May 31, 2014

Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite (1523-1990)


Nga Gëzim Kopani , (Myfti i rrethit Pukë) 
(Artikull i publikuar në revisten shkencore Zani i Nalt organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Nr. 07, viti 2014, fq.100)
                  
Abstrakt
"Përhapja e fesë islame në rrethin e Pukës pas vitit 1523. Familjet fisnike të bajrakut të Kabashit bëhen mysliman duke u ndjekur nga Puka, Rrapja, Kryeziu etj. Familja e njohur pukjane "Dizdarë" përqafojnë besimin mysliman duke dhënë kontribut të drejtëpërdrejtë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës. Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër Leka. Nopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqiperisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numeronte mbi 700 mysliman."

Gurë i varrezave të vjetra të fshatit Rrypë, Pukë

Simbas dokumentave osmane të shek.XVI dhe të historisë sonë princi Progon Dukagjini me 1502 hyri në bisedime me qeveritaret osmane në Shkodër, ku u arrit marrëveshja. Progonit i njihej sundimi mbi Zadrimë. Pas vdekjes së tij, Zadrima do të ishte autonome, hasë e Sulltanit. Progoni do të njihte vaselitetin e Sulltanit. [1]

Më 1523 pasardhësi i tij u bë mysliman. Nga Sulltani mori graden e pashait, duke u shpallur Mustafa Pasha. Nën shembullin e tij, familje fisnike të Kabashit, Pukës, të Pal Mziut e Boçë Mziut, pinjollë të tyre, përqafuan islamizmin dhe e përhapen në varësi të tyre e në popullin e thjeshtë me të cilet kishin lidhje fisnore e shoqërore. [2]
Dihet historikisht se në shek.XVI u formuan sanxhaqe më në krye sanxhakbeun me qellim që ta kontrollonin më mirë situaten politike në Shqipëri, Pukë, Iballe e Spasi u shpall  "Nahi" [3] të sanxhakut të Dukagjinit [4] me qender në Peje. Në krye të ketyre krahinave sundonin "zotni", aga vendas. Agët e Pukës, Kryeziut e të Iballes e quajnë veten prej Kabashi.

Defteret apo regjistrat osmane të shek.XVI janë një pasqyre e gjendjes së popullatës së regjistruar më 1523,1571e 1591, ku shënohen edhe simbas besimit që kanë. Në regjistrimet e para nuk shënohen familje myslimane. Megjithatë, me 1571 "timarli" [5] del një fare Sulejmani, i biri i Ilhanit.
Ilhani ishte rojtare në keshtjellen e Dukagjinit (Pukë), ndërsa Sulejman Ilhani kishte për shfrytezim (timare) Komanin e Dobranin. [6]
Pas 20 vjetes, 1591, na jepen dy breza emrat e Dizdarëve të Pukës. Konkretish emri i Ali Mustafe Dizdari e Mustafe Dizdari. Këto funksione në administraten osmane nuk janë në radhen e fshatrave të Qytezës së Re të Dukagjinit.
Sipas regjistrimit të vitit 1591 në nahijen e Pukës kishte 23 fshatra që kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje kishin hyre në islam, ishin bërë myslimane. Prej këtyre 11 familjeve, tri ishin prej Qerretit të Eper, dy në Qerretin e Poshtem, një në Koman dy në Shenkolle (Delmace), një në Shinpal (Kabash), dy në Rrape, si dhe dy familje me nga një beqar. Por duhet të kemi parasysh faktin së këto të dhëna faktojne vetem ato familje të krishtera e myslimane me toke në ngarkim mbi bazen e së cilës u janë vënë detyrimet.

Në Kabash më 1637 kishte tri familje agajsh, gjithsej nga 24 familje. Nga këto 12 të besimit mysliman. Në fillim të shekullit XVII besimi mysliman kishte ecur shumë më shpejt se në fund të shekullit të XVI.[7]
Kryesorja në dokumentat osmane, si edhe të relatoreve të shek.XVII është fakti se familjet që hynin në besimin e ri mysliman nuk detyroheshin. Nuk del gjekundi perdorimi i dhunës. Kjo duket sidomos në ato familje, ku bashkëjetonin të krishtere e myslimanë pa asnjë problem. Në lidhje me këtë ja se si e shpjegon Frang Bardhi [8]: "Agai (Dizdari i kështjelles së Dukagjinit) ka tre vellezen të krishtere të martuem dhe një turk, që asht bamë ma vonë. Gruaja e age asht një e krishtere e urtë dhe e mirë."[9]

Për rreth 40 vjet, fundin e shek.XVI dhe fillimin e shek.XVII pati një kalim të shumte nga besimi i krishterë në atë mysliman. Kjo faktohet nga relacionet e Ipeshkvit F.Bardhi që shkruan: "Ky i mbrapshti (Magaroli), shqiptar prej qytetit të Prizrenit, sanxhakbeu i Dukagjinit, pasi ndërtoi qytetezen [10], shumë të krishtere i bani aso kohe turq, disa për friken disa me dhurata e disa për tituj. Sidomos në Pukë bani me shumë, kështu aga i siperthanun meqenëse mori premtimin se do ta banin age të asaj qytetëzeje, katolik (fisnik) tue qenë, u ba turk (mysliman) aso kohe." [11]
Gurë i varrezave te vjetra myslimane ne fshatin Kabash Puke 

Sipas traditës së përhapjes së besimit mysliman në Kabash, kemi që myslimani i parë të këtë qenë Hadër Leka [12]. Për arsye se u ba mysliman, edhe për arsye të revoltes se vëllaut Koka, Hadër Leka u largua për në Kosovë. Teksa po udhtonte për në Kosovë, vëllezërit i zun pritë Hadër Lekes pikërisht teksa po kalonte Uren e Vezirit mbi Dri. Ata shtin mbi te, dhe Hadri ra i vdekur. Fisi i Kabashit e priti keq këtë vrasje. U mblodh kuvendi dhe u la fajtor Kokën duke argumentuar: "Nuk virtet vëllai pse ndrron fenë."
Ndersa Nopça shkruan: "Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem." Përhapjen e besimit mysliman në rrethin  e Pukës e faktojnë edhe varrezat mbi 300  vjeçare. Kemi varreza të vjetra në fshatin Kabash,Grykë Hadroj, Rryp (Rrape), Kryezi, Flet.[13]
Gjatë shek.XVI dhe pse vitit 1900  Bajraku i Pukës numeronte 700 mysliman. Ne kazanë e Pukës - e quajtur edhe Dukagjin bëjnë pjesë kater fise: Kabashi, Dukagjini, Thaçi e Mali i Zi. Në vitin 1900 kemi 6.300 banore mysliman dhe 10.000 katolik. Mirëpo pas një viti kemi shifra krejt të tjera, të cilat e përmbysin këtë situate. Pra, më 1901 kemi 6.130 banorë mysliman dhe 4.300 katolik [14]. Fisi i Kabashit ndahet në dy bajraqe a). Puka, b). Kabashi (Qelza). Bajraku i Pukës në vitin 1900 kishte 940 banorë mysliman dhe po aq katolik, pra 50% me 50%, ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit me 52%.[15]. Po ashtu edhe Kabashi ka qënë një fis i përzier në mënyrë të barabarte. [16]
Në vitin 1923 Myftinia e rrethit Pukë përfaqsohet zyrtarisht me një delegatë që mori pjesë në Kongresin e 24 shkurtit të vitit 1923. Puka perfaqsohej nga Xhemal Naipi.[17]
Pasqyra mbi gjendjen e popullsisë myslimane në fillim të viteteve 1990 në qytetin e Pukës është 70% mysliman.[18] Fshati kishte 40% myslimane. Konkretisht dy qytet kishin 6077 banorë, fshati kishte 44209 banorë. Nga kjo kemi: Qytetit kishte 2734 mysliman ndërsa fshati kishte 17604 mysliman.[19]


__________________
[1] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2"
[2] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2"
[3] Nahi: Zonë, rreth.
[4] Dukagjin: Qyteza e Pukës.
[5] Tirmali: Pronë në fshrytezim, të dhëna me dekret.
[6] Dobra: Fshat krahas Komanit.
[7] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtesi 2", fq.93
[8] Frang Bardhi: Lindi në Kallmet të Zadrimes më 1606. Më von u bë prift. Në vitin 1653 ai u emërua Ipeshkv i Dioqezës së Sapës.
[9] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2", fq.94
[10] Rindërtimi i qytezës u bë më 1608.
[11] Prof.Xhemal Meçi "Kabashi që në lashtësi 2", fq.95.
[12] Vëllai i katër i vëllezerve të fisit.
[13] Shënimet e Gëzim Kopani, viti 2006.
[14] Baldaci, Studime, fq.100,101. Po aty.
[15] Seiner, fq.109, Po aty.
[16] Prof.Ali Basha, "Nëpër gjurmet e Islamit", fq.504,505.
[17] Prof.Ali Basha, "Islami në Shqipëri gjatë shekujve" fq.127
[18] Perfshihen dy qytetet.
[19] Prof.Ali Basha, "Islami në Shqipëri gjatë  shekujve" fq.216




Kushdo qe te jesh, prape eja!

Poeti turk Mevlana thote:

"Eja! Eja! Kushdo qe te jesh, prape eja!
Mohues, zjarradhurues ose idhujtar po te jesh, eja!
Selia jone e islamit nuk eshte seli e pesimizmit!
Njeqind here ne e ke prishur pendimin, prape eja!"



May 05, 2014

Imam Osman Hoxha , Hoxhë dhe Atdhedashës

Potret i Osman Hoxha 

Vlerat e fese islame jane te shpalosura ne te gjitha dimencionet e shoqerise. Nepermjet fese islame mund te shikojme sesi kjo fe udhezon dhe meson njerezimin qe te jene te mire, te arsimuar dhe mbi te gjitha Atdhedashes. Islami i meson njerezit te duan njeri tjeterin dhe te krijojne familje duke mbrojtur keshtu vijushmerin e jetes. Eshte pikerisht islami ai qe i meson njerezit te largohen nga veprat e liga dhe te perqafojne te miren. Te jene te dashur me femijet, farefisin, miqt, shoket dhe te kujdesen per vendin ku ato jetojne. Sipas islamit keto jane disa nga aktet themelore qe çdo mysliman duhet ti zbatoje. Natyrisht keto vlera i gjejme tek familjet fisnike mysliman dhe jo vetem dhe ne veçanti tek teologet, hoxhallaret. Shembull tipik kemi Myftiun e pare pukjan Musa Et'hem Dizdari (1800-1900) i cili ka qene njeri me vlera te larta, familje fisnike dhe Atedhedashes, per te vijuar me Isuf Arif Hoxhen (1820-1919), muezinin e xhamis Kulumri Bajram Haziri dhe mbi te gjitha Deshmori i Atedheut Osman Hoxha (1847-1912). Nese do lexohet dhe per me teper te ndertohet historia e Kombit Shqiptare me kujdes do dalin pas asnje dyshim ne pah puna e madhe patriotike e hoxhallareve shqiptare dhe padyshim dhe te hoxhallareve pukjane dhe te hoxhallareve te tjere qe kan sherbyer ne zonen e Pukes.
Por kush ishte Osman Hoxha ?
Osman Hoxha ka lindur ne Dukagjin. Shtat vite ai vazhdoi studimet ne Medresen e Prizrenit (1890). Pasi perfundoi medresene rreth vitit 1890 Osman Hoxha vazhdoi detyren si Hoxhe (imam) ne fshatin Flet te Pukes. (1)
Me devotshmeri ndaj parimeve islame ,si dhe disa karatere te larta si pastertia, dashuria, e respekti per te tjeret beri qe te fitonte respektin e banoreve te fshatit Flet dhe me gjere. Ai qe i dashur dhe i sjellshem me njerezit. Aty ku punonte imam Osman Hoxha perveç myslimaneve jetonin edhe familje katolike te cilet shkonin mire. Osman Hoxha kurre nuk e ndante çeshtjen e fese nga ajo e Atdheut. (2)
Me qenese rrethi i Pukes por edhe fshati Flet ndodheshin ne nje pike kyçe per depertimin e ushtrise serbe, Imam Osman Hoxha por edhe hoxhallar te tjere te Myftinise se rrethit Puke u ndikuan nga ky fakt dhe predikonin neper "hytbe" (3) mbi hadithet qe flisnin per mbrotjen e Atdheut. Ishin predikimet e imam Osman Hoxhes qe shqetesuan pushtuesit por nga ana tjeter populli pukjan e ngriti ne shkallen me te larte duke i thurur kenge dhe poezi.
Nje nder to fillon keshtu:

"Kush ja vuni pushken serbit,
Osman Hoxha past rahmet" (4)

Po ashtu kimi edhe kengen popullore, e thurur ne shenje respekti ndaj Osman Hoxhes i cili ngriti gjithe krahinen ne kembe, ne lufte kunder serbeve.(5)

"Gjithe krahina ne kambe u çue,
Kane dhane besen me luftue,
nga Vaspasi e deri n'Flet,
Gjithkund pushka po kerrcet.

Osman Hoxha me shoket e vet,
Po lufton, po ban gajret,
Asnji priten s'po e leshon
Si uje kroi gjaku shkon

Osman Hoxhes s'i  trembet syni, 
N'krah po i rri Bajram Neziri.
Bahet lufte n'kater anet
Pushka e trimit nuk po ndalet.

Kur n'balle shokt iu pane gjakun,
Me shum t'vrame ia moren hakun.
Kush dha jeten per vend te tij,
I kendojme per jete lavdi!"

Po ashtu kemi edhe vargjet:

"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.

Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!

Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet pre 'i dit!
Dy mij vet kan dal Komit" (6)

Per luften e bere ne Vaspas e Flet kemi keto vargje"

"Kush e nisi luften i pari?!
E kan nis dy hoxhallare!
Hoxhallaret e Malit Zi!

"Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha 'i shehitli!
Ka nis luften me serbi!
N'ujt e goskes jan mbyt nji mije!" (7)

Per kontributin e imam Osman Hoxhes  Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka dhene titullin "Deshmor i Atdheut" çertifikat e dhene pas vdekjes dhe qe ndodhet e ekspozuar ne pavionin e "Deshmoreve" prane shkolles muze "Migjeni" Puke. (8) Imam Osman Hoxha la me pas djalin e tij Mehmet Hoxhen i cili po ashtu sherbeu prane Myftinise se rrethit Puke pikerisht ne fshatrat Flet, Trun, Xathen etj.

Eshte detyra  e te gjitheve qe akti sublim i teologeve dhe hoxhallareve pukjan dhe jo vetem te mos harron por te kujtohen sepse ata dhan jeten per kete Atdhe, per kete toke. Ne kuader te 5 majit  dites se Deshmoreve, deshirova te sjell nje shkrim ne perkujtimin te aktit heroik te imam Osman Hoxhes, myezinit Bajram Nezirit te Fletit.

Pergatiti 
Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)

Date; 05 maj 2014

__________
(1) Gazeta Drita Islame Vell, III, nr.07 (50), Prill 1994
(2) Libri, Familja Hoxha Dukagjini - Mali Zi fq.18
(3) Hytbe, vend ne xhami ku predikon imami.
(4) Prof.Dr. Bajram Xhafa, revista "Zani i Nalte" nr.3 (155) fq.37, viti 2013
(5) Kenge qe ruhet ne Fonoteken e Radio Kukesi. Libri "Familja Hoxha Dukagjini-Mali Zi" fq.18
(6) Visaret e Kombit vll. IV. Tirane, 1939 fq. 58-59, mbledh ne Lume e Kukes.
(7) Visaret e Kombit, vll, IV Tirane,1939, fq.58-59, mbledh ne Lume e Kukes.
(8) Shenimet historike te imam Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com