May 27, 2022

Paganizmi dhe mitet

Dihet se Allahu xh.sh. deri ne kohen e profetit Muhammed a.s. ka derguar pejgamber per te udhezuar njerezimin ne besimin e Allahut xh.sh. Per shkak te mashtrimeve te shejtanit (djalli), nefsi (uni), injorances , mendjemadhesise, pushtetit etj, njerezimi mohoj adhurimin e Allahut xh.sh dhe per te mbajtur pushtete, apo per treguar madheshti filluan te vet krijojne mite e perendi te rreme, kjo per te sunduar njerzit apo per tu mbrojtur nga e "liga". Kjo ishte shitja e jetes se tyre ndaj djallit, shejtanit.
Ne miteologji e liga eshte luftuar nga perendi mitike ne te cilat njerezit besonin ne fuqit e tyre te jashtzakonshme si p.sh; Zanat, Dragoi (i cili ne disa raste shfaqet ne forma te ndryshme) etj. Perveç besimit islam edhe ai kristian ishte kunder bestitnive, pasi ato e devijinin njeriun nga rruga e Zotit. Per shkak te devijimit nga rruga e Allahut xh.sh, Allahu dergoi tek popuj te ndryshem Pejgamber (Profet) te zgjedhur, te derguar me qellim udhezimin e tyre ne rrugen e drejte, besimin dhe bindjen ndaj Krijuesit te Gjithesise Allahut xh.sh.
Aq shume njerezimi devijoj nga rruga e drejte saqe shume sundimtar e vet shpallen apo e quajten veten Perendi. 

Per te ilustruar keto ju sjell disa shembuj te mitologjive te ndryshme nepermjet te cilave njerezit harruan Krijuesin e Gjithesise Allahun xh.sh. 
Krijimi i miteve apo legjendave u ben nga njerez me qellim sundimin e tyre. Shume udheheqes djallezor krijonin perendi te ndryshme si p.sh: Perendia e Diellit, Henes, Ujit, Perendesha e Pjelluris ( Artemis ), Stuhis, Malit, Gjarperit, Kalit, Luanit ose gjysme perendi siç ishin: Perseu , Akili , Herkuli etj. Per ta ilustruar me mire, ju sjell si shembull qytetin antik te Tarsusit ne Turqi i cili eshte vendbanim i lashte Hitit i mbushur me legjenda te ndryshme mitikeTarsus vjen nga emri Tarsos dmth: "shput kembe" ose Tarhuz qe do te thote: "Perendia e stuhise". Mendohet se Tarsusi eshte banuar nga Asirianet dhe Perset rreth 400 vjet para lindjes se profetit Isa a.s (Krishti). Ky qendrim argumentohet nga disa monadha te vjetra te cilat kan te skalitur Sadonin (i cili qendron mbi nje luan me krah). Sipas kristianeve luani i perket Shen Markut i cili ishte mbrojtesi dhe sunduesi i qytetit. Me pas Tarsusi dhe jo vetem u poshtua nga Pompeu i cili e beri Tarsusin kryqytet te provinces Klikine me pas vendi , ne respekt (servilizem) te mbretit Jul Cezar mori emrin " Juliopolis ".
Tarsusi njihet si vendi ku jane te varrosur shume perandor romak , helen etj dhe sipas kristianeve Tarsusi apo qyteti tjeter antik Efesi jane vende ku u ben " Veprat e Apostujve ". Me ardhjen e Heleneve vendi u quajt " Antiokia ".

Sipas legjendave Tarsusi (1) me pare eshte quajtur Parthanius emer ky i djalit te Cydnus i cili ishte djali i Ankiles e cila ishte e para qe themeloj qytetin Tarsus. Pas emrit Parthenius qytetit ju ndryshua emri ne Tarsus.(2) Qyteti i Tarsusit mori fame te madhe sidomos gjate prejudhes romake ku sipas historianeve Tarsusi u ndertua nga detaret (helen) qe eksploronin bregdetet. Mitologjia helene tregon se kishte jetuar nje hero i quajtur Belerofon ( Bellerophon ) i cili krahas heronjeve te tjere si; Kadmus dhe Perseu vriste perbindeshat te cilet benin çrregullime dhe demtonin njerezit. Heroi mitologjik helen Belerofon (3) u be hero pasi vrau perbindeshin e njohur " Kimer " i cili kishte nje trup dhije , bisht gjarperi dhe koke luani. Po ashtu Belerofon ishte i njohur pasi ai arriti te kap dhe te sundoj "kalin fluturues" nepermjet te cilit sundoj malin e njohur Olimp (4). Mirepo nje here Belerofon u rrezua nga kali i tij (5) teksa po luftonte Kimeren ( chimera ) te cilin e vrau.
Sipas mitologjise Kimera ishte nje krijes e cila merrte fyrme nga zjarri dhe u sillte fatkeqsi te shumta njerezve. Ajo mbyste bagetit, shkateronte te mbjellurat etj. Disa mendojne se vrasja e Kimeres ka ndodhur ne vendin e quajtur "Yanartas / janartash" te Turqis se sotshme. Kjo zone ndodhet ne Çirali ku ne toke ndodhen dy gropa apo vrima te medha. Fshati Çirali / Çërallë ndodhet ne rrethin e Kamerit te prefektures se Antaljes ku ndodhet Olimposi i lashte.(6) Ne fakt keto gropa te madhe leshojne metan djeges duke nxjerr ne siperfaqe lloj zjarri, por helenet e shfrytezuan kete per te sunduar popullsin duke u thene: ky eshte vendi i perenditeve qe shfryjne zemerimin e tyre, madje duke nxjerr prej saj krijesa shkaterues siç ishte Kimera.
Gjate luftimit Belerofon ra nga kali i tij ku njeren kembe e kishte te plagosur ndersa kemben tjeter e leshoi ne toke nga ku ngeli emri Tarsus qe do te thote: "shputa e kembes" (Tarsus jane kater pjese kockash te kembes te cilat quhen; Talus, calcaneus etj)" nga ketu ngeli emri Tarsus.

Qyteti i Tarsusit ishte qytet mitik pagan i cili me ardhjen e perandorit Julian Agostati i cili luftoj Perset, filluan ndryshimet ku Juliani refuzoj besimin kristian duke i dhene perparsi nje besimi tjeter i quajtur " helen " besim i cili adhuronte hyjni dhe perendi te ndryshme.
Me pas vendi perfshihet nga besimet e tjera pagane siç ishte perendia Isi-s i Egjiptit e cila ishte nje perandoresh e lashte Egjiptiane.(7) 

Nga libri i "Al Sufi-Libri qe shkruan mbi astronimin etj


Pas perandorit J. Agostati vjen perandori Bizantin Justiniani i I-re (i cili mendohet se ka lindur ne nje fshat Ilir , e disa thone ne Dardani) ose sic u quajt Justiniani i madh i cili vdiq dhe u varros ne Kostandinopoje, sot Stambolli.(8) (Histori te mbush me mite dhe legjenda ka dhe qyteti i antikitetit romako-helen Efes (Efesos) i cili po ashtu ndodhet ne Turqi pikerisht ne zonen e Izmirit ku sipas kristianeve eshte vendi ku ka jetuar Shën Pali para lindjes se Krishtit, po ashtu ne fund te jetes se saj ka jetuar Maria (Merjeme) nana e Krishtit (Isa a.s).

Sipas historianeve mysliman mendohet se; Efesi eshte qyteti ku ka ndodhur historia e djemve te shpelles Kehf. Ne ate kohe Efesin e sundonte perandori Dikianus (mendohet se eshte Ilir) i cili ishte mizor dhe idhujtar. Idhujtarin e tij e kundershtuan tre djem te ri (sipas kristianeve 7 djem) te cilet besonin ne Allahun xh.sh. si zoti i vetem dhe i pashoq. Perandori urdheroj vrasjen e tyre, ndaj djemt u larguan nga qyteti dhe u vendosen ne shpell. Per me shume lexoni artikullin: Djelmoshat e shpelles Kehf ) Pra qytetet si; Efesi, Tarsusi etj ishin kthyer qendera te paganizmit dhe mitologjise, derisa sa erdh feja islame e cila nen drejtimin e kater Halifeve (Hulefai Rashidin) islam te cilet ne ate kohe ishte perandoria me e madhe ne lindjen e mesme. Perandoria islame. arriti te kishte nen drejtimin e saj shume vende perfshir ketu edhe qytetin e Tarsusit si dhe shume vendbanime te tjera romake, helene apo bizante te cilat ishin te mbushura me idhujtari, paganizem dhe mitologji nga me te ndryshmet.

Pershembull sipas legjendes, ne Tarsus paska jetuar nje krijes mitike e quajtur Shahmeran ( Queen of Serpents ) e cila ishte gjysme gjarperi dhe gjysme grua. Ndersa ne qytetin tjeter te turqis si Adana etj eksiston nje kull me emrin "Sahmeran Kalesi", dmth; Kulla e Shahmeranit apo ne qytetin e Çukuroves te Turqis ndodhet po ashtu nje kala e quajtur "Yilan Kale" d.m.th: Kalaja e gjarperit. 

Kjo kala thuhet se ka lidhje me mbretin Levon ose Leo i cili krijoj mbreterin Kilikiane. Levon eshte fjale armene dhe njerezit e asaj kohe besonin se Levoni ishte perendia e maleve. Ne gjuhen helene dhe bizantine vendi ku ndodhet kalaja njihet si mali " Amanus ", ndersa pjesen tjeter e quajne; Mali i Zi. 
Ne kete mal kishte shume manastire te besimeve te ndryshme kryesisht; armen, katolik, jakobit etj

Shkurtimisht sipas legjendave te cilat rendomte permenden ne Turqi, Iran, Rusi, Indi, Gjermani, Lituani etj Shahmerani u zbulua ne Tarsus rastesish nga nje djal i ri i cili sebashku me shoket e tij paskan dal ne pyll per te prer dru dhe papritur zbulojne nje shpell te madhe (diku thuhet nje bunar uiji) te mbushur me mjalt. Djemt vendosen te zbresin ne shpell shokun e tyre i quajtur Xhemshab diku tjeter permendet me emrin "Belkija".
Pasi Xhemshabi mblodhi gjith mjaltin dhe ua dha shokeve, ai u kerkoj ta nxjerrnin jasht, por shoket e tij me qellim qe te kishin sa me shume mjalt per vete e braktisen duke e len ne shpell. Xhemshabi me ze te larte filloi te kerkoj ndihme por askush nuk e degjoj. Kaluan dite dhe askush nuk u be i gjall. Ne kete kohe papritur Xhemshabi dallon nje akrep dhe menjehere nxjerr thiken per ta mbytur, por ne keto momente dallon nje drite nga vendi ku doli akrepi, keshtu Xhemshabi filloi te zgjeroj vrimen me thik aq sa per te kaluar. Xhemshabi i habitur nga drita hyri papritur ne nje kopesht shume te bukur. I habitur me bukurin e kopshtit vuri re se ai ishte i mbushur me gjarperinje te cilet dhe pse kalonte pran tyre nuk e kafshonin. Teksa ecte ne mes te kopshtit shikon nje krijes me trup te bardhe ku gjysmen e trupit e kishte gjarper dhe gjysmen tjeter nga mesi e siper i njeriut grua. Kjo krijes ishte Shahmerani. Shahmerani e priti mjaft mire Xhemshabin i cili jetoj per nje kohe te gjate me Shahmeranin madje u dashurua. Gjate kesaj kohe Shahmerani i paska treguar Xhemshabit mbi jeten e gjarperinjeve nen toke, fuqin e tyre, helimet dhe ilaçet sheruese qe ato zoterojne. Pasi kaloi nje kohe e gjate Xhemshabi i thote Shahmeranit se jam merzitur dhe dua te dal jasht, ndaj me lejo te dal jasht. Per shkak te dashuris qe kishte per Xhemshabin ajo e lejoi te dal jasht por me kusht qe askujt te mos i tregoj per ate çfare kishte shikuar dhe kurr ne syt e njerezve mos u lag me uje apo mos hy ne uje. (Per shkak te afermitetit me Shahmeranin, Xhemshabi paska mart disa aftesi te gjarperinjeve si; kurimi, me te hyre ne uje trupi i behej pulla pulla (luspa) si te gjarperinjeve etj). Pasi i dha fjalen, Shahmerani urdheroi gjarperinjet ti tregojne Xhemshabit rrugen e daljes.
Pas shume vitesh Xhemshabi arriti tek familja e tij te cilet te befasuar e pyeten se ku kishte qene , por ai ashtu siç kishte dhene fjalen, nuk u tregoj asgje. Edhe pse kaluan disa vite Xhemshabi arriti ta mbaj sekretin deri sa nje dite mbreti i Tarsusit u semur rend dhe mjeket nuk arrinin te gjenin ilaçin sherues derisa nje dite Veziri i mbretit duke lexuar gjen nje informacion se mbreti mund te sherohet vetem nese ha mishin e Shahmeranit. Mbreti urdheroi vezirin te gjejne menjehere Shahmeranin por asnje nuk ia dinte vendin e saj. Nje dite teksa te gjithe kerkonin Shahmeranin dijetaret gjejne nje informacion se: ai qe ka takuar Shahmeranin nese i laget trupi me uje , trupi i tij do behej me luspa si te gjarperit, keshtu do mesonin vendin e Shahmeranit. Mbreti urdheroi te lag me uje popullin derisa sa i erdh radha Xhemshabit trupi i te cilet pasi u lag me uje u mbush me pulla-luspa si te gjarperit, ndaj i thane: ose do na tregosh ku ndodhet Shahmerani ose do te mbysim. Per ti shpetuar vdekjes ai i tregoi vendndodhjen. Kur veziri arriti tek vendi i Shahmeranit e kercenoi se do mbus Xhemshabit nese nuk dal , meqe ajo nuk deshironte ti ndodhte gje e keqe Xhemshabit vendosi te flijoj veten dhe pse sundonte ushtrin e gjarperinjeve te cilet nese do i urdheronte , ata mund te dilnin te gjithe nga nentoka e te mbysnin njerezit, por ajo vendosi te dal jasht ne qetesi duke u thene gjarperinjeve se jam e ftuar ne nje feste (diku thuhet ne nje dasem) dhe do kthehem. Me te dal jasht Shahmerani kerkoj qe te qendroj per disa çaste vetem me Xhembashin te cilit i thote; Kur te me dergoni ne pallatin e mbretit te me preni trupin ne tre pjese. Nje pjesa nga koka, pjesa e dyte gjusmen e trupit ndersa pjesa e trete bishti. Ajo i tregoj sekretin per secilen pjese. Kur arriten ne pallat e pren Shahmeranin ne tre pjese. Thuhet se pjesen e kokes e mori mbreti (si kunder helm) dhe u sherua, pjesen e dyte e mori veziri i cili me shpresen qe do i largonte semundjet e kqia nga trupi vdiq ndersa pjesen tjeter e mori Xhembashi pjese e cila ne fakt ishte dituria mbi te gjitha ilaçet. Keshtu Xhemshabi u pasurua me dijet mbi te gjitha llojet e ilaçeve sherues.
Sipas legjendes thuhet se ne Tarsus mbi shtat kat nen toke ndodhet shtepia e Meranëve, pra gjarperinjeve te cilet ishin te bute dhe mjaft te zgjuar. Ne krye te tyre ishte Shahmerani. Thuhet se emri Shameran eshte ne gjuhen Perse pasi fjala Shah do te thote Mbret, ndersa Meran do te thote gjarper, pra mbreti i gjaperit.(9)


(Duhet te kemi parasysh se ne shume vende te botes eksistojne legjenda mitike te ndryshme si: Gjarperi Dragua ku sipas legjendes; Perendia e Stuhise luftoj me Gjarperin Dragua i cili vazhdimisht fitonte, por Perendia e Stuhis e ndihmuar nga Perendia e Kafsheve ( Inara ) arriti ti bej kurth Gjarperit Dragua duke e ftuar ne dasmen e Purulit i cili u martua me Perendin e Tokes Hanahan. 
Mit tjeter eshte Gjarperi dragua i detit ( Lotani ), ndersa tek butistet kemi mitin e Nagas. Keto mite gjenden kudo, madje edhe ne Shqiperi, edhe ne zonen e Pukes ku ka emra malesh, lugina apo hurdha me emra mitologjik si dhe legjenda te ndryshme ku tregojne se ne male e lugina kan luftuar dragoi, zana etj.)

Per sa me siper per shkak te gjynaheve te shumta, imoralitetit dhe mbi te gjitha shirkut (ti pershkruar shok , ortak Allahut) Allahu i ndeshkoi banoret e Tarsusit duke u hequr bereqetin dhe pse Tarsusi ishte vend shume pjellor. Per nje kohe te gjate Allahu xh.sh. nuk u leshoj asnje pik shiu dhe nga toka nuk doli asnje bime. Nje dite sundusi i Tarsusit meson se ne Babiloni (Irak) jeton nje njeri i mir, ndaj ai vendos ti shkruaj mbretit te Babilonis ku pasi i tregon per vuatjet e popullit i kerkon ndihme duke derguar ne Tarsus njeriun e tyre te mir i quajtur Danjel.
Mbreti i Babilonins pranon dhe dergon profetin Danjel a.s. ne Tarsus. Danjeli a.s. si pejgamber i Allahut u gezua, pasi e shikoi kete si mundesi te mir per hapjen e fjales se Allahut xh.sh. Pas ardhjes se Danjelit a.s. banorer e Tarsusit hoqen dore nga mitet duke ju rikthyer besimit te drejte ne Allahun dhe rrjedhimisht u kthyen prodhimet dhe bereqeti. Para se te kthehej ne Babiloni vdes profeti Danjel a.s.
Populli ne shenje mirenjohje dhe respekti ndaj Danjelit vendosen ta mbeshtjellin turpin e xhenazes se tij me nje rrobe prej ari dhe e vendosen ne nje kuti te mbyllur me çels, kjo pasi ata mendonin se trupi i tij eshte shkaktar per sjelljen e bereqeteve dhe jo Allahu. Ata vendosen ta varrosnin Danjelin a.s. ne nje mal te veçante ne te cilen ndertuan nje varr-dhome enkas per te. Qe nga vdekja e profetit Danjel a.s. kishte kaluar nje kohe e gjate, aq kohe kishte kaluar saqe banoret kishin harruar se i kujt ishte varri ne mal.
Tregohet se pas vdekjes se profetit Muhammed a.s. pikerisht ne kohen e Umerit r.a. rreth 1000 vjet pas vdekjes se Danjelit a.s. , Ebu Musa El Eshariu shkon ne Tarsus te cilin e çliron. Pas çlirimit Ebu Musa El Eshariut i ben pershtypje nje vend i mbyllur me çels dhe pyet. Banoret i thane: Dim qe cdo gje qe kemi eshte fal atij vendi. Ebu Musa El Eshariu urdheroi hapjen per te shikuar se cfare kishte brenda. Pasi hapen porten hyn ne dhome ku te habitur shikuan trupin e nje njeriu te gjate dhe te paprishur dhe te mbeshtjellur me ari dhe prane tij nje liber, nje shtambe me dhjame, disa te holla dhe vulen (unaz) e tij. Kur Ebu Musa el Eshariu u perball me kete te panjohur vendos menjehere ti dergoj leter Umerit r.a. ne te cilen pershkruan me detaje ate cfare kishte zbuluar. Sebashku me letren ai dergoi edhe gjerat e gjetur rreth turpit. Kur letra dhe gjerat e gjetura arriten tek Umeri r.a. qelloj ti shikoj edhe Aliu r.a. i cili menjehere e kuptoj se per kete behej fjale pasi unaza ishte ajo e cila ne mes kishte te skalitur nje njeri i cili ne dy anet e tij qendronin dy luan. Ne kete kohe Aliu r.a. tha: keto jane te profetit Danjel a.s. per te cilin Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e gjen Danjelin, pergezoje ate me xhennet!" Aliu r.a. keshillon Umerin qe ti dergonin Ebu Musa El Eshariut nje leter ku ti shpjegohet cdo gje dhe sebashku me te ti dergohet edhe unazan, ndersa Umeri r.a. urdheroj Ebu Musa El Eshariun te heq nga trupi i xhenazes se Danjelit a.s. rroben prej ari dhe ne vend te saj ta mbeshtjellin me qefin te bardhe dhe ti falnin namazin e xhenazes dhe pastaj te bej varrosjen e tij.
Kur Ebu Musa el Eshariu mesoi se xhenazja eshte e profetit Danjel a.s. si dhe duke ditur mendimin e gabuar te njerezve qe bereqetet vin nga kjo dhome dhe nese ato do mesonin se trupi i xhenazes eshte e profetit Danjel do benin idhujtari dhe pasi mendoj mir arriti te gjej zgjidhjen ku njerezit te mos arrijne te gjejne varrin e Danjelit a.s. Ebu Musa El Eshariu vendos te hap ne fshehtesi te plote nje varr te ri per xhenazen e Danjelit a.s. pasi e beri (thuhet te thell rreth 15 m) vendosi Danjelin a.s. te cilin e mbuloj me dhe, me pas urdheroi divijimin e nje lumi qe ndodhej ne malin Tarsusit me qellim kalimin e ujit mbi varrin e Danjelit me qellim humbjen e gjurmeve te varrit. Keshtu askujt nuk do ti shkonte mendje se posht lumit ndodhet varri i profetit Danjel a.s. (Disa historian thone se varri i profetit Danjel a.s ndodhet ne qytetin antik te Suzës ne Iran.)
Shume kohe me vone me urdher te Halifit Harun Rashidit u be rindertimi i qytetit te Tarsusit. Pas ringritjes se Tarsusit dhe si pasoj e perplasjeve brenda myslimaneve qyteti ra perseri ne duart e bizantit, por nuk kalon shume kohe dhe halifi mysliman Harun el Reshidi e rimori perseri qytetin. Pas rreth pese dekatash qyteti i Tarsusit ra perseri ne duart e Bizantit i cili u sundua nga mbreti Nikeforosi i dyte Fokas ( Phokas ) i lindur ne Kapadokja dhe vdiq ne Kostandinopoje. Sundimi bizant ne Tarsus zgjati deri ne vitin 1085 me pas nje pjese e Tarsusit ra ne sundimin mysliman te Selxhukve dhe pas rreth 120 vite Tarsusi ra ne duart e mbreterise se Klikikeve me pas qytetin e rimoren perseri myslimanet nen drejtimin e Ramazan Bej Olari te njohur si Ramadanet i cili njihte sundimin e Memlukeve te cilet moren nen sundim gjithe teritorin e Tarsusit dhe jo vetem. Ne fund Tarsusi dhe jovetem ishin nen sundimin e Perandorise Osmane.
Ushtar mysliman - Memlukë

Idhujtaria, paganizmi dhe jo vetem jane vepra shirku. Shirk do te thote kur ndonje ne vend te Allahut lut - adhuron dike tjeter. Ndaj ne Kur'an Allahu xh.sh. thote; "Krijuesi yne Allahu xh.sh ka urdheruar qe te mos adhuroni tjeter perveç Allahut." (El Isra; 23) Llukmani a.s. i ka thene djalit: "Biri im! Mos i bej Allahut shok (shirk), sepse shirku eshte padrejtesi e madhe." (Llukman 13) Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Dhe mos adhuro tjeterkend veç Allahut, sepse idhujt nuk te sjellin as dem as dobi, e nese e ben , dije se i ke bere dem vetvetes." (Junus; 106) "Ata qe i pershkrujane Allahut shok (shirk) , ketyre Allahu ia ka ndaluar xhennetin." (El Maide; 72)
Eshte pyetur profeti Muhammed a.s.: -"O i derguari i Allahut! Cili eshte gjynahu me i madh? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ti shoqerosh Allahut diçka tjeter ne adhurim (te besh shirk) nderkoh qe Allahu xh.sh. eshte krijuesi yt." Po pastaj? Profeti Muhammed a.s. ka thene: -"Te vrasesh femijen tend nga frika se do te ushqehet me ty (nuk ke ushqim). Po pastaj? Muhammedi a.s. ka thene; -"Te besh imoralitet." (Buhari, Muslim) 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Gjithashtu mund te lexoni: Besimi pagan në Pukë dhe Besetytnia, pasoje e padijes per fene po ashtu lexonj jeten e Profetit Ibrahim a.s. i cili luftoj idhujtarin duke klikuar ketu; Jeta e profetit Ibrahim a.s.

_______________
1. Sipas germimeve te bera ne; "Gozlu kule" d.m.th: "Syri i kulles" u arrit ne perfundim se behet fjale per nje vendbanim parahistorik duke e lidhur Tarsusit me periudhen neolitike dhe per te vazhduar deri tek bronzi i hershem
2. Mendohet se ne Tarsus kan jetuar Semitet ku kan sunduar Esarhad DoniShalman EseriSenakeri deri tek mbreti Aserian Ashurbanipal (Sardanpalus) gjurmet e varrit e te cilit ende ruhen ne kete vend.
3. Bellerophon eshte djali i mbretit te Ephyra (Korinti) Glaucus i cili kishte baba Sizifin i cili themeloj Ephyren (Korintin e sotshem). Ky mbret ishte mashtrues dhe shume i pababes. Ai preu ne bese te disa mysafireve duke i vrare ne pallatin e tij, Zeusi (Perendia e qiellit dhe bubullimes dhe sundusi i malit te njohur Olimp) e denoj ate. Disa thone se: Zeusi ishte i martuar me Heren me te cilen kishte lindur kater femije, ndersa ne nje rast tjeter thuhet se; Zeusi ishte i martuar me Dionen ku sipas Iliades lindi Aferditen. Ndersa nje e dhene tjeter thuhet se; Zeusi ishte martuar me Metian (Metias) nga e cila lindi Athinen e cila permendet si "Perendesha e lasht greke" e cila ishte mbrojtesja e qyteteve helene. Nga kjo mendohet te kete marr emrin qyteti i sotshem i Athines. Po ashtu Zeuesi ishte i njohur per shthurjen dhe erotizmin e tij.) 
4. Olimpi eshte mali i njohur mitik helen ku mendonin se jetonin hyjnite.
5. Kali fluturues i Belerofont quhej Pegasus , fjale e cila vjen nga fjala Pegas qe do te thote: Kal, por ne rastin konkret behet fjale per nje kal hyjnor me krah. Mendohet se babai i Pegasusit ishte Posejdoni (Poseidon) i cili ishte perendia e stuhis, detit dhe kuajve. Pegasusi mendohet se eshte pasardhes i Gorgan Meduses. Mendohet se Gorgan Medusa kishte ngjyre te bardhe dhe kishte krahe si te grave. Ne vend te folkeve ne koke kishte koka gjarperishnjesh te gjalle dhe shume helmues. Thuhet se kushdo qe e shikonte ne sy ajo i kthente ne gur. Meduses ju pre koka nga Persusi por koka e meduses vazhdonte te ruante vetit e saj, keshtuqe ajo per nje kohe u perdor si arme. 
6. Qyteti i Kamerit ne Turqi mendohet se e ka marr emrin nga kafsha mitike Kimer.
7. Isi-s ishte perendia e kopshteve, prodhimit dhe jetes e cila me dhuntin e saj arriti te ngjall velluan dhe burrin e saj te vrare Osiris. Njerezit besonin se Isi-s kishte dhuntin qe te vdekurit ti dergonte ne jeten e pertejme ashtu sic kishte ndihmuar perandorin e lashte te Egjiptit prendin Osiris pra burrin i cili u vra nga vellau i tij Seti
8. Justiniani i madh apo Aleksandri i madh njihet si sundimtari me i sukseshme i perandorise romake. Sipas historianeve jo mysliman Justiniani i madh mbahet mend pasi ai arriti te unifikoj ligjet romak , ligjin e te drejtes civile , ringriti kulturen romake dhe filloj ndertimin e Hagia Sofise (Hagia Sophia). Teksa kishin filluar punimet per ndertimin e Hagia Sofia,  Justiniani i madh vdes. Thuhet se me kerkese te bashkeshortes Teodora (Theudora) Justiniani u varros brenda truallit te Hagia Sofijes.
Historiani i vjeter Helen Janevan thote: Konstabinopoja u sundua nga djali i profetit David (Davudi a.s.) Ndersa historiani mysliman si Evlija Çelebi thote: I pari qe ndertoj Stambollin (Kostandinopojen) ishte profeti Sulejman a.s.,i cili erdh ne Stamboll pas kerkeses se bijes se Sajdunit (askohe Sajduni ishte mbret dhe nuk ju bind Sulejmanit a.s. ndaj Sulejmani luftoj me te derisa e vrau Sajdunin) e quajtur Alinë e cila i kishte kerkuar profetit Sulejman a.s. qe ti ndertonte nje vend per adhurim ku te vizatonte babain e saj dhe duke e shikuar ate te largoj dhimbjen. Profeti Sulejman a.s. pronon kerkesen e Alinës ku urdheron njerezit, xhindet etj per te gjetur vendet me te bukura te cilat te ken; toke, uje dhe ajer te paster. Pas shtat ditesh kerkim ato u kthyen tek profeti Sulejman a.s. dhe ai filloj udhetimin e tij ku arriti ne Maqedoni (disa historian te vjeter kan thene se emri i pare i Konstandinopojes pra Stambollit ka qene Maqedoni, me pas mori emrin e mbretit Janko, me pas u quajt Aleksandri etj) dhe kur arriti ne Athine ndertoj nje vile shume te bukur te quajtur Temashallek, nga aty profeti Sulejman a.s. udhetoj per ne Stamboll ku tek vendi i quajtur Sarajburnu vendosi çadren e tij. Aty Sulejmani pushon nje nate dhe kur u zgjua te nesermen dha pershtypjet me te mira per vendin (token), ujin, ajerin etj ndaj vendosi te ndertoj Sarajet e medhakopshtet per tu çlodhur, murin e madh, si dhe shume ndertesa te bukura. Aq i bukur u be vendi sa lajmi u hap ne cdo ane te tokes. Pas vdekjes se Sulejmanit a.s. ndertimin e Stambollit e vijoj djali i tij Melik Raxhim i cili ne ate kohe ishte mbreti i heleneve. Pas rreth 240 vjet Stambolli vijoj jeten sipas fese se profetit Sulejman a.s. pra islamin. Me pas ndertimi i Stambollit pra Kostadinopojes e vjioj; Medjani i cili eshte i biri i Jankos i cili po ashtu kishte qene sundimtar i madh , aq sa helenet e quanin Sulejmani i dyte, mirepo mbreti i madh i Babilonis Buhtunnasri ne Kudds (Palestin) kishte zere rob pejgamberin Danjel a.s. dhe disa te tjere dhe kur lajmi i erdh mbretit Jankos urdheron vellaun e tij Janevanin te luftoj me ushtrin e tij te madhe kunder Buhtunnasri. Kjo lufte ndodhi ne luginen e quajtur Karaman ku Buhtunnasri humbi rend. Nga fitorja e luftes se madhe me Buhtrunnasrin , mbreti Janko vijoj ndertimin e mureve te Kostandinopojes me pas ndertimi i Stambollit vijuan nga:  Aleksandri i madh i cili e kishte bere Maqedonin qender te mbreterise se tij, me pas ndertimet ne Stamboll vijuan nga djali i Medjenit Pozanti, me pas nga Çezari i Romes (kujtoj ketu se numerohet te ken jetuar rreth 21 Çezara), me pas ndertimet e tjera apo rindertimet i vjoj nje nga nipat e mbretit te Jakos i quajtur Vezendon i cili ishte mbreti i gjithe Rumelis, Frances, Gjermanis, Greqis etj ne kete koha Vezedoni e ben Stambollin qender te mbreteris se tij. Ndertim tjeter i Stambollit u be pas ngritjes ne qiell te profetit Isa a.s. dhe para lindjes e profetit Muhammed a.s. pra behet fjale ne kohen e mbretit Kostandin i cili ndryshe nga mbreterit e pare filloj nje ndertimin krejtesisht te ndryshem dhe madheshtor. Ai mbahet mend per kishat e shumta qe ndertoj ne gjithe mbreterin e tij, mirepo ne kete kohe nje dridhje e madhe e tokes (termet) beri qe te shemben shume ndertesa, mure , kisha si dhe kupola e Ajasofjes e cila ne fillim e ndertoj nena e Kostandinit e quajtur Helena e cila ishte vajza e Nemrudit jobesimtar. Me pas Kostandini urdheroj ndertimin e disa kupolave (diku thuhet per 1001 kupola anash kishes se Ajasofis dhe me pas tek vendi i quajtur Tavuk Pazari ngriti nje shtyll te larte prej mermeri te bardh ku ne maje te saj vendosi skulpturen e nje zogu). Rrenimi ndodhi ne kohen ku ne Arabi lindi profeti Muhammed a.s. dhe ne kete nate , pas qindra vitesh u fik zjarri i Nemrudit te cilin njerezit e adhuronin.
9. Egla - miti i legjendes Lituaneze. Ne vendet europiane si; Gjermani, Letoni, Lituani, Turqi, Iran, Rusi, Indi, Kin etj ekzistojne legjenda te ndryshme mbi mitin njeriu gjarper apo ne rastin konkret ai i Egles e cila njihet si Mbreteresha e gjaperinjeve te barit. Sipas legjendes thuhet se kishte qene nje vajze e re e quajtur Egla ecila kishte pas 12 vellezer. Teksa nje here Egla ishte e ulur ne barin e oborrit te shtepise veren nje gjarper ne bluzen. Ne panik e siper tenton ta heq , por gjarperi paska fol sic flasin njerezit. Thuhet se gjarperi i paska thene vajzes; Une largohem ne paqe nga ti pa te demtuar vetem nes me premton se do martohesh me mua. Vajza per te shpetuar nga gjarperi i thote po, pas pergjigjes gjarperi largohet. Pas tre ditesh mijra gjarperinje pushtojne oborrin e shtepis ku banonte vajza. Qellimi i tyre ishte; te marrin vajzen pasi ajo tashme eshte nusja e mbretit te tyre , i cili ishte gjarperi i barit dhe se Egla eshte mbreteresha e tyre. Thuhet se familjaret e vajzes me qellim largimin e gjarperinjeve tentonin ti largonin ata duke ju dhene per te ngrene madje ata ben nje tip kukull ne forme vajze. Gjate rruges gjarperinjet dallojne mashtrimin dhe kthehen duke i kercenuar me jete. Kercenimi i tyre kreu pune dhe gjarperinjet arrijne te marrin Eglen duke e derguar tek mbreti i tyre. Kur Egla e kupton se kishte arritur tek vendi diku ne breg te detit dhe teksa ajo priste ti dilte para nje gjarper, i del para nje burr i cili ishte mbreti i gjarperinjeve te barit i quajtru Zaltys. Sipas legjendes Zaltysi ishte nje dragua ne forme gjarperi me krahe, disa thone se ishte nje bolle e njohur me emrin Hidra e cila del para shiut ne momentet kur bubullimat shkarkojne me qellimin drejtimin e tyre se ku duhet leshuar shiu. Ne mitologji Hidra ndryshe njihet si Perendia Uji Gjarper. (Edhe ne Shqiperi nami i bolles eshte mjaft i frikshem e cila ka fuqi ti bej ball edhe goditjeve te rrufes. Disa thone se kan shikuar bolle me dy koke.) Mbreti Zaltys e marr Eglen dhe bashke me te futen nen toke per te vijuar nen det deri ku arrin tek qendra e mbreterise ku per nder te nuses pra te Egles ishte ndertuar nje shtepi shume e bukur. Tregohet se Egla paska pranuar fatin e saj madje ishte e lumtur me jeten e re. Thuhet se nga kjo lidhje ata paten kater femije, tre djem dhe nje vajze. Femijet rriten dhe nje dite papritur njeri nga djemt pyet nenen e tyre se ku i kishte prinderit? Ne kete kohe asaj i kthehet malli per te takuar familjen e saj dhe i kerkon burrit te saj (Zaltys) qe ti jap leje per ti takuar, por ai nga frika se nuk do kthehej mepor nese me premton se do kthehesh do te lejoj. Egla i premtoj dhe Zaltys lejon Eglen sebashku me femijet te takoj familjen e saj. Ne momentin e ndarjes Zaltysi u thote; Kur te ktheheni per ne shtepi te vini ketu tek bregu i detit dhe te me kerkoni me keto fjale, dhe ky te jete sekreti jone. Pas shume kohesh Egla takohet me prinderit dhe pjestaret e tjere te familjes mirepo ata vendosen qe te mos e lejojne te shkoj tek Zaltys, madje ato i kerkuan sekretin i cili ben te mundur shfaqjan e Zaltysi me qellimin mbytjen e tij, po kete gje nuk e beri Egla dhe as djemt e saj por vajza e Egles i tregon sekretin e fjaleve te cilat ishin: I dashur Zaltys nese je gjall beje detin qumshte nese je i vdekur beje detin gjak. Vellezerit e Egles me te mesuar fjalet nisen te gjithe drejte bregut te deti dhe me te thene fjalet shfaqet Zaltysi te cilit ia kepusin koken me kose bari. Kthehen ne shtepi dhe nuk i tregojne motres se tyre asnje fjale. Pas disa kohesh Egla mundi te shkoj ne breg te detit dhe kur tha fjalet sekrete deti u be i kuq si gjaku. Egla degjon zerin e Zaltysit (ne nje version tjeter quhet Zilvini) i cili i tregon se kush e ka mbytur dhe e merzitur si shenje hakmarrje ajo thote nje fjale magjike te mesuar nga Zaltysi e cila ndeshkoj vajzen e saj duke e kthyer ne plep (aspen) qe nuk pushin, tre djemt i ktheu ne lis, ne nje pem si puna e ullirit po jo si ullir dhe tjetrin ne nje pems ngjashem me plepin (verdh) ndersa veten Egla e ktheun ne pish ose bredh.