May 23, 2020

Mesazh urimi im me rastin e festes se Fiter Bajramit

Bismilahir Rahmanir Rahim 
Ne emrin e Allahut, Meshuruesit dhe Meshireplotit!

Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke !
Vellezer dhe motra !

Neser, 24 maj 2020 presim me gezim festen e Fiter Bajramit, feste e cila vjen pas muajit te bekuar te ramzanit.
Edhe pse ndryshe nga vitet e tjera ibadeti ndaj Allahu xh.sh. nuk ka munguar por edhe lutjet per njeri tjetrin, duke shpresuar per fitimin e Miresise e Faljes nga Allahu xh.sh.

Le te sherbej agjerimi ne hapjen e nje kapitulli te ri. Te behemi njerez te paster dhe te drejte dhe ndihmetar per njeri tjetrin.
Andaj nen atmosferen e gezimit te muajit Ramazan kam kenaqesin t'ju uroj Gezuar Festen e Fiter Bajramit! Allahu xh.sh. ju ruajt ju, familjen tuaj! Cdo te semuri i uroj sherim, cdo personi ne veshtirsi Allahu e ndihmofte.

Urime per te gjitha ata qe u sprovuan me covid-19 si dhe per bluzat e bardha, efektivet e Policise dhe te gjithe ato qe ishin ne krye te detyres ne ato dite te veshtira Allahu ua shperblefte me xhennnet!

Urim i vecante dhe per te gjithe emigrantet pukjan te ndodhur ne veshtirsi por qe nuk harruan vendlindjen e tyre.

Dhe nje here Gezuar Festen e Fiter Bajramit !

Gezim Kopani
  (Myfti i Pukes)



May 21, 2020

Fshati Trun i Poshtem ne Puke



Fotografi te bera nga Gezim KOPANI
Njesia administrative Blerim
Fshati Trun i Poshtem - Puke
Maj 2020

Elhamdulilah, dhe kete ramazan u ndihmuan dhjetra familje

Falenderuar qofte Allahu xh.sh i Cili mundesoi disa donator per te ndihmuar disa familje ne nevoj ne rrethin e Pukes. Nga mbeshtetja sociale e ramazanit 2020 u ndihmuan rreth 300 familje. Konkretisht ne: Puke, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Trun etj.




May 16, 2020

Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit



Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit 

I gjithe muaji ramazan ka vlere te veçante, por dhjete ditet dhe netet e fundit te tij kan vlere edhe me te madhe. Profeti Muhammed a.s i ka kushtuar vemendje shume te madhe fundit te muajit ramazan, pasi ne to ka miresi dhe bereqete te shumtra sic eshte nata e bekuar e Kadrit. Per vemendjen qe Profeti a.s. i kushtonte dhjete diteve dhe neteve te fundit te muajit ramazan na ka treguar Aishja r.a e cila ka treguar: "Muhammedi a.s. e kishte tradite te tij shtimin e ibadetit ne dhjete ditet e fundit te ramzanit." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter kemi: "Kur vinin dhjete ditet e fundit te ramzanit, ai (Muhamedi) qendronte zgjuar (duke kryer ibadet), zgjonte nga gjumi familjen dhe benin ibadet (shterngonte rripin, pra pergatitej per ibadet te gjate)." (Buhari, Muslim)

Taberani transmeton se Aliu r.a. ka treguar se: "Muhammedi a.s.. zgjonte familjen e tij ne dhjete diet e fundit te ramazanit, madje zgjonte edhe te vegjlit e te rriturit qe ishin ne gjendje te faleshin."

Edhe sahabet i kan kushtuar vemendje te madhe dhejte diteve dhe neteve te fundit te ramazanit.  Tregojne se; "Omeri r.a falej shume naten. Me pas zgjonte familjen per te fal namazn  dhe u thoshte kete ajet Kur'anor: "Urdhero familjen tende te fale namaz dhe ti vete zbatoje ate." (Imam Malik tek Muvatta)

Dhjete ditet e fundit te ramazanit marrin vlere edhe per shkak se: "Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit."

Ne nje hadith te transmetuar nga Ebi Xhafer Muhamed bin Alu kemi se: "Ate te cilin ramazani e gjen shendosh e musliman, dhe agjeron ramazanin dhe kryen ibadet ne nje pjese te nates , ruan shikimet e tij, nderin, gjuhen , doren dhe kujdeset ne faljen e namazit me xhemat, te xhuman shkon heret ne xhami. Ky e ka agjeruar ramazanin dhe e ka plotesuar shperblimin. Ky e ka qelluar naten e Kadrit dhe ka fituar shperblimin e Allahut xh.sh." (Ebi Ed Dunja)

Sic e dime ne dhjete ditet e fundit te ramazanit behet itikaf ne ato xhami te cilat krijone kushtet per itikaf. Me itikaf kuptojme mbulje (izolim) me qellim kryerjen e ibadeteve ne xhami.
Ne lidhje me itikafin Abdullah ibni Omer r.a. thote: "Pejgamberi hynte ne itikaf ne dhjete ditet e fundit te ramazanit."(1)

Sic e permendem edhe me siper , ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit. Me qenese kjo teme eshte shtjelluar ju ftojme te klikoni ketu per te mesuar me shume mbi naten e bekuar te Kadrit: https://gezimkopani.blogspot.com/2018/06/nata-e-kadrit.html 


Pergatiti
Gezim KOPANI


____________
1.Itikafet jane disa lloje: Vazhib (eshte per ate qe eshte zotuar per kryerjen e itikafit), Sunnet (dhjet ditet e fundit te ramazanit) dhe Mustehab (eshte rasti kur nje person deshiron vete te bej itikaf). Itikafi nder te tjera ka keto kushte: Te qenurit mysliman, te jete i shendoshe mentalisht, te jete i rritur, te respektoj izolimin  (pra te qendroj ne xhami ne te cilen duhet te kryej ibadetet rregullisht), te jete i paster (mutekif) pra nuk mund te jete xhunub. Nese behet xhunub gjate itikafit duhet te pastrohet sa me shpejt e pastaj vazhdon itikafin.

Fotografi e fshatit Kabash Puke


Fotografi e bere nga Gezim KOPANI

Maj 2020

May 10, 2020

Falja e grave ne xhami gjate muajit ramazan dhe jo vetem



Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per t'u falur ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari dhe Muslimi)

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.


Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.

Normalisht agjeruesit e ramazanit jane te interesuar te dine atmosferen qe ka pas muaji ramazan ne kohe e profetit Muhammed a.s., kjo me qellim per ta praktikuar ne jeten e tyre. Transmetohet se kur ka arritur muaji Ramazan profeti Muhammed a.s. ka mbajtur nje vaiz (ligjerate) ku ka thene: "Ju erdh muaji i madh, plot miresi. Muaj ky ne te cilin nje nate ka vleren e me shume se 1000 muajve te tjere. Allahu xh.sh. e ka bere farz agjerimin e diteve te tij dhe sunnet namazin gjate neteve te tij. Ai qe ne kete muaj ben nje pune te mire do te shperblehet sikur te kishte kryer ndonje farz ne muajt e tjere. ndersa ai qe kryen nje farz (detyrim) do te vlersohet sikurse te kishte kryer 70 farze ne muajt e tjere. Ky eshte muaji i durimit (sabrit) dhe durimi ka si shperblim xhennetin. Ne kete muaj shtohet bereqeti (rrisku) i besimtarit. Ai qe i shtron iftar nje personi qe agjeron , ka shperblim (magfiret- falje) te gjynaheve te tij dhe shpetim nga zjarri i xhehennemit, mu ashtu si do marr shperblim agjeruesi, dhe ky do marre sevap pa iu pakesuar sevapi agjeruesit (personit qe i ka shtruar iftare). Disa shoke thane: O i Derguari i Allahut xh.sh! Ndonjeri mund te mos kete mundesi per te shtruar iftar? Muhammedi a.s. tha: Ia jep Allahu xh.sh. kete shperblim edhe atij qe i shtron iftar atij qe agjeron, qofte dhe me nje kokerr hurme, apo nje got uje apo qumesht." (Transmetuar prej Selman el Faris)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne muajin ramazan duhet te beni kater gjera. Dy jane per kenaqesin e Allahut ndersa dy te tjerat jane te tilla qe nuk mund te qendroni pa ta. Dy gjerat qe kenaqin Allahun xh.sh. jane: Te thoni "La ilahe il-lAllah" dhe te kerkon falje (te beni istigfar).
Ndersa dy gjera pa te cilat nuk qendroni dote jane: Te kerkoni nga Allahu xhennetin dhe tju ruaj nga zjarri i xhehenemit." (Trans i Ibn Huzejme)

Transmetohet nga Abdullah Iben Ebi Evfa te kete treguar: "Nje here isha ne rruge bashke me Profetin Muhammed a.s. gjate muajit ramazan dhe kur perendoi dielli tha: "Zbrit e na pergatit dicka per pi (per te çel iftarin). Une i thash: Si urdheron o i Derguari i Allahut, por vazhdon te jete drite. Muhammedi a.s. perseriti: Zbrit e pergatit dicka per te pire (per te çel iftarin) Dhe ashtu u be. Pasi Profeti Muhammed a.s. piu duke bere me dore tha: "Kur dielli te perendoje, (e te hyje koha e akshamit) ai qe eshte agjerueshem duhet te bej iftar." (Buhari)

Transmetohet prej Derdas r.a. se; "Muhammedi a.s. kishte ne tradite se kur ishte agjerueshem, porosiste nje person per dal mbi nje kodrine dhe kur ai te shikonte perendimin e djellit te thoshte: Perendoi dielli" e pas kesaj Muhammedi a.s. bente iftar."

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe i jep uje te pije (i ben sherbim) agjeruesit, Allahu do ti jape atij te pi nga pusi im (uji i xhennetit)E pasi te kete pire nga ky kurre me nuk do ta marre etja.."(Ibn Huzejme)

Syfyri

U dalluan qe disa nuk benin syfyr andaj Profeti Muhammed a.s. tha: "Ngrihuni te hani syfyrin pasi ne te ka bereqet."(Buhari)

Ndersa nje hadith tjeter thote: "Ajo qe dallon agjerimin tone prej ehli kitabeve eshte berja e syfyrit." (Muslim)

Aishja r,a, ka treguar se Muhammedi a.s. i ka thene: "Na afro sofren e bekuar (syfyrin)"

Ndersa ne nje hadith tjeter kemi: "Mos e leni syfyrin pasi sofra e tij eshte e bekuar."

Ebi Saidi transmeton se Muhammedi as. ka thene: "I gjithe syfyri eshte miresi (bereqet), prandaj mos e leni ate qofte edhe me nje gellik uje (pik uji) pasi Allahu xh.sh dhe meleket bejne lutje per cdo te mire per ate qe ngrihet e han syfyrin." (Ahmed)

Dy persona pyesin Aishen: Njeri prej tyre shpejtonte iftarin dhe vononte syfyrin ndersa tjetri bente te kunderten. Aishja r.a. tha: Cili nga ju shpejton iftarin dhe vonon syfyrin? I than: Abdullah bin Mesudi. Aishja r.a. tha: Keshtu bente edhe Muhammedi a.s."

Iftari


Duke ditur madheshtin e iftarit , profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron ka dy gezime: Kur ben iftar dhe kur te takohet me Allahun xh.sh." (Buhari,Muslim)

Kur bente iftar profeti Muhammed a.s. nder lutjet qe thoshte eshte edhe kjo: "O Zot, per ty agjerova dhe me rriskun qe me ke dhene po bej iftar."

 Muhammedi a.s. thote: "Populli (myslimanet) do jene ne rrugen (sunnetin, traditen) time perderisa shpejtojne iftarin e nuk presin yjet (kjo e fundit u tha si pasoj pasi disa prisnin te dilnin yjet per te ngren)."(Ibn Hiban)

Muhammedi a.s. ka thene: "Me te dashurit e mij jane ato qe shpejtojne iftarin." (Ahmed, Tirmidhi)

Por duhet te kemi parasysh qe duhet bere iftari para pastaj falja e namazit te akshamit pasi kemi transmetimin e Enesit r.a. qe thote: "Nuk e kam shikuar asnjehere Pejgamberin a.s. te fal akshamin para iftarit, qoft duke pire pak uje. Ai preferonte te bente iftar (tre hurma) apo dicka tjeter. Muhammedi a.s. ne traditen e iftarit te tij thoshte: Ne emer te Allahut, O Zot per ty agjerova dhe me rriskun tend po bej iftar."

Ramazani muaji i Kur'anit

Nga Ebi Umame trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lexojeni Kur'anin sepse diten e Kijametit ai do te ndermjetesoje per ju."

Kur'ani zbriti ne naten e Kadrit pikerisht ne kohen kur profeti Muhammed a.s. ndodhej ne shpellen Hira, Aty i vjen meleku dhe i thote profetit Muhammed a.s; "Lexo, ne emrin e Zotit tend , i cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo! Se Zoti yt eshte bujari! Ai qe i mesoi (njeriut) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte..." (El Alak 1-5)

Aliu r,a. ka thene: "E kam degjuar Pejgamberin a.s. te thote: "Do te vije nje kohe ku do te kete percarje (fitne). I thash: Cila do jete zgjidhja ? Ai tha: Libri i Allahut (Kur'ani). Ne te ka te dhena per ata qe kan kaluar para jush dhe lajme per ata qe do te vijne pas jush si dhe gjykime per ato qe keni problem (mes vedi). Ne te eshte miresia, nuk ka shaka ne te. Ata , mendjemedhenjte, qe do ta lene ate, do ti denoje Allahu, ndersa ato qe do te kerkojne drejtim do i udhezoje Allahu. Ai (Kur'ani) eshte litar i forte i Allahut, rruga dhe lutja me e mire. Prej Kur'anit nuk ngopen dijetaret dhe nuk perfundojne informacionet e tij. Eshte ai qe i beri xhinet te thone: Vertet ne degjuam nje Kur'an qe mahnit e qe udhezon ne te verteten." Ata qe flet do ta besojne te gjithe. Ai qe punon me te (Kur'an) do te shperblehet dhe ai qe gjykon me dijen e tij ka gjykuar drejte." (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ramazani dje dhe sot ne Shqiperi. Emision i vitit 2018 ne rtvbesa Prizren


May 06, 2020

Fort merit Qazim Kopanit



FORT MERIT QAZIM KOPANIT

Fort merit Qazim Kopani
Qe hap mesimet e Kur'anit
Plot pasion, seriozitet.
N'krye te shoqates, 20 vjet.

N'shtigje te ngushta leqe-leqe
Me pak nxenes filloi ne Meçe,
Tuj shtu nxanesit pak nga pak
Hap mejtepin ne Kabash.

Nuk kalun veç pak vjet
Hap mejtepin ne Puke qytet,
Qe u prit me krah hap
Nga mejtet , u kthye n'shoqata.

Hapi kurse per rini,
Puke Qerret e Kryezi,
Perveç mesime fetare, 
Disa kurse profesionale.

Vajzat tona plot zgjuarsi
Mesojne kompjuter, rrobaqepesi,
Mesojne anglisht e gjuhe turke
Kush s'i njeh , thone s'jane prej Puke.

Kjo eshte feja e Islamit
Qe i jap kulture pukjanit,
Frut i punes se Qazim Kopanit,
Nga fryma e shenjte e Kur'anit.

Dallendyshet qe mesojn ne shoqate
I rane botes gjere e gjate,
Arabi, France, Angli,
Amerike, Zvicer , Turqi.

Del urimi nga kraharori:
Gezuar, gezuar, 20 vjetori....

Krijuar Fran Vukaj (Aktor, regjisor e krijues)

Poezia eshte krijuar me rastin e 20 vjetorit te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke date; 04.11.2018 dhe botuar ne librin e autirit Fran Vukaj me titull "Profile dhe vlera" fq. 16, viti 2020


Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com