Njehere, Omeri r.a. kur po kalonte prane nje shtepie , shikon nje burre te moshuar dhe te verber i cili po lypte. Omeri r.a. iu afrua nga pas dhe ia prek krahun duke e pyetur:
Nga cili popull je ti ? I moshuari i thote: Jam prej hebrejve! Omeri r.a. i thote: Pse je ne kete gjendje duke lypur? I moshuari i thote: Shkak eshte mosha ime por edhe pagesa e xhizjes. (Xhizja eshte taks qe shteti islam merr prej shtetasve jomysliman , me qellim te mbrojtjes dhe te garantimit te te drejtave).
Kur Omeri r.a. e degjoj kete, e kap perdore burrin e veber dhe e dergon ne shtepin e tij. Pasi arriten ne shtepi , Omeri r.a mori ato gjera qe mund te gjente ne shtepi dhe ia dha burrit te veber e te moshuar.
Pas kesaj, Omeri r.a. thirri nenpunsin e thesarit te shtetit dhe e urdheroi duke i thene:
"Kujdesu per kete burre te verber e te moshuar, po ashtu edhe te tjere si ky. Betohem ne Allahun se, nese ne perfitojme prej tij kur ai ishte ne moshe te re, dhe e leme ate te mjere kur plaket dhe dobesohet, kjo nuk nuk do ishte aspak e drejte." Pas kesaj, Omeri r.a. e hoqi xhizjen per njerezit te kesaj shtrese. (Kitabul Haraxh, Darus Salah fq.259-260)
Sunday, December 28, 2025
Kjo nuk do te ishte aspak e drejte - Ndodhi ne kohen e Omerit r.a.
Thursday, December 25, 2025
Ne xhamin e Koder Hanit , Puke u zhvillua aktivitet per muajin e bekuar Rexheb dhe nates se madhe Regaib
![]() |
| Xhamia Koder Hanit , Puke - 25 dhjetor 2025 |
Sonte , me 25 dhjetor 2025, sebashku me xhematin, falem namazin e akshamit ne xhamin e Koder Hanit, Puke, ku u zhvilluan lutje te perbashketa drejtuar Allahut (xh.sh) , dhe u degjuan keshilla te vyera nga hoxhallaret e ardhur nga Tirana.
Ky takim u organizua ne kuader te muajit te bekuar Rexheb dhe Nates se Madhe te Regaibit, kjo ne shenje reflektimi , lutjeje dhe afrimi shpirteror me Allahun.
Ne permbyllje te aktivitetit, u shperndane dhurata per femijet qe ndjekin mesimet ne Mejtep, si dhe çmime mirenjohjeje per kater nxenesit me te dalluar ne mesime, duke i inkurajuar ata ne rrugen e dijes dhe edukimit. Zoti i pranofte lutjet dhe veprat e mira te gjitheve!
V/O: Disa fotografi nga aktiviteti
Vizite perurimi ne Famullin e Pukes me rastin e festes
Bashke me sekretarin e Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj dhe disa nga bashkepunetor te tjere zhvilluam vizite perurimi me rastin e festes ne Famullin e Pukes.
25 dhjetor 2025
Gezim KOPANI
Monday, December 22, 2025
Ne dreken e shtruar per familjet ne nevoj nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bajram Begaj
Sot pata nderin te marr pjese ne dreken e shtruar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bajram Begaj, organizuar ne mbeshtetje te personave ne nevoje. Nje nisme kjo qe tregon nje akti solidariteti dhe kujdesi institucional ndaj atyre qe shpesh ndjehen te harruar.
Puke, 22 dhjetor 2025
Saturday, December 20, 2025
Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Gjate mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Mbledhja filloi me kendimin e disa ajete te Kur'anit te bekuar per te vijuar me pas me proçedurat e tjera te mbledhjes. Pas miratimit te raporteve te KP-se dhe te kryesise se KMSH-se u be prezantimi i plateformes online per kontribut ne projektet aktuale te institucionit qe u prezantua keshillit.
Tirane , 20 dhejtor 2025
Tuesday, December 16, 2025
Dallohen kater nxenes te mejtepit pas testimit mbi njohurit
![]() |
| Xhamia e qytetit Puke, 14 dhjetor 2025 |
Prane mejtepit te xhamise se qytetit Puke u zhvillu testim te nxenesve mbi njohurit e perfituara gjate sezonit te dyte te mesimit. Nga ky vlersim dalluan kater nxenes sipas grupmoshave, te cilet u dalluan per njohurit e tyre te mira. Me kete rast, Myftinia Puke ka njoftuar se ne Natene Pare te Mire te Regaibit do tu akordoje atyre çmime motivues, si shenje vlerimi dhe inkurajimi.
14 dhjetor 2025
Tre gjera e humbasin njerin
"Tre gjera e humbasin njerin: Te qenurit dorethate, paqendrueshmeria dhe te pelqyerit e vetes." (Aliu r.a)
Friday, December 12, 2025
Te Allahut jane çfare ka ne qiej dhe ne toke
![]() |
Allahu xh.sh. thote:
"Te Allahut jane çfare ka ne qiej dhe çfare ka ne toke, dhe te gjitha çeshtjet i kthehen perseri per gjykim Allahut." (Ali Imran, 109)
Monday, December 8, 2025
Cilat libra të fesë islame në gjuhen shqipe janë shpërndarë më së shumti në Pukë ?
Raport studimor
Shperndarja e Literatues Islame ne Gjuhen Shqipe nga viti 2005 deri ne vitin 2025.
Nje nga studimet qe kam bere eshte edhe ai mbi llojet dhe shperndarjen e literatures islame ne gjuhen shqipe gjate periudhes 2005-2025. Te dhenat jane mbledhur nga burimet institucionale dhe regjistrimi i shperndarjes se librave islame ne rrethin e Pukes.
Studimi tregon se pese tituj me te shperndare tek besimtaret mysliman te rrethit Puke ne dy dekadat e fundit jane:
1 .Feja Ime e Bukur 1 dhe 2 (Botim i Progres - Shoqata V.H.K. Istanbul)
2. Drita e Zemres dhe Jasini (Botim i BIK Kosove)
3. Drita e Zemres Duate dhe Jasini (Fondacioni Miresia)
4. Kur'ani i Madherishem dhe kuptimet e tij ne gjuhen shqipe (Mbeshtetur ne perkthimin e Prof. Hasan I. Nahi) (Mundesuar nga Fondacioni Miresia)
5. Islami nepermjet Haditheve (Kryesia per Çeshtjet Fetare Turqi)
Librat me te shperndare gjate periudhes 20-vjeçare jane ato me karakter bazik mesimore, çfare tregon se kerkesa me e madhe e besimtareve lidhet me njohurit elementare per praktikimin e fese islame.
Sunday, December 7, 2025
Cilat adhurime ndaj Allahut myslimanet e Pukes praktikojne me shume ?
Ne kuader te studimeve te zhvilluara mbi jeten fetare islame ne rrethin e Pukes, kam bere nje studim (analize) e praktikimit te adhurimeve ndaj Allahut xh.sh nga besimtaret mysliman.
Te dhenat jane mbledhur nga: veprimtarit kryesore fetare si: pese kohet e namazit, namazin e xhumase, dy bajramet (Fiter dhe Kurban), haxhi dhe umre, zekati , hixhab dhe agjerimi i muajit ramazan.
Studimi tregoi se niveli i praktikimit eshte rritur dhe ai ndryshon nga nje adhurim ne tjetrin, duke refletkuar perfshirjen dhe pjesmarrjen edhe me te madhe te besimtareve ne praktikimin e ibadeteve kryesore ndaj Allahut xh.sh.
Sipas te dhenave te perpunuara, rezulton se adhurimi (ibadeti) me i praktikuar nga myslimanet e rrethit Puke eshte:
1. Agjerimi i muajit ramazan. Shkalla e praktikimit nga viti 1990-2005 eshte 7.06%, ndersa nga viti 2005-2025 eshte 92.94%.
2.Namazi i dy Bajrameve. Pjesmmarja ne kete adhurimin shenon nje interval nga 1990-2005 ne 16.33% , ndersa nga viti 2005-2025 eshte 83.67%
3.Namazi i xhumase. Praktimi i keti ibadeti varion: nga viti 1990-2005 ne 20.83% , ndersa nga viti 2005-2025 eshte 79.17%.
Studimi ka perfshire nje teritor te gjere, duke mbledhur te dhenat nga keto vende: Puke, Qerret, Dedaj, Kabash, Meçe, Rrape (me lagjet) Pezhve, Fushe Arrez, Micoj, Vile, Iballe, Kryezi, Flet , Xathe, Kulumri, Blerim (Sakat) dhe Truen.
Sqaroj: Keto te dhena jane te grumbulluara vetem gjate veprimtarive publike qe besimtaret mysliman kane marr pjese. Pershembull: Perveç statistikave te atyre qe kane marr pjese ne iftaret e shtruara, jane grumbulluar te dhenat edhe gjate aktiviteteve sociale duke pyetur: Ne kete fshat sa agjerues kemi?
Friday, December 5, 2025
Adhurimet me te pelqyera ndaj Allahut xh.sh. jane ato qe behen vazhdimisht
Nje here Profeti Muhammed a.s. shkon tek Aishja r.a. e cila ishte ulur me Haula binti Tuejt , dhe Muhammedi a.s. e pyet Aishen: Kush eshte kjo grua ?
Aishja r.a. pasi e prezantoi, filloj ti tregonte Profetit a.s. se ajo ishte e devotshme, fal namaze te shumta (nafile), ben ket ibadet etj, por Profeti Muhammed a.s. i tha: "Mos m'i numero mua te gjitha keto. Ju mjafton qe te beni adhurime (ibadet) aq sa keni mundesi. Betohem ne Allahun se, nese ju nuk lodheni, as Allahu nuk lodhet."
Me kete reagim , Profeti Muhammed a.s. deshiroj tu kujtoje atyre se nuk ishte e drejte te jepej aq shume pas adhurimeve, sa te neglizhohen çeshtjet e tjera te jetes. Po ashtu Profeti Muhammed a.s. nuk i pelqente te numerosh adhurimet (ibadetet) dhe namazet e te tjereve kur ben prezantimin e tyre. Kjo pasi veprimet "nafile" dmth vullnetare, ndryshojne nga njeri tek tjetri. Per kete , jane quajtur vullnetare (nafile).
Devotshmeria ndaj Allahut xh.sh nuk ka kufi, mirpo njeriu mund te lodhet kur ai e tepron, por Allahu xh.sh. nuk lodhet duke dhene shperblime. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka keshilluar te veprohet me maturi ne kete çeshtje, sepse ata qe e kalojne masen, me kalimin e kohes dobesohen dhe nuk arrijne t'i vazhdojne dot adhurimet si me pare.
Kur e kane pyetur profetin Muhammed a.s. se cili ibadet (adhurim ndaj Allahut) i pelqente? Profeti Muhammed a.s. nder te tjera ka thene: "Adhurimet (ibadet) qe behen vazhdimisht." (Buhari,Iman 32)
Ndaj, adhurimet qe jane te vazhdueshme, qofshin ata te pakta, kane shperblime te vazhdueshme.
Adhurimet e pakta qe behen vazhdimisht, jane konsideruar me te mira se adhurimet e shumta qe braktisen here pas here.
Prandaj, adhurimet e teperta vullnetare, jane konsideruar te papelqyeshme, per shkak se mundet qe me kalimin e kohes te merzitesh , gje e cila dergon deri ne rrallimin e tyre, e me pas ne braktisjen e plote.
Si ne çdo pune, edhe ne ibadet eshte keshilluar rruga e mesme dhe te sjellurit me maturi.
Enes ibni Malak r.a. ka thene: Tre sahab (shoke) mesuan mbi ibadet nafile te Profetit Muhammed a.s., ndaj thane: Ku qenka profeti a.s. me ibadet, dhe ku jemi ne! Madje Muhammedit a.s. Allahu xh.sh ia ka falur gjynahet e shkuara dhe te ardhmet. Ndaj njeri nga tre sahabet tha: Naten nuk do fle gjume , vetem do fal namaz, dhe kete do e bej gjate gjithe jetes time. Tjetri tha: Une do agjeroj cdo dite gjate gjith jetes time. Ndersa tjetri tha: Une, gjate jetes time kurre nuk do martohem dhe do qendroj larg grave.
Pas nje kohe, Profeti Muhammed a.s. mesoi per keto tre sahab dhe betimin qe ato kishin bere, dhe sapo i takoi u tha: "Ju jeni ato qe keni thene kete dhe kete ? Po ju paralajmeroj! Une e besoj dhe kam frike Allahun me shume se ju, mirepo, une ndonje here agjeroj, e ndonje here jo. Naten edhe falem edhe fle gjume. Po ashtu , martohem me gra. Kush i kthen kurrizin veprimeve (sunnetit) tim, nuk eshte prej meje (nuk ndjek rrugen time)." (Buhari, Nikah 1)
Thursday, December 4, 2025
Shpopullimi , një hemoragji që nuk di të ndalet !
Per shkak te detyres time 20 vjeçare si Myfti i rrethit Puke, vendosa te bej nje studim mbi levizjen e besimtareve mysliman te rrethit Puke. Pjese e ketij studimi jane vendet: Puke, Fushe Arrez, Qerret, Dedaj, Kabash, Meçe, Rrape, Pezhve, Micoj, Vile, Kryezi, Iballe, Flet, Xath, Kulumri, Blerim (Sakat) dhe Truen.
Nga te dhenat qe kam grumbulluar nder vite, por edhe ne baze te arkivit te Myftinise Puke te dalur nga aktivitet: sociale, fetare, arsimore etj resulton se:
Nga fillimi i vitit 2005 deri ne fund te vitit 2025 perqindja e myslimaneve te larguar nga rrethi i Pukes eshte afersisht 61.7 % ne krahasim me perqindjen e myslimaneve para vitit 1991-2005, duke ulur ndjeshem perqindjen e myslimaneve ne rrethin e Pukes.
Si pasoj e largimit apo emigracionit etj jane boshatisur pothuajse te gjithe fshatrat myslimane dhe jo vetem. Kjo dallohet sidomos ne: Pezhve, Meçe, Flet, Kulumri , Blerim (Sakat) etj. Largim te frikshem ka edhe qyteti i Pukes dhe i Fushe Arrezit , te cilat sipas CENS 2023 si rreth, Puka nuk ka me shume se 11100 banor, shume me pak se ne vitin 1930 ku rrethi i Pukes kishte 14437 banor.
Nje tregues tjeter shume negativ eshte largimi i jashtzakonshem i familjareve me femije dhe largimi i rinis. Nga vendbanimet e shenuara ne grafik perqindja e familjeve me femije te larguar eshte: Qytet 40 % , ndersa ne fshat 65% , kjo fare lehte mund te dallohet edhe ne shkollat e fshatrave te siper permendura. Ndersa rinia e lerguar sipas gjinis aferisht eshte: 78% djem dhe 59% vajza. Ulja e rinise dhe i femijeve reflektohet edhe ne regjistrat e Mejtepeve ku çdo vit sa vjen dhe ulet numri i tyre, kjo per shkak te hemoragjise se jashtezakonshme qe rrethi i Pukes ka perjetuar dhe po vazhdon ta perjetoj!
VEMENDJE!
Studimi eshte vetem per efekt analize per mbarvatje te punes time dhe nuk ka asnje qellim tjeter.

























