May 08, 2013

Në fshatin Kabash të Prizrenit

Ferit Kabashi dhe Gezim Kopani
(Fotografi e vitit 2013, Korishë - Prizren)

Ne gjithe Kosoven eshte i njohur fshati Kabash i Prizrenit, kryeisht kjo per dy arsye; a). Per dashurin ndaj Atedheut b). Ishin ba te pasur si dhe per ndisa ngjarje te ndodhura me personazh Haxhi Rruste Kabashin (1835-1910). Pervec fshatit Kabash te Prizrenit te cilet sot ndodhen me banin ne fshatin Korisht, ka Kabash me origjin nga Kabashi i Pukes, Shqiperi edhe ne shume vende te tjera si: Prizren (Kabash, Korish), Viti (ka nje fshat apo lagje me emrin Kabash), Istog ne fshatrat Gurrakoc dhe Tomoc, Skenderaj , Anamoravë, Kllokot, fshati Polac, Kaçanik etj.
Viziten e pare ne shtepin e Ferit Kabashit e bera ne vitin 2009 me rastin e promovimit te librit te prof. Xhemal Meçi me titull: "Kabashi, Puka qe ne lashtesi 2" ku pervec profesorit shoqerohesha me bashkeshorten Erjola Kopani, dajen Hasan Kapllan Laçi (kusherinje me Ferit Kabashin), Muharrem Furriku etj. Gjate promovimit te librit u njoha dhe bisedove me akademikun e njohur Prof. Dr. Mehmet Halimi ndersa nga Kabashasit u njoha me: Ferit Hysen Zenun Rruste Rexhep Bala Hasan Kabashin dhe djemt e Feritit Gazmend, Enver dhe Rifat Kabashin (Rifati eshte me banim ne Gjermani dhe ka firmen e tij te njohur emrin "Kabashi Gartenbau" Ingolstadt, Gjermani) si dhe shume pjestar te tjere te familjes se tij, per te vijuar me Xhemil Kabashin, Fisnik Kabashin etj.
Pas ketij viti, vizita dhe takime te shume kam zhvilluar ne fshatin Korisht te Prizrenit. Ne vitin 2013 i shoqaruar nga Ferit Kabashi dhe djemt e tij Gazmend dhe Enver Kabashi si dhe Prof. Xhemal Meçi dhe daja im Hasan Kapllan Laçi beme vizite fshatit Kabash, siper fshatit Korisht. Aty shikova shtepit e vjetra dhe tokat e te pareve te familjes Kabashi te vendosur aty pas emigrimit nga fshati Kabash i Pukes.
Origjina e Kabashit te Prizrenit, sot te vendosur ne Korisht eshte dokumentuar nga historianet se jane prej fshatit Kabash i Pukes. Pervec grumbullimit te kujteses nga te moshurit historianet jane bazuar edhe ne raportimin e Konsullit Rus ne Prizren Jastrabovi i cili ka shkruar: "Kabashet erdhen nga Puka aty nga vitit 1736, ndersa ne Puke (Kabash) erdhen nga nje fshat i jugut te Shqiperise i quajtur Kolonje dhe u vendosen ne Kabash te Pukes  rreth vitit 1500." 

Fotografi e bere me date 06 maj 2013 ne fshatin Kabash te Prizrenit. 
Ne fotografi jane: Prof. Xhemal Meçi(me kollare), me plis Ferit Kabashi, afer tij Hasan K. Laçi dhe ne kemb Gezim Kopani. 

Kujtesa popullore e gjithe zones se Pukes si dhe sot mbaj kujtim se: "Fshati Kabash i Pukes ka qen aq i popullur saqe maçet kalonin nga çatija ne çati." E permenda kete per arsye se; shume familje Kabashasish jane shpengulur nga fshati Kabash duke u vendosur ne stanet e vjetra te Kabashit siç jane te paret e mij te cilet u vendosen ne stanet e vjetra te Kabashit qe sot quhet fshati Meçe, ne Puke etj per te vazhduar me shpernguljet ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj, Lume, Novosej), Diber, Mat, Gramsh, Elbasan etj, dhe me se shumti u shperngulen ne Dardani (Kosove) si; Prizren, Viti, Istog (Gurrakoc, Tomoc), Skenderaj (Polac), Prigod, Kaçanik, Gjakove etj. 

Shperngulja apo emigrimi nga fshati Kabash i Pukes ka ndodhur kryesish per dy shkaqe; a). Shtimi i popullsis ne fshatin Kabash te Pukes beri qe toka te jete e pamjaftueshme dhe b). Per shkaqe hasmerije.
Sa i takon gjakut (origjines) se Kabashsave te Prizrenit ato jane te vllaznis se Hader Lekes prej fshatit Kabash te Pukes. Hadri Leka ka pas vella: Koke Leka (vellau i madh dhe i pari vendit), Qaf Leka dhe Lush Leka. Hader Leka thuhet se kishte pas dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Per shkak se Hadri u ba mysliman beri qe vellau i madh Koka ta ndjek Hadrin per ta vra, Hadri ishte nis per ne Dardani (Kosove), dhe tek Ura e Vezirit vellau i madh arrin ta ze dhe ta vras. Kur pleqt e Kabashit te Pukes mesuan per krimin e Kokes, mblodhen Kuvendin (Mexhlisin) dhe moren dy usule (vendime); 1. Nuk virtet vellau per shkak te nderrimit te fese dhe 2. Heqjen e Kokes nga paria e vendit. Ne vend te Kokes u vendos Qaf Lekës i cili ashtu sikurse vellau i tij Hadri u be mysliman duke ndikuar keshtu edhe tek familjet e tjera fisnike ne perqafimin e besimit islam.
I gjithe zingjiri i breznis se shtepise se Kabashit te Prizrenit kan qene dhe jane mysliman. Thuhet se te paret qe u vendosen ne Prizren ishte Ahmeti dhe Zenel Kabashi. Thuhes se ato erdhen ne Prizren rreth vitit 1730. Ne verilindje te Prizrenit, aty siper fshatit Korish, duke kerkuar per toke takojne nje Age vendas te quajtur Iljaz Aga prej te cilit i kerkojne toke per ta ble. Pas bisedimeve ran dakort qe te zejne toke aq sa ze mbjellja e nje kali grun (theken), por dy vellezerit u treguan te zgjuar dhe e mbollen aq rralle grurin saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri u rrit vjen Iljaz Aga i cili tha: Ju e paskeni zan gjith vendin. Dy buarrat e Kabashit than: Ne cfare te duash te bajm be se veç nje kal grure kemi mbjell. Iljaz Ages i perlqeu zgjuarsia e burrave te Kabashit dhe i la ne ate toke sic e kishin mbjell me grure, duke ruajtur me ta mardhenje shume te mira.  Nuk kalon shume kohe dhe Kabashasit nderoj ne lum 3 mullinje. Per shkak se te gjithe shkonin per te blur aty , ato u bene shume te pasur si dhe mullixhinje me emer, aq sa filluan te blej troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit.
Sot Kabashasit arrin te mbaj mend te parin e tyre i quajtur Hasani i cili kishte nje djal me emrin Bala qe u shtu me dy djem Rexhepi dhe Selmani. Nga ana e Rexhepit u shtu me nje djal Rrustë i cili u shtu me; Adem, Brahim, Shaban, Emin, Ahmet, Ismet, Sadri, Rexhpi (i dyte , perserit emri), Zenun, Sherif, Ali, Emush, Murat. Ndersa Selmani u shtu me Salihun i cili u shtu me Selman, Bala (i dyte, emer i perseritur), Hasan, Selman (i dyte, emer i perseritur), Destan, Mehmet dhe Ramadan. Dhe brazat vijone te zgjerohen.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com