Shpella e Radacit , Peje - Kosove. Ne fotografi jane vaskat (100 te tille) ose bazen. Ndersa ne formen e dores eshte bashkimi i stalagtitit me stalagmitin. (korrik 2022) |
Shpella e Radacit ndodhet 11 km larg qytetit te Pejes - Kosove . Shpella ka dy hyrje; hurja e nxehte (e cila eshte e mbyllur) dhe hyrja e ftohte. Gjatesia e shpelles eshte rreth 3620 m nga te cilat 250 te aksesueshme per vizitoret. Shpella eshte formuar si pasoj e forces se ujit i cili ka ndryshuar drejtim, por gjate veres ne thellsin e shpelles vijon te kaloj nje sasi e vogel ndersa gjate dimrit me shume. Uji vjen nga bjeshket e Namuna duke formuar keshtu burimin e Drinit te bardhe.(1) Shpella ka pjesen hyrese, blloqet qendrore, dhoma e lakuriqve etj. Pjesa me e bukur e shpelles eshte ajo e vaskave ose bazeneve ( 100 te tille) te cilat jane formuar si pasoj e rrjedhjes se ujit. Interesant eshte bashkimi stalagtiteve dhe stalagmiteve ku sipas ciceronit per tu bashkuar eshte dashur 2 milion vite.(2)
Sa per kuriozitet, nje stalakmit qe te rritet 1 cm i duhet te pakten 100 vjet. Teperatura mesatare e shpelles eshte 8-12 grade celzius.
________________
1. Drini i Bardhë eshte lum qe buron nga mali i Rusolise dhe gurra e Shpelles se Radacit ne Pejë ne lartesin 586 m mbi nivelin e detit. Disa metra poshte shpelles krijohet nje ujvar e bukur me gjatesi rreth 30 m. Drini i bardhe pershkruan nje pjese te territorit te Kosoves (ana perendimore) per tu bashkua me Drinin e Zi ne qytetin e Kukesit.
2. Stalagtit dhe Stalagmit jane fjale greke. Me stalagtit kuptohet pikim uji (me perberje gelqerore dhe jovetem) i cili bie pike pike dhe ne ne toke formohet stalagmiti.
Vaskat e shpelles se Radacit - Peje , Kosove. |
Stalagtitet e shpelles se Radacit ne Peje , Kosove (Korrik 2022) |
Stalagmitet e shpelles se Radacit ne Peje, Kosove (korrik 2022) |