Kohe me pare rrethi i Pukes pershkruhej nga rruga e njohur e cila quhej "Rruga e Karvanave", e ne disa raste e gjeme me emertimin: "
Rruga e Madhe", "
Rruga e Gjakoves" etj. U quajt
Rruga e Karvanave pasi ajo lidhte Shkodren me Kosoven duke filluar nga:
Shkoder - Puke (veres kalonte nga Puka e dimrit nga fshati Kabash) - Kryezi - Gjakove, apo Kukes - Prizren.
|
Kjo eshte fotografi e cilia mendohet qe ka qene e ngritur ne Gomsiqe
|
Kjo rruge ne Puke ishte e njohur jo vetem nga banoret vendas por edhe nga tregtaret shqiptare, kosovar dhe jo vetem. Pikat kryesore qe ka pasur kjo rruge per pushim ne rrethin e Pukes eshte fshati Kabash dhe Koder Hani Puke. Rruga kryesisht perdorej nga tregetar Kosovar dhe Shqiptare. Kjo rruge mori rendesi te vecante sidomos ne kohen kur qyteti i Shkodres u be Sanxhak (1458).
Sa i takon vend pushimit ne fshatin Kabash thuhet se ky fshat ka pasur shume shtepi dhe zhvillim. Sipas te dhenave popullore tregohet se: "...aq shume shtepi kishte fshati Kabash saqe: "macet kalonin nga çatia ne çati".(1)
Per shkak te rruges fshati Kabash mori zhvillim te madh aq sa ne kete fshat zhvilloj Panaire tregtije i quajtur "Dita e Enve".(2) Perveç tregtareve kete rruge e kan perdorur udheheqes, ushtar e klerik. Nga keto te dhena popullore tregohet se; Kishte qene nje Hoxhe (imam) nga qyteti i Shkodres i cili kryente sherbime fetare ne xhamin e fshatit Qerret te Pukes. Ky hoxhe e bente çdo jave kete rruge, sidomos ne diten e xhuma ku kryente faljen e namazit te xhumas ne xhamin e fshatit Qerret.(3) Veshtirsia e kalimit te Gomsiqes beri qe ky imam me ndihmen e te tjereve te ndertonte nje ure madheshtore ne Gomsiqe si dhurate per banoret dhe kalimtaret. Ne fakt emertimi si "Ura e Hoxhes" Gomsiqe e permend dhe autori Uk Sinani ne librin e tij qe flet per Malziun ku thote: "Karvanet kalonin ne va ose mbi ura. Kalonin Vaun e Dejes dhe Drinin me trap. Por ka pas edhe ura , sic qe ura e Hoxhes ne Gomsiqe, 36 metra e gjate dhe 3 metra e gjere."(4)
Per shkak te kesaj vepre te madhe qe beri Hoxha, ura mori emertimin: "Ura e Hoxhes" Gomsiqe (1825). Sipas nje te dhene tjeter thuhet se "Ura e Hoxhes" ishte ndertuar si dhurate nga nje imam Kosovar. Gjithsesi kjo ure ka qene aq e njohur, saqe thone se ne kohen e Ahmet Zogut ka qen e vondosur ne monedhen e kohes. Sipas kujteses popullore pergjate rruges se madhe mesohet te kete pasur disa hane si: Hani i Kabashit, Qerretit, Pukes. (5)
Ndersa ne Koder Hani mesohet te kete pasur disa Hane por me krysori ishte Hani i Xhamise se Koder Hanit si dhe Hani i Laçit.(6)
Mesohet se disa hane te kete pasur dhe fshatin Kabash te cilet ishin te vendosur ne qender te fshatit. Sipas te dhenave popullore ne Kabash ka pas mbi 5 hane. Disa thone qe ka pasur dhe han me emrin "Hani i Hoxhes"
Ai qe permend uren e Gomsiqes eshte Valter Shtylla (7) i cili jep keto te dhena: "Ura e Gomsiqes eshte ndertuar ne shek XVI-XVII. Ne Gomsiqe ka kaluar rruga e rendesishme Shkoder-Prizren. Ura ishte 36 m e gjate dhe 3 m e gjere. Permbehej nga harku kryesor i cili ishte 14 m dhe nga nje hark me i vogel dhe nga dy dritare anash. Tej ures deri ne vitwt 50 ruheshin gjurmet e kalldremit te kohes antike me gjeresi 3.3 m gje qe deshmon per funksionimin e kesaj rruge qe ne antikitet."(8)
Duke pasur parasysh te dhanat e ures per me teper kur disa thone se kjo ure ka qene e vendosur me fotografi ne modhen e kohes se Mbretit Ahmet Zogu ben te kuptosh qe flitet per nje ure te rendesishme edhe pse ne zone nuk mbahet mend, ndoshta koha ka bere qe ajo te harrohet.
Pergatiti
Gezim Kopani
Puke 05.12.2014
4. Uk Sinani "Malziu Veshtrim historik - etnografik" 2014, fq. 47
5. Sipas te dhenave aty ku sot ne Puke ndalojne fugonat e Fush-arrezit te kete pasur nje Han.
6. Hani i Laçit ka qene aty ku sot ndodhet avullija e shtepise se Hasan Kapllan Laçit.
7. Valter Shtylla ka lindur ne Tirane me 21.05.1942. Ka perfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertitmit. Pas perfundimit te fakultetit ai ka filluar pune si punojes shkencore ne sektorin e monumeteve te arkitektures antike dhe mesjetare. Gjate punes se tij ai kryer aktivitete dhe pune duke kryer gjurmim , seleksionim dhe venien ne mbrojtje nga shteti te vlerave te ndryshme te trashegimise kulturore si: objekte te kultit dhe ato te hershme inxhinierike. Ne fushen e studimeve objekt i Valter Shtylles kan qene ndertimet e hershme inxhinierike si: rruge, ura, ujesjelles etj. Ne kete drejtim ai ka botuar rreth 40 artikuj studimor brenda dhe jasht shtetit. Pas vitit 1994 Valter Shtylla ka qene drejtor i Institutit te Monumenteve. Prof. Valter Shtylla mban titullin: "Doktor i Shkencave." ndersa pas vitit 1995 ai mban titullin "Profesor Doktor".
8. Valter Shtylla, revista Monumetet, viti 1983, fq. 20-21.
|
Disa thone qe behet fjale per kete fotografi
|