Wednesday, January 5, 2011

Pronat vakuf te Myftinise se rrethit Puke



Informacion i permbledhur i pronave te Myftinise se rrethit Puke.

1.Xhamia e re qytetit Puke
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Akt i marrjes se tokes ne pronesi, Date 04.08.1993
-Miratimi per ndertimin e Xhamise se re Puke nga K.R.T-ja Puke.
-Planimeteria e rrethimit te Xhamise se re Puke.
-Planvendosja e prones.
-Vendimi per dhenje leje shesh ndertimi nga Kryetari i Keshillit te rrethit Puke.
-Vendim i Keshillit te Bashkise Puke per leje ndertimi te Xhamise se re Puke me nr.39 dt: 11.10.1993.
-Delarata e dhuruesve te tokes dt: 12.04.1993.
-Vendimi i Komisionit i Kthimit dhe Kompsimit te pronave mbi pasurine e fisit “Kuci” ne te cilen futet
edhe siperfaqia aktuale e Xhamise se re Puke.
-Harta e vjeter e siperfaqes aktuale te Xhamise se re Puke.

2.Xhamia Fush-Arres
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate e truallit nr.pasurie 609 volumi:3 , faqe: 112, siperfaqe: 227 m2,
data e leshimit: 30.08.2010, lloji i pasurise: Truall.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 30.08.2010.
-Akt noterial i “Akt shitblerje pasuri e Palujtshme”, prone private e Ko.Is. Ademi nr.prot: 2209,
Blersi: Myftinia e rrethit Puke, date: 03.08.2010.
-Certifikate, Pemtore, nr.pasurie 608 volumi: 3, faqe: 111, siperfaqe: 822m2, dt:30.08.2010.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke,date: 30.08.2010.

3.Xhamia Qerret
Dekumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie 180, volumi:4, faqe:233, siperfaqe: 7520 m2, lloji i pasurise: varreza dt: 11.03.2009.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 11.03.2009.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Certifikate nr,pasurie 175/3 volumi: 4,faqe:227, siperfaqe:3140m2 nga kjo truall:550m2.Dt:11.03.2009.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 11.03.2009.

4. Xhamia e vjeter Koder Hani
Dokumentacionet e kesaj xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie: 377/1, volume:5,faqe:197, lloji i pasurise: varreza+truall,
siperfaqe: 2175 m2, date: 17.07.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 17.07.2007.
-Fotografia e vjeter e Xhamise se Koder Hani.

5.Xhamia Kabash
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:711, volume:4,lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe: 204 m2
Nga kjo truall: 204 m2, date: 31.07.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 31.07.2007.

6. Xhamia Kryezi
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:848, volumi:4, faqe:161, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:2569 m2,
Truall: 2608 m2, date: 11.07.2007.
-Planimeteria e vensojses se pasurise.
-Harta treguse e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 11.07.2007.

7.Xhamia Micoj
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie: 229, volume:2,faqe:184, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:347m2
Nga kjo truall: 63m2, date: 15.08.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise .
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 15.08.2007.

8.Xhamia Rrape
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:1074,volumi:5, faqe: 203, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:3400m2
Nga kjo truall: 72m2, date: 31.07.2007.
-Planimeteria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 31.07.2007.

9.Xhamia Iballe
Dokumentacionet e kesaj Xhamia jane:
-Certifikate nr.pasurie: 677,volumi:3, faqe: 39, lloji i pasurise:Truall, siperfaqe: 100m2, date: 21.05.2003.
-Planimetria e vendosjses se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P-Puke, date: 21.05.2003.

10.Xhamia Kulumri
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie:44, volumi:1,faqe: 44, lloji i pasurise: varreza+truall,
siperfaqe:2608m2, date: 11.07.2007.
-Planimetria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P.-Puke, date: 11.07.2007.

11.Xhamia Lajthize
Dokumentacionet e kesaj Xhamie jane:
-Certifikate nr.pasurie 194/1, volumi:3, faqe: 39, lloji i pasurise: varreza+truall, siperfaqe:600m2,
Nga kjo truall: 600 m2, date: 10.07.2007.
-Planimetria e vendosjes se pasurise.
-Harta treguese e regjistrimit te pasurise nga Z.R.P.P.-Puke, date: 10.07.2007.

Pergatiti
Gezim Kopani

Puke me: 03.01.2011

Monday, January 3, 2011

Historia e xhamisë se fshatit Micoj , Pukë

Xhamia e fshatit Micoj . Fotografi e vitit 2007


Xhamia e fshatit Micoj

Xhamia e fshatit Micoj ndodhet rreth 40 minuta me makin larg Bashkise se Fush-Arresit. Sipas gojdhenave xhamia eshte e ndertuar gjate kohes osmane. Ndersa ne vititn 1835 ajo u mermetua nga besimtaret mysliman te fshatit Micoj. Me pare mesohet se fshati Micoj ka pas rreth 113 shtepi dhe te gjitha te besimit mysliman. Xhamia e Micojit ndodhet ne mes te ketij fshati. Ajo eshte e ndertuar afer peroit te keti fshati. Xhamia sipas gojdhenave nuk ka pasur minare. Si ne shume xhami te tjera edhe ne kete xhami nuk ka  ka munguar Mejtepi i cili u hap per here te pare nga imami Shaban Rexha. Per shkak te kualifikimit si mesues imami Shaban Rexha futi ne mejtep mesimin e gjuhes shqipe. Nuk kalon shume kohe ku Mejtepi me me miratim te shtetit kthehen ne shkolle shqipe.Ne kete "Mejtep" kan marr mesim keto nxenes: Raz Sadiku, Rrustem Rexhepi, Mustaf Ademi, Bardhe Ademi.

Sipas banorit te ketij fshati Ram Zeneli etj ne xhamine e fshatit Micoj kan ushtuar detyren e imamit; Hoxh Bisha, Shaban Rexha, Sahit Hoxha etj. Sipas Qamil Zyberit del se ne Xhamine e Micojt ka bere imam edhe Beqir Laçi dhe Zenel Hoxha .  Si te gjitha gjime edhe kjo Xhami eshte certifikuar si prone vakef i Myslimaneve .

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Sunday, January 2, 2011

Hadith mbi Suren Bekare dhe Ali Imran

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Mesojeni suren Bekare sepse eshte bereqet leximi i saj.Mos leximi i saj eshte deshperim.Magjistaret nuk mund ta mesojne ate."

"Mesojeni suren Bekare dhe Ali-Imran sepse qe te dyja jane si lule, prej luleve te xhennetit.Keto dy sure do te bejne hije Diten e Gjykimit atij qe e lexon njelloj si dy re, dy hije apo dy krahe te shtrire te nje zogu.Kur'ani do te paraqitet me pamjen e nje burri do ta takoje lexuesin e tij kur varri i tij te hapet Diten e Gjykimit dhe do ta pyes: "A me njeh?"Ai do te thote: "Jo,nuk ju njoh!"Kur'ani do ti thote: "Une jam ai qe te kam sjell etje ne kulmin e vapes dhe te kam lene pa gjume gjate nates." Cdo tregtar do te shkoje pas tregetise se tij ndersa ti sot do jesh pas nje tregetie (me mua).Lexuesi i Kur'anit do ti jepet mbreteria (miresia) ne te djathten e tij, perjetesia ne te majten e tij.Do ti vendoset kurora e nderit mbi koke,ndersa dy prinderit e ti do te thirren edhe do te vishen me me dy stoli kan vleren me te madhe sa e gjithe dynjaja.Prinderit do te thone: "Nga kush i kemi keto?"Nje ze (apo dikush) do ju thote: "Kete e keni fituar me lutjet dhe leximet e Kur'anit  te femijeve tuaj." Me pas lexuesit te dy sureve do i thuhet: "Lexo dhe ngjithu lart te shkallet e Xhennetit dhe ne dhomat e tij. Ai do te vazhdoje te ngjitet lart per aq kohe sa do te lexoje me ze suret ."
(Transmeton Imam Ahmedi)

Thursday, December 30, 2010

Jeta e Profetit Isa a.s.


Profeti Isa a.s. ka lindur nga fryma e shejnte e Allahut xh.sh. pa baba dhe nga nena e tij e nderuar dhe e paster Merjeme a.s. Per kete Allahu xh.sh. ne tregon se; "Kur Merjeme u largua prej familjes se saj ne nje vend ne lindje. Ajo, vuri nje perde ndaj tyre, e Ne ia derguam asaj Xhebrailin, e ai iu paraqit asaj si njeri ne teresi. Ajo tha: Une i mbeshtetem te Gjithemeshirshmit prej teje, nese je qe i friksohesh Atij. Xhebraili tha: Une jam vetem i derguar (melek) i Zotit tend per te dhuruar ty nje djale te paster (pejgamber). Ajo tha: Si do te kem une djale, kur mua nuk me eshte afruar njeri (nuk jame e martuar), e as nuk kame qene e pamoralshme. Xhebraili tha: Ja, keshtu ka thene Zoti yt; Ajo per Mua eshte lehte, per ta bere ate (djalin e krijuar pa babe) argument per njerezit e edhe meshire nga ana Jone. Kjo eshte çeshtje e kryer! Ajo e barti Isan , pastaj me te ne bark u izolua ne nje vend te larget. E zun dhembja e lindjes e ajo u mbeshtet ne trupin e hurmes. Ajo tha: Ah sa mire ka qene per mua te kisha vdekuar para kesaj e te isha e harruar qe moti. Aty e thirri Xhebraili: Mos u brengos! Zoti yt beri prane teje nje burim uji. E ti shkunde trupin e hurmes se do te bijne dy hurma te fresketa. Ha dhe pi e qetesohu, dhe nese sheh ndonje prej njerezve thuaj; Une kam vendosur te hesht per hir te Gjithemeshirmit (Allahut), andaj asnje njeriu sot nuk i flas. Duke e mbajtur ne gjoks shkoj me te (Isan) tek te afermit e vet te cilet i thane; Oj Merjeme! Ke bere nje pume shume te keqe! Oj motra e Harunit, babait yt nuk ishte njeri i prishur e as nena jote nuk ka qene e pamoralshme! Atehere ajo u beri me shenje kah Isai. Ata thane; Si ti flasim atij qe eshte foshnje ne djep? (Merjem; 16-29)

Me ardhjen e profetit Isa a.s. u shkaterruan te gjithe idhujt (paganizemi) qe ishin ne toke. (1) Shejtanet te hutuar pyesnin per shkakun derisa sa Iblisi (djalli) u tregoj se ka lindur pejgamberi Isa. Keshtu shejtanet zun ta kerkojne Isan a.s. derisa e gjeten Isan a.s. i cili ndodhej ne preherin e nenes se tij Merjeme a.s. dhe se ai rrethohej nga meleket e Allahut xh.sh. Gjithashtu ne kete kohe mbreti i Persis si asnje here shikon ne qiell nje yll qe ndriçonte shume. Ai u shqetesua dhe pyeti te gjithe magjistaret dhe dijetaret per yllin ndriçues. Ata i thane; Kjo tregon se ka lindur nje femije i cili do behet njeri i madh. Nga frika se kur te rritet femija do ta rrezonte nga froni siç kishte ndodhur edhe mbreterit e tjere para ti, vendosi ta gjej femijen , pra Isan a.s. dhe ta mbys. Pas kerkimeve mesuan se ku ndodhej femija (Isai) dhe mbreti dergoi magjistaret e tij me dhurata me qellim joshje te familjes se femijes. Kur magjistaret arriten te Merjem a.s. i tregojne per vendimin e sundimtarit. Me te mesuar kete Merjeme bashke me djalin e saj (Isan a.a.) largohet per ne Egjipt ku qendroj derisa Isai a.s. behet rreth 12 vjeç.
Qe femije Isai a.s. tregoi se ai nuk ishte si femijet e tjere. Sapo lindi ai i foli nenes se tij. Keshtu edhe gjate qendrimit ne Egjipt ndodhen disa mrekulli nga Profeti Isa a.s. "Kur arriten ne Egjipt ata u strehuan ne nje shtepi, ne te cilen kishte dhe te tjere te strehuar. Mirepo nje dite pronarit te shtepis i humben te hodhat qe i kishte fshehur. Meqenese te gjithe te strehuarit ishin njerez nevojçar ai nuk dinte se ke te fajsonte. Me te degjuar per ngjarjen Merjeme merzitet jashzakonisht. Kur Isai a.s. shikon gjendjen e nenes se tij dhe e pyet per shkakun, Merjeme i tregon ate qe kishte ndodhur. Per ta zgjidhur çeshtjen Isai a.s. ju afrua njeriut te verber qe jetonte ne ate shtepi dhe nje tjeteri qe nuk levizte dhe i thote te verberit: Merre kete njeri qe nuk leviz dhe largohu. Ai ju pergjigj: Si mund ta bej kete kur e di gjendjen time? Isai a.s. i tha: Po mund ta besh njesoj siç keni vepruar kur more te hodhat e pronarit te kesaj shtepie duke i nxjerr nga ajo pjese e murit ku fshiheshin. Ata pranuar fajin, ndersa respekti ndaj Profetit Isa a.s. u rrit jashzakonisht shume."
Madheshtia e profetit Isa a.s. vinte nga miresit qe Allahu xh.sh. ia kishte dhene profetit Isa a.s. i cili edhe pse ishte femije dallohej per meçurin dhe zgjuarsin e tij.  "Kur profeti Isa .a.s ishte shtat vjeç Merjeme e dergon ne Mekteb (Mejtep) per te mesuar. Nje rast mesuesi filloi te shpjegoje shkrimin e fjales "Ebu Xhad" me kete rast Isai a.s. pyet mesuesin: Çfare do te thote Ebu Xhad? Mesuesi i thote: Nuk e di! Isai a.s. i thote: Si do na mesosh nje gje te cilen as vete nuk  e di? Mesuesi i thote: Na meso ti! Isai a.s. i thote: Ju mesoj por separi duhet te ngrihesh nga vendi i mesuesit e te ulem une! Kur Isai a.s. u ul ne vendin e mesuesit filloi shpjegimin; Shkronja "Elif" tregon begatite e Allahut xh.sh., shkronja "Ba" tregon shkelqimin e Allahut xh.sh, shkronja "xhim" tregon driten dhe bukurin e Allahut xh.sh." (Transmetim i ardhur vetem nga Ismail bin Ajashi)

Çdo lutje qe bente profeti Isa a.s. Allahu xh.sh ia pranonte. Iben Asakiri ne librat e tij shenon se Ibn Luhej e ky nga Abdullah Hubejri e ky nga Abdullah Umeri i cili ka treguar se: "Isai a.s. shkonte shume mire me bashkemoshataret e tij. Nje here Isai a.s. u thote shokeve: Deshironi tju tregoj cfare ju ka fshehur nena juaj? Ata than; Po! Per secilin shok ju tregoj ate cfare nenat e tyre fshihnin. Kur djemt shkonin ne shtepi u thonin nenave te tyre: Nxjerr ate qe ke fshehur! Ata thoshin: Cfare kam fshehur une? Djali fillon te tregoj. Nena pyet; Kush ju tregoj kete? Djali tha: Isai djali i Merjemes! Per shkak se Isai a.s. dinte fshehtesit, nenat e femijeve than: Isai do na prish femijet tane, prandaj nuk do i lejme te luajne e te qendrojme me Isan. Keshtu ata mblodhen femijet dhe i mbyllen ne nje vend. Kur Isai filloi ti kerkoj, degjon nje zhurme prane se ciles qendronte nje nga nanat e femijeve te cilen e pyet: Kush eshte brenda? Ajo i thote: Do majmuna e derra! Ne kete moment Isai a.s. tha: O Zoti im! Le te jete keshtu! Dhe ata u shnderruan ne majmuna dhe derra."

Por jeta e Merjemes dhe Isait a.s. qe e veshtir pasi ne kete kohe u vrane dy Profetet Zekerija a.s. dhe Jahjai a.s.  Keto dy ngjarje kishin dodhur kur profetit Isa a.s. ishte 30 vjeç dhe Allahu e kishte shpallur Pejgamber. Ashtu si dy pejgambert e tjere edhe Profeti Isa a.s. ishte i njohur nga te gjithe , kjo qe kur ai erdh ne jete e quajten Mesih (Mesiha pasi nena e tij e leu me vaj). Koha ne te cilen ka jetuar profeti Isa a.s. ishte zhvilluar shume mjeksia, ndaj dhe profetesia e profetit Isa a.s. ne disa ngjarje kan ndodhur rreth kesaj tematike. Profeti Isa a.s. si i zgjedhuri i Allahut xh.sh. filloi te ftoje njerezit ne rrugen e Allahut xh.sh. Filloi te mesoj femijet, mes te cileve disa dalloheshin ne nxenjen e dijes.

Agjerimi ne kohen e profetit Isa a.s. 

Nje dite Isai a.s ju predikoi atyre se nje nder urdherat e Allahut xh.sh. eshte agjerimi. Nga Iben Abbas transmetohet se: "Profeti Isa a.s. ka agjeruar tridhjete dite si dhe ka urdheruar te tjeret per te kryer agjerimin." Mesimet e profetit Isa a.s u hapen ne popull , te cilet kundershtuan mesimet e Isait a.s. madje i than; Pse te agjerojme kur te paret tane nuk kan agjeruar keshtu?  Nese do qe te te besojme atehere na ringjall dike nga barka e profetit Nuh . Ebu Xhafer b. Xheriri transmeton nga Alij b. Zejd bin Xhedani dhe ky nga Jusuf Mehrani se ka degjuar Ibni Abbasin r.a te thote: "E pyeten te birin e Merjemes , Isan a.s; Mund te na ngjallesh dike nga barka e Nuhit a.s. i cili ta na tregoj diçka per çfare ka ndodhur ne kohen e tufanit? Profeti Isa a.s. tha ; Po! Sebashku me ta shkuan tek nje vend ku ndodhej nje grumbull guresh posht te cileve ishte varrosur nje njeri. Isai a.s. mori nje grusht dhě nga toka dhe pyet te pranishmit; A e dini se çfare eshte kjo? Ata thane; Jo, ju e dini pasi jeni i derguari i Allahut! Isai a.s. u tha: Kjo eshte thembra e Hamit te birit te Nuhit. Pastaj Isai a.s. goditi dheun me shkop duke i thene: Ngrihu me lejen e Allahut! Dhe nje njeri u ngrit duke shkundur pluhurin nga koka ku floket e te cilit shinin thinjur e bere bardh. Isai a.s. e pyeti: Keshtu te bardha i keni pas floket kur keni vdekur? Ai iu pergjigj: Jo, kam qene i ri (me floke te zeza), por kur me erdh urdheri te ngrihem nga varri mendova se kjo eshte dita e Gjykimit, prandaj u thinja kaq shume. Isai a.s. i thote: Na trego per barken e Nuhit a.s! Ai tha: Ka qene nje mije e dyqind arshin e gjate dhe gjashteqind e gjere. Ka pas tre kate; Nje kat per kafshet, nje kat per njerezit dhe nje kat per shpezet. Kur u shumuan plehrat nga kafshet, Allahu e mesoi Nuhin a.s. qe te prek elefantin, ku pas prekjes u shfaqe derri  dhe dosa te cilet filluan te hanin plehrat. Situat tjeter ishte kur miu filloi ti bente vrima barkes, me kete rast Allahu xh.sh e mesoi Nuhin a.s. te prek ndermjet syve te luanit, dhe pas ketij veprimi nga hunda e ti doli maçoku dhe macja dhe e perzun miun. Isai a.s. pyet te vdekurin e ngjallur: Si e ka ditur Nuhi a.s. se çdo gje ne toke eshte permbytur? I vdekuri i ngjallur i thote: Nuhi a.s. urdheroi sorren qe te kontolloj, por sorra hasi ne nje kufome (mbi uje) dhe filloi te haj , meqe sorra nuk permbushi detyren qe ia caktoj Nuhi a.s. ai e mallkoj ate me frike. Prandaj sorra nuk jeton afer shtepive dhe njerezve. Pas kesaj Nuhi a.s. dergoj pellumbin i cili u kthye duke bartur gjethe ulliri ne sqep si dhe balt ne kembet e tij. Kur Nuhi a.s. e shikoj kete e kuptoj se cdo gje ishte permbytur. Per zbatimin e urdherit Nuhi a.s. i vendosi pellumbit ne qaf  nje varse apo fasho te gjelber dhe i thote je i shoqerueshem dhe do jetosh ne siguri. Per kete pellumbat jetojne afer shtepive te njerezve . Pas kesaj te pranishmit i thone Isait a.s; A ta marrim te ringjallurin ne shtepit tona qe ai te na tregoj dhe gjera te tjera? Isai a.s. i thote: Si do te vije ai me ju kur ai nuk ka leje per te jetuar me ketu? Dhe pas kesaj pergjigjeje Isai a.s. i thote te ringjallurit; Me lejen e Allahut kthehu aty ku ishe! dhe ai perseri u be dhě." (Taberani "Mearif" vell;1 181-182)
Mrekulli tjeter e profetit Isa a.s. ishte se ai merr dheun e tokes e bete balt, i jepte formen e zogut , ashtu e hidhte dhe ai ne ajer gjallej dhe fillonte te fluturorj. Pas nje kohe mesimet e Isait u hapen ne popull, por ajo qe u bente me shume pershtypje ishin mrekullit e tij, keshtu nje dite i thane  Isase a.s.; Nese je Pejgamberi i Allahut na zbrit  nje sofer nga qielli qe te kete ushqime ne te, dhe ne do te besojme me patjeter ty.

Provokimi qe shejtani i beri Isait a.s. 

Nje here shejtani vendos ta devijoj Isan a.s. nga rruga e drejte ndaj vendos ti vihet pas. E gjen ne nje koder duke u lutur. Isai a.s. i thote shejtanit: Çfare kerkon nga une? Te hidhesh nga ky mal dhe te shpetosh i gjall! Isai a.a. i thote: Ne jemi ne sporve nga Allahu dhe krijesat nuk mund ta sprovoj Krijuesin, Allahun xh.sh! 

Zbritja e Sofres nga qielli

Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "Havarijjunet (grup njerezish) thane: O Isa, biri i Merjemes, a mundet Zoti yt te na zbres nje sofer me ushqime prej qielli?Ai tha: "Keni frike Allahun, nese jeni besimtare!" Ata thane: "Ne deshirojme qe te hame nga ajo sofer, e te na qetesohen zemrat..."Isa a.s. tha: " O Allah!O Zoti yne! Na zbrit neve nje sofer nga qielli, qe te jete feste per te paret e bashkekohesit tane dhe per ata pas nesh,dhe le te jete mrekulli prej Teje,dhe na ushqe se ti je Furnizuesi me i mire!" Allahu xh.sh tha: "Une do tua zbres sofren, por kush nga ju pas kesaj, nuk beson, Une do ta denoj ate me nje denim,denim me te cilin nuk do te denoj askend ne bote." (Maide: 112-115) Kjo sure quhet Maide (sofra=tryeza) per shkak te refimit te zbritjes se Sofres dhe eshte surja e fundit e zbritur profetit Muhammed a.s. dhe ajeti i fundit i zbritur eshte ajeti i Kur'anit qe thote: "Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntin Time." (El Maide: 03)  i cili i ka zbrit Profetit Muhammed a.s. ne naten e Kurban Bajramit.
Pas kembeguljes se madhe te popullit por edhe te nxenesve, Profeti Isa a.s perseri vendosi qe ti keshillonte pasi nese nuk do besonin Allahun edhe pas zbritjes se sofres do ndeshkohen , por me kot.
Nje dite kur u perserit per te disaten here e njejta kerkes,  Isai a.s veshi rroben e faljes (ibadetit), u vendos tek vendi i faljes, u ul ne gjunje, uli koken dhe filloi lutjen ku i lutet Allahut xh.sh: 
"O Allah! O Zoti yne! Na zbrit nje sofer nga qielli qe te jete mrekulli dhe shenje per keto njerez!"
Ne keto momente njerzit me arogancen e tyre, zun duke thene: 
Shikoni Isan ai po qan pasi nuk arriti dot te plotesoj kerkesen tone. Pa pritur ne kupen e qiellit shfaqen dy re te cilat afroheshin ngadal. Pasi u afruan ne nje distance te afert, mes dy reve ne sy te njerezve filloj te dallohej sofra. Per nje moment nuk e besuan derisa Allahu i Madheruar e zbriti sofren me ushqime nga qielli ne toke. Gjate kesaj kohe Isai a.s. i lutej Allahut te Madheruar duke thene: 
"O Allah, beje kete Mrekulli mesire e begati e jo ndeshkim."
Sofra iu aftua  Isait a.s. Sofra ishte e mbuluar me nje mbules te bardhe, e Isai a.s. filloj ta zbulonte ngadal,. Gjate zbulimit Isai a.s thoshte: 
"Ne emer te Allahut (Bismilah), Furnizuesit me te mire!"
 Te gjithe njerzit prisnin se cfare ka ne sofer. Ne sofer ndodheshin shtat kuleç dhe shtat peshq. Disa thone se ka pasur edhe disa fruta. Pas zbulimit total te sofres, Isai a.s. ju drejtua te pranishmeve: 
"Udheroni, hani !" 
Ne kete moment,te pranishmit thane: 
Vazhdo ti i pari .
Isai a.s. tha: 
"Po jeni ju qe e kerkuat kete!"
Ne sofer kishte ushqim te mjaftueshem. Kur Profeti Isa a.s. shikoj hezitimin e njerezve urdheroi shperndarjen e ushqimit te varferve, te semurve te cilet thuhet se kan qene mbi treqind.
Ne kete moment ndodhe dicka  e pa zakonte. Te gjithe ato te semure, te varfer qe u ngopen nga ushqimi i sofres, u sheruan nga semundjet. Ata qe refuzuan, kur e shikuan nje gje te till, shprehen pendimin e tyre.
Transmetohet se sofra filloj te zbriste cdo dite dhe ne te hanin te varferit e kushdo qe deshironte, me pas ajo filloj te zbriste ne krye te cdo dy ditve. Te njejten gje kemi edhe me Profetin Salih a.s.
Me pas Allahu i Madheruar njoftoi Isan a.s. qe ne sofer te hajne vetem te varferit, te dobetit e jo te pasurit. Mirepo te pasurve nuk u pelqeu ky vendim pasi nje pjese e tyre filluan te abuzonin dhe te merrnin ushqim me vete. Te pasurit duke shfrytezuar postet drejtuese te tyre filluan te akuzonin Isan , thurnin shpifje te medha , mirepo per shkak te abuzimeve , akuzave, ndaj Isait a..s. beri qe Allahu xh.sh. ndaloj zbritjen e sofres." 
Po ashtu ransmetohet nga Ebi Hatimi dhe Ibni Xheriri se:"ato hipokirtet qe akuzuan dhe shpifen per Isane a.s dhe kur uleshin ne sofer, grumbullonin ushqim per ta ruajtur, Allahu i madheruar i denoj duke i kthyer ne derra." (Tirmidhi etj)  
Pas kesaj ne njeren ane shtohesh dashuria dhe respekti ndaj Profetit Isa a.s. e ne anen tjeter shtohesh  urejtja ndaj tij.
Nje rast nxenesve u kishte humbur Isai a.s  dhe ato zun ta kerkonin, dhe ju than se eshte drejtuar nga deti. Duke e kerkuar Isan a.s. e gjeten tek deti (mbi ujin e detit). Ketu nxenesit shikuan nje mrekulli. Nxenesit e shikuan duke ecur mbi uje. Nxenesi me i mire ju drejtua Profetit Isa a.s: 
"O mesuesi yne, O i Derguari i Allahut, me lejon tju afrohem?" 
Isai a.s. tha: "Ej, Afrohu!". 
Ne kete moment nxensi filloj duke ecur ne uj duke mendu se mund te qendroj dhe ai mbi uje por jo dhe tha: "Po mbytem, me jep doren!" Isai a.s. tha: "Sikur njeriu te besonte sinqerisht qofte edhe sa nje grimc, do te ecte neper uje pa asnje veshtirsi."
Trasmetohet prej Ebu Beker b. Ebi Dunja i cili thote: Muhammd b. Alijj b. El Hasan b. Sufjani se ka degjuar Ibrahim b. El Eshathi se El Fudal b. Ijadi ka thene:
 "E pyeta si mund te ec apo qendroj njeriu pra Isai a.s. mbi uje?
 Ai tha:" Ju falenderoj per kete pyejte." Ata vazhduan: "ne besojme fort si edhe ju" Atehere ai tha: "Mire, ejani me mua dhe i dergoj tek deti. Aty u futen ne uj. Zun duke then: Po kemi frike  dallget .Fudajli tha: "A nuk  keni frike Zotin e dallegeve?
"Pastaj dolen nga uji dhe u vendosen ne breg, ne kete moment ai mori nje grusht rere dhe e hapi .Ne njeren dore kishte rere e ne tjetren ari dhe ju beri kete pyetje: "Cila ju pelqen mes ketyre ?Ata thane: "Ari" ai tha: " Per mua jane njesoj!"
Nder duat (lutjet) me te bukura qe kan bere Pejgamberet kemi dhe lutjet e Profetit Isa a.s. Transmetohet praj Fudajl b. Ijadi trasmetuar nga Junus  b Ubejdi se Isai a.s. thoshte:
1."Askush nuk do te besoj me te vertete, perderisa brengoset se çfare do te haje ne kete bote."
2."O Allahu im!Une nuk mund te largoj ate qe nuk e dua, as qe mund te pranoj ate qe e dua. Une jam nen pushtetin e dikujt tjeter dhe jam i varur nga veprat e mia. Prandaj nuk ka me te vafer se une ! O Allahu im! Mos lejo qe armiku ti gezohet fatkeqesise  sime dhe qe permes meje ti sjell fatkeqesi mikut tim! Mos lejo qe ne besim te me godas nje e keqe dhe mos lejo qe te me ze ai i cili ndaj meje nuk ka meshire.!"
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i Madheruar i ka shpallur Isait: "O Isa! Shperngulu nga ai vend ne nje vend tjeter, ne te cilin nuk te njohin e te mos bezdisesh. Allahu xh.sh. i thote: Pasha Fuqine dhe Madherine Time , do te jap miresi te shumta per katerqind vjet !" (Ebu Hureja)
Nga Ismail b. Ajashi transmetohet nga Abdullah b. Dinari se Umeri r.a. ka thene:
"Isai a.s. i keshillonte keshtu nxenesit e tij: 
"Hani buk elbi, pini uj te paster. Me te gjithe njerzit ndahuni me ndergjegje te paster dhe mos i merzisni..."
"Kjo bote le te jete vend neper te cilin do kaloni e jo ne te cilin do ta ndertoni."
Transmetohet nga Iben Abbasi se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje dite Profeti Isa a.s. kalon pran nje qyteti te boshatisur. I habitur nga bukuria e ketij qyteti tha: O Allahu im! Me trego dicka mbi kete qytet!Urdhero kete qytet te tregoj cfare ka ndodhur me te. Allahu xh.sh urdheroi qyetin duke i thene: "O qytet i boshatisur, pergjigjiu Pejgamberit Isa a.s.
"Qyteti zuri te flas: "O i dashur Isa a.s., cfare deshiron?
Isai a.s ju pergjigj: "Cfare ka ndodhur me drunjt, me lumenjt, me pallatet dhe banoret? 
"Qyteti tha: 
"I dashur Isa a.a.! Eshte derguar urdheri i Allahut ne vend, prandaj u thane drunjet, lumenjt e pallatet mu renuan ndersa banoret e tyre vdiqen." 
Isai a.s pyeti: Ku eshte thesari i tyre? 
Qyteti: Banoret tubonin pasurin nga hallalli edhe nga harami duke menduar se jane zoteruesit e tyre por tashme ai thesar po kalbet ne mbrendesine time. Allahut i takon cdo gje qe gjendet ne qiej e ne Toke."
Me pas Isa a.s. tha: "Çuditem me tre persona; 
1. Ai qe kerkon dynjan, ndersa vdekjen e ka pas thembrave. 
2. Ai qe nderton pallate, ndersa varri eshte vendqendrimi i tij. 
3. Ai qe qesh shume, ndersa xhehenemi eshte para tij.
Pas kesaj tha: O njeri! Je i pakenaqur me shume po ashtu i pakenaqur me pak."
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. qe Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje here  Profeti Isa a.s. u paraqit para mxemesve apo izraliteve dhe ju tha: 
O nxenes, mos u falni urtesi atyre qe nuk e meritojne ate, pasi do beni padrejtesi, por jepjani ati qe e meriton. Nese nuk ia jepni atehere edhe atyre do tu beni padrejtesi. 
Dituria ndahet ne tre lloje: 
1. Dija e sigurte dhe pasojeni ate
2. Dija e gabuar dhe largohuni prej saj dhe 
3. Dija e pasigurt."
Nder fjalet dhe lutjet e Profetit Isa a.s. jane: " O Zoti im! Edhe pse je lart , Ti je afer! Edhe pse je afer Ti je lart. Ti je i lartesuar mbi te gjitha krijesat e Tua! Ti me fjalen tende i ke krijuar shtat qiejt ne hapesiren e pakufishme dhe nga frikerespekti ata te jane pergjigjur duke iu nenshtruar madheshtis dhe urdherit tend. Ne ta ndodhen meleket e Tu te cilet pandalur te adhurojne dhe te falenderojn. Ne ta ke vendosur kandilin gjate erresires se nates, ndersa driten e diellit gjate dites. Ti ne ta ke vendosur rrugen, e cila te madheron dhe te lavderon. Me madheshtin Tende drita mbizoteron erresiren. Ti ne ta ke vendosur kandile (yje) me ndihmen e te cileve te humburit gjejn rrugen. O Zoti im! I lavderuar qofsh! Ke krijuar qiejt dhe token e ke bere te rrafshte mbi vale te shume te ujit. Ajo (toka) eshte e nenshtruar dhe kjo duket, edhe pjeset e saj me te pamposhtura i jan nenshtruar ndaj madheshtis tende. Ujrat e saj jane te jane nenshtruar, pas deteve ke krijuar lumej, pas lumejeve perrua, pas tyre burime te shumta e pastaj nga ajo ke krijuar drunj dhe fruta...Nuk ka Zot tjeter perveç Teje!Ti ke urdheruar qe nga Ti te kerkojne falje per gjynahet. Nuk Zot tjeter perveç Teje! Deshmoj se Ti  (Allah) nuk je hyjeni qe kan trilluar e as sundues ndaj te cilit nderpritet te menduarit. Ti nuk ke shok (ortak) qe t'i drejtohemi atij e Ty te leme anash. Askush nuk te ka ndihmuar Ty, kur na ke krijuar , prajda as qe dyshojme ne Ty. Deshmoj se Ti je Nje, i Amshueshmi, se nuk lindur kend e as qe je i lindur prej dikuj dhe se askush nuk eshte i barabarte me Ty!" (Ebu Hurejre)

Ngritja e profetit Isa a.s. ne qiell 

Profeti Isa a.s. nuk eshte biri i zotit, dhe nuk eshte denuar dhe per me teper as gozhduar dhe dhe Isa a.s. nuk ka vdekur, por  ate  Allahu e ka shpetuar duke e ngritur ne qiell. Per kete ne Kur'an  Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; Ai, Allahu eshte Nje! Allahu eshte Ai qe çdo krijese i drejtohet (i mbeshtete) per çdo nevoje. As s'ka lindur kend , as nuk eshte i lindur, Dhe Atij (Allahut) askush nuk i eshte i barabarte." (Ihlas) Por jo besimtaret , mohuesit e Allahut te kunderten. 
Allahu xh.sh. thote: "Ato (fe mohuesit te Allahut) thane: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, te birin e Merjemes, te Derguarin e Allahut." E ata as nuk e kan mbytur e as nuk e kan gozhduar, por i eshte dukur keshtu. Ata qe ndashin kete mendim per te, edhe ata gjendeshin ne dyshim, per edhe keto nuk kan ditur asgje me siguri, vetem qe supozonin, e eshte e sigurte  se nuk e kan mbytur ate. Por Allahu e ka ngritur prane Vetes. Allahu eshte i Plotefuqishem dhe i Urte. Dhe nuk ka asnje ithtar te librit, i cili kur te vdes, te mos i besoje atij ashtu siç duhet besuar e ne Diten e Gjykimit, ai do te deshmoje kunder tyre." (En Nisa 155-159) 
Pas shume mrekullish qe Profeti Isa a.s. beri me ndihmen e Allahut, Allahu xh.sh. e shpall Isan a.s. pejgamber. Tani profeti Isa a.s. ishte 30 vjeç dhe Allahu xh.sh. i zbriti atij Inxhilin (Ungjilli). Per kete Allahu xh.sh. thote:  "Ne vazhduam gjurmet e pejgambereve me Isain , birin e Merjemes, vertetues i Tevratit qe kishin me pare. Atij i dham Inxhillin (Ungjillin), qe eshte udhezim i drejte dhe drite, qeshte vertetues i Tevratit qe kishin prane, qe ishte udhezues e keshillues per te devotshmit." (El Maide; 46)
Pavarisisht shume mrekullive te Profetit Isa a.s. si dhe shpalljes nga Allahu pejgamber dhe zbritjes se Inxhillit populli nuk e besoj Isan a.s. madje filluan te largohen te gjithe nga ai derisa profeti Isa a.s. ngel vetem me 12 nxenesit e tij. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuar, behuni ndihmetar te Allahut, si Isai biri i Merjemes , havarijunet (nxenesit / dishepujt)ku u pat thene: Kush eshte ndihmetar imi ne rrugen e Allahut? Ata thane:Ne jemi ndihmetare te rruges se Allahut!E nje grup prej beni israileve besoi, e nje grup refuzoi, e Ne ata qe besuan i perkrahem kunder armikut te tyre dhe ashtu u bene ngadhenjimtare." (Saff; 14)

Dhe pse Allahu xh.sh. ua zbriti sofren me ushqime, njerezit harruan fjalen e dhene se; Nese zbret sofren me ushqime do ta besojme Allahun, por ato nuk e mbajten premtimin. Madje perseri nuk besuar edhe kur ata te babziturit hanin e merrnin ushqim. Per mosbesimin e tyre Allahu i denoj duke i kthyer ne derra. Paria e vendit, te pasurit etj te cilet kundershtonin Profetin Isa a.s. vendosen ta denojne Isan a.s. Jobesimtaret filluan ta akuzonin rend Isain a.s. , por tashme acarimi i femohuesve kaloi kufit, ku paria e Hebrenjeve vendosen ta vrasin me gozhdim Isan (Mesia).
Isai a.s. mori lajmin nga Allahu i Madheruar si dhe se si do shpetoj nga ky denim. Transmetohet nga Ibn Abbas se: "Kur Allahu vendosi ta ngriste  Isan a.s. ne qiell, ai shkoji tek nje shtepi ne te cilen gjendeshin 12 nxenesit e tij. Isai a.s. ishte shume i merzitur, saqe ishte paraqitur para nxenesve i ndjersitur derisa floket i ishin bere uje. Ne keto momente  Isai a.s ju drejtua nxenesve me keto fjale: "Ne mesin tuaj eshte njeri, i cili do te me mohoje. E kete do ta beje 12 here edhe pse me pare me kishte besuar." (Ibn ebi Hatimi, tek Ahmed b.Sinaji e ky nga ebu Muaviu , ky nga el Minhal b. Amri e ky nga Seid b. Xhubejri se ibni Abbasi ka thene hadithin e siper cituar) 
Ngritja e profetit Isa a.s. ne qiell eshte nje nga shenjat e kijametit , Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ai Isai eshte parashenje e momentit te kijametit, pra kurrsei mos dyshoni ne te (diten e kijametit) dhe ecni pas meje kjo eshte rruge e drejte. E te mos u pengoje djalli, se ai per ju eshte armik i hapt." (Ez Zuhruf; 61-62)
Perpara  se Allahu xh.sh ta ngrej Isa. a.s ne qiell e ka ulur Isan a.s. ne gjume, e pastaj e ka ngritur ne qeill nepermjet nje vrime (korridor) te hapur ne qiell. Ky ishte dimensioni tjeter i cili nuk kishte ndodhur me pare. Nderkohe, ushtria kishte marr urdherin per kapjen e Isase a.s dhe gozhdimin e tij. Ne kete moment transmeton Ibn Abbasi se : "Kur Isai a.s. u paraqit para 12 nxenesve nder te tjera ju tha: 
"Cili prej jush pranon qe te me perngjaje  dhe te  mbytet ne vendin tim? 
Ne kete rast u paraqit nje i ri i cili ishte me i vogli nder to. Isai a.s. fillimisht nuk e pranoi dhe perseriti  pyetjen, por perseri pergjigjet i njejti nxenes. I riu tha: Une dua te jem ai!
Ne kete rast Isai a.s. i tha: Mire ti je ai! Ne kete moment Allahu i madheruar fytyren e  Isas a.s. ia perngjan nxenesit te ri.  Ne keto momente Isai a.s. u ngrit ne qeill
."

Ne fakt nder nxenesit ishte njeri i cili u kishte treguar ushtareve se ku ndodhej Isai a.s , ai quhej Judus KerjajutaGjate kohes se gozhdimit (te riut qe ju vendos pamja e Isait a.s.) njeri nga nxenesit e mohoj Isan a.s duke thene: 
"Zoti qendroi tek ne sa deshi vete, e atehere shkoi ne qiell." 
Nxenesit e  Isas a.s. u ndane ne tre grupe. 
Te paret ishin  ata qe thane: "Zoti qendroi nder ne sa deshi vete, e pastaj shkoi ne qeill."
Te dytet ishin ata qe thane: "Nder ne ishte biri i Zotit dhe qendroi sa deshti vete dhe pastaj Zoti u ngrit ne qeill."
Te tretet ishin ata qe thane: "Nder ne ishte robi i Allahut dhe i Derguari i Allahut e Allahu e ngriti ne qeill."
Dy grupet e para u bashkuan bashke dhe mbyten grupin e trete qe besonin se:  Isai a.s. ishte i Derguari i Allahut dhe se Allahu e dergoi ne qiell.
Nxenesit e  Isas a.s. quheshin:
1.Jakub Zebda, 2.Butros, 3.Junus Zebda, 4. Endravis, 5. Filips, 6. Ebruthulma, 7. Metta, 8. Tomas, 9. Jakub Halki, 10. Tedaus, 11. Fetjati 12. Judus Kerjajuta (Juda Iskarioti)

Ne nje trasmetim nga Ahmedi tregon se: "Ushtria Hebreje gjeti vendndodhjen Isait a.s. dhe teksa profeti Isa a.s. shkon per vizit tek tezja e tij ushtria me ne krye udheheqesin e saj te quajtuir Xhalut u nis per ta kap. Keshtu duke qendruar Isai a.s. me tezen e tij ushtria e Xhalutit rrethon shtepin dhe hyjne per ta kapur  Isan a.s. Ne kete moment Allahu i Madheruar nuk lejoj qe ta shikonin Isan a.s. Ne keto çaste ushtria priste fjalen e Judes i cili thoshte: Nuk e shikoj Isan,  Nuk e gjej! Ne kete moment Xhaluti dhe ushtria e tij thane: "Po ja tek je, je Isai vete!"  (Gjate kohes qe ushtria sebashku me Juden hunin ne shtepi , Allahu xh.sh. fytyren e Judes e perngjau me ate te Isas). Ne kete moment e kapen Juden dhe e gozhduan ate. Prandaj Allahu i madheruar thote: "..As nuk e kane mbytur e as nuk e kane gozhduar..( Ahmedi qe ka degjuar Muhamed el Xhehmiu) 

Iben Xherir transmeton se Ibni Humejdi ka thene: Kam degjuar Jakub el Kumiji i cili kishte degjuar nga Harun Antar e ky nga Vehb Munebbihu i cili ka then:
"Isai a.s se bashku me nxenesit e tij hyn ne nje shtepi, e kur hyne brenda u rrethuan. Ne çast  Allahu i Madheruar beri qe te gjithe ti perngjajne fytyres se Isait a.s. Perball kesaj ushtaret than:
"Na bete magji, prandaj na tregoni se kush prej jush eshte Isai ose do ju mbysim te gjithve. 
Ne kete moment Isai a.s. u tha nxenesve: 
Cili prej jush do te jap jeten e tij? 
Njeri nga nxenesit tha: "Une!" dhe doli para ushtrise e u tha: 
"Une jami Isai!" 
Dhe ushtria duke shikuar se ai ne pamje ishte Isai e moren dhe e gozhduan duke e kryqezuar."

Gjithashtu transmetohet nga Ibni Xheriri: Profetit Isa a.s. i kishte hyre frika dhe nje nate vendosi te therras gjithe nxenesit e tyre dhe tju bente sherbim e me pas sebashku me ta ti benin lutje Allahut te Madheruar. Ate nate profeti Isai a.s. u tha:
"....Njeri prej jush do te me refuzoj (mohoj) tre here, para se te kendoj gjeli (kendezi). Ndersa tjetri do te me shes mua per disa dirhem." 
Te nesermen u shperndane nderkohe qe ushtria po kerkonte Isan a.s. Ne rruge ushtaret hasen ne njerin nga nxenesit e tij i quajtur Shemuni. 
Ne kete moment ushtaret than: "Ky eshte njeri nga nxenesit e Isait." 
Ai tha tre here: 
"Nuk eshte e vertet,nuk jam nxenesi i Isait." e per kete ushtria e la te lire
Duke ecur Shemuni takon shoket (nxenesit) e tjere ku gjithashtu mohoi se ka qene nxenesi i Isait, ne kete moment ai dhe nxenesti degjuan kendezin duke kenduar.
Nxenesi tjeter i quajtur Juda qe e mohoj plus edhe e shiti Isan a.s. shkoj tek paria e ushtrise duke ju thene: 
"Çfare do me jepni nese ju tregoj se ku ndodhet Isai? 
Ata i ofruan 30 dinar.
Pas kesaj Juda i dergoi tek Isai, dhe ne kete moment Allahu fytyren e Isait a.s. ia kaloi Judes, nderkohe qe Isai a.s. ishte i padukshem per ushtaret. Keshtuqe ushtaret moren dhe e gozhdoi Juden....." (Et-Taberani)

Si ka fol Isai a.s me nenen e tij?

Pas gozhdimit nena e Isait a.s. Merjeme e shoqeruar nga motra e saj niset duke qare per tek varri i te birit. Ne kete momente zbret meleku xhebrail dhe e pyet; Per ku je nisur? Ajo i thote: Ti bej vizit varrit te djalit tim (Isait)! Xhebraili i thote: Isai eshte gjate dhe asnje here nuk ka vdekur. Ai qe eshte ne varr nuk eshte Isai por nje i ri te cilit Allahu ia pergjau fytyren e Isait dhe qe tradhetoj Isan, por nese ti deshiron ta takosh djalin eja kete dite, tek nje dritez dhe aty do takosh djalin tend , Isan. Me lejen e Allahut zbret tek ajo Isai a.s dhe i thote nenes se ti: "Pse qan? Ajo u pergjigj: "Per shkakun tend" Isai a.s. tha: "Mua Allahu me ka ngritur tek Ai dhe nuk me ka goditur asnje e keqe (nga ajo qe shikoni, pra gozhdimi). Kjo vetem se i eshte dukur atyre."
Pas qetesimit te Merjemes , Isai a.s. i thote: "Njoftoni nxenesit e mi qe te bashkohen dhe te vine tek ky vend" Pas njoftimit te nxenesve ne vend u paraqiten vetem 11 nxenes, ndersa nuk u paraqit Juda. Me te hollat qe kishte marr Juda spiunoj Isan a.s. tek ushtria . Kur u paraqiten nxenesit Isai a.s. pyeti per sjelljen e Judes dhe ata i thane; Juda eshte penduar dhe ka mbytur veten. Isai a.s. tha: "Po te ishte penduar me te vertet tek Allahu, Allahu do ia pranonte pendimin."
Ibn Asakiri ka transmetuar: "Pas shtat diteve gozhdim, Merjemja kerkon nga paria Heberje qe te heqin trupin me qellim varrosjen e tij. Dhe ashtu ndodhi. "Nje dite Merjeme sebashku me motren e saj (nenen e Jahjase a.s.) niset per te vizituar varrin e Isas. Gjate rruges zbret tek Merjeme meleku xhebrail i cili e pyet: E nderuar Merjeme! Per ku je nisur? Merjeme i pergjigjet: Te vizitoj varin e djalit tim! Xhebraili i thote: E nderuar Merjeme! Djali yt , Isai a.s. eshte gjalle. Ai asnje here nuk ka vdekur! Ai qe eshte ne varr nuk eshte Isai por nje djal tjeter (ai qe tradhetoj Isan a.s.) i cili po ashtu u gozhdua. Por nese deshiron ta takosh Isan a.s. eja kete dite dhe tek nje dritez do e takosh Mesihun (Isa a.s)." 
Pasi erdhi dita ne fjale Merjemi niset per tek vendi i "dritezes" dhe transmetohet se Merjemi takon Isan a.s. Transmetohet se; Isa a.s. nxitoi per tek Merjemja, u perkul dhe ia puthi koken dhe filloi te lutet per te. Me pas Profeti Isa a.s i thote:
"Nene , nuk jam i vrare, por Allahu me ka ngritur tek Ai. Ai, me lejoi te takohem me ty, se vdekja do te te vijse se shpejti prandaj ki durim dhe permende Allahun e Madheruar." Pas pese viteve Merjem ndron jete.

Si u ngrit Isai a.s. ne qiell?

Transmetohet prej Iben Abbasit se: "Kur Isai a.s. i erdhi momenti per tu ngritur ne qiell Allahu i Madheruar dergon tek ai nje re dhe Profeti Isa a.s. u ul ne te."

Kthimi ne toke i Profetit Isa a.s.

Islami me siguri te plote tregon se profeti Isa a.s. nuk ka vdekur, nuk eshte gozhduar dhe se do rikthehet serisht ne toke. Rikthimi do behet kur e keqja mbizoteron. Kur dexhali te kete dal do zbres  ne toke Isai a.s. Ne kete kohe dexhali do shkaterrohet sapo te takohet me Isain a.s. Me pas do dalin jexhuxh mexhuxhet te cilet si popull kafir do fillojne shkaterrimin e tokes. Aq te shumte jane ne numer saqe do kalojne pra nje lumi dhe ai do thahet nga konsumimi i tyre. Do pushtojne token me perjashtim te disa vendeve sic eshte Qabja etj. Ata do mendojne se kan pushtetin e tokes. Ne kete kohe besimtaret mysliman do i drejtohen profetit Isa a.s. qe lus Allahut xh.sh. per shkatrimin e jexhuxh mexhuxheve. Pas duas se profetit Isa a.s. Allahu xh.sh. do i shkaterroj jexhuxh mexhuxhet brenda nates. Aq shume kufoma do jene mbi siperfaqen e tokes saqe do jete pothuajse e pamundur frymarrja. Ne keto kushte besimtaret do i kerkojne dhe nje here profetit Isa a.s. qe ti bej Allahut xh.sh. lutje per pastrimin e tokes. Dhe Allahu xh.sh. do leshoj shi nga qielli i cili do pastroj token....
Per zbritjen e profetit Isa a.s. ka treguar profeti Muhammed a.s. i cili eshte takuar ne naten e Israse me Isan a.s. si dhe me pejgamberet e tjere. (Fakti qe profeti Muhammed a.s. eshte takuar me profetet dhe ka fol me ta, ka shtyr disa te thone se ky eshte dimesioni tjeter i cili eshte paralel me dimesionin tone, por qe ne nuk i shikojme ata). Nga Abdullah ibn Mesudi trasnmetohet se Profeti Muhammed a.s. ne naten e Israse ka thene: "Takova Profetin Ibrahim, Musa dhe Isa a.s. Ato po bisedonin mbi ceshtjen e kijametit. Ata pyeten per kijametin Ibrahimin a.s. por ai tha: Nuk ka dije rreth saj! Te njejten pergjigje dha dhe profeti Musa a.s. ndersa Profeti Isa a.s. tha: "Se kur do ndodh kijametit e di vetem Allahu xh.sh. por Allahu xh.sh. me ka premtuar se kur te dal dexhali une do kem ne dore dy shkopinj. Kur te me shikoj dexhali ai do tretet, do shkrihet. Do shkaterrohet." (Ahmedi etj)

Nga imam Ahmedi dhe Ebu Davudi transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Proftet jane vellezer te nje babai (Ademi), kan nje fe (Islamin) dhe kane nena te ndryshme. Une jam njeriu me i afert i birit te Merjemes Isase a.s. , sepse mes tij dhe meje nuk ka asnje Profet tjeter. Isai a.s. do te kthehet dhe nese e shikoni, besojeni. Ai eshte as i gjate as i shkurter, ka fytyr te bardhe qe anon nga e skuqura. Foket i duken sikur i kullojne uje, edhe pse nuk i ka te larguara. Ai do te zbres tek minarja e bardhe e xhamise ne Damask. Ai do te thyej kryqin, do te vrass derrin, do anuloj taksat, Islami do jete e vetmja fe. Gjate kesaj kohe ai do vras dexhalin. Tokes dhe popullit do i kthehet drejtesia aq sa devete do te kullosin me luanet, lopet me tigrat dhe delet me ujqerit, ndersa femijet do te luajne me gjarperinte pa e demtuar njeri-tjetrin. Ai do te qendroj ne toke per 40 dite (por 40 dite te asaj kohe do jen si 40 vite), pastaj do te vdese."
Myslimanet do kryejne ceremonin e xhenazes dhe faljen e namazit te xhenases si dhe varrosjen e tij

Pergatiti
Gezim KOPANI

Hytbe e mbajtur me date, 31.12.2010


Mund te lexoni: Jeten e Merjemes , nena e profetit Isa a.s. 

_________________
1. Profetit Isa a.s , Allahu xh.sh i dha librin e Inxhilit pra Ungjillin. Ne jeten e Profetit Isa a.s. ishin dy grupe te medha ; a). Hebrenjte dhe b). Romaket. Dy grupet kishin armiqesi te medha mes tyre. Ndersa profeti Isa a.s. urdheronte ata qe e ndoqen qe te jene respektues, modest etj.



Wednesday, December 29, 2010

Kujtime per Imam Zenel Hoxh Mehaj (1853-1945)

Imam Zenel Hoxhe Mehaj

Nder hoxhallaret me me kontribut te forcimit te besimit islam ne Puke eshte imam Zenel Hoxhe Mehaj i cili ne vitin 1940 ishte imam por edhe Myfti. 

Zenel Hoxha ka lindur me 7 korrik te vitit 1853. Njohurit fillestare te fese islame i mori tek Mejtepi i xhamise se Koderhanit ne Puke.
Mes shume femijeve ai ishte me i dhanuni pas dijes islame saqe imamet e ushtrise Osmane e merrnin per te bere muezin. 

Sipas familjareve te imami , ai ka perfunduar medresen dhe shkollen e larte duke permend Sirin dhe Turqin . Sipas nipit te tij Qamil Zyber Laçit imam Zenel Hoxha ka njohur shume mire gjuhen: turke, arabe dhe perse. Pas kthimit te tij ne Shqiperi ai u martua me vajzen e Osman Qypit nga fshati Kabash. Nga kjo martes u shtua me tre femije.

Imam Zenel Mehaj ka sherbyer si imam ne disa xhami te rrethit Puke si ne xhamin e Koderhanit, Qerretit, Kabashit, Kryeziut, etj. Pervec mejtepit te xhami te xhamis se Koder Hanit ai ka dhene mesime edhe ne mejtepet e Qerretit dhe Kabashit.

      Ne fund te vitit 1923 Zenel Hoxhe Mehaj u be Myfti i Pukes pasi H.Xhemal Naipi mori pergjegjesi te tjera me rastin e Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Sipas kujteses se besimtareve ne vitin 1924 Myftinia Puke ka pasur 15 imam te cilet sherbenin duke filluar nga fshati Qerret deri ne Dukagjin(Malzi) sot pjese e Kukesit. 

      Ne shejne rrespekti ne vitin 2005 keshilli i Bashkise Puke e nderon imam Zenel Hoxhe Mehaj me titullin "Qytetar Nderi."

     Imam Zenel Hoxh Mehaj ndroj jete me date 2 dhjetor te vitit 1945.

Nga Gezim Kopani

_________
Vitin: 2006

V/O:Pershkrim i shkurter

Xhamia e Koder Hanit , Puke

Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke. Fotografi e vitit 1916

Disa qasje kundrejt projekt-ligjit për arsimin parauniversitar


Projekt-ligji për arsimin parauniversitar që u shpalos si dhuratë për fundvitin, në përgjithësi mund të konsiderohet si një përpjekje serioze për të përmirësuar sistemin tonë parauniversitar në pjesën më të madhe të komponentëve të tij. Sa serioze duket përpjekja me të cilin ky projekt-ligj u hartua dhe kërkon të kthehet në ligj, po aq serioz shfaqet cenimi që ky projekt i bën një ndër të drejtave themelore të individëve, atë të ushtrimit të drejtës së besimit në ambientet publike.

Problematika më e madhe e këtij projekt-ligji qëndron tek neni 36 pika 4 në të cilin në mënyrë eksplicite theksohet: “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare”  Kjo pikë e veçantë sjell në formë të qartë dhe të papërpunuar të gjithë  konfliktin mes lirisë së besimit dhe laicitetit, i cili duhet theksuar, se ka pësuar një keqpërdorje gjatë historisë tonë të tranzicionit duke u përpjekur për të zëvendësuar diktaturën e ateizmit në  Shqipëri me diktatin e laicizmit në demokraci. Sipas Ministrit të Arsimit Tafaj ky projekt-ligj do të përfaqësoj “fytyrën perëndimore” të arsimit shqiptar.

Fytyra Perëndimore e Arsimit

Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SH.B.A-së deklaron : “Kongresi nuk do të bëjë asnjë ligj që ndalon ushtrimin e lirë të fesë….” Amendamenti  i 14-të garanton mbrojtje të barabartë të të gjithë qytetarëve. Po ashtu çdo formë e diskriminimit për sa i përket ushtrimit të praktikave të besimit është e ndaluar nga “Civil Rights Act”. (1964, 88th Congress, H.R. 7152)

Në Sh.B.A  hapësirat publike nuk konsiderohen totalisht të të lira nga religjioni, por  rregullat e përgjithshme dhe ligjet sanksionojnë që hapësirat publike duhet të jenë të hapura për forma të ndryshme të besimit. Roli i qeverisë amerikane nuk është të forcojë sekularizmin por të përshtasë shprehjen e besimeve në mënyrë neutrale. (Unsecular America,” Christian Century, Vol. 121, No. 4, 24 February 2004, p. 5).

Në vitin 1995,  Presidenti amerikan i saj kohe lëshoi një udhëzim në të cilin thuhej: “Asgjë në Amendamentin e Parë  kërkon që shprehja  besimit të lihet prapa dyerve të shkollave... Studentët mund të shprehin mesazhe fetare në veshje ashtu siç në çdo kontekst. Si përfundim shkollat nuk mund të ndalojnë praktikat fetare si pjesë e identitetit të studentëve”. (Christian Century, 24 February 2004).

Në Korrik të 2001, Shërbimi Kundra Zjarrit dhe Shpëtimit në Montgomery Maryland ia lejoi një oficereje muslimane të mbante shaminë e saj gjatë detyrës  e cila do të duhej të pajisej me helmetë në rast të ndërhyrjeve kundra zjarrit. (“Maryland Firefighter Wins Right to Islamic Headscarf,” US Newswire, 12 July 2001.Morgan (2003), p. 37)

Në Shkurt të 1995, “Commission des droits de la personne et des droits de la jeunesse” i Quebec-ut në Kanada konkludoi që shkollat publike janë të detyruara të pranojnë nxënëset muslimane me shami në kokë për arsye se kjo nuk përbën rrezik publlik. Komisioni vendosi se ndalimi i shamisë dhunon si lirinë e besimit dhe lirinë e arsimimit dhe është në Kundërshtim me Kartën e Quebec-ut. Komisioni gjithashtu argumentoi asokohe se: “Edhe pse mund të ketë raste të shkëputura ku një vajzë mund të jetë e detyruar forcërisht të vërë shaminë, ndalimi absolut i saj (shamisë) do të përbënte një fyerje për pavarësinë e femrës muslimane. Institucionet sociale duhet të luajnë një rol kyç  në integrimin social dhe jo të margjinalizojnë individët duke i përjashtuar nga  edukimi publik.” (Looking Beyond the Trees to the Forest, Commission des droits de la personne et des droits de la jeunesse du Québec, 15 June 2005).

Një gjykatës në Kanada lëshoi një protokoll veshjeje për pjesëmarrësit në Sallën e Gjyqit ku thuhej që koka duhet të jetë e zbuluar përveç rasteve “...kur kjo është e njohur dhe miratuar fetarisht dhe vetëm atëherë kur mbulesa e kokës është një “nen feje” e pretenduar nga ai komunitet”. [2000] F.C.J. No. 268 (F.C.A.).
Mbretëresha e Anglisë është koka e Kishës Anglikane dhe e Qeverisë. Në përgjithësi, gjykatat britanike kanë vendosur për pjesëmarrjen e religjioneve në sferat publike, duke argumentuar se nuk ka pengesë për funksionimin e duhur të institucioneve. (Stéphane Bernatchez and Guy Bourgeault, “La prise en compte de la diversité culturelle et religieuse à l’école publique et l’« obligation d’accommodement »,” Canadian Ethnic Studies, Vol. 31, No. 1, 1999, p. 167.)

Shamitë muslimane dhe turban-ët Sikh kanë qenë tradicionalisht të lejuara në klasat e shkollave angleze. (Grande-Bretagne: Oui au foulard islamique,” La Presse, 5 March 2004, p. A13). Në Korrik 2007, Gjykata e Lartë në Angli mori vendimin për të ndaluar një studente që mbante një unazë të shtrenjtë duke u bazuar në ndalimin e bizhuterive në shkolla. Gjykata argumentoi se : “...unaza nuk ishte një kërkesë e besimit Kristian dhe ndalimi i saj nuk dhunonte të drejtat e njeriut”. (International Religious Freedom Report 2007:  United Kingdom)

Policët oficerës, ushtarët, motorçiklistët dhe punëtorët e ndërtimit kanë qenë tradicionalisht të lejuar të mbajnë mbulesa kokë ne Angli. (La Presse, 5 March 2004). Në Danimarkë specifikisht si mësuesit dhe nxënësit janë të lejuar të mbajnë mbulesa koke në klasat e shkollave . (Nielson (1995), p. 76; “To Ban or not to Ban,” Economist, Vol. 369 (8347), 25 October 2003, p. 46.)  Kushtetuta e vendit mbron lirinë e besimit po ashtu edhe lirinë e simboleve në sferën publike.

Në Itali  shamitë muslimane janë të lejuara në ambientet e shkollave po ashtu edhe në zyrat publike me arsyetimin se ato nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë publike. (Dominique Le Tourneau, “La laïcité à l’épreuve de l’Islam : le cas du port du ‘foulard’ islamique » dans l’école publique en France,” Revue générale de droit, Vol. 28, 1997, p. 303.)  Italia edhe pse një vend me lidhje të forta me Kishën Katolike ka dhënë hapësirat e veta në sferën publike për religjionet e tjera.

Çështja e shamisë muslimane ka qenë pjesë e një debati të gjerë në Hollandë herët në vitet 1985. Ky debat filloi kur një autoritet lokal në Holandë i ndaloi një vajze muslimane të hynte me shami në ambientet e shkollës. Duke iu përgjigjur ankesave të prindërve Parlamenti holandez anuloi ndalesën dhe la të lirë vajzën të arsimohej me shami. (W. A. R. Shadid and P. S. van Koningsveld, Religious Freedom and the Position of Islam in Western Europe:  Opportunities and Obstacles in the Acquisition of Equal Rights, Kok Pharos Publishing House, Amsterdam, 1995, p. 87.)

Në vitin 1999, ETC (Komisioni për Trajtimin e Barabartë) në Amsterdam vendosi në favor të një mësueseje muslimane. Komisioni argumentoi se liria e besimit ishte e mbrojtur kushtetueshmërisht dhe se ndalimi i shamisë ishte një diskriminim direkt sepse për gratë muslimane “hijab” (shamia) është detyrim që rrjedh nga besimi Islam. (Saharso (2003), pp. 10-13; Economist, 25 October 2003, p. 46; “En Europe peu de tentation de légiférer,” Le Progrès, 2 February 2004.)

Në Gjermani në Shtator të 2003 Gjykata e Lartë lëshoi një vendim në të cilin thuhej se mësueset muslimane janë të lejuara të mbajnë shaminë e kokës sepse kjo nuk ndërhyn dhe nuk dëmton vlerat e Kushtetutës Gjermane. Por, u është lënë e lirë Landeve gjermane të marrin vendimet përkatëse. (International Religious Freedom Report 2007:  Germany.)  Ndërsa për nxënëset muslimane liria është e sanksionuar me kohë.
Në Belgjikë çështja e parë për mbulesën e vajzave muslimane me shami u ngrit herët në vitin 1989 bazuar në ndalesën që disa shkolla të Brukselit bënë për këto vajza.

Pas një viti Gjykata e Apelit në Bruksel anulloi ndalesën që shkollat i kishin bërë shamive në klasa duke u bazuar në Ligjin Belg të Arsimit të vitit 1959 duke e lidhur këtë më qëndrimin neutral që sistemi shkollor duhet të mbajë në raport me besimet. Më vonë një vendim tjetër i qeverisë belge saktësoi  se : “ ..shamitë muslimane nuk bien në kundërshtim me parimet e neutralitetit dhe janë të veshura për qëllime besimi dhe nuk përbëjnë provokim apo kërcënim publik.”.(International Religious Freedom Report 2007:  Belgium.Shadid and Koningsveld (1995), pp. 88 and 92; Le Tourneau (1997), p. 302).

Franca përbën vendin më problematik përsa i përket çështjes së shamive muslimane apo siç tashmë atje quhet “l’affaire du foulard” . Kjo për arsye të disa specifikave të vetë Francës që do të mundohemi t’i rendisim më poshtë.

Ndryshe nga shtetet e tjera perëndimore koncepti i shtetit francez për sekularizmin apo laicitetin është shumë më i ngurtë dhe i ashpër duke inkurajuar politika të cilat e mbajnë fenë jashtë sferave publike. Koncepti francez i të drejtave të njeriut është tipikisht interesant. Nuk konsiderohet e drejta e njeriut si e drejtë natyrale e individit në raport me shtetin por thjesht një e drejtë për të shijuar lirinë e përcaktuar dhe kufizuar nga shteti. (Troper (2000), p. 1268)

Nocioni i laicizmit apo siç francezët e quajnë “laïcité”  është një nocion që përdoret mjeshtërisht  duke shkuar për shtat me politikën e asimilimit të emigrantëve të cilët duhet thënë se përbëjnë një numër të konsiderueshëm. (Mirian Feldblum, “Paradoxes of Ethnic Politics:  The Case of Franco-Maghrebis in France,” Ethnic and Racial Studies, Vol. 16, No. 1, 1993, p. 55);  Në këtë kuadër shkollat franceze janë parë si parajsa individualizmi dhe barazie ku vajzat sidomos, janë të lira nga influencat familjare në mënyrë që të transformohen në franceze të vërteta. (Feldblum (1993), p. 55; Kepel (1997), p. 109; Wayland (1997), p. 552 and p. 556; Le Monde, 23 April 2004.)  Kështu që frika franceze në sajë të imigrimeve të mëdha bazohet në frikën e humbjes së thelbit francez të shpirtit të revolucionit dhe si pasojë masat diskriminuese që ajo merr pavarësisht të drejtave të saj civile të aprovuara, justifikon institucionet franceze të ndërtojnë kufinj mbi lirinë e besimit.

Simboli 

Simboli është një element komunikues që shpreh përmbajtje të domethënies ideore. Një simbol është diçka konkrete statike, konvencionale një shprehje e përqendruar e një ideologjie. Simboli i ka të përcaktuar elementët e vet, ngjyrën, formën, përmasat.

Në rastin e shamisë muslimane mund të themi se ajo nuk përbën simbol të Islamit, së pari se kulturalisht është e ndryshme në forma të ndryshme në vende të ndryshme. Së dyti funksioni i saj është thjesht mbulues është jashtë simbolikave. Aq sa mund të përbëjë kapelja apo shalli në përgjithësi simbol aq edhe shamia muslimane është. Ajo nuk ka një formë të përcaktuar, ngjyrë, përmasë etj. Ajo është element i besimit, detyrim dhe urdhër fetar.

Në Kuran respekti ndaj prindërve theksohet shumë herë më tepër se shamia, por ne nuk mund të themi se ky është simbol i Islamit, dispozitat kundër shpifjes përmenden më shumë por edhe këto nuk janë simbole të muslimanëve. Po kështu mund të vazhdojmë për dipozitat e martesës, luftës, harmonisë fetare, gruas, jetimit, etj. Nëse do t’i konsideronim të tilla atëherë muslimanët do të kishin 6666 simbole aq sa janë dhe vargje kuranore.

Mendoj se duhet bërë një dallim mes shamisë dhe simbolikave fetare të besimeve të tjera, duke pasur parasysh se statusi i shamisë muslimane gëzon atributin e një detyrimi fetar të panegociueshëm parë në këndvështrimin e fesë ngase përbën një “nen” të ligjit fetar ose sic mund të quhet “sacrament” gjë që besoj se në besimet e tjera simbolika të tilla nuk gëzojnë këtë status. Por, gjithashtu duhet theksuar se askush nuk ka të drejtë të privojë edhe të krishterët  apo pjesëtarë të besimeve të tjera  nga prania e simboleve apo  lidhjeve të tyre me besimin të cilit i përkasin 

Interesi publik

Ministri i Arsimit shprehet mediatikisht se qëllimi i nenit 36 pika 4 për ndalimin e ekspozimit të të ashtuquajturave simboleve fetare bëhet për “interesin publik”. Besoj se ministri i referohet nenit 17 të Kushtetutës ku përcaktohet privimi  i të drejtave “interesa publike dhe në mbrojtje të të drejtave të të tjerëve".
Tani, ky nen kushtetues bën fjalë për privimin e të drejtës  kushtetuese  të individit për interesa më të mëdha publike siç ndodh në rastin e pronave të cilat u hiqen të drejtat mbi pronën për punë publike apo “interesa publike”. Por, ky  privim ka menjëherë zgjidhjen kushtetuese që është kompensimi. 

Duke qenë se siç e ilustruam më sipër në Perëndim por edhe në legjislacionin shqiptar , shohim se nuk haset kund që e drejta e ushtrimit të fesë të përbëjë dëmtim të interesit publik apo cënim të të drejtave të të tjerëve. Nëse projekt-ligji kthehet në ligj në këtë format atëhere ai i shkakton individëve apo grupit të interesit “vajza me shami” një privim të të drejtave kushtetuese për arsim dhe për ushtrim të lirisë së besimi. Po ashtu bie në kundërshtim me ligjin Antidiskriminim.  Ky dëm që mund t’u shkaktohet këtyre besimtareve çfarë dëmshpërblimi ka si kundërpeshë? Kushtetueshmërisht shteti duhet të kujdeset për taksapaguesit e vet që t’i garantojë të drejtat e tyre dhe kompensime në rast të privimit të këtyre të drejtave. Unë pyes, cili është dëmshpërblimi më i mirë për arsimimin përveçse arsimimit?

Konkluzion

Ky projekt-ligj , ashtu siç rëndom ndodh tek ne me ligjet të cilat transformohen në një sallatë mikse të kulturave juridike perëndimore, ka marrë për çështje të ndryshme referenca nga vende të ndryshme. Për sa i përket nenit 36 pika 4  më shumë se çdo vend tjetër është përzgjedhur modeli francez.

Çuditërisht një vend si i yni i cili ka një trashëgimi kulturore muslimane, nuk ka probleme të imigrantëve dhe  integrimit të tyre në vend, nuk e konsideron shqiptarizmën si proces asimilimi ndaj pakicave të tjera, përkundrazi, ka një kulturë tolerance fetare burimore dhe të shkëlqyeshme, merr një shuplakë laike tip “laïcité”   duke shkaktuar precedentin e mohimit me ligj të të drejtave universale. Jo vetëm kaq, por, ky projekt-ligj u lejon shkollave të veçanta të hartojnë rregullore të cilat mund të dalin mbi kushtetutën, pra të kemi “Kushtetutë shkollash dhe Rregullore Shqipërie”.

Procesi i mësimdhënies apo teksteve shkollore është proces laik i miratuar. Nuk ka asnjë dokument ligjor ose jo, që thotë se procesi i mësimarrjes apo përthithjes së dijes duhet te jete laik. Sepse do te ishte absurde dhe në të njëtën kohë imponuese duke shkelur bazën e demokracisë. Për rrjedhoje përthithja e dijes bëhet lirshëm nga nevoja për laicizëm. Ajo është një e drejtë individuale dhe si e tillë gëzon të gjitha parametrat e lirisë së individit.

Nën pretekstin e “interesit publik” kjo kategori vajzash mund të privohet nga të drejta të tjera kushtetuese (gjithmonë pa kompensim) si e drejta për të pasur shërbim shëndetësor, shërbim të gjendjes civile, shërbime të tjera administrativo-qytetare të domosdoshme për një anëtar komuniteti.

Ajo që është problematike dhe me trishtim shpaloset pothuaj në çdo element të shtetit apo shtetarëve tanë është selektimi i evropianizimit për nevoja thjesht pragmatiste dhe të ngushta. Këto etapa vende evropiane kane kohë që i kanë tejkaluar. Koha ka treguar se presioni gjithmonë jep efektin e kundërt në kundërveprim në vend që të shkaktojë rrudhje shkakton  shtrirje më të madhe .

Nga: Redi Shehu