Njehere, Omeri r.a. kur po kalonte prane nje shtepie , shikon nje burre te moshuar dhe te verber i cili po lypte. Omeri r.a. iu afrua nga pas dhe ia prek krahun duke e pyetur:
Nga cili popull je ti ? I moshuari i thote: Jam prej hebrejve! Omeri r.a. i thote: Pse je ne kete gjendje duke lypur? I moshuari i thote: Shkak eshte mosha ime por edhe pagesa e xhizjes. (Xhizja eshte taks qe shteti islam merr prej shtetasve jomysliman , me qellim te mbrojtjes dhe te garantimit te te drejtave).
Kur Omeri r.a. e degjoj kete, e kap perdore burrin e veber dhe e dergon ne shtepin e tij. Pasi arriten ne shtepi , Omeri r.a mori ato gjera qe mund te gjente ne shtepi dhe ia dha burrit te veber e te moshuar.
Pas kesaj, Omeri r.a. thirri nenpunsin e thesarit te shtetit dhe e urdheroi duke i thene:
"Kujdesu per kete burre te verber e te moshuar, po ashtu edhe te tjere si ky. Betohem ne Allahun se, nese ne perfitojme prej tij kur ai ishte ne moshe te re, dhe e leme ate te mjere kur plaket dhe dobesohet, kjo nuk nuk do ishte aspak e drejte." Pas kesaj, Omeri r.a. e hoqi xhizjen per njerezit te kesaj shtrese. (Kitabul Haraxh, Darus Salah fq.259-260)
Sunday, December 28, 2025
Kjo nuk do te ishte aspak e drejte - Ndodhi ne kohen e Omerit r.a.
Thursday, December 25, 2025
Ne xhamin e Koder Hanit , Puke u zhvillua aktivitet per muajin e bekuar Rexheb dhe nates se madhe Regaib
![]() |
| Xhamia Koder Hanit , Puke - 25 dhjetor 2025 |
Sonte , me 25 dhjetor 2025, sebashku me xhematin, falem namazin e akshamit ne xhamin e Koder Hanit, Puke, ku u zhvilluan lutje te perbashketa drejtuar Allahut (xh.sh) , dhe u degjuan keshilla te vyera nga hoxhallaret e ardhur nga Tirana.
Ky takim u organizua ne kuader te muajit te bekuar Rexheb dhe Nates se Madhe te Regaibit, kjo ne shenje reflektimi , lutjeje dhe afrimi shpirteror me Allahun.
Ne permbyllje te aktivitetit, u shperndane dhurata per femijet qe ndjekin mesimet ne Mejtep, si dhe çmime mirenjohjeje per kater nxenesit me te dalluar ne mesime, duke i inkurajuar ata ne rrugen e dijes dhe edukimit. Zoti i pranofte lutjet dhe veprat e mira te gjitheve!
V/O: Disa fotografi nga aktiviteti
Vizite perurimi ne Famullin e Pukes me rastin e festes
Bashke me sekretarin e Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj dhe disa nga bashkepunetor te tjere zhvilluam vizite perurimi me rastin e festes ne Famullin e Pukes.
25 dhjetor 2025
Gezim KOPANI
Monday, December 22, 2025
Ne dreken e shtruar per familjet ne nevoj nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bajram Begaj
Sot pata nderin te marr pjese ne dreken e shtruar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bajram Begaj, organizuar ne mbeshtetje te personave ne nevoje. Nje nisme kjo qe tregon nje akti solidariteti dhe kujdesi institucional ndaj atyre qe shpesh ndjehen te harruar.
Puke, 22 dhjetor 2025
Saturday, December 20, 2025
Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Gjate mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Mbledhja filloi me kendimin e disa ajete te Kur'anit te bekuar per te vijuar me pas me proçedurat e tjera te mbledhjes. Pas miratimit te raporteve te KP-se dhe te kryesise se KMSH-se u be prezantimi i plateformes online per kontribut ne projektet aktuale te institucionit qe u prezantua keshillit.
Tirane , 20 dhejtor 2025
Tuesday, December 16, 2025
Dallohen kater nxenes te mejtepit pas testimit mbi njohurit
![]() |
| Xhamia e qytetit Puke, 14 dhjetor 2025 |
Prane mejtepit te xhamise se qytetit Puke u zhvillu testim te nxenesve mbi njohurit e perfituara gjate sezonit te dyte te mesimit. Nga ky vlersim dalluan kater nxenes sipas grupmoshave, te cilet u dalluan per njohurit e tyre te mira. Me kete rast, Myftinia Puke ka njoftuar se ne Natene Pare te Mire te Regaibit do tu akordoje atyre çmime motivues, si shenje vlerimi dhe inkurajimi.
14 dhjetor 2025
Tre gjera e humbasin njerin
"Tre gjera e humbasin njerin: Te qenurit dorethate, paqendrueshmeria dhe te pelqyerit e vetes." (Aliu r.a)
Friday, December 12, 2025
Te Allahut jane çfare ka ne qiej dhe ne toke
![]() |
Allahu xh.sh. thote:
"Te Allahut jane çfare ka ne qiej dhe çfare ka ne toke, dhe te gjitha çeshtjet i kthehen perseri per gjykim Allahut." (Ali Imran, 109)
Monday, December 8, 2025
Cilat libra të fesë islame në gjuhen shqipe janë shpërndarë më së shumti në Pukë ?
Raport studimor
Shperndarja e Literatues Islame ne Gjuhen Shqipe nga viti 2005 deri ne vitin 2025.
Nje nga studimet qe kam bere eshte edhe ai mbi llojet dhe shperndarjen e literatures islame ne gjuhen shqipe gjate periudhes 2005-2025. Te dhenat jane mbledhur nga burimet institucionale dhe regjistrimi i shperndarjes se librave islame ne rrethin e Pukes.
Studimi tregon se pese tituj me te shperndare tek besimtaret mysliman te rrethit Puke ne dy dekadat e fundit jane:
1 .Feja Ime e Bukur 1 dhe 2 (Botim i Progres - Shoqata V.H.K. Istanbul)
2. Drita e Zemres dhe Jasini (Botim i BIK Kosove)
3. Drita e Zemres Duate dhe Jasini (Fondacioni Miresia)
4. Kur'ani i Madherishem dhe kuptimet e tij ne gjuhen shqipe (Mbeshtetur ne perkthimin e Prof. Hasan I. Nahi) (Mundesuar nga Fondacioni Miresia)
5. Islami nepermjet Haditheve (Kryesia per Çeshtjet Fetare Turqi)
Librat me te shperndare gjate periudhes 20-vjeçare jane ato me karakter bazik mesimore, çfare tregon se kerkesa me e madhe e besimtareve lidhet me njohurit elementare per praktikimin e fese islame.
Sunday, December 7, 2025
Cilat adhurime ndaj Allahut myslimanet e Pukes praktikojne me shume ?
Ne kuader te studimeve te zhvilluara mbi jeten fetare islame ne rrethin e Pukes, kam bere nje studim (analize) e praktikimit te adhurimeve ndaj Allahut xh.sh nga besimtaret mysliman.
Te dhenat jane mbledhur nga: veprimtarit kryesore fetare si: pese kohet e namazit, namazin e xhumase, dy bajramet (Fiter dhe Kurban), haxhi dhe umre, zekati , hixhab dhe agjerimi i muajit ramazan.
Studimi tregoi se niveli i praktikimit eshte rritur dhe ai ndryshon nga nje adhurim ne tjetrin, duke refletkuar perfshirjen dhe pjesmarrjen edhe me te madhe te besimtareve ne praktikimin e ibadeteve kryesore ndaj Allahut xh.sh.
Sipas te dhenave te perpunuara, rezulton se adhurimi (ibadeti) me i praktikuar nga myslimanet e rrethit Puke eshte:
1. Agjerimi i muajit ramazan. Shkalla e praktikimit nga viti 1990-2005 eshte 7.06%, ndersa nga viti 2005-2025 eshte 92.94%.
2.Namazi i dy Bajrameve. Pjesmmarja ne kete adhurimin shenon nje interval nga 1990-2005 ne 16.33% , ndersa nga viti 2005-2025 eshte 83.67%
3.Namazi i xhumase. Praktimi i keti ibadeti varion: nga viti 1990-2005 ne 20.83% , ndersa nga viti 2005-2025 eshte 79.17%.
Studimi ka perfshire nje teritor te gjere, duke mbledhur te dhenat nga keto vende: Puke, Qerret, Dedaj, Kabash, Meçe, Rrape (me lagjet) Pezhve, Fushe Arrez, Micoj, Vile, Iballe, Kryezi, Flet , Xathe, Kulumri, Blerim (Sakat) dhe Truen.
Sqaroj: Keto te dhena jane te grumbulluara vetem gjate veprimtarive publike qe besimtaret mysliman kane marr pjese. Pershembull: Perveç statistikave te atyre qe kane marr pjese ne iftaret e shtruara, jane grumbulluar te dhenat edhe gjate aktiviteteve sociale duke pyetur: Ne kete fshat sa agjerues kemi?
Friday, December 5, 2025
Adhurimet me te pelqyera ndaj Allahut xh.sh. jane ato qe behen vazhdimisht
Nje here Profeti Muhammed a.s. shkon tek Aishja r.a. e cila ishte ulur me Haula binti Tuejt , dhe Muhammedi a.s. e pyet Aishen: Kush eshte kjo grua ?
Aishja r.a. pasi e prezantoi, filloj ti tregonte Profetit a.s. se ajo ishte e devotshme, fal namaze te shumta (nafile), ben ket ibadet etj, por Profeti Muhammed a.s. i tha: "Mos m'i numero mua te gjitha keto. Ju mjafton qe te beni adhurime (ibadet) aq sa keni mundesi. Betohem ne Allahun se, nese ju nuk lodheni, as Allahu nuk lodhet."
Me kete reagim , Profeti Muhammed a.s. deshiroj tu kujtoje atyre se nuk ishte e drejte te jepej aq shume pas adhurimeve, sa te neglizhohen çeshtjet e tjera te jetes. Po ashtu Profeti Muhammed a.s. nuk i pelqente te numerosh adhurimet (ibadetet) dhe namazet e te tjereve kur ben prezantimin e tyre. Kjo pasi veprimet "nafile" dmth vullnetare, ndryshojne nga njeri tek tjetri. Per kete , jane quajtur vullnetare (nafile).
Devotshmeria ndaj Allahut xh.sh nuk ka kufi, mirpo njeriu mund te lodhet kur ai e tepron, por Allahu xh.sh. nuk lodhet duke dhene shperblime. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka keshilluar te veprohet me maturi ne kete çeshtje, sepse ata qe e kalojne masen, me kalimin e kohes dobesohen dhe nuk arrijne t'i vazhdojne dot adhurimet si me pare.
Kur e kane pyetur profetin Muhammed a.s. se cili ibadet (adhurim ndaj Allahut) i pelqente? Profeti Muhammed a.s. nder te tjera ka thene: "Adhurimet (ibadet) qe behen vazhdimisht." (Buhari,Iman 32)
Ndaj, adhurimet qe jane te vazhdueshme, qofshin ata te pakta, kane shperblime te vazhdueshme.
Adhurimet e pakta qe behen vazhdimisht, jane konsideruar me te mira se adhurimet e shumta qe braktisen here pas here.
Prandaj, adhurimet e teperta vullnetare, jane konsideruar te papelqyeshme, per shkak se mundet qe me kalimin e kohes te merzitesh , gje e cila dergon deri ne rrallimin e tyre, e me pas ne braktisjen e plote.
Si ne çdo pune, edhe ne ibadet eshte keshilluar rruga e mesme dhe te sjellurit me maturi.
Enes ibni Malak r.a. ka thene: Tre sahab (shoke) mesuan mbi ibadet nafile te Profetit Muhammed a.s., ndaj thane: Ku qenka profeti a.s. me ibadet, dhe ku jemi ne! Madje Muhammedit a.s. Allahu xh.sh ia ka falur gjynahet e shkuara dhe te ardhmet. Ndaj njeri nga tre sahabet tha: Naten nuk do fle gjume , vetem do fal namaz, dhe kete do e bej gjate gjithe jetes time. Tjetri tha: Une do agjeroj cdo dite gjate gjith jetes time. Ndersa tjetri tha: Une, gjate jetes time kurre nuk do martohem dhe do qendroj larg grave.
Pas nje kohe, Profeti Muhammed a.s. mesoi per keto tre sahab dhe betimin qe ato kishin bere, dhe sapo i takoi u tha: "Ju jeni ato qe keni thene kete dhe kete ? Po ju paralajmeroj! Une e besoj dhe kam frike Allahun me shume se ju, mirepo, une ndonje here agjeroj, e ndonje here jo. Naten edhe falem edhe fle gjume. Po ashtu , martohem me gra. Kush i kthen kurrizin veprimeve (sunnetit) tim, nuk eshte prej meje (nuk ndjek rrugen time)." (Buhari, Nikah 1)
Thursday, December 4, 2025
Shpopullimi , një hemoragji që nuk di të ndalet !
Per shkak te detyres time 20 vjeçare si Myfti i rrethit Puke, vendosa te bej nje studim mbi levizjen e besimtareve mysliman te rrethit Puke. Pjese e ketij studimi jane vendet: Puke, Fushe Arrez, Qerret, Dedaj, Kabash, Meçe, Rrape, Pezhve, Micoj, Vile, Kryezi, Iballe, Flet, Xath, Kulumri, Blerim (Sakat) dhe Truen.
Nga te dhenat qe kam grumbulluar nder vite, por edhe ne baze te arkivit te Myftinise Puke te dalur nga aktivitet: sociale, fetare, arsimore etj resulton se:
Nga fillimi i vitit 2005 deri ne fund te vitit 2025 perqindja e myslimaneve te larguar nga rrethi i Pukes eshte afersisht 61.7 % ne krahasim me perqindjen e myslimaneve para vitit 1991-2005, duke ulur ndjeshem perqindjen e myslimaneve ne rrethin e Pukes.
Si pasoj e largimit apo emigracionit etj jane boshatisur pothuajse te gjithe fshatrat myslimane dhe jo vetem. Kjo dallohet sidomos ne: Pezhve, Meçe, Flet, Kulumri , Blerim (Sakat) etj. Largim te frikshem ka edhe qyteti i Pukes dhe i Fushe Arrezit , te cilat sipas CENS 2023 si rreth, Puka nuk ka me shume se 11100 banor, shume me pak se ne vitin 1930 ku rrethi i Pukes kishte 14437 banor.
Nje tregues tjeter shume negativ eshte largimi i jashtzakonshem i familjareve me femije dhe largimi i rinis. Nga vendbanimet e shenuara ne grafik perqindja e familjeve me femije te larguar eshte: Qytet 40 % , ndersa ne fshat 65% , kjo fare lehte mund te dallohet edhe ne shkollat e fshatrave te siper permendura. Ndersa rinia e lerguar sipas gjinis aferisht eshte: 78% djem dhe 59% vajza. Ulja e rinise dhe i femijeve reflektohet edhe ne regjistrat e Mejtepeve ku çdo vit sa vjen dhe ulet numri i tyre, kjo per shkak te hemoragjise se jashtezakonshme qe rrethi i Pukes ka perjetuar dhe po vazhdon ta perjetoj!
VEMENDJE!
Studimi eshte vetem per efekt analize per mbarvatje te punes time dhe nuk ka asnje qellim tjeter.
Saturday, November 29, 2025
Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës Simon Kulli
MESAZH NGUSHELLIMI
Sot, 29 nentor 2025, mora lajmin per ndarjen nga jeta te Ipeshkvit te Dioqezes se Sapes Simon Kulli . Kujtoj me respekt pjesemarrjen e tij ne perurimin e xhamise se Koder Hanit qe u zhvillua me 07 nentor 2023 , po ashtu edhe vizitin e tij vellazerore qe zhvilloi me 13 dhjetor 2023, ne Myftinin e rrethit Puke.
Keto momente mbeten deshmi e harmonise dhe i mirekuptimit nderfetare qe i karakterizon dy besimet fetare.
Ne keto dite ngushellimi, ne emer te Myftinise se rrethit Puke si dhe ne emrin tim personal percjell mesazhin e ngushellimit zyrtareve te tjere te Dioqezes se Sapes , Famullitareve te rrethit Puke , si dhe gjithe vellezerve tane shqiptare te besimit katolik.
Nr.Prot: 94 , date, 29 nentor 2025
Friday, November 28, 2025
Urime Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë!
Urime Diten e Flamurit dhe Diten e Pavaresise!
Me kete rast e lus Allahun per Atdheun tim dhe per gjithe Shqiptarine, me lutjen e Profetit Ibrahim a.s. qe thote: "O Zoti im! Beje kete vend te sigurte per banoret e tij, dhe furnizoje me prodhme (fruta)!"
(El Bekare 126)
Wednesday, November 26, 2025
Mirësia që fshatarët nuk e dinin
Ne nje fshat jetonte nje piktor i njohur. Ai punonte çdo dite me pasion dhe bente piktura shume te bukura, mbi natyren dhe vendin ku jetonte, por i shiste me çmim te larte.
Nje dite i paraqitet nje fshatar dhe i thote: Jeni ne gjendje te mire financiare, perse nuk ndihmon nevojtaret? E shikon furrtarin qe u jep buke falas te varferve, po ashtu edhe kasapxhiu qe jep mish! Po ti çfare ben?
Poktori e degjoi me qetesi, pa thene asnje fjale. Fshatari i pakenaqur me heshtjen e tij, nisi ta pergojonte neper fshat. Fjalet u hapen shpejt dhe piktori u be objekt i gjykimeneve te padrejta.
Pas pak kohesh piktori u semur rend. Askush nuk shkoi ta vizitonte. Ai vdiq ne vetmi pa nje fjale te mire nga ndonje bashkefshatare.
Pas vdekjes se tij, jeta ne fshat vazhdoi sikur asgje te mos kishte ndodhur, derisa nje dite ndodhi diçka qe u beri pershtypje te gjitheve.
Furrtari nuk po u jepte me buke te varferve. As kasapxhiu mish. Te habitur, fshataret i pyeten: Pse nuk ndihmoni me , si dukur?
Ata thane: E mbani mend piktorin qe vdiq? Sa ishte gjalle, çdo muaj vinte fshehurazi dhe na paguante buken dhe mishin qe ne u jepnin te vaferve. Pas vdekjes se tij, ska me kush te paguaj, prandaj nuk kemi mundesi te japim me!
Njerezit mbeten te shtangur. E kuptuan sa padrejtesi kishin bere dhe se sa zemer mire kishte qene piktori.
Ndaj, ky tregim na meson qe te mos paragjykojme, te jemi falenderues dhe qe sadakaja ka vlere te madhe kur ajo jepet shpejt, fshehurazi, vazhdimisht dhe te perfitoje personi i duhur.
Per te lexuar me shume kliko: Ndodhi
Sunday, November 23, 2025
Dukagjinët vezirë në Perandorin Osmane
![]() |
| Ahmet Pash Dukagjini ne drejtim te ushtareve - Spahi |
Ahmet Pash Dukagjini * ishte prej familjes se madhe Princnore te Dukagjineve. Kur gjyshi i tij themeloi Principaten (Beyligi) e Shkodres , mori titullin "Duk" dhe u njoh me emrin Duc Jean. (1)Ne burimet Osmane ai permendet si Duka Gin (Dukagjin). Me vone me kete emer u identifikua familja, dhe pasardhesit e tij duke u quajtur Dukagjine. Ndersa Osmanet e quanin Dukagjinzade.(prej fisit te Dukagjinit) (2)
Ne shekullin XV , familja u nda ne dy qendrime: ata qe mbeshtesnin Skenderbeun ne perpjekje per bashkimin e Shqiperise nen nje administrim te vetem, duke luftuar kunder osmaneve. Pas pushtimit te Shqiperise nga Osmanet , nje pjese e Dukagjinve u larguan per ne Itali, ndersa pjese tjeter njohu sundimin Osman dhe u pranuan fene islame. Gjate sundimit te Sulltan Bajazitit te II-te (1481-1512) kishin pranuar fene islame Ahmeti sebashku me vellan Mehmeti. Per kete ato u moren ne sarajet e perandorise Osmane. (3) Nuk kalon shume kohe dhe Mehmeti vdes, ndersa Ahmeti u edukua ne Enderun dhe u be Spahi me timar (pronar toke). Ahmeti mori pjese si Sanxhakbe (Komandat ushtarko adminstrativ) i Ankaras ne luftrat qe Sulltan Bajaziti II-te zhvilloi me Memluket, (4) Ne vitin 1511 Ahmeti u emerua Bejlerbej i Anadollit.
Ne perplajset qe Sulltan Bajaziti i II-te kishte me princat, Ahmeti mbajti anen e Princ Selimit te I-re i cili shperbleu duke e bere komandat. Disa thone qe Ahmeti kishte refuzuar postin e Vezirit. (5)
![]() |
| Dokument zyrtar i Perandorise Osmane. Arkivi i IU. Ktp. TY, nr.802 |
Ahmeti dhe nje kontribut te jashtzakonshem ne luften qe Sulltan Selimi i I-re zhvilloi kunder Sulltanit te Persise , Shah Ismailit. Para luftes Ahmeti mori pjese ne Keshillin (Divani) e larte te luftes qe u mbaj ne Edirne. Kur ushtria Osmane arriti ne Sejitgazi , sulltan Selimi I-ra dergon Ahmet Pashen ne Sivas me njezetmije ushtar spahi te cilet njekohesisht ishin edhe timariote. Pas zhvillimit edhe te betejes ne Çallderanit , sulltani e ben Ahmetin vezir te dyte. Pas luftes me Persin, Ahmeti sebashku me shenuesin Piri Mehmet Çelebi dhe historianin Idris Bitlisi shkoj ne qytetin e Tebrizit per te ruajtu thesarin dhe per te vene nen kontroll popullaten e vendit. Pas perfundimit te luftes, dhe rruges per kthim , ne hyrje te qytetit Amasjas , jeniçeret u rebeluan dhe bene plaçkitjen e popullit , bashk me ta edhe veziri i madh Hersekzade dhe Dukagjinzade Ahmet Pasha, te sulltani i shkarkoi ato dhe ua prishi çadrat e tyre te cilat ngriheshin kudo qe ato shkonin per shkak te postit te tyre.(6) Pasi kaloi nje kohe , me 18 dhjetor 1514 Sulltan Selimi i I-re e ben Dukagjinzaden vezir te madh, por gjate kesaj kohe jeniçeret bene perseri nje kryengritje , por kesaj radhe objektiv kishin shtepin e vezirit Piri Mehmet Pashen dhe te mesuesit te tij Halim Çelebi. Gjate bastisjes se shtepive , thuhet se ishte edhe vajza e vezirit te madh. Pas ketyre ngjarjeve, sulltani urdheroi hetimin e ngjarjeve, dhe hetuesit dolen ne perfundim se nxites te aktit ishte edhe dhe Dukagjinzade. Dukagjinzade u nxor para gjykates ku edhe ju provu faji, dhe me 4 mars te vitit 1515 u ekzekutua. (7) Thuthet se perveç nxitjeve qe kishte bere jeniçerve, u ba shkak edhe disa leterkembime qe Dukagjinzade kishte bere me Dulkadrioglu i cili ishte kunder sulltanit. Ahmet Pasha qendroi si vezir rreth dy muaj dhe u varros ne Amasja. Gjate jetes se tij , historiani Peçujlu Ibrahim e kishte kritikuar disa here Dukagjinzaden per xhelezin qe ai kishte per postin si vezir te Piri Mehmet Pashes.(8) Pas vdekjes se Dukagjinzade Ahmet Pasha e gjithe pasruia e tij u konfiskua , por ai la pas shume ndertime bamiresie (hajrat) dhe vakufe. (9)
Ne fillim Dukagjinzade Ahmet Pasha u martua me Ajshe Hanim Sulltan, qe ishte mbesa e Bajazitit te dyte, dhe me vone u martua me Fatma Sulltan qe ishte vajza e sulltan Javuzit. Pasardhesit e familjes Dukagjini ne Perandorin Osmane vijuar per shume breza. I biri i tij, Mehmet Pasha sherbeu si bejlerbej i Semendire, Egjipt dhe ne Halp. Ndersa Mehmet Pash Dukagjini la pas Osmanin i cili u be dijetar i njohur dhe arriti te behet gjyqtar (kadi) ne Egjipt dhe ne Stanboll. Edhe poeti i famshem Osman Tashliçali Jahja Beu ishte prej familjes se Dukagjinzades, ishte nip i Dukagjin Ahmet Pashes. (10).
Autor i artikullit:
Abdulkadir Ozcan
Burimi:
/islamansiklopedisi.org.tr/
*Ne arkivat Osmane Dukagjin Ahmet Pasha permendet si: Dukakinzade Ahmet Pasha ose Bey me titull: Osmanli Vezirazami dmth: Viziri i madh (Si te thuash Kryeminister). Ahmet Pash Dukagjini qendroi si vezir i madh nga dhjetori i vitit 1514 deri ne mars te vitit 1515. Thuhet se ai arriti me deshiren e tij ne sarajet Osmane kur ishte ne moshe madhore, dhe se emri i tij i pare ishte Progon Dukagjini, dhe qe ishte djali i Nikoll Pal Dukagjinit. Disa thone se ne vitin 1478-1479 pas rrethimit te dyte qe Osmanet i bene Shkodres Progoni sebashke me babain e tij Nikollen u larguan per ne Itali (Napoli,Rome). Pas dy vitesh, pra 1481 u kthyen serisht ne Shqiperi. Pas vdekjes se babait , Progonit i vdiqen edhe vellezrit e tij dhe Princ i Dukagjonit u be Progon Dukagjini. Pas 20 vitesh (pra v.1501) ne Veriun e Shqiperise (Shqiperia e Eperme) shperthyen serisht kryengritjet kunder Osmaneve. Pas disfatave princ Progon Dukagjini ben marveshje me Osmanet madje ai behet mysliman dhe sherbimet si komandat, Bej merr titullin Pasha. Po ashtu Osmanet e ben edhe timarli (i dhane toke) dhe qeveriste gjithe Principaten e Dukagjinit. (Lexoni: "Historia e Popullit Shqiptare" Vell. I-re). Per here te pare titulli Duk (dux) i kesaj familjes thuhet se eshte shfaq ne vitin 1281. Sipas Ekrem Bej Vlores ne shek.XIII (1201-1300) udheheqes te familjes Dukagjini eshte Tanush Dukagjini qe kishte dy djem: Gin dhe Progon dhe ishin sundimtare te Zadrimes. Po kete vit shfaqe edhe Gjin Tanushi i quajtur si:"Ducem Ginum Tanusxhu.". Ne shek XIV (1301-1400), kronikan te ndryshme permendin po ashtu dy djem te Progonit , qe ishin Pali dhe Leka te cilet po ashtu sundonin Zadrimen. Nga keto kemi dy pasardhes te tyre Gjergji sundonte Zadrimen ndersa Tanushi zonen e Fanit. Teritori i familjes Dukagjini shtrihej nga bregu i majt i lumit Drin ne Lezhe dhe vazhdonte deri ne burimet e lumit Fan. Ne shek.XV (1401-1500) kjo familje kishte dy dege. Ne zonen verior qe udhehiqej nga Pal Dukagjini qe ishte zegjuar deri ne rajonin e fisit te Gashit, Krasniqes , Gjakoves dhe Pejes. Djali i Palit ishte Lek Dukagjini qe banonte ne Ulpian. Ndersa dega e dyte e kesaj familjes ishte ajo ne anen jugore qe perfshinte: Lezhen, Zadrimen, Puke , Mirdite tj). Qendra ishte ne Keshtjellen e Lezhes e cila ne vitin 1393 ju dorezuar ne menyre pasqsore Venedikut. (Shenim nga: Gezim Kopani)
2. Peçujlu Ibrahim , vell. I-re, fq.32
3. Sicill-i Osmani , I, 195
4. Asikpasazade, fq. 230
5. Hammer, IV, 108)
6. Hysejin , fq.907
7. Hajdar Çelebi , vell I-ra, fq.464
8. Peçujlu Ibrahim , Tarih, vell. I-re, fq. 385-386.
9. Gokbilgin, fq. 406-407.
10. Latif, fq.87
V/O: Ju mund te lexoni postime te tjera me karakter historik duke klikuar: Histori
Thursday, November 20, 2025
Myftinia Pukë uron Diten e Çlirimit të Pukës
"Me kete fotografi te xhamise se Koder Hanit , Myftinia Puke uron bashkeqytetaret e qytetit Puke: Urime diten e Çlirimit te Pukes !
1944 - 2025
Wednesday, November 19, 2025
Ecuria e mejtepit të xhamisë së qytetit Pukë nga viti 1999 - 2025
Pas nje mbyllje te perkohshme ne vitin 1999 u rihap mejtepi i xhamise se qytetit Puke nga muezini i xhamise H.Qazim Kopani i cili po ate vite me nje grup besimtaresh krijoi Shoqaten Bashkesia Islame Puke, e cila ne bashkepunim me donatore si: Shoqata Instabul, dhe ne bashkepunim e Myftinin e rrethit Puke vijuan me sukses per disa vite mejtepin.
Prej disa kohesh Myftinia Puke eshte duke mbajt disa mejtepe si dhe sidomosh gjate muajit te bekuar te ramazanit zhvillon aktivitete sociale dhe edukative me femijet e Pukes, Rrapes, Fushe Arrezit , Iballes dhe Qerretit. Ne kete mejtep kane dhene mesim: H. Qazim Kopani , Gezim Kopani , Erjola Kopani etj sipas profileve pasi ne kete mejtep per disa vite jane dhene edhe mesime te tjera si: rrobaqepsi, englisht, turqisht, informatik etj. Ne mesimet jo islame kane dhene mesim: Riza Shkaju , Evlonda Alia , Gezim Kopani etj.
Nga viti 2021 e ne vijim numri i nxenesve ne mejtep eshte ulur, kjo per shkak te uljes se lindjeve te femijeve dhe per shkak te largimit te madh te familjeve nga qyteti i Pukes.
Numri i nxenesve sipas viteve:
Viti 2025 , nxenes 21
Viti 2024 , nxenes 30
Viti 2023 , nxenes 38
Viti 2022 , nxenes 26
Viti 2021 , nxenes 45
Viti 2020 , nxenes 10
Viti 2019 , nxenes 60
Viti 2018 , nxenes 35
Viti 2017 , nxenes 44
Viti 2016 , nxenes 38
Viti 2015 , nxenes 34
Viti 2014 , nxenes 60
Viti 2013 , nxenes 56
Viti 2012 , nxenes 50
Viti 2011 , nxenes 13
Viti 2010 , nxenes 26
Viti 2009 , nxenes 18
Viti 2008 , nxenes 28
Viti 2007 , nxenes 43
Viti 2006 , nxenes 33
Viti 2005 , nxenes 125
Viti 2004 , nxenes 117
Viti 2003 , nxenes 20
Viti 2002 , nxenes 37
Viti 2001, nxenes 17
Viti 2000 , nxenes 17
Viti 1999 , nxenes 27
Tuesday, November 18, 2025
Një udhëtim i shkurtër në vendlindje
Një udhëtim i shkurtër drejtë rrënjëve . Vizita e një pjese të vogel e familjes Kopani në fshatin Meçe , Kabash - Pukë
Të shtunen, datë 15 nëntor 2025, krejt spontanisht, një pjese e vogel e familjes Kopani vëndosi të vizitojë vendlindjen e tyre, fshatin Meçe.
Pas një kafeje të ngrohtë familjare në qytetin e Pukës , u nisem me tre makina drejtit fshatit. Udhëheqes i rrugëtimit ishte më i moshuari Qazim Jemin Kopani por edhe xhaxhai im Xhevdet Kopani.
Pasi lam pas fshatin Qelez dhe Mardhnaq, hymë në rrugen që të dergon në zemër të fshatit Meçe.
Ndalesa e parë ishte tek varri i gjyshit tim , Jemin Ramadan Kopani dhe jo vetem. Pas pastrimeve të nevojshme dhe lutjeve përkatese islame, vazhduam rrugen drejt truallit të shtëpisë sonë të vjetër.
Udhëtimit tonë iu bashku që në Pukë edhe kushëriri Basri Xhemal Kopani sëbashku me djalin e tij, duke shtuar edhe më shumë atmosferen familjare.
Entuziazmi ishte i madh, disa u moren me ndezjen e zjarrit, të tjerët me përgatitjen e ushqimit, ndërsa pjesa tjetër shfrytezoi kohen për të vizituar vendin dhe për të rikujtuar rrënjët e vjatra të familjes.
Pasi vizituam vendet e fëmijërisë dhe u çmallem në trojet tona, u ulem të gjithë bashkë, bija e nipa për të konsumuar vaktin e drekës. Më pas, gjatë kafes së përbashkët, u rikthyem kujtimeve të vjetra, u ndan emocione dhe u hodhen disa ide mbi mundësin e organizimit gjithëpërfshirës në të ardhmen për familjen e madhe Kopani në fshatin Meçe.
Një ditë e thjeshtë , por plot domëthënie. Një rikthim të rrënjët, kujtimet dhe lidhjet që mbajnë të gjallë një familje të madhe, fisnike dhe Atdhetare.
Wednesday, November 12, 2025
Nje qytet i drejte duhet ti jape perparsi drejtesise... Al Farabi
![]() |
| Rruge ne liqen e qytetit te Pukes |
"Nje qytet i drejte duhet ti jape perparsi drejtesise dhe duhet te kundershtoje te keqen dhe te padrejten; dhe tu jape secilit ate qe meriton." (Al Farabi)
Pa çlirim mendor dhe shpirtëror, nuk mund të bëhet çlirimi kombëtarë
"Pa çlirim mendor e shpirteror, nuk mund te behet çlirimi kombetar."
(Zyber Hallulli)
Zoti e mëshiroftë atë njeri që ia di vleren vetës
Halifit te njohur Umer ibn Abdulazizit se djali i tij kishte blere nje unaze qe kushton njemije monedha argjendi. Sapo e degjoi kete, Abdulazizi i dergon djalit nje leter ne te cilen shkruan:
"Degjova se ke blere unaze prej njemije monedha argjendi. Sapo te marresh letren time shko shite unazen. Me paret e saj dote ushqesh njemije te uritur. Pastaj do blesh nje unaze hekuri dhe te shkruash ne te:
"Zoti e meshirofte ate njeri qe ia di vleren vetes." (1)
____________
1. Umer ibn Abdulazizi (682-720) eshte nipi i halifit te njohur Umer ibn Hatabit. Ashtu sikurse Ibn Hatabi edhe Ibn Abdulazizi u be halif i dinastise Emevite. Ai u njoh per devotshmerin e tij, drejtesin dhe reformat e medha si: hoqi takasat e padrejta, vendosjen e barazise, ndaloi shperdorimet dhe luksin e zyrtareve te dinastise, u soll me drejtesi edhe ndaj jomyslimanee. Ai vdiq ne Halep te Sirise ne moshen 37 vjeç.
Këtë përgjigje nuk e harrova kurrë
Tregon Ali Sheriati
"Kur isha femije, i thash nenes: Dua te ngjitem ne kete peme, ndej me ndihmo!
Nena ma ktheu: Nga ai vend ku te ngjisin te tjeret nuk zbret dot vete, me mire beje vete."
Ali Shariati thote:
"Kete pergjigje nuk e harrova kurre, por sesa e vertet ishte e kuptova vetem kur u rrita."(1)
1. Ali Sheriati (1933-1977) eshte nje mendimtar dhe sociolog nga Irani qe u arsimua ne France. Ai vdiq ne Angli
Kemi kohë që nuk po marrim vesh punët tona
E pyeten sheh Ahmed Shkodrën: Si jeni hoxhë fendi ?
Ai i përgjigjet: Nuk e di, pyet të tjerët! Dhe shtoi: Ndërsa për të tjerët, më pyet mua?!
I thanë: Pse thua kështu hoxhë efendi?
Ai u përgjigj: "Kemi kohë që nuk po i marrim vesh punët tona."
____________
1. Libri "40 kleriket e Shkodres". Sheh Ahmet Shkodra ka lindur ne vitin 1881 dhe ka vdekur ne vitin 1927. Hoxhe Ahmet Shkodra ishte nje dijetar i shquar nga Shkodra dhe i njohur per veprimtarin e tij fetare, arsimore dhe Atdhetare. Po ashtu ai eshte aurtor i librit: "Dritare Gjithesise" po ashtu krijues i dhjetrave ilahive dhe poezive.
Sot ne Shqipëri nuk te pyet kush shka je , por si dukesh ...
"Sot, ne Shqiperi nuk te pyet kush shka je , por si dukesh, as nuk don te dije kush sa pare te ban gjaku, por sa pare ke ne banke. Nuk po lypet te jesh i dijshem, as i afte, mjafte te dijsh me u mbajte dhe me u duke i tille." (Anton Harapi /Prift) (1)
___________
1. Famullitari Anton Harapi lindi ne vitin 1888 dhe vdiq ne vitin 1946. Ishte françeskan, arsimtar dhe petriot i shquar nga Shkodra. Ishte drejtues i revistes "Hylli i Drites". Pas asrdhjes se komunistave ne pushtet, ai u arrestua dhe u pushkatua ne Tirane ne vitin 1946.
Urdheresa e zekatit dhe ndalesa e kamates
Allahu thote: "Ata qe e hane kamaten, ata nuk ngriten ndryshe vetem se si ngritet ai i çmenduri nga te prekurit e djallit. Kete ngase ata thane: "Edhe shitblerja nuk eshte tjeter, por njesoj sikurse edhe kamata!" e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamaten. Atij qe i ka arritur udhezimet (keshillat) prej Zotit te tij dhe eshte ndale prej kamates, atij i ka takuar e kaluara dhe çeshtja e saj mbetet tek Allahu, e kush perserit (kamaten pas ndalimit te saj), ata jane banues te zjarrit, ku do te mbesin pergjithmone. Allahu e zhduk kamaten dhe e shton lemoshen, Allahu nuk e do asnje beseprem dhe mekatar. Nuk ka dyshim se ata qe besuan dhe dhane zekatin, ata i pret shperblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do kene asnje lloj frike as brengosje. O ju qe besuat ! Kini frike Allahun dhe nese jeni besimtare te sinqeret, hiqni dore prej asaj qe ka mbetur nga kamata. E ne qofte se nuk e beni kete (nuk hiqni dore nga kamata) , atehere binduni se jeni ne konflikt me Allahun dhe te derguarin e tij. E nese jeni penduar, atehere juve u takon kryet e mallit tuaj, asnje nuk e demtoni, as vete nuk demtoheni." (El Bekare, 275-279)
Friday, November 7, 2025
Përemrat vetorë , pra ai/ajo , shpallen anti ligjorë?
Mbrëmë (06.11.2025) u "vra" familja tradicionale, bashkë me të edhe ato që njohim biologjikisht Nënë dhe Babë. Pra ata që nuk njohin nënën, babën dhe familjen do merren me fëmijët tanë. Paradoks! Me miratimin e këtij ligji "Peremrat vetorë" pra; ai/ajo , shpallen anti ligjorë?
Mbroje familjen! Mbraji fëmijët! Mbroje jeten !
Sunday, November 2, 2025
Nje shetitje e vogel me nxenesit e Mejtepit Puke
Nje shetitje e vogel me nje pjese te nxenesve te Mejtepit te xhamise se qytetit Puke (02.11.2025)
Friday, October 31, 2025
Rrugëtimi i artistit pukjanë Ramadan Kopani
![]() |
| Ramadan Adem Kopani |
Ne muajin tetor 2025 u promovua ne qytetin e Pukes dokumentari televiziv me titull: "Udha e nje aktori" kushtuar artistit te estrades pukjane Ramadan Kopani . Ky aktivitet u organizua nga Klubi i Shkrimtareve dhe Artisteve te rrethit Puke.
Aktiviteti u moderua nga regjizori Fran Vukaj i cili pasi falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen, informoi te pranishmit mbi dokumentarin te realizuar nga ai vete dhe operatori Nikolin Dedaj.
Pas fjales falenderuese te artistit Ramadan Kopani pershendeten personalitete te njohura te artit si: Besnik Çinari (Mjeshter i madh), Dana Xhaj, Gjovalin Dushaj , kolet etj si dhe familjare.
Per here te pare ne sken Ramadan A. Kopani u ngjit si valltar, dhe me pas si aktor ku luajti shume role te ne estrade, drame dhe humor.
Per te shikuar dokumentarin kliko linkun: https://www.facebook.com/reel/1966918054100289











































.png)





.png)




