October 28, 2013

Jeta e profetit Lut a.s.


 Historia e popullit Lut a.s.

Luti a.s. eshte djali i Haranit, Hrani eshte biri i Tarehut, e ai eshte i biri i Azerit. Profeti Ibrahim a.s. ka pas dy vellezer Harani dhe Nahori, pra Luti a.s. eshte nip i profetit Ibrahim a.s. Kur profeti Lut a.s. u rrit mori mesime dhe keshilla nga profeti Ibrahim a.s. dhe pasi Luti a.s. u zgjedh nga Allahu si pejgamber ai u vendos ne qytetin e Sodomes. Ne ate kohe Sodoma ishte nje nder qytet e medha dhe qender ne rajonin e Gaur Zegarit. Banoret e keti qyteti kishin braktis totalisht rrugen e Allahut dhe ishin kthyer jobesimtar, duke vendosur ne toke rregullat jetes sipas deshirave te tyre. Perveçse ishin kthyer jobesimtar dhe kryenin vepra cnjerezore, ata kryenin kudo edhe vepra te turpshme, jo vetem ne shtepit e tyre apo ambjente te mbullura por edhe ne rruge publikisht pa piken e turpit. Kur flasim per vepra te ndryra nuk eshte fjala vetem per imoralitet, por ky popull shkonte me gjini te njejte, pra burr burr etj. Ishte ky popull i cili per here te pare ne historin e njerezimit shpiku kete akt te ndyre dhe per kete Allau xh.sh ua dergoi pejgamberin Lut a.s. qe ti udhezoj ne rruge te drejte perpara se ti kap ndeshkimi i Allahut xh.sh. Me te arritur Luti a.s. ne Sodom filloi tua terheq veretjen burrave te Sodomes ku i ftoi te hiqnin dore nga aktet shfrenuese e te ndyra dhe tu kthehen bashkeshorteve e te krijonin familje te shendetshme. Burrat e Sodomes si asnje popull me pare lan grat e tyre dhe shkonin me njeri-tjetrin, dhe kete e benin ne menyre demostrative, kudo ne rruge, udhetime etj. Gjate qendrimit ne Sodom profeti Lut a.s. perveç familjes se tij, arriti te udhezoj ne rrugen e drejte nje grup njerezish te cilet besuan Allahun dhe pejgamberin e tij, por teksa therriste edhe burrat qe te heqin dore nga veprimet shfrenuara dhe te ndyre, Luti a.s. u thoshte: "Perkujto kur popullit te vet Luti i tha: A pununi te shemtuaren, qe asnje nga popujt e botes nuk e beri para jush?Vertet , ju te shtyre nga epshet u afroheni burrave duke i lene grate. Po ju jeni popull i shfrenuar." (El Araf; 80-21)
Thirrjet e profetit Lut a.s. vijuan per nje kohe por te perdaltit nuk e degjuan madje ata thane.: "Deboni ata Lutin me besimtaret e tij, nga vendbanimi juaj, ata jane njerez qe ruhen shume, (i largohen te shemtures)." (El Araf; 82) Pas kesaj Allahu xh.sh zbriti ne toke pikerisht tek profeti Ibrahim a.s. tre meleke. Kur meleket zbriten tek Ibrahimi a.s. e pergezuan ate me nje djale te ditur, e pastaj e informuan per ngjarjen e madhe qe do te ndodhte. Ibrahimin a.s pyet mysafiret: Çfare deshironi? Meleket thane: Ne jemi derguar te nje popull mekatar qe te hedhim mbi ta balte te ngurosur, te shenuar tek Zoti yt per ata qe e kane tejkaluar çdo kufi. Ata banore jane zullumqare. Ibrahimi a.s. tha: Tek ai popull eshte edhe Luti a.s. Meleket thane: E dime mire se kush eshte ne ate popull. Ne me siguri do ta shpetojme ate dhe familjen e tij, perpos gruas se tij, ajo do te mbetet me ata dhe do e shijoj denimin. (Dharijat, 31-34 Ankebut, 31-32) Pasi qe i kaloi frika Ibrahimit a.s. iu dha lajmi i gezuar, e ai filloi te diskutoje me Ne per popullin e Lutit. (Hud, 74)

Seid b. Xhubejri Es Suddiji , Katade dhe Muhammed b. Is'haku thone se Ibrahimi a.s. nisi te bisedoj me meleket keshtu:
"A do ta shkaterroni ndonje vendbanim ne te cilin ekzistone treqind besimtare?
Meleket thane: Jo
Ibrahimi tha: Po dyqind?
Meleket thane: Jo
Ibrahimi tha: Po dyzet?
Meleket thane: Jo
Ibrahimi tha: po katermbedhjete besimtare?
Meleket thane: Jo
Ibni Is'haku tregon se pastaj vazhduan: Keshtu derisa ne fund Ibrahimi a.s. i pyet:
Nese ne te do te kishte vetem nje besimtar?
Meleket thane: Jo
Me pas hz.Ibrahim a.s. tha: Ne ate vend eshte Luti a.s.
Meleket thane: Ne e dime mesemiri se kush eshte ne ate qytet.
Me pas hz.Ibrahim a.s. tha: "Kjo eshte dite e tmerrshme(Hud,77)

Tre meleket  XhebrailiMikaili dhe Israfili a.su nisen per ne qytetin e Sodomes. Meleket moren formen e tre djem te rinj e te bukur. Kur tre meleket arriten tek lumi gjeten vajzat e Lutit a.s. duke mbush uje. Luti a.s. kishte dy vajza Rejsen dhe Zagarten . Djemt i pyeten se ku ka ndonje vend per pushim, bujtin?Vajzat tha: Ne qytet ka por me mire mos shkoni, megjithate ju prisni ketu derisa te pyesin babain tone (Lutin) per kete gje. Vajzat moren rrugen dhe shkuan tek babai i tyre i cili po punonte aren. Vazjat i treguan Lutit a.s. se tre djem kerkojne bujtin per te pushuar. Ishte kohe dreke dhe nuk kalon shume kohe kur tre djelmoshat arritenm vet tek ara ku Luti a.s. ndodhej. (Disa thone se Luti a.s. shkoj ti takoj). Kur arriten tre djemt i kerkuan Lutit a.s. qe tu jap per te ngren. Luti a.s. i degjoj kerkesen e tyre si dhe duke e ditur shthurjen e burrave te Sodomes nga frika se mos do vin e ti turperojn mysafiret , filloj tu thote: Largohuni nga ky vend pasi ka njerez te kqi dhe te shfrenuar. Ata i thane: kemi ardh mysafir per tek ti, kur Luti degjoj kete nuk i ktheu ata duke i marr mysafir ne shtepin e tij. Gjate rruges per ne shtepi Luti a.s. filloi tu tregoj mbi veset e ndyra dhe perversitetin e burrave te Sodomes. Tre djemt nuk reagonin , kjo beri qe Luti a.s. ta perserite kete disa here per t'ju bere me dije qe pasojat mund te jene shume te medha. Kur arriten ne shtepi, Luti a.s. i futi brenda tre djemt dhe filloj tu servir ushqim.  Ardhjen e mysafireve e veren dhe bashkeshortja e Lutit a.s e quajtur Valihe e cila ne fshehtesi merrte pjese ne veset e ulta te banoreve. Sapo i shikoj tre djelmoshat e bukur, Valihe doli nga shtepia dhe shkoj tek vendi ku tuboheshin meshkujt e ndyre dhe u tha: "Ne shtepin e Lutit kan ardhur tre djelmosha shume te bukur, qe syri nuk mi ka pa ndonje here. Me te degjuar kete, ata njerez te ulet vrapuan drejt shtepise se Lutit a.s.(Hud: 78) "Ata shkuan tek shtepia e Lutit gjithe gezim."( Hixh;67). Filluan te therrisnin Lutin a.s. i cili doli dhe duke mbrojtur mysafiret e tij u tha: Kthehuni ndergjegjes dhe vetedijes dhe freskohuni ashtu sic ka thene Allahu xh.sh dhe mos me turperoni. A nuk ka midis jush ndonje qe eshte i till? Njerzit qe kishin rrethu shtepin than: Ti e di se ne nuk kemi te drejte te merremi me vajzat e tua. Ne te vertet, ti e di se ç'duam. Luti a.s. u tha: Sikur te kisha fuqi do ju largoj nga ketu." (Hud, 78-79) Mbi gjendjen e Lutit a.s. trans. Ebu Hurejre se profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Zoti e Meshirofte Lutin a.s. Ai ishte mbeshtetur ne te Fuqishmin ne Allahun." (Buhari)
Pas ketij dialogu, populli tentoj te hyj ne shtepin e Lutit a.s., por ai u kerkoj nje shans te fundit, qe te prisnin per pak çaste. Populli pranoj. Luti a.s. hyri brenda ne shtepi, kur hyri brenda Luti a.s i gjeti mysafiret te qete sikur te mos kishin degjuar asnje gje. I habitur nga ky qendrim Luti a,s, tha:
"Nuk ju njoh! Meleket thane: Jo, Ne te kemi sjell ate, ne te cilen ata dyshojne, te kemi sjelle te verteten prandaj rri i qete. Ne do te shpetojme ty dhe familjen tend, perveç gruas tende. Ajo do te mbes me ate qe jane per denim. Ne te vertet Ne do te leshojme denim nga qielli, mbi banoret e ketij vendi ngase ata jane te prishur." (Hixhr, 62-64, Ankebut, 33-34)
Koha kaloj dhe populli qe po priste humbi dyrimin dhe vendosen te futen me force, por ne ate moment para tyre del Xhebraili a.s. dhe me nje te rame me cep te krahut te tij, i goditi ne fytyre, duke i verbuar qe te gjithe. (Kamer; 37-38) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Ata (burrat) i kerkuan tua derzonte mysafiret e tij. Por ne ua verbuam syte dhe u thame: "Shijoni denimin Tim, tani qe e degjuat paralajmerimin Tim!" (Kamer; 37)
Ne kete moment meleket ju afruan Lutit a.s. dhe e urdheruan ate qe te largoheshin madje duke e udhezuar qe; askush te mos shikoje permbrapa!
Dhe pse paralajmerimi u erdh, populli ishte aq i shthrur saqe perseri nuk besuan madje askush nuk vendosi te ndjek Lutin a.s. me perjashtim dy vajzat e tij dhe ata per verbimin e disa burrave i than Lutit: "Kjo eshte magji dhe filluan ta kercenonin Lutin a.s. Nderkohe Meleket i thone Lutit a.s.: "O Lut! Mos u frikso! Afati i tyre eshte deri ne agimin e dites." (Hud, 81)
Para ndeshkimit te popullit te shfrenuar te Sodomes , meleket i lan afat kohor Lutit a.s. sa te largohet sebashku me vajzat e tij para se qyteti permbys dhe det i qelbur. (Hixh 65) 
Kur Luti a.s. u largua sebashku me dy vajzat e tij dhe kur dielli ishte duke lindur, mbi popullin e Sodomes u versul denimi i Allahut xh.sh . Allahu xh.sh thote: "Dhe ata i goditi nje ze i tmerrshem kur lindi Dielli, dhe Ne beme qe , ajo qe gjendej lart, te bie poshte dhe mbi ta hodhem buca (gur) nga balta e ngurosur. Ketu, me te vertet ka mesim per ata qe kundershtojne.(Hixher: 73-77) 
Kur dielli ishte duke lindur Xhebarili a.s. me cepin e krahut te tij shkaterroj gjithe qytetin me rrethin sebashku me banoret e tyre (thuhet se Sodoma kishte 7 qytete). Toka ku banonte ky popull ishin ngritur goditna te gjera dhe shume te larta. Kur meleket degjuan zerin e gjelave dhe lehjen e qenve, atehere Xhebrail permbysi cdo gje. Allahu xh.sh thote: "Mbi ta leshuam sixhil (dhe i forcuar, i ngurosur) sikur shiu, i cili derdhej pareshtur." (Hud,82, Dharijat, 34, Shu'ara 173, Nemel 58) Po ashtu Allahu xh.sh thote: "Ai i permbysi vendbanimet e rrenuara, prandaj i gjeti cfar i gjeti. E, ne cfare dhuntije te Zotit tend ende dyshon ti?" ( Nexhm;53-55)
Vendi qe u kthye permbys sot quhet deti i vdekur, uji i te cilit si dhe toka perreth eshte e shkrete (shterp). Keshtu ky vend eshte mesim, shembull si shenje treguese per te gjithe ata qe tenetojne te dalin jasht rregullave te Allahut xh.sh.


 Informacion shtese mbi detin e vdekur 

Pamje nga deti i vdekur


Deti i vdekur eshte det i mbyllur. Bregun e tij e ndajne; Izraeili dhe Jordania dhe rrjedhja e lumit Jordan. Kripesia e tij eshte 30% gje qe eshte 9 here me e larte se uji i zakonshem i detrave. Eshte i gjate 67 km dhe i gjere deri ne 18 km. Siperfaqja e tij eshte ne -418 metra te lartesive mbidetare dhe gjithnje eshte duke rene. Thellesia e detit te vdekur eshte 330 m.Uji i detiti te vdekur kryesisht eshte i nxehte.Ne 35 metrat e siperme kripesia eshte 30 - 40 % dhe temperatura arrijne 19 -37 grade celsius.

Pergatiti
Gezim Kopani



Ju mund te lexoni: Jeta e Profetëve



___________
1. Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit te Pukes. Date; 28 tetor 2013
2. Prej vitesh shkenctaret arkeolog me te njohurit ne bote po punojne per vendbanimin e popullit te Lutit a.s. ku sipas jomyslimaneve quhet vendbanimi i Gomorrah dhe Sodomit. Sipas Philippe Silvia arkeolog i njohur dhe prof. ne universitetin e Trinity Southwest University ne New Mexico ka thene: "...fal teknologjise se radiokarbonit kemi vertetuar se metalet e zbuluara ne zone jane kristalizuar si pasoj e nje temperatura teper te larte e ardhur si rezultat i nje shperthimi te jashtazakoshme me origjin qiellore. Ky shperthim ka qene shkaku i shkaterrimit te ketij qyteterimi i cili ka qene i zhvilluar ne forme harku...." Nga germimet e zhvilluar ne disa zona te ketoj qyteti eshte vertetuar se ky qyteterim ka jetuar rreth 2500 vjet dhe fundi i ketyre viteve (para shkaterimit) ka qene ai i periudhes se bronxit.



Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com