Skip to main content

Kanaci , Veshja tradicionale e Kabashit

Kanaci i Kabashit-Puke

Sa i takon kostumologjise ne zonen e Pukes ato ndahen ne: Veshjet e Kabashit, Komanit dhe Pukes. Ne veriun e Shqiperise nder veshjet me te vjetra renditet " Kanaci " i Kabashit te Pukes. Kanaci vishet nga grat myslimane. Ne vetvete kanaci tregon respektin qe zona kishte guran duke nxjerr ne pah lirin dhe bukurin e tyre. Kushdo qe zinte miqsi me fisin e Kabashit me krenari thonin: "Jam mik ne Kabash!" Po ashtu thonin edhe nipat e kabashit duke thene: "Jam nip Kabashi!"
Po ashtu kanaci tregon per aftesin qe grat dhe vajzat e Kabashit kishin ne punimin me dore duke i renditur ato si grat me artizane ne trevat shqiptare. 
Sipas Prof. Xhemal Meçit fjala "kanac" vjen prej fjales "kanë"(1), e cila vjen per shkak te ngjyrtes se kuqe qe lyhej kanaci. Edhe sot ngjyrimi me te kuqe ne Puke e quajne "kanë". Po ashtu pergatitja e nuses ne Puke quhet kanagjegj.(2) Ne fillimet e veta Kanaci perbehej nga leshi dhe ishte me shume pal te vogla. Ne pjesen e sipermev grat vishnin kemishen e quajtur xhupeta ndersa si fund vishnin Kanacin i cili ne bel fuste brenda pjesen e kemishes. Kanaci eshte veshje ceremoniale si; fejesa, dasma dhe festa. 

Sipas tradites popullore kemi dy lloj kanacesh:Kanaci i Plote dhe Gjysem Kanaci.
 
1. Kanaci i Plote eshte i njohur ndryshe si "Kanaci Rrotull" ose Kanaci i Gjanë me palë. Kanaci i gjane vishej siper kemishes dhe ne pjesen e sipermeve i shtohej nje gjalme leshi qe sherbente per ta shtrenguar mesin. Te dy anet e kanacit ishin te paqepura vec hidheshin mbi njera tjetren duke e bere kete veshje shume te veçante. Nje tjeter veçori e kanacit te Kabashit jane edhe palët.
Ne fund te kanacit vendoset nje dantelle e thjeshte. Ne fillim kanaci i plote apo kanaci i gjane ishte me ngjyre te kuqe dhe pa zbukurime. Rreth viteve 20-te ai pershkohej tejpertej me fije teli, te cilat formonin rombe te ndritshme. Per ti dhene shkeqlim kanacit, here heres i vendoseshin xixa me rruaza shumegjyreshe. Gjithe ky sfond mbyllej me nje shirit te punuar me grep , me fije mendafshi e ngjyre te bardhe.(3)
2. Gjysem Kanaci eshte veshur deri ne shek. XIX . Me pas kanaci u zhvillua duke mbuluar gjithe pjesen e poshtme te trupit.

Origjinen Kanaci e ka ne Kabash dhe vishet vetem nga grat myslimane te zones se Pukes. Grat myslimane i kushtonin rendesi te madhe kanacit , sidomos ne raste dasmash, fejese, me rastin e festave te Fiter Bajramit dhe te Kurban Bajramit. Nderkohe ne keto zona grat e besimit katolik kishin veshjen e quajtur "Kotull". (4) Edhe grat e besimit katolik sikurse ato myslimane , kotullen e vishnin vecanarisht per dasma por dhe ne rastet e festave. 

Si behet Kanaci?

Per te bere kanacin perdoren dy flete pelhure te leshte te ndeura ne vegje me kater lisa , me gjatesi 3 m, dhe gjersi 30 com, te cilat qepen me dore me njera tjeteren. Nder punet me te veshtira ne berjen e kanacit eshte perkatitja e palave. Per te ralizuar ate ne cdo 2 cm perlhure kthehej nje pale dhe pershkohej me penj nga kreu deri ne fund. Pasi perfundonte kjo, pelhura e mbledhur nga qepja vendosej ne nje en te rrafshet me uje te valuar, ku qendronte per disa ore rresht. Keshtu kryhej edhe palosja, me pas ngjyrosja me bote te kuqe ose kafe dhe lihej per nje kphe te gjate te thahet ne hije. Me pas i qendisin fijet dhe ishte i gatshem per perdorim.
Sipas prof. Xhemal Meçit kemi: "Kanaci eshte nje peshtjellak i pergatitur ne vegje, i ngjeshur me pas duke formuar pale qe nuk i prishen kurre. Kanaci ngjyhej i kuq (te kuqen ne Puke e quajne kane), prandaj ka marre emrin Kanac."(5)
Veshja e Kanacati eshte veshje tradicionale e fisit te Kabashit, Puke. (6)

Pervec kanacit veshje tjeter e vecante eshte Xhupeta. Xhupeta eshte kemish e lete dhe e qendisur me zbukurime mjaft te bukura. Xhupeta eshte e shkurter me dy pal mangë dhe quhet veshje nusërije. Dy manget i ka me rrudha. Nga brylli deri tek nyja e dores eshte e qendisur bukur dhe me kujdes. Siper xhupetes (kemishes) vishet nje kemish tjeter e cila ne bel eshte me e gjere. Mbi kemishe vishet xhamadani ose jeleku, te cilet kane pothuajse te njejtin konfigurim me perjashtim te materialit, ngjyrave dhe zbukurimeve. Ne zonen e Pukes xhupeta dallon tek gjersia pasi ajo eshte me e ngushte dhe me valzime dhe jo aq e theksuar.


Shenim: Materiali eshte ne punim....
                                                                                                                                         Pergatiti
                                                                                                                                         Gezim KOPANI


Ne lidhje me traditen popullore te zones se Pukes ju mund te lexoni: 

Mikëpritja e Pukës - Oda Pukjane


_______
1. Kanë, eshte fjale turke, me te cilen kuptohet dita e zbukurimit te nuses.
2. Shpjegim i Gezim Kopanit
3. Nazife Sh. Ramadani "Dasma Pukajne", viti 2016
4. Shpjegim i Gezim Kopanit
5. Prof. Xhemal Meçi , "Puka qe ne lasteshi-2" Tirane, 2008 fq.24)
6. Shpjegim i Gezim Kopanit

Gezim Kopani me vajzen e tij e veshur me veshje
 tradicionale te Kabashit-Puke. Fotografi e vitit 2018

Popular posts from this blog

Fisi i Kabashit

Kabashi është vendbanim i lasht ë dhe deri n ë fillim t ë shek. XVII ka qen ë qendra m ë e r ënd ësishme ekonomike , politike , fetare dhe kulturore p ër mbar ë krahin ën e Puk ës. K ët ë e d ëshmojn ë: gjetjet arkeologjike q ë faktohen q ë nga shek. II-IV , Trase e Udh ës s ë Madhe q ë lidhej me Adriatikun e Shkodren me Dardanin ë dhe brigjet e Danubit, duke d ëshmuar se Kabashi  ësht ë vendbanim i lasht ë dhe kishte qytez ë q ë n ë kohen romake. Po ashtu Kalaja Qytez ë , Kalaja e Zbubit , Kalaja e Boks me sarajet e Lek ës ku kan ë sunduar fiset: Ziu, Blinisht dhe Principata Dukagjini. I pasur n ë aspektin gjeoetnologjik me nj ë tok ë ku prodhohen: Rrush, arr ë , moll, dardh ë, qershi, man, thana, g ështenja aq sa formohet pyll ë me g ështenja, si dhe shume fruta pylli si: boronica etj. Po ashtu vend i p ërferuar p ër bletarin ë. Deri n ë shekullin XX blektoria ka pasur mjaft zhvillim ku jan ë num ëruar dhjetra kope t ë m ëdha , aq sa nuk kishte kullot ë q ë t ë plot ësonte ushqim...

Si u krijua bota ?

Si fillim duhet te sqaroj se çdo gje qe dim dhe nuk dim, e dukshme apo jo, frymore apo jo ose forma te tjera qe nuk dim, kane nje Krijues te Vetem, pra Krijuesin e  Gjithesise Allahu xh.sh. Allahu xh.sh. eshte Nje, Allahu eshte Ai qe çdo krijes i drejtohet. Allahu nuk ka lindur kend dhe Allahu nuk eshte i lindur, dhe me Allahun askush nuk eshte i barabarte. (Kur'an surja El Ihlas) Allahu nuk ka as fillim dhe as mbarim.  Si u krijua bota ? Pas as me te voglin dyshim krijimi i botes (gjithesise) dhe i çdo gjeje qe dim dhe nuk dime eshte krijuar nga Allahu Fuqiplote. Ne librin e bekuar Kur'nin fisnik Allahu xh.sh. thote: " Allahu eshte krijues i çdo sendi dhe Ai eshte mbikqyeres ndaj çdo gjeje ." (Ez Zumer ; 62)  Nga hadithet e profetit Muhammed a.s. mesojme se kater gjera Allahu xh.sh. ka krijuar vet; 1. Arshin , 2. Kalemin , 3. Xhennetin Adn dhe 4. Krijesat e tjera i ka krijuar me fjalen " Kun fejekun ", dmth; Allahu ka urdheruar duke thene: " Behu,...

Xhamia e Kodër Hanit , vend falje dhe kuvendi

Xhamia Kodër Hani - Pukë  Tregojne te paret se rreth vitit 1836 rreth 30 barinje te armatosur nga nje fshat tjeter paskan fut 300 dhi ne kullotat e Terbunit . Per kete pukjanet iu ankuan Ali Ags e Halil Laçit. Keto te dy vendosen qe diten e diel te qojne ne fshatin qe kishin fut baktit ne Terbun per ti pyet; Pse i kishin hy ne Terbun? A ju kemi gja borxh ? Gj..D i paska thane: Kam hy me 30 pushke te gjata ! Puka priti diten e festes se Bajramit ku mblidheshin katundet fqinje per te fal bajramin ne xhamin e Koder Hanit, dhe mbasi perfundun dhe dolen nga xhamia u kuvendun (1) per ate qe kishte ndodh, U vendos qe te bashkohen e te mbyllet kjo pune pa gjakderdhje. Iu ban Pukes 420 pushke , aq sa kishin ardh ne xhami.  Si iu afruan vathit qiten perpjete te gjithe njeheresh. Ushtoi bjeshka prej pushkeve. Çoban kishin mbet pak pasi kujtonin se nuk do vinin diten e festes se Bajramit. Ata çoban qe kishin mbet iken dhe lan bagetin vetem. Puka mori pre çoban e bjeshkatar bashke me...