![]() |
Ekipi i Futbollit Terbuni - viti 1960 |
Gjate kohes se Mbretit Zog dhe jo vetem e deri ne vitet 1960, ne Puke erdhen shume tregtar nga Shkodra, te cileve u pelqeu klima e mire dhe kuruese e zones. Nder ta ishte edhe mesuesi i njohur Shkodran Jordan Misja, i cili nder te tjera luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e futbollit ne qytetin e Pukes. Ne vitin 1936, gjate nje pikniku ne malin e Terbunit, ne vendin e quajtur Livadh Kabash , u organizua nje ndeshje mes te rinjeve. Kjo ndeshje u be nxitje per krijimin e nje shoqerie sportive,
1936 - Themelimi i Shoqerise Sportive Terbuni
Me hartimin e statutit, u themelua Shoqeria Sportive Terbuni , me Gani Kamberin kryetar dhe Sadri Ademin sekretar. U vendos qe ngjyrat e ekipit te ishin: bluza e kuqe dhe mbathje te zeza.
U organuzan aktivitete dhe ndeshje miqsore, veçanarisht me Vllaznin e Shkodres dhe Bardhylin e Lezhes. Ndeshjet zhvilloheshin ne nje fushe ne periferi te qyetit te Pukes e njohus si Fushe e Manes qe ishte ne pronsi te Sadri Ademit.
Me fillimin e kampionatit Kombetar te Futbollit per Kategorin e Dyte ne vitin 1950 , edhe ekipi i Terbunit filloi punen per pjesmarrje. Ne vitin 1963 ekipi i Terbunit mori pjese per here te pare ne kete kategori. Ndeshja e pare u zhvilluar kunder Kastrioit te Krujes , dhe ndeshja perfundoi ne barazim 0-0.
Nga viti 1963-1966 ekipi i Terbunit pati ngritje dhe renie, keshtu ne sezonin e vitit 1965 Terbuni ra ne Kategorin e Trete. Ne vitin 1966 u rikthye ne Kategorin e Dyte.
Ne vitet 1970-1990 filluan disa investime ne terrene te ndryshme sportive. Prane shkollave u ndertuan terrene sportive si: fushe futbolli, volejbolli, basketbolli etj. Po ashtu u krijuan ekipe sportive si:
Ekipi i SMT Puke
Ekipi i Ndermarrjes se Sharrave ne Fushe Arrez
Ekipi i Komandes Ushtarake te Brigadave ne Puke
Nga viti 1970-1983 ekipi i Terbunit vijoj te qendroj ne Kategorin e Dyte, ndersa ne vitin 1982-1983 ekipi i Terbunit nga 16 ekipi u rendit ne vend te shtate.
Nga viti 1996-1997 sezoni u nderpre, ndersa nga viti 1997-2004 Terbuni pati ulje dhe ngritje te shumta duke ra ne Kategorin e Trete.
Ne sezonin e vitit 2004-2007 ekipi i futbollit Terbuni fal mbeshtetjes se Bashkise Puke me kryetarin e saj Rrustem Struga dhe shefit te klubit Bujar Mehaj , u be ndertimi i stadiumit ne Puke te cili ju quajt Ismail Xhemali. Ky stadium u ndertua me standartet e futbollit Kombetar me kapacitet per rreth 2000 tifoz.
![]() |
Pamje te stadumit te futbollit |
Ndeshjen e pare ne kete stadium ekipi i Terbunit e luajti kunder ekipit te Patosit. Gjate ketyre viteve Terbuni u rikthye ne Kategorin e Dyte,
Arritjen e madhe Terbuni e pati gjate vitit 2007-2008 ku fale ndihmes se biznesmenit Petrit Syla, Terbuni u ngjit per here te pare ne Kategorin e Pare , duke shenuar keshtu nje moment historik per futbollin pukjan.
Ne sezonin 2014-2015 ekipi i Terbunit shenoi tjeter arritje duke kaluar per here te pare ne Superligen Shqipatare, ndersa ne sezonin pasues 2016 Terbuni zbriti nje kategori me poshte dhe ne vitet ne vijim vijoi renia.
Ne vitet e fundit 2024-2025, ekipi i Terbunit eshte perballur me veshtirsi, duke çuar klubin deri ne shitje nga ana e autoriteteve zyrtare.