January 22, 2012

Dua - Lutje të përzgjedhura


Cdo here njeriu ka nevoj ti mbeshtet Krijuesit te gjithesise Allahut xh.sh, duke i kerkuar ndihme, mbeshtetje, mbrotje, hapjen e rruges ne rast veshtirsie etj. Ndaj profeti Muhammed a.s. ka thene: "Arma me fort e muslimanit (bsimtarit qe i lutet Allahut) eshte duaja." (Buhariu) Ndersa ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. thote: "Inned dua huvel ibadetu." d.m.th; "Vertet duaja (lutja drejtu Allahut) eshte ibadet i vertet."  (Tirmidhi)

Kur ndokush pranonte fene islame ne kohen e profetit Muhammed a.s., Muhammedi a.s ne fillim u mesonte namazin dhe nje dua. Duja qe u mesonte profeti Muhammed a.s. eshte: "Allahumme megfirli. Ver Hamni. Vah dini. Ve afini. Ver Zukni." d.m.th; "O Alla me fal. Me meshiro! Me udhezo! Me jep shendet! Me furnizo."

Duaja e pranuar eshte ajo ne te cilen permendet Allahu xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Emri me i madh i Allahut eshte ai i cili kur e therret me te, te pergjigjet. Kush lutet me ate emer, lutja do t'i pranohet, siç u pranua lutja e Profetit Junus a.s. i biri i Metait ku tha: "La ila il-la ente subhaneke inni kuntu minedh dhalimin" d.m.th; "O Allahu im! Ska zot tjeter perveç Teje, Ti je i Lartesuar! Me te vertet kam qe une prej atyre qe kan gabuar!" (Ibn Xheriri) 

Duaja kur zgjohesh nga gjumi

"El-hamdu Lil-lahil ledhi ehjane ma-en-ma tuna ve il-llahin nushur" "Falenderimi i takon Allahut i cili na gjall pasi na beri te vdekur dhe te Ai , Allahu eshte rikthimi." (Buhari) Ose lutjen ku profeti Muhammed a.s. ka thene: "Fjalet me te mira, te cilat mun ti shqiptoj njeriu kur te zgjohet jane: "Subhanel ledhi jujil mevta ve huve al kul-li shejin kadir." dmth; "I lartesuar qefte Ai (Allahu) qe te vdekurin e ringjall dhe i Gjithefuqishem eshte Ai (Allahu)." (Ibn Amri)

Kur vesh rrobat

"El-hamdulil-lahi ledhi kesni hedhe thevbi rezekniihe min gajri havlin minni ve la kuvvete" "Falenderimi i takon Allahut i cili ma mundesoi ta vesh kete rrobe dhe me furnizoi me te pa ndonje mundim e fuqi nga ana ime." E ai qe e thote kete do ti falen gjyhahet e kaluara. (Ebu Davudi) 

Kur del nga shtepia

Bismilah tevekeltu ala-llah ve la havle ve la kuvete il-la bil lah." "Me emer te Allahut, i jam mbeshtetur Allahut dhe nuk ka forc tjeter pos foreces se Allahut."  E kush e thote kete atehere Meleku thote: "Mjafton, u mbrojte, dhe u udhezove, e shejtani u largua nga ai." (Ebu Davudi dhe Tirmidhi)
                                                         
Kur hyn ne shtepi

Allahumme inni es eluke hajrel mevlexh ve hajrel mahrexh. Bismillahi velexhna ve bismilahi harexhno ve alallahi rabbina tevekelna." "O Allahu im! Kerkoj te me mundesosh hyrje e daljen. Ne emer te Allahut hyme dhe ne emer te Allahut dalim dhe Allahut jemi mbeshtetur." (Ebu Davudi)
                                                                                        
Kur  hyp ne mjetin e udhetimit

"Bismilah" "Ne emer te Allahut" me pas kur te ulesh Elhamdulilah.
Me pas thuhet kjo dua: "Subhanel ledhi hadhe ve ma kunna lehu mukrimin ve inna la rabbina le munkalibun." "I dlire eshte Ai qe i nenshtroi keto per ne, sepse ne nk do te kishim mundesi ta benim kete. Ne me siguri do te kthehemi tek Zoti yne."
Me pas thuhet 3 here elhamdulilah, Allahu Ekber dhe me pas tre here
"Subhanekell-llahumme inni dhalemtu nefsi fagfirli innehu la jagfir dhunube il-la ent." " I dlire je ti o Allahu im! Une i kam bere zullum vetes sime.  Me fal mua ngae nuk kam kend tjeter pervec Teje qe t'mi fale." (Ebu Davudi)

Kur hyn ne banjo

Bismilah, pastaj thuhet: "Allahumme inne eudhu bike minel hubuthi vel habaith" "O Allahu im! Une kerkoj mbrotje tek Ti nga te ndrytit dhe ndyrtesirat."
Kur del thuhet: "Gufranek" "Kerkoj faljen tende o Allahu im!" (Tirmidhi)
                                                                 
Duaja pas Ezanit

Kush thote: "Ve ene eshhedu en la ilahe il-llahu vahdehu la sherike lehu ve enne Muhammeden abduhur ve resuluh. Redijtu bil-lahi rabben ve bi Muhammedin resulen ve bil Islami dinen." dmth "Edhe une deshmoj se nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, Nje i vetem i pashoq dhe se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij. Jam i kenaqur qe Allahun e kam Zot, Muhammedin a.s.  pejgamber dhe Islamin fe." do ti falen gjynahet. (Muslim)
                                                              
Duaja gjate sexhdes

"Allahummag firli dhenbi kul-lehu ve dikkahu ve xhil-lehu ve evvelehu ve ahirehu ve alenijetehu ve sir-reh" dmth "O Allahu im, me fale gjynahet e mija ne pergjithesi, te voglin dhe te madhin, te parin dhe te mbramin, te dukshimin dhe te fshehtin"  (Muslim)

Duaja ne fund te namazit (Farz dhe synet)

Kush thote: "Subhanallah (I lir eshte Allahu), Elhamdulil-lah(Falenderimi i takon Allahut) dhe Allahu ekber (Allahu eshte me i madhi)" 33 here dhe me pas thote duan: "La ilahe il-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir" d,mth: "Nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, i vetem eshte dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe falenderimi dhe Ai per cdo gje eshte i mundshem." i falen gjynahet po edhe nese jane sa shkuma e detit. (Muslim)

Duaja per tu ruajtur nga shejtani

Muhammedi a.s. thote: Kush thote:  "La ilahe il-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir." dmth "Nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, i vetem e i pashoq, te Tij jane sundimi dhe falenderimi dhe Ai per cdo gje eshte i mundshem." 100 here ne dite, atij do ti vleresohet sikur te kishte liruar 10 rober, do i shkruhen 100 sevape, do i fshihen 100 gjynahe te vogla dhe eshte i mbrojtur nga shejtni ate dite derisa te bie ne gjume. ( Buhari dhe Muslim)

Namazi per ndonje nevoje

Muhammedi a.s. thote: "Kush merr abdest dhe i kushton vemendje te vecante (pra e merr pa ndonje gabim) e pastaj fal dy rekate duke mos lene asgje mangut ne to Allau do tia jape ate qe e kerkon heret a vone"   (Ahmedi dhe Buhari)

Selami

Muhammedi a,s thote: "Kur te takosh ndonje musliman pershendete me fajlen "Es-Selamu Alejkum" dmth "Paqja qofte mbi ju" fiton 10 sevape. E nese thua: "Es-selamu Alejkum ve rahmetullah" dmth "Paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju" fiton 20 sevape dhe nese thote: "Es-Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuh" dmth "Paqja dhe meshira dhe bekimet e Allahut qofshin me ju" fiton 30 sevape. (Tirmidhi)

Duaja e Iftarit

"Dhehebedh dhame vebtel-letil uruku ve thebbetel exhru insha Allahu tea-ala." dmth "Shkoi uria, u freskua djerset dhe u sigurua shperblimi nese deshiron Allahu i Madheruar" (Ebu Davudi) ose "Allahume leke sumtu ve ala riskike eftartu." O Allah! Per ty agjerova dhe me riskun qe me ke dhene bej iftar!" 

 Duaja pas ushqimit

Muhammedi a.s. thote: Ai qe ha nje ushqim dhe thote: "Elhamdulil-lahil ledhi etameni hedhe ve rezekanihi min gajri havlin minni ve la kuvveh" dmth "Falenderimi i qofte Allahut i cili me ushqeu me kete ushqim dhe me furnizoi pa ndonje mund prej meje e as fuqi." atij do ti falen gjynahet e kaluara. (Tirmidhi) ose mund te thote shkurt: "Elhamdulilah!" Falenderimi i qofte Allahut!

Duaja e Istihares 

I derguari i Allahut xh.sh ka thene: "Kur dikush nga ju ka ndonje nevoj (problem) dhe nuk di se cfare te vendos le te fale dy rekate nafile dhe le te thote kete dua:

"All-llahume inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es'eluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akderu ve talemu ve la alemu ve ente al-lamul gujub. All-llahume in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve mea-ashi ve  akibeti emri fakdurhu li ve jes-sirhu li thumme barik li fih, ve in kunte talemu enne hadhel emre sher-run li fi dini ve mea-ashi ve akibete emri fasrifhu ani vasrifni anhu vakdur lijel hajre hajthu kane thumme rad-dini bih" 
D.m.th: "O Allahu im! Une kerkoj Ti te zgjedhesh me dijen Tende dhe te caktosh me caktimin Tend dhe kerkoj te me dhurosh nga dhuntia Jote e madhe. Ti je Ai qe cakton e jo une qe caktoj, Ti je qe di e jo une qe di dhe vetem Ti je njohesi i te fshehtave. O Allahu im! Nese  e di se kjo  ceshtej ( e emeron ceshtjen (problemin, hallin) qe ke) eshte e mire per mua e ne fe, ne jete dhe pasojat qe vijne prej saj, ma ben te mundshme ate, ma lehteso, pastaj edhe ma beko ate. E nese e di qe kjo ceshtje eshte e keqe per mua ne fe, ne jete dhe pasojat qe vijne prej saj, me largo dhe ma largo mua prej saj dhe me mundso harjin (te miren) kudo qe te jete dhe pastaj me ben qe te jem i kenaqur me te." (Ebu Davudi, Tirmidhi, Nesai)

Urimi per martes

"Berakall-llahu leke ve bareke alejke ve xhemea bejne kuma fi hajr." dmth: "Allahu te bekofte, te perfshifte me bekimin e Tij dhe ju bashkofte qe te dyve ne te mire." (Ebu Davudi, Iben Maxhe etj.)

Naten e marteses

"All-llahumme inni es'eluke hajrehe ve hajre ma xhebeltehe alejhi ve eu-udhu bike min sher-rihe ve sherri ma xhebeltehe alejh." dmth: "O Allahu im ! Kerkoj te me japesh te miren e saj dhe te miren qe ia ke bere natyre dhe kerkoj te me ruash nga e keqja e saj dhe e keqja qe ia ka bere natyra." (Ebu Davudi, Ibn Maxhe)

Duaja kur trembesh ne gjume

"Eu-udhu bi kelimatil-lahit  tam-meh min gadabihi ve ikabihi ve sherri ibadihi ve min hemezatish- shejtani ve en jahdurun" dmth: "Kerkoj mbrojtje permes fjaleve te plota te Allahut xh.sh nga hidherimi dhe denimi i Tij, nga sherri i roberve te Tij, dhe nga shqetesimet e shejtaneve dhe prania e tyre."  (Ebu Davudi , Tirmidhi)

Duaja kur ke frike nga dikush

"All-llahumme inna nexh-aluke fi nuhurihim ve neu-udhu bike min shururihim" dmth: "O Allahu jone! Ty t'i leme ne disponim sherrin e tyre dhe kerkojme mbrojtje ne Ty nga sherri i tyre." (Ebu Davudi)

Duaja kur te veshtirsohet ndonje pune

"All-llahumme la sehle il-la ma xhealtehu sehlen ve ente texh-alul hazene idha shi-te sehla" dmth: "O Allahu im! Ska lehtesi pervec asaj qe Ti e ben te lehte. Ti je Ai qe te veshtiren kur te duash, e ben te lehte." (Trans. Ibnis Sinij dhe Ibni Hibani dhe Enesi r.a.)

Duaja kur te hidherohesh

"Eu-udhu bil-lahi minesh shejtani raxhim" dmth: "Kerkoj mbrojtje ne Allahun prej shejtanit te mallkuar."

Duaja kur sprovohesh me borxh

"All-llahummekfini bi halalike an haramike vagnini bi fadlike ammen sivak" dmth: "O Allahu im, ma mjafto hallallin Tend nga harami Yt dhe me pavareso me miresine Tende nga cdokush pos Teje."

Duaja kur ankohesh per ndonje semundje ne trup

Kur ke dhimbje ne trup vendose doren mbi ate pjese qe te dhemb dhe thuaj: " Bismil-lah (tre here). Eu-udhu bil-lahi ve kudretehu min sherri ma exhidu ve uhadhir (shtat here)." dmth: "Ne emer te Allahut (thuhet tre here) Kerkoj mbrojtje te Allahu  dhe ne fuqine e Tij nga sherri i asaj qe e ndiej dhe ia kam friken (shtat here)(Muslim)

Duaja kur te vizitosh varrezat

"Es-selamu alejkum ehled dijari minel mu'minine vel muslimne ve inna insha Allahu bikum le lahikun. Nes elullahe lena ve lekumul aafijeh." dmth: "Es selamu alejkum (paqja e Allahut qoft mbi ju), banore te ketij vendi, besimtare e muslimane. Edhe ne, inshallah, juve do tju bashkangjitemi. Lushim Allahun per ne dhe per ju, te na fale." (Muslim)

Ne rast te ndonje dhimbje ne trup

"Vendos doren mbi pjesen qe te dhemb dhe thuhet kjo dua:
"Bismilah Eudhu bil-lahi ve kudretehu min sherri ma exhidu ve uhadhir. "

Dua nga Kur'ani

"Na fal neve, vertet Ti je qe fal shume, je meshirues.(Bekare 128)

"Zoti yne , na jep te mira ne kete jete, te mira edhe ne boten tjeter dhe na ruaj pren denimit te zjarrit." (Bekare 200)

"Zoti im, me fal mua nga Miresia e Jote nje pasardhes (femije) te mire. Vertet , Ti o Allah je degjues i lutjes." (Ali Imran 38)

"Zoti yne! Na i fal gjunahet tona dhe leshimet ne punet tona na i mbulo te metat tona dhe pas vdekjes na bashko me te miret! Zoti yne! Na jep ate qe nepermjet te derguarve te Tu na e premtove dhe ne diten e Kijametit mos na turpero; vertet Ti je Ai qe nuk e shkel premtimin." (Ali Imran 193-194)

"Zoti im, me dergo ne vendte mir dhe me nxjerr ne menyre te ndershme dhe nga ana Jote me dhuro fuqi ndihmuese." (Isra 80)

"Zoti im, me mundeso qe t'i falenderoj te mirat Tuaja qe m'i dhurove mua dhe prinderve te mi dhe qe te bej vepra te mira qe Ti o Allah i pelqen, e me meshiren Tende me fu ne mesin e roberve Tuaj te mire." (Neml 19)

"Zoti yne! Mos na ben sprove ne duart e atyre qe nuk besuan dhe falna Zoti yne, Ti je ngadhenjyesi, i Urti." (Mumtehin 5)

Duaja kur perballesh me ndonje veshtirsi apo hall-problem

"La ilah il-la ent. Subhaneke inni kuntu minedh dhalimin"
"Adhurimi i takon vetem Allahut.I pa te meta eshte Ai. Une i kam bere keq vetes."

Kjo eshte duaja e profetit Junus ne barkun e balenes dhe thote profeti Muhammedi as. "Kush i drejtohet me kete dua (sinqerisht) Allahut xh.sh , Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen (duan)."

Lutja per gjynahet

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu gezohet me njeriun kur thote: "Rrab-big firli dhunubi!" dmth; "O Allahu im! mi fal gjunahet!" Sepse, ai e di se gjynahet, perveç Meje thote Allahu, nuk ka kush tia fal."

Lutja per te vdekurin

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ikra ala mevtikum surete jasin." dmth; "Kendoni suren Jasin per te vdeurit tuaj!" (Ahmedi)

Duaja pranohet kur

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dyert e qiellit hapen dhe lutjet pranohen ne kater raste; 1. Kur forcon pozicionin ne rrugen e Allahut, 2. Kur bie shi, 3. Kur fal namaz dhe 4. Kur te shikosh Qaben nga afer." (Taberani) Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Tre dua jane te pranuara: 1.Lutja e prinderit per femijen e tij, 2.Duaja e neperkemburit, 3. duaja e udhetarit." (Ahmedi) 
Ndersa ne nje hadith tjeter thote: "Tre personave u pranohet lutja; 1. Agjerusit, 2. Udhetarit-mysafir dhe 3.Atij qe i eshte bere padrejtesi." (Ebu Hurejre) 
Pergatiti
Gezim KOPANI



Date 20.01.2012

January 11, 2012

Jeta e imam Shaban Rexha

Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke.

Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij.
Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit. Ne kete mejtep ai u mesua nga Imam Sadik Prishtina

Imam Sadik Prishtina vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim.
Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur'anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921.

Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj.

Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfundon sherbimin ushtarak.

Myftinia e rrethit Puke ne vitin 1923-24 emron Shaban Rexhen Imam ne Xhamine e fshatit Micoj. Pas nje viti ai hapi edhe Mejtepin ne fshatin Micoj rreth 30 m larg Xhamise.

Ne vitin 1925 krahas Mejtepit Islam Imam Shaban Rexha kerkon leje per hapjen e shkolles Shqipe ne kete fshat.

Pas kerkeses se imam Shaban Rexhes Drejtoria e Arsimit Puke e mbeshtetur edhe nga Prefektuara e Shkodres dhe e Pukes pranojne kerkesen e imamit dhe keshtu hapet edhe shkolla e pare Shqipe ne fshatin Micoj.

Nxenesit e Shaban Rexhes ishin te njejte si ato te Mejtepit po ashtu edhe te Shkolles shqipe ku permendim disa prej tyre:
Hysni Bajrami, Arif Islami, Zeqir Selimi, Brahim Sadira, Syl Elezi, Hasan Osmani, Halil Cana, Veli Betja, Uke Sahiti, Mehmet Bajrami, Adem Brahimi, Mustaf Rexhepi, Ahmet  Idrizi etj. Ndersa nga vajzat kishte nxenes: Aishe Kadria, Sinane Sadiku, Raze Sahiti dhe Hate Idrizi.

Imam dhe Mesues Shaban Rexha mbahet mend si mesuesi i pare qe ka hapur shkollen e Micojit dhe Mejtepin e Micojit. Sic shikohet edhe nga nje deftes e leshuar nga Imam Shaban Rexha shihet se ne ate kohe besimi ka qene si lende neper shkolla.
     Imam Shaban Rexha disa here ka bere imam edhe ne Xhamine e fshatit Qerret po ashtu edhe ne Xhamine e Koder Hanit.
Ne vitin 1931 emrohet  ne syren e adminstrates prane Komandes Mbrojtjes Kombetare ne Tirane detyre te cilen e vazhdoi deri me 7 prill 1939.

  (Kopje e difteses leshuar nga Imam Shaban Rexha)

Ne vitin 1944-1946 Punon si sekretar i administrates prene Nenprefektures se rrethit Puke.  Pas kesaj ai emrohet nenpunes i gjendjes civile detyre qe e vazhdoi deri me 31 dhjetor 1957.

Nga viti 1958 deri 31 dhjetor 1966 eshte emru nga Myftinia e rrethit Puke imam ne Xhamine e Lejthizes.

Shaban Rexha sipasoj e nje semundje te rende me date 18 qeshor 1976 i dorzon shpirtin Allahut xh.sh.

Shenim: Ky informacion eshte nxjerr nga arkivi i Myftinise Puke, nga te aferm te Imam Shaban Rexha, nga antare te Keshillit te Myftinise si Musa Ademi e Basri Selimaj etj.

_______
Pergaditi: Gezim Kopani
Informacioni perpunuar dhe grumbulluar pergjate vitit 2005-2006

January 07, 2012

Feja islame ne Puke

(Kjo harte eshte pergaditur nga Gezim Kopani ne vitin 2008)

Fotografi nga fshati Mece pas viteve 1988


(Ne fotografi Brahim Kadria (1), fotografia eshte bere gjate nje dasme)

(Nder te tjere ne fotografi jane: Have Kopani Sipe Kopani etj.)


______
1. Brahim Kadria Alia eshte nga fshati Iballe , Puke fis Thaçi  Brahimi kalindur ne vitin 1911 dhe ka vdekur ne vitin 1997. Kjo familje rendit keto breza: 1.Gut , 2. Hasan, 3. Ali, 4.Met, 5.Kadri dhe 6. Brahim


Pergatiti
Gezim KOPANI 

January 04, 2012

Namazi i xhenazës

Gur i vjeter te varreve myslimane te
fshatit Kabash, Puke

Vdekja eshte nje nga momentet me te veshtira te njeriut. Ndaj per kete moment te veshtir islami na meson qe te jemi te pergatitur, po ashtu personat qe jane prezent tek njeriu qe ndodhet ne agonin e vdekjes duhet qe te lutemi per te. Dashuria dhe respekti per personin qe eshte ne agonin e vdekjes eshte duke qendruar pran tije dhe gjate kohes qe eshte duke dhene shpirt ta ledhatosh, dhe ti kujtosh shehadetin. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te jeni pran te afermit qe po vdes kujtojani Shahadetin. Kur te vdes mbylljna syt pasi ai kur eshte duke dhene shpirt syt e tij ndjekin shpirtin teksa ai del nga trupi dhe largohet." (Ahmedi)
Vdekja eshte ai momenti qe njerezit i ben te reflektoj, ose duhet ti bej te reflektojne pasi askush nuk eshte i perjetshem ne kete bote. Ndaj nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kujtojeni shpesh ate qe ua prish rehatin, gezimin dhe ajo eshte vdekja. (Buhari,Muslim)

Çfare duhet bere kur nje person eshte ne prag te vdekjes?

Kur nje person eshte ne agonin e vdekjes, atehere duhet kujtuar atij fjalet: "La Ilahe il-lallah". Per kete profeti Muhammedi a.s. thote: "Ai qe thote "La ilahe il-lallah" ne momentin e fundit te kesaj bote pra ne momentin e dorzimit te shpirtit do te hyje ne xhennet." (Ahmedi)
Kur Ebu Talibi , xhaxhai i Profetit a.s ishte ne prag te vdekjes, Profeti Muhammed a.s. shkoi ta vizitonte dhe Ebu Talibi ndodhej ne agonin e vdekjes , ne keto momente Profeti Muhammed a.s. i tha: "O xhaxha! Thuaj La ilahe il-lallah, qe te deshmoj per ty me kete fjale, tek Allahu xh.sh." (Buhari)

Disa veprime qe duhet bere nga momenti i dorzimit te shpirtit te nje personi

Kur te vdes nje person duhet ti mbyllen syt duke bere kete lutje (dua):
"Bismil-lah ve ala mil-leti resulil-lah. Allahummme jessir alejhi emruhu, ve sehhil alejhi ma baduh ve es-id-hu bi likaike, vexh al ma harexh ilejhi hajren mimma harexh anhu." e pastaj ti mbyllen nofullat si dhe mbulohet i gjithe trupi. Duart duhen te ulen posht, pra jo te vendosen siper kerthizes.

Larja e xhenazes

Fillimisht duhet zgjedhur vendi ku te lahet xhenazja. Duhet te kete nje "teneshir" ose si me than nje derras (ose vend) mbi te cilen te lahet. Duhet patjeter te mbulohen pjese e turpshme . Me pas i jepet istinxha. Me pas i jepet abdest pa ia shperlan gojen. Lahet me uje te voket (disi te nxehete) dhe sapun ose shapo. Fillimisht fillohet nga ana e djatht duke e mbeshtetur trupin ne te majte dhe e kunderta. Nese xhenazes i del dicka duhet shperla dhe nje here pas pasur nevoj per larje nga fillimi.
Tek pjeset e turpshme, larsi nuk duhet te heq mbulesen qe ndodhet mbi pjeset e turpshme plus kesaj duart duhen te jen te mbeshtjellura me nje mbulese a peshqir e me pas te laj keto pjese.
Profeti Muhammed a.s. udheronte qe i vdekuri te lahet (shperlahet) tre here madje ka transmetim qe thote edhe pese here. Ne shperlarjen e fundit Profeti Muhammed a.s. keshillon te pafrumoset "miskul Kafur" lloj parfumi. Ndersa Shehidet nuk lahen (Ahmedi). Shehidet varrosen me rrobat e tyre. Argumenti per kete eshte transmetimi i Bejhakiut nga Iben Abbasi qe tregon : "I Derguari i Allahut ka urdheruar qe nga deshmori te zene ne Uhud te hiqen te gjitha mjetet e hekurta, dhe mburojat dhe ti varrosin te pergjakur ne rrobat e tyre." Ai qe vdes gjate Haxhit me ihram i lahet xhenazja.

Kush e lan trupin e xhenazes ?

Xhenazja lahet nga njerzit e shtepis, pra djali, vellai por kur xhenazja eshte grua ate e lajne grat. Po ashtu kur xhenazja eshte mashkull ate e lajne vetem meshkujt, me perjashtim te rasteve kur burrit te cilit i ka vdek bashkeshortja dhe shpia nuk ka gra per ta lar atehere burri mund te laj xhenazen e bashkeshortes se tij dhe e kunderta.

Disa rregulla qe duhet pasur parasysh

Gruja mund te laj burrin, por burri nuk mund ta laj grun. Nese ajo gruja vdes ne mes te burrave atehere kerkohet nje grua per ta la e ne kete rast nese nuk gjindet atehere i jepet tejmum. Nese gruja e vdekur e ka burrin gjalle dhe nuk gjendet grua per te lar xhenan atehere burri mund ta laj bashkeshorten e vet. E njeta gje eshte edhe per burrin. Shpenzimet e varrimit e kan per detyre ai qe kujdeset per familjen. 

Qefini i xhenazes.

Qefinosja e trupit te xhenazes eshte farz. Qefini ndahet ne tre pjese : 1.Qefini synet 2.Qefini i cili eshte i mjaftueshem dhe 3. Qefini sipas nevojes.

Ajo me te cilen myslimani duhet te percjell nje xhenaze eshte qefini i pare pra qefini synet. Qefini ndahet ne dy lloje: a). qefin per burra dhe b). qefin per gra

a).Qefini per burra

Qefini i burrave perbehet nga 3 pjese:

1. Kemisha e gjate e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2. Çarçafi i gjate prej kokes deri tek themra i cili quhet "izar".
3. Çarçafi i dyte qe eshte me i madhi qe quhet "lifafe".
 Çarçafi i madh (lifafe) mbeshtjell gjithe trupin .Ai mbeshtjellet mbi koke dhe tek kembet.

b).Qefini i grave

Qefini i grave perbehet nga 5 pjese:

1. Kemisha e cila eshte prej qafes deri tek kembet.
2. Çarçafi i gjate prej kokes deri tek themra "izar"
3. Çarçafi i madh qe mbeshtjell turpin "lafifa"
4. Mbeshtjellsia e flokeve.
5. Fashoja e gjere sa tre pellembe e cila sherben per te mbeshtjell kraherorin . Kjo quhet "rub".

Si duhet te jete qefini?

Qefini mund te jete i ngjyrave te ndryshme por Profeti Muhammed a.s. ka thene: "....mbeshtjellni xhenazet me qefin te bardhe.."(Buhari) Pra sipas tradites se Profetit Muhammed a.s qefini me i pranuar eshte qefini i bardhe. Qefini mund te jete prej liri, leshi, pambuku.

Si mbeshtjellet xhenazja?

Fillimish perpara se te levizim xhenazen bejme shtrirjen e çarçafit te madh "lafifan" me pas vendosim xhenazen ku menjehere e mbeshtjellim me çarçafin i cili duhet te jete prej kokes deri tek kembet, me pas veshim kemishen duke e mbeshtjell nga ana e djathte e duke perfunduar ne te majten. Qefini nuk ka as mang, as te qepme, as tekel thjeshte eshte cope. Per femra mbasi eshte bere mbeshtjellja me çarçafin i cili eshte i gjate nga koka deri tek kembet, i shtrim floket mbi kraheror e me pas i mbeshtjellim ato dhe pastaj mbeshtjellim kraherorin dhe me pas vjen mbeshtjellja e pergjithshme.

Percjellja e xhenazes

Kur te filloj nxjerrja e xhenazes nga shtepia duhet te kemi parasysh keto rregulla: Te nxjerret jasht nga kater persona (meshkuj), te grihet trupi i xhanazes qe ndodhet ne tabun duke thene: "Bismilah" me pas tek myslimanet xhenazja nxjerret nga dhoma me koke. Ne vendin tone eshte ba tradit berja e homazheve ku njerezit kaloj para trupit te xhenazes por kjo nuk ka te bej me islamin. Trupin e xhenazes e mbartin vetem burrat duke filluar nga me te afermit te cilet leshojne radhe per ta mbajtur edhe te tjeret pasi mbatja e trupi te xhenazes per te tek varri eshte sevap. Kur ne nje rruge kalon trupi i xhenazes ata qe e shikojne eshte mire te bashkangjitet me njerezit qe bejn percjelljen e xhenazes, nese nuk kan mundesi atehere ta respektojne kalimin e xhenazes duke mbajtur qendrim, nese jane ul te qohet ne kembe dhe te qendroj ashtu derisa te kaloj xhenazja. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjeri prej jush shikon percjelljen e xhenazes, nese nuk e percjell dot, le te ngrihet ne kembe dhe te qendroje ashtu derisa xhenazja te kaloj." (Muslim) 
Percjellja e xhenazes per tek varri eshte mire te mos vonohet. Per kete Ebu Bekri r.a. tka treguar: "Gjate percjelljes se xhenazes me Profetin Muhammed a.s. kemi ec me hapa disi te shpejte."  (Davudi 3182 , Nesai 883) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: Ibn Mesudi ka thene: "E kam pyetur Profetin Muhammed a.s. mbi percjelljen  e xhenazes e ai tha: "Vetem mos te jete vrapim" Ai qe merr pjes ne percjelljen e nje xhenazje merr sevape dhe kjo eshte e vleshme per burrat. Ne percjelljen e nje xhenazje marrin pjese dhe Meleket e Allahut xh.sh(Tirmidhi 1011, Ebu Davudi 3184)

Namazi i te vdekurit (xhenazes)

Namazi i xhenazes eshte namaz "kifaje" d.m.th; Nese e fal nje pjese namazin e xhenazes pjesa tjeter qe nuk e fal jane te lare nga pjesa qe e ka fale namazin e xhanazes.

Menyra e faljes se namazit te xhenazes

Namazi i xhenazes nuk ka ruku dhe as sexhde. Namazi xhenazes nuk ka kohe te caktuar. Mund te falet pas nje dite, dy ,madje edhe pas nje muaji. Namazi i xhenazes falet me imam. Ne namazin e xhenazes nuk marrin pjese grate. Namazi i xhenazes i falet edhe femijeve. Muhammedi a.s. thoshte: "Femijes i falet namazi i xhenazes.". Nuk i falet namazi i xhenazes ai qe ben vetvrasje ose qe vjedh pren e luftes.
Xhenazja duhet te jete para imamit e pas imamit te jete xhemati. Qe te falet namazi i xhenazes , atehere ai duhet te jete mysliman/e. Pasi te jene plotesuar keto atehere imami pozicionohet per te bere faljen e namazit te xhenazes. 
-Imami qendron drejt kraherorit te vdekurit, xhenazja duhet te kete anene e djathte nga Qabja.
-Jepen kater tekbire qe jane: Tekbiri hyrs, nders ek "subhaneke , shtihet:  "ve xhene theni uke.." me pas Jepet tekbir me ze nga imai dhe lexohet pa ze surja El-Fatiha, madherohet Allahu sure , me pas tekbir po ashtu me ze nga imami dhe bejm salavat pa ze dhe pastaj perseri tekbir me ze dhe lutja per te vdekurin. Me pas jep selam ne anen e djathte duke e leshuar doren e djathe dhe jep selam ne anen e majte duke e leshuar doren e majte. Ne kete lloj menyre eshte plotesuar namazi i Xhenazes.
Nga Avf ibn Malik kemi kete dua qe Profeti Muhammed a.s thoshte:
"All-llahummegfir lehu, verhamhu ve afih, ve afu anhu, ve ekrim nezlehu, ve ves'sta med'helehu, vegsilhu, bilmai veth'thelxhi, vel berdi, ve nekihil minelha taja kema junekketh theubul ebjadu mineddenes vebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi, vezev xhen hajren min zevzhihi ve ed'hil hul xhennete ve eid'hu min adhabil kabri ve adhabin nari."
Muhammedi a.s. udheronte duke thene: "Duaja per te vdekurin duhet te jete e sinqerte."
Edhe namazi i xhenazes eshte namaz Kifaje, eshte mire qe ne namazin e xhenazes te marrin pjese sa me shume persona. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese 40 besimtare qe deshmojne dhe besojne shahadetin dhe falin namazin e xhenazes se nje personi, Zoti i ben ata ndermjeteesues per te vdekurin." (Muslim)
Pasi te jete bere falja e namazit te xhenazes dhe te ket filluar ecja per ne banesen e fundit, nuk eshte mire qe te ule me turpi i xhenazes. (Buhari, Muslim 959)

Namazi i xhanazes Gijab (ne munges)

Ne raste te vecante namazi i xhenases mund te falet edhe ne munges, Keshtu ne muajin rexhep me kthimin nga Tabuku kishte vdekur mbreti i Habeshit, ate dite Muhammedi a.s. tha: "Faleni namazin e xhenases se vellait tuaj qe ka vdekur ne vend te larget! Shoket pyeten: Kush eshte ai? Muhammedi a.s. tha: Eshte mbreti Ashama! Sot robi i devotshem i Allahut vdiq! Kerkoni meshire nga Ai per vellain tuaj! Pastaj i falni namazin (gijab) e xhenazes." (Muslim, xhenaiz, Ahmedi)

Pergatitja e varrit (kaber)

Varri mund te jete i thell jo me pak sa gjysma e shtatit te njeriut ne kraheror. Sa me thell te jete varri edhe me mir. Ne fund te varrit hapet nje pjse e vecante . Kjo pjese e vecante hapet nga ana e Qabes qe quhet "lahd" ku vendoset i vdekuri.

Leshimi i xhenazes ne varr

Duhet patur kujdes qe varrimi nuk behet gjate perendimit te diellit. Muhammedi a.s. kur leshonte xhenazen ne varr thoshte: "Ne emer te Allahut, ne rruge te Allahut e sipas praktikes se te Derguarit" ose
"Bismilahi ve ala mil'leti resuli-lahi sel-lallahu alejhi ve sel-lem." Ndersa ne nje hadith tjeter thote Profeti Muhammed a.s; "Kur te leshoni te vdekurin ne varr thoni; "Bismilahi ve al sunneti resulilah d.m.th; Me emrin e Allahut e vendosim ne varr kete te vdekur duke vepruar ashtu sic ka thene i Pejgamberi."(An ebi Amri)
Fillimisht leshohet ana e djathte para ne varr. Ky eshte edhe riti fetare islam ne rast te nje vdekje.
Allahu xh.sh. na befte prej atyre me te cilet Allahu eshte i kenaqur dhe te kemi vdekje te lehte dhe te mbar!

Pergatiti
Gezim KOPANI

Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit te Pukes
Date; 30.12.2012

_________
Hadithe mbi ceremonin mortore  dhe varrezat

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Permendni veprat e mira te te vdekurve, dhe permbahuni qe te mos permendni veprat e keqija te tyre dhe gjynahet." (Termidhi) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pasi njerezit e kan pergatitur xhenazen dhe e mbajn ate mbi super, nese i vdekuri (merhumi) ka qene shpirtmire, u thote te pranishmeve dhe pse ato nuk e degjoj; Shpejtoni per te varr (ngase e di qe e pret shperbilimi i Allahut). Nese nuk ka qene prej njerezve te mire, e qe ka bere pune te ndaluara u thote njerezve dhe pse ato nuk e degjojne: Ku po me dergoni? Ndaluni! Zerin dhe britmen e tij e degjojne te gjitha krijesat pervec njeriu. Nese njerzit do ta degjonin ate ze, atehere njerezit do te trishtoheshin." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur ndonjerit i vdes femija i cili ishte besimtar, i perkushtuar Allahut, Allahu xh.sh. ju drejtohet melekeve; Ia moren femijen filan robi tim? Po thone meleket. Allahu u thote; Ia moren gjen me te shtrejte te zemres se tij? Po i thone meleket. Atehere Allahu xh.sh. pyet meleket; Cfare tha robi ime kur ia shpirtin femijes se tij? Meleket i thone: Te falenderonte Ty o Allah dhe thoshte; Inne lilahi ve inne ilejhi raxhiun d.m.th; Te Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Ne kete çast Allahu xh.sh. u thote melekeve; Ndertoni per robin tim nje shtepi ne xhennet dhe quani; Shtepia e falenderimit!" (Tirmidhi) 

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Permendi veprat e mire te vdekurve, dhe mos permendni veprat e kqija apo gjynahet." (Tirmidhi) 

Vizita e varreve

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush kalon pran vorrit te nje njeriu qe e ka njohur ne kete jete dhe i jep selam, ky do ta njohe ate dhe do ia kthej selamin." (Ebu Hurejra)
__________
Me poshte ju paraqes disa fotografi qe kam bere varrezave te vjetra myslimane ne fshatrat e rrethit Puke

Gur i vjeter varri ne fshatin Kabash, Puke


Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin Rrypë-Rrape

Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin kryezi

Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin Blerim (Sakat), Puke

Varrezat e vjetra myslimane ne fshatin Blerim (Sakat), Puke


Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com