![]() |
| Ahmet Pash Dukagjini ne drejtim te ushtareve - Spahi |
Ahmet Pash Dukagjini * ishte prej familjes se madhe Princnore te Dukagjineve. Kur gjyshi i tij themeloi Principaten (Beyligi) e Shkodres , mori titullin "Duk" dhe u njoh me emrin Duc Jean. (1)Ne burimet Osmane ai permendet si Duka Gin (Dukagjin). Me vone me kete emer u identifikua familja, dhe pasardhesit e tij duke u quajtur Dukagjine. Ndersa Osmanet e quanin Dukagjinzade.(prej fisit te Dukagjinit) (2)
Ne shekullin XV , familja u nda ne dy qendrime: ata qe mbeshtesnin Skenderbeun ne perpjekje per bashkimin e Shqiperise nen nje administrim te vetem, duke luftuar kunder osmaneve. Pas pushtimit te Shqiperise nga Osmanet , nje pjese e Dukagjinve u larguan per ne Itali, ndersa pjese tjeter njohu sundimin Osman dhe u pranuan fene islame. Gjate sundimit te Sulltan Bajazitit te II-te (1481-1512) kishin pranuar fene islame Ahmeti sebashku me vellan Mehmeti. Per kete ato u moren ne sarajet e perandorise Osmane. (3) Nuk kalon shume kohe dhe Mehmeti vdes, ndersa Ahmeti u edukua ne Enderun dhe u be Spahi me timar (pronar toke). Ahmeti mori pjese si Sanxhakbe (Komandat ushtarko adminstrativ) i Ankaras ne luftrat qe Sulltan Bajaziti II-te zhvilloi me Memluket, (4) Ne vitin 1511 Ahmeti u emerua Bejlerbej i Anadollit.
Ne perplajset qe Sulltan Bajaziti i II-te kishte me princat, Ahmeti mbajti anen e Princ Selimit te I-re i cili shperbleu duke e bere komandat. Disa thone qe Ahmeti kishte refuzuar postin e Vezirit. (5)
![]() |
| Dokument zyrtar i Perandorise Osmane. Arkivi i IU. Ktp. TY, nr.802 |
Ahmeti dhe nje kontribut te jashtzakonshem ne luften qe Sulltan Selimi i I-re zhvilloi kunder Sulltanit te Persise , Shah Ismailit. Para luftes Ahmeti mori pjese ne Keshillin (Divani) e larte te luftes qe u mbaj ne Edirne. Kur ushtria Osmane arriti ne Sejitgazi , sulltan Selimi I-ra dergon Ahmet Pashen ne Sivas me njezetmije ushtar spahi te cilet njekohesisht ishin edhe timariote. Pas zhvillimit edhe te betejes ne Çallderanit , sulltani e ben Ahmetin vezir te dyte. Pas luftes me Persin, Ahmeti sebashku me shenuesin Piri Mehmet Çelebi dhe historianin Idris Bitlisi shkoj ne qytetin e Tebrizit per te ruajtu thesarin dhe per te vene nen kontroll popullaten e vendit. Pas perfundimit te luftes, dhe rruges per kthim , ne hyrje te qytetit Amasjas , jeniçeret u rebeluan dhe bene plaçkitjen e popullit , bashk me ta edhe veziri i madh Hersekzade dhe Dukagjinzade Ahmet Pasha, te sulltani i shkarkoi ato dhe ua prishi çadrat e tyre te cilat ngriheshin kudo qe ato shkonin per shkak te postit te tyre.(6) Pasi kaloi nje kohe , me 18 dhjetor 1514 Sulltan Selimi i I-re e ben Dukagjinzaden vezir te madh, por gjate kesaj kohe jeniçeret bene perseri nje kryengritje , por kesaj radhe objektiv kishin shtepin e vezirit Piri Mehmet Pashen dhe te mesuesit te tij Halim Çelebi. Gjate bastisjes se shtepive , thuhet se ishte edhe vajza e vezirit te madh. Pas ketyre ngjarjeve, sulltani urdheroi hetimin e ngjarjeve, dhe hetuesit dolen ne perfundim se nxites te aktit ishte edhe dhe Dukagjinzade. Dukagjinzade u nxor para gjykates ku edhe ju provu faji, dhe me 4 mars te vitit 1515 u ekzekutua. (7) Thuthet se perveç nxitjeve qe kishte bere jeniçerve, u ba shkak edhe disa leterkembime qe Dukagjinzade kishte bere me Dulkadrioglu i cili ishte kunder sulltanit. Ahmet Pasha qendroi si vezir rreth dy muaj dhe u varros ne Amasja. Gjate jetes se tij , historiani Peçujlu Ibrahim e kishte kritikuar disa here Dukagjinzaden per xhelezin qe ai kishte per postin si vezir te Piri Mehmet Pashes.(8) Pas vdekjes se Dukagjinzade Ahmet Pasha e gjithe pasruia e tij u konfiskua , por ai la pas shume ndertime bamiresie (hajrat) dhe vakufe. (9)
Ne fillim Dukagjinzade Ahmet Pasha u martua me Ajshe Hanim Sulltan, qe ishte mbesa e Bajazitit te dyte, dhe me vone u martua me Fatma Sulltan qe ishte vajza e sulltan Javuzit. Pasardhesit e familjes Dukagjini ne Perandorin Osmane vijuar per shume breza. I biri i tij, Mehmet Pasha sherbeu si bejlerbej i Semendire, Egjipt dhe ne Halp. Ndersa Mehmet Pash Dukagjini la pas Osmanin i cili u be dijetar i njohur dhe arriti te behet gjyqtar (kadi) ne Egjipt dhe ne Stanboll. Edhe poeti i famshem Osman Tashliçali Jahja Beu ishte prej familjes se Dukagjinzades, ishte nip i Dukagjin Ahmet Pashes. (10).
Autor i artikullit:
Abdulkadir Ozcan
Burimi:
/islamansiklopedisi.org.tr/
*Ne arkivat Osmane Dukagjin Ahmet Pasha permendet si: Dukakinzade Ahmet Pasha ose Bey me titull: Osmanli Vezirazami dmth: Viziri i madh (Si te thuash Kryeminister). Ahmet Pash Dukagjini qendroi si vezir i madh nga dhjetori i vitit 1514 deri ne mars te vitit 1515. Thuhet se ai arriti me deshiren e tij ne sarajet Osmane kur ishte ne moshe madhore, dhe se emri i tij i pare ishte Progon Dukagjini, dhe qe ishte djali i Nikoll Pal Dukagjinit. Disa thone se ne vitin 1478-1479 pas rrethimit te dyte qe Osmanet i bene Shkodres Progoni sebashke me babain e tij Nikollen u larguan per ne Itali (Napoli,Rome). Pas dy vitesh, pra 1481 u kthyen serisht ne Shqiperi. Pas vdekjes se babait , Progonit i vdiqen edhe vellezrit e tij dhe Princ i Dukagjonit u be Progon Dukagjini. Pas 20 vitesh (pra v.1501) ne Veriun e Shqiperise (Shqiperia e Eperme) shperthyen serisht kryengritjet kunder Osmaneve. Pas disfatave princ Progon Dukagjini ben marveshje me Osmanet madje ai behet mysliman dhe sherbimet si komandat, Bej merr titullin Pasha. Po ashtu Osmanet e ben edhe timarli (i dhane toke) dhe qeveriste gjithe Principaten e Dukagjinit. (Lexoni: "Historia e Popullit Shqiptare" Vell. I-re). Per here te pare titulli Duk (dux) i kesaj familjes thuhet se eshte shfaq ne vitin 1281. Sipas Ekrem Bej Vlores ne shek.XIII (1201-1300) udheheqes te familjes Dukagjini eshte Tanush Dukagjini qe kishte dy djem: Gin dhe Progon dhe ishin sundimtare te Zadrimes. Po kete vit shfaqe edhe Gjin Tanushi i quajtur si:"Ducem Ginum Tanusxhu.". Ne shek XIV (1301-1400), kronikan te ndryshme permendin po ashtu dy djem te Progonit , qe ishin Pali dhe Leka te cilet po ashtu sundonin Zadrimen. Nga keto kemi dy pasardhes te tyre Gjergji sundonte Zadrimen ndersa Tanushi zonen e Fanit. Teritori i familjes Dukagjini shtrihej nga bregu i majt i lumit Drin ne Lezhe dhe vazhdonte deri ne burimet e lumit Fan. Ne shek.XV (1401-1500) kjo familje kishte dy dege. Ne zonen verior qe udhehiqej nga Pal Dukagjini qe ishte zegjuar deri ne rajonin e fisit te Gashit, Krasniqes , Gjakoves dhe Pejes. Djali i Palit ishte Lek Dukagjini qe banonte ne Ulpian. Ndersa dega e dyte e kesaj familjes ishte ajo ne anen jugore qe perfshinte: Lezhen, Zadrimen, Puke , Mirdite tj). Qendra ishte ne Keshtjellen e Lezhes e cila ne vitin 1393 ju dorezuar ne menyre pasqsore Venedikut. (Shenim nga: Gezim Kopani)
2. Peçujlu Ibrahim , vell. I-re, fq.32
3. Sicill-i Osmani , I, 195
4. Asikpasazade, fq. 230
5. Hammer, IV, 108)
6. Hysejin , fq.907
7. Hajdar Çelebi , vell I-ra, fq.464
8. Peçujlu Ibrahim , Tarih, vell. I-re, fq. 385-386.
9. Gokbilgin, fq. 406-407.
10. Latif, fq.87
V/O: Ju mund te lexoni postime te tjera me karakter historik duke klikuar: Histori

