Saturday, November 7, 2026

Kasollja e vogel dhe nje mesim i madh per jeten


Profeti Nuh a.s. mendohet se ka jetuar rreth 950 vjet. Ai si shtepi te tij kishte nje kasolle shume te vogel, aq sa kur flinte kembet i dilnin jasht. Kur i erdh meleku i vdekjes per tia marr shpirtin , Nuhu a.s. tha:
Po ta dija se jeta eshte kaq e shkurter, nuk do ta kisha ndertuar as kete kasolle.(1)
Ndersa ne nje tresnmetim tjeter thuhet se meleku i vdekjes e pyet Nuhun a.s. se si i eshte dukur jeta ne kete bote? Nuhu a.s. i eshte pergjigjur: "Si nje shtepi me dy dyer; hyra nga njera e dola nga tjetra."

Pergatiti
Gezim KOPANI

________
1. Ne librin Kitab ez Zuhd te Ibn Ebi Dunja qendron keshtu. Thuhet se Nuhu a.s. ndertoi nje shtepi prej kallamishteve. Kur e pyeten perse nuk nderton nje shtepi me te mire , ai u pergjigj: "Kjo eshte shume per ate qe do vdes"

Ju mund te lexoni me shume duke klikuar: Jeta e profetit Nuh a.s.



Friday, November 6, 2026

Te folmen e kan te bukur, por zemren e kan bosh


"Shikoj njerez , por nuk shikoj njerzilletk, degjoj zera, por nuk gjej dike me te cilin mund te flas; te folmen e kan te bukur, por zemren e kan bosh." (Hasan el Basri r.a.) (1)



__________
1. Hasan el Basri lindi gjate halifatit te Omerit r.a. , ne vitin 642 (e.r) ose rreth 10 vite pas vdekjes se profetit Muhammed a.s. dhe vdiq ne Irak ne moshen 86 vjecare. Ai u rrit ne Medine dhe ishte nxenes i sabaheve. Rreth moshesh 12 vjecare u be hafiz i Kur'anit te bekuar. Pas perfundimit te studimeve etj ai kalon ne qytetin e Basras te Irakut ku u be figura kryesore e dijetave islam. Po aty, ai dhe mesime mbi: Tefsirin, Hadithin dhe Fikun. Per nje kohe sherbeu edhe si Gjykates (kadi). Gjate jetes se tij i atribohet asketizmi Zuhdi , mistike. Pat mos marveshje jo te vogla me drejtuesit zyrtare te Emevive , sidomos me Haxhaxh ibn Jusufin i cili ushtronte qeverisje shume te ashper dhe te padrejte.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Monday, October 26, 2026

Puka përjetëson në hapësirat publike trashëgiminë fetare islame dhe atdhetare

Me rastin e perurimit te Memorailit kushtuar Myftiut te pare pukjane
Hoxh Puka Musa Et'hem Dizdari Fotografi e bere me date 24 tetor 2026


Ne nje atmosfere entuziazmi , ne qytetin e Pukes u zhvillua ceremonia e emertimit te rruges se xhamise se Koder Hanit , te rruges se xhamise se qytetit te Pukes, si dhe te Memorialit kushtuar Hoxhe Pukes Musa Et'hem Dizdari, Myfti i pare vendas gjate viteve 1833-1883, dhe Atdhedashes.
Keto emertime u miratuan zyrtarisht nga Keshilli i Bashkiak dhe Bashkia Puke, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, pas propozimeve te paraqitura nga Myftinia Puke.







Saturday, October 24, 2026

Vlerësim dhe nderim për figurat fetare dhe trashëgiminë islame të Pukës

Sot, 24 tetor 2026, ne qytetin e Pukes u zhvillua nje simpozium kushtuar kontributit te ish Myftiut te Pukes Musa Et'hem Dizdari (Hoxhe Puka), myfti gjate viteve 1833-1883; nderimit pas vdekjes me titullin "Qytetar Nderi" i Bashkise Puke te imam Adem Ademit, si dhe veprimtarise fetare e sociale te xhamise se vjeter te Koder Hanit dhe te xhamise se qytetit te Pukes.
Aktiviteti u nderua me pjesmarrjen e: N/Kryetari te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Lauren Luli, , Myftiu i Pukes Gezim Kopani , Kryetari i Bashkise Puke z. Rrok Dodaj, perfaqesuesi i komunitetit katolik z. Dod Marinaj, deputetit ne Kuvendin e Shqiperise z.Shkurt Lasku, kryetarit te Keshillit te Bashkise Puke z.Gjon Gjoka, N/Kryetarit te Bashkise Puke z. Ferit Ringaj , femiljareve te imam Adem Ademit te kryesuar dajli i tij z.Arlind Ademi, Dr. Ramiz Zekaj, te drejtuesve te fondacioneve dhe shoqatave si: Korab Kaja, Ridvan Seferaj , Bashkim Fejzo , te forcave politike, studiues, intelektual dhe besimtar.
Simpoziumi sherbu si nje mundesi per te vlersuar figurat e shquara dhe per te ruajtur kujtesen historike e trashegimine fetare te qytetit te Pukes,
Aktiviteti u moderua nga gazetarja e nderuar Sara Demushi !

Gezim KOPANI