"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past Rahmet!
Osman Hoxha e Bram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!
(Marr nga "Visaret e Kombit, vll,IV.Tirane 1939, fq.58-59)
Osman Hoxha ishte imam i Myftinise se rrethit te Pukes per fshatrat Kulumri, Xathe dhe Flet.
Baram Haziri ishte myezin i xhamis se fshatit Kulumri dhe shume here shoqeronte imam Osman Hoxha.
Osman Hoxha dhe Baram Haziri me 12 nentor te vitit 1912 luftuan ball perball me ushtaret serb . Sapo divizioni serb me emrin famkeq "Drina" arriti tek mulliri i Fletit, imam Osman Hoxha qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit, u vuri pushken. Ne vend vrau tre ushtare serbe.
Fshati Flet ndodhet ne rrethin e Pukes dhe banohet nga mysliman dhe katolik. Eshte fshat i njohur pasi aty ka pas kaluar edhe "udhmadhia"
Shenim: Kete publikim e bera si kujtese qe te mos harrohen ngjarjet e Serbeve kur ata kan hyre ne teritorin e rrethit te Pukes, pasi ata u rishfaqen serish ne ndeshjen Serbi-Shqiperi 14.10.2014
Pergatiti: Gezim Kopani
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
October 17, 2014
Krenar qe jam Shqiptar !
Thellesisht shpreh keqardhje per ate qe ndodhi ne stadiumin e Partizanit te Beogradit, ne ndeshjen Serbi-Shqiperi. Serbia edhe nje here e tregoi fytyren e saj. Cfare vlen ajo reklama e UEFA "Stop Racizmit?" Nje respekt te vecante dhe te shtuar dy lojtareve te Kombetares sone Xhakes dhe Liles te cilet nuk lan flamurin e "Shqiperise se Madhe" per te rene ne toke.
Krenar qe jam Shqiptare!
Krenar qe jam Shqiptare!
October 12, 2014
Dashuria ndaj Atdheut urdhër nga Krijuesi i Gjithësisë
Eshte pikerisht Myftinia e Pukes e cila hapi dyert e saj per trimat pukjan te cilet luftonin ne mbrotjen e Atdheut. Kjo levizje e Myftinise Puke nuk erdh spontalisht, por krejt natyrshem pasi feja islame thote: "Njeriu ka per detyre te luftoj per keto gjera: 1.Mbrotjen e Atdheut, 2.Mbrotjen e nderit, 3.Mbrotjen e familjes, 4.Mbrotjen e pasurise..."
Edukimi i hoxhallareve pukjan me keto mesime kaq te shenjta, beri qe nje dite te zbatoheshin. Hoxhallaret pukjan ne vitet 1880 deri 1940 kan qene nje nder pikat kryesore ne mbrotje te Atdheut. Hoxhallaret pukjan nepermjet nxenesve te tyre, te cilet tashme te rritur e te edukuar ne frymen familjare dhe Atdhetare, ishin gati te mbronin Atedheun i cili po perballej me kercenime te ndryshme.
Per realizimin e kesaj ne disa raste hoxhallaret ne Mejtepet e fshatrave si Kabashi, Qerreti etj te strehonin trimat pukjan. Nuk munguan rastet kur hoxha te merrte pjese edhe vete ne keto levizje sic eshte rasti i Lidhjes se Prizrenit.
Perveç kesaj kleriket mysliman pukjan nepermjet Myftinise Puke u mor vendim qe: "Ne Mejtepet e Pukes perveç lendeve islame, te mesohet shkrim e lexim i gjuhes shqipe."
Ky qe nje vendim i veshtir dhe shume i rendesishem per pukjanet dhe zonen e Pukes. Sipas arkivit te Myftinise Puke, si dhe besimtare te ndryshme mysliman kemi se:
"Nga mejtepet qe administronte Myftinia e rrethit Puke nga viti 1900 deri ne vitin 1936, brenda 36 vitesh kan mesuar shkrim e lexim ne gjuhen shqiper afersisht: 550 nxenes. Nga keto 456 djem dhe 63 vajza." Sipas te dhenave gojore dhe te atyre pak nxenesve te ngelur gjalle kemi kete pasqyr:
1.Mejtepi Koderhani Puke 170 djem, 18 vajza
2.Mejtepi i fshatit Qerret 100 djem, 15 vajza
3.Mejtepi i fshatit Kabash 80 djem, 13 vajza
4.Mejtepi i fshatit Micoj 30 djem, 7 vajza
5.Mejtepi i fshatit Iballe 50 djem, 8 vajza
6.Mejtepi i fshatit Kulumri 25 djem, 2 vajza
Siç shikohet, Mejtepet ne keto vite ishte nje nder bazat per arsim e dije. Numri i madh i nxenesve qe moren mesim ne keto Mejtepe pa diskutim eshte fale punes qe benin hoxhallaret e rrethit te Pukes ku permend:
1. Hoxhe Sadik Prishtina; i cili ishte hoxha i pare ne rrethin e Pukes pas hoxhallareve Turq qe rinderoi Mejtepin e fshatit Kabash i cili ka qene ball perball me Xhamin e fshatit Kabash. Mejtepi ka pas nje dhome te vogel per mesim pasi pjesa tjeter perdoresh edhe per hoxhen. Mesimet ne mejtepin e Kabashit jane vazhduar regullisht. Nga rezultatet e medha qe pat Mejtepi i Kabashit beri qe perveç femijeve te fshatit Kabash te regjistroheshin ne te por edhe femije edhe nga fshatra te tjeres si: Meçe, Buhoti, Lajthiza etj.
2. Zenel Hoxha; nepermjet detyres qe kishte ne ate kohe si Myfti i rrethit te Pukes, vemendje te veçante i kushtonte takimeve me njerezit por nuk linte pas dore Xhamin dhe Mejtepet, sidomos Mejtepin e Pukes, Qerretit dhe Kabashit.
3.Asllan Hoxha; si nje imam i rregullt ne xhamin e Rrypes dha kontribut edhe ne Mejtepin e Pukes duke u dhene mesime islame femijeve pukjan. Prej Asllan Hoxhes mesuan edhe nxenes te cilet me vone u bene imam dhe myfti.
4.Pa dyshimm kontribut te veçante ne Mejtepet e Pukes ka dhene edhe imam Shaban Rexha i cili ndertoi Mejtepin e fshatit Micoj dhe me vone edhe shkollen e pare shqipe te miratuar nga Ministria e Arsimit ku u be edhe mesues.
5.Kontribut te paçmuar ne mesimet e fese islame dha edhe imam Qazim Nushi. Ai duke sfiduar veshtirsite e kohes, arriti te kryente per 33 vjet punen si Imami i xhamise Qerret dhe si mesues te Mejtepit te fshatit Qerret. Ne kete kohe numeroheshin rreth 20-100 djem te regjistruar ne kete Mejtep.
Osman Hoxha (1847-1912) |
Kontributi i Myftinise se rrethit te Pukes dhe hoxhallareve pukjan eshte nje rast i veçante dhe shembull per tu ndjekur me qellim; nxjerrjen e brezave Atdhedashes, imam, mesues, ekonomis, mjek etj.
Ne vende te tjera, raste te tilla mundohen ti krijojne artificialisht, ndersa ne i kemi ketu dhe nuk u japim vendin e duhur. Nuk gjendet nje shkolle apo qerdhe, rruge me emrin e tyre.
Sado qe njerezit ti kalojne ne heshtje, veprat madheshtore qe kan lene hoxhallaret pukjan, nuk do harrohen pasi edhe sot qe ne po zhvillojme kete seminar mund tju informoj me saktesis se nga viti 1993 deri ne vitin 2012 jane mbi 900 femije (nxenes) pukjan qe kan marr kulturen e larte te fese islame, mesimet e gjuhes angleze, informatike, turqisht e rrobaqepsi, veçanerisht ne qytetin e Pukes. Kot qyteti i Pukes nuk eshte kaq i qet, i embel dhe i bukur pasi ne te jetojne njerzit tane, besimtaret tane, familjet tona qe nuk harrojne fen dhe Atedheun.
Do kisha shume per te thene, por koha eshte kufizuar, duke ju falenderuar per vemendjen!
Pergatiti
Gezim Kopani
___________
Shenim: Kjo kumtes eshte mbajtur ne seminarin qe Myftinia Puke zhvilloi me date 25 nentor 2012 ne kuader te 100 Vjetorit te Pavaesise.
Subscribe to:
Posts (Atom)