Librat e imam Buhari |
Çfarë është Hadithi ?
Fjala "Hadith" vjen nga gjuha arabe. Në aspektin leksikor (gjuhesor) do të thotë; "El xhedidu" diçka e re, por kuptohet edhe si lajm i ri (1) me të cilen kuptohet të shprehurit (el-lefdhu). Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; "Çdo gjë që buron nga i dërguari i Allahut Muhammedi a.s. qoftë kjo fjale, veper, pelqim, cilësi njerëzore, morale, trupore, përsonale etj) (2) Hadithi ka kaluar në disa etapa derisa është unifikuar si shkence në vete, aq sa sot në universitet Islame dhe jo vetem , në Medreset e botës është lëndë në vete me të cilat mbrohen tituj shkëncore. Hadithi filloj që në kohen e Profetit Muhammed a.s. por rregullat e tij si shkencë filluan diku rreth shekullit të katër të hixhrit. Gjatë kohës së Profetit Muhammed a.s. hadithi ishte në etapen e "Degjimit te haditheve", për të vijuar me mbartjen e haditheve pra fjalëve të profetit a.s. dhe transmetimin e tyre, pra ajo që sot quhet hadithit.
Përveç fjalës hadith ekzistojne edhe fjalë të tjera që kan të njëtin kuptim me hadithin si psh; Sunneh që dmth; rrugë, ose drejtim, Haber që dmth; lajm dhe Ether që dmth; gjurmë. Pra këto tre fjalë janë sinonim i fjalës hadith. Hadithi vjen i transmetuar me: Sened (varg, pra radhitja e trasnmetueseve), Meten (është vet teksti i thën drejpërdrejt nga Profeti Muhammed a.s), Rravij (transmetuesi, ndërsa disa trasnmetus quhen rruvatu), El mervij (quhen hadithet e transmetuar me sened, meten dhe rravij, te tillë quhen el mervij, Rivajetu (quhet vet trasnmetimi).
Si buron hadithi?
Siç e përmenda dhe më siper hadithi buron nga fjalët e Profetit Muhammed a.s. ku shokët e Profetit Muhammed a.s. e dëgjonin Profetin Muhammed a.s. dhe atë që dëgjonin e mbanin mend, e praktikonin dhe ua mësonin të tjerëve atë që Profeti a.s. ka thënë. Shokët (sahabet) e profetit a.s. kan qenë ato të parët që transmetonin fjalët , veprat e profetit Muhammed a.s. tek ato që nuk i kan dëgjuar apo shikuar veprimet e Profetit Muhammed a.s. Ky quhet brezi besnik i transmetimeve të haditheve të profetit Muhammed a.s. Gjatë kësaj kohe u dalluan sahabët të cilet me memorjen e tyre të lartë arrinin të mbanin mend të gjitha fjalët e Profetit Muhammed a.s.. Aq mir i mbanin mënd fjalët e Profetit Muhammed a.s. saqë vetë Profeti Muhammed a.s. u ka thënë:
"Allahu e nderoftë fytyren e atij që i degjon thëniët e mija, i kupton, i mban mend dhe ua tregon të tjerëve." (Tirmidhi)
Kushtet e trasmetimit të hadithit
Kushti është fjalët të jen të vërteta, pra të jen fjalët që ka thënë profeti Muhammed a.s. dhe ky transmetues duhe të jetë: mysliman, i zgjuar, i përpikët dhe i drejtë dhe korrekt. Dijetarët që janë marr me shkencen e hadithit kan përcaktuar rregullat, disiplinen, metodologjin dhe tekniken e transmetimit të haditheve të profetit Muhammed a.s. Përshembull ata forumuan terma të veçant si psh; të dëgjuarit (kur nxënësi dëgjon nga mësuesi apo hoxha hadithin).
Ka hadithe të pavërtet?
Per sa kohë që ishte Profeti Muhammed a.s. gjallë, dhe pas tij shokët që kan jetuar me Profetin a.s. ishte e pamundur të transmetohet, apo të shfaqen hadithe të gabuar apo të trilluar. Me kalimin e brezave filloj të shfaqen gabime apo devijanca në hadith. Në kohen e sundimit te Othmanit r.a u shafqen grindje dhe përçarje mes besimtarëve. Kështu disa të keqpërdorur filluan të hedhin në sken gënjështra. Në këtë kohë u bë e domosdoshme kontrollimi i haditheve, dhe kështu filloj hulumtimi dhe kontrollimi i hadithit. Përshembull; kush e thotë, nga kush e ka dëgjuar, përsoni që e thotë a është i besuar apo jo etj. Për shfaqjen e gënjështrave , dhe përçarjeve e kishte paralajmeruar dhe vetë Profeti Muhammed a.s. ku thotë: "Kur të përfundoj koha juaj sahab (shokë) do ketë njerëz që do ju thonë gjëra që ju nuk i keni dëgjuar, e as shikuar." (Muslim)
Pse ndodhen përçarjet në kohen e sundimit të Othmanit?
Parçarja dhe shfaqja e haditheve të rrem erdh si rezultat i një grupacioni (shi) të cilet kërkonin të ishin ata në sundim. Ata menduan se mund të merrnin sundimin duke fabrikuar hadithe të shpikur, dhe falsifikime të ndryshme duke sajuar hadithe sipas interesit me objektiv marrjen e sundimit.
Koha e kontrollimit të hadithit
Kontrullimi i hadithit ka filluar në kohen e sundimit te Othamit r.a. Në këtë kohë filloj hetimi i çdo hadithi, nëse është ashtu siç e ka thënë Profeti a.s. , nëse janë transmetuar nga shokët e tij etj. Nga koha e Othamanit e në vazhdim kur ndonjëri thoshte një hadith i kërkohej dëshmitari se ku e ka dëgjuar, apo ku e ka marr atë hadith. Po ashtu nëse ndonjëri thoshte hadith shikohej jeta e përsonit që e thotë. Kështu dijetarët të cilët në atëkohe ishin Sahabët (shokët që kishin jetuar me Profetin a,s.), e më pas pasuesit e tyre (tabiinët) filluan tu terheqin vëmendjen njerëzve, që të mos flasin kur janë të paditur. (3)
Pranimi i haditheve
Hadithet filluan të pranohen vetem nga ato përsona të cilët më parë verifikoheshin se kush janë, çfarë përsonaliteti kanë, çfarë dijesh islame, çfare memorje ka, çfarë familje, shokësh, dëshmitarësh etj. Kjo ka qenë koha e fillimit të shkencës së hadithit. Aq të forta u bënë rregullat e pranimit të hadithit nga një përson saqë tregohet një rast nga Ibn Ebi Zenadi e ky nga babai i tij i cili ka treguar se: "Erdh nç Medine një grup prej 100 dijetarësh të cilet po ashtu ishin devotshem, ishin të besueshem, por këtyre nuk u pranohej hadithi. Kjo për shkak se ato nuk kishin memorie të fortë."
Vërtetësia (saktësimi) i hadithit
Sabahet filluan të saktësojne hadithet nëpërmjet shkrimi si p.sh; Abdullah bin Amer, Ibn Mesudi, Ebu Hurejra, Xhabir bin Abdullahu etj. Me vdekjen e Sahabëve (shokët të Profetit a.s.), u vendos me përparsi hulumtimi i haditheve duke shikuar senedet (zinxhirin e trasmetuesit), teksti etj. Me daljen në sken të grupacioneve të ndryshme politike u shikua e dosmodoshme vëndosja e rregullit mbi kriteret e transmetimit të haditheve. Menjëherë kjo shkencë do merrej me studimin e trasmetimeve duke i ndar në dy kategori: a). I Pranuar b). I Refuzuar.
Shkenca e hadithit
Janë të shumtë dijetaret të cilet janë marr me këtë shkencë, por ndër më kryesorët është; Malik Bin Enesi i cili në librin "El Muvetta" ka bërë një përmbledhje të jashtzakonshme për trasnmetuesit e hadithit etj. Çdo gjë që ka të bëj me hadithin, tekstin, trasmetimi, etj janë të grumbulluara në menyrë të jashte zakonshme nga imam Buhariu i cili u arsimua dhe u bë dijetar falë Alij bin El Medini i cili ka qenë përson i pakonkurueshme për aftësin dhe zellin e tij në shkrim duke regjistruar në mënyrë mahnitëse dijet islame, duke e renditur ate si një enciklopedi e gjallë. Ai arrit të shkruaj mbi 200 vepra vulumonoze si p.sh; El Esmij vel kuna 8 vellimesh, Ed Duafa 10 vëllimësh, etj.
Imam El Buhari
Gjatë jetës së tij imam El Buhari ka rritur të shkruar mori librash ku mund të përmend: Et Terihe, El Kuna, Ed Duafa etj Në Shqipëri masa e gjerë e besimtareve njeh përmbledhjen e shkurtër Rijadus Salihin. Sahihul Buhari etj.
Imam Muslim
Gjatë jetës së tij Imam Muslimi ka arritur po ashtu të shkruaj mori librash vuluminoz si p.sh: El Kuna, El Ilel, Et Tabekat etj. Ndërsa në Shqipëri njihen permbledhja e librit të quajtur "Sahihul Muslim"
Pas këtyre dy dijetareve të mëdhenjë vinë dijetaret e tjerë të njohur si: Ebu Davudi, Et Termidhi, Ibn Maxhe, Ebu Hatimi etj.
Libri i parë që u shkruajt për shkollat islame dhe u quajt Ulumul hadith - dija apo "Shkenca e Hadithit" është e dijetarit Ebu Amr Uthman ibni Salah esh Shehre Zuri apo siç njihet ndryshe Es Salah.
Libri i tij vuluminoz ka të rënditura në mënyrë të shkelqyer disiplinat e hadithit. Më pas shkenca e hadithit ka vijuar me librat si El Irshade të En Nevevijut, pastaj veprat e Es Sujutit (Tedribur Ravi fi sherhi takribin Nevavi - koment i librit Et Takrib), Iben Kethiri (Ihtisaru ulumin hadith), Irakiu (Ulumin Hadith), (Fet'hul mugith bi sherh elfijetil hadith) etj, Ibn Haxheri (En Nuketu ala mukadimetu ibn Salah), (Fet hul mugithi fi sherhi elfijetil hadithi), (Nuhbetul fikri fi mustalehi ehlil ether), etj.
Shkenca e hadithit mund ta gjejmë në disa emërtime si p.sh: Ulumul hadith dmth Shkecat e Hadithit, Mustelahul hadithi d.m.th; terminologjia e hadithit, Usulul hadithi dmth; Bazat e hadithit etj.
Saktësimi i hadithit
Dijetarët e Hadithit janë marr me rregullat strikte për saktësimin dhe kategorimizimin e hadithit ku nëpërmjet të cilave studiohet zinxhiri i transmetueseve (es sened) , teksti (el metnu) e më pas kalon në fazen e pranimit apo refozimit të tij. Termonilogjia e hadithit ndahet në: a).Ilmul hadithi diraje d.m.th; Shkenca e Hadithit për transmetimin në përgjithsi ku përfshihet dhe studimi i tekstit dhe b). Ilmul hadithi rivajeh d,m.th; Shkenca e Hadithit në konfirmimin e transmetimit. Kjo shkence merret me memorizimin e hadithit në zemër transmetuesit ose shkrimin e hadithit , dhe më pas me komentimin e tij.
Çfarë është transmetimi?
Me transmetim kuptohet "El mervijuma udife ilen nebiji" d.m.th; trasmetimi është teksti që buron nga pejgamberi Muhammed a.s. por vetë profeti Muhammed a.s. nuk është në zinxhirin e transmetimit pasi ai vetë është burimi. Hadithet transmetohen nga Sahabet "Sahabij" (shokët) e profetit Muhammed a.s. Në aspektin gjuhësor "Sahabi" do të thotë; shoqërim p.sh. filani është shoqëruar me Profetin Muhammed a.s.. Një i till quhet Sahab - ose Sahabij. Çdo përson i cili ka takuar Profetin a.s. konsiderohet Sahab, dhe kjo është e vlefshme për aq kohë që profeti Muhammed a.s. ka qenë gjallë. Po ashtu që një përson të quhet Sahan duhet të; 1. Të jetë musliman 2. Të ketë takuar profetin Muhammed a.s. 3. Të jetë shoqëruar me Profetin a.s. dhe kjo të ket ndodhur pas shpalljes deri me vdekjen e Profetit a.s. 4. Dhe përsoni që quhet Sahab të ketë dorëzuar shpirtin Allahut xh.sh. si mysliman. Përveç këtyre një sahab njihet si i till pasi ka shoqëruar profetin dhe këtë e dinë shumë njerëz (kolektiv), ai ka qenë i njohur (meshur) dhe kur një sahab tjetër deshmon për x përson se ka qenë sahab p.sh; deshmoj se unë (që është sahab) kam hyrë sëbashku me filanin tek Profeti a.s. etj. Vetë sahabet ndohen në disa kategori; Sahab quhet edhe ai i cili e ka takuar vetem një herë Profetin a.s., p.sh. ka nga ato që e kan takuar profetin a.s. vetem një herë , dhe ai moment ka qenë haxhi i lamtumires. Disa sahabet i kan ndarë Sahabet në pesë kategori , disa në dymbëdhjetë disa edhe më shumë. Marrim përshembull El Hakimi i cili i ka ndarë kështu: Sahab që e ka takuar Profetin a.s. që në fillin në Meke, Sahabet që emigruan në Etiopi, Sahab që moren pjesë në marvjeshjen e parë në Meke, ata të marveshjes së dytë , sahab që me emigrimin e tyre u bashkuan me Muhammedin a.s. para se të hynin në Medine, Ata që moren pjesë në luften e Bderit etj. Të gjitha thëllimet se kush quhet dhe mund të cilësohet Sahah është për faktin që çdo gjë që thuhet si hadith të dalin nga ato të cilët janë më të devotshmit, të cilët kanë karakter të lartë, të përpiktë, që kanë memorje të fortë, që janë të drejtë etj. Përveç sahabeve hadithet u transmetuan dhe nga Tabiinet. Tabiin quhet ai përson i cili ka takuar një ose më shumë prej sahabëve. Më pas trasnmetimet e haditheve u bën dhe nga Tabitabiinët etj. Pra në mënyrë të përbledhur ata që kanë trasnmetuar hadithet janë hulumtuar për saktësin e hadithit duke bërë të qartë se kush është përsoni që e transmeton hadithin dhe a i plotëson kushtet për të qenë pjesë e zinxhirit të transmetimit apo jo.
Dallimi i Hadithit nga Sunneti
Siç e përmendem më siper Hadithi është; Çdo gjë që buron nga i dërguari i Allahut Muhammedi a.s. qoftë kjo fjalë, veper, pëlqim, cilësi njerëzore, morale, trupore, përsonale etj. Ndërsa me Sunnet kuptohet diëka që rrjedh, drejtim etj. Shkurtimisht Sunneti përmban të gjitha ligjet nga koha e shpalljës deri në kohen e vdekjes së Profetit Muhammed a.s . Pra Hadithi merret me hulumtimin e Muhammedit a.s. p.sh. si prijës, edukator, këshillues, ndërsa Sunneti është legjislacion dhe juristet islam (Usulujin) thonë se; Suneti është marr me hulumtimin e Muhammedit a.s. në kuptimin e ligjëvënësit. Ai vëndosi rregulla të jetës, detyrimet etj. Kuptohet qartë se Hadithi merret me tekstet (pra fjalët etj) të thënë nga Profeti a.s. dhe që janë transmetuar nga sahabët etj, ndërsa Sunneti është marr me vendimet të cilat kanë nxjerr ligje dhe detyrime të ndryshme si psh; Farzi, Nafile, Harami etj
Ka nga ato dijetar që i quan të njëjtë si hadithin dhe sunnetin (4), por nësë shikohet me kujdes në fakt kanë dallim pasi Hadithi është gjithëpërfshirës pra përfshin kohën para shpalljes e në vazhdim. Ndërsa Sunneti përfshin kohë nga shpallja deri në vdekjen e Profetit Muhammed a.s. Përpara se të përmend hadithet , llojet, dhe ndarjet e tyre, do përmend dy lloj hadithesh të cilat nuk hynë tek ndarjet e hadithit të Profetit Muhammed a.s. pra kemi; Hadithe Nebevij pra të Profetit Muhammed a.s. dhe Hadithe Kudsij pra fjalë të ardhur nga Allahu xh.sh.
Dallimi mes Hadithit Nebevij dhe Hadithit Kudsij
Kumtimet që ka bërë profeti Muhammed a.s. e ka bërë në dy burimi; Shpallje pra me ajetet e zbritura ose me fjalë Kudsij. Me fjalen Nebevij kuptojmë ato gjëra që kanë burim profetin Muhammed a.s. ndërsa me fjalen Kudsij kuptohet diçka e pastër dhe që rrjedh nga emri i Allahut El Kuddus d.m.th I paster. Nga ana terminologjike Hadith Kudsij është ajo që i është treguar Profeti Muhammed a.s. dhe që është fjalë e ardhur nga Allahu xh.sh. Pra Kudsij është fjala e Allahut xh.sh. por që nuk është ajet Kur'anor porse profeti Muhammed a.s. e ka përcjellë atë tek njerëzit në mënyrë korrekte ashtu siç i ka ardhur nga Allahut xh.sh. Ndryshe nga Hadithi Nebevij pra i Profetit Muhammed a.s, Hadithet Kudsije janë shumë të pakët në numer. (5) Hadithet Kudsije i janë komunikuar profetit Muhammed a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail a.s e disa herë në forma të tjera. Hadithi Kudsi ndryshon nga aspekti i lartësise me atë të Kur'anit pasi fjalët e Kur'anit qëndrojnë siper fjalëve të hadithit kudsij. Po ashtu duhet sqaruar se fjalët e haditheve Kudrsije dhe pse janë fjalët të Allahut xh.sh nuk mund të lexohen në namaze. Ka dallime mes haditheve Kudsij dhe Haditheve të Profetit Muhammed a.s. Ndër dallimet ështëzinxhiri i trasmetimeve tek hadithet e Profetit Muhammed a.s, ndërsa tek hadithi Kudsij janë fjalët direkte të Allahut xh.sh, të thëna nga profeti Muhammed a.s. Hadithi Kudsij fillon me fjalën e profetit Muhammed a.s. që thotë se; Allahu xh.sh. ka thënë...ndërsa mënyra tjetër është se hadithi Kudsij fillon; Allahu xh.sh. ka thënë. Hadithet Kudsije përmendin çeshtje si p.sh; kryerja e saktë e obligimeve fetare, rritjen e shkallës së moralit të lartë etj.
Konstrukti i Hadithit
Hadithi ka dy pjesë kryesore; Sened (lidhja e zinxhirit) dhe Metni (tekst, diçka që duket etj). Ne askpektin leksikor do te thote; mbeshtetes, baze ndersa si perkufizim do te thote: "Lidhja zinxhirore e trasmetueseve i cili të dërgon tek teksti." Pershembull kemi kete zinxhire; Buhari ku prej Muhammed bin el Muthena, ky prej Abdul Vehab eth Thekafij, ky prej Ejubit, e ky prej Ebi kalabe dhe ky prej Enesit r.a. ky zinxhir quhet Sened. (6) Fjala Metn kuptohet me tekst apo nga aspekti leksikor kuptojme diçka e ngritur, apo e dukshme. Ndersa ne kuptimin terminologjik do te thote tekst, pra aty ku perfundon senedi pra zinxhiri. Pra me Metn ka per qellim tekstin e fjales.
Ndarja e Haditheve
Eshtë temë e gjerë për të folur mbi ndarjen e haditheve, por shkurtimisht në mënyrë të përmbledhur po përmend disa ndarje të haditheve;
- Hadithi Sahih
Hadith Sahih do të thotë; Hadithe autentik. Pra ka sened pa shkëputje që është thënë nga transmetues i përpiktë, e ky e ka marr po ashtu nga një trasmetues i drejtë dhe vazhdon kështu deri tek burimi që është Profeti Muhammed a.s. Shkurtimisht Hadithi Sahih ka kusht; Të ketë vargun e zinzhirit të pa shkëputur, Transmetuesi të jetë i përpiktë, i drejtë, të ketë memorje të fortë pra i përpiktë dhe të jetë i pastër nga mangësit që nuk dihen apo mangësit të fshehta p.sh; ka gabuar kur ka dëgjuar një shprehje e nga kjo duke e zëvëndësuar me një shprehje tjetër. (7)
-Hadithi Hasen
Hadith Hasen do të thotë; i mesem. I mesem pasi një transmetues pavarsisht se kalon kriteret për hadithet nuk është i shkallës së lartë pasi p.sh; nuk ka përpikmërin, kjo p.sh; mund të vij për shkak të momorjes jo të fortë. Për takufizuar Hadithin Hasem themi se: "Hadithi hasen ka zinxhirin pa shkëputje, i transmetuar nga trasmetues të drejte por me përpikmeri jo të plotë (kjo siç thash për shkak të memorjes jo të fortë), dhe ky e merr nga trasmetues të të njëjtin nivel pa qen në kundërshtim të hadithit me të fortë se sa ai dhe as me zëvëndësim shprehjesh." Këto hadithe janë mes; Hadithit Sahih dhe Hadithit Daif (dobët). Ky lloj hadithi është i pranuar dhe veprohet me të. (8) Vetë hadithi Hasen ndahet në ; Hadith i mesem në veten e tij dhe Hadith i mesem nga të tjerët. (9)
-Hadithi Daif
Hadith Daif do të thotë; Hadith i Dobët. Që një hadith të quhet i dobet duhet që ai të ketë humbur një ose më shumë nga kriteret e hadithit të mesem (Hasen) ose autentik (Sahih). Po ashtu me hadithet e dobëta kuptohet; ai hadith që ka difkt apo shkëputje të zinxhirit (në 1 , 2 a më shumë) ose mund të ketë mangësi në aspektin e përpikmërisë. Ndryshe nga dy të parët (pra Sahih dhe Hasen) Hadithi Daif ka ndarje të shumta të cilat burojnë për; a). Për shkak të mangesis së një transmetuesi apo me tepër në zinxhirin e transmetimit. Shkëputja e zinxhirit të transmetimit dallohet pasi ai është i dukshëm si shkëputje (Vedihun xhelije) dhe b). I dobët për shkaqe të pashpjegueshme, mister.(Hafije). Në rastin e parë trasmetuesi nuk sqaron takimin apo komunikimin e transmetuesit kjo për shkak që nuk kanë jetuar të njëjten kohë, ose kanë jetuar në të njëjtën kohë por nuk janë takuar ndonjë herë. Një i till nuk mund të ketë transmetim të hadithit. Prandaj dijetarët kanë thënë se; është kusht që të dihet jeta e trasnmetuesit, si p.sh; ku ka jetuar, në çfare kohë, ku ka marr dijet etj.(10)
-Hadithi Vedu
Fjala Vedu do të thotë; shpifje, pra kemi të bëjmë Hadith i cili është shpifje. Në aspektin leksikor (gjuhësor) Vedu do të thotë; sajim, shpifje, ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; shpifje, gënjeshtra. Të parët që filluan me hadithet e sajuara ishin çifutet dhe përsonat dyfytyresh (munafik) të cilët ishin grupi kryesor i përçarjeve në Medine. Kujtojmë këtu përçarjen e madhe që u krijuan mes sundimit të Aliut r.a. dhe sundimit të Muaviut në Damask (Sham).(11) Për ato që shpifin, sajojnë Profeti Muhammed a.s. ka thënë: "Kush gënjen kudër meje qëllimisht, le të përgatis një vend në zjarr (një ulsese prej zjarri." (Buhari)
-Hadithi Merfu
Merfu do te thote "I ngritur". Pra eshte bashkangjitja e hadithit me Profetin Muhammed a.s. Kyt hadith mund te jete sahih (autentik) por mund te jete edhe i dobet (daif). Ne kete hadith mund te kete shkeputje zinxhiri i transmetimit, mund te bie nje sahab apo tabiin. Me bashkangjitje te haditheve te Profetit Muhammed a.s. kuptojne theniet, miratimet, pelqimet apo cilesit e Profetit Muhammed a.s. Hadithi Merfu ndahet ne; El Merfuus Sarihu dmth; Hadith i ngritur , i qarte psh; Kur hadithi thote: "Na ka urdheruar apo na ka ndaluar." dhe El merfuul hukmii d.m.th; Hadith i ngritur per menyren e trajtimit psh. ketu ka te bej me ilustrimet , apo veprimet e sahabit i cili ia bashkangjet keto Profetit a.s. por veprimet e tij jane ne perputhje me rregullat e islamit. (12)
-Hadithi El Mevkuf
Jane cdo hadith apo veper qe i bashkangjitet sahabit. Disa thone se perfshihen theniet , veprat e sahabit si hadithe kjo pasi konsiderohet shoqerimi qe ka pas me Profetin Muhammed a.s. Pershembull theniet apo veprat e sahabeve jane perfshire ne koleksionet e haditheve dhe dijetaret kan argumentuar nepermjet tyre.
-Hadithi El Maktu
Ka te bej me cdo thenie apo veper qe i bashkangjitet tabiineve.
-Hadithi Mutevatir dhe Ehad
Me Mutevatir kuptojme "Kolektiv" ndersa me Ahad kuptojme "Indivudal" Nese do flasim nga ana gjuhesore Mutevatir do te thote pasim i njeri-tjeterit ndersa ne aspektin terminologjik do te thote: Hadith qe e trasmeton nje numer i madh (kolektiv) transmetuesish." Numri i madh pra kelektiv i transmetuesve e ka te pamundur qe te bien dakort per te shpifur. (13) Hadithi Mutevatir ndahet ne; Elmutevatirul lefdhije dm.th; "kolektiv tekstual", El mutevatirul meaneviju d.m.th; "Kolektiv kuptimor"
Hadithi Mutevatir tregon argumentim tre prere dhe se veprimi me te eshte i domosdoshem. Hadithi Ehad pra individual ka te bej me nje, pra tek. Ne aspektin gjuhesor do te thote qe lajmin e ka vetem nje individ. Ndersa ne aspektin terminologjik do te thote se nuk eshte kolektiv. (14) Shumica e dijetareve thone se eshte detyrim veprimi me hadithin ehad. Ndersa disa dijetar te tjere e kan kushtezuar veprimin me hadithin ehad.(15)
-Hadithi delikat "Mushkil"
Jane ato hadithe te cilat kundershtojne apo jane kontraves psh ; ndotja e ujit kjo duke u bazuar ne hadithet qe flasin per kete teme. Psh; Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vertet uji eshte i paster, asnje nuk e ndot."(Ahmedi, Ebu Davudi) nga ana tjeter kemi perseri nje hadith qe flet per po te njejten tem qe thote: "Po qe se uji arrin sasin e 500 litrave, ai nuk ndotet."(Et Termidhi)
-Hadithet En nes hu
Me hadithet En nes hu kuptojme me fshqirjes. Fshirja apo heqja e nje hadithi eshte renditur nga dijetaret si nje nga misionet me te veshtira. Dijetaret e kan quajtur shkenc ne vete ceshtjen e fshirjes se hadithit , shkence e cila u quajt "Enes hu fil hadithi" apo "Nesihul hadithi ve mensukhuhu" Me gjithate me En Nes Hu kuptohet edhe shfuqizim, pra shfuqizimi i x hadithi. Hadithi En Nes Hu jane te gjitha ato hadithe ku me nje argument qe vjen nga legjislacioni islam (qe buron nga Kur'ani dhe Suneti) fshihet. Pervec kesaj Hadithi En Nes Hu ka per qellim hulumtimin dhe rregullimin e te gjitha atyre haditheve te cilat jane kontraves dhe se bashkeqendrimi i tyre apo harmonizimi i tyre eshte i pamundur per shkak te qendrimeve te ndryshme. Shpallja e nje hadithi En nes hu eshte teper e veshtir, dhe se kete nuk mund ta bej cdo kush, pasi personi qe ka mundesi ta bej eshte ai i cili ka dije te larta, qe njeh me perpikmeri trashmetuesit, njohja e me perpikmeri te haditheve, kohes se kur jane thene, nen cfare rrethanash jane thene etj. Hadithi En Nes hu merret me ndonje vendim, ligji dispozite e shkruar dhe qe ka dal nga hadithi apo sunneti, por kursesi nga Kur'ani, pra Hadithi En Nes hu nuk perfshin Kur'anin. Qe te fshish apo pezullosh nje hadith duhet te plotesohen disa kushte si p.sh; Duhet ndjekur rregullat qe perdoren per fshirjen, Qe vendimi i fshirje te jete ne perputhje me Kur'anin , Sunnetit pra qe mos te kete kundervenje, qe fshirja te jete i bazuar ne argumenta (ligje) dhe jo ne baze llogjike etj. Duhet sqaruar se jo cdo hadith mund te jete pjese e Hadithit En nes hu p.sh. Hadithi En Nes Hu nuk merret me ceshtjet e akides, bazat e islamit, imanit etj, pra Hadithi En Nes Hu merret psh me rastin kur Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mos i vizitoni varrezat" ndersa me vone e ka hedhur poshte kete duke thene: "Ju kam pas ndaluar qe te vizitoni varrezat, por tani ju kam lejuar viziten, vizitojeni ato." (Muslimi), Pra nje hadith e fshin nje hadith te me parshem por ne rastin konkret kjo lloj fshirje nuk prek ata fjale apo ajete qe burojne nga Kur'ani. Po ashtu dijetaret duhet te bine ne dakortesi per nje Hadith En Nes Hu me argumentin se njeri prej dy argumenteve te paraqytura nga x hadith e fshin tjetrin duke percaktuar se cili prej tyre eshte hadithi i fundit i cili e fshin hadithin e me hershem.
Kuptohet se shkenca e hadithit , ashtu sikurse Tefsiri etj jane shkenca te cilat nuk mund te trajtohen kurresesi ne nje shkrim, por nepermjet ketij shkrimi permbledhes kam dashur qe ti jap lexuesit dhe besimtareve nje pasqyre te pergjithshme mbi menyren se si eshte ruajtuar, transmetuar dhe renditur hadithi.
Dijetarët që merren me shkencen e hadithit ndahen sipas kategorive si: El Hafiz (Ky është ai dijetari që di përmendësh apo është njohës shum i mirë i haditheve por njëkohësisht është njohës edhe i atyre që i kan transmetuar), El musnid (dijetar që ka bërë trasmetim të haditheve sëbashku me senedet e tyre), El Muhadith (dijetar që ka njohuri mbi senedet e e haditheve, psh për dobësin e trasmetimit), El Huxh-xheh (është ai dijetar që përveç dijeve mbi shkencen e hadithit di përmendesh 300.000 hadithe), El Hakim (Ky është ai dijetar i cili quhet shkenctar i Hadithit, pasi ai di gjith hadithet, njeh senedet, metnin, trasmetuesit dhe çdo gje rreth tyre.
___________
1. Ketu behet fjale lajme te shkurta apo te gjate dhe nuk eshte fjala per lajmet sic jane ato te diteve te sotme ne te cilat ka lajme te verteta dhe te paverteta. Pasi El Haber del nga En nebu d.m.th lajm i cili vjen si rezultat i te folurit. Pra eshte sinjalizues qofte kjo per veprim apo mos veprim. Prandaj kur hadithi perdoret per Merfu, Mevkuf dhe Maktu perfshin ato lajme qe vin nga Profeti Muhammed a.s., nga sahabet (shoket e Pejgamberit a.s.) dhe nga pasardhesit Tabiinet. Prandaj kjo dije quhet El Hadithu ndersa ato qe merren me lajme, ngjarje, histori etj quhen El ihbarij , hitorian.
2. Çdo gje e cila buron nga Pejgamberi a.s., dijetaret e kan ndar ne; 1. Teorike (Kuvliju), 2. Praktike Fialiju), 3. Miratim (takririju) 4. Morale dhe Fizike (el sifatul hulukije , sifatul hilkijetu)
3. Transmetimet qe vijne nga Sahabet dhe Tabiinet quhet El Ether. Ne aspektin leksikor do te thote "Bakijetush sheji" d.m.th dicka e mbetur, gjurme etj. Ndersa ne aspektin terminoligjik do te thote: Eshte trasnmetimi qe del nga sahabet dhe tabiinet. Ndersa ai qe vjen direkt nga Profeti Muhammed a.s. eshte konsideruar si Haber (dicka) e re e thene ka personi adekuat. Mendimet per termin El Ether apo Haber jane te shumta psh Bejhakiu thote se El Ether eshte "Maanis suneni vel ether" etj.
4. Qendrim i Imam Malikut
5. Dijetari Muhammed El Medenij ne librin "El itihafat es Sunije fil Ehadith El Kudsije" ka shkruar 863 hadithe Kudsij. Ndersa Qendra islame ne Kajrao ka botuar vite me pare librin e njohur dy vellimesh me titull: "El Hadith El Kudsije". Ky liber permend 400 hadithe Kudsij.
6. Profeti Muhammed a.s. nuk eshte pjese e Senedit pasi ai eshte burimi dhe jo transmetuesi.
7. Per shkak te perpikmeris se haditheve qe ka , librat e imam Buhari jane quajtur Sahihul Buhari. Nder libra e njohur te imam Buhari jane; "Fet-hul Bari" i cili ka 13 vellime qe fillon me fjalen mahnitese e cila eshte shpjeguese , udhezim etj te quajtur "Hedjus Sarije". Pas imam Buhari per shkak te saktesis se tij vjen imam Muslimi
8. I pari qe ka ndar hadithe ne: Hadith Sahih, Hasen dhe Daif eshte Ebu Isa Et Termidhij. Ai kete e ka pasqyruar tek libri i tij me tirull: "El Hasen".
9. Siç e kam permendur me siper, me hadithin Hasen eshte marr dijetari Et Termidhi i cili ka bere studimet te shumta, por shume dijetar Hadithin Hasen e kan renditur ne hadithin autetik si psh; El Hakimi, Ibn Hibani etj. Ato qe jane marr me koleksionimin e haditheve te Profetitit Muhammed a.s. quhen Sune. Kur permendin Hadithin Hasen kujtohen menjehere kater koleksionistet me te njohurte tyre; Sunenu Et Termidhiut, Ebu Davudi, Nesaiu, dhe Ibn Maxhe.
10. Ne kete grup pra ne Velihun xhelije bejne pjese; Hadithi El Mualek (hadith i varur), Mursel (hadith i tejkaluar), Munkati (Hadith i keputur), Mudal (hadith i asgjesuar), Mudeles (Hadith mister), El Mudtarib (Hadith i kontestuar), Esh Shadh (Hadith i pafavorizuar), El Munker (Hadith i papranuar), El Mudrexh (Hadith i nderhyre, pra nderhyrje ne hadith), El Maklub (Hadith i ndryshuar), El Muda'af (hadith i plagosur, per kete dijetaret nuk jane unik ne dobesin e tij), El Mualel (hadith te meta te fsheta).
11. Hadithet Daif u shfaqen si rezultat e grupacioneve politike me qellim marrjen e pushtetit. Shpifja fillon per here te pare ne kohen e sundimit te Othmanit r.a., me pas sic e permenda me siper ne kohen e sundimit te Aliut r.a. dhe Muaviut, me pas u shfaqen Havarixhet te cilet ishte pakunkurueshme sa i takoj haditheve te sajuara.
12. Pervec ndarjeve qe permenda me siper Hadithi Merfu ndahet edhe ne: El Merfus sarih (i qarte), El Merfuus fiali (i ngritur per nga veprimi), El Merfuul vesfi (i ngritur per nga cilesia) , I ngritur per na thenia e sahabit, I ngritur per nga pelqimi, I ngritur per nga ana e tratimit.
13. Hadithi Mutevatir ka disa kushte te cilat jane: Te transmetohet nga nje numer i madh transmetuesish pra Mutevatir, numri te jete i qarte ne te gjitha gjeneratet e zinxhirit, te jete e pamundur dakortesia per shpifje, te jete dicka per gjera e ndjeshme qe shikohen dhe degjohen.
14. Vete Hadithi Ahad ndahet ne; El Garib (i vetmuar) i cili ka dy nendarje 1.El garibu el mutlak dmth "vetmim i pergjithshem"psh bie ne nje pjse te zinxhirit, pra aty ku permendet nje sahab 2. El garibu en nisbij d.m.th: "vetmi ne nje pjese"psh eshte ajo pjese e zinxhirit e cila bie por jo ne pjesen tjeter, El Aziz (i perferuar,pelqyer), El Mesh hur (i njohur, i afirmuar)