December 30, 2010

Jeta e Profetit Isa a.s., Agjërimi dhe zbritja e sofrës


Profeti Isa a.s. ka londur nga fryma e shejnte e Allahut xh.sh. pa baba dhe nga nena e tij e nderuar dhe e paster Merjeme a.s. Per kete Allahu xh.sh. ne tregon se; Teksa Merjeme a.s. ishte ne vetmi Allahu i dergon asaj melekun qe i thote: "Kur Merjeme u largua prej familjes se saj ne nje vend ne lindje. Ajo, vuri nje perde ndaj tyre, e Ne ia derguam asaj Xhebrailin, e ai iu paraqit asaj si njeri ne teresi. Ajo tha: Une i mbeshtetem te Gjithemeshirshmit prej teje, nese je qe i friksohesh Atij. Xhebraili tha: Une jam vetem i derguar (melek) i Zotit tend per te dhuruar ty nje djale te paster (pejgamber). Ajo tha: Si do te kem une djale, kur mua nuk me eshte afruar njeri (nuk jame e martuar), e as nuk kame qene e pamoralshme. Xhebraili tha: Ja, keshtu ka thene Zoti yt; ajo per Mua eshte lehte, per ta bere ate (djalin e krijuar pa babe) argument per njerezit e edhe meshire nga ana Jone. Kjo eshte çeshtje e kryer! Ajo e barti Isan , pastaj me te ne bark u izolua ne nje vend te larget. E zun dhembja e lindjes e ajo u mbeshtet ne trupin e hurmes. Ajo tha: Ah sa mire ka qene per mua te kisha vdekuar para kesaj e te isha e harruar qe moti. Aty e thirri Xhebraili: Mos u brengos! Zoti yt beri prane teje nje burim uji. E ti shkunde trupin e hurmes se do te bijne dy hurma te fresketa. Ha dhe pi e qetesohu, dhe nese sheh ndonje prej njerezve thuaj; Une kam vendosur te hesht per hir te Gjithemeshirmit (Allahut), andaj asnje njeriu sot nuk i flas. Duke a mbajtur ne gjoks shkoj me te (Isan) tek te afermit e vet te cilet i thane; Oj Merjeme! Ke bere nje pume shume te keqe! Oj motra e Harunit, babait yt nuk ishte njeri i prishur e as nena jote nuk ka qene e pamoralshme! Atehere ajo u beri me shenje kah Isai. Ata thane; Si ti flasim atij qe eshte foshnje ne djep?(Merjem; 16-29)

Keshtu e permend Allahu xh.sh. lindjen e Isait a.s. i cili ka jetuar dhe predikuar ne nje kohe dhe vend te veshtire, ku njerzit nuk besonin. Kur lindi profeti Isa a.s. u shkaterruan te gjithe idhujt qe ishin ne toke. Shejtanet te hutuar pyesnin per shkakun derisa sa Iblisi (djalli) u tregoj se ka lindur pejgamberi Isa. Keshtu shejtanet zun ta kerkojne Isan a.s. derisa e gjeten Isan a.s. i cili ndodhej ne preherin e nenes se saj Merjeme dhe qe ishin te rrethuar nga meleket e Allahut xh.sh. Gjithashtu ne kete kohe mbreti i Persis si asnje here shikon ne qiell nje yll qe ndriqonte shume. Ai u shqetesua dhe pyeti te gjithe magjistaret dhe dijetaret per yllin ndriques. Ata i thane; Kjo tregon se ka lindur nje femije i cili do behet njeri i madh. Nga frika se kur te rritet femija do ta rrezonte nga froni, vendosi ta gjej femijen , pra Isan a.s. dhe ta mbysnin. Pas lajmeve , mesuan se ku ndodhet femija (Isai) dhe dergoj magjistaret e tij qe ti dergonin dhurata familjes se femijes. Qellimi i mbretit nuk ishin dhuratat por gjetja e femijes me qellim mbytjen e tij. Kur magjistaret arriten te Merjeme i tregojne per vendimin e sundimtarit. Per kete Merjeme bashk me djalin e saj largohet per ne Egjipt ku qendroj derisa Isai a.s. mbushi rreth 12 vjeç. Qe femije Isai a.s. tregoj se, ai nuk ishte si femijet e tjere. Sapo lindi ai i foli nenes se tij. Keshtu edhe gjate qendrimit ne Egjipt ndodhen disa mrekulli te bera nga Profeti Isa a.s. "Kur arriten ne Egjipt ata u strehuan ne nje shtepi, ne te cilen kishte dhe te tjere te strehuar. Mirepo nje dite pronarit te shtepis i humbin te hodhat qe i kishte fshehur. Meqenese te gjithe te strehuarit ishin njerez nevojçar ai nuk dinte se kujt tia vendos fajin. Me te degjuar per ngjarjen Merjeme merzitet jashzakonisht. Kur Isai a.s. shikon gjendjen e nenes se tij dhe e pyet per shkakun, Merjeme i tregon se cfare ka ngjare, per ta zgjidhur çeshtjen Isai a.s. ju afrua njeriut te verber qe jetonte ne ate shtepi dhe nje tjeteri qe nuk levizte dhe i thote te verberit: Merre kete njeri qe nuk leviz dhe largohu. Ai ju pergjigj: Si mund ta bej kete kur e di gjendjen time? Isai a.s. i tha: Po mund ta besh njesoj sic keni vepruar kur more te hodhat e pronarit te kesaj shetepi duke i nxjerr nga ajo pjese e murit ku fshiheshin. Ata pranuar fajin, ndersa respekti ndaj Profetit Isa a.s. u rrit jashzakonisht shume."
Madheshtia e profetit Isa a.s. vinte nga miresit qe Allahu xh.sh. ia kishte dhene profetit Isa a.s. i cili dhe pse ishte femije dallohej per meçurin dhe zgjuarsin e tij.  "Kur profeti Isa .a.s ishte shtat vjeç Merjeme e dergon ne Mekteb (Mejtep) per te mesuar. Nje rast mesuesi filloj te shpjegoje shkrimin e fjales "Ebu Xhad" me kete rast Isai a.s. pyet mesuesin: Çfare do te thote Ebu Xhad? Mesuesi i thote: Nuk e di! Isai a.s. i thote: Si do na mesosh nje gje te cilen as vete nuk  e di? Mesuesi i thote: Na meso ti! Isai a.s. i thote: Ju mesoj por separi duhet te ngrihesh nga vendi i mesuesit e te ulem une! Kur Isai a.s. u ul ne vendin e mesuesit filloj shpjegimin; Shkronja "Elif" tregon begatite e Allahut xh.sh., shkronja "Ba" tregon shkelqimin e Allahut xh.sh, shkronja "xhim" tregon driten dhe bukurin e Allahut xh.sh." (Transmetim i ardhur vetem nga Ismail bin Ajashi)
Çdo lutje qe bente profeti Isa a.s. Allahu xh.sh ia pranonte. Iben Asakiri ne librat e tij shenon se Ibn Luhej e ky nga Abdullah Hubejri e ky nga Abdullah Umeri i cili ka treguar: "Isai a.s. shkonte shume mire me bashkemoshataret e tij. Nje here Isai a.s. u thote shokeve: Deshironi tju tregoj cfare ju ka fshehur nena juaj? Ata than; Po! Per secilin shok ju tregoj ate cfare nenat e tyre fshihnin. Kur djemt shkonin ne shtepi u thonin nenave te tyre: Nxjerr ate qe ke fshehur! Ata thoshin: Cfare kam fshehur une? Djali fillon te tregoj. Nena pyet; Kush ju tregoj kete? Djali tha: Isai djali i Merjemes! Per shkak se Isai a.s. dinte fshehtesit, nenat e femijeve than: Isai do na prish femijet tane, prandaj nuk do i lejme te luajne e te qendrojme me Isan. Keshtu ata mblodhen femijet dhe i mbyllen ne nje vend. Kur Isai filloj ti kerkoj degjon nje zhurme prane se ciles qendronte nje nga nanat e femijeve te cilen e pyet: Kush eshte brenda? Ajo i thote: Do majmuna e derra! Ne kete moment Isai a.s. tha: O Zoti im! Le te jete keshtu! Dhe ata u shnderruan ne majmuna dhe derra."
Por jete e Merjemes dhe Isai a.s. qe e veshtir pasi ne kete kohe u vran dy Profet Zekerija dhe Jahjai a.s. Keto dy ngjarje kishin dodhur kur profetit Isa a.s. ishte 30 vjeçe Allahu e kishte shpallur Pejgamber. Ashtu si dy pejgambert e tjere edhe Profeti Isa a.s. ishte i njohur nga te gjithe , kjo qe kur ai erdh ne jete e quajten Mesih (Mesha pasi nena e tij e leu me vaj). Si i zgjedhuri i Allahut xh.sh. Isai a.s. filloj  te mesoj njerezit ne rrugen e Allahut, ne rrugen e drejte. Ai filloj te mesoj femijet, kur nder ta kishte disa qe dallonin. Nje dite Isa a.s ju predikoj atyre se nje nder urdherat e Allahut xh.sh. eshte agjerimi. Nga Iben Abbas transmetohet se "Profeti Isa a.s. ka agjeruar tridhjete dite si dhe ka urdheruar te tjeret per te kryer agjerimin." Mesimet e profetit Isa a.s u hap ne popull , por perseri  Isait a.s. i dolen kunder, madje atij i than; Pse te agjerojme kur te paret tane nuk kan agjeruar keshtu?  Nese do qe te te besojme atehere na ringjall dike nga barka e Nuhit. Ebu Xhafer b. Xheriri transmeton nga Alij b. Zejd bin Xhedani dhe ky nga Jusuf Mehrani se ka degjuar Ibni Abbasin te thote: "E pyeten te birin  e Merjemes , Isan a.s.; Mund te na ngjallesh dike nga barka e Nuhit a.s. i cili ta na tregoj dicka per cfare ka ndodhur? Profeti Isa a.s. tha ; Po! Sebashku me ta shkuan tek nje vend ku ndodhej nje grumbull guresh posht te cileve ishte varrosur nje njeri. Isai a.s. mori nje grusht dheu nga toka dhe pyet te pranishmit; A e dini se cfare eshte kjo?Ata than; Jo, ju e dini pasi jeni i derguari i Allahut! Isai a.s. u tha: Kjo eshte thembra e Hamit te birit te Nuhit. Pastaj Isai a.s. goditi dheun me shkop duke i thene: Ngrihu me lejen e Allahut! Dhe nje njeri u ngrit duke shkundur pluhurin nga koka ku floket e te cilit shinin thinjur e bere bardh. Isai a.s. e pyeti: Kur ke vdekur, keshtu ke qene, me flok te bera bardh? Ai iu pergjigj: Jo, por kam qene i ri,por mendova se kur me erdh urdheri te ngrihem nga varri mendova se kjo eshte dita e Gjykimit, prandaj u thinja kaq shume. Isai a.s. i thote: Na trego per barken e Nuhit! Ai tha: Ka qene nje mije e dyqind arshin e gjate dhe gjashteqind e gjere. Ka pas tre kate; Nje kat per kafshet, nje kat per njerezit dhe nje kat per shpezet. Kur u shumuan plehrat nga kafshet, Allahu e mesoj Nuhin a.s. qe te prek elefantin, ku pas prekjes u shfaqe derrri  dhe dosa te cilet filluan te hanin plehrat. Situat tjeter ishte kur miu filloj ti bente vrima barkes, me kete rast Allahu xh.sh e mesoj Nuhin a.s. te prek ndermjet syve luanin, dhe pas ketij veprimi nga hunda e ti doli macoku dhe macja dhe e perzun miun. Isai a.s. pyet te vdekurin e ngjallur: Si e ka ditur Nuhi a.s. se çdo gje ne toke eshte permbytur? I vdekuri i ngjallur i thote:Nuhi a.s. urdheroj sorren qe te kontolloj, por sorra hasi ne nje kufome (mbi uje) dhe filloj te haj , meqe sorra nuk permbushi detyren qe ia caktoj Nuhi a.s. ai e mallkoj me frik ate. Prandaj sorra nuk jeton afer shtepive dhe njerezve. Pas kesaj Nuhi a.s. dergoj pellumbin i cili u kthye duke bartur gjethe ulliri  ne sqep si dhe balt ne kembet e tij. Kur Nuhi a.s. e shikoj kete e kuptoj se cdo gje ishte permbytur. Per zbatimin e urdherit Nuhi a.s. i vendosj pellumbit ne qaf  nje vare apo fasho te gjelber dhe i thote je i shoqerueshem dhe  jetosh ne siguri. Per kete pellumbat jetojne afer shtepive njerezve . Pas kesaj te pranishmit i thone Isait a.s.; A ta marrim te ringjallurin ne shtepit tona qe ai te na tregoj dhe gjera te tjera?Isai a.s. i thote: Si do te vije ai me ju kur ai nuk ka leje per te jetuar me ketu? Dhe pas kesaj pergjigjeje Isai a.s. i thote te ringjallurit; Me lejen e Allahut kthehu aty ku ishe! dhe ai perseri u be dhe." (Taberani "Mearif" vell;1 181-182) Mrekulli tjeter e profetit Isa a.s. ishte se ai merr dheun e tokes e bete balt, i jepte formen e zogut , ashtu e hidhte dhe ai ne ajer gjallej dhe fillonte te fluturorj. Pas nje kohe mesimet e Isait u hapen ne popull, por ajo qe u bente me shume pershtypje ishin mrekullit e tij, keshtu nje dite i thane  Isase a.s.; Nese je Pejgamberi i Allahut na zbrit  nje sofer nga qielli qe te kete ushqime ne te, dhe ne do te besojme me patjeter ty.

Zbritja e Sofres nga qielli

Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "Havarijjunet (grup njerezish) thane: O Isa, biri i Merjemes, a mundet Zoti yt te na zbres nje sofer me ushqime prej qielli?Ai tha: "Keni frike Allahun, nese jeni besimtare!" Ata thane: "Ne deshirojme qe te hame nga ajo sofer, e te na qetesohen zemrat..."Isa a.s. tha: " O Allah!O Zoti yne! Na zbrit neve nje sofer nga qielli, qe te jete feste per te paret e bashkekohesit tane dhe per ata pas nesh,dhe le te jete mrekulli prej Teje,dhe na ushqe se ti je Furnizuesi me i mire!" Allahu xh.sh tha: "Une do tua zbres sofren, por kush nga ju pas kesaj, nuk beson, Une do ta denoj ate me nje denim,denim me te cilin nuk do te denoj askend ne bote." (Maide: 112-115) Kjo sure quhet Maide per shkak te refimit te zbritjes se Sofres dhe eshte surja e fundit e zbritur profetit Muhammed a.s. dhe ajeti i fundit i zbritur eshte ajeti i Kur'anit qe thote: "Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntin Time." (El Maide: 03)  i cili i ka zbrit Profetit Muhammed a.s. ne naten e Kurban Bajramit.
Pas kembeguljes se madhe te popullit por edhe te nxenesve, Profeti Isa a.s perseri vendosi qe ti keshillonte pasi nese nuk do besonin Allahun edhe pas zbritjes se sofres do ndeshkohen , por me kot.
Nje dite kur u perserit per te disaten here e njejta kerkes,  Isai a.s veshi rroben e faljes (ibadetit), u vendos tek vendi i faljes, u ul ne gjunje, uli koken dhe filloi lutjen ku i lutet Allahut xh.sh: 
"O Allah! O Zoti yne! Na zbrit nje sofer nga qielli qe te jete mrekulli dhe shenje per keto njerez!"
Ne keto momente njerzit me arogancen e tyre, zun duke thene: 
Shikoni Isan ai po qan pasi nuk arriti dot te plotesoj kerkesen tone. Pa pritur ne kupen e qiellit shfaqen dy re te cilat afroheshin ngadal. Pasi u afruan ne nje distance te afert, mes dy reve ne sy te njerezve filloj te dallohej sofra. Per nje moment nuk e besuan derisa Allahu i Madheruar e zbriti sofren me ushqime nga qielli ne toke. Gjate kesaj kohe Isai a.s. i lutej Allahut te Madheruar duke thene: 
"O Allah, beje kete Mrekulli mesire e begati e jo ndeshkim."
Sofra iu aftua  Isait a.s. Sofra ishte e mbuluar me nje mbules te bardhe, e Isai a.s. filloj ta zbulonte ngadal,. Gjate zbulimit Isai a.s thoshte: 
"Ne emer te Allahut (Bismilah), Furnizuesit me te mire!"
 Te gjithe njerzit prisnin se cfare ka ne sofer. Ne sofer ndodheshin shtat kuleç dhe shtat peshq. Disa thone se ka pasur edhe disa fruta. Pas zbulimit total te sofres, Isai a.s. ju drejtua te pranishmeve: 
"Udheroni, hani !" 
Ne kete moment,te pranishmit thane: 
Vazhdo ti i pari .
Isai a.s. tha: 
"Po jeni ju qe e kerkuat kete!"
Ne sofer kishte ushqim te mjaftueshem. Kur Profeti Isa a.s. shikoj hezitimin e njerezve urdheroi shperndarjen e ushqimit te varferve, te semurve te cilet thuhet se kan qene mbi treqind.
Ne kete moment ndodhe dicka  e pa zakonte. Te gjithe ato te semure, te varfer qe u ngopen nga ushqimi i sofres, u sheruan nga semundjet. Ata qe refuzuan, kur e shikuan nje gje te till, shprehen pendimin e tyre.
Transmetohet se sofra filloj te zbriste cdo dite dhe ne te hanin te varferit e kushdo qe deshironte, me pas ajo filloj te zbriste ne krye te cdo dy ditve. Te njejten gje kemi edhe me Profetin Salih a.s.
Me pas Allahu i Madheruar njoftoi Isan a.s. qe ne sofer te hajne vetem te varferit, te dobetit e jo te pasurit. Mirepo te pasurve nuk u pelqeu ky vendim pasi nje pjese e tyre filluan te abuzonin dhe te merrnin ushqim me vete. Te pasurit duke shfrytezuar postet drejtuese te tyre filluan te akuzonin Isan , thurnin shpifje te medha , mirepo per shkak te abuzimeve , akuzave, ndaj Isait a..s. beri qe Allahu xh.sh. ndaloj zbritjen e sofres." 
Po ashtu ransmetohet nga Ebi Hatimi dhe Ibni Xheriri se:"ato hipokirtet qe akuzuan dhe shpifen per Isane a.s dhe kur uleshin ne sofer, grumbullonin ushqim per ta ruajtur, Allahu i madheruar i denoj duke i kthyer ne derra." (Tirmidhi etj)  
Pas kesaj ne njeren ane shtohesh dashuria dhe respekti ndaj Profetit Isa a.s. e ne anen tjeter shtohesh  urejtja ndaj tij.
Nje rast nxenesve u kishte humbur Isai a.s  dhe ato zun ta kerkonin, dhe ju than se eshte drejtuar nga deti. Duke e kerkuar Isan a.s. e gjeten tek deti (mbi ujin e detit). Ketu nxenesit shikuan nje mrekulli. Nxenesit e shikuan duke ecur mbi uje. Nxenesi me i mire ju drejtua Profetit Isa a.s: 
"O mesuesi yne, O i Derguari i Allahut, me lejon tju afrohem?" 
Isai a.s. tha: "Ej, Afrohu!". 
Ne kete moment nxensi filloj duke ecur ne uj duke mendu se mund te qendroj dhe ai mbi uje por jo dhe tha: "Po mbytem, me jep doren!" Isai a.s. tha: "Sikur njeriu te besonte sinqerisht qofte edhe sa nje grimc, do te ecte neper uje pa asnje veshtirsi."
Trasmetohet prej Ebu Beker b. Ebi Dunja i cili thote: Muhammd b. Alijj b. El Hasan b. Sufjani se ka degjuar Ibrahim b. El Eshathi se El Fudal b. Ijadi ka thene:
 "E pyeta si mund te ec apo qendroj njeriu pra Isai a.s. mbi uje?
 Ai tha:" Ju falenderoj per kete pyejte." Ata vazhduan: "ne besojme fort si edhe ju" Atehere ai tha: "Mire, ejani me mua dhe i dergoj tek deti. Aty u futen ne uj. Zun duke then: Po kemi frike  dallget .Fudajli tha: "A nuk  keni frike Zotin e dallegeve?
"Pastaj dolen nga uji dhe u vendosen ne breg, ne kete moment ai mori nje grusht rere dhe e hapi .Ne njeren dore kishte rere e ne tjetren ari dhe ju beri kete pyetje: "Cila ju pelqen mes ketyre ?Ata thane: "Ari" ai tha: " Per mua jane njesoj!"
Nder duat (lutjet) me te bukura qe kan bere Pejgamberet kemi dhe lutjet e Profetit Isa a.s. Transmetohet praj Fudajl b. Ijadi trasmetuar nga Junus  b Ubejdi se Isai a.s. thoshte:
1."Askush nuk do te besoj me te vertete, perderisa brengoset se çfare do te haje ne kete bote."
2."O Allahu im!Une nuk mund te largoj ate qe nuk e dua, as qe mund te pranoj ate qe e dua. Une jam nen pushtetin e dikujt tjeter dhe jam i varur nga veprat e mia. Prandaj nuk ka me te vafer se une ! O Allahu im! Mos lejo qe armiku ti gezohet fatkeqesise  sime dhe qe permes meje ti sjell fatkeqesi mikut tim! Mos lejo qe ne besim te me godas nje e keqe dhe mos lejo qe te me ze ai i cili ndaj meje nuk ka meshire.!"
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i Madheruar i ka shpallur Isait: "O Isa! Shperngulu nga ai vend ne nje vend tjeter, ne te cilin nuk te njohin e te mos bezdisesh. Allahu xh.sh. i thote: Pasha Fuqine dhe Madherine Time , do te jap miresi te shumta per kateqind vjet !" (Ebu Hureja)
Nga Ismail b. Ajashi transmetohet nga Abdullah b. Dinari se Umeri r.a. ka thene:
"Isai a.s. i keshillonte keshtu nxenesit e tij: 
"Hani buk elbi, pini uj te paster. Me te gjithe njerzit ndahuni me ndergjegje te paster dhe mos i merzisni..."
"Kjo bote le te jete vend neper te cilin do kaloni e jo ne te cilin do ta ndertoni."
Transmetohet nga Iben Abbasi se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje dite Profeti Isa a.s. kalon pran nje qyteti te boshatisur. I habitur nga bukuria e ketij qyteti tha: O Allahu im! Me trego dicka mbi kete qytet!Urdhero kete qytet te tregoj cfare ka ndodhur me te. Allahu xh.sh urdheroi qyetin duke i thene: "O qytet i boshatisur, pergjigjiu Pejgamberit Isa a.s.
"Qyteti zuri te flas: "O i dashur Isa a.s., cfare deshiron?
Isai a.s ju pergjigj: "Cfare ka ndodhur me drunjt, me lumenjt, me pallatet dhe banoret? 
"Qyteti tha: 
"I dashur Isa a.a.! Eshte derguar urdheri i Allahut ne vend, prandaj u thane drunjet, lumenjt e pallatet mu renuan ndersa banoret e tyre vdiqen." 
Isai a.s pyeti: Ku eshte thesari i tyre? 
Qyteti: Banoret tubonin pasurin nga hallalli edhe nga harami duke menduar se jane zoteruesit e tyre por tashme ai thesar po kalbet ne mbrendesine time. Allahut i takon cdo gje qe gjendet ne qiej e ne Toke."
Me pas Isa a.s. tha:
"Çuditem me tre persona; 
1. Ai qe kerkon dynjan, ndersa vdekjen e ka pas thembrave. 
2. Ai qe nderton pallate, ndersa varri eshte vendqendrimi i tij. 
3. Ai qe qesh shume, ndersa xhehenemi eshte para tij.
Pas kesaj tha: O njeri! Je i pakenaqur me shume po ashtu i pakenaqur me pak."
Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. qe Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje here  Profeti Isa a.s. u paraqit para mxemesve apo izraliteve dhe ju tha: 
O nxenes, mos u falni urtesi atyre qe nuk e meritojne ate, pasi do beni padrejtesi, por jepjani ati qe e meriton. Nese nuk ia jepni atehere edhe atyre do tu beni padrejtesi. 
Dituria ndahet ne tre lloje: 
1. Dija e sigurte dhe pasojeni ate
2. Dija e gabuar dhe largohuni prej saj dhe 
3. Dija e pasigurt."
Nder fjalet dhe lutjet e Profetit Isa a.s. jane: " O Zoti im! Edhe pse je lart , Ti je afer! Edhe pse je afer Ti je lart. Ti je i lartesuar mbi te gjitha krijesat e Tua! Ti me fjalen tende i ke krijuar shtat qiejt ne hapesiren e pakufishme dhe nga frikerespekti ata te jane pergjigjur duke iu nenshtruar madheshtis dhe urdherit tend. Ne ta ndodhen meleket e Tu te cilet pandalur te adhurojne dhe te falenderojn. Ne ta ke vendosur kandilin gjate erresires se nates, ndersa driten e diellit gjate dites. Ti ne ta ke vendosur rrugen, e cila te madheron dhe te lavderon. Me madheshtin Tende drita mbizoteron erresiren. Ti ne ta ke vendosur kandile (yje) me ndihmen e te cileve te humburit gjejn rrugen. O Zoti im! I lavderuar qofsh! Ke krijuar qiejt dhe token e ke bere te rrafshte mbi vale te shume te ujit. Ajo (toka) eshte e nenshtruar dhe kjo duket, edhe pjeset e saj me te pamposhtura i jan nenshtruar ndaj madheshtis tende. Ujrat e saj jane te jane nenshtruar, pas deteve ke krijuar lumej, pas lumejeve perrua, pas tyre burime te shumta e pastaj nga ajo ke krijuar drunj dhe fruta...Nuk ka Zot tjeter perveç Teje!Ti ke urdheruar qe nga Ti te kerkojne falje per gjynahet. Nuk Zot tjeter perveç Teje! Deshmoj se Ti  (Allah) nuk je hyjeni qe kan trilluar e as sundues ndaj te cilit nderpritet te menduarit. Ti nuk ke shok (ortak) qe t'i drejtohemi atij e Ty te leme anash. Askush nuk te ka ndihmuar Ty, kur na ke krijuar , prajda as qe dyshojme ne Ty. Deshmoj se Ti je Nje, i Amshueshmi, se nuk lindur kend e as qe je i lindur prej dikuj dhe se askush nuk eshte i barabarte me Ty!" (Ebu Hurejre)
Pergatiti
Gezim KOPANI
Vazhdon ketu: Ngritja e profetit Isa a.s. ne qiell pj.1


Dt. 31.12.2010




December 29, 2010

Kujtime per Imam Zenel Hoxh Mehaj (1853-1945)

Imam Zenel Hoxhe Mehaj

Nder hoxhallaret me me kontribut te forcimit te besimit islam ne Puke eshte imam Zenel Hoxhe Mehaj i cili ne vitin 1940 ishte imam por edhe Myfti. 

Zenel Hoxha ka lindur me 7 korrik te vitit 1853. Njohurit fillestare te fese islame i mori tek Mejtepi i xhamise se Koderhanit ne Puke.
Mes shume femijeve ai ishte me i dhanuni pas dijes islame saqe imamet e ushtrise Osmane e merrnin per te bere muezin. 

Sipas familjareve te imami , ai ka perfunduar medresen dhe shkollen e larte duke permend Sirin dhe Turqin . Sipas nipit te tij Qamil Zyber Laçit imam Zenel Hoxha ka njohur shume mire gjuhen: turke, arabe dhe perse. Pas kthimit te tij ne Shqiperi ai u martua me vajzen e Osman Qypit nga fshati Kabash. Nga kjo martes u shtua me tre femije.

Imam Zenel Mehaj ka sherbyer si imam ne disa xhami te rrethit Puke si ne xhamin e Koderhanit, Qerretit, Kabashit, Kryeziut, etj. Pervec mejtepit te xhami te xhamis se Koder Hanit ai ka dhene mesime edhe ne mejtepet e Qerretit dhe Kabashit.

      Ne fund te vitit 1923 Zenel Hoxhe Mehaj u be Myfti i Pukes pasi H.Xhemal Naipi mori pergjegjesi te tjera me rastin e Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Sipas kujteses se besimtareve ne vitin 1924 Myftinia Puke ka pasur 15 imam te cilet sherbenin duke filluar nga fshati Qerret deri ne Dukagjin(Malzi) sot pjese e Kukesit. 

      Ne shejne rrespekti ne vitin 2005 keshilli i Bashkise Puke e nderon imam Zenel Hoxhe Mehaj me titullin "Qytetar Nderi."

     Imam Zenel Hoxh Mehaj ndroj jete me date 2 dhjetor te vitit 1945.

Nga Gezim Kopani

_________
Vitin: 2006

V/O:Pershkrim i shkurter

Xhamia e Koder Hanit , Puke

Xhamia e vjeter e Koder Hanit Puke. Fotografi e vitit 1916

Disa qasje kundrejt projekt-ligjit për arsimin parauniversitar


Projekt-ligji për arsimin parauniversitar që u shpalos si dhuratë për fundvitin, në përgjithësi mund të konsiderohet si një përpjekje serioze për të përmirësuar sistemin tonë parauniversitar në pjesën më të madhe të komponentëve të tij. Sa serioze duket përpjekja me të cilin ky projekt-ligj u hartua dhe kërkon të kthehet në ligj, po aq serioz shfaqet cenimi që ky projekt i bën një ndër të drejtave themelore të individëve, atë të ushtrimit të drejtës së besimit në ambientet publike.

Problematika më e madhe e këtij projekt-ligji qëndron tek neni 36 pika 4 në të cilin në mënyrë eksplicite theksohet: “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare”  Kjo pikë e veçantë sjell në formë të qartë dhe të papërpunuar të gjithë  konfliktin mes lirisë së besimit dhe laicitetit, i cili duhet theksuar, se ka pësuar një keqpërdorje gjatë historisë tonë të tranzicionit duke u përpjekur për të zëvendësuar diktaturën e ateizmit në  Shqipëri me diktatin e laicizmit në demokraci. Sipas Ministrit të Arsimit Tafaj ky projekt-ligj do të përfaqësoj “fytyrën perëndimore” të arsimit shqiptar.

Fytyra Perëndimore e Arsimit

Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SH.B.A-së deklaron : “Kongresi nuk do të bëjë asnjë ligj që ndalon ushtrimin e lirë të fesë….” Amendamenti  i 14-të garanton mbrojtje të barabartë të të gjithë qytetarëve. Po ashtu çdo formë e diskriminimit për sa i përket ushtrimit të praktikave të besimit është e ndaluar nga “Civil Rights Act”. (1964, 88th Congress, H.R. 7152)

Në Sh.B.A  hapësirat publike nuk konsiderohen totalisht të të lira nga religjioni, por  rregullat e përgjithshme dhe ligjet sanksionojnë që hapësirat publike duhet të jenë të hapura për forma të ndryshme të besimit. Roli i qeverisë amerikane nuk është të forcojë sekularizmin por të përshtasë shprehjen e besimeve në mënyrë neutrale. (Unsecular America,” Christian Century, Vol. 121, No. 4, 24 February 2004, p. 5).

Në vitin 1995,  Presidenti amerikan i saj kohe lëshoi një udhëzim në të cilin thuhej: “Asgjë në Amendamentin e Parë  kërkon që shprehja  besimit të lihet prapa dyerve të shkollave... Studentët mund të shprehin mesazhe fetare në veshje ashtu siç në çdo kontekst. Si përfundim shkollat nuk mund të ndalojnë praktikat fetare si pjesë e identitetit të studentëve”. (Christian Century, 24 February 2004).

Në Korrik të 2001, Shërbimi Kundra Zjarrit dhe Shpëtimit në Montgomery Maryland ia lejoi një oficereje muslimane të mbante shaminë e saj gjatë detyrës  e cila do të duhej të pajisej me helmetë në rast të ndërhyrjeve kundra zjarrit. (“Maryland Firefighter Wins Right to Islamic Headscarf,” US Newswire, 12 July 2001.Morgan (2003), p. 37)

Në Shkurt të 1995, “Commission des droits de la personne et des droits de la jeunesse” i Quebec-ut në Kanada konkludoi që shkollat publike janë të detyruara të pranojnë nxënëset muslimane me shami në kokë për arsye se kjo nuk përbën rrezik publlik. Komisioni vendosi se ndalimi i shamisë dhunon si lirinë e besimit dhe lirinë e arsimimit dhe është në Kundërshtim me Kartën e Quebec-ut. Komisioni gjithashtu argumentoi asokohe se: “Edhe pse mund të ketë raste të shkëputura ku një vajzë mund të jetë e detyruar forcërisht të vërë shaminë, ndalimi absolut i saj (shamisë) do të përbënte një fyerje për pavarësinë e femrës muslimane. Institucionet sociale duhet të luajnë një rol kyç  në integrimin social dhe jo të margjinalizojnë individët duke i përjashtuar nga  edukimi publik.” (Looking Beyond the Trees to the Forest, Commission des droits de la personne et des droits de la jeunesse du Québec, 15 June 2005).

Një gjykatës në Kanada lëshoi një protokoll veshjeje për pjesëmarrësit në Sallën e Gjyqit ku thuhej që koka duhet të jetë e zbuluar përveç rasteve “...kur kjo është e njohur dhe miratuar fetarisht dhe vetëm atëherë kur mbulesa e kokës është një “nen feje” e pretenduar nga ai komunitet”. [2000] F.C.J. No. 268 (F.C.A.).
Mbretëresha e Anglisë është koka e Kishës Anglikane dhe e Qeverisë. Në përgjithësi, gjykatat britanike kanë vendosur për pjesëmarrjen e religjioneve në sferat publike, duke argumentuar se nuk ka pengesë për funksionimin e duhur të institucioneve. (Stéphane Bernatchez and Guy Bourgeault, “La prise en compte de la diversité culturelle et religieuse à l’école publique et l’« obligation d’accommodement »,” Canadian Ethnic Studies, Vol. 31, No. 1, 1999, p. 167.)

Shamitë muslimane dhe turban-ët Sikh kanë qenë tradicionalisht të lejuara në klasat e shkollave angleze. (Grande-Bretagne: Oui au foulard islamique,” La Presse, 5 March 2004, p. A13). Në Korrik 2007, Gjykata e Lartë në Angli mori vendimin për të ndaluar një studente që mbante një unazë të shtrenjtë duke u bazuar në ndalimin e bizhuterive në shkolla. Gjykata argumentoi se : “...unaza nuk ishte një kërkesë e besimit Kristian dhe ndalimi i saj nuk dhunonte të drejtat e njeriut”. (International Religious Freedom Report 2007:  United Kingdom)

Policët oficerës, ushtarët, motorçiklistët dhe punëtorët e ndërtimit kanë qenë tradicionalisht të lejuar të mbajnë mbulesa kokë ne Angli. (La Presse, 5 March 2004). Në Danimarkë specifikisht si mësuesit dhe nxënësit janë të lejuar të mbajnë mbulesa koke në klasat e shkollave . (Nielson (1995), p. 76; “To Ban or not to Ban,” Economist, Vol. 369 (8347), 25 October 2003, p. 46.)  Kushtetuta e vendit mbron lirinë e besimit po ashtu edhe lirinë e simboleve në sferën publike.

Në Itali  shamitë muslimane janë të lejuara në ambientet e shkollave po ashtu edhe në zyrat publike me arsyetimin se ato nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë publike. (Dominique Le Tourneau, “La laïcité à l’épreuve de l’Islam : le cas du port du ‘foulard’ islamique » dans l’école publique en France,” Revue générale de droit, Vol. 28, 1997, p. 303.)  Italia edhe pse një vend me lidhje të forta me Kishën Katolike ka dhënë hapësirat e veta në sferën publike për religjionet e tjera.

Çështja e shamisë muslimane ka qenë pjesë e një debati të gjerë në Hollandë herët në vitet 1985. Ky debat filloi kur një autoritet lokal në Holandë i ndaloi një vajze muslimane të hynte me shami në ambientet e shkollës. Duke iu përgjigjur ankesave të prindërve Parlamenti holandez anuloi ndalesën dhe la të lirë vajzën të arsimohej me shami. (W. A. R. Shadid and P. S. van Koningsveld, Religious Freedom and the Position of Islam in Western Europe:  Opportunities and Obstacles in the Acquisition of Equal Rights, Kok Pharos Publishing House, Amsterdam, 1995, p. 87.)

Në vitin 1999, ETC (Komisioni për Trajtimin e Barabartë) në Amsterdam vendosi në favor të një mësueseje muslimane. Komisioni argumentoi se liria e besimit ishte e mbrojtur kushtetueshmërisht dhe se ndalimi i shamisë ishte një diskriminim direkt sepse për gratë muslimane “hijab” (shamia) është detyrim që rrjedh nga besimi Islam. (Saharso (2003), pp. 10-13; Economist, 25 October 2003, p. 46; “En Europe peu de tentation de légiférer,” Le Progrès, 2 February 2004.)

Në Gjermani në Shtator të 2003 Gjykata e Lartë lëshoi një vendim në të cilin thuhej se mësueset muslimane janë të lejuara të mbajnë shaminë e kokës sepse kjo nuk ndërhyn dhe nuk dëmton vlerat e Kushtetutës Gjermane. Por, u është lënë e lirë Landeve gjermane të marrin vendimet përkatëse. (International Religious Freedom Report 2007:  Germany.)  Ndërsa për nxënëset muslimane liria është e sanksionuar me kohë.
Në Belgjikë çështja e parë për mbulesën e vajzave muslimane me shami u ngrit herët në vitin 1989 bazuar në ndalesën që disa shkolla të Brukselit bënë për këto vajza.

Pas një viti Gjykata e Apelit në Bruksel anulloi ndalesën që shkollat i kishin bërë shamive në klasa duke u bazuar në Ligjin Belg të Arsimit të vitit 1959 duke e lidhur këtë më qëndrimin neutral që sistemi shkollor duhet të mbajë në raport me besimet. Më vonë një vendim tjetër i qeverisë belge saktësoi  se : “ ..shamitë muslimane nuk bien në kundërshtim me parimet e neutralitetit dhe janë të veshura për qëllime besimi dhe nuk përbëjnë provokim apo kërcënim publik.”.(International Religious Freedom Report 2007:  Belgium.Shadid and Koningsveld (1995), pp. 88 and 92; Le Tourneau (1997), p. 302).

Franca përbën vendin më problematik përsa i përket çështjes së shamive muslimane apo siç tashmë atje quhet “l’affaire du foulard” . Kjo për arsye të disa specifikave të vetë Francës që do të mundohemi t’i rendisim më poshtë.

Ndryshe nga shtetet e tjera perëndimore koncepti i shtetit francez për sekularizmin apo laicitetin është shumë më i ngurtë dhe i ashpër duke inkurajuar politika të cilat e mbajnë fenë jashtë sferave publike. Koncepti francez i të drejtave të njeriut është tipikisht interesant. Nuk konsiderohet e drejta e njeriut si e drejtë natyrale e individit në raport me shtetin por thjesht një e drejtë për të shijuar lirinë e përcaktuar dhe kufizuar nga shteti. (Troper (2000), p. 1268)

Nocioni i laicizmit apo siç francezët e quajnë “laïcité”  është një nocion që përdoret mjeshtërisht  duke shkuar për shtat me politikën e asimilimit të emigrantëve të cilët duhet thënë se përbëjnë një numër të konsiderueshëm. (Mirian Feldblum, “Paradoxes of Ethnic Politics:  The Case of Franco-Maghrebis in France,” Ethnic and Racial Studies, Vol. 16, No. 1, 1993, p. 55);  Në këtë kuadër shkollat franceze janë parë si parajsa individualizmi dhe barazie ku vajzat sidomos, janë të lira nga influencat familjare në mënyrë që të transformohen në franceze të vërteta. (Feldblum (1993), p. 55; Kepel (1997), p. 109; Wayland (1997), p. 552 and p. 556; Le Monde, 23 April 2004.)  Kështu që frika franceze në sajë të imigrimeve të mëdha bazohet në frikën e humbjes së thelbit francez të shpirtit të revolucionit dhe si pasojë masat diskriminuese që ajo merr pavarësisht të drejtave të saj civile të aprovuara, justifikon institucionet franceze të ndërtojnë kufinj mbi lirinë e besimit.

Simboli 

Simboli është një element komunikues që shpreh përmbajtje të domethënies ideore. Një simbol është diçka konkrete statike, konvencionale një shprehje e përqendruar e një ideologjie. Simboli i ka të përcaktuar elementët e vet, ngjyrën, formën, përmasat.

Në rastin e shamisë muslimane mund të themi se ajo nuk përbën simbol të Islamit, së pari se kulturalisht është e ndryshme në forma të ndryshme në vende të ndryshme. Së dyti funksioni i saj është thjesht mbulues është jashtë simbolikave. Aq sa mund të përbëjë kapelja apo shalli në përgjithësi simbol aq edhe shamia muslimane është. Ajo nuk ka një formë të përcaktuar, ngjyrë, përmasë etj. Ajo është element i besimit, detyrim dhe urdhër fetar.

Në Kuran respekti ndaj prindërve theksohet shumë herë më tepër se shamia, por ne nuk mund të themi se ky është simbol i Islamit, dispozitat kundër shpifjes përmenden më shumë por edhe këto nuk janë simbole të muslimanëve. Po kështu mund të vazhdojmë për dipozitat e martesës, luftës, harmonisë fetare, gruas, jetimit, etj. Nëse do t’i konsideronim të tilla atëherë muslimanët do të kishin 6666 simbole aq sa janë dhe vargje kuranore.

Mendoj se duhet bërë një dallim mes shamisë dhe simbolikave fetare të besimeve të tjera, duke pasur parasysh se statusi i shamisë muslimane gëzon atributin e një detyrimi fetar të panegociueshëm parë në këndvështrimin e fesë ngase përbën një “nen” të ligjit fetar ose sic mund të quhet “sacrament” gjë që besoj se në besimet e tjera simbolika të tilla nuk gëzojnë këtë status. Por, gjithashtu duhet theksuar se askush nuk ka të drejtë të privojë edhe të krishterët  apo pjesëtarë të besimeve të tjera  nga prania e simboleve apo  lidhjeve të tyre me besimin të cilit i përkasin 

Interesi publik

Ministri i Arsimit shprehet mediatikisht se qëllimi i nenit 36 pika 4 për ndalimin e ekspozimit të të ashtuquajturave simboleve fetare bëhet për “interesin publik”. Besoj se ministri i referohet nenit 17 të Kushtetutës ku përcaktohet privimi  i të drejtave “interesa publike dhe në mbrojtje të të drejtave të të tjerëve".
Tani, ky nen kushtetues bën fjalë për privimin e të drejtës  kushtetuese  të individit për interesa më të mëdha publike siç ndodh në rastin e pronave të cilat u hiqen të drejtat mbi pronën për punë publike apo “interesa publike”. Por, ky  privim ka menjëherë zgjidhjen kushtetuese që është kompensimi. 

Duke qenë se siç e ilustruam më sipër në Perëndim por edhe në legjislacionin shqiptar , shohim se nuk haset kund që e drejta e ushtrimit të fesë të përbëjë dëmtim të interesit publik apo cënim të të drejtave të të tjerëve. Nëse projekt-ligji kthehet në ligj në këtë format atëhere ai i shkakton individëve apo grupit të interesit “vajza me shami” një privim të të drejtave kushtetuese për arsim dhe për ushtrim të lirisë së besimi. Po ashtu bie në kundërshtim me ligjin Antidiskriminim.  Ky dëm që mund t’u shkaktohet këtyre besimtareve çfarë dëmshpërblimi ka si kundërpeshë? Kushtetueshmërisht shteti duhet të kujdeset për taksapaguesit e vet që t’i garantojë të drejtat e tyre dhe kompensime në rast të privimit të këtyre të drejtave. Unë pyes, cili është dëmshpërblimi më i mirë për arsimimin përveçse arsimimit?

Konkluzion

Ky projekt-ligj , ashtu siç rëndom ndodh tek ne me ligjet të cilat transformohen në një sallatë mikse të kulturave juridike perëndimore, ka marrë për çështje të ndryshme referenca nga vende të ndryshme. Për sa i përket nenit 36 pika 4  më shumë se çdo vend tjetër është përzgjedhur modeli francez.

Çuditërisht një vend si i yni i cili ka një trashëgimi kulturore muslimane, nuk ka probleme të imigrantëve dhe  integrimit të tyre në vend, nuk e konsideron shqiptarizmën si proces asimilimi ndaj pakicave të tjera, përkundrazi, ka një kulturë tolerance fetare burimore dhe të shkëlqyeshme, merr një shuplakë laike tip “laïcité”   duke shkaktuar precedentin e mohimit me ligj të të drejtave universale. Jo vetëm kaq, por, ky projekt-ligj u lejon shkollave të veçanta të hartojnë rregullore të cilat mund të dalin mbi kushtetutën, pra të kemi “Kushtetutë shkollash dhe Rregullore Shqipërie”.

Procesi i mësimdhënies apo teksteve shkollore është proces laik i miratuar. Nuk ka asnjë dokument ligjor ose jo, që thotë se procesi i mësimarrjes apo përthithjes së dijes duhet te jete laik. Sepse do te ishte absurde dhe në të njëtën kohë imponuese duke shkelur bazën e demokracisë. Për rrjedhoje përthithja e dijes bëhet lirshëm nga nevoja për laicizëm. Ajo është një e drejtë individuale dhe si e tillë gëzon të gjitha parametrat e lirisë së individit.

Nën pretekstin e “interesit publik” kjo kategori vajzash mund të privohet nga të drejta të tjera kushtetuese (gjithmonë pa kompensim) si e drejta për të pasur shërbim shëndetësor, shërbim të gjendjes civile, shërbime të tjera administrativo-qytetare të domosdoshme për një anëtar komuniteti.

Ajo që është problematike dhe me trishtim shpaloset pothuaj në çdo element të shtetit apo shtetarëve tanë është selektimi i evropianizimit për nevoja thjesht pragmatiste dhe të ngushta. Këto etapa vende evropiane kane kohë që i kanë tejkaluar. Koha ka treguar se presioni gjithmonë jep efektin e kundërt në kundërveprim në vend që të shkaktojë rrudhje shkakton  shtrirje më të madhe .

Nga: Redi Shehu

Mendjemadhesia (kibri)


Ndryshe ne fene islame mendjemadhesia quhet kibr. Kjo fjale eshte permendur qe kur eshte krijuar Lehi Mahfudh. Mendjemadhesia eshte ajo pune te cilen njeriu e kryen per tu duk se eshte me i mir, me i fuqishem me qellim qe njerezit e tjere te thone per te;Shikoni sa i fort eshte filani, sa i pasur eshteetj.  Jo rrall here ket sjellje e hesim ne jeten e perditshme ku, ka nga ata te cilet dhe pse nuk kan bere gje thone; e shikon kete, e kam bere une. Mendjamadhesia vjen si rezultat i ngacmimeve te shejtanit. Njeriu behet arrogant, menjdemadhe, perbuzes kur ai te kete harruar Allahun xh.sh.  Allahu i Madheruar ne Kur'an thote: "Ate, vendin e perjetshem xhennetin, e kemi percaktuar atyre qe nuk duan as mendjemadhesin e as ngaterrecen ne toke." (Kasas; 83) Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote:  "Ata qe kundershtojne shpalljen e Allahut pa pasur argument,nuk ka tjeter gje ne zemren e tyre vetem se mendjemadhesi, me te cilen nuk do te arrije qellimin; e ti kerko mbrotje tek Allahu i Madheruar, se Allahu te gjithe i degjon dhe i sheh." (Gafir; 56)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Nese ndonjeri lavderohet apo e mban veten per te madh, kur vesh ndonje rrobe te bukur dhe e sheh veten ( duke shfaqur mendjemadhesi), Allahun xh.sh do ta fundos ne toke dhe do te lere aty deri ne Diten e Gjykimit." (Buhari, Muslimi etj)
Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:"Mendjemadhesia eshte refuzim i se vertetes dhe nencmim i njerezve."(Muslim) Ne nje hadith tjeter Profeti  Muhammedi a.s. thote:
"Xhenneti dhe xhehenemi pyesin Allahun xh.sh.; Xhenneti pyet; O Allahu im! Çfare kam qe te hyjne tek une vetem njerezit e dobet dhe te varfer? Ndersa xhehenemi pyet; Perser tek unve vershojne mendjemedhenjet dhe arrogantet?" (Buari, Muslim) 
Njerzit zakonisht ne jeten e perditshme kur zgjidhin ndonje pune,apo problem ose ndihmon ndonje, ecen ne qytet sikur ka ndihmuar e gjithe boten, por ai harron se veten nje person nga ndihmuar edhe tek ai vetem nje problem, dhe per kaq valle duhet te jemi mendjemedhenje?
Allahu xh.sh thote: "Dhe mos shtrembero fytyren tende prej njerezve, mos ec neper toke kryelarte, se Allahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet." (Llukman:18)
Pra ajeti e tregon qart se Allahu xh.sh. nuk i do njerezit mendjemadhenje, qe do te thote; te tillet nuk do futen ne xhennet. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk do te futen ne xhennet ai qe ne zemren e vet ka mendjemadhesi, qofte kjo edhe sa nje grimce." (Muslimi) E kan pyetur profetit Muhammed a.s. Çfare eshte kibri (mendjemadhesia)? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mendjemadhesia eshte perbuzja e se vertetes dhe nençmim i njerezve te tjere." (Muslimi) Njeriu nuk duhet te harroj se adhuruari Krijuesin e tij Allahun xh.sh. pasi ne jemi ato qe kemi nevoj per te, dhe kurresesi te behmi si ato mendjemedhenjet te cilet sapo pasurohen, apo marrin ndonje post etj harrojne Allahun xh.sh., nuk pranojne te verteten dhe nençmojne njerzit. Allahu xh.sh. ka krijuar çdo gje, keshtuqe ne nuk kemi asnje pik shanci, apo mundesije qe te jemi mendjemedhenje. 
Allahu xh.sh. thote: "Thuaj (O Muhammed njerezve); Sikur deti te ishte boje per te shkruar, Fjalet e Zotit tim, pas nje medyshje se deti do te shterrohej para se te mbaronin Fjalet e Zotit tim, madje edhe sikur te sillnin edhe nje dete te dyte si ai ne ndihme te tij." (El Kehf; 109)
Shume here kemi pare njerez te cilet behen mendjemedhenje duke i ra hasha Allahut, duke bere padrejtesi dhe shume vepra te tjera te liga. Ajo gje e cila nxit njeriun ne mendjemadhesi (kibr) eshte pasuria, smira, zila etj. Prandaj mysliman eshte i kujdesshem, ai nuk mund te jet smirezi, nuk mund te jete mendjemadh per shkak te pasuris pasi pasuria, pushteti dhe vete jeta jane kalimtare. Andaj pasuria me e madhe eshte kur njeriu eshte adhurues i Allahut xh.sh. tek i Cili eshte çdo gje. Ata te cilet nuk pranojne kete vertet te madhe, madje tregojne mendjemadhesi, perbuzin njerezit, per te tille fundi do jete i keq. Sot, shoqeria flet per bullizmin (perbuzjen apo sharjen e ofendimin) e tjetrit, por kete gje profeti Muhammed a.s. e ka thene shekuj me pare ku thote: "Nuk eshte me i mire arabi nga joarabi, as i bardhi nuk eshte me i mire se jo i bardhi. Miresia e vertet eshte drejtesia, devotshmeria (sjellja, edukuata e mir). (Buhari, Muslim)  Sa here kemi degjuar te thone: "Fshatari, apo katundari"? apo kur shikojne ndonje grua apo vajze me hixhab te thone: "Te prapabeturat"? apo kur ne institucione te ndryshme burra, gra apo femija te varfer lihet pasdore dhe i gjithe perkushtimi shkon tek pasaniku dhe ato qe lidhen mete. Kjo eshte padrejtesia, perbuzje (bullizem), i cili vjen prej mendjemadhesise dhe padrejtesise. E dini perse Allahu xh.sh. e hoqi nga meshira e tij dhe e mallkoj shejtanin? Per shkak te mendjemadhesise dhe perbuzjes. Ai u mburr duke thene; Une jam me i forte se Ademi. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ne ju krijuam pastaj ju dhame formen, e pastaj melekeve u thame; "Beni sexhde per Ademin", Ata i bene sexhde pervec Iblisit. Ai nuk qe prej atyre qe bene sexhde. Allahu i tha: Çfare te pengoj ty (iblis) te besh sexhde, kur Une te udherova? Ai (iblisi) tha; Une jame me i vlefshem (mire)se ai, mua me krijove nga zjarri, ndersa ate (Ademin) e krijove nga balta. Allahu i thote: Zbrit nga xhenneti, nuk te takon te besh kryelartesi (mendjemadhesi) ne te (xhennet). Ska dyshim ti (iblis) je i poshteruar." (El Araf; 11-13)

Me pas shejtani i kerkon Allahut xh.sh. ti jap jete te afatizuar (te jetoj gjate). Allahu xh.sh. ia jep. Pasi merr jeten e gjate por jo pavdekesin dhe denimin e tij, Iblisi i thote Allahut xh.sh; Une do ti fus ne kurth njerezit dhe do ti nxjerr nga rruga e drejte. Do ju shkoj atyre para, prapa , djathtas e majtas tyre, dhe shumica e tyre nuk do te besojne. Allahu xh.sh. tha; Dil nga xhenneti, i urrejtur, i debuar. Kush prej njerezve te ndejk, Une kam per ta mbushur zjarrin (xhehenemin) me te gjithe ju. (El Araf; 14-18) Keshtu veprat haram, punet e ndyra, mendjemadhesia, perbuzja, mburrja, kureshtja etj jane ne dem te njeriut. Ne kohen e profetit Nuh a.s. shejtani (iblisi) paska pas marr pamjen e nje plaku dhe paska hip ne anijen e Nuhut a,s. Pas nje kohe Nuhi a.s. veren plakun te cilin nuk e njihte, ndaj vendos ta pyes;
-Kush jeni ju dhe perse ndodheni ne anijen time?
-Shejtani i thote: Jam ketu per te marr drejtimin e anijes duke te prish ndjekisht apo shoket.
Nepermjet pergjigjes Nuhi a.s. e kuptoj se ai ishte shejtani dhe i kerkoj te largohet, por shejtani i thote: 
-Si me largove si nuk me largove dije se shoket qe te ndjekin do ti shkaterroj nepermjet pese gjerave, nga te cilat tre prej tyre po ti tregoj dhe dy jo.
-Nuhu a.s. thote; Nuk dua te me tregosh tre te parat por dy te fundit qe deshiron ti mbash fshehur.
-Shejtani i thote: Ato te dyja jane: a) Mendjemadeshia (mosmbidja, zilia) dhe b) kureshtja (harresa dhe deshira per te dite te ardhmen). Ishte mendjemadhesia qe une thote shejtani u denova nga Allahu dhe ishte kureshjta ajo qe e beri Ademin ta nxjerr nga xhenneti.



Pergatiti
Gezim KOPANI


Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke, date; 23 korrik 2010