Monday, April 27, 2026

Thjeshtesia ne jete e Aliut r.a.

Nje here Aliut r.a. i vune perpara nje lloj embelsire te quajtur "falluxh"*. Aliu r.a e shikoj embelsiren dhe tha: "Aromen dhe ngjyren e paska shume te bukur dhe pa dyshim qe edhe shijen e ka shume te mire. Por une nuk dua qe ta mesoj veten me ushqime te reja, qe nuk jam mesuar te ha." (Ebu Nuajm)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mund te lexoni me shume duke klikuar: Ndodhi


____________
* Falluxh
eshte embelsire qe i perket tradites persiane dhe u perhap ne gjithe boten islame. Ajo eshte e perbere me: mjalt , miell , uje trandafili (per arome) dhe gjalp. Per kohen ishte embelsire luksi.

Nje shtepi ne kembim me nje kopesht me hurma ne xhennet


Enesi r.anhu tregon: Njehere erdh nje burre tek Profeti Muhammed a.s. dhe i tha: O Resulullah! Filani ka nje kopshte hurmash. Dua qe aty te ndertoj nje shtepi. Sikur ti thuash pronarit te atij kopshti, qe te me lejoje mua te ndertoj shtepin aty! Profeti Muhammed a.s. i tha pronarit te kopshtit: Jepja kopshtin tend me hurma filanit ne kembim me nje kopshte me hurma ne xhennet! Pronari i kopshtit nuk deshiroj, dhe aty erdhi Ebud Dahdahu dhe kur mesoi ate per cfare diskutohej, i thote pronarit te kopshtit: Ma shit mua ate toke ne kembim te njeres prej shtepive te mia! Pronari i kopshtit pranoi. Ebud Dahdahu shkoi tek profeti Muhammed a.s. dhe i tha: O Resulullah! Ate toke e bleva une duke dhene njeren nga shtepit e mia. Tani une po ta dorezoj ate ty, qe tia japesh atij myslimanit qe e kerkoj. Profeti Muhammd a.s. pasi e degjoi tha: "Sa madheshtore po me duket ajo shtepi e Ebud Dahdahut ne xhennet." Dhe kete e perseriti disa here. Ebud Dahdahu u kthye tek bashkeshortja dhe i tha: O Umud Dahdadah! Dil nga shtepia, se kete shtepi une e shita ne kembim te nje kopshti hurmash ne xhennet! Dhe ajo i thote: "Kjo po qe eshte tregti me fitim." (Ibn Hibban)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mund te lexoni edhe kete artikull qe lidhet me sadakan: Puna e mire dhe sadakaja

Po ashtu mund te lexoni:  Hadithe ose Ndodhi

Sunday, April 26, 2026

Në diten e Gjykimit, a do të kujtohet familja jote?

Nje dite profeti Muhammed a.s e gjen Aishen r.ahna duke qare, dhe e pyeti per shkakon. Ajo i thote: Me ra ndermend xhehennemi (ferri, zjarri) , ndaj fillova te qaje. Dhe vazhdoi ti thote: Valle , ne diten e Gjykimit (Kiametit), a do te kujtohet ty familja jote? Profeti Muhammed a.s. i pergjigjet:
"Tre jane çastet kur askush nuk kujtohet per asnje. 1. Ne kohen kur do te shihet se çfare i peshojne atij me shume ne peshoren, te mirat , apo te keqijat? 2. Kur ti thuhet: Merrni tani librat tuaj te jetes e te puneve tuaja. Te gjithe do jene te shqetesuar , a do u jepet libri nga e majta, apo nga e djathta dhe
3. Ajo pjesa (fragmenti) i kohes kur personi te kaloje mbi uren e Siratit, qe Allahu e ka ngritur mbi xhehennem dhe e ka mbeshtjelle me gjithfare çengelesh e gjembash te forte, e qe mund ta rrezoje robin e tij kur te doje, e ai (person qe po kalon) eshte i shqetesuar, nese do ta kaloje apo nuk do ta kaloj dot ate ure."
(El Hakim)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Lexoni me shume duke klikuar: Hadithe

Milingonat ia marrin hakun

Nje dite sulltan Sulejmani i kerkon nje vendim juridik islam (fetva) dijetarit islam Ebu Suudit (1) per te vrare milingonat qe po i thanin druret e dardhave ne kopshtin e sarajit. Sulltani i thote:
Nese milingonat i bejne dem drurit, ka ndonje te keqe ti vras?
Ebu Suudi nepermjet nje poezi i pergjigjet keshtu:
"Neser kur te dale para gjyqit te Allahut,
Milingonat ia marrin hakun Sulejmanit!"

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Ebu Suudi ishte i njohur per poezit e tij te shperndara ne quhen; arabe, perse dhe osmane. Ai ishte i njohur per veprat e ndryshme islame dhe pervec detyres si myderris, kadi (gjykates) , ishte edhe dijetari i madh islam (shehul islam) gjate kohes se sundimit te sulltan Sulejmanit (Kanuni Sulltan Sulejeman)

Saturday, April 25, 2026

Takim me perfaqesuesit e Qendres "Udha e Besimtareve"

Sot , prita ne takim perfaqesuesit e Qendres "Udha e Besimtareve" te kryesuar nga Edmon Ajdini, Bashkim Selmani dhe bashkepuntore te tjere. Gjate takimit diskutuam mbi mundesit e bashkepunimit me Myftinin e Pukes per zhvillimin e projekteve te perbashketa ne sherbim te komuniteti.
Date, 25 prill 2026

Gezim KOPANI 

Friday, April 24, 2026

Kuptimi i xhelozisë sipas Profetit Muhammed a.s.

Nje dite Sad ibni Ubade tha: "Nese shikoj ndonje te huaj prane bashkeshortes time, do ta godas me shpaten time." Kur e degjuan kete, Profeti Muhammed a.s. tha:
"Mos u habisni nga xhelozia e Sadit, sepse une jam edhe me xheloz se ai, ndersa Allahu i Madheruar eshte edhe me xheloz." (Buhari)

Hadithi ka qellim per te treguar se; shkeljave e urdherave te Allahut eshte gjyhnah i madh , pra me i madh qe xhelozija qe ka shpreh Sadi. Po ashtu hadithi tregon se nje burre nuk i lejohet qe ti afrohet gruas se huaj pas pasur ndonje shkak te  llojhit si: te pyese per nje rruge, apo per ndonje shtepi qe nuk ia di adresen.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Lexoni me shume duke klikuar: Hadithe

Thursday, April 23, 2026

Një botim historik: “ Zëri që vjen nga minberi ” dokumenton 1732 klerikë shqiptarë

Sot , më 22 prill 2026 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë promovoi botimin më të ri me titull: " Zëri që vjen nga minberi ", një regjistër që përmbledh emrat e 1732 klerikëve shqiptarë për periudhen 1990-2025.
Në këtë aktivitet u vlersuan për kontributin e tyre rreth 24 imamë ndër të cilët edhe babai im H.Qazim Jemin Kopani. Babait tim Allahu ia pranoftë veprat dhe kontributin e dhënë ndër vite.
Një falenderim të veçantë kam për Kryetarin e KMSH-së H. Bujar Spahiu dhe stafin e tij për vlerësimin që i bënë sot babait tim.

Vlersimi që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë H.Qazim Jemin Kopani 

Çertifikatë falenderimi 
Kjo çertifikatë i jepet Z. Qazim Kopani me motivacion: "Në shenjë nderimi dhe mirënjohje të thellë për kontributin e vyer dhe shërbimin e devotshëm në fushen e predikimit Islam ; për përkushtimin e treguar në ringjalljen e jetës fetare e shpirtërore dhe rihapjen e xhamive ; si dhe për rolin e çmuar në edukimin e brezit të ri dhe ruajtjen e vlerave të besimit e identitetit fetar." 
Me mirënjohje dhe respekt H. Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
(Firmë , vulë) Prill 2026

Gëzim Kopani

H. Qazim Kopani duke marr çertifikaten e vlersimit akorduar nga KMSH dhe duke ia dorezuar nga Kryetari i Keshillit te Pergjitshem te KMSH-se H.Islam Hoxha (Tirane, me 22 prill 2026)



Tiranë, më 22 prill 2026

Sunday, April 19, 2026

Vlerat e së drejtës dokësore në Pukë në një botim të ri shkencor


Sot, nga bashke fshatari im Fatos Hasani more librin e ri te shkruar nga dr. Luljeta Hasan (Dedaj) dhe dr. Fatos Hasani (1) me titull: "E drejta doksore ne krahinen e Pukes. Liber me vlera ku pasqyrohen: Tiparet e pergjithshme te se drejtes dokesore ne Veri te Shqiperise. E drejta dokesore dhe jeta shoqerore ne krahinen e Pukes etj. Puke, me 19 prill 2026

Gezim KOPANI 
_____________
1. Dr. Luljeta Hasani (Dedaj) ka lindur ne Fushe Arres. Eshte diplomuar ne Universitetin e Aleksander Xhuvani ne Elbasan ne degen e mesuesise per lenden Histori Gjeografi. Ka nje pervoje te gjate ne mesimdhenie prane UAMD Durres. Eshte çertifikuar nga Universiteti i Pissa Itali per çeshtjet e Rikualifikimit urban. Ka vazhduar studime ne master  ETSTAB per çeshtjet e Rikualifikimit urban. Ka realizuar nje sere artikujsh shkencore , brenda dhe jasht vendit, Itali, Maqedoni, Kosove etj. Eshte njohese e gjuheve: Italisht, Anglisht dhe Turqisht. Ka botuar librin me titull: "Ndikimi i Elites Politike ne ndertimin e marredhenieve shtet shoqeri qe pati Pandemia ne Arsimin e Larte."
Mban titullin Nderi: "Doctor Honoris Causa" nga UDMP Univesity and Diplomatic Mission for Sevuritu, Peace and Philanthropy based in Bruccels etj.
Dr. Fatos Hasani ka lindur ne Fushe Arrez , Puke. Eshte doktor i Shkencave ne te Drejten Penale. Eshte diplomuar ne Shkollen e Larte te Ministrise se Brendshme dhe ka sherbyer si oficer policie ne disa detyra drejtuese si: Shef i Policise Kriminale ne Komisariatin e Policise Puke, Tepelen, Fier si dhe shef Komisariati ne Kuçove, Diber, Berat, Librazh, dhe Gjirokaster. Po ashtu shef i Krimeve kunder Personit dhe Pasurise ne Drejtorin e Policisese Elbasan, Kryetar i Deges se Policise Elektrike , Rajoni Durres etj si dhe Specialist Hetimi ne Ministrin e Brendshme ne SHÇBA Durres e Kruje. Po ashtu edhe shume trajnime te tjera duke filluar ne SHBA etj. Eshte avokat e antar i Shoqates se Penalisteve Shqiptare dhe Drejtor Kordimimi ne Agjencine Nderkombetare "Stap Crime". Autor i botimeve shkencore ne Itali ne fushen e luftes kunder terrorizimit si dhe i artikujve ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Eshte vlersuar me tituj nderi si; Doktor Honorise Causa, Kalores i Paqes, Nderi i Kombit dhe Ambasador i Paqes.



Friday, April 17, 2026

Ata qe bejne vepra te mira do jene ne xhennet


Allahu i Madheruar thote: "Ata qe besuan dhe bene vepra te mira, ata jane banor te xhennetit (parajeses), aty do jene pergjithmone."  (El Bekare, 82)

Allahu na mundesote berjen e veprave te mira !

Gezim KOPANI 

Thursday, April 16, 2026

Rruga dhe Kështjellat mesjetare të Pukës nga shekulli VII - XV (v.600 - v.1400)


Rruget dhe Keshtjellat Mesjetare Shqiptare (shek.VII-XV)

Ne trojet shqiptare nga shekulli VII (v.600) deri ne shekullin XV (v.1400) kishte larmishmeri keshtjellash dhe fortifikimesh. Kjo per shkak te territorit strategjik qe shpesh ishte ne lufte me Bizantin, Sllavet, Venedikasit dhe Osmanet. Keto keshtjella apo fortifikimi nuk ishte te gjitha te njejta. Ata ndryshonin sipas funksionit , vendodhjes dhe periudhes. Nga shekulli VII (viti 600) e ne vazhdim hasen:

1). Kala te Mirfillta

Keto jane Kalat e mirfillta qe sherbenin jo vetem per mbrotje por edhe per luftime. Brenda ketyre Kallave apo Keshtjellave ne gjithe shqiptarin perveç banesave te bonoreve mund te kishte; vend strehime, kulla, kisha, xhami etj.

2). Kala Strategjike

Keto kala u ndertuan ne vendet strategjike si pershembull: pikat kyçe malore , lugina neper te cilat kalonin rruge te rendesishme.

3). Keshtjella Malore

Jane keshtjella te ndertuara ne vende shume te veshtira malore. Keto keshtjella perdornin per mburoj krysisht gur dhe pushtimi i saj ishte mjaft e veshtire.

4). Kulla Vrojtimi dhe Sinjalizimi

Keto nuk ishin keshtjella te mirfillta pasi sherbenim per sinjazilzim ne rast rreziku. Sinjalizimi apo njoftimi per rrezikun qe kanosej behej nepermjet zjarrit dhe tymit. Ka raste qe sinjalizimet beheshin edhe me ze, pershembull me kenge Maje Krahu. Kur armiku degjonte kete ze mendonte se ai po kendon, por ne fakt ai po njoftonte rrezikun qe kanosej. Kenga Maje Krahu eshte mjafte e veshtir ti kuptohen fjalet cfare kenduesi thote. Veçori tjeter e kesaj kenge te lashte ne raste reziku eshte se ajo mund te percillej nga kodra ne koder nepermjet qobaneve derisa arrin tek Kulla sinjalizuese. Kjo kenge eshte mjeft e njohur ne fisin e Kabashit , Puke si edhe ne shume fise te tjera ne trojet shqiptare.
Kullat e Vrojtimit jane te shpeshta dhe qe ne shumicen e rasteve nga ana e vizuale e shikojne njera tjetren. Kulle vrojtimi kan edhe Kalat kjo per efekt kominikimi.

5). Banasa te fortifikuara 

Keto banasa quhen Kulla dhe hasen kryesisht ne veriun e Shqiperise. Jane kryesisht banesa te fortifikuara dhe te mbrojtura mire me frangji etj. 
 
6). Kala bregdetare

Jane kalat qe mbronin tregtine detare etj. Kete lloje jane ne: Durres, Ulqin etj.

Bazuar ne te dhenat historike si dhe ne referenca te ndryshme, fare qarte del se: Edhe teritori i Pukes ishte pjese e rendesishme sa i takonte mbrotjes  dhe sinjalizimit. Ne disa pika ka pasur Keshtjelle Malore, Kulle Vrojtimi dhe mbi te gjitha Banesa te fortifikuar, kjo edhe per shkak te rruges mesjetare qe lidhte trojet shqiptare dhe jo vetem. Keto Keshtjella Malore , Kulla Vrojtimi dhe Sinjalizimi kishte ne Puke, Kabash, Micoj , Flet etj. Ndersa Banesa te Fortifikuara (shtepi Kulle) jane te shperndara ne gjithe teritorin e Pukes. Te gjitha sherbenin per mbrojten e popullsise vendase por edhe per sigurin e rruges ne te cilen kalonin qytetare , tregtar, zyrtar etj. Ndertimi i Keshtjellave Malore apo te Kullave Vrojtuese jepnin nje siguri te plote per perdoruesit e rruges aq sa u ndertuan hane madje deri edhe ne zhvillimin e panairve tregtare siç ishte ai ne fshatin Kabash te Pukes.

Per me shume ju mund te shikoni harten bashkangjitur artikullit qe tregon: kalat. keshtjellat, kullat etj dhe rruget mesjetare duke filluar nga shekulli VII (pra viti 600 e ne vazhdim) publikuar ne vitin 1984, nr.27, nga revista "Monumentet"

Pergatiti
Gezim KOPANI

_____
Munde te lexoni artikuj te tjere mbi historin duke klikuar: Histori 

Wednesday, April 15, 2026

Çfarë thotë islami për betimin ?

Betim eshte perforcimi i nje fjale apo pune duke permendur diçka madhore te cilen nuk ben ta shkelesh. Ne shume shoqeri betimi ze vend te rendesishem, sidomos tek shqiptaret, por edhe tek besimtaret. Historia na tregon se beimi tek shqiptaret eshte diçka shume e madhe dhe teper e rendesishme. Per shkak te ndikimit pagan, ne lashtesi shqiptaret benin betime pagane si: "Pasha qiell e toke" , "Per buk e kryp." si dhe betime ne mite te ndryshme. Me pas filluan te behen betime ne vende apo njerez te shenjte, betime idologjike si pershembull gjate komunizmit: "per idal te partise" dhe betimi ne Zot. 

Betimet qe behen jo ne emer te Allahut si psh: betimet pagane, ne krijesa, ne mite, apo te ashtequajtur vende te shenjta , jane te ndaluara ne besimin islam. Myslimaneve u lejohet te behetohet vetem ne Allahun e madheruar. Aq mire u mireprit definicioni i betimin vetem ne Allah tek shqiptaret saqe ato u vendosnin emrin e femijeve si Jemin. Fjala jemin do te thote "dore e djathte" pasi vete fjala Jemin eshte perdorur per te emeruar betimin pasi kur myslimanet benin betim japin doren e djathte njeri tjetrit qe kuptohej dakortesia dhe pranimi i betimit dhe ruajtjes se tij. Po ashtu shqiptaret vendosnin emrin Betim femijeve, kjo per te treguar qe betimi dhe besa jane vyrtyte te larta qe nuk duhen thyer dhe harruar.
Ne aspektin terminologjik islam "betim" eshte: "Konfirmimi i kryerjes ose jo te nje veprimi duke permendur emrin e Allahut te Madheruar."

Qe ndonje te betohet duhet te jete i afte nga ana mendore, te kete arrit moshen madhore, te jete mysliman, te kete mundesi te mbaj betimin dhe te jete i lire ne berjen e betimit. Betimi i pranuar nga myslimanet eshte betimi vetem ne emer te Allahut. Ka disa lloje betimesh: 1). Betim i rregullt , 2). Betim i paqellimt 3). Betim i qellimt , 4). Betim i rreme si dhe betime per: 1).Betim per kryerjen e vepra te obliguara 2). Betim per kryerjen e veprave te ndaluara 3). Betim per kryerjen e veprave te pelqyera etj.
Sipas Hanefis dhe Malikut: "Nese ne betim permendet emri i Allahut , atehere ky betim eshte i rregullt dhe i pranuar, por nese thjeshte thuhet: "Te betohem" por pa permend emrin e Allahut eshte betim i vetem." Ndersa tek Shafiu, Ahmedi etj "betimin e kushtezojne edhe me nijetin (qellimin)."

Betimi i profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. betohej duke thene: "Betohem ne Ate qe eshte ne dore shpirti im, Allah." (Ebu Daud) , ose "Betohem ne Ate qe na i transformon zemrat, Allah" (Ebu Daud)

Ndalohet betimi ne diçka tjeter perveç se ne emrin e Allahut 

Kush betohet ne diçka tjeter perveç Allahut , p.sh; per nje kafsh, njeri etj ky betim nuk lejohet, dhe nuk eshte i vlefshem. Ai qe ben kete lloj betimi ka bere gjynah, pasi njeh apo madheron dike tjeter ne vend te Allahut te Madheruar.
Nje here Profeti a.s. takoi Umerin r.a. dhe e gjene duke u betuar ne emrin e babait te tij. Profeti a.s. i tha: "Allaha i Madheruar ka ndaluar te betohemi ne emer te prinderve. Kush deshiron te betohet, le te betohet ne emer te Allahut ose te hesht (te mos e bej)." Ibn Umeri r.a. qe e transmeton kete hadith tha: "Per Allahun , nuk jam betuar me ne emer te prinderve te mi, qe kur e degjove kete nga profeti a.s."

Sinqeriteti ne betim 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Betohuni vetem ne emer te Allahut dhe vetem kur te jeni te sinqerte."
(Ebu Daudi)

Betimi ne krijesa

Ashtu sikurse betimin jo ne ener te Allahut , apo betimi i rrem, edhe betimi ne krijesa eshte i ndaluar. Vertet qe Allahu ne Kur'an psh betohet duke thene: "Betohem ne Kur'anin e lavdishem" (Kaf,01), apo "Betohem ne diellin dhe driten e tij" etj eshte atribut vetem i Allahut te madheruar dhe kete e ka bere me qellim  per terhequr vemendjen dhe per te nxjerr mesim dhe per te kuptuar funksionin e tyre. Pershembull betimi ne yje eshte bere qe njerezit ta kuptonin se ato jane bere per nje qellim (mbrotje, pik referimi = per rruge, orientimi) dhe se nuk mund te adhurohen. Po ashtu edhe betimet e tjera qe gjenden ne Kur'an si betimet ne: hene, era, malin Tur etj. 

Betimi ne Kur'anin e bekuar

Betimi ne Kur'nin e bekuar lejohet, pasi ky betim eshte i drejte pasi betohesh ne fjalet e Allahut.

Thyrja e betimit 

Sa i takon thyrjes se betimit kemi disa mendime: Sipas Shafiut: "Nese ndonje nuk e mban betimin apo e thyen ate, ai eshte i detyruar ta shlyej betimin" ndersa sipas Malikut "Nuk eshte obligim te shlyhet."
Nese nje person betohet duke thene: "Nese e bej kete, do te jap sadaka." atehere sipas shumices se dijetareve ky person duhet ta shlyej betimin. Nje mendim tjeter eshte: "Nese thyhet betimi, atehere ai duhet te bej ate qe ka thene ne betim
."

Betimi paqellimte 

Qellon te reshqas goja dhe te besh nje betim. Ky nuk eshte betim i mirefillte , pasi ai e ka bere pa qellim. P.sh "do pish kafe." 
Nga Aishja r.a. tregohet se kishte qene nje person qe thoshte: "Po , per Allah", "Per Allah jo" pra e bente pa qellim. Pikerisht per kete Allahu zbriti ajetin e Kur'anit qe thote: "Allahu nuk ju kerkon llogari per betimet tuaja te paqellimta." (El Bekare, 225)

Betimi i qellimte

Nese ndonje ben betim me qellim , dhe nuk e realizon kur behet fjale per mire , atehere ai obligohet ta kryej. Per kete lloj betimi, pra te qellimit Allahut xh.sh thote: "Allahu nuk ju merr ne pergjegjesi per betimet tuaja te paqellimta, por ju merr ne llogari per ato qe jeni zotuar qellimisht. Shpagimi i ketij betimi eshte duke ushqyer dhjete te varfer me ushqim mesatar qe ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshuar ata (dhjete persona) ose duke liruar nje rob. Kush nuk ka mundesi ti beje keto, le ti agjeroj tre dite. Ky eshte shpagim per betimet tuaja kur i theni ato. Ndaj ruani betimet tuaja." (El Maide, 89)

Betimi i rrem

Ky eshte ai betim , nepermjet te cilit shkel te drejtat e te tjereve apo ka per qellim mashtrimin e tjetrit. Ky lloj betimi ne islam konsiderohet nje nga gjynahet me te medha. Ai qe ben betim te rrem, nuk mund te shlyej ate. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Mos i perdorni betimet tuaja per dredhi mesh jush (per te mashtruar), dhe te reshqisni pas forcimit, e te shijoni te keqn e dredhise per shkak se penguat te tjeret nga rruga e Allahut, e ju qe beni kete do keni denim te madh." (En Nahl, 94)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gjynahe te medha jane: Te besh shok (shirk) Allahut, betimi i rrem dhe perfitimi i nje pasurie ne rruge te padrejte." (Buhari)
Ndersa ne nje thenie tjeter profetime kemi: "Kush ben nje betim te rrem, i ka pergatitur vetes nje vend ne zjerr." (Ebu Davudi)

Betim i detyruar 

Ky lloj betimi, hyn tek ato veprime qe kryhen pa desherin e personit, pershembull mund te jete betim nepermjet dhunes. Nese ndonje ne kushte jo te liris , detyrohet te betohet te kryej dicka ai por qe e ka ne dore te kryej ose jo , nuk obligohet te kryej betimin e bere padeshiren e tij.

Nese harron 

Nese ndonje betohet te bej nje pune , por nga harresa nuk e ben nuk konsiderohet se e ka shkel betimin. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh e ka falur popullin time per punet qe i ben gabimisht, mos kryerja e ndonje pune per shkak te harreses dhe kur detyrohet te kryej nje pune pa deshiren e tij." Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Nuk ju quhen gjynahe ato qe keni bere gabimisht (paqellim)." (El Ahzab, 05)

Lejohet thyrja e betimit ?

Lejohet thyrja e betimit kur e kupton se thyrja e betimit ka me dobi se mbatja e tij. Per kete Allahu xh.sh thote: "Mos e beni pegese betimin ne Allahun, kur deshironi te beni pune te mire, te silleni mire dhe te beni pajtim ndermjet njerezve." (El Bekare, 224)

Kush perjashtohet nga betimi ?

Perjashtohet ai qe ne betim thote: "Nese do Allahu". Per kete kemi thenien e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Kush betohet dhe shton ne betimin e tij "Nese do Allahu" dhe nuk e realizon betimin, ai nuk konsiderohet se e ka shkel betimin." (Ibn Umeri r.a)

E mbyll me nje thenie te bukur te Omeri r.a. qe thote: "Nese ne zemren tuaj nuk vendosni Allahun ne vend te pare, jo vetem qe humbisni Allahun, por edhe ato qe i vendosni ne vend te pare do ti humbisni."

Pergatiti
Gezim Kopani

Hytbe e xhumas mbajtur ne xhamin e qytetit Puke me date, 10 prill 2026

Friday, April 10, 2026

Pese gjynahe nuk mund te shlyhen


Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Pese gjynahe nuk mund te shlyhen: 1. Te berit shok (shirk) Allahut te Madheruar, 2. Vrasja e njeriut me te pa drejte, 3. Shpifja per nje besimtare. 4. Betimi i rreme dhe 5. Perfitimi i nje pasurie ne menyre te padrejte." (Ahmedi) 

Gezim Kopani 

Sunday, April 5, 2026

Shtate thenie nga imam Aliu r.a.



"Dashuria per Zotin e vertete eshte fitim per jete."
"Zoti ka garantuar per te ushqyer çdo njeri."
"Vlera e njeriut e tregon puna e tij."
"Njeriu behet udheheqes i kombit duke i bere mire atij."
"Kush ndjek te ligun, eshte i humbur."
"Kush degjon fjalen e armikut, ka vrare vetveten."
"Kush ngul kembe shume, duhet debuar."
(Aliu r.a.)

Marr nga libri i Hafiz Ali Korça me titull: "313 thenie te imam Aliut r.a."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, April 3, 2026

Bujaria eshte dy llojesh

"Bujaria eshte dy llojesh: Lloi superior eshte nevoja juaj per ato qe kan te tjeret, dhe i dyti eshte shpenzimi i asaj qe keni. Nje njeri mund te jete nder njerzit me bujar, pa u dhene atyre asgje, thjesht duke mos u ndier ndaj asaj qe ata kane dhe duke mos i shikuar asnjehere ato qe ata kane, me syrin e lakmise dhe deshires." (Ibn Kajim el Xhevzije)

Gezim KOPANI