Per shkak te mendjemadhesise dhe mburrjes personale perdoren tre fjale, te cilat jane ndeshkuese per qe hiqen te medhenje , kur çdo gje eshte ne dore te Allahut. Ato fjale jane: Une, I imi dhe Une kam.
1. E para , pra "Une", ndeshkoi Iblisin qe tha: "Une jam me i mire se Ademi." (Saad, 76)
2. E dyta , pra "I imi", ndeshkoi Faraonin qe tha: "I imi eshte sundimi i Egjiptit." (Zuhruf, 51)
3. E treta, pra "Une kam", ndeshkoi Karunin qe tha: "Une kam kete per shkak te dijes time." (Kasas 78)
Per fjalen "Une" shejtani u debua nga miresia e Allahut dhe u ndeshkua. Faraoni u mbyt ne det per shkak fjales "I imi" pra duke mohuar Allahu dhe Karuni vdiq nen germadhat e sarajit te tij duke thene se keto arritje i kam per shkak te aftesive te mija.
Ndaj , myslimani tregohet i kujdesshem dhe nuk behet arrogatn, mendjemadh, por eshte modest dhe eshte i bindur qe cdo gje eshte ne dore te Allahut.
Pages
Saturday, June 27, 2026
Tre fjale jane ndeshkuese
Thursday, June 25, 2026
Lutemi , por lutjet tona nuk marrin pergjigje !
E pyeten dijetarin e njohur Ibrahim ibn Ed-hemin: "Si eshte puna jone qe lutemi, por lutjet tona nuk marrin pergjigje?" Ai u pergjigj keshtu:
- E njihni te Derguarin e tij , por nuk e pasoni mesimet e tij
- E njihni Kur'anin e bekuar, por nuk punoni me te
- I shijoni miresit e Allahut , por nuk e falenderoni
- E njihni xhennetin (parajsen) , por nuk e kerkoni (nuk punoni per ta fituar)
- E njihni zjarrin (xhehenemi), por nuk largoheni nga ai (nuk hiqni dore nga punet e kqia)
- E njihni shejtanin, por nuk e luftoni , por shkoni pas tij
- E njihni vdekjen , por nuk pergatiteni per te
- I varrosni te vdekurit, por nuk merrni mesim
- Harroni magesit tuaja dhe merreni me mangesit apo te metet e te tjereve. (1)
1. Tefsiri i Kurtubijut (2/303)
Friday, June 19, 2026
Miresia e maleve
"Allahu ka vendosur male te pa levizhme ne toke, qe ajo te mos lekundet bashke me ju..."(En Nahl, 15)
_______
* Fotografi e bere ne fshatin Kabash, vija qe dergon tek hurdha e gavixhit
Friday, June 12, 2026
Ata qe shikojne punet e te tjereve
Profeti Muhammed a.s. thote: "Ne mes jush ka qe shohin halën ne syrin e vellaut te tij, por nuk shikon degen ne syrin e vet." (Ebu Hurejre r.a.)
Wednesday, June 10, 2026
Urime 148 vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit !
Çdo vit eshte kenaqesi te perkujtojme dhe te percjellim urimet tona per Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, nje ngjarje historike kjo per Kombin tone. Sot, kjo dite merr nje domethenie edhe me te madhe, sepse mesazhi i saj i bashkimit, i dashurise per Atdheun dhe i perkushitmit ndaj vlerave Kombetare vazhdon te frymesoje Shqiptaret kudo qe ndodhen.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet simbol i fuqishem i bashkimit dhe i pergjegjesise per te ruajtur vyrtytet , traditen dhe identitetin tone Kombetare. Uroj qe fryma e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit te na sherbeje gjithemone si burim bashkimi dhe shprese brez pas brezi.
Shenim:
"Lidhja Shqiptare e Prizrenit u zhvillua ne xhamin e Bajraklise ne Prizren me 10 qershor 1878."
Tuesday, June 9, 2026
Urime diten e Kultures Pukjane !
Sot me 9 qershor , Puka feston Diten e Kultures Pukjane, nje dite e veçante kushtuar vlerave, traditave dhe identitetit kulturor te krahines tone.
Me kete rast, shpreh urimet me te mira per te gjithe pukjanet, duke uruar qe kjo dite te sherbeje jo vetem si nje moment feste, por edhe si nje thirrje per reflektim dhe angazhim me te madh ne ruajtjen, promovimin dhe percjelljen e trashegimise tone kulturore tek brezat e rinj.
Kultura Pukjane perfaqeson nje pasuri te çmuar qe duhet mbrojtur dhe kultivuar vazhdimisht. Veshja tradicionale e Kanacit dhe Xhubletes, Vallja e Kabashit, kenga Maje Krahu , Lahuta , Çiftelia, Fyelli, Mikpritja karakteristike, Oda e Burrave dhe shume elemente te tjere te tradites tone, perbejne themelet e identitit kulturore te Pukes dhe meritojne te ruhen me perkushtim.
Ruajtja e ketyra vlerave nuk eshte vetem nje detyrim ndaj se kalures, por edhe nje investim per te ardhmen, ne menyre qe brezat qe vijne te njohin dhe te krenohen me rrenjet e tyre.





