Sadakaja e Fitrit eshte dhurimi material qe myslimanet obligohen (e kan vaxhib) ta japim nga pasuria qe posedojne ne nivel "nisabi" d.m.th; sasi qe mjafton sa per te plotesuar nevojen ushqimore ditore per nevojtarin. Per kete Abdullah ibn Omeri ka thene: "Profeti Muhammed a.s. e ka caktuar obligim (detyrim) dhenien e sadakas se fitirit gjate muajit ramazan ne nje sasi sa nje "saa d.m.th; sa eshte njesi matese ushqimesh", fitirin mund ta japin ne hurme, nje saa elb per nevojtaret, skllavet mashkull apo femer mysliman." Ndersa ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Sadekaja e Fitrit e pastron agjeruesin nga fjalet e ulta njekohesisht me sadakan e fitrit ushqen nevojtarin dhe skamnorin. Kush e kryen ate para namazit te Fiter Bajramit i pranohet si zeqati i sadakas se fitrit, ndersa kush e jep pas namazit te Fiterb Bajramit i pranohet thjesht si sadaka." (Iben Abbasi)
Kryefamiljari jep sadakan e fitrit per te gjithe pjestaret e familjes qe jane nen pergjegjesin e tij. Sadakaja e Fitirit japet gjate muajit ramazan dhe ka kush qe te jepet para festes se Fiter Bajramit apo para faljes se namazit te Fiter Bajramit, kjo per shkak se sadakaja e fitrit fshin gjynahet qe agjeruesi mund te kete bere gjate agjerimit te muajit ramazan si dhe per te lumturuar familjet ne nevoj qe dhe ato ta festojne Bajramin te gezuar.
Ibn Abassi transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Muhammed a.s. e beri obligim dhenijen sadakas se fitrit si pastrim per agjeruesit te ramazanit nga fjalet e kqija njekohesisht me dhenijen e sadakas se fitrit te ushqej te varferin, nevojtarin , prandaj kush e jep para namazit te Fiter Bajramit ka vepruar sic duhet dhe eshte sadaka e pranuar. Ndersa kush e jep pas faljes se Fiter Bajramit konsiderohet sadaka e thjesht (sic jane sadakat qe jepen ne ditet e zakonshme)."
Duhet te kemi parasysh se obligimi i dhenies se sadakas se fitirit eshte bere ne te njejtin vit ( pra ne vitin e dyte te hixhrit) kur eshte bere farz edhe agjerimi i muajit te bekuar te ramazanit.
E ka detyre (vazhib) dhenien e Sadakas se Fitrit ai qe eshte mysliman pavarsisht nese eshte i vogel apo i rritur, mashkull apo femer, i shendosh apo i semur, cdo here nese ploteson nisabin (te zoteroj pasuri aq sa eshte percaktuar. Pra, sasia e percaktuar e pasurise qe Allahu xh.sh. e ka percaktuar si detyre per zekatin. Nisabi eshte kuota e percaktuar per pasurin qe posedon qe mund te jete ne vlere monetare, blektori, gjedh, dele etj.) Kuota (nisabi) i nevojshem per sadakan e fitrit eshte po ajo mase sikurse kuota e Zekatit, me perjashtim te rregullit i cili nuk kerkohet kalimi i nje viti, pra mjafton qe gjate muajit ramazan te kete aq mundesi financiare dhe jo vetem e cila ploteson kuoten (nisabin) e cila e detyron qe te jap sadakan e fitrit. Me siper thash qe sadaka e fitrit jepet padallim i vogel apo i rritur etj, ne keto raste femija e vogel nuk ka te ardhura, apo nese ne nje familje ka te semur atehere i zoti i shtepise pra ai qe ka pergjegjesin e familjes jep sadakan e fitrit per te gjitha pjestaret qe ka ne pergjegjesin e tij. Pra prinderi e ka per detyre te jap sadakan e fitrit per femijet e tij, po ashtu dhe gjyshi per niperit e mbesat, po jo per femijet e vajzes vetem nese keto jane te varfer dhe jane jetim.
Sasia e e sadakas se fitrit eshte; Nje sa hurma ose elb ose gjusme saa gruren. Pra nje saa eshte e barabarat me 3.800 gram. Sadakaja e Fitrit ashtu sikurse Zekati jepet ne vlere monetare, grure, elb, hurma, rrush, ushqime blektoriale etj. Qe myslimanet te mos jen konfuz, cdo vit institucionet islame ne bote gjate muajit ramazan shpallin vleren e dhenies se sadakas se fitrit i cili duhet te jete aq ushqim sa te varferit ti mjaftoje per nje dite.
Kujt i jepet sadakaja e fitrit?
Sadakaja e fitrit i jepet te varferit (duhet sqaruar i varfer quhet ai qe kerkon riskun e tij, punon dhe nuk e shpenzon lekun ne haram), institucionit qe e grumbullon sadakat e fitirit siç jane; Myftinit, xhamit, medreset, Mejtepet etj.
Allahu xh.sh. thote: "Vertet, sadakaja (zekati dhe sadakaja e fitrit) eshte per; te varferit, te ngratet, punojsit qe e tuboje ate, ata te cilet duhet tju perfituar zemrat, per lirimin e robereve, per ata qe kane shume borxhe, ata qe punojne ne rrugen e Allahut, ata qe kan mbetur ne rruge."
Sadakaja e Fitrit nuk u jepen atyre qe zoterojne pasurin e nisabit, nuk mund tia japesh bashkeshortes apo bashkeshortit, babes, nenes, gjyshit apo gjyshes.
Me ndiqni dhe ne: http://gezimkopani.com/
May 01, 2022
Çfarë është sadakja e Fitrës ?
Pergatiti
Gezim KOPANI