Islami dhe Kazaja e Pukës

Harta Osmane e katër Vilajeteve

Që në krye të herës gjatë periudhesOsmane Puka e cila në disa raste njihet me emrin Dukagjin ishte pjesë e Vilajetit të Shkodrës.[1]. Fillimisht zona e Pukës me rrethin u shpall Nahi dhe me vonë shpallet Kaza.
Per krijimin e Nahise apo Kazase ka ndikuar pozita gjeografike , siguria e rrueges etj. Rol luajti edhe besimi islam i cili në trojet shqiptare erdh si rezultat i shumë levizjeve politike të shek IV.[2] Për shkak të politikes së Perandorisë Romake besimi i krishter u nda në dy grupe politike  a). Lindore dhe b).Perendimore. E thënë ndryshe të krishteret me prejardhje helene dhe asaj me prejardhje latino romake. Kjo bëri që në vitin 1054 besimi kristian të ndahet në dy grupime të medha;
a). Kisha Katolike 
b). Kisha Ortodokse.[3]
Kjo ndarje ishte tmerrsisht e ashpër. Dy grupimet zhvilluan luftrat të ndryshme duke ndarë kështu territore, zonat e influencës, ushtri etj. Kjo përplasje ishte aq e madhe saqë njerëzit u lodhen sëtepërmi. Luftrat mes dy palëve ishin në shkallen më tërtë të mundshme, gjë e cila solli dobësimin e krishterimit. Në trojet shqiptare zbehja apo pakenaqesia ishte e madhe dhe dezintegruese në fushen e integrimit të kulturës dhe të kombësisë shqiptare. Lufta e dy kishave për administrimin e tokave shqiptare luhati fuqishem besimin e shqiptarëve. Këto politika bënë që të lulëzonin projekte për tjetërsimin etnik të ilireve. Por me ardhjen e Perandorisë Osmane [4] pas thirrjes se bere nga vete disa princa shqiptare, u bë ndryshimi i madh qoftë në aspektin e sigurisë, por dhe të zhvillimeve të reja politiko-administrative. Osmanët nuk krijuan kufi mes njësive administrative të shqiptarëve, por ato i la të bashkuar.[5]
Për shkak të politikave jo përçarse të Osmanëve në trojet shqiptare feja islame filloi të zë vend lirish dhe me vullnet të lirë tek familjet shqiptare. Kjo ngase shqiptarët dhe jo vetem, ishin lodhur së mbrojturi nga luftrat gjakatare mes dy kishave, kështu ato u ndjen mjaft mirë në besimin islam, ku siguria e jetes u rrit. Keto zhvillime bën që shumë të tjerë ti bashkoheshin islamit dhe jo siç pretendojnë disa që islami u përhap me dhunë në trojet shqiptare.[6] 
Prof.dr. Herman Gross në "Ekonimia Ballkanike" shkruan: "...shqiptarët gjatë pesë shekujve që kanë bashkëjetuar me turqit osmanli, në sajë të aftësive së adaptimit dhe të telenteve të tyre si nënpunës, kishin zënë shkallët më të larta në qeverin e Stambollit dhe luanin rol të rëndësishëm për perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër, fiset shqiptare jetonin të lira e të pavarura në malet e Shqipërisë." dhe këtu e ka fjalen krysisht për: Mirditen, Dukagjin etj.
Tek Osmanët emri i Pukës përmendet rreth vitit 1583 , ndërsa të dhëna të tërthorta për zonat malore  jep në vitin 1662 [7] edhe eksploruesi turk Evlija Çelebi . Në fillim Puka u shpall Nahi dhe më pas Kaza. Në këtë Kaza kishte disa familje myslimane madje edhe në drejtim e Kazasë së Pukës me konkretish Kajmekam si dhe një Dizdar.
Islami në zonën e Pukës dhe jo vetm filloi të shfaqet kalimthi rreth vitit 1485 (kohë kur u krijua Sanxhaku i Shkodrës) nga disa udhëtar por pa ndikuar tek banorët vendas. Të parët që filluan të pranonin islamin ishin familjet fisnike të PukësKabashit, Malziut etj. Pas vitit 1523 në këto zona numërohen disa familje myslimane.  Ishte fisi i Kabashit dhe Puka me shtëpin e Zonisë dhe ai familjes Dizdarit që u bënë musliman duke u bërë kështu shembull për fshatrat e tjerë si: Qerreti, Rrapja, Kryezi, Iballe etj.
"Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishin: Manushi, Gjin Kabashi dhe Hadër Leka.(Ka rënditje të ndryshme por emrat mbeten të njëjtë)
Për islamin në këto zona Nopça shkruan se: "Kabashi qe i pari fis i Shqiperisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem (pra në islam)" Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numeronte mbi 700 mysliman."[8]

Katër Vilajetet

Pas Kabashit, Pukës, Qerretit, Malziut, islami filloi të shtrihet në zonat e tjera si; Flet, Xathë, Dardhë, Trun, Kulumri etj. Islami luajti rol të rëndësishëm jo vetem në jeten e familjeve myslimane por dhe të besimeve të tjera pasi paria myslimane e vendit kishin bashkëpunim me parit e tjera të besimit katolik duke ndihmuar njëri tjetrin në ruajtjen e traditës dhe vlerave të përbashkëta. Sipas të dhënave në vitin 1900 Kazja e Pukës kishte 6.300 banorë mysliman dhe 10.000 katolik. Në librin e tij Nëpër gjurmët e Islamit Ali Basha shkruan:
"Në Kazanë e Pukës - e quajtur edhe Dukagjin bëjnë pjesë katër fise. Bajraku i Pukës në vitin 1900 numerointe 700 mysliman - rreth 44% dhe 910 katolik. Ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit në 52%. Edhe Kabashi ka qënë i përzier në mënyrë të barabartë  50% me 50%. Në fiset si Kryeziu, Berisha, Qerreti të marra sëbashku në vitin 1900 kishte 720 mysliman dhe 780 katolik. Vetem Kryeziu kishte 670 mysliman." [9]
Zonat si Puka, Kabashi, Qerreti, Kryeziu, Malziu ishin ndër zonat më të njohura e më të zhvilluara. Në këto vendeu u ndërtuan; Xhami, Hane, MejtepeKisha, Dyqane (Dugaj) po ashtu pjesërisht ku ishte mundësia u zhvillua blektoria. Vlen të përmendet këtu Panairi i Enëve që zhvillohej në fshatin Kabash i cili u zhvillua shumë pas ardhjes së Perandorisë Osmane ishte një nder shtysat kryesore të blektoreve në zonen e Pukës dhe jo vetem. Thuhet se Panairi i Enëve e ka zanafillen e vet rreth shek.XIII. Ai shtrihej në Lam Lushaj të fshatit Kabash.[10]
Qendra e Panairit ishte tek Xhamia e fshatit Kabash dhe shtrihej për gjatë gjithë rrugës deri tek Kisha e Shën Palit në Kabash.  Kjo tregon për rëndësin dhe ndikimin që ajo kishte xhamia në fshat. Zhvillim kishte edhe në Pukë tek xhamia Kodër Hanit Pukë, Qerret, Malzi  etj.

Përgatiti
Gëzim Kopani

gusht 2016


_______________
1. Vilajeti i Shkodrës përbëhej Kazatë: ShkodraTivari, Podgorica, Tuzi, Ulqini, Puka, Oroshi, LezhaKruja, Tirana, Durrësi, Kavaje etj. Përveç Vilajetit të Shkodrës ishte dhe Vilajeti i Kosovës, Manastirit dhe Janinës.
2. Populli shqiptar, si pasardhës direkt i Ilireve dhe nip Pellazgjik është mbartes i kultures ballkaniko-mesdhetare parahomerike, se këtejmi edhe mbartës i panteizmit të përvetesuar nga helenet dhe romakët. Panteizmi Iliro-Pellazgjik ishte një mishërim i fenomeneve natyrore me kryeperendinë Zotin, të cilet helenet e quajtes Zeues ndërsa romaket Jupiter. Me fjale të tjera përceptimi i Ilireve për një kryeperendi pashmangshem dërgonte në besim monoteist. Në këtë fakt duhet shikuar shkaqet e pranimit të krishterimit nga Iliret, pasi besimi i krishter në fillim ishte fe e shtresave të shtypura të shoqërisë skllavopronar romake të etnise jogreke dhe joromake. Vete fakti se mbreti Kostandin (Iliro-Dardan) i Romës, ua njohu Ilireve, Maqedonesve dhe Grekëve krishterimin për fe zyrtare. Marr nga; Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.33.
3. Kudërshtit midis dy kishave, të Lindjes dhe të Perendimit, do të ashpërsohen veçanarisht nga shekulli V Lexo: Dr.Muhamet Pirraku tek"Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët" fq.33
4. Fitorja e tërethortë me e madhe për popullin shqiptarë ishte evitimi i kufijeve midis viseve nën administraten serbe e greke, bizantine që i copetonte tokat shqiptare..." (Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.37)
5. Sipas të dhënave Osmanet kan filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354.
6. Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feja me dhunë nga ana e turqve "Po ashtu në këtë liber A.Kolaj thotë: "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunëështë pjelle e fantazisë dhe shpikja e murgjëve dhe nuk është  aspak e hijshme që ta pretendonjë këtë historianët."(info;Aristidh Kolaj ish Kryetar i Arbërve që jetojnë në Greqi) (Aristidh Kolaj, "Arvanitët", Athinë.1985) Ndërsa koloneli Lik në librin e tij "Udhetime nepër Shqipëri" shkruan: "Shqiptarët bëheshin mysliman sepse kjo fe pajtohej me natyren e tyre dhe nuk tolereonte përuljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin."v.1804.
7. Pra flasim këtu e 350 vite më parë.
8. Shkrim i përgatitur nga Gezim Kopani dhe i botuar në revisten shkencore "Zani i Nalt" nr.7, v.2014
9. Ali Basha, "Në gjurmet e Islamit" fq.504
10. Në Lam Lushaj ndodhet edhe rruga e vjeter që quhet "Rruga e Karvanave" ose "Rruga e madhe".

Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016