April 28, 2015

Doreshkrim i imam Shaban Rexhes, Hoxha

Doreshkrimin te cilin po ju publikoj eshte i imam Shaban Rexhes. Ne doreshkrim ai ka te shenuar disa tema ne lidhje me ceshtje te ndryshme islame si dhe disa dua (lutje) duke permendur rendesin e tyre.
Ne kuader te grumbullimit te materialeve dhe fakteve historike islame ne vitin 2006 kam arkivuar edhe doreshkrimin e imam Shaban Rexhes i cili ndodhet ne Myftinine e Pukes dhe permban 27 faqe. 

"Shaban Hoxha u lind ne fshatin Lajthize te Pukes me 9 nentor 1901. Rreth vitit 1916 u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit ku mori mesime islame nga imam Sadik Prishtina. Ne vitin 1924 Myftinia Puke e emron Imam ne xhamin e fshatit Micoj ne po te njetin vit ai vendos te hap Mejtepin e fshatit Micoj te cilin me vone e kthen ne shkolle te mirfillte duke qene mesues i emruar nga Ministria e Arsimit.Ne vitin 1944 emrohet sekretar i N/Prefektures se rrethit te Pukes. Rreth vitit 1958 ai emrohet imam ne fshatin Lajthize. Imam Shaban Rexha vdiq me 18 qershor te vitit 1976."
Shenim: Ky eshte informacion i shkurter.
Pergatiti: Gezim Kopani

April 06, 2015

Diskriminohen myslimanet pukjan



Diten e marte dt.31.03.2015 ne qytetin e Pukes u promovua albumi fotografik me titull: "Ne syte e mi" dhe ne faqen 49 shkruan: "Banoret e Pukes jane besimtare katolik". Ky album fotografik eshte botuar nga OSCE/OSBE prezenca ne Shqiperi.
 OSCE/OSBE  duhet ta dij qe ne rrethin e Pukes ka edhe besimtaret mysliman , madje jo vetem nje nje fshat apo zone por ne shume vende.