June 11, 2023

Xhamia e Bajraklis Prizren - Xhamia e Lidhjes së Prizrenit

Xhamia e Bajraklis Prizren ndryshe njihet edhe si xhamia e Gazi Mehmet Pashes dhe eshte xhamia me e rendesishme per qytetaret dhe besimtaret myslima te Prizrenit dhe jo vetem. Xhamia ka nje siperfaqe prej 1907 m2 nga e cila brendesia e saj eshte 771 m2. Ndersa oborri i saj ka nje siperfaqeje prej 1.136 m2. Xhamia ka minare dhe kuben qendrore. Xhamia ka 27 dritare, nje dere hyrse kryesore dhe pese hyrje anesore.  Ne deren hyrse te xhamise me shkrim osman ka te shkruar: "Kjo xhami eshte ngritur ne vitin 981 hixhri, nga Gazi Mehemet Pasha i cili e nuk e ka ndertuar kete xhami per shyhret (bukuri) por per hir te Allahut ti sherbej qytetit te Prizrenit." Ne oborrin e xhamis ndodhe dy dyre hyrse. Ne brendesi xhamia ka Mihrabin (vend ku drejton faljen e namazeve imami) si dhe Mimberin (vend me shkall ku imami mbah predikimin e dites se xhuma dhe bajrameve), Kursi (vend ku mbaj vaiz imami), Mafili (vend ku qendron Muezini). Ne mermeret e perdorurar brenda ka te shkruar "Bismilahir Rahmanir Rahamim". Po ashtu brenda xhamis ndodhe dhe dy sahat (ore) te kohes se perandorise osmane. Perveç ketyre, xhamia e Bajrakli eshte e rendesishme dhe per faktin historik se ne kete xhamia jane mbajtur Kuvendet e Lidhjes se Prizrenit perkitazi me 10 qeroshor 1878. Xhamia e Bajraklis eshte monument i mbrojtur me vendim nr.1442/57  eshte "Monument i trashegimise kulturore ne Kososve" i kategorise "arkitekturore".


Pergatiti
Gezim KOPANI

June 09, 2023

Ndër sadakat më të dashura tek Allahu është

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nder sadakat me te dashura eshte fjala e vertet." arb: "Memin sadakati ehabbe ilallahu min kavlil hak." (Ebu Hurera)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju munde te mesoni me shume duke klikuar: Hadithe


Xhamia e fshatit Iballe , Puke . Qershor 2023


June 05, 2023

Jeta e profetit Salih a.s.

 Medein Salih d.m.th: Qyteti i Profetit Salih a.s. ne Arabi Saudite - Pamje nga gjendja aktuale

Jeta e profetit Salih a.s. 

Pas ndodhis se Tufanit te madh te ndodhur ne kohen e profetit Nuh a.s. Allahu xh.sh. dergoi tek populli i Adit profetin Hud a.s. , pas ketij profeti Allahu xh.sh. dergoj tek fisi Themund profetin Salih a.s. Profeti Salih a.s. eshte pasardhes i profetit Nuh a.s. dhe profeti Nuha pat dajl te tij Samin, e Sami kishte djal Iremin, per te vijuar me Abirin (Amir), Semud, Hazir, Ubejd , Mashih (Masih), Asif (Esif) i cili u shtua me Ubejd dhe ky u shtua me djalin e tij te quajtur Salih. Salihu a.s. ka banuar ne vendin e quajtur Hixhr (arb; Al Hixhr, eng; Hegra) ku banoi populli i Themudit. (1) Ky popull ishte i pozicionuar ne nje nga rruget me te rendeishme tregtare dhe jo vetem e quajtur Temjan .(2) Ne kete vend jetuan Nabateanët (3) nje qyteterim i lasht, i njejte me ate te Adit te cilet jetuan ne El Ahkaf  (Jordani) (Sot ky vend quhet Petra). Sipas Ministrise se Turizmit te Arabise Saudite, nga germimet e bera ne " Medein Salih " (4) , "Al Ula "(5) etj jane zbuluar vendbanime qe i perkasin Epokes paleolitike, pra rreth 200,000 vjet me pare. Ndersa kerkimet arkeologjike te kryera ne keto zona u zbuluan disa varre dhe monumente antike qe i kerkasin Epokes se bronzit, pra rreth 3000 vite para eres sone, duke e renditur si nje nder vendbanimet me te vjetra te njerezimit ne toke. Thuhet se Profeti Salih a.s. e kishte gjysh te peste Themudin i cili ishte djali i Adit, pra i profetit Hud a.s. Ndersa gjyshi i katert i Adit ishte Sami, qe ishte djali i profetit Nuh a.s. Pra Salihu a.s. eshte nga niperit e profetit Nuh a.s. Profeti Salih a.s. eshte prej arabeve i cili ka folur arabisht. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "O Ebu Dher! Kater prej profeteve: Hudi a.s, Salihu a.s., Shuajbi a.s. dhe profeti yt jane arab."
Ashtu sikurse populli i Adit (Petra) edhe populli i Themudit kishin fizik te madhe dhe ishin mjaft te shkathet. Ata gdhenden ne shkembinje shtepit te fortifikuara duke menduar se jane te sigurte nga çdo fatkeqsi, por gabuan rende. Menduan se ishin te pathyeshem dhe kishin aftesin e sundimit dhe te inponimit duke shfaqur keshtu haptazi mendjemadhesin e tyre ndaj krijuesit te Gjithesise, Allahut xh.sh. Mosbindja dhe idhujtaria e tyre e shprehen haptazi duke krijuar zotra te rrem. Kulmi i mohimit te Allahut xh.sh. qe caktimi i nje feste pagane ku te bashkuar adhuronin zotrat e tyre. Ne kete kohe, nga populli i Themudit Allahu xh.sh. dergoi profetin Salih a.s.

Salihu a.s. para se te shpallej Profet - Pejgamber

Salihu a.s. ishte nje nga njerezit e popullit te Themudit. Ai merrej me tregti dhe pune krahu. Populli gezonte rrespekt ndaj tij pasi ai njihej per aftesit e tij dhe ndeshmerin e larte. Madje nje rast ata menduan qe ta benin sundimtar. Populli i themundit arriten te gdhendnin ne shkembinjte e maleve shtepi e pallate shume te forta, por edhe ky popull ashtu sikurse populli i Adit (Petra) u bene mendjemedhnje duke u bazuan ne forcen e tyre, madje ata u ben aq idhujtar sa krijuar po ashtu disa zotra duke mohuar Allahun xh.sh. dhe te mirat qe Allahu u kishte dhene. Ata ndertuan nje kult per zotrat e tyre njekohesisht themeluan nje dite ne te cilen i benin idhujtari zotrave te tyre, te bazuara ne mitologji nga me te ndryshmet. keshtu mohuan te mirat qe Allahu xh.sh. ua kishte dhene. Ne kete kohe Allahu xh.sh. e shpall profetin Salih a.s. profet. (6)

Shpallja e Salihut a.s.  Profet

Kur populli i Themudit caktoj festen e idhutaris ndaj zortave mitik , Allahu xh.sh. nga mesi i tyre dergoj profetin Salih a.s. Per kete ne Kur'an Allahu xh.sh. thote: "Ne i derguam popullit te Themudit vellain e tyre , Salihun tu thote: "Adhuroni Allahun!" (En Neml; 45) Ndersa ne suren tjerer Allahut xh.,sh. thote: "Edhe tek populli i Themudit derguam vellain e tyre , Salihun i cili u tha: O populli im! Besoni vetem Allahun!  Nuk keni te adhuruar (Ilah) tjeter veçse Allahun! La ilahe il Allah - Askush nuk ka te drejte, e nuk meriton e nuk duhet te adhurohet perveç Allahut." (El Araf; 73) Ndersa ne suren tjeter Allahu xh.sh. e permend keshtu profesin e profetit Salih a.s. ku thote; "Edhe te populli i Themudit patem derguar njerij prej tyre, Salihun i cili u tha: "O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni ndonje zot tjeter pos Allahut. Ai se pari ju krijoi nga dheu dhe ju beri banues te tij, prandaj kerkoni falje prej Allahut, dhe shprehni pendim (tevbe) tek Allahu. "Inne rrabii kariibum muxhib" dmth; Nuk ka dyshim Allahu eshte afer me meshire dhe Allahu i pergjigjet lutjeve!" (Hud; 61) "Populli i Themudit i than Salihut: "O Salih! Ti ke qene mes nesh si nje shemmbul i shpreses se mire dhe te deshironim per prijes tone, derisa sa na solle kete te re duke na bere thirrje te lejme zotat tane dhe te adhurojme Zotin tend te vetem, Allahun! Po na ndalon adhurimin e atyre qe kan ardhuruar edhe te paret tane? Me te vertet ne kemi dyshim te madhe na ato qe thua! Salihu u tha: O populli im! Ne tregoni ju nese ume jam i bazuar ne argumenta te qarte nga Zoti im, dhe Ai te me kete dhene mua graden pejgamber, kush do te me mbroje mua nga Allahu,nese une kundeshtoj Allahun? Ju nuk do me jepni tjeter vetemse humbje!"(Hud; 62-63) Populli i Themudit nuk i besoi te derguarit te Allahut, Salihun. Salihu u tha: A nuk friksoheni!? Une jam besnik dhe ju them te verteten. Prandaj keni frike Allahun dhe me degjoni! Per fjalet qe u them nuk kerkoj nga ju ndonje shperblim pasi ate ma jep Allahu. Mendoni se do jeni te sigurt pergjithmon ne keto ndertesa? Ne kopshte dhe burime, ne te mbjellura e me hurma dhe frytat e tyre te fresketa. Ju me mjeshteri po ndertoni shtepi neper kodra shkembore. Ndaj keni frik Allahun dhe me degjoni. Mos shkoni pas atyre qe jane te pafrenuar, qe bejne vepra te kqia dhe qe ne toke bejne shkaterrime dhe nuk bejne mir." (Esh Shuara; 141-153) "Populli i Hixhres (Hegra) e pergenjeshtroj profetin Salih a.s. Ne u patem parashtruar atyre argumentat dhe mrekullit tona, por ata i kundershtuan. Ata gdhenden (skaliten) shtepi ne kodra shkembor per te qene te sigurt." (El Hixhr; 80-82) Ndersa ne ajetin tjeter Allahu xh.sh. thote: "Populli i Themundit pergenjeshtroi te derguarin tone (Salihun) duke thene; "Te shkojme pas nje njeriu te vetem i cili doli nga mesi yne, po ne atehere do jemi te humbur nese ndjekim kete çmenduri! Madje atij Salihu qe ka dal nga mesi jone i paska ardhur shpallja prej Zotit! Jo, kursesi, por ai eshte nje genjeshtar dhe mendjemadh."( El Kamer; 23-24)  Ne perfundim Populli i Themundit i kerkoi Salihut qe nese deshiron te te besojme atehere na sill nje mrekulli , mu ashtu siç deshirojme ne. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Dhe populli i Themudit i tha profetit Salih: Ti je vetem i magjepsur. Nuk je tjeter vetem se njeri ashtu sikurse ne, e nese thua te verteten , sill atehere ndonje mrekulli." (Esh Shuara; 153-154)

Gdhendja e shtepive ne shkembinje  Populli i Themundit - Arabi Saudite - Pamje nga gjendja aktuale

Mrekullia e Devesë

Pas thirrjeve qe Profeti Salih a.s. i beri Themudit, ata i thane: "Nese eshte ashtu siç thua, atehere nxjerr nga ky shkemb nje deve e cila te kete kete ngjyr, te jet kaq si dhe te jete mbarese ne muajin e dhjete." Profeti Salih a.s. u tha: Po nese kjo ndodh , do i besoni Allahut dhe do me pranoni mua si profet? Populli i themundit i tha: Po do besojm Allahut dhe do te pranojm edhe ty si profet. Per kete te betohemi! Pas kesaj profeti Salih a.s. ju drejtua Allahut me namas dhe i kerkoj Allahut qe nga shkembi te dal deveja mu ashtu si populli i themudit deshiron. Atehere Allahu xh.sh i thote profetit Salih: "Ne atyre do tua dergojme deven si sporve ndaj ti o Salih shiko dhe bej durim." (El Kamer; 27) Te nesermen Allahu xh.sh. urdheroi shkembin te çahet, e nga ajo e çare doli nje deve e madhe me te gjitha veçorit qe Themunid kishte kerkuar madje edhe mbares ne muajin e dhjete. Kur populli i Themundit e shikoj te dal nga shkembi deveja mu ashtu sic ato e kerkuan u habiten te gjithe. Disa besuan mu ashtu sic kishin prentuar, por shumica e shkeli premtimin duke mos e besuar kete mrekulli te Allahut. Nder ato qe besoj mrekullin ishte i pari i popullit Xhundi, te njejtin shembull desh te benin edhe parija tjeter pas tij, por u penguan nga ato qe kujdeseshin per kultin e zotrave , ngase nepermjet tyre ato mbanin postet e tyre dhe rrjedhimisht sundonin popullin, mbanin nen kontroll ekonomin, tregtin etj. Duke shikuar ate cfare po ndodhte, profeti Salih a.s. u tha: Kjo eshte mrekullia e Allahut , i cili çau shkembi prej te ciles doli deveja e gjalle mu ashtu sic kerkuat, madje ajo do lind te voglin e saj dhe ju duhet te kujdesni qe ajo te kullose ne token e Allahut pa i bere asnje te keqe, e nese do i beni keq atehere Allahu do ju denoj. Per kete Allahu xh.sh. thote; "O populli im! Kjo eshte devja e Allahut, per ju eshte nje argument..." (Hudë;64) Dhe devja u leshua te kollose nderkohe disa shprehen shqetesim per ujin e pijshem pasi ate do e konsumoj deveja. Salihu a.s. tha: Devja do pi uje ne krye te dy diteve, dhe ate dite qe devja do pije uje, ju do furnizoheni me uje para se te pije. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Deveja do pije uje ne nje dite te caktuar, ndersa ju ne nje dite tjeter." (Esh Shuara; 155) Po ashtu profeti Salih a.s. u tha: Kjo eshte devja e Allahut, ndaj te kujdeseni per te dhe te voglin e saj si dhe per ditet qe ajo do pije uje. Ata qe nuk e besuan mrekullin e Allahut vendosen unanimisht ta mbysin deven. Mirepo duhesh qe dikush ta marr persiper ekzekutimin e saj. Sipas Ibn Xheriri flitet per dy gra nga populli i Themudit te cilat ishin prej nje familje te pasur. Qe te dyja kishin nje nene nje grua jo te paster, Motra e pare ishte e martuar por ngaqe burri besoi Salihun a.s. ajo u nda prej saj, madje aji shkoj tek djali i axhes se vet i cili nuk i besonte Salihut dhe i tha: Do martohem me ty nese ti me premton se do e mbysesh deven e Salihut. Edhe motra e dyte bente pergatitjet e saj per te gjetur njerzit qe do mbysnin deven. Motra e dyte, nje idhujtare e moshuar kishte kater vajza dhe ajo i afroj vajzat ne sherbim te atij i cili premton se do mbys deven. Oferten e pranuan dy te ri dhe ato filluan pergatitjen. Ketyre ju bashkuan edhe shtat burra te tjere. Per kete Allahut xh.sh. thote: "Ne populli e Themundit ishin nente veta qe benin shkaterrime ne toke, dhe asnje here nuk hiqnin nga ngaterresat." (Nemël; 48) Jobesimtaret harruan paralajmerimin qe profeti Salih a.s. u kishte thene: "Lereni deven te ushqehet ne token e Allahut dhe mos i beni dem asaj pasi nese do i beni keq atehere do ju godas menjehere denimi i Allahut." (Hudë:64) Pas vendimit qe jobesimtaret moren per mbytjen e deves, diten e merkure nente burrat ju vun pas deves. E gjeten duke pi uje dhe njeri nga burrat (Kadari) nga larg e plagosi me shiqet. Grat qe nxiten mbytjen e deves erdhet tek meshkujt dhe zbuluan veten dhe filluan te nxisin burrat me qellim mbytjen e deves sa me shpejt.Njeri nga burrat nxori shpaten dhe i preu kembet dhe devja u rrezua dhe menjhere deveja filloj te leshoj ze paralajmerues per te voglin e saj qe te largohet nga keto njerez. Teksa deveja renkonte burrat ia pren qafen. I vogli i deves u largua drej kodres dhe kur arriti ne maje te saj pelliti tre here. Disa thone se devja ka thene: "O Krijuesi im! Ku eshte nena ime!?" dhe me pas ka hyre ne nje shkemb dhe zhduket. Disa thone se burrat e kan mbyt edhe te voglin e deves. Pasi e mbyten, ata pasi pjeken mishin e konsumuan duke festuar. Ndaj te gjithe ato qe moren pjese nga ajo dhe qe shkelen betimin e dhene do i kam ndeshkimi i Allahut.

Banesat ne shkembinje te popullit te Themudit - Arabi Saudite - Pamje nga gjendja aktuale

Denimi i atyre qe mohuan Allahun xh.sh

Jobesimtaret ishin pushtuar nga gezimi per mbytjen e deves, dhe ashtu me kryelartesi moren rrugen per tek shoket qe kishin ndjek Salihun a.s. duke u thene: "A me te vertet besoni se Salihu eshte i derguar i Zotit ? Ata thane: "Po, vertet ne jemi besimtar dhe i besojm atij dhe asaj mrekullie." Ata kryelartit u thane: Ne nuk besojme ate qe ju besoni!" (El Araf; 75-76) Me pas shkuan tek profeti Salih a.s. dhe me kryelartesi i thane: "O Salih! Nese je profet na sill denimin me te cilin na kercenove!" (El Araf: 77) Kur profeti Salih a.s. mesoi mbi mbytjen e deves, u merzit shume dhe jobesimtareve u tha, gezoheni ne shtepit e juaj dhe tre dite. Dijeni se diten e pare fytyrat tuaja do zverdhen, ne te dyten do gdhiheni me ftyryre te skuqura dhe ne diten e trete do gdhiheni me fytyra te nxira. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. e permend keshtu ne Kur'an ku Saliu a.s. u thote jobesimtareve dhe mizoreve te deves: "Kenaquni e gezoni ne shtepit (fortifikimet) tuaja edhe tre dite." (Hudë:65) Sic shikohet profeti Salih a.s. ishte lajmeruar nga Allahu xh.sh. se kur do denohen njerezit mizor dhe mohuesit e Allahut, ndaj profeti Salih a.s. sebashku me familjen e tij dhe ata qe besuan u larguan nga ai vend para se te ndodhte denimi. 
Nga ana tjeter ne gezim e siper jobesimtaret moren nje vendim te dyte, ate te mbytjes se Salihut sebashku me familjen e tije, madje me kryelatersi thane: Pasi ta mbysim Salihun dhe familjen e tij do i themi afermeve te tij; Ne nuk kemi qene te pranishem ne mbytjen e tij dhe te familjes se tij. Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote: "Ata thane; Betohuni njeri-tjetrit ne Allahun qe ne te bejme nje sulm te fshehte naten mbi te (Salihun) dhe familjen e tij dhe pastaj (pas mbytjes) ti themi te afermeve te tij: Ne nuk kemi qene te pranishme ne shkaterrimin e familjes se tij, dhe me te vertet qe ne po themi te verteten." (En Neml: 49) "Por edhe Ne (thote Allahu) beme plan ndersa ato nuk merrnin vesh gje."(En Neml: 50) Keshtu Allahu xh.sh. e shpetoi profeti Salih a.s, familjen e tij dhe ate qe besuan. Mbi kete Allahu xh.sh. thote: "Kur erdhi vendimi Yne per denim, Ne e shpetuam Saliun nga poshterimi i asaj dite, e bashke me te, edhe ata qe besuan. Zoti yt eshte ai i Fuqishmi, ngadhenjyesi." (Hudë:66)
Te nesermen , dite e enjte qe i bie dita e pare njerezit e Themundit u gdhine me fytyra te verdha, mu ashtu siç i kishte paralajmeruar profeti Salih a.s., sigurisht shkalla e frikes se tyre u rrit. pyesnin njeri-tjeterin nga na ka ardhur kjo? Kur ra nata i thonin njeri tjeterit: Kaloi dita e pare e paralajmerimit! Ne diten e dyte, dite e xhuma ata u gdhine me fytyra te bera kuq, frika u hyri ne palc ndaj pysnin ku eshte Salihu? Por askush nuk e gjendte, dhe kur ra nata duke numeruar ditet thoshin: Kaloi edhe dita e dyte. Kur u zgjuan ne diten e trete , dite e shtune, jobesimtaret u gdhine me fytyra te nxira zi. Ne kete moment e kuptuan se paralajmerimi i profetit Salih a.s. ishte i vertet, ndaj ato filluan te hapnin varret e tyre. Kur ra nata dhe meqe ende ishin gjalle thane: Kaloi edhe dita qe paralajmeroi Salihu! Kur doli dita e kater, dite e diele , nje pjese ne shtepit e tyre, nje pjese jasht prisnin ate cfare do ndodhte. Kur dielli kishte lind, ata i zuri termeti, toka u dridh aq sa asnje nuk mund te qendronte ne kemb. Me pas u zuri rrufeja dhe nga qielli degjuan Sajha dmth; Ushtimen e madhe , zerin shkaterrues. Ne kete moment njerezit u ngrin, nuk leviznin, asnje ze i tyre nuk degjohej, ashtu te shtangur Allahu ua mori shpirtin. Allahu xh.sh. thote: "Ata qe bene zullum, i kapi krisma e madhe (Ushtima e Madhe) dhe gdhine kufoma te ngrira ne vendin e tyre. Gdhine sikur te mos kishin qene fare ne te. Kujtojeni pra popullin e Thumudit qe mohoi Zotin e vet. Mallkimi qofte kunder Themudit."(Hudë: 67-68) Allahu kete popull i denoj me tre lloj ndeshimi, mu aq here sa pelliti me ze deveja. Allahu i denoj me: Termet, per kete Allahu xh.sh. thote: "Ata perjetuan termetin dhe u gdhin ne shtepit e tyre kufa te ngrira." (El Araf: 78), termeti qe aq i madh sa nuk mund te qendronin ne kemb. Me pas Allahu u leshoi Rrufen dhe Ushtimen e madhe (Sajha). Per kete ne Kur'an Allahu thote: "Ata i perfshiu rrufeja me Ushtimen e madhe, ndersa ato i shikonin, dhe nuk mundeshin te benin asnje gje. Ata nuk mund te ngriheshin dhe as nuk mund te ndihmonin veten e tyre."(Edh Dharijat: 44-45). Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Ne leshuam kunder tyre nje ushtime, dhe ata u bene si kallamat e thare."(El Kamr: 31)

Vendbanimet e popullit te Themudit - Al Ula - Arabi Saudite

Nje here teksa profeti i fundit Muhammed a.s. ishte duke kaluar pran Hixhrit ka thene: "Mos kerkoni mrekulli ! Edhe populli i Salihut kerkoi mrekullin e deves e cila doli diku ketu dhe shkonte ne keto vende te kulloste. Ata shkelen betimin dhe urdherin e Zotit te tyre, dhe e pren deven, dhe pse pinin qumsht nga ajo. Por ata e mbyten ate, ndaj i goditi ata nje klithme (Ushtim e madhe) te cilen Allahu ua leshoj te gjith atyre qe ishin ne kupen e qiellit me perjashtin nje personi, i cili qendej ne Qaben e Allahut. Shoket e pyet: Kush ishte ai njeri? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ishte Ebu Regali, por kur doli edhe ate e goditi." (Ahmedi) Ne nje hadith tjeter qendron se keto fjale profeti Muhammed a.s. i ka thene gjate rruges per ne Taif  dhe kur shikoj nje varr tha: "Ky eshte varri i Ebu Regalit, i cili eshte Ebu Thekif. Ai ishte prej popullit te Themudit. Kur ndodhi denimi i Themundit ai ndodhej brenda Qabes, dhe kur doli jasht edhe ate e zuri denimi dhe e varrosen ketu. Shenja se kjo ka ndodhur keshtu eshte varsja e arte. Sikur ta kishim zhvarrosur ate, do e gjenim ketu varsen e tij." Ne nje rast tjeter tregohet se Profeti i fundit Muhammedi a.s. teksa shoqerohej me disa nga shoket e tij u nisen per ne Tebuk, dhe rruges ndaluan ne Hixhr (vendbanimi i popullit te Themudit). "Disa nga shoket ju drejtuan vendburimit te ujit me qellim te mbushnin enet, por profeti Muhammed a.s. i urdheroj te derdhin ujin dhe mos hani nga ushqimi i cili eshte gatuar me kete uje. Nje sahab (shok) e pyeti: Perse? Muhammedi a.s. tha; Ju ndodheni (apo po kaloni) ne vendin ku nje popull eshte denuar, me pas profeti Muhammed a.s, i dergoi tek pusi ne te cilin kishte pire uje devja e profetit Salih a.s.. Me pas u ndaloi qe te hyne ne shtepi e ndertua ne shkembinj duke u thene: "Kam frike se mos do ju ndodh edhe ju ajo cfare i ka ndodhur atij populli." (Buhariu) Ndersa ne nje hadith tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. u ka thene: "Mos hyni te ndeshkuarit, veçse duke qare , e nese nuk mund te qani, atehere mos ju afroni , kjo qe dhe juve mos tju ndodhe ajo qe ju ka ndodh atyre." (Ahmedi)

Pjesen tjeter te jetes profeti Salih a.s. mendohet se e ka kaluar ne Palestin, dhe aty i ka dorezuar shpirtin Allahut xh.sh. Pas vdekjes se profetit Salih a.s,  vjen nje popull tjeter i cili po ashtu u dha pas idhujtaris e paganizmit. Ketij populli Allahu xh.sh. u dergoj profetin Ibrahim a.s. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume historin e profeteve te tjere kliko: Jeta e Profetëve


_________________
1. Themud eshte emer i nje personi nga ku fisi ose populli mori emrin; Populli i Themunidit. Ne baze te gjetjeve te bera ne vendbanimin atik te Medein Salih eshte dakortesuar se: Ky popull fliste arabisht ne dialektin " Nabatean " eng; " Nabataeans " dhe ajo eshte e gdhendur ne fasadat e shkembinjeve te qytetit antik te popullit te Themudit.  I pari i ketij populli quhej Themund dhe u quajt keshtu pasi ai lindi ne nje vend ku kishte pak uje. Pra fjala Themund vjen prej fjales Themed d.m.th; pak uje, vend me pak burime ujore. Themudi me fisin e tij u vendos ne vendin e quajtur Hixhr (eng; Hegra) i cili ne ditet e sotme njihet si Medein Salih dmth; Qyteti i Salihut a.s. Ky vendbanim i lashte antik mbrohet nga UNESCO dhe eshte i pari i ketij lloj ne Arabin Saudite. Ne kete vend arkiologet dhe jo vetem kan gjetur shume banime dhe qindra varre antike si: " Kasr el Ferid " dmth; " Keshtjella e vetmuar " etj.

Keshtjella e vetmuar - Kasr el Ferid - Qyteti lasht antik i profetit Salih a.s.

Edhe sot ne kete vend ndodhen monumentet madheshtore te cilat vizitohen nga turist dhe jo vetem. Sipas studiuesve ne keto monumente ka: forma te ndryshme gdhendjesh si; kolona, porta, shqiponje, luan, gjarperinje etj si dhe shkrime te lashta. Qyteti i profetit Salih a.s. ndodhet ne veriperendim te qytetit te Medines dhe Damaskut. Ashtu sikurse popullin e Adit te cilen Allahu e permend ne Kur'an me suren El Ahkaf,edhe popullin e Themundit Allahu xh.sh. e permend me suren El Hixhr vendi ku banonte populli i Themudit. Ne burimet islame Themudi eshte nje nga fiset e lashta arabe dhe se origjina e tyre eshte nga fisi Ad duke i bashkuar me Iremin birin e Samit.
2. Temjan: Eshte nje nga rruget me te lashta tregtare te njerezimit mbi siperfaqen e tokes. Ndryshe ajo njihet edhe si rruga e "rruga e erëzave" , rruga e mendafshit etj
3.Nebateanë - Nebaatu: dmth; "Njeri i dallur" fis arab. Ne qytetin e Salihut a.s. pra ne Medein Salih jane te gdhendur ne gure shkrime " Aramike " te " Nebotenaëve ".  Studiuesit shkrimet e Qytetit te Salihut i quajten shkrime Nebataan i cili eshte shkrim i vjeter aramik dhe i perket familjes se gjuhes Semite ku bejne pjese: arabishtja, aramishtja, hebraishtja etj. Gjuha Semite vjen prej emrit Sam i cili eshte emri i djali te profetit Nuh a.s. Shkrimi aramik eshte perdorur gjithashtu edhe nga Finikasit.
4. Medein Salih: dmth: " Qyteti i profetit Salih a.s" ndodhet ne vendin e quajtur El Hixhr te Arabise Saudite. Ne kete vend u vendos populli i Themudit (ose fisi i Themudit). Pas ngjerjes se ndodhur ne kohen e profetit Salih a.s. rajoni njohu disa sundimtar si: Epoka e Lihjanëve (eshte mbreteri e antikitetit te njohur edhe si Denda-Dandan), Nabateanëve (te cilet mendohet se ndertuan dhe qytetin e "Ajnuneh"), Romake (106 pas profetit Isa). Pasi kaluan disa vite nga pushtimi Romak qyteti i Hixhr pra Medein Salih filloi te humb forcen tregrare qe kishte. Pas Romakeve vendi u sundua nga Memlukët per ardhur deri tek sundimi i Perandorise Osmane. Teksa kronikani turk Evlija Xhelebi po kalonte ne rrugen e haxhit per ne Qabe-Mekke ai ndaloj ne vendin e quajtur "Ebjar Salih". Ne vitin 1672 Elija Xhelebi shkruan se: "Ka mbetje te shtat qyteteve." Me pas ne kete zone Osmanet ndertuan nje kala duke vendosur disa ushtar dhe Pasha. Brenda kalas u hap nje pus uji qe mundesoi furnizimin e kalas dhe te udhetareve qe pershkruanin rrugen per kryerjen e haxhit. Haxhileret pushimin e shfrytezonin edhe per trgti. Po ashtu kjo kala sherbente edhe per mbrojtje. Populli i Themudit mohoj Allahun xh.sh. dhe ju dha idhujtaris-paganizmit duke krijuar zotra sipas deshirave te tyre, si dhe shume veprime te tjera te ulta. Per kete gje Allahu i ndeshkoj.

5 Al Ula: Eshte nje lugin e gjelber me palma dhe agrume dhe e vendosur mes shkembinjeve te Arabise veriperendimore. Eshte nje nga vendbanimet e lashta te njerezimit qe daton prej Epokes se Hekurit (1000 vjet para profetit Isa). Nga germimet e arkilogeve jane gjetur mbetje te kockave njerezore, mjete si sopat dore prej guri etj, duke e percaktuar si nje lugine te gjelber dhe duke e derguar ate deri tek Epoka Palolitike pra me shume se 200.000 vjet me pare. Banoret shfrytezuan burimin e ujit te lugines se Al Ula duke zhvilluar tregti te knaqshme. Po ne kete zone banoret qender kryesore pas qytetit te Salihut kishin dhe Dandanët (Dadan). Dandani mundi te krijoje nje dinasti te forte duke kontrolluar gjithe rajonin. Sipas shkrimeve te gdhendura ne shkembinje jepen te dhena ku flasin per rojet qe Dandani kishte vendosur per kontrollimin e zones dhe te rruges se famshme tregtare te Temjanit duke i dhene Dandanit zhvillim te madh ekonomik. Si shume dinasti te tjera edhe dinastia e Dandanit u shua.
6. https://islamansiklopedisi.org.tr/salih--peygamber

June 02, 2023

Sillu në këtë botë si të jeni musafir (hadith)

Ne koder eshte xhami e Koder Hanit Puke.
(02 qershor 2023)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Silluni ne kete bote si te jeni musafir, ndersa xhamia le te jet vendi i juaj i dashur (shtepia juaj)!" arb; "Kunu fid dunja edjafe vet-tehidhul mesexhide bujute." (Hakim)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Mesoni me shume hadithe duke klikuar: Hadhithe - Thenie Profetike

June 01, 2023

Jeta e profetit Shit a.s.

Tarsus Ullu Xhami - Turqi
(Vendi ku mendohet se ndodhet varri i profetit Shit a.s.)

Shiti a.s. eshte djali i tret i profetit Adem a.s. Ai erdh ne jete pasi Ademit a.s. i vdiq djali i tij Habili (Abel) i cili u vrau nga vellau i tij binjak Kabili. Kabili nuk qe i kenaqur me caktimin per grua qe Ademi a.s. i beri, pasi Kabili deshironte Ihliman dhe jo Ljuzanen. Per ta zgjidhur çeshtjen Ademi a.s. u tha: Secili te bej nga nje kurban, dhe tek kurbani qe do shfaqet ndonje shenje. ai do marr per bashkeshorte İhliman (Iklim). Shenjat u shfaqen tek kurbani i Habilit. Kabili i thote babait te tij: "U lute per Habilin prandaj shenjat u shfaqen kurbanit te tij." Pas disa ditesh, ne aksham Habili qe ishte çoban nuk kthehet ne shtepi, ndaj Ademi a.s. i thote Kabilit te kerkoj vellan. Kabili e gjeti Habilin, por gjate rruges filloi te ngacmoj Habilin. Kur Habili e shikoi hidherimin e vellaut, i thote; "Nese ti çon dor te me vrasesh, une nuk do te çoj dore mbi ty qe te te vras, pasi une i friksohem Allahut, Zotit te boteve!" (Maide: 28) por Kabili e goditi Habilin me nje hekur duke e lene te vdekur. Pas kesaj Kabili nuk dinte cfare te bente me trupin e vellaut te vdekur. Per nje vit Kabili e mbajti ne shpin vellan e tij pa dit ku ta qoj, deri atehere kur Allahu dergoj nje sorre, qe te hap token, per ti treguar atij se si ta mbuloje trupin e vdekur te vellait. E ai (Kabili) tha: I mjeri une, a nuk mundkam edhe une ta mbuloj trupin e vdekur te vellait, sikure kjo sorre!(Maide; 31) Pasi varrosi vellaun e tij, Kabili nuk kishte fytyr ti dal para babait (Ademit a.s.), ndaj vendos te marr bashkeshorten e caktuar nga Ademi a.s. (disa thone se ai merr Ihlima e cila ishte e bukur) duke u shperngulur ne nje vend te larget. Meqe tashme ai ishte krimineli i pare mbi siperfaqen e tokes, gjithashtu ai ishte njeriu i pare qe ngeli pa mesimet e babit, dhe i pari qe u shperngul sipasoj e nje krimi. Kabili u shtua, por pasardhesit e tij ashtu sikurse ai ishin  njerez te keqi. Rreth pese vite pas vdekjes se Habilit, Ademi a.s. u shtua me disa femije ku me i dashuri qe djali i quajtur Shit.(1) Nder femijet e Ademit a.s. Shiti a.s. ishte me i bukuri. Madje disa thone se: "Me se shumti Shiti a.s. ishte qe i ngjante Ademit a.s." Shiti a.s. eshte djali i tret i profetit Adem a.s. (disa thone i pesti). Ndryshe nga femijet tjere, me se shumti Ademin a.s. e donte Shiti a.s. Edhe Ademi a.s. e donte shume Shitin a.s. aq sa thuhet se Ademi a.s. i thoshte: "Ne fytyren (disa thone per ne balle) tende mban driten e madhe." Disa thone se me driten e madhe nenkuptohet profeti i fundit Muhammedi a.s, madje thuhet se Ademi a.s. i ka thene Shitit a,s; "Kete drite ta mbash lart dhe ta ndash me nje grua besimtare dhe te paster."


Jeta profetike e Shitit a.s. 

Shiti a.s. eshte profeti i dyte pas profetit Adem a.s. Pas vdekjes se Ademit a.s. Allahu xh.sh. i shpalli Shitit a.s. 50 suhufe. (2) Disa dijetar thone: "Perveç suhufeve qe Allahu i shpalli Shitit a.s., ai mblodhi edhe 10 suhufet qe Allahu xh.sh. ia kishte shpallur profetit Adem a.s." Para se te vdiste Ademi a.s. i mesoi Shitit a.s. "Diturin e madhe". Disa thone se perveç " Emrit te madh te Allahut xh.sh " Shiti a.s. trashegoi nga babai i tij diturit mbi: natyren, emrat sendeve, semundjet dhe sherimi nga ato, po ashtu Ademi a.s. i mesoi Shitit a.s. edhe ate cfare do te ndodhte duke i permendur atij Tufanin e madh. Taberiu shkruan: "Pas vdekjes se profetit Adem a.s, Allahu xh.sh. i shpalli Shitit a.s. 50 suhufe." (Tarih, 153)
Pasardhesit e profetit Adem a.s. u shperndan ne toke duke u shumuar ne shume familje dhe duke ndertuar qyteta e fshatra. Thuhet se Shiti a.s. ka ndertuar qindra vendbanime (qytete). Pasardhesit e Ademit a.s. u ndan ne dy barqe. Nje pjese e tyre banonin ne male ndersa nje pjese tyre ne fushe. Ato te fushes ishin te barkut te Kabilit i cili me bashkeshorten e tij Ljuzanen ishin shtuar me shume pasardhes. Banoret e malit ishin ato te Profetit Shit a.s. te cilet adhuronin Allahun. Barku i Kabilit ishin bere njerez te kqi te cilet vazhdimish grindeshin dhe vraheshin me njeri-tjetri, madje ato ishin bere popull pa rregulla dhe te pamoralshem. Tregohet se burrat e malit ishin shume te bukur, ashti sikurse Shiti a.s. ndersa grat jo, ndersa e kunderta qendronte me banoret e fushes. Qe ti largoj nga rruga e Allahut banoret e pyllit, shejtani u mesoj banoreve te fushes fyllin i cili leshonte nje melodi terheqese. (Thuhet se kete ai e ka shikuar para se te ishte bere lanet nga Allahu ne xhennet). Burrat e fushes filluan ti bien fyllit prej te cilet dilnin melodi. Zeri i melodis arriti deri tek banoret e pyllit, burrat e te cileve u ben kureshtar dhe vendosen te shikojne nga vjen ajo. Zeri i melodis i dergoj afer fushes, dhe larg vun re burrat e fushes dhe grat e tyre te zhveshura duke josh burrat. Kjo ishte nje fest te cilet banoret e fushes e benin nje here per çdo vit (gjat muajit korrik). Nje prej burrave te malit u josh nga kjo fest dhe bukuria e graven ndaj vendosi ti bashkohet festes. Kurr arrit tu afrohet njerezve, ai ngeli i mahnitur nga bukuria e grave te fushes. Kur kthehet ne mal ai u tregoj burrave te tjere. Me te degjuar kete, nje pjese e burrave te malit vendosen te shkojne ne feste. Keshtu filloj shthurja. Kjo eshte koha kur shthurja, imoraliteti dhe mardheniet intime jashtmatersore jane bere per here te pare. Disa dijetar thone se ajeti ku Allahut thote: "Mos shfaqni bukurin tuaj siç shfaqej ne injorancen e hershme..." (El Ahzab;33) e ka fjalen pikerisht per kete kohe. Qe njerezit te ruajn rrugen e drejte, pra besimin ne Allahun, nderin dhe familjen profeti Shit a.s. u ndaloj banoreve te tij takimin me banoret e fushes, pra me pasardhesit e Kabilit.
Banoret e Shitit a.s. ngelen te pakt ne numer ndersa banoret qe i perkisnin barkut te Kabilit u shtuan. Shiti a.s. i shpalli lufte idhujtaris, imoralitetit vrasjes etj. Puna arriti deri aty sa profeti Shiti a.s. sebashkue me besniket e tij te luftojne me njerezit e fushes. Thuhet se i pari qe ka perdor shpaten e luftes ka qene Shiti a.s. Gjate jetes Shiti a.s. bashk me pasardhesit e tij thuhet te ken ndertuar disa qytete si Damasku deri tek mermetimi i Qabes se bekuar. 

Martesa e Shitit a.s.

Shiti a.s. u martua me nje vajze te quajtur Hazura e cila ishte vajze besimtare dhe e paster. Ato linden nje djal te cilen e quajten Enush dhe nje vajze te quajtur Namet. Kur vdiq Shiti a.s. vendin e tij e mori Enushi i cili po ashtu dijen e tij ia la djalit te tij Kanan / Kajnit.


Vdekja e Shitit a.s. 

Kur Shitit a.s. ju afrua vdekja ai i la djalit te tij Enushit disa mesime per te ndjekur rrugen e drejte. Pas vdekjes se tij vendin e zuri djali i tij Enushi. Rreth asaj se ku ka vdekur Shiti a.s. ka disa mendime. Nje thote se Shiti a.s. per nje kohe ka jetuar ne Mekke ku eshte kujdesur edhe per Qaben e bekuar. Thuhet se ai ka jetuar rreth 912 vjet dhe eshte varros tek vendi i quajtur Ebu Kubejs (Taberiu, 162) Ndersa disa mendime tjera thone se: Varri i Profetit Shit a.s. sebashku me ate te Lukmanit a.s. dhe ai i mbretit Abasit Memunit (3) mund te ndodhen ne provincen e Mersit te Turqis se sotme, pikerisht ne qytetin e lasht antik te Tasusit. Pikerisht ne kete vend ndodhet edhe xhamia e madhe me emer "Tarsus Ullu Xhami" ku ne anen lindore gjenden tre vare, ku njeri prej tyre mendohet se i perket Profetit Shit a.s. Nje mendim tjeter eshte se Shiti a.s. ka vdekur ne Liban. Ne vendin me pjellor te Libanit, ne fshatin Beka mendohet te ndodhet varri i Shitit a.s. Aty u ndertua nje xhami e cila mban emrin e profetit Shit a.s. Disa thone se kety eshte edhe vari i profetit Nuh a.s. 
Siç e permenda me siper pas vdekjes se Enushit vjen Kanani, me pas Melajili i cili ka ndertuar qytete te fortifikuara dhe thuhet se ka ndertuar qytetin e Babilonise (Irak) dhe qytetin e es Susul Aksa. Thuhet se ne mbreterin e Melajilit i ka luftuar shejtan dhe xhinet (te cilet i ka perzene ne gryka malore duke i larguar nga njerezit). Melaji ka jetuar 40 vjet. Pas tij vjen djali i tij Jerdi, e pas tij Hanuhi e pas ti vjen profeti Idris a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI


_____________
1. Shit. Sipas Ibn Abbasit Shiti a.s. eshte quajtur edhe me emrin:" Hibetullah " qe do te thote: "Dhurat e Zotit", kjo pasi Ademit a.s. i vdiq djali i tij Habili. Tek nje pjese e botes kristiane Shiti njihet me emrin Seth . Profeti Shit a.s. njihet edhe si nje der rindertuesit e Qabes. 
2. https://islamansiklopedisi.org.tr/sit
3.Mumuni ndryshe quhet Ebu Abbas el Mamun Abdullah bin Harun Reshid. Memuni kqe qendruar per 20 vite si mbret (Halit) i Halifatit Abasid. Ai vdiq ne nje dite te nxehte kur ishte 48 vjec. Pas vdekjes se tij Halifatin e drejtoj vellau i tij Mutasimi (Ebu Is-hak)

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com