May 27, 2025

Historia e këngës " Maje krahu " e fisit të Kabashit , Pukë


Kënga " Maje Krahu " ose siç disa i thonë :" Këngë përpjet " është shumë e moçme dhe është kënduar nga burrat e fisit të Kabashit , Pukë. (1) Për vjetërsin, ajo shkon paralelisht me Lahuten e cila po ashtu është instrumenti më i vjetër muzikor i fisit të Kabashit.(2)

Për herë të parë kënga është kënduar nga i pari i fisit të Kabashit Qaf Leka i cili ishte ftuar në një dasëm në Kabash. Pasi u ul në krye të Odës së Burrave , të bashkuar në odë burrat prisnin që kreu i fisit ta hap dasmen, por Qafa nuk ishte mirë me shëndet, pasi kishte marr shumë plag në trup gjatë një luftimi në mbrotje të fisit. Kur Qaf Leka vuri re se burrat prisnin atë për të hap dasmen , ai kërkoi ndihmë për ta ngrit në këmbë. Shumë nga burrat e fisit nuk dinin se ai ishte plagos, pasi Leka çdo herë ishte shembulli i trimërisë se fisit dhe asnjë herë nuk tregonte asnjë dobësi.
Pasi u drejtua dhe kontrolloj ksulen prej leshi të bardhë , Qafa vuri doren e djathtë në vesh dhe filloi këngën e kushtrimit ku nëpërmjet këngës ai informoj për plagët por edhe i gëzoi se fisi ka Burrat e Dheu dhe di të luftoj por edhe të gëzojë . Ndaj le të filloj dasma me gëzim e hare. Atij ju bashku dhe një burrë tjetër duke e kënduar këngen. Fjalët e këngës " Maje Krahu " që Qaf Leka tha janë:

"Doren more shokë , se nuk po muj me fol.
Se me ka ra do gjak në goj.
Gjak në goj, e gjak në bark,
shtat martina * i kam në shtat." 
(3)

Kur burrat e Odes dëgjuan se si i pari i tyre me shtat plagë në trup nuk është dorëzu për më tepër po na jap shpres, trimëri dhe aheng u qun dhe e shoqëruan atë , duke i lën Qafës të kuptoj se dhe ne burrat e Kabashit jemi të fortë dhe nuk e lejm vetem të parin e fisit. 
Prej asaj dite e në vazhdim kënga " Maje Krahu " është këndu nga të gjithë për : hapjen e dasmës dhe më pas ajo u shoqërua edhe me Lahutë. 

Kënga "Maje krahu" vazhdimisht është kënduar nga dy burra padallim fetar a krahinor, për raste dasme , gëzimi festa fetare në mbar treven e Kabashit. Deri vonë në fshatin Meçe kënga Maje Krahu është kënduar nga Adem Haxhia (Kopani) i cili në shumë raste është shoqëru edhe nga Selim Baftija.(4)
Edhe Ansambli i Pukës sa herë që ka marr pjesë në fistivalin e Gjirokastres , numrin e saj e hapte me kënge "Maje Krahu".

Përgatiti
Gëzim Kopani



____________
1. Kënga Maje Krahu është si të thuash lloj shprehje tejet e veçantë. Nëpërmjet saj hapet dasma , festohen gëzime familjare, festat fetare, por me të janë bërë edhe komunikime nga shpati në shpat duke dhënë informacione në rast rrëziku, dhe armiku të mos kuptoj gjë madje ai të mendoj se po këndon. Pra është një lloj komunikimi i koduar. Duhet të kemi parasysh faktin: "Kenga Maje Krahu ka shumë versione. Pëshembull , dikush ka kënduar këngen e tij për djalin, dikush për fisin, dikush për herojt etj. Prandaj kënga Maje krahu është shumë e gjërë." 
2. Lahuta është instrumenti më i vjetër i fisit të Kabashit. Pleqt e moçëm të Kabashit thoshin: "Shpi e lahut" . Tradita e Kabashit tregon: "Lahuta është bërë me drurin e verdhit , ndërsa fija e saj me fijen e bishtit të kalit. Në maje të saj vendosej brirët e dhisë."
3.* Martina do të thotë: Plagë
4. Historia dhe fjalët e kësaj këngë publikohen për herë të parë nga Gëzim Kopani i cili për shkak të mos kuptimit të fjalëve, bëri që ai të intersohet derisa sa gjen historin e këngës ndërsa fjalët e saj i gjen tek kushëriri i tij Ramadan Adem Kopani.