March 07, 2019

Thenie nga Sami Frasheri

"Nese do te mbjellesh per nje vit, mbill miser e grure. Nese kerkon qe te mbjellesh pergjithmone, mbill arsim e kulture."

"Mendimet e larta gjenden ne fjale te shkurta."

"Me e bukura fjale eshte e thjeshte dhe e shkurter, eshte fjale qe kuptohet me lehtesi dhe qe ka kuptim te thelle e te holle."

"Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij."

"Detyra jone kryesore ndaj njerezise eshte te studiojme dhe te mesojme pa u merzitur."

"I madh eshte ai njeri qe i shikon te gjithe nje soj, qe vepron pa anuar, dhe qe mendon per te gjgithe. Ai qe mendon per intersat e veta, eshte njeri i ulet."

"Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu ti fitosh ato."

"Mos e duaj gjumin shume; hap syte qe te mos mbetesh i uritur."

"Per tia nenshtruar boten miresise, duhet luftuar kunder ligesive."

"Zemra e njeriut te persosur eshte gjithmone e pezmatuar, por fytyra e tij eshte kurdohere e gezuar."

"Po te jene nenpunesit ne dore te personave te pzote, po tu mungojne armet ushtareve, po te mbetet pa bujqesia, mjeshteria dhe tregtia, prapese prape shteti qendron; por kur sundimtaret nuk respektojne ligjin dhe te drejten, nenpunesit e vegjel behen te pabindur dhe nuk zbatojne urdherin e dhene, keshtu qe populli bjerr vetitet e mira dhe jepet pas veseve te keqija, atehere nuk ka me shprese shpetimi."

"Mos i poshteroni njerezit e medhenj per nje a dy faje te tyre, sepse diamanti sadoi i prere shtrember te tjete, eshte me i vlefshem se nje gur i zakonshem i prere ne formen me te persosur."

"Mashtrimet e mashtruesit i perballoni me drejtesi, sepse gjithcka menjanohet me te kunderten."

"Ska gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek te miret se te keqijte."

"Njollat qe i ngjiten trupit tone lahen me uje; njollat e shpirtit ska gje qe i pastron."

"Duhet shume mend qe te mund te shoqerohesh me njerez pa mend."

"Tre raste kane tre virtyte shume te pelqyeshme; te ndihmosh nevojtaret kur jane ne gjendje te veshtire, te thuash te verteten edhe me zemerim, te falesh kur je i zoti te ndeshkosh ose te hakmerresh."

"Mos iu mbeshtet te nesermes, nuk mund te dishe se cdo te linde nata."

"Gjuha e memecit eshte me e mire se e genjeshtarit."

"Pedimi eshte pranvera e miresjelljes."

"Ai qe pelqen veten e tij nuk pelqehet nga askush."

"Pasuria eshte sherbertor i te mencurit e zoteri i budallait."

"Kur lodhet trupi qetesohet mendja."

"Duke germuar token, del uje."

"Dituria eshte e gjate, jeta e shkurter."

"Tregtia qe te jep me shume fitim eshte puna."

"Nena e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh."

"Po nuk foli i marri, nuk dallohet nga i urti."

"Nje gje e vogel e fituar me te drejte eshte me e mire se gjeja e shume e fituar padrejtesisht."

"Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet."

"Njerezit e mire jane te gjykuar te behen skllever te te keqijve."

"Me i forti i njerezve eshte aiqe eshte i zoti te permbaj vetveten."

"Shpata e grave eshte gjuha e tyre, prandaj nuk e lene te ndryshket."

"Gjithkush mendon per veten e tij, vetem shpirtmiri mendon per te tjeret."

"Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet te kesh frike nga levdata e armikut."

"Cmund te beje nje kale i forte me nje karroce te shkaterruar?"

"Me kryesoret jane kater gjera qe e bejne njeriun njeri: dituria, durimi, mjaftimi me ate qe ke, dhe drejtesia."

"Nga nje biruce e vogel mund te hyje nje e keqe e madhe."

"Kush nuk e kupton te verteten e fjales se tjetrit, nuk di edhe ate qe thote vete."

"Nuk i besohet premtimit te atij qe premton shume."

"Kush meshiron gjerprin, toruron njerezine."


Sami Frasheri

Pergatiti
Gezim KOPANI

Shenim:Thuhet se keto jane disa prej thenijeve te Sami Frasherit.

____________________
1. Sami Frasheri ka lindur ne Frasher te Janines ne vitin 1850 dhe vdiq ne Stamboll ne vitin 1904. Sami Frashi eshte djali i Halitit dhe nenes Emine. Babai i tij eshte me origjine nga Berati ndersa nena i prej te njohuri Iljaz bej Mirahorit. Mesimet e para i mori ne fshtin Frasher pikerisht nga Myderrizi Mustafa ef. Tetova. Me tu shperngulur ne Janin vijoi gjimnazin e Zosimea. Sebashku me Naimin rreth vitit 1872 u vendosen ne qytetin e Stambollit. Ne Turqi ai eshte njohur me emrin Shemsedin Sami bej. Me pas per rreth dy vite u vendos ne Tripoli ku punoj si redaktor te gazetes Tarablus. Me pas rreth vitit 1877 u vendos ne Rodos ku ka sherbyer si sekretar i Vilajetit. Me pas u rikthye perseri ne Stamboll ku emeruar kryeradaktor ne gazeten Tercumani Shark. Ai ka shkruar mbi 12 libra ne osmalisht si; "Insan-Njeriu", "Medeniyeti islamiye-Qyteterimi islam", "Kadinlar-Grate". Po ashtu Sami Frasheri hartoj disa fjalor si; fjalorin frangjisht-osmanlisht, arabisht etj. Samiun e njohim edhe per dramen e shkruar ne osmanlisht me titull: "Besa yahut Ahde Vefa - Besa ose Mbajtja e Fjales". Me kete dram Samiu deshiroj te informoj mbi popullin Shqiptar, mbi moralin, zakonet, traditat qe Shqiptaret kan etj. Samiu ishte pjes e "Komiteti Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise Shqiptare" komitet i drejtuar nga vellai i tij Abdyli. Me vone Samiu drejton revistat shqipe "Drita" dhe "Dituria"(1884-1885). Ai hartoj libra per shkollat shqipe si: "Abetare e gjuhes shqipe", "Shkronjtora e gjuhes shqipe (gramatik), "Shkronja", po ashtu ka shkruar vepren pa titull "Bukuresht" Cdo here ceshtjet e shqiptareve Samiu i ka mbrojtur duke bere shkrime ne gazeten tureke "Terxhumai Shark". Sami ka shkrua ne gjuhen shqipe, turke, arabe etj, 57 vepra. Nder veprat e Samiut permnedin "Besa" (1875), e cila u shfaq ne teatrin perandorak ne Stamboll (1874). Po ashtu Samiun e gjejme edhe ne analize Poezish si: "Shqiperia ç'ka qene, ç'eshte e çdo te behet."
Nder veprat madheshtore te Sami Frasheri me rreth 4830 faqe eshte vepra me titull: "Kamus al Alam" veper kjo e shkruar ne osmanlisht dhe eshte veper enciklopediko historiko-gjeografike.

March 06, 2019

Thenie nga Hoxhe Hasan Tahsini

Imama Hasan Tahsini 1811 -1881 


"Jemi nje komb i veçant, kemi gjuhen tone te veçante, ndaj duhet te jetojme me vete si gjithe kombet e tjera.

"Do te kerkoj dituri, ate qe e beri njeriun njeri." nga Hoxhe Hasan Tahsini (1)



Pergatiti
Gezim KOPANI 



_______________
1.Hoxhe Hasan Tahsini u lind ne vitin 1811 ne fshatin e Ninatit afer Filatit ne Cameri  dhe vdiq ne Stamboll ne vitin 1881. Mesimet e pari i mori ne Preveze per te vazhduar me pas ne qytetin e Baratit nga babai i tij pasi babai i tij (Osman ef.Rushi) u caktua Myfti i Beratit, me pas Hoxhe Hasan Tahsini vijoj studimet ne Stamboll ne Medresen Fatih e larte ne Stamboll, dhe per shkak te dijes dhe zgjuarsis i vendosen mbiemri Tahsin qe do te thote i Pelqyer apo shembullor. Me perfundimit e stutimeve u emrua mesues ne po ate Medrese. Per shkak te dijeve zyrtaret e arsimit ne Perandorin Osmane vendose qe ta dergojne Hoxhe Hasan Tahsinin ne France.
Hoxhe Hasan Tahsini ka qene Rektori i pare i Universitetit te Stambollit.Ishte nje nder themeluesit e Lidhjes se Prizrenit 1878. Po ashtu Hoxhe Hasan Tahsini ishte themelues i Shoqerise se Dijeteve Shqiptare (Xhemijeti ilmije-i Arnavudije) Hoxhe Hasan Tahsini ka shkruar rreth 20 libra shkencore astronomik, pedagogji etj. Veprat me te njohura te Hoxhe Hasan Tahsinit jane; Shkenca e Shpirtit,Psikologji (Psikoloji yahut ilmi ruh),Te fshehtat e ujit dhe ajrit (Esrari abu hava), Edukimi i femijeve (Murebbi atfal) etj  Ai themeloj revisten shkencore te quajtur "Mexhmuai Ulum dmth: Revista Dituria"

Mejtepi i xhamise se Plumbit Shkoder

Mejtepi i Xhamise se Plumbit Shkoder

Para se te ndalohet besimi fetare me ligj, hoxhalleret qe kan sherbyer tek Xhamia e Plumbit ishin; Hafiz Ahmed Misria, Haxhi Abdullah Myftia, Haxhi Osman Abdyl Mexhidi, Molla Salihi , Hamza Efendi Molla Abdyli.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

March 05, 2019

Pazari i madh i Shkodres, 5 Xhamit dhe Mejtepet

Pazari i madh i Shkodres, Xhamia e Hynqarit

Nje nga qytet me te njohura por edhe me te vjeter te Shqiperise eshte Shkodra. Ne kete shkrim do paraqes disa te dhena mbi Pazarin e madh te Shkodres.
Pazari i madh i Shkodres ka qen i shtrire poshte Kalasa se Rozafes dhe nga ana e Liqenit te Shkodres deri tek lumi Buna me nje gjatesi prej rreth 2 km.
Ne pazar mund te merrnin pjese mbi 30 mije persona. Pervec tregetis nga toka, tregtaret Shkodran benin tregti edhe nga deti pasi ne breg te Liqenit apo lumit Buna ankoroheshin anijet tregtare dhe jo vetem.
Per shkak te tregtise se madhe ne zonen e Ures se Bunes u ngrit edhe Zyra Doganore. Pazari i madh i Shkodres kishte rreth 30 sokake (1) ky cdo sokak kishte tregtare te vecante te ndare sipas zejeve.
Sokaket me te njohur ishin;

Zyra Doganore Shkoder
Sokaku i Parruces 
Sokaku i Tophanes 
Sokaku i Molit (porti) 
Sokaku i Peshkut 
Sokaku i Skeles


Pervec sheshit te madh dhe Krye pazarit, Pazari i Shkodres kishte edhe Bezistenin. Aty ruheshin mallrat e cmueshme. Bezisteni ishte i rrethuar dhe i mbyllur(2), kjo per shkak te objekteve te vjetra, te floririt, xhevahire etj. Bezisteni ka pasur rreth 40 dyqane dhe aty dy kateshe.(3)
Pazari i Madh i Shkodres kishte pese xhami, ku permendi; 

1. Xhamia e Karahysenit (4),
2. Xhamia e Sulejman Pashes,
3. Xhamia e Hynqarit (per me shume kliko ketu: ( https://gezimkopani.blogspot.com/2018/06/xhamia-e-hynqarit-shkoder.html)
4. Xhamia e Shatervanit ose sic njihet ndryshe xhamia e Teqes.
Xhamia e Ures (vëve)
5. Mesxhidi i Sheshit te Teqes.

Pervec xhamive, ne Pazarin e madh te Shkodres mesohet te kete pasur edhe pese Mejtepe. 
Vlen te theksohet se nder dyqanet me te njohur kan qene: dyqani i shitesve te peshkut, dyqani i kasapeve, etj. Pervec dyqaneve tregtare Pazari i madh i Shkodres kishte; Bujtina (hane), 5 xhami, kafen, berberhane etj. Qoft diten apo naten Pazari i madh i Shkodres ruhej nga roje.(5)


Pazari i madh i Shkodres ka qene Pazari me i madh ne Ballkan. Per shkak te bukuris, organizimit, vendodhjes Pazari i madh i Shkodres rradhitej pas atij te Stambollit. (6) 
Ne Pazarin e madh te Shkodres merrnin pjese per tregeti , tregtare nga gjithe trevat Shqiptare (7), Kosova, Mali i Zi, Serbia etj.
Disa thone se Pazari i Shkodres u ndertua para Perandoris Osmane, ndersa disa te tjere thone u ndertua gjate kohes se Perandorise Osmane dhe u administrua nga Bushatlite.

 
Ankorimi i anijeve ne Shkoder
 Pasi u largua Perandoria Osmane nga Shkodra, Pazari i Madh i   Shkodres u vu ne shinjester te pushtuesit duke e grabitur dhe   shkaterruar ate. Te paret qe e bene kete ishin malazezet ne  vitin 1913, te cilet pasi plackiten mallin, dogjen 250 dyqane, disa te  tjere thone se u dogjen 1500 dyqane.
 Pazari i Madh i Shkodres u shkaterrua totalisht ne vitin 1944 nga sistemi komunist. Sikur te mos mjaftonte kjo, u ndalua lundrimi ne  lumin Buna dhe dalja ne det.


Pergatiti
Gezim KOPANI

_____________
1.Thuhet se fjala Sokak vjen nga arabishtja, (suke = pazar).
2.Bezisteni ka pasur kater porta te medha hyrse, dhe dy porta te vogla.
3.Ky kompleks u shkaterrua ne vitin 1944.
4.Pas vitit 1967 xhamia e Karahysenit u perdor si depo per tharrjen e peshkut.
5.Mund te ken qene roje qe paguheshin nga tregtaret, ose ushtare, ose polic. 
6.Pervec Pazarit te Shkodres, Pazar shum i bukur por edhe i madh ka qene edhe ai i Prizrenit.
7.Perfshire ketu edhe tregtar Pukjan.


Nga vjen fjala Shkoder ?

Qyteti i Shkodres ka pasur disa emertime. Ate e hasim qysh prej lashtesis me emrin Skodra ndersa ne shekullin II- p.k gjetur nje monedh e Presbuter Diocleas te shkruar Scodaris.
Ne boten latine Shkodra eshte quajtur Skodrinon qe do te thote "Shko drino". Thuhet se pas vitit 1287 Shkodra eshte quajtur me emrin Scutarum duke u pershtatur me italishten Scutari e kjo deri ne shekullin XX.
Ndersa ne kohen e Perandorise Osmane , Shkodra eshte quajtur "Ishkodra",e disa thone se emri "Shkoder" vjen nga fjala: "Shiko Kodren" e pastaj hapja e shtepive "tek pazari" ngeli fjala "ish kodra" pasi banimet e Shkodres kan qene ne Koder aty ku ndodhet sot kalaja. Gjate kohse Osmane Shkodra u quajt "Işkodra" ose "Ishkenderije" nga "Ishkender" pasi ato thonin se te paret e ketij vendi jane bijte e Aleksandrit te madh, dhe emri Aleksander u kthye me emrin mysliman Skender.

Vizitoni web faqen time http://gezimkopani.com/

Pergatiti
Gezim KOPANI










February 12, 2019

Islami denon dhunimin e gruas


Islami si fe e paqes denon dhunen ne cdo lloj forme qe ajo shfaqet . Nder vlersimet me te medha qe islame ka bere, eshte vlersimi i gruas. Ne Kur'an Allahu xh.sh. ka vendosur nje kapitull (sure) me emrin e gruas e cila  quhet surja En Nisa. Gruaja ne islam konsiderohet shtyll e familjes dhe shoqerise. Para ardhjes se Profetit Muhammed a.s. ne Arabi, grate u dhunonin, nuk gezonin te drejta etj, por me ardhjen e Profetit Muhammed a.s. u rikthye dashuria dhe respekti ndaj gruas. Ajo gezoj te drejtat ashtu sikurse edhe mashkulli. Ishte pikerisht islami ai qe i dha te drejtat e plota gruas, e drejte per per e fjales, vendosjes, arsimit, etj. Femra dhe mashkulli jane pjese te njera-tjetres, ate e kan te ndaluar ti bejne keq njeri-tjetrit, perkundrazi ata duhet te jene streh, gezim dhe mbeshtetje per njeri-tjetrin.

Allahu xh.sh. thote:

"Nga faktet e madheshtis se Allahut xh.sh eshte qe per te miren tuaj, Allahu krijoi nga vete lloji juaj palen femren (gruan)."
(Er Rrum; 21)

Tregohet se nje here teksa Ebu Bekri shkoj per te vizituar Profetin Muhammed a.s. degjoj zerin e vejzes se saj Aishes (e cila ishte bashkeshortja e Profetit Muhammedit a.s.) duke i ngritur zerin Muhammedit a.s. aq sa e degjoj zerin e saj jasht. Kur Ebu Bekri hyri brendi ju afrua vajzes (Aishes) dhe (tregohet me dore te ngritur) i thote: Guxon tia ngresh zerin Profetit te Allahut ? Ne kete mes nderhyn Profeti Muhammed a.s. duke e ndaluar. Ebu Bekri i zemeruar me vajzen e tij del jasht. Pasi doli, Profeti Muhammed a.s. i thote qe te shpetova (nga ndoje goditje).Per shkak te ngjarjes Ebu Bekri qendroj disa dita pa shkuar tek Muhammedi a.s. Pas disa ditesh Ebu Bekri vendos te shkoj perseri tek shtepia e Muhammedit a.s., mire po kesaj here gjen vajzen e tij bashk me Muhammedin a.s. te gezuar. Duke i shikuar keshtu, u gezua dhe u tha: Me lejoni tjem edhe une pjese i ketij gezimi ashtu sic edhe me merzitet disa dite me pare. Ne kete momente Muhammedi a.s. i thote: Keshtu po! (Ebu Davudi, Ahmedi)

Hadithi i mesiper tregon se si i Derguari i Allahut xh.sh. nuk ka lejuar babain ta godas vajzen, pra as qe behet fjale per veprime te tjera, aq me teper per vrasje. Ne kete kuader Allahu xh.sh. ne shume ajete te Kur'anit thote: "mos vrisni", "ai qe vret nje njeri me pa te drejte eshte si te kete vra gjithe njerezimin."

Allahu xh.sh. thote: "Kaloni jete te mire me grat." (En Nisa; 19)

Ky eshte islami, i cili urdheron per paqe, dashuri e respekt. Islami urdheron meshkujt qe me grat tia kalojme mire dhe te jene te lumtur. E njejta gje eshte edhe ndaj femijeve. Normalisht jeta e kesaj bote ka shume sfida por ato duhet perballuar sebashku me durim, me qellim kapercimin e tyre. Cildo qe ben gabime qofte edhe mysliman/e praktikant apo jo , jane gabime individi dhe jo gabime te islamit apo shoqerise, pasi nese do behet kjo eshte padrejtesi, pasi faji individual nuk mund te jete faj apo krim qe faqeson masen apo nje bashkesi te caktuar.

Ndersa ne hytben e lamtumires Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"O njerez! Respektoni te drejtat e grave! Trajtoni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frik Allahun! Ju i moret grate si amanet nga Zoti, ju u betuat me ndertin dhe virtyin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit (betimin ne momentin e kurorezimit, nikaut). Ju keni te drejta mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre ne menyre legale, cdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lejohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij."
(Muslimi etj)

Ndersa ne nje thenje tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Porositeni midis jush per miresjellje ndaj grave." (Buhari, Muslim)

Nje rast teksa profeti Muhammed a.s. po predikonte ne lidhje me poziten e gruas ka thene: "Me i mire nder ju eshte ai qe eshte i mire me bashkeshorten e tij." (Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Obligimet e burrit ndaj bashkeshortes (gruas) jane: ti qendroj prane cdo here kur ajo ka nevoj, ta veshmbathe, te mos e dhunoje , te mos ia marr fytyren dhe mos ta hidheroje." (Hakimi)



Pergatiti
Gezim KOPANI


Rreth familjes mund te mesoni me shume duke klikuar ketu: FAMILJA