Friday, August 28, 2026

Dashuria qe shperblehet nga Zoti i Gjithesise !


Dashuria per hir te Allahut ! Dashuria e sinqerte dhe pa interes.

Allahu i Madheruar thote: "Nuk ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, atyre Allahu i Gjithmeshirshem do t'u krijoje ne zemrat e tyre dashuri." (Merjem , 96)
Bera ibn Azibi r.a. tregon: "Ishim ulur te Profeti Muhammed a.s. dhe ai pyeti: Cilat jane lidhjet me te forta ne besim (iman)?
Te pranishmit thane: Falja e namazit (berja e lutjeve pes here ne dite)!?
Muhammedi a.s. tha: Mire , por nuk eshte kjo!
Thane: Agjerimi i muajit te bekuar te ramazanit!?
Muhammedi a.s. tha: Mire, me vend, por nuk eshte !
Thane: Te luftosh e te punosh per hire te Allahut!?
Profeti Muhammed a.s. tha: Mire, por edhe kjo nuk eshte! Dhe dha kete pergjigje: "Lidhja me e forte e besimit (iman) eshte te duash per hire te Allahut!" (Ahmedi)
Allahu xh.sh. ka thene: "E kam obligim dashurine per ata qe e duan njeri tjerin per hatrin Tim, per ata qe rrin bashke per hatrin Tim, per ata qe e vizitojne njeri tjetrin per hatrin Tim dhe per ata qe shpenzojne per hatrin Tim!" (Ahmedi, Hakimi)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu ka rob te Tij qe do ulen pran Tij nga e djathta e Arshit... do jene ne ulse te bukra dhe te ndritshme, dhe fytyrat i kan drite. Keto nuk jane pejgamber, as deshmor dhe as sidikin (te sinqertet)." Shoket e pranishem pyeten: Kush jane ata? Profeti Muhammed a.s. tha: "Jane ata qe e kan dashur njeri tjetrin pa interes per hir te Allahut te Madheruar." (Taberani)
Ne nje thenie tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk do jeni ne xhennet (parajse) derisa sa te besoni, dhe nuk do te besoni derisa te doni njeri tjetrin." (Muslim)
Qe dashuria te shperblehet nga Allahu xh.sh. kerkohet qe ajo te jete e sinqerte, pa interes. Per kete Ebu Hurejra r.anhu ne sjell ngjarjen e treguar nga Profeti a.s. qe thote: "Nje njeri kishte dal nga shtepia e tij per te vizituar nje vella te tij qe ndodhej ne nje fshat tjeter. Allahu i nxjerr ne rruge nje melek qe e pyet; Per ku je nisur? Ai i thote: Te vizitoj nje vella! Meleku e pyet perseri: Ke ndonje interes per te apo per hater te Allahut? Ai i thote: Jo! Nuk kam ndonje interes, por e dua per hatrin e Allahut! Meleku i thote: "Une jam lajmetar nga Allahu i cili te do ashtu sikurse ti e do vellan tend!" (Muslimi)
Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, August 21, 2026

Solidaritet dhe mbështetje në përballimin e situatës së zjarreve

Duke shikuar gjendjen e jashtzakonshme nga zjarret , ju bashkangjitem ekipeve te ngritura me kete rast per shuarjen e zjarreve. Ne bashkerendim me shtabin e emergjencave civile u munduam te gjendemi prane, fal edhe mbeshtetjes se Kompanise Lajthiza Water duke shperndar uje, pije si dhe te disa miqve te tjere ne shperndarjen e disa ushqimeve ne terren.
Gojan, Puke. Date 21 gusht 2026



Kur te keni perfunduar pune, fikni zjarrin !

Duke shikuar situaten e rende te shkaktuar nga zjarret , ne hytben e kesaj xhumaje nder te tjera solle ne kujtes thenien e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Zjarri eshte armik per ju, ndaj kur te kryeni pune, apo te flini fikeni ate." Bazuar ne kete hadith , te gjithe ne duhet treguar kujdes nga zjarri, pasi ai nuk fal. Jeta eshte e shenjte, edhe malet, bimesit e ndrshme, gjallesat etj. Ndaj te duam Atedheun tone!

Gezim KOPANI 

E premte , date 21 gusht 2026



Te keni kujdes nga zjarret pasi jeta eshte shenjte , po ashtu edhe malet

Ne diten e dyte te situates se renduar nga zjarret, sebashku me nje pjese te stafit te Myftinise Puke ishim ne terren per tu solidarizuar me banoret dhe grupet e punes qe po punojne per shuarjen e zjarrit. Me kete rest edhe nje here bera thirrja qe te keni kujdes me zjarrin pasi jeta por edhe malet jane te shenjta.

Date, 21 gusht 2026


Thursday, August 20, 2026

Proninsim per situaten e zjarreve

Duke shikuar situaten e renduar te zjarreve, dhe pas vizites qe zhvillova ne fshatin Gojan i Madhe dhe jo vetem bera nje prononsim mbi situaten e veshtire te krijuar nga zjarret ne Puke, me konkretisht: Terbun, Livadh Hamzi, Fushe Laje, Gojan i Madh, Gojan i vogel, Prozhem etj.


Sunday, August 16, 2026

Lidhjet e Kabashasve ndërmjet Pukës , Prizrenit dhe Vitisë

Nje kafe e veçante ishte sot me kusherinjet e ardhur nga Kabashi i Vitise se Ferizajt, te kryesuar nga Shaip Zeka, Sabit dhe Nehat Zeka.
Takimi ishte me shume se nje kafe: ishte nje mundesi per njohje me te thelle, bashkebisedim dhe shkembim informacioni mbi historine e jashtzakonshme te Fisit te pare te Kabashit, dhe lidhjet ndermjet degeve te shumta te ketij fisi te shperndar ne te gjithe trevat Shqiptare dhe me gjere.
Gjate qendrimit ne Puke , vellezerit Zeka vizituan fshatin Kabash, ku moren informacione shtese mbi historine e fisit te Kabashit, si dhe mbi rrethin e Pukes. Sipas historise dhe tradites se percjellura nder breza, Kabashasit e Vitise lidhem me degen e Kabashit te Vendit ne Prizren.(1)
Sebashku me mua ishin edhe dy Kabashas te tjere: Perparim Laçi (Mjeshter i Sporteve) dhe Fadil Hyseni (Operator i kronikave televizive).
Puke, 16 gusht 2026

Gezim KOPANI


______________
1. Sipas Shaip Zeka , Kabashasit e Vitise kane dal nga Kabashi i Vendit ne Prizren. Duke kullotur bagetit u shtrine deri ne Viti ku krijuan fshatin me te njetin emer, Kabash. Aty ku ndodhet fshati Kabash i Vitise jane edhe dy fshatra te tjere, qe ne fillim kishin disa mos marveshje me Kabashasit, por pasi Kabashasit blen token gjerat filluan te qetesohen derisa hoxha (imami) i xhamise luajti nje rol te rendesishem per qetesimin total duke bere miqasi mes paleve.

Friday, August 14, 2026

Nata e fundit e Omerit r.a. ne sherbim te nje familjeje

Prijesi i myslimaneve Omer Ibn Hatabi r.a çdo nate shetiste neper Medine, per te shikuar nese ndonje kishte nevoje per ndonje gje. Nje nate , ne periferi, shikoj nje çader te cilen e kishin ngritur disa te huaj, duke u afruar degjoi disa renkime te nje zonje. Ai u afrua dhe pyeti nje burr qe ndodhej afer çadres dhe i thote: Kush jeni ju? Ai tha: Jemi nga shkretetira dhe kemi ardhur me shprese qe prijesi i besimtareve te na ndohmoje. Brenda çadres eshte gruaja ime qe renkon pasi i kane ardhur dhimbjet e lindjes dhe eshte vetem. Omeri r.a. pa i treguar se kush ishte, menjehere shkoi tek shtepia e tij dhe i tregon bashkeshortes , dhe ajo menjehere u tregua e gatshme per ta ndihmuar, moren me vete disa gjera te nevojshme, ushqime dhe me nxitim arriten tek çadra. Bashkeshortja e Omerit r.a hyri ne çader per te ndihmuar nenen qe po linde, dhe pasi lindi tha: O prijes i myslimaneve! Njoftoje mikun qe u shtua me nje djale! Burri i habitur u ngrit ne kemb pasi e kuptoi se ai qe e ndihmoj ishte vete prijesi i myslimaneve te cilin kishte ardhur per ta takuar. Te nesermen kur burri u nis per ta takuar Omerin r.a. me qellim per ta falenderuar, meson qe ai kishte nderruar jete dhe menjehere i rrodhen lote nga syt pasi nata e tij e fundit kishte qene ne ndihme te tij.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, August 7, 2026

Takim me një pjesë të përfaqësuesve të lagjeve dhe familjeve të vjetra të Pukës

Xhamia Koder Hanit Puke, date 06 gusht 2026

Me date 06 gusht 2026, ne xhamin e Koder Hanit zhvilluam nje takim me titull: "Trashegimia islame ne Puke." 
Ne takim ishtin te pranishem nje pjese e perfaqesuesve te lagjeve dhe shtepive te vjetra te Pukes. Takimi filloi me disa pjese nga Kur'ani i bekuar dhe me pas Sekretari i Keshillit te Myftinise Ylli Hadroj mbajti nje fjale pershendetese ku u ndal edhe tek qellimi i takimit.
Me pas ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani beri nje pershkrim te shkurter te historise se besimit islam ne rrethin e Pukes, te Myftinise Puke dhe te punes se bere , ku theks te veçante i kushtoi punes se bere mbi grumbullimin e te dhenave historike te figurave te shquar si: Myfti, imam, myezin, mejtepet etj, por edhe te toponimeve te vjetra te trasheguara brez pas brezi.
Takimine pershendeti edhe Kryeplaku i lagjeve te qytetit Puke Mustaf Mehaj i cili vlersoj takimin dhe punen e bere sa i takon zhvillimeve te fundit ku Myftiu Gezim Kopani luajti nje rol te rendesishem qofte per kete qe u fol sot por edhe me shume.
Nga nje fjale ne forme mendimi dhane te gjithe perfaqesuesit e pranishme qe moren pjese dhe qe ishin nje pjese dormuese te lagjeve dhe shtepiave te vjetra pukjane, duke vlersuar takimin por edhe duke marr angazhimin te perbashket ne unifikim dhe promovim te ketyre vlerave.

Gezim KOPANI 










Thursday, August 6, 2026

Takim me Drejtorin e Qatar Charity, Kerem Ali

Sot , pata kenaqesine te pres ne nje takim drejtorin e Qatar Charity ne Shqiperi Kerem Ali. Gjate takimit prezantova veprimtarin e Myftinise Puke ne fushen fetare, arsimore dhe sociale e kulturore. Me pas zhvilluam nje bisede te frytshme mbi mundesite e bashkepunimit ne bashkerendim me KMSH-se ne projekte te ndryshme ne te mire te komunitetit.

Gezim KOPANI 
Puke, 06 gusht 2026

Monday, August 3, 2026

Puka , nder qytetet me ajrin me te paster ne Shqiperi

Puka , nder qytetet me ajrin me te paster ne Shqiperi 

Fale biosferes se pasur pyjore, ku spikasin masivet e maleve te Terbunit, Krrabit dhe vargmaleve te tjera, si edhe mungeses se industrive te renda dhe te lehta ndotese, se bashkue me trafikun e ulet rrugor, qyteti i Pukes renditet nder qytetet me ajrin me te paster ne Shqiperi. Kjo fal vendndodhjes se Pukes rreth 840 metra mbi nivelin e detit, i rrethuar nga kodra me pisha dhe masiv malor te gjelber. Keto kushte natyrore dhe jo vetem, e vavorizojne Puken te kete ajer shume te paster dhe perqendrim te larte te oksigjenit.
Sipas te dhenave te platformave nderkombetare te monitorimit te cilesise se ajrit (Air Quality), te cilat analizojne parametrat kryesore te ndotjes se atmosferike, qyteti i Pukes renditet nder qendrat urbane me ajrin me te paster ne Shqiperi. 
Treguesit kryesore paraqiten ne nivelin "excellent" (te shkelqyer), nder te cilat:
Pluherat atmosferik - Shklqyeshem
Dioksidi i azonit (NO2) - Shkelqyeshem
Dioksidi i squfurit (SO2) - Shkelqyeshem
Moniksidi i karbonit (CO) - SHkelqyeshem etj

Keto vlera perbejne nje pasuri te madhe natyrore dhe e bejne qytetin e Pukes nje destinacion te veçante per turizmin malor, klimatik dhe shendetesor.

Burimet: IQAir (Air Qyality), AccuWeather, AKM (Agjensia Kombetare e Mjedisit) etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI