Tuesday, September 30, 2025

Ebu Hanife jep sadaka gjithe mallin e tregtise

Ebu Hanife ishte tregtar dhe shume i pasur, njekohesisht merrej edhe me studime dhe tregtin ia kishte besuar ortakut te tij, ndersa vet kontrollonte cilesin dhe hallallikun.
Nje here per nje pelhure Ebu Hanife i kishte thene ortakut te tij:
O Hafs, ky mall ka keto dhe keto te meta, ndaj keto te meta tregoi edhe blersit si dhe mallin shite me kete çmim te lire.
Hafs e shiti mallin me çmimin e lire , mirepo kishte harruar ti tregonte blersit per te metat qe kishte.
Pasi i tregon Ebu Hanifes, ai e pyet: E njeh blersin?
Hafs i thote: Jo!
Ebu Hanifes ju kujtua thenia e profetit Muhammed a.s. qe i thote Amrit: "O Amer! Sa i mire eshte malli i mire (pa te meta) per personin e drejte."(Ahmedi) si dhe thenia: "Pasuria me e paster eshte pasuria qe ka cilesi dhe kur shitesi dhe blersi nuk genjejne." (Bejhaki)
Me qellim qe harami te mos i perzihet me hallallin, Ebu Hanife vendosi qe te gjitha gjerat e nxjerr per shitje ti jap sadaka.
Kjo korrektesi e Ebu Hanifes , beri qe ai te ishte tregtari me i nderuar njekohesisht edhe me i pasuri. 
Omeri r.a thote: "Mos shikoni namazin dhe agjerimin e personit, por shikoni nese flet te verteten, nese ruan amanetin, dhe nese ne kete bote tregon kujdes per hallallin dhe dhe ruhet nga harami."

Pergatiti

Monday, September 29, 2025

Çdo kokë kishte një dhimbje - Farabi



"Kur shikova qe koha ishte e papershtatshme, bisedat ishin te padobishme, te gjithe ishin te lodhur dhe çdo koke kishte nje dhimbje, u mbylla ne shtepin time dhe ruajta dinjitetin tim." 
(Al Farabi) (1)


Pergatiti
Gezim KOPANI


____________
1. Emri i tij eshte Ebu Nasr Muhammed ibn Muhammed al Farabi , dhe eshte i njohur me emrin Al Farabi. Ai lindi rredh vitit 872 ne Farab (dirkur pjese e halifatit Abasid) sot eshte pjese e Kazakistanit dhe vdiq rreth vitit 950 ne Damask te Sirise.  Farabiu eshte nje nga figurat e shquara te filozofise islame. Nder veprat me te njohura te tij jane: "Al Medine el Fadil" dmth: "Qyteti i virtytit , i bekuar" , "Kitabul al ihsa al ulumi" "Klasifikimi i dijeve shkencore" etj. 

Tuesday, September 23, 2025

Shkolla "Muze" Migjeni , Pukë - vite me parë


Kjo eshte shkolla ne te cilen ka dhene mesim Migjeni . Poeti Millosh Gjegj Nikolla ka ardhur ne Puke ne vitin 1937 pas transferimit qe ai vete kerkoj dhe filloi punen ne kete shkolle si mesues per nxenesit e fillores. Gjate qendrimit ne Puke ai u frymezua dhe shkroi: Legjenda e Misrit , Bukuria qe vret , Zeneli etj.

Millosh Gjegj Nikolla lindi me 28 tetor 1911 dhe vdiq me 26 gusht 1938.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Friday, September 19, 2025

Katër fakte që Ebu Hurejre r.a. i përmend me çudi


Nje here Ebu Hurejre r.a (1) ka thene: "Jane kater fakte vertet te çuditshme ne bote:
1. Kur'ani qe ndodhet ne kujtesen e mizorit
2. Xhamit pa namaz qe ndodhet ne nje zone myslimane
3. Kur'ani (Mus-haf) qe qendron i varur ne murin e nje dhome shtepie , por qe nuk lexohet
4. Njeriu i mire qe jeton mes nje grupi njerezish te keqinje
." (Dejlemi)

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
1. Ebu Hurejre r.a: Eshte nje nga sahabet (shoket) e Profetit Muhammed a.s. dhe eshte i njohur si nje nga sahabet me kujtesen me te forte. Pas vdekjes se Profetit Muhammed a.s. ai u mor ne memorizimin e haditheve dhe transmetimin e tyre, duke u shenuar si nje nga transmetuesit me te njohur te haditheve (thenieve te profetit a.s.) Vete eshte me origjin nga Jemini dhe vdiq ne vitin 59 te Hixhrit (pra 679 gergorian) kur ishte 78 vjec dhe varri i tij eshte ne Medine.
Thuhet se u quajt Ebu Hurejre si te thuash: Njeriu i maces , pasi ai mbante me vete nje mace, dhe nga kjo e quajten Hurejre.

Wednesday, September 17, 2025

Zemra e ftohta nuk ua dine vleren - Mevlana


"Kthehu mbrapa shpiriti im, mos harxho kohen tende me zemrat e ftohta. Ata nuk e dine vleren tende."

(Mevlana)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Thenie

Lexoni artikull qe lidhet me kete thenie: I vlersojme miresit qe kemi ?


Të thuash të vërteten pavarësisht pasojave - Gazali



"Problemi nuk qendron ne njohjen e se vertetes , por ne thenien e saj pavaresisht pasojave."

(Imam Gazali)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Munde te lexoni me shume duke klikuar: Thenie 

Tuesday, September 16, 2025

I vlersojmë mirësit që kemi ?

"Nje burre hip per here te pare ne anije. Kur deti filloi te trazohet dhe dallget te rriten, frika e pushtoi aq shume saqe nuk pushonte se bertituri. Kapiteni i anijes u lodh nga ai dhe tha: Beni çmos qe ta qetesoni ate burre! Stafi u mundua , u mundua por pa asnje rezultat.
Ne anije qellon te ishte nje njeri i ditur , i cili i thote kapitenit: Nese me lejon mund ta qetesoj une!
Pasi kapiteni pranoi, njeriu i ditur i afrohet burrit qe bertiste dhe e hedh ne det. Per ta shpetuar ai filloi te bertas edhe me shume pasi po shikonte vdekjen me sy. Pas disa çastesh njeriu i ditur e terheq perseri ne anije. Burri i lagur, sapo u ul serish ne anije, u qetesua dhe nuk bertiste me.
Njerzit u habitn dhe pyeten: Si ndodhi kjo? Njeriu i ditur tha: Ky njeri nuk e kuptonte vleren e anijes derisa shikoi vertet vdekjen me sy, ndaj kur u vendos perseri ne anije e kuptoj vleren e saj."

Mesazhi: Ashtu si ai burre , shpesh nuk ua dime rendesin gjerave qe kemi prane, derisa ato te mos jene me. Ndaj, le ti vlersojme sot , dhe jo neser!

Mevlana thote: "Kthehu mbrapa shpiriti im, mos harxho kohen tende me zemrat e ftohta. Ata nuk e dine vleren tende."


Pergatiti
Gezim KOPANI



Ju mund te lexoni: Ndodhi 

Saturday, September 13, 2025

Shënjat e rëneis së një shoqërie dhe shteti - Ibn Haldun

Libri Kitabul Ibra i Ibn Haldun 

"...Kur shtetet shemben , frika mbizoteron dhe njerezit kerkojne strehim. Çudirat shfaqen, perhapen thashethemet, miqt behen armiq dhe armiqte behen miq. Genjeshtra behet me e forte, ndersa zeri i se vertetes dobesohet. Shfaqen fytyra te çuditshme, ndersa fytyrat e njohura zhduken. Endrrat behen te pakta, shpresa vdes dhe te mençurit ndjehen me te tjetesuar. Tiparet e fytyres humbasin.
Zeri i te mençurve mbytet ne zhurmen e predikuesve dhe ne garen per perkatesine. Te gjithe mbeten ne nje gjendje vigjilence dhe pritjeje. Situata kthehet ne projekte te mergimtareve dhe atdheu behet stacion nisjeje. Vendet ku jetojme behen valixhe, shtepite kthene ne kujtime dhe kujtimet kthehen ne perralla!"

(Ibn Haldun (1) ne librin e ti te famshem Kitabul Ibra dhe ne El Mukaddime dmth ne hyrje te tij nder te tjera shkruajti kete pjese te siper shenuar) (2)

Pergatiti
Gezim KOPANI



__________
1. Ibn Haldun lindi 27 maj 1332 ne Tunizi dhe vdiq ne Egjipt 17 mars 1406.
2. Kitabul Ibra eshte vepra me e madhe e Ibn Haldun. Eshte e njohur El Mukaddime e cila quhet nder hyrjen me te fashme qe nje autor libri ka bere. Aty ai jep mendimet e tij mbi sjelljen e: shoqeris , shtetit etj. Ne kete liber ai flet mbi historin e arabeve, persve, grekeve, romakeve, turqve etj. Libri i ti eshte konsideruar si nje nga enciklopedit e medha historike te trajtuara ne kohen e tij.

Friday, September 12, 2025

Mesazhet e Profetit Muhammed a.s. dhënë nga hutbja e xhumasë


Muhammed a.s


Pas disa ditesh mikpritje te Profetit Muhammed a.s. ne Kuba (1), profeti Muhammed a.s. diten e xhuma niset per ne Medine. Ne kohen e drekes ndaluan ne vendin e quajtur Ranuna. Ne kete vend Profeti a.s. mbajti hytben e xhumas. Ne kete kohe u be obligim falja e namazit te xhumas. Gjate hytbes nder te tjera Profeti Muhammed a.s. tha:

"O njerez! Para se te vdisni, pendohuni (beni tevbe). Sa te keni mundesi , beni pune te mira. Rregulloni marredheniet tuaja me Allahun duke dhene sadaka hapur dhe fshehuarazi, e te permendi sa me shume Allahun. Nese do veproni keshtu, do ju vije furnizimi (bereqeti), ndaj ndihmoni dhe arrini te siguroni gjerat qe nuk keni mundur ti siguroni!
Dijeni se Allahu xh.sh. , ne kete muaj te ketij viti, ne kete vend, e ka bere te detyrueshme faljen e namazit te xhumas , dhe do jete keshtu deri ne kiamet. Sa te jem gjalle, por edhe pas vdekjes time. Kushdo qofte qe ka shikuar imamin qe fal xhuman dhe e le pa fal xhuman , nuk do te kete kurre te mirat e Allahut xh.sh, po ashtu nuk do kete sukses ne punen e tij. Nje i tille nese pendohen (pse nuk e ka fal) atehere Allahu pranon pendesen e atyre qe pendohen sinqerisht!
O  njerez! Sa te jeni gjalle , pergatituni per jeten tuaj ne boten tjeter. Padyshim , secili nga ju ka per te shijuar vdekjen dhe ka per ta lene familjen pa pergjegjes. Pastaj Allahu, pa ndermjetes do pyes ne diten e llogaris:
A nuk ju erdhi i Derguari im dhe ti beri te ditura urdherat e mia? Te dhash ty mall , pasuri e bereqet, te bera shume te mira , po ti çfare bere per veten tende? Çfare solle me vete?
Secili njeri kur ti behet kjo pyetje do shikoj ne te djathten dhe ne te majten e tij, dhe nuk do shikoj gje, dhe kur te shikoj para nese nuk ka qene prej adhuruesve te Allahut xh.sh do te shikoj zjarrin (xhehenemin), por nese ka adhuru Allahun xh.sh. do shikoj parajsen (xhennetin).
Ndaj, keni kujdes ! Kush te jete i zoti per te bere nje te mire qofte edhe sa nje gjysme hurme, ta bej dhe te shpetoj nga zjarri. Kush nuk ka mundesi te bej as kaq, atehere te pakten te thote fjale te mira, sepse per nje te mire do shperblehesh nga dhjete deri ne shtatedhjete fish sevap."
Ne pjese e dyte te hytbes pas falenderimit qe i beri Allahut xh.sh , deshmis , dhe vlersimit te fjales se Allahut xh.sh. Kur'anit te bekuar , profeti Muhammed a.s. ju drejtua te pranishmeve (xhematit):
"Duajani ate qe Allahu xh.sh. do! Mos u merzit se lexuari fjalen e Allahut xh.sh (Kur'anin) dhe se permenduri (dhiker) Allahun xh.sh! Fjala e Allahut te mos ju ngushtoje zemren, sepse ajo fjale dallon dhe zgjedh ajken e çdo gjeje, tregon punet e dobishme, flet per profetet, robt me te zgjedhur , duke permendur ngjarjet me te mira te tyre, shpjegon se çfare eshte hallalli (e lejuara) dhe se çfare eshte harami (e ndaluara). Vetem Allahun adhurojeni dhe mos i beni shirk (ortak). Vertet ruhuni prej shirkut. Gjuhen ta perdorni per pune te mira. Duhuni mes vete me ane te fjales se Allahut. Duhet ta dini pa asnje dyshim se Allahu e ndeshkon ate qe prish marreveshjen. Paqja e Allahut qofte mbi ju!"
(Ibn Maxhe, Ibni Hashim, Bejhaki,)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ju mund te lexoni: Jeta e profetit Muhammed a.s. 


_______
Kuba: Ne kete vend profeti Muhammed a.s. ka qendruar per rreth katermbedhjete dite si mik ne shtepin e bijve te Amr bin Avf. Gjate ketyre diteve u ndertua xhamia e njohur e Kubes. Ne ndertimin e kesaj xhamie mori pjese edhe vete Profeti Muhammed a.s. Ai banoreve te Kubes u kerkoi qe ti sillnin nje gure, dhe pasi ia sollen Profeti Muhammedi a.s. e vendosi gurin ne drejtim te Qabes se bekuar. Kete gje ia kerkoj edhe Ebu Bekrit r.a. dhe Omerit r.a. Per faljen e namazit ne kete xhami , Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe ne shtepi merr abdes mir dhe bukur dhe pastaj shkon ne xhamin e Kubes per te fal namaz ne te, ai per kete veprim do kete shperblim e umres." (Ibn Maxhe)
Kjo xhami eshte permendur edhe ne Kur'an ku Allahu xh.sh. thote: "...Nje xhamie cila qe prej dites se pare (hixhreti per ne Medine) eshte themeluar ne respekt ndaj Allahut xh.sh..." (Et Tevbe, 108)

Kush e zbulon njeriun e vertet ? - Aliu r.a



"Autoriteti , fuqia dhe pasuria, nuk e ndryshojne njeriun. Ato thjeshte zbulojne cili eshte ai ne te vertet." 
(Aliu r.a.)

Gezim KOPANI


Mund te lexoni thenie te tjera duke klikuar: Thenie 


Çfarë ka thënë shkrimtari dhe poeti i njohur G.Wells për Profetin Muhammed a.s ?


"Muhammedi a.s. e beri haxhin e lamtumires, nje vit perpara vdekjes. Me ate rast mbajti para popullit, fjalimin madheshtor. Gjeja e pare, te cilen e shpalli te pavlefshme ishte vjedhja dhe plaçkitja, si dhe hakmarrja dhe gjakderdhja. Ne pjesen e fundit te fjalimit, solli parimin e barazise se plote, ne mes nje muslimani me ngjyre dhe halifit (Udheheqesi). Kjo, me vone ndikoi ne veprimtari te drejte fisnike dhe kaliti njerezit me frymen e fisnikerise dhe tolerances. Ishte ky, nje realizem shume i larte, qe arriti te ndertohet ne jete. Keshtu, u themelua nje shoqeri, me me pak totalitarizem dhe me me pak padrejtesi shoqerore, se cilado shoqeri tjeter e mehershme."

(H.George Wells - Shkrimtar dhe poet i njohur Anglez)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Pa mendo...


"O i varfer, o lypes i shushatur, ti s'je ashik;
Jehon si mal pa ditur ç'eshte dashuria ne Zot...
Pa mendo: A jep ze mali vetvetiu? Ajo
Eshte jehona e nje zeri tjeter reflektuar tek ti...
O imitues, fjala jote, jehones prej tjeterkujt;
As fjalet , as sjelljet e tua s'jane te tute...
Edhe zemerimi, edhe kenaqesia jote jane
Reflektime nga te tjeret, si te jesh rrufjan...
Perpiqu qe fjala qe thua , te jete e jotja,
Te tregoje per ty; fluturo me flatrat e tua...
Fjala qe s'mbeshtetet ne frymezimin hyjnor,
Eshte nga egoja, si dheu qe ngrihet e behet pluhur..."

(Mevlana)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Monday, September 8, 2025

Urime vitin e ri shkollor 2025 - 2026 !


Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollore 2025 - 2025, i uroj suksese te gjithe nxenesve, dhe veçanarisht ayre qe sot ulen per here te pare ne bankat e shkolles dhe atyre qe vijojne rrugetimin e dijes.
Ky vit nis me nje realitet edhe me te dhimbshem ; gjithnje e me pa zera femijes degjohen ne oborret e shkolalve tona. Kur kujtoj se vetem disa vite me pare, vetem ne mesimin e besimit ne xhamin e Pukes kishim mbi 170 nxenes, sot, po aq numerohen ne shkollen e qytetit. Nje shenje alarmante e shpopullimit qe prek zemren e shoqerise tone.
Eshte koha qe institucionet vendore dhe qendrore te ndermarrin hapa te menjehershem per te kthyer shpresen, per te forcuar mireqenien dhe per t'u dhene qytetareve, veçanarisht te rive, prinderve dhe femijeve arsye te prekshme per te qendruar prane vendlindjes se tyre dhe Atedheut tone te dashur!
Le te punojme per te ardhmen, sepse e ardhmja eshte ne bankat e shkolles, ne syte e femijeve tane.

Gezim Kopani 


Wednesday, September 3, 2025

Në përkujtim të Mevludit , ditëlindjes së Profetit Muhammed a.s.


Sonte me, 03 shtator 2025 ne xhamin e Koder Hanit Puke sebashku me xhematin perkujtuam Mevludit , ditelindjen e Profetit Muhammed a.s. Ne nje thenie te tij, profeti Muhammed a.s. thote:
"Me i miri prej jush , eshte ai qe eshte me i dobishme per njerezit!"
Te jete kjo thenie udherrefyese ne jeten tone!

Gezim KOPANI 











Tuesday, September 2, 2025

Vizite ne fshatrat e Njesise Administrative Blerim , Fushe Arrez - Puke


Sot , 2 shtator 2025 zhvillova nje vizite ne Njesin Administrative Blerim te Bashkise Fushe Arrez. Gjate vizites, edhe nje here tjeter shpreha mirenjohjen time per banoret dhe jo vtem, qe per dite me radhe u perballen me zjarrin, duke luftuar per shuarjen e tij, ne mbrojtje te jetes se baonreve, pronat etj.
Ne perfundim te vizites shperndam edhe disa pako me ushqime.

Gezim Kopani