu me ndodhi dje, ku degjova zhurmat e hapave te tu para atyre te mijave. Keshtu shkova ne drejtim te nje pallati te mrekullueshem (prej ari) qe binte ne sy dhe thash: I kujt eshte ky? Me thane: Eshte i nje burri nga populli i Profetit Muhammed! U thash: Une jam Profeti Muhammed, i kujt eshte ky pallat? Me thane: Eshte i Bilalit (Omer Ibn Hatabit). Atehere Bilali tha: O i Derguari i Allahut xh.sh! Sa here qe me eshte prish abdesti, kam marr menjehere abdest (pra nuk ka qendruar pa abdest) dhe cdo here kam menduar se e kam detyre para Allahut xh.sh. qe te fal dy rekate namaz. Muhammedi a.s. buzqeshi duke thene: Ky qenka shkaku!"
(Ahmedi, Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

February 02, 2019

Tre te paret e xhennetit dhe tre te paret e zjarrit

Ebu Hurejra r.a. ka trasnmetuar se Profeti Muhammed a.s ka thene:
"Me jane paraqitur tre te paret qe hyjne ne xhennet (parajse). I pari qe do te hyje ne xhennet eshte deshmori, i dyti e skllavi edhe pse i till nuk e ka penguar se beri ibadet Allahut xh.sh dhe i treti eshte nje i varfer me shume femije, i cili edhe pse i varfer e ka ruajtur veten nga lypja."
(Ahmedi, Bejhakiu etj)
"I pari qe do hyjne ne zjarr eshte drejtuesi tiran. I dyti do jete i pasuri qe nuk jepte prej pasurise se tij. I treti do jete i varferi qe mburrej."
(Ahmedi, Hakimi, etj)

Ne nje trasmetim tjeter kemi; Umeri r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje here Profeti Muhammed a.s. pyeti: A e dini cilet do te hyjne paret ne xhennet? Shoket i thane: Allahu dhe i derguari i tij e din me mire. Muhammedi a.s. tha: Ata jan muhaxhiret e varfer, te cilet ishin raskapitur prej halleve, aq sa kur ndonjeri prej tyre vdiste, ne gjoksin e tij gjeje ende ndonje hall qe nuk kishte mund ta hiqte. Meleket do te thone: O Zoti yne! Ne jemi meleket e Tu, rojet e Tua, Banoret e qiellit tend! Mos i fut ate ne xhennet para nesh! Allahu xh.sh. u thote: Ata jane roberit e Mi, te cilet jane te raskapitur prej halleve, aq sa kur ndonjeri videste, ne gjoksin e tij gjeje ende ndonje hall qe nuk e kishte plotesuar." Ne kete moment meleket futen nga cdo dere duke thene: "Es selamu alejkum, me durimin tuaj gjetet shpetimin, sa perfundim i mrekullueshem eshte ky vend." (Rrad;24) (Haditihi gjendet te Ahmedi,Taberani etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

February 01, 2019

O Allah na bej te jemi te gezuar !

Ne ajetin e sures El Furkan permendet nje nder lutjet me bukura kushtuar lumturise dhe familjes.

Allahu xh.sh. thote:
"Zoti yne! Na ben qe te jemi te gezuar me (punet) e grave tona dhe pasardhesve tane, e neve na ben shembull per te devotshmit." ne arabisht; "Rabbene heblena min ezvaxhina ve dhurij-jetina kur-rate ajuni vexhalna lilmut-tekine imeme."
                                         (El Furkan; 74)

Te tille, per shkak se duruan dhe ndoqen rrugen e islamit, Kur'anit Allahu xh.sh thote:
"Per shkak se duruan, te tillet shperblehen me nje shkalle te larte (xhennet,parajse) dhe aty priten me pershendetje (nderime) te selamit." (El Furkan; 75)

Pergatiti
Gezim KOPANI 

January 31, 2019

Shembulli i ndihmes ne islam

Tregohet se nje here gjate nje rruge Profeti Muhammed a.s. bisedonte me bashkeudhetarin e tij te quajtur Xhabir r.a. Ne bisede e siper Xhabiri r.a. fillon ti qaj disa halle Profetit Muhammed a.s. te ardhur per shkak te marteses duke i treguar edhe borxhet e shumta.

Kur Profeti Muhammed a.s. e degjoj kete , u prek shume dhe per ti adhur ne ndihme, pyet Xhabirin r.a; A mund te ma shesesh deven tende?
Xhabiri r.a. i thote: Patjeter o i Derguari i Allahut xh.sh!
Profeti Muhammed a.s. e bleu deven me çmim (vler) me te madhe se sa deveja mund te kishte, e kjo qe Xhabiri te shlyente borxhet.
Sikur te mos mjaftonte kjo ndihme, Profeti Muhammed a.s. deven qe e bleu ia dhuroi Xhabirit r.a..
Nga gezimi i madh Xhabirit perqafon Profetin Muhammed a.s. duke bere dua per te dhe duke e falenderuar per ndihmen e dhene.

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese dikush e ndihmon vellan e tij (ose dike) edhe Allahu xh.sh. e ndihmon ate."
(Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Njeriu bujar eshte afer Allahut xh.sh.

Tregohet se nje grua i dergon Profetit Muhammed a.s. dhurate nje triko te bere nga duart e saj. Profeti Muhammed a.s. e merr ate dhe hyn ne xhami. Njeri nga shoket e pelqu shum trikon  dhe tha: O i Derguari i Allahut! Sa e bukur kjo triko! Per shkak te bujaris se tij Profeti Muhammed a.s. trikon e re te cilen sapo e kishte marr dhurat ia dhuron shokut te tij.

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Njeriu bujar eshte afer Allahut xh.sh, afer njerezve , afer xhennetit dhe larg zjarrit."
(Tirmidhi)

                                     Pergatiti
                                     Gezim KOPANI 

Llukmani: Njerezit me besojne per shkak te tre cilesive

Tregohet se gjate kohes se Profetit Llukman teksa ai nje dite po keshillonte njerezit, i qellon nje personi te kaloj aty pari. Pasi shikon grupin e njerezve qe ishin rrethuar Llukmanit a.s. dhe po e
degjonin me shume vemendje, pyet Llukmanin a.s.: A nuk  jeni ai ti ai qe beshe bariun sebashku me mua? Llukmani a.s. i thote: Po , une jam. Ai e pyet: Si arrite ne kete pozite qe njerezit te te degjojne kaq me vemendje e respekt? Llukmani a.s. i thote: E kam arritur per shkak te tre cilesive. Cilat jane ato? Llukmani a.s. i thote: I kam arritur per shkak te;

1. Cdo here them te verteten
2. Mbaj amanetin , premtimin
3. Qendroj larg puneve te keqia , te kota.

Pergatiti
Gezim KOPANI