May 27, 2011

Nata e mirë Regaib


Nata e mire Regaib eshte nata qe lidh naten e enjte me diten e xhuma.(1) Ne te njejten kohe fillon edhe muaji Rexhep per te vijuar me pas me muajin Shaban dhe me pas me mbretin e muajve, muajin Ramazan.(2) Regaib eshte shumesi i fjales arabe "ragibe" qe do te thote; deshire, pra besimtaret shprehin deshiren e tyre me lutje dhe dua drejtuar Allahut xh.sh. per falje te gjynaheve, dhenie te miresive etj. Kjo nate e mire merr vlere te veçante per vete faktin se ajo bie ne muajin e mire Rexhep, muaj ne te cilin bie dhe nata e dyte e mire , nata e Israse
Pavarsisht mendive te ndryshme nata e pare e mire Regaib shenohet ne kalendarin islam si nate e veçante, nate e mir. Perveç nates se Regaibit, ne kalendarin islam kemi te shenuar edhe netet e tjera si: Nata e Isras, nata e Beraetit, nata e Kadrit dhe per te vijuar me: Diten e xhuma, Arafati, Ashura, Dhjetet ditet e Dhul Hixhes, Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami.
Ne lidhje me muajin Rexhep ne te cilen bie nata e Regabit dhe nata e Isras kemi nje trasmetime ku profeti Muhammed a.s. ka bere kete lutje (dua): "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan" d.m.th: "O Allah! Na bej te bekuar (na jep miresi) muajin Rexhep dhe Shaban dhe na mundeso te arrijme muajin e bekuar te ramazanit." (Ahmet b. Hanbel, Musnedi 1)
Disa thone se; Edhe lutja e profetit Ibrahim a.s. qe ka bere; "Zoti yne! Dergo nder ta nga gjiri i tyre te derguar qe tu lexoje atyre ajetet e Tua, tu mesojne atyre librin dhe urtesin, dhe ti pastroj ata prej idhujtaris. S'ka dyshim se Ti je ngadhenjyesi, i Dijshmi.(El Bekare; 129) eshte thene ne muajin Rexhep, madje thuhet se eshte thene ne naten e Regaibit. Allahu xh.sh e di!
Eshte nje hadith me transmetim te dobet qe thote se: Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush agjeron nje dite ne muain Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush asgjeron shtate dite, i mbyllet dyert e zjarrit (xhehenemit), kush agjeron tete dite do i hapen dyert e parajes (xhennetit), kush agjeron dhjete, Allahu do ia pranoj lutjetm kush agjeron pesembedhjete do i falen gjunahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu xh.sh. e ka vendosur ne anije profetin Nuh a.s. , madje i ka thene qe te agjeroj kete nate." (Taberani) 
Disa dijetar islam nuk e pranojne nate e Regaibit, si nate te mire, madje thone se nuk ekziston, dhe se eshte bidat, por sic e permenda edhe me siper kjo nate vijon te shkruhet ne kalendarin islam, ndaj eshte detyra e institucioneve islame qe kjo çeshtje te unifikohet me nje qendrim te perbashket.

Çfare duhet bere ne kete nate?

Sa i dakon ibadetit dhe jo vetem qe lidhen me naten Regaib, verehet se ka shume trillime , dhe te pa verteta. Ndaj myslimanet duhet te jene te kujdesshem p.sh; nuk eshte e demosdoshme e per me teper kusht qe kjo nate te agjerohet. Nese kjo nate bie diten e hene apo te ejnte atehere mund te agjerohet pasi agjerimi ne keto dy dite eshte e pelqyer.
Pyetjes: A lejohet qe ne kete nate te bejm dicka te vecante , si p.sh; dhenie sadakaje, etj? Une them se; njeriu duhet bere cdo here pune te hajrit, sic eshte dhenia e sadakas, pasi punet e mira i fshin gjynahet. Ndaj te gjitheve Allahu xh.sh. na mundesofte berjen e puneve te mira, te cilat i pelqen Allahu xh.sh. ! 
Nenvizjoj se; Transmetimet per naten Regaib jane te dobeta dhe mbi kete nate jane thene shume trillime si p.sh; ne zonen tone (Puke) disa marrin hudhren dhe e vendosin ne xhep me qellim; mos ti ndhodh gje e keqe. Ky lloj veprimi dhe ngjashem me te nuk kan asnje lidhe me fene islame dhe as me netet e mira apo muajit e mir te fese islame.

Pergatiti
Gezim KOPANI


* Pjese e shkeputur nga hytbja e mbajtur per xhuma ne xhamin e qytetit te Pukes nga Myftiu Gezim Kopani Puke me; 27.05.2011



Per te mesuar me shume mbi netet dhe muajt e bekuar kliko ne kete link: https://gezimkopani.blogspot.com/p/netet-e-mira.html



_________________
1.Sipas kalendarit henore islame, dita e re fillon pas namazit te akshamit. Per ta argumentuar kete kemi hadithin e Profetit a.s. i cili teksa fliste mbi naten e Isras, ka treguar se "Allahu xh.sh  zbret ne qiellin e dynjas ne kohen e akshamit..."
2.Sipas tradites, netet e mira cdo here jane te shenuara sipas kalendarit Hixhri, ku nata e mire fillon me hyrjen e namazit te akshmit .

May 19, 2011

Djelmoshat e shpellës Kehf

Ketu mendohet se kan qendruar djemt e shpelles Kehf-Efes-Turqi

Shume vite me pare pas ardhjes se Profetit Isa a.s dhe para profetesise se profetit Muhammed a.s. ne nje prej qyteteve te Perandorise Romake (Efes) sundonte nje udheheqes despot dhe idhujtar i quajtur Dekianus (Decius) (Info: Thuhet se: Perandori Decius 244-311 mendohet eshte me prejardhje Ilire) i cili ndalonte njerezit qe te adhuronin Allahun, dhe i detyroj ata te adhuronin idhujt. Dhuna, shtypja dhe mos besimi i Dekianusit vazhdonte, derisa nje dite doli nje grup djelmoshash te rinj, te cilet besonin ne nje Zot dhe nuk iu benden Dekianusit. Per ti shpetuar mizorise se Dekianusit ato u vendose ne nje shpelle (disa thone u vendosen ne malin Pion afer qytetit Efes).
(1)Tek kjo shpell eshte ndertuar nje xhami. (Ngjarja e tre (tek feja kristiana shenohet per shtat djem) djlemoshave eshte e permendur ne Kur'an si dhe ne komentin shpjegues  fq.341 Kjo ngjarje njihet si As Habul Kef.)
Tre djelmoshat besonin ne nje Zot.  Allahu xh.sh ata i shpetoi dhe i udhezoi ne rrugen e drejte. Ne fillim zemrat e tyre ishin te  frikesuara per shkak se kishin bere kryengritje kunder nje grupi te vogel te forcave te plotefuqishme te despotit te asaj kohe, dhe kunder fese se popullit te qytetit te tyre, por Allahu xh.sh duke shikuar qendresen dhe qellimet e tyre, i forcoi zemrat duke iu larguar friken.
Djelmoshat (quhen keshtu pasi thone se mosha e tyre ishte nga 15-20 vjeç). Ata shpallen haptazi besimin e tyre ne nje Zot, duke thene: Allahu xh.sh. thote: "Zoti yne eshte Zoti i qiejve e i tokes, nuk adhurojme ndonje zot tjeter pos Tij, pse atehere do te thoshim diçka shume mizore. Populli yne ka besuar zota te tjere pos Atij (Allahut), pse pra nuk sjellin ndonje argument te qarte per ata?A ka me mizor se ai qe shpif genjeshtra ndaj Allahut?(El Kehf; 14-15)
Si perfundim djelmoshat arriten ne konkluzionin qe duhet te largohen nga ky qytet dhe nga kjo shoqeri, nga populli qe adhuronin idhuj. Ata vendosen qe te jetonin larg qytetit te fshehur. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Tre persona nga popujt e me parshem u nisen ne udhetim. Nje dite i zuri nata para nje shpelle ne te cilen hyne per te fjatur, mire po nje shkemb mbylli plotesisht hyrjen e shpelles. Ata thane: Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem lutja ndaj Allahun xh.sh." (Buhari, Muslim)
Nje dite bashkohen moren udhen drejt maleve. Nata i zuri para nje shpelle, e cila mund te sherbente si vend strehim dhe mbrojtje. Disa tregojne se: Gjate rruges per ne shpell, u takun me nje bari me qenin e tij. Bariu ishte besimtar, dhe djelmoshat e vune ne dijeni per vendimin e tyre, me te degjuar bariu kerkoj lejen e djemve qe te bashkohet edhe ai me ta bashke me qenin e tij. Keshtu djelmoshat pranuar. Mirepo ne Kur'an kemi:
Allahu xh.sh thote: "Ata (qe bisedonin per kete ngjarje) do te thone: Ishin tre, i katerti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thone: Ishin pese, e qeni i tyre i gjashti i tyre, kjo ishte hamendje, po edhe thone: Ishin shtat e qeni i tyre ishte i teti! Thuaj: Zoti im e di me se miri per numrin e tyre, pervec nje pakice nuk di kush per ta, e ti (Muhammed) mos polemizo per numrin e tyre vetem ashtu ne teresi, dhe askend mos pyet per ta." (El Kehf; 22)
Djelmoshat qe tani e tutje do ti quajme "Banoret e shpelles". Ata arriten tek shpella, dhe vendosen qe te qendronin aty derisa sa te shpetonin veten nga dora e armikut. Me fillimin e kesaj jete te re, ata kishin humbur te gjitha shpresat. E shikonin veten perballe rreziqeve dhe arrmiqve por ata u mbeshteten tek Zoti, dhe me nje zemer te thyer iu luten Allahut, qe tju beje te mundur rrugen e shpetimit. Thuhet se shpella ndodhej ne pozicion te atill qe nuk e zinte dielli as ne mengjes dhe as ne mbremje. Nga ajeti Kur'anor del se Allahu xh.sh. u ka thene, apo i frymezoi per te shkuar ne shpelle: "...Atehere strehoni ne shpelle. Zoti juaj ju dhuron nga meshira e Tij e gjere dhe ju lehteson ne çeshtjen tuaj ate qe eshte ne dobine tuaj." (El Kehf: 16)
Banuesit e shpelles pas nje ecjeje te gjate dhe te lodhshme arriten tek shpella. Para se gjithash kishin nevoje per gjume, dhe pasi bene nje lutje drejtuar Allahut xh.sh i zuri gjumi, por ky gjume nuk ishte nje gjume i zakonshem, Zoti xh.sh kishte vendoshur qe keta djelmosha ti shpetonte jo vetem prej dores se Dekijanusit por te ishte dhe si shenje per ata te cilet mohojne ringjalljen e te cilet mendojne qe Zoti ska fuqine e ringjalljes se te vdekurve. Banoret e shpelles ndoshta kishin si qellim qe te flinin vetem pak, por Zoti i la ata ne gjume per nje periudhe kohore te gjate. Syte i kishin te hapur thuajse te ishin zgjuar, por ne realitet ishin ne gjume. Ata u rrotulloheshin here ne krahun e djathte e here ne te majte, dhe u nderrohej vendi i fjetjes, qe te mos kalbej pjesa e trupit te tyre. Madje dhe qeni i tyre kishte fjatur sebashku me ta i cili e kishte vene koken mbi dy kembet e para te shtrira ne hyreje te shpelles. Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Kur djemt hyn ne shpell nje gur i madh zyri hyrjen e shpelles, kjo edhe per ti mbrojtur ata. Allahu xh.sh. thote: "Do te mendoje se ata jane te zgjuar, ndersa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim here ne krahun e djathte e here ne te majtin. Qeni i tyre kishte shtrire kembet e para prane hyrjes. Sikur te kishte hasur ne ta, do te ishte kthyer duke ikur dhe do te ishte mbushur frike prej tyre." (El Kehf; 18)
Duke pasur parasysh qe banoret e shpelles ishin te njohur per te gjithe, fsheja e tyre dhe ikja nga qyteti kudo u be ceshtje diskutimi. Sunduesi dhe nje grup njerezish u vune ne kerkim te tyre, por nuk gjeten asnje shenje. Kaluan shume ore, dite, muaj, vite dhe nuk u duk asnje shenje nga ata. Historianet me qellim qe kjo ngjarje e jashtezakonshme mos te harrohet shkruajten ne nje pllak emrat e djemve te cilet u zhduken ne menyre te cunditshme. Pllaken e vendosen tek thesari zytare i shtetit me qellim ruajtje. Kaluan vite dhe kujtimi i mergimit te pa kthim i djemve  u zhduk gradualisht nga kujtesa e kohes duke u harruar krejtesisht. Pasi kishte kaluar nje kohe shume e gjate, me vullnetin e Allahut xh.sh arriti koha e zgjimit te banoreve te shpelles. Menjehere pas zgjimit filluan te ferkonin syte e tyre dhe te shikonin rreth vetes. Njeri prej tyre pyeti sa kemi qendruar ne gjume? Dy tre prej tyre u pergjigjen, sikur qe kemi fjetur nje dite te tere, jo ndoshta me pak se nje dite. Allahu xh.sh. thote: "...Njeri prej tyre foli e tha: Sa kemi qendruar? Ata thane: Kemi qendruar nje dite ose nje pjse te dites! Disa thane: Zoti juaj e di me se mire se sa kemi qendruar."  prandaj dergoni njerin prej jush me kete argjend (monedh argjendi) ne qytet, e te zgjedhe ushqimin me te mire, e tju sjelle ate juve dhe le te kete shume kujdes e te mos i jap te kuptoje askujt per ju." (El Kehf; 19)
Gjendja ne shpelle kishte ndryshuar ne menyre te atille qe djelmoshat i bente qe te dyshonin. Sikur qe disa gjera kishin ndryshuar, sic ishte bllokimi me gure i hyrjes se shpelles. Si perfundim nuk u be e njohur se sa kishin qendruar ne gjume, megjithate ka qe thone se ato kan qendruar aty rreth 309 vite.
Nje dite apo gjysme dite, dy tre veta pohuan qe Zoti e di me se mire se sa kemi fjetur prandaj te mendojme per pak ushqim. Diskutonin duke thene: Si thoni njeri nga te marre disa para me vete dhe te shkoje ne qytet per te blere ushqim? Allahu xh.sh thote:"...Prandaj dergoni njerin prej jush me kete argjend (monedh argjendi) ne qytet, e te zgjedhe ushqimin me te mire, e tju sjelle ate juve dhe le te kete shume kujdes e te mos i jap te kuptoje askujt per ju." (El Kehf; 19)
Derguan ne qyetet njerin nga banoret e shpelles per te bler  ushqim duke e porositur qe se pari te kete kujdes e te mos zbulohej. Blersi i ushqimit pas daljes nga shpella ngeli i habitur per gjendjen e qytetit pasi nuk ishte asnje gje si me pare, por kjo ceshtje nuk i beri shume pershtypje. Aq me shume qe i afrohej qytetit aq me shume habitej. Rruget dhe rrugicat kishin ndryshuar. Guret e ndertesave kishin ndryshuar. Keshtjella e Dekianusit ishte rrenuar, njerezit gjithashtu kishin ndryshuar, menyra e ecjes se tyre, veshja, te folurit dhe zakonet e jetes. Per blersin e ushqimit cdo gje ishte jonormale, por ai iu kishte premtuar shokeve qe do tregohej i kujdeshem dhe vijoj ecjen qe te mos bjere ne sy dhe perpiqet qe te mos perzihej ne punet e askujt. Si rrjedhoje arriti tek nje bukeshites, duke folur me nje theks tjeter nga shitesi i bukes, kerkoi buke, kur shitesi ia dha buken, futi doren ne xhep dhe nxori nje monedhe, dhe ia dha shitesit ne dore, Nderkohe me vete tha; u zgjidh edhe kjo pune, tani mund te kthehem tek shoket e mi te uritur, por sapo ishte nisur , bukeshitesi e shikon ate me nje kureshtje dhe iu drejtua atij duke e pyetur:
Cfare monedhe eshte kjo?
Kjo eshte monedha e Dekianusit.-thote djaloshit.
Shitesi:- A keni gjetur ndonje thesar? Thuaj te verteten.
Bleresi i bukesi duke mos i kuptuar fjalet e bukeshitesit tha:
Zoteri! Cfare thesari? Une jam nje i huaj ne kete qytet, vij nga jasht qytetit.
Bukeshitesi ishte i bindur qe ky klient eshte nje njeri i thjeshte qe si kupton gjerat, dhe se ai ka gjetur nje thesar dhe vete nuk eshte ne dijeni qe monedha e tij i perkasin periudhes se Dekianusit dhe nuk duhet harxhuar ato. Bukeshitesi e kap per jake dhe e pyeste: Ku eshte thesari dhe sa eshte pjese ime? Nese nuk me jep pjesen time do te njoftoj qeverine. Djali nuk dinte si te vepronte, nga njera ane bukeshitesi nuk hiqte dore, dhe nga ana tjeter blersi i ushqimit nuk i kuptonte fare fjalet e tij. Si perfundim kjo teme u be ceshtje diskutimi dhe aty u grumbulluan shume njerez,. Djali i detyruar u tregon per rastin e vet dhe te shokeve. Kam ardhur qe te blej ushqim per vete dhe per shoket. 
Nuk kaloj shume kohe dhe lajmi u hap ne te gjithe vendin dhe njerezit e lajmerojn sunduesin e qytetit i cili ishte nje besimtare i mire. Sunduesi pyeti rreth emrave dhe emrin e babait te tyre, djaloshi u pergjigj te gjitha pyetjeve por askush nuk e njihte ate dhe as babin e tij, si rrjedhoje sunduesi gjithashtu nuk mundi ta zgjidhe kete enigme.
Si perfundim vendosin te pyesin dijetaret dhe historianet e kohes. Shkecetaret e qytetit duke iu referuar shenimeve te vjetra, gjeten emrin e djalit dhe shokeve te shpelles te shenuar mbi nje pllake dhe u be e qarte qe ai grup qe shume kohe me pare ne kohen e Dekianusit ishin zhukur nga qytetit dhe asnje kishte dijeni per fatin e tyre. Gjumi i gjate ishte nje dukuri jonormale. Kjo dukuri te rikujton jo vetem vleren dhe rendesine e djelmoshave kunder politeizmit dhe dhunes, por edhe argumenton qe ringjallja nuk eshte nje ceshtje e pamundur dhe e parealizuar, dhe Zoti ka fuqi qe ti ringjelle te vdekurit, ashtu sikur qe ka mundur qe nje grup njerezish pas nje periudhe shume te gjate kohore ti zgjoje perseri nga gjumi. Sunduesi i ketij qyteti ne kete kohe perkunder Dekianusit ishte njeri besimtare. Sigurisht ne qytet ekzistonin akoma persona te cilet nuk besonin dhe aq ne Zot e per me teper ne ringjallje, por fuqia e tyre ishte zbehur, dhe  nuk dominonin mbi shoqerine. 
Njerezit u bashkuan sebashku me sunduesin e tyre dhe u drejtuan drejte shpelles. Kur arriten afer shpelles djaloshi iu tha udhetareve nese shoket e mi te shpelles degjojne zhume nga jashte edhe shohin nepunesin e qeverise patjeter imagjinojne qe me keni arrestuar dhe kete jane nenpunesit e Dekijanusit qe sebashku me idhujt e tyre kane ardhur per ti arrestuar dhe torturuar ata ne shpelle.
Do te ishte me mire qe une te futemi i pari ne shpelle dhe tiu tregoj atyre me qetesi ngjarjen dhe une do ju njoftoj e pastaj ju mund te hyni pas meje. Djaloshi hyri ne shpell dhe iu tregoi ngjarjen shokeve. Te gjithe u cuditen por djaloshi  nuk doli nga shpella, pas nje pritjeje te gjate sunduesi dhe bashkeudhetaret e tij u detyruan qe te hynin ne shpelle dhe te dinin arsyen e mos daljes se djaloshit nga shpella, nderkohe verejten qe djaloshi dhe shoket e tjere qe te gjithe kishin mbylluar syte pergjithmone dhe kishin rene ne gjumin e perjetshem. Kur ata e kuptuan ngjarjen e vet te cuditshme hyjnore, dhe u vune ne dijeni per meshiren e Zotit ndaj tyre, ahireti ishe shume i embel per ata se jeta e kesaj bote. 
Kjo ishte ajo qe te tjeret nuk kishin deshire qe te ktheheshin ne qytet, dhe qe te jetojne ne kete bote, dhe vdekjen e kerkuan vete nga Zoti. Gjithashtu Allahu xh.sh me an te tyre e kishte treguar fuqine e vete ne ringjalljen e te vdekurve. Atyre u mori perseri shpirtin duke i bere banore te xhennetit.
Ne nje version tjeter thuhet : "...Sunduesi bashke me ushtrin shkuan tek shpella. Ata ne shpelle degjuan zhurmen e kuajve dhe menduan se i ka rrethuar Dekijanusi, per kete filluan ti benin lutje Allahut xh.sh duke i kerkuar mbrojtjen e tij. Kur sunduesi hyri brenda, i gjeti duke u lutur, kur perfunduan ate, sunduesi i perfaqfoi duke i njoftuar se edhe ai si ato beson ne Allahun xh.sh dhe se Dekijanuesi kishte vdekur me kohe. Pas kesaj ata nga lodhja apo uria i ka zene gjumi perseri dhe vdiqen."
Nderkohe nje grup njerezish te cilet nuk deshironin qe te flitej ne shoqeri per ngjarjen e banoreve te shpelles, pasi kishin frike se do te shtoheshin ata qe do te besimin ne nje Zot, ne nje menyre a tjeter kerkonin qe kjo ceshtje te mos diskutohet dhe te lihet ne harres.
Keta kishin propozuar qe te ndertohej nje mur perballe shpelles dhe rreth kesaj ceshtjeje te mos flitej me, por grupi tjeter i njerezve te cilet ishin ne dijeni per ngjarjen e banoreve te shpelles dhe kishin kuptuar vleren e kesaj mrekullie hyjnore, vendosen qe siper kesaj shpelle per respekt te pozites se shenjte te banoreve te saj te ndertonje nje xhami, qe kujtimi i ketyre djelmoshave luftetar dhe guximtar e besimtare te mos harrohej asnjehere dhe te ishte e gjalle. Kjo ngjarje permendet ne Kur'an tek surja El- Kehf.

Si dolen djelmoshat nga shpella ?

Ne lidhje me kete ngjarje profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Tre djem nga popujt para jush u nisen per ne udhetim. Nje dite, i zuri nata para nje shpelle ne te cilen hyne per te pushuar. Nje shkemb u rrokullish nga mali dhe e mbylli plotesisht hyrjen e shpelles. Ata thane:
-Shpetimi nga ky shkemb eshte vetem lutja qe duhet ti bejme Allahut xh.sh qe te na largoje per hire te veprave tona te mira qe kemi bere. Njeri nga ata tha:
-O Zoti im! Kisha prinderit te thyer ne moshe, por asnjehere nuk ju kam dhene te hane e as te pine femijeve te mi e as punojseve te mi para tyre. Nje dite u vonova dhe nuk arrita ne kohe ne shtepi. Mola qumshtin ne nje ene dhe ua solla prinderve por i gjeta ne gjume. Me erdh keq ti zgjoja, prandaj nuk i ushqeva femijet e mije para tyre, pradaj kam pritur me ene ne dore duke pritur momentin kur ata te zgjohen, dhe kjo pune zgjati deri ne agim. Femijet ndodheshin tek kembet e mi te uritur dhe kerkonin qumesht, por une i ushqeva femijet pasi preinderit u zgjuan dhe pin qumesht. O Zoti im! Nese kete e kam bere vetem per Ty , atehere na e largo kete shkemb nga hyrja e shpelles. Shkembi levizi pak, por jo aq sa per te dal.
I dyti tha:
-Zoti im! Kam pasur nje kusherire , te cilen e kam dashur me shume se asnje gje ne kete bote. Kerkova prej saj (sic kerkojne bashkeshortet prej bashkeshorteve te tyre), por ajo nuk pranoi. Nje vit mbertheu uria gjithe njerezit, ne keto kushte ajo me erdhi dhe me kerkoj ndihme  dhe une i dhash ndihme (120 monedha ari) me kusht qe ajo te me pranoj mua (te flej me te), per shkak te gjendjes ajo pranoj. Kur e perqafova ajo me tha: Frikesoju Allahut dhe mos ma merr pastertin! Keto fjale me bene qe te largohem prej saj edhe pse e doja shume. E lashe te lire , madje duke ia dhuruar te hollat. O Zoti im! Nese kete e kam bere vetem per hir tendin, na largo kete gur. Guri levizi pak por jo aq sa per te dal nga shpella.
I treti tha:
-Zoti im! Une kam pasur punote me rroge, dhe te gjithe i kam paguar menjehere me te kryer punen, pervec nje prej tyre, i cili u largua para se te marr hakun (rrogen). Une rrogen e tij e perdora duke e fut ne pune dhe nga ajo u rrit pasuria. Pas nje kohe rrogetari qe nuk kishte marr rrogen u kthye tek une dhe me tha: O njeri i Zotit, me jep rrogen (hakun) tim ! Une i thash: Cfare shikon , dele, lop, dever dhe puntoret e tyre eshte e jotia e cila eshte shtuar nga haku, rroga jote. Ai tha: O njeri i Zotit, mos u tall! Une i tash: Nuk tallem. Pastaj ai mori mallin dhe u largua duke mos lene asgje. O Zoti im nese kete e kam bere per hir Tendin, na e largo kete gur nga hyrja e shpelles. Guri u rrokullis dhe ata dolen nga aty." (Buhari dhe Muslim)

Ne lidhje me suren El Kehf profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush e lexon suren el Kehf naten e xhuma (apo diten e xhuma) do i behet drite ne nje distance prej tij deri ne qiell." Ne nje trasmetim tjeter kemi: "I behet drite nga e xhumaja ne xhuma." (Bejhakiu)

Muhammedi a.s. ka thene: "Ai qe meson permendsh 10 ajetet e para te sures El Kehf, do jete i mbrojtur prej dexhalit." (Ebu Derda)

Ndersa sipas nje transmetimi tjter kemi se Muhammedi a.s. ka thene: "Kush i lexon 3 ajetet e para te sures el Kehf do jete i mbrojtur prej fitnes (percarjes apo mashtrimit) te dexhalit." (Tirmidhiu)

Nga Muadh ibn Xhebiri r.a. ka trans se Muhammedi a.s. ka thene: "Ai qe lexon fillimin dhe fundin sures el Kehf, leximi i atyre ajeteve do ti behen drite nga kembet e tij deri te koka, e ai qe e lexon te gjithe suren El Kehf kjo do te jete drite per te mes qiellit e tokes."

Muhammedi a.s. ka thene: "Ai qe e lexon suren el Kehf diten e xhuma, do te jete per te drite nga e xhumaja ne xhuman tjeter." (Hakimi)

Ne suren el Kehf perveç tregimit te shpelles, kemi tregimin e personit qe Allahu i dha 2 kopshte, kemi tregimin e profetit Musa a.s.,  Hidrin a.s., tregimin per DhulKarnejnin, Jexhuxh dhe Mexhuxhet , çeshtje qe kan te bejn me sinqeritetin etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

________________
1. Qyteti Efes (Efesos) daton prej antikitetit dhe u ndertua nga kolonit greke te cilet u vendosen ne kodren "Ajasuluk-Ayasuluk tepesi" Ky venden ishte qendra e tempullit (kultit) te Aferdites (Pas planetit Diellë , i dyti eshte Aferdita. E ka marr kete emer nga perandoresha romake Aferdit e cila ishte perendesha e dashurise. Gjate kohes romake ajo u u quajt edhe me emrin Diana e cila mendohet se ishte perandoresha e natyres dhe e kafsheve e cila shoqerohej nga nje sorkadhe dhe e armatorsur me hark dhe shigjete). Qyteti u zhvillua gjate prejudhes helene-romake ose romako-helen, bizantine dhe ne fund u sundua nga Mehmet Bej i principates me emer Aydinogullari te cilet ishin pjese e shtet Selxhuk . Efesi ndodhet ne Truqi pikerisht ne prefekturen e Izmirit  dhe ne vitin 2015 eshte perfshirre ne UNESCO. Efesi ka nje historia mbi 8500 vjecare qe daton ne vitet 6500 p.e.s. Ne qytet ndodhet tempulli me antik i botes , Tempulli i Artemides (Artemdia (Artemisa) eshte quajtur me emrin Diana. Ky tempull ishte i mbushur me skultura, statuja, kolla dhe piktura te lyra ne argjend dhe ari. Tepulli i Artenises mendohet e eshte ndertuar rreth 550 vjet para lindjes se profetit Isa. Artemisa - Artemida eshte emer e nje perandoreshe helene e cila eshte motra e Apollonit.  (Sipas heleneve Apolloni (Phoibos) eshte perendia e muzikes, diellit, zjarrit, (pra mitologji) etj i cili kishte per bashkeshorte Kasandren. Sipas mitologjise Helene Kasandra eshte motra e Hektorit. Sipas mitologjise Kasandra kishte enderr te saj te diten te ardhmen dhe te qendronte e virgjer dhe te behej murge, mirepo sapo Apollo u takua me Kasandren per shkak te bukuris ai ra ne dashuri me te. Apolli i tha: Nese me pranon mua do te bej te zoterosh dijen e te ardhmes. Mirepo Kasandra nuk kishte qellim te bashkohej me Apollin pasi ajo kishte qellim diturin e te ardhmes perfshi edhe veprimet e Apollit. Per ti shpetuar Apollit ajo i kerkoj Artemides ta ndihmonte, por kur Artemisa mesoj mashtrimin e saj nuk e ndihmoj. Per kete mashtrim Erosi pergatit dy shigjeta, e para ishte prej ari dhe tjeter prej dafine. Kur ajo e kuptoj se Apollo do ta zbulonte i kerkoj ndihme babait te saj Penejos i cili e shenderroj ne peme dafine. Ajo arriti te fshehet, ne keto kushte Apollo thuhet se e mallkoj duke thene: "Askush mos te besofte dijen tende". Thuhet se mallkimi zuri vend dhe gjerat qe Kasandra apo Kornis (emri tjeter) thoshte nuk i besonte njeri madje ajo ne Athine u poshterua (perdhunua nga nje ushtar Helen i quajtur Aias) si grua menjehere pas perfundimit te luftes se Trojes. Thuhet se Apollo ishte po ashtu perendia e sherimit-mjeksise si dhe ishte perendia e harkut te argjende. Po ashtu mendohet se Artemisa ishte vend adhurimi i Cybeles (Kybela). Sipas mitologjis helene Cybela eshte perendia e brigjeve. Mendohet se Artenisa ishte motra e Apollonit nena e te cilit ishte Cybela e cila adhurohej nga Hitet si perendia e pjellurise e quajtur Kubaba. Mitoligjia e lidh Cybelen me Phrygia - Frygjite te cilet u vendosen prane lumit Sakarja qe ndodhet sot ne Turqi te ardhur nga Ballkani apo Europa. Mendohet se ato u vendosen ne kete vend rreth 1200 vjet para lindjes e profetit Isa a.s. Thuhet se ne fillim Cybela-Kybela nuk ishte prendeshe mirepo Zeusi e shikonte ne enderr ate por nuk e dispononte, keshtu Zeusi shprehu deshiren qe ta kishte ne realitet bukurin e Cybeles. Mjaftoj kaq qe Cybela ti shfaqet Zeusit i cili vuri re se ajo ishte tejet e rrezikshme ndaj vendos ta mbys, por Aferdita nuk lejoj mbytjen e kesaj bukurije te rralle. Gjithsesi ngjarjet vazhduan ku nga trupi i Kybeles ne mes te kupeve te dhive mbin fryti i bajames dhe ne mes dhe dhive lindi nje njeri, i cili jeton per nje kohe te gjate mes dhive aq sa mendoj se eshte dhi derisa nje dite ky njeri shikoj vajzen e fermerit te cilit i kerkoj vajzen, por fermeri nuk ia dha. Ndaj njeriu qe lindi mes dhive i kerkoj ndihme nenes pra Kybeles e cila helmoj gjithe kopen e dhive. Sipas mitologjis Kybela ka jetuar ne mbreterin e Amazoneve (disa thone se fjala Amazon vjen nga fjala e vjeter helene "mazos" qe do te thote: pa gjoks. Ne kete mbreteri jetonin vetem femra e drejtuar ne fillim nga Hipolites. Keto ishin luftetare te cilat vazhdimish kishin luftuar kunder romakeve dhe heleneve. Femrat e kesaj mbreterie urrenin burrat per shkak se femra e quajtur Cybela iu shfaq Zesuti per ta kenaqur dhe jo per ta mbytur. (Ka mendime (hamendesimeve) qe thone se emri i fshatit Iballe ne rrethin e Pukes, Shqiperi vjen prej emrit te hyjneshes: Cybela -Kybela-Gjybela e cila ishte hyjnesh pagane dhe perendi e brigjeve. Ky mendim thote se: Gjybela-Sibela-Sibaela-Kybela e cila ishte bija e Ceules dhe Terra pra; Qiell dhe Toke. Disa thone se nga keto ka dal shprehja: "Pasha toke e qiell" (betim pagan).
Po ashtu ne Efes ndodhen vendbanimet parahistorike si; Koder varret Çukuriçi, kalaja Ayasuluk si dhe tepulli apo shtepia e Marijes (kl; Maria, Mys; Merjem). Perveç ketyre Efesi kishte ndertesa te tjera si: Bibloteka e Jelsusit (Tiberius Julius Celsius Polemaeanusa-emer ky i perandorit romak) , Teatri antik, tempulli i Adrianit, Xhamia e Isa Beut (1300 vjeçare) etj. Me pare Efesi quhej; Apasha (apasa) Arzava  dhe mendohet se eshte ndertuar 1000 vjet para lindjes se profetit Isa a.s. Me pas qytetit ju vendos emri Abasa (ose Apasa ishte kryeqytet i Arzave) e me pas u quajt Efes. Kur qyteti sundohej nga Hititët ben ndarjen e qytetit ne dy pjese. Ne anen jugore e quajten Mira e cila me vone u quajt Caria , ne ana veriore u quajt Lidia, ndersa ne anen lindore u quajt Hapall. Teksa Efesi ishte nen sundimin romak perandoria u sulma nga Gotët te cilet e shkaterruan qytetit i cili filloj te mermetohet njekohesisht dhe te zgjerohet me helenet, bizantet etj. 


Per te mesuar rreth historive te Profeteve te Allahu kliko ketu: Profetet

Per te lexuar tregime te tjera kliko ketu: Tregime

May 18, 2011

Shkenca e Ilmul Kelamit



Çfare eshte "ilmul kelami?

Ne ditet e para te fese islame  kjo shkence nuk njihej si "ilmul Kelam" por njihej me keto fjale: "ilmut tevhid", "akidetul muslim" dhe " ilmul akide". Ilmuk Kelami studion Njesine e Allahut te Madheruar dhe cilesite e Tij. Shkenca qe sutdion Njesine e Allahut xh.sh dhe cilesite e tij qyhet "Ilmul Kelam" ndersa dijetaret qe merren me te quhen "Mutekel`limine".

Mutekl`liminet ndahen ne dy grupe:

a).Mutekad`dimin (quhen ato qe merren fillimin me studimin e Ilmul Kelamit te cilek kan qene te paret)
b).Muteeh`irine (quhen ato qe merren me studimin e Ilmul Kelamit pas te pareve)

Ilmul Kelami studion Njesine e Allahut xh.sh dhe cilesite e tij mbi argumenta te sigurta, prova te padiskutueshme.
 Fjala "kelam" do te thote: "te folurit" e Allahut xh.sh. Rreth menyres se te folurit ne nje kohe ka pas hapru polemika te forta dhe mosmarveshje mes dijetareve.
Njohja dhe kesaj shkence eshte e domosdoshme dhe detyre per cdo musliman.

Percaktimet e Ilmul Kelamit

Dispozitet e fese islame ndahen te tre grupe:

1. Dispozitat e Besimit qe quhet "Akaid"
2. Dispozitat e Veprat qe quhet "A`mel"
3. Dispozitat e Sjellja-Morali qe quhet "Ah`lak"

-Akid

  Me akaid kuptojme: Te besuarit ne ekzistencen e nje Qenje te domosdoshme e cila ka fuqine dhe deshiren e pakufishme qe quhet "Allah".  Dispozitat e besimit quhen edhe themelet e fese islame qe quhen "Usulidin" ndersa shkeca qe merret me studimin e saj quhet "ilmul akide".

-A`mel

  Me a`mel kuptojme veprat qe duhet bere nje musliman si: Namazi, agjerimi, zekati,haxhi etj

- Ah`lak

  Me ah`lak kuptojme mardheniet e njerezve ne shoqeri ku nder te tjera kujtojme: kurorezimi,shitblerja. Ne kete pike futet ajo qe quhet ilmul Ah`lak.

Dobite e Ilmul Kelamit

Me studimin dhe mesimin e Ilmul Kelamit ne perfitojme keto dobi:

-Muslimani largohet nga besimi i verber.
-Ai qe di Ilmul Kelamin behet i dobishem per shoqerine.
-Ai qe di Ilmul Kelamin forcon te dobetit ne besimin e tyre.

Pergatiti
Gezim KOPANI 
______________
Referencat:  Ilmul Kelam manasi, Shkencat e Kelamit.
Dt: 15.05.2011

May 14, 2011

Rendesia e xhematit


Fjala xhemat ka kuptimin e nje grupi por nese e analizojme me kujdes fjalen xhemate nga gjuha arabe do te thote bashkimin jo vetem fizik por dhe shpirterore. Xhemati quhet ai grup personash te cilet falin namazin rregullisht ne nje xhami. Sa me i madh te jete xhemati aq me mir eshte pasi falja e namazit ne xhami me xhemat ka sevap te medha.


Profeti Muhammed a.s. thote: "Kushdo qe fal namazin me Xhemat ne Xhami ka sevape 27 here me shume sa i qe falet ne shtepi apo vetem." (Muslimi) 

1.Mirsia e xhematit ne namaz

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush fal namazin e Jacise me xhemat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz. Gjithashtu kush fal namazin e sabahut me xhamat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz."(Muslimi)
                                                              
Ebu Hurejra r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Namazi i njeriut me xhemat eshte me i vlefshem se namazi i falur ne shtepin e tij apo ne treg duke pas vleren e sevapit me shume se 20 here. Kush merr abdes ne formen me te mire dhe pastaj shkon ne xhami me qellimin e vetem per te fal namazin me xhemat, duke mos i interesuar asgje tjeter, nje person i till per cdo hap qe ben i shtohet nje sevap dhe i fshihet nje gjynah , dhe kjo derisa sa hyn ne xhami. Kur te hyj ne xhami atehere sevapet e namazit do jet aq sa i e ka pasur vemendjen ne namaz. Secili prej jush e bekojne meleket derisa eshte duke u lutur, dhe nese ka vemendjen ne ibadet meleket do luten per te duke thene: "O Zot! Fale! O Zot pranoje pendimin! Dhe meleket vijone keshtu derisa sa njeriu te shkepus vemendjen nga ibadeti." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter trasmetohet se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush shkon ne xhami dhe kthehet nga ajo (ne shtepin e tij) ai do kete ne xhennet nje vend per aq here sa shkon e vjen." (Buhari&Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Diten e Gjykimit do jene te perguzuar me nje drite ata te cilet ne erresiren e kesaj dynja (pra naten) shkojne ne xhami (per tu falur)." (Tirmidhi)

Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njerezit qe do ken shperblimin me te madh jane ato te cilet beje shume hapa per te shkuar ne xhami. Shperblim te madh do kete dhe ai qe pret ne xhami bashke me imamin per faljen e namazit se sa ai i cili fal namazin vetem dhe pastaj ulet ne gjume." (Buhari & Muslim)


2.Rendesia e rreshtit te pare ne namaz

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Radha apo safi i pare i xhematit eshte si radha e Melekve, po ta dinit vleren, do te vraponi per te zene vend ne radhen e pare." (Buhari) 

3.Rendesia e Imamit me Xhemat

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Ti besh imam nje personi eshte me mire se te falesh vetem. Ti besh imam dy personave eshte me mire mite se ti besh imam nje personi. Allahu i Madheruar e do shtimin e xhematit." (Buhari)

4.Kush mund te falet vetem edhe pa xhemat?

Disa nga kushtet kur nje person mund te falet vetem ose pa xhemat jane:

1.Kur ke frike nga dhuna
2.Kur je i semure aq saqe nese del nga shtepia per te shkuar ne xhami e di se rezikon jeten ose te rendohet semundja.
3.Kur je kujdestar i nje te semuri dhe e di se nese falesh me xhemat ne xhami i semunri mund te kete nevoje per ndihmen tende, per diten e Xhuma eshte mire qe gjindet nje person per te zevendesuar me qellimin qe te mos behen disa Xhuma pa e falur, kjo eshte e vleshme per burrat.
4. Kur koha eshte me reshje te fuqishme dhe te rezikohet jeta apo udhetimi nuk eshte i sigurte.
5. Kur nje person eshte i plakur shume saqe nuk eshte i afte te shkoj apo te qendroj ne xhami et.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Hytbe e mbajtur ne xhamin e Pukes
Date; 13.5.2011

May 10, 2011

Sadakaja, Mirësia e Allahut


Allahu xh.sh thote ne Kur'an: 
"Te devotshmit jane ata te cilet e besojne te fshehten, e kryejne namazin dhe prej asaj qe ne u kemi dhene ata japin sadaka." (Bekare: 03) Sadaka d.m.th. te japesh per hir te Allahut. Sadakaja ndahet: 1. Sadaka farz qe futet zeqati 2. Sadaka vazhib qe futet fitri 3. Sadaka nafile.

Rendesia e Sadakase

Muhammedi a.s. thote: 
"Sadakaja nuk e pakson mallin." (Muslimi)
"Besimtari bujar eshte pran Allahut te Madheruar ne Xhennet." (Tirmidhi)
"Jep sadaka o njeri, qe edhe ty te te japet." (Buhari dhe Muslimi)

Transmetohet prej Ibn Umerit r.a. hadithi ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: "O ju bashkesi e grave! Jepni sadaka (lemosh) dhe shtojeni kerkimin e faljes (istigfar).." 

Poeti i njohur Mevlana thote:
"Malli nuk paksohet dhuke dhene.
Te besh mire, e mbron moralin nga humbja.
Mendo se sa hambar plot merr
per nje hambar te zbrazur.
Por po qe se gruri nuk mbillet
nuk perdoret ne vend por fshihet ne hambar
behet ushqim per krimbat
qe slene kokerr gruri ne hambar
."

Dhenia e sadakase

Allahu i Madheruar thote: "Dhe jepni nga ajo qe Ne u kemi dhene juve, para se ndonje prej jush ti vije vdekja e te thote: "Rabbi lev la eharteni inne exheli karijb." d.m.th: O Zoti im, perse nuk me shtyre edhe pak afatin e vdekjes. "Fe-esaddeka ve ekun-mines salihin" d.m.th: qe te jepja sadaka e te behesha prej te mireve." (El-Munafikun:10)
Ky ajet Kur'anor thote te japim sadaka edhe te mos presim kohen kur te plakemi ose ne momentin e fundit te jetes. Allahu i Madheruar thote: "O ju qe besuar, as pasuria juaj,e as femijet tuaj te mos u shmangin prej dhurimit ndaj Allahut xh,sh. "Ve men jefal dhelike" e kush e ben kete "Fe eu laike humul khasirun" d.m.th: do jene me ata te humburit." (El-Munafikun: 09)

Allahu xh.sh thote: "Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e Allahut eshte si nje kokerr  gruri qe mbin shtat kallinj, ne secilin kalli ka 100 kokrra (7x100=700) Allahu xh.sh ia shumefishon atij qe deshiron. Allahu eshte bujar i madh dhe i di qellimet." (El Bekare; 261)

Ahmet Ibn Hambel tregon ndodhin e nje gruaje te varfer. "Po shikoja nje grua qe ishte lypse dhe me vete kishte djalin e saj te vogel. Ngaqe ishte diell i forte vendos ta le djalin e vogel nen hijen e pemes dhe vet doli te lypte ne rruge. Pasi i dhane nje cop buke, ajo u kthye tek djali, por nuk e gjeti aty,pasi dikush e kishte marr. Vetem ate djal kishte pas dhe filloj te qaje me ze. Ne ate moment vjen nje person edhe me i varfer se ajo dhe i thote gruas qe qante: Kam dite qe nuk kam futur gje ne goje, mund te me japesh ndonje gje? Ajo e shikoj dhe ia dhe buken qe ia kishin fal dhe perseri vazhdoj te qante. Pas nje kohe te shkurte vjen nje person me djalin e saj perdore. Ajo e gezuar u ngrit dhe i tha: Çfare do me djalin tim? Ai i tha: E mara kete femije qe ta shisja per skllav, por gjate rruges nje ze i brendshem me thoshte: Si do te ndihesh ti nese do ta merrnin femijen tend e ta shisnin per skllav? Prandaj erdha per ta sjell. Gruaja ishte besimtare e madhe, dhe e kujtoj miresin e Allahut dhe tha: O Zot ! Ti je i Lavdishem! Je aq i madhe sa nje kafshate buke e shperblen me djalin e kthyer."

Ne hadithin e percjell nga Ibn Umeri r.a. transmetohet se profeti Muhammed a.s. u drejtohet grave duke thene: "O ju bashkesi e grave! Jepni sadaka, shtoni kerkimin e faljes (istigfarin) paso kam shikuar se jeni shume ne zjarr..." 
Pergatiti
Gezim Kopani

___________
Hytbja e xhumase ne Xhamine e Pukes
Date: 06.05.2011

Shënjat e mëdha të Kijametit


Sipas haditheve te profetit Muhammed a.s. para se te ndodh kijameti do ndodhin keto shenja te medha; Do dal imam Mehdiu, do dal Mesihu Dexhal, do zbres profeti Isa a.s., do dalin Jexhuxh dhe Mexhuxhet, do ndodhin tre fundosje te medha te tokes, do shfaqet nje Tym i madh, do Lind djelli nga perendimi, do dal kafsha e madhe Dabetul Erd,  dhe Zjarri ne Jemen i cili do ti grumbulloj njerezit.
Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk do te ndodh kijameti pa ndodh keto ngjarje: Do ndodh nje fundosje e madhe e tokes ne lindje, nje ne perendim dhe nje tjeter ne gadishullin Arabik, do shafqet nje tym i madh, do dal dexhali, do dal kafsha e tokes, do dalin jexhuxh dhe mexhuxhet, do lind dielli nga perendimi dhe do dal nje zjarr (qe del nga Adeni) rreth se cilit do tubohen njerezit." (Muslim)  Nje rast profeti Muhammed a.s. gjeti dy sahab (shoke) duke biseduar. Profeti Muhammed a.s. i pyet se per cfare po bisedoni? Ata i thane: Per kijametin! Profeti Muhammed a.s. u tha: "Kijameti nuk do te ndodh derisa te shikoni pare ti dhjete shenja, duke permend; Imam Mehdiun, Mesihun Dexhal, Zbritjen e profetit Isa a.s., daljen e jexhuxh dhe mexhuxheve, tre fundosjet  e tokes, daljen e tymit te madh, lindja e diellit nga perendimi, dalja e kafshes se paidentifikuar (te pa shikuar ndonje here), dhe tubimi i njerezve rreth zjarrit" (Muslimi) Ne nje hadith tjeter per ndodhin e dhjete para Kijametit profeti Muhammed .a.s ka thene: Eshte zbrijta e profetit Isa a.s., djeli i Merjemes." (Muslim)
Nder shenjat e mesiperme profeti Muhammed a.s. ka veçuar ndoshta si me te frikshme gjasht nga ato duke thene: "Nxitoni te punoni (te beni pune te hajrit, te adhuroni Allahun) perpara se t'ju arrijne gjashte ndodhi: Lindja e djellit nga perendimi, dalja e tymit te madh, dalja e mesihut dexhal, dalja e kafshes se tokes (dabetul erd), para se tju vije vdekja, para se tju vije kijameti." (Muslim)

Siç e kam shpjeguar tek tema: "Shenjat e vogla te kijametit" dhe "Shenjat e kijametit qe kan ndodhur dhe qe priten" rikujtoj se: Ka shume ndodhi te cilat jane nga shenjat qe po afron momenti i fundit, apo thene ndryshe kijameti. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shenjat do dalin njera pas tjetes duke e ndjek njera tjetren ashtu sikurse rruazat njera tjetren kur ato jane te lidhura ne fije." (Taberani)
Shkurtimisht me posh ju paraqes nje shtjellim te shkurter te shenjave te medha qe do ndodhin para kijametit te cilat quhen "Shenjat e medha te kijametit"; 

-Dalja e imam Mehdiut 

Kur te afrohet fundi, do dall nje burre i quajtur Mehdi i cili do jete me prejardhje nga familja e Profetit Muhammed a.s. Ai do predikoj fene islame e cila ne saj te Mehdiut do forcohet. Mehdiu do sundoj shtat vite duke rikthyer madheshtin e islamit, drejtesin etj. Dihet se nje nder emrat e Profetit Muhammed a.s. eshte dhe emri Mehdi, dhe dalja ne kohen e fundit e Mehdiut qe eshte me prejardhje nga familja e Profetit Muhammed a.s. do jete shenje kthimit te madheshtis se islamit si dhe rikthimit te jetes normale ne te toke, pasi para ardhjes se imam Mehdiut toka prej kohesh nuk ka prodhuar , shi nuk ka pas, por me ardhjen e imam Mehdiut bereqeti do rikthehet. Per prejardhjen e imam Mehdiut dijetaret islame kan shpjeguar se ai eshte pasardhes i Fatimes te bijes se Muhammedit a.s., pastaj te Hasanit te birit te Aliut r.a. Iben Kethiri thote: "Imam Mehdiu eshte Muhamed ib Abdullah el Alauj el Fatimi el Hasani."

- Zbritja e profetit Isa a.s. dhe shkaterrimi  i  Dexhalit

Allahu xh.sh. dexhalit i ka dhene 40 dite kohe (afat) qendrimi ne toke. Disa thone se dexhali do udhetoj me nje kafshe te madhe e cila i ngjason gomarit. Kur te plotesohet koha do zbres profeti Isa a.s. tek xhamia e bardh ne Damask te Sirise (ne kete vend jobesimtaret e Allahut xh.sh. kan mbytyr Profetin Jahja a.s. nderokohe qe ai ishte ne namaz).
Ne kete kohe profeti Isa a.s. thuhet se do jete 33 vjeç. (Ka te njejten moshe kur ai eshte ngritur ne qiell (apo eshte kaluar ne dimension tjeter nga ana e Allahut xh.sh.). Profeti Isa a.s. do zbres ne toke i ndihmuar nga dy melek te Allahut xh.sh. dhe punen e pare qe do bej eshte falja e namazit te sabahut tek xhamia e bardhe ne Damask. Kur Mehdiu ta shikoj do pres qe Profeti Isa a.s. te bej imam, por Isai a.s. do te thote; "Ti je imami!" , dhe faljen e namazit te sabahut do e drejtoj imam Mehdiu. Per kete kemi hadithin e profetit Muhammed a.s. qe thote: "Deri diten e kijametit do kete nje grup i cili publikisht do jete ne rrugen e Allahut xh.sh. dhe do luftojne per te, dhe kur te zbres Profeti Isa a.s. (djali i Merjemes) prijesi i myslimaneve (pra Mehdiu) do i thote profetit Isa a.s; Urdheron, na bej imam!" Profeti Isa a.s. do i pergjigjet; Jo! Ju jeni prijesi i besimtareve (pra ju jeni imami) si nder i Allahut per kete umet (popull apo bashkesi)(Muslim) 
Imam Ahmedi transmeton nga Xhabir ibn Abdullahi se Muhammedi as ka thene: "Dexhali ka per te dale ne nje kohe kur feja eshte dobesuar dhe dituria eshte pakesuar. Pastaj zbret hs. Isai a.s. dhe e therret perpara se te agoje e do te thote: O njerez! Cfare po ju pengon ti dilni perpara ketij genjeshtari? Ata thone: Ky duhet te jete nje burre i xhindosur. Ato nisen drejte tij dhe shohin Isain a.s.. Therritet ikameti per namaz dhe Isait i thuhet: Prij o shpirt i Allahut! Ai thote: Tju prije ne nemaz imami juaj. Pasi falin namazin e sabahut dalin drejt Dexhalit. Kur e sheh ate, Dexhali genjeshtar tretet ashtu sic tretet kripa ne uje. Isa a,s shkon drejt tij dhe e vret. Pemet dhe guret therrasin: O shpirt i Allahut! Ky eshte jehud..." (Ahmedi)
Profeti Isa a.s. do te zbres ne minaren e bardhe ne lindje te Damaskut ne Sham i veshur me dy rrobe te lyer me shugran te kuqe. Duart i ka te vendosura mbi krahet e dy melekve. (Minarja e bardh eshte ndertuar ne 720 te hixhrit me gure te bardhe.) Pasi profeti Isa a.s. fal namazin e sabahut ai do filloj te vendos ne vend rregullat e islamit, qe do jene mesimet e Kur'anit, fjalet dhe hadidhet e Profetit Muhammed a.s. Pasi profeti Isa a.s. te kete ftuar njerezit te cilet nuk ndjekin fene islame do ndodh vdekja e imam Mehdiut. Namazin e xhenases se imam Mehdiut nuk do e fal profeti Isa a.s. por nje nga imamet qe ka qene zevendes te imam Mehdiut. Pas namazit te xhenazes, do kaloj pak kohe derisa do hyje koha e faljes se namazit dhe ne kete namaz profeti Isa a.s. ndryshe nga heret e tjera duke u ngritur nga rukuja pas "Semi Allahu limen hamide" do shtoj; "KatelAllahul mesihul dexhal ve dhaharel muslimun." d.m.th; "Allahu do ta zhduk dexhalin dhe muslimanet do fitojne".
Ebu Hurejra transmeton nga Ebu Kasimi te kete thene: "Dexhali do ftoj ne poshtersi e ne humbje. Dexhali do te shfaqet kur njerzit jane te perçare. 40 dite do te jene te gjate aq sa do deshiroj Allahu. Do sundoj aq pjese te tokes sa do e lejoje Allahu xh.sh. Do te zbres Profeti Isa a.s. e do i thote imamit te prije. Isai a.s. kur te ngritet nga rukuja do te thote: "Semi Allahu liemn hamide. Allahu e vrafte dexhalin dhe fitofshin myslimanet.(Bezzari)
Nderkohe Dexhali kishte shkelur cdo vend te tokes me perjashtim te vendeve qe Allahu nuk e ka lejuar dhe do i afrohet Medines, Mekkes te cilat do i shikoj vetem nga larg. Ne kete kohe do ndodhin tre dridhje te tokes. Dexhali mendonte se brenda ketyre vendeve do kete ndjekes te tij me qellim per te hyre brenda, por Allahu xh.sh. do i nxjerr jasht te gjithe munafiket (dyfytyrshit) jashte ketyre dy qyteteve. Kur dexhali te shikoj kete e kupton se lodhet kot dhe keshtu dexhali bashke me ndjekesit e tij do marrin rrugen per ne Palestin. Nderkohe nga ana tjerter Profeti Isa a.s. bashke me besimtaret do nisen nga Damasku drejte xhamise Aksa. Profeti Isa a.s. do arrij tek vendi i quajtur Lud. Transmetohet se ne kete kohe edhe per shkak te ecjes nga profeti Isa a.s. del nje arom prej te ciles do vdesin qafirat, pra ndjeksit e dexhalt i cili i tmerruar per ate cfare u ndodh ndjekesve te tij me nxitim fillon te largohet.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur dexhali ta shikoj Isan a.s. do perpiqet te largohet, por profeti Isa a.s. i thote: Do te godas me nje goditje qe nuk mund ti shpetosh. Profeti Isa a.s. do e ze dexhalin tek pora e quajtur Lud dhe aty do e vras dexhalin." (Hadith i Ebu Umames, Iban Maxhe)
Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se: "Profeti Isa a,s e kerkon Dexhalin dhe e gjen tek porta e Lutit dhe pastaj e vret. Pastaj shkon tek nje grup qe ishin fshehur nga dexhali, ju fshin fytyren dhe ju tregon per graten ne xhennet." (Muslimi) Disa transmetime tregojne se profeti Isa a.s. do e mbys dexhalin me shpaten e bere nga Profeti Davud a.s. e cila prej profetit Davud a.s. eshte ruajtur nga djali i tij Sulejmani a.s. deri sa ajo ka kaluar ne Stamboll ku edhe sot ruhet ne muzeun e Top Kapë SarajPasi te kete ndodh vrasje e dexhallit profeti Isa a.s. sebashkue me besimtaret e tij do shkojne tek kodra Tur. Ne kete kohe Allahu xh.sh. do njoftoj Profetin Isa a.s. duke i thene:  Kam nxjerr  ne toke disa krijesa (Jexhuxh dhe Maxhuxhet) qe nuk mund ti luftoje askush. Allahu xh.sh do i kerkoj Profetit Isa a.s. te mbroje besimtaret e Allahut xh.sh duke i derguar ato tek mali Tur."

Profeti Isa a.s. dhe Jexhuxh dhe Mexhuxhët

Siç e permenda me siper pasi Profeti Isa a.s. do mbys dexhalin , Allahu xh.sh. do njofton profetin Isa a.s. se ka lejuar te dalin ne toke krijesat e quajtura Juxhuxh dhe Mexhuxhet, te cilet me nje shpejtesi te madhe, por edhe per shkak te liris  dhe te numrit jashzakonisht te madh te tyre, do mbushin çdo pellemb toke me perjashtim vendeve qe Allahu xh.sh. nuk do lejoj depertimin e tyre. Aq te shume do jene ne numer saqe do mbushin çdo mal e fushe madje ata do mbushin token duke kacavirur njeri mbi tjetrin. Allahu xh.sh. thote: "Dhe ate dite (kur jexhuxh dhe mexhuxhet do dalin), Ne do t'i leme te gufojne si valë deti mbi njeri-tjetrin (kaq shume do te jene) dhe pastaj do t'i fryhet Surit dhe Ne (thote Allahu) do t'i grumbullojme ata (kirjesat) te gjitha sebashku."(El Kehf; 99) Ndersa ne suren Enbija Allahu xh.sh. thote: "Kur jexhuxh dhe mexhuxhet te lihet te lire dhe te kacavirren nga çdo fushe (lendin) e koder.(El Enbija; 96) Ne kete kohe toka do jete ne ditet e saj me te mira, do kete natyre, jeshil, uje, ushqime, qetesi te bollshme. Kjo ka ndodh (do ndodh) per shkak te zbritjes ne toke te Profetit Isa a.s. Jexhuxh dhe Mexhuxhet tmerrsisht te babzitur do i versulen tokes, ku nuk do lejn gje pa konsumuar e njerez pa mbytur, me perjashtim te atyre njerezve qe besojne Allahun xh.sh. dhe rregullisht i bejne ibadet Allahut xh.sh. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te dalin jexhuxh dhe mexhuxhet, Allahu xh.sh. do i tregoj profetit Isa a.s. duke i thene: Une kam nxjerr disa krijesa te Mia, kunder te cileve askush nuk ka mundesi te luftoj, prandaj merr besimtaret (ata qe Me besojne Mua (Allahun) dhe vendosu ne Tur (malin apo kodren Tur)." (Muslim)
Grupi i pare i jexhuxh dhe mexhuxheve (te cilet jane me te fuqishem se grupi i dyte) do jene te paret qe mund te ngopen me ujin, ushqimet e tokes. Ashtu do bej dhe grupi i dyte i tyre dhe ai i treti. Ata do gufojne drejt tokes turma turma jashzakonisht te shume ne numer saqe do pinje te gjithe ujrat, do konsmojne çdo ushqim te tokes. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Jexuxh dhe Mexhuxhet do shfaqen para njerezve dhe do pijne gjithe ujrat. Njerezit do largohen (me nxitim) prej tyre." (Tirmidhi dhe Ibn Maxhe) Sipas studiuesve islam, jexhuxh dhe mexhuxhet do jene aq te shume ne numer saqe kur te shkojne tek deti i Taberiut (apo Tiberis) do e pijne gjith ujin e tij. Kur te arrij grupi i dyte apo i trete do thone: "Dikur ketu , ne kete vend ka pasur uj(Muslim) Per shkak te thatesires se madhe 3 vjeçare, e ndodhur para daljes se Dexhalit, toka do jetoj nje thatesir dhe nxeht (disa thone; godite nga rrezatimi diellor) saqe do prishet i gjithe telekomunikacioni, satelitet, pajisjet intiligjente, armatimet, pra çdo gje, madje ne toke do luftohet per nje pik uje, per pakez ushqim pasi toka per shkak te thatesires se madhe nuk do mbij me gje mbi siperfaqen e saj. E permenda kete, per te treguar pamundesin e njerezve ne perdorimin e armetimeve qe sot disponon pasi ato do jene shkaterruar dhe jexhuxh dhe mexhuxhet nuk do hasin asnje rezistence. Po ashtu nuk duhet te harrojme se raporti mes njerezve dhe jexhuxh mexhuxhet do jete jashzakonisht i zhdrejte. Pra do jete 1 njeri kundrejt 1000 jexhuxh mexhuxh. Pra, disfat e sigurt per njerezit, me perjashtim te njerezve qe i bejne ibadet Allahut xh.sh. do jene te mbrojtur. Profeti Muhammed a.s. thote"Jexhuxh dhe Mexhuxhet do vazhdojne te ecin ne siperfaqen e tokes derisa te arrijn ne Humer (ka pem te dendura)(6) i cili eshte nje mal ne Bejtul Makdis (Xhamia Aksa) dhe pastaj ata thone: Te gjithe ata (njerezit) qe ishin mbi toke i vram, tani te vrasim ata qe jane ne qiell."(Muslim) Sa i takon mjeteve te luftimit , jexhuxhet dhe mexhuxhet nuk do jene te zhvilluar ne armatim, kjo per shkak te burgimit te tyre me kohe ne toke, per kete shkak ata nuk u zhvillan pasi bllokada e mbretit Dhulkarnejn ishte bllokim i gjithanshem. Kur te dalin jexhuxh dhe mexhuxhet do ken ne duart e tyre (ashtu siç kan pasur ne fillimet e tyre) shigjeta. Ne kete kohe komandati i tyre do u thote: Sot mbytem te gjithe ata qe ishin mbi toke (njerezit), por kjo nuk mjafton pasi do mbysim dhe ato qe jane ne qiell. Te gjithe jexhuxh dhe mexhuxhet do drejtojn shigjetat e tyre drejt qiell te cilat do i leshojne me urdherin e komandatit te tyre. Ne kete moment , qe jexhuxh dhe mexhuxhet te arrin kulmin e zullumit te tyre, Allahu xh.sh.  do bej qe majat e shigjetave te kthehen me shenja gjaku. Kjo do jete koha qe Jexhuxh dhe Maxhuxhet do festojne sipas tyre fitoren mbi cdo gje, por ata nuk e dinin se ai gjak ishte thjesht nje ngjasim, dhe se po afer tyre jeton nje grup njerezish ne mesin e te cileve ndodhet nje Pejgamber i Allahut. Kur besimtaret qe ndodhen bashk me profetin Isa a.s. ne malin Tur te shikojne kete do i drejtohen Profetit Isa a.s. per ti bere lutje Allahu xh.sh. per shkaterrimin e jexhuxh dhe maxhuxheve. Per kete Profeti Muhammedi a.s. ka thene: "Pastaj jexhuxhet dhe mexhuxhet thone: Te gjithe ata qe ishin mbi toke i mbytem, tani eja te vrasim ata qe jane ne qiell. Ata (jexhuxh dhe mexhuxhet) do hedhin shtizat dhe shigjetat e tyre drejt qiellit dhe Allahu ua kthen ato te ngjyrosura me gjak." (Muslim) Ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "(Jexhuxh dhe Mexhuxhet) thane: I mposhtem banoret e tokes dhe fituam kunder atyre qe jane ne qiell dhe kjo me forcen dhe trimerin tone." (Tirmidhi, Iben Maxhe) Ne keto çaste Profeti Isa a.s. sebashku me besimtaret e tjere do i drejohen Allahut xh.sh. me lutje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Profeti Isa a.s. sebashku me shoket e tij i luten Allahut xh.sh. (per shkaterimin e jexhuxh dhe mexhuxheve). (Allahu xh.xh. ua pranon lutjen) Allahu xh.sh. dergon mbi kokat e jexhuxh mexhuxheve Negafetet (lloj krimbi i cili u deperton ne koke) dhe jexhuxh mexhuxhet do bien te gjithe te vrare per toke si te ishte nje i vetem." ( Muslimi) Para mendo, ne kulmin e gezimit, ne kulmin e fitoreve , Allahu xh.sh. shkaterroj jexhuxh dhe mexhuxhet, prandaj ky eshte nje mesim per njerezit qe mos te behen mendjemedhenje kur te arrin gjerat, te ken pasuri, pozit etj duke harruar Allahun xh.sh, perkundrazi duhet te falenderojn Allahun xh.sh. pasi ne kete bote jemi kalimtar dhe ajo qe do na bej dobi ne jeten e varrit, dhe boten tjeter, Diten e Gjykimit eshte ibadeti, dhikri qe i kemi bere Allahut xh.sh. punet e mira qe kemi bere per hir te Allahut xh.sh. 
Kur Allahu xh.sh. te ket mbyt jexhuxh dhe mexhuxhet profeti Isa a.s. sebashku me shoket dhe besimtaret do fillojne te ecin ne toke, por ata do veshtirsohen pasi nuk do kete pellemb toke qe nuk do kete kufamat e jexhuxh dhe mexhuxheve. Prandaj ato do i kerkojne profeti Isa a.s. qe ti bej Allahu xh.sh. lutje per pastrimin e tokes, dhe ashtu do ndodh. Profeti Muhammed a.s ka thene: "Isai a.s. sebashku me shoket e tij i luten Allahut xh.sh. dhe Allahu xh.sh. do dergoj shpend (te medhenje) si qafat e devese, te cilet i marrin kufamat e jexhuxh dhe maxhuxheve dhe i hedhin atju ku Allahu xh.sh. deshiron.(Muslim) Pas kesj do shfaqet edhe nje problem tjeter, me largimin e kufomave do mbizoteroj mbi siperfaqen e tokes nje jashtzakonish e keqe, aq sa njerezit e atij momenti do e kene pothuajse te pamundut te marrin fryme. Keshtu ata do i kerkojne Profetit Isa a.s. qe ti bej lutje Allahut per pastrimin e tokes e ajrit, dhe ashtu do ndodh. Pas lutjes se profetit Isa a.s. dhe besimtareve , Allahu xh.sh. do leshoj nje shi i cili do pastroj gjithe siperfaqen e tokes. Pas kesaj tokes do i kthehet edhe nje here qetesia , bereqeti dhe bolleku, aq sa te gjitha kafshet, lopet etj do gezojne shendet te madhe dhe do jene te shendoshta dhe do japin bereqet (qumesht) shume. Per kete thote Profeti Muhammed a.s.: "Pasha Allahun ne doren e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit ! Ne ate kohe kafshet shendoshen, mbushen plot qumesht etj." (Tirmidhi, Ibn Maxhe) Pas kesaj do ndodh vdekja e profetit Isa a.s. dhe me pas ne toke do te ndodhin shenjat (shenjat e medha) e fundit te botes (kijameti).

Qendrimi i Profetit Isa a.s ne toke

Muslimi transmeton nga Abdullai ibn Amri se  Isai a.s. qendron 7 vjet ne toke e pastaj del fryma nga shami dhe merr shpirtin e besimtarve. Ndersa Ebu Davudi  dhe Ahmedi trasnmetojne: Isai a.s. do te qendroj ne toke 40 vjet dhe pas ketyre viteve Profeti Isa a.s. do i dorzoje shpirtin Allahut te madheruar dhe myslimanet do ia falin namazin e xhenazes.

-Tre fundosjet e medha te tokes

Kur te afrohet koha e ndodhis se kijametit, do te ndodhin tre fundose te medha te tokes. Nga keto njera ne lindje, njera ne prendim dhe tjetera ne gadishullin Arabik. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pas meje (pra pas vdekjes) ka per te ndodhur nje fundosje ne indje, nje ne perendim dhe nje fundosje ne Gadishullin Arabik. Umu Selem e pyet: Ja resullah! Do fundoset toke edhe nese ka ne te njerez? Profeti Muhammed a.s. tha: Po, nese banoret e saj e shtojne prishjen aty."(Taberani) Ndersa ne nje hadithe tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:  "Nuk do te ndodh kijametit pa i shikuar (pa ndodhur) dhjete shenja, nder ta ai permendi tre fundosje te tokes, nje ne lindje, nje ne perendim dhe nje ne Gadishullin Arabik." (Muslimi) Disa dijetar islam thone se keto fundosje nuk kan ndodhur ende ndersa disa te tjere thone se tre fundosjet kan ndodhur. Allahu e di.

-Tymi i madh ndeshkues (Duhan)

Me afrimin e kijametit do shfaqet tymi i madh, i cili eshte nder shenjat e madhe te kijamit (afrimit te kijametit) Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote ne Kur'an; "Fer tekib jeme te-tijs-semeeu biduhanim mubin" dmth; Prite diten kur qielli sjell nje tym konkret. Ai tym i kaplon (pershin) njerezit. Ky eshte nje ndeshkim i mundimshem. Ata njerezit do thone: Zoti yne, largoje prej nesh denimin, ne do te besojme." (Ed Duhan; 10-12)
Ajeti Kur'anor e ben te fare te qarte se qelli do sjell tym te vertet i cili do zbres tek njerezit. Tymi do jet aq shume ndeshkues sa njerezit do vuajne, do perjetojne ndeshkim te mundimshem. Nga hadithi i Profetit Muhammed a.s. kuptojme se Tymi ndeshkues do leshoj nje lloj gripi i cili do kap jobesimtaret. Kur gripi te ket kap ata do fryhen deris do u dal nga veshet. Per kete Profeti Muhammed a.s. thote; "Zoti juaj ju paralajmeron per tre gjera; Tymin e madh ndeshkus i cili e prek besimtarein me nje grip te lehete. Ndersa jobesimtarin do e prek rend aq sa do fryhet prej tij derisa i del nga veshet." (Taberani, zinxheret i dobet, bra Iben Xherir Taberiu prej Ebu Malik Eshariut)
Dijetaret islam kan dhene mendime te ndryshme sa i tokan pyetjes ka ndodhur Duhani, tymi apo jo. Disa thone se Tymi ndeshkues ka ndodhur ndersa nje pjese tjeter thote ende nuk ka ndodhur. Psh mendimin e dyte e mbeshtesin tek Ibn Abasi si dhe tek disa te tjere i cili i ka thene Ebi Mulejk; "Mbrem deri ne agim nuk kam flet. Ebi Mulejke e pyet per arsyen; Iben Abasi i thote: Njerezit thane se ka dal nje planet me bisht dhe pata frike se mos ka nisur te shfaqet tymi, ndaj nuk u ula ne gjume derisa agoj." (Taberani) 

-Lindja e diellit nga perendimi

Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nuk do te ndodh kijameti dersa dielli te linde nga perendimi. Kur kjo te ndodh do te besojne te gjithe mirepo atehere nuk do u bej dobi askujt ky besim, nese ata nuk kan besuar me pare Allahun xh.sh.." (Buhari)
Ne nje hadith te treguar nga Ebu Dherri transmeton se Profeti Muhammed a.s. nje dite tha: "E dini se ku do te shkoj ky diell? i than: Allahu dhe i derguari i tij e di! Profeti Muhammed a.s. tha: "Ky leviz derisa kufirin e tij poshte Arshit, bie ne sexhde dhe vazhdon te qendroje ashtu derisa ti thuhet: Ngrihu dhe kthehu andej nga ke ardhur. Dielli do kthehen ne mengjes tek vendalja e tij derisa te arrije ne kufirin poshte Arshit ku do bie ne sedhe do do vazhdoj ashtu derisa ti thuhet: Ngrihu dhe kthehu andej nga ke ardh. Ai kthehet dhe ne mengjes del ne vend daljen e tij. Pastaj dielli do leviz por njerezit nuk do dallojne gje derisa dielli te arrije ne kufirin (cakun) e tij poshte arshit dhe ku do i thuhet: Ngrihu dhe ne mengjes dil nga perendimi yt. Pastaj dielli ne megjes di dal nga prendimi i tij. Pasi tha keto; Profeti Muhammed a.s. tha: A e dini se kur do ndodh kjo? Kjo do ndodh atehere kur nuk do ti bej dobi askujt besimi i tij nese me pare ai nuk ka qene besimtar i Allahut." (Muslim, Buhari etj)
Pra kur dielli te lind ne perendim nuk do pranohet pendesa dhe as besimi ndonjerit nese para se te ndodh kjo nuk ka qene besimtar ne Allahun xh.sh. Per kete ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne perendim Allahu xh.sh. ka vendosur nje porte per pendim, gjersa e se ciles eshte 70 vjet ecje. Ajo nuk do te mbyllet derisa dielli te linde ne anes e saj. Kjo eshte edhe fjala e Allahut xh.sh. qe thote: A mos valle jane duke pritur ndonje gje tjeter, qe tju vijne melket , qe tu vije Zoti yt apo t'u vijne disa nga  Shenjat e Zotit tende (paralajmerimet per Oren e Fundit si lindja e diellit nga prendimi e tjer)! Dien kur disa Shenja te Zotit tend vertet do te vijne, per ata qe beson atehere, nuk do te kete asnje dobi, ne qoftese nuk besoi me pare dhe nuk fitoi miresi me ane te besimit. Thuaj: Prisni se edhe ne po presim!"(El En-am; 158) (Tirmidhi) Ndersa ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Pendimi do vazhdoj te pranohet derisa dielli te lind nga prendimi. Kur te lind dielli nga perendimi, atehere cdo zemer do vuloset me ate qe ka brenda dhe njerezve u mjafton ajo qe kan punuar." (Ahmedi) Ndersa ne nje hadithe tjeter nga Ebu Hurejra r.a transmeton se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te duket tre shenja, asnje dobi nuk do ti sjell besimi atij personi i cili pasi shikon shenjat beson ne Allahutn, vetem nese ai dhe para shenjave ka qene besimtar ne Allahun xh.sh. ku permendi; Lindjen e diellit nga perendimi, dalja e Mesihut Dexhal, dhe dalja e kafshes se madhe nga toka (Dabetul Erd)." (Muslim, "Shenjat e Ardhjes se Ores se Fundit")

-Dalja e Kafshes se madhe nga toka (Dabetul Erd)

Sipas Kurtubiut Dabetul Erd eshte deveja e lindur nga deveja ne kohen e Profetit Salih a.s. Ai e mbeshtet kete ne hadithin Ebu Davud Tajalsi dhe ai nga Hudhejfe ib Usejdi el Gifari.
(Historia e profetit Salih a.s. na ka treguar ngjarjen kur populli i kerkoj atij nje mrekulli. Ata i thane: "O Salih! Duam qe nga ky shkembi i madh te dal prej tij cdo dite dhe te kthehet ne te cdo dite nje deve e cila te jete mbarese dhjet muajshe dhe te kete ngjyr te kuqe dhe te ket shume lesh, dhe te jet aq e madhe sa asnje deve mos ti afrohet asaj per nga madhesia." Profeti Salih a.s. u tha: Nese kjo gje ndodh, do besoni ne Allahun xh.sh? Ata i thane; Po ! Atehere profeti Salih a.s. u tha te bashkojne njerezi per ta shkuar. Kur njerezit u bashkuan para shkembit dhe pasi Saliu a.s. i beri lutje Allahut xh.sh, per relizimin e kesaj mrekullie, shkembi u ça dhe para syreve te njerezve doli deveja e madhe , mu ashtu sic e kishin kerkuar. Aq e madhe ishte saqe ajo pine aq uje sa mund ti mjeftonte nje fshati te madhe me njerez, plus kesaj deveja ishte barese ne muajin e dhjete. Kur kjo ndodhi profeti Salih a.s. i thote njerezve: Sic e shikoni kjo eshte deveja qe me kerkuar. Ajo do kete radhes e saj per te pi uje, por te keni kujdes te mos e lendoni, pasi nese do i beni keq do ju denoj Allahu xh.sh. Pavarsisht mrekullis dhe premtimit se do besnonin ne Allahu xh.sh. njerezit u ndan ne dy grupe. Shumva nuk e pranoj mrekullin ndersa pakica besoj. Ngjarja e deves se profetit Salih a.s. ka ndodhur me fisin e Themundit i cili u soll keq me deven. Mohuesit mendonin se ajo eshte magji dhe pse ajo pinte uje. Ata nuk besuan edhe kur devja polli te voglin e saj dhe njerezit moren nga deveja edhe gjumshte, pavarsisht gjith ketij realiteti shumica nuk besoj. Mohuesit vendoset qe ta therrin deven duke argumentuar se diten kur ajo pi uje, njerezit nuk kan mundesi te ken uj per te pi. Ata zgjodhen njerin me kriminal (i quajtur Kudar) i cili mblodhi dhe 9 shok te tij per te ther deven me te voglin e saj. Ato shkuan para shkembit te madhe ne pritje te daljes se deves me te voglin e saj, mirepo shoket e kriminelit kur shikun deven e madhe nuk ben gje, ndersa Kudari famekeq me shpat ia preu kembet dhe ajo ra ne toke. Kur i vogli i deves shikoj skenen e vrajes se nenes e tmerruar me nxitim filloj te ik. Por Kudari pasi vrau deven sebashku me shoket ju vun pas deves se vogel e cila kur u rrethua nga 9 burrat ajo hyri ne toke. Disa thone se e vrane dhe mishin e deves e gatun duke e ngren ate. Profeti Salih a.s. shkoj dhe u tha: "Vazhdoni dhe jetoni dhe tre dite, e pastaj do shkaterroheni. Pas kesaj ato u acarun dhe vendos qe ta vrasin edhe Salihun a.s., por Allahu xh.sh. u ngriti nje gracke. Toka u lekund dhe shkembinte u shkeputen dhe se pari ra mbi 9 kriminelat per te vijuar me ndeshkimin e njerezve te tjere qe u ben pal me te keqen duke i mbytur dhe shkaterruar shtepit e tyre. Nje pjese e njerezve mohus qe konsumun mishin e deves i mbyti me rrufe ndersa nje pjese tjeter i mbyti me brimte (ze) te forte. Te gjithe mohuesit e Allahut xh.sh. vdiqen ndersa profeti Salih a.s. me besimtaret Allahu xh.sh. i shpetoj. Dhe sot vijojne te ekzistojne shenjat e vendbanimit te fisit te Themundit i cili sot njihet me emrin Medain Salih dmth qyteti i Salihut a.s." Pra sipas Kurtubiut kemi se: "Kur e vogla e deves se Profetit Salih a.s. e cila kur shikoj te mbytej nena e saj (Deveja e madhe) e trishutar, filloj te largohet. Allahu xh.sh. qe mos ti ndodh sic i ndodhi deves se madhe , ia çau token deves se vogel e cila hyre aty dhe e mbuloj. Ajo do qendroj aty derisa e dal me lejen e Allahut. Madje Kurtubiu permend vagjert: "Perkujto bijen e deves se Salihut, / shenon njerezit me kufer e me iman."
Mendimi tjeter ne lidhje me Dabeturl Erd eshte se: ajo eshte nje egesir e madhe me shume qime e uajtur El Xhesaseh e cila permendet ne hadithin e Temim Dariut qe flet rreth Dexhalit, po ky mendim nuk eshte pranuar si i sakte pasi El Xhesase nuk keshillon njerezit por vetem mbledh apo informon per vendodhjen e Dexhalit. Nje mendim tjeter eshte se: Dabetul Erd eshte nje gjarper ku perseri Kurtubiu permend Iben Abassin se kur u rrenuan muret e Qabes siper tyre paska qendruar nje gjarper, i cili me ndertimin e murit u fut nen toke. Pervec ketyre, ne baz te haditheve Dabetul Erd eshte nje kafsh e cila do u flas njerezve dhe nepermjet vuloses do ndaj njerezit besimtar (mumin te Allahut) dhe njerezit mohues te Allahut xh.sh. Dabetul erd do dal nga toka kur njerezit te jen prish, kur te ken len besimin ne Allah, kur te ken bere besim te tjera dhe kur shthurrja e imoraliteti te kete arritur kulmin. Kur njerezit te jene ne kete shthurje totale do jete koha kur Allahu xh.sh. do urdheroj daljen e kafshes se madhe nga toka. Per kete Allahu xh.sh, thote ne Kur'an: "Kur fjala e ndeshkimit te permbushet kunder tyre. Ne do tu nxjerrim atyre nje egersire nga toka e cila do tu flas atyre, sepse njerezit nuk besuan me bindje ne Ajetet tona ( fajlet e Kur'anit dhe Pejgembarit)." (En Neml; 82)
Dijetaret islam thone se: Dabetul erd eshte nje kafshe qe logjikon dhe qe flet. Mirepo kafshet nuk flasin dhe aq qe kan logjik por vec instikte, Allahu xh.sh. do e shfaq Dabetul erdin si argument dhe shenje e Allahut para njerezve. Dijetaret islam thone se: Kjo kafshe do shfaqet pasi mbi siperfaqen e tokes nuk do kete me dijetar qe flasin dhe ftojne njerezit ne besimin ndaj Allahut xh.sh si dhe do jete koha qe nuk do dijn me Kur'an. Ne nje thenje te tij Iben Mesudi thote: "Lexojeni sa me shume Kur'anin perpara se ai te zhduket. Dikush i tha; Mund te shkduket Kur'ani si shkrim po si mund te zhduket ajo qe dihet permendesh? Iben Mesudi r.a. u tha: "Do zhduket prej tyre naten dhe kur te ngrihen ne mengjes nuk do din gje. Pastaj ata do ndjekin fjalet e mohuseve dhe injoranteve." (Kurtubiu)
Kur te shaqet Dabetul Erd ajo do mbaj shkopin e profetit Musa a.s. dhe vulen e profetit Sulejman a.s. me te cilen ajo vulos (vendos shenje) ne fytyrat (hundë) e jobesimtareve te cilet do jene ne shumice. Per Ebu Hurejre transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ka per te dal Dabetul Erd (kafsha e tokes) e cila me vete do kete shkopin e profetit Musa a.s. dhe vulen e profetit Sulejman a.s. Me vulen ajo do shenoj hundët e jobesimtareve (kafir) ndersa me shkop do shenoj ballin e besimtareve. Ne kete kohe do ulen pjestaret e se njetes sofer (familje?) dhe te mblidhen rreth saj (sofres) njeri do i thote tjeterit: O besimtar! dhe tjeteri do i thote tjeterit; O kafir (mohues i Allahut)." (Ahmedi)
Hadithet qe flasin per Kafshen e tokes jane te njeta me ato te shenjave te medha te kijametit pasi aty pemenden, psh per kafeshen e tokes thote Profeti Muhammed a.s.; "Nese shfaqen tre gjera, nuk do ti bej me dobi besimi i tij nese nuk ka qene dhe me pare besimtar i Allahut xh.sh., dhe ato jane; Lindja e djellit nga prendimi, dalja e Mesuhut Dexhal dhe dalja e Kafshes se Tokes." (Muslim)
Ka mendimte te ndryshme se ku do dal kjo kafsh, disa thone se do dal ne tre vende, nje here tek disa njerez ne shkretetire, nje here tek nje fshat dhe nje here tek xhamie shenjte megjithate sikurse e trasmeton Hudhejfe ibn Usejdi r.a. e permendur nga Taberani kemi se: Dabetul erd do dal tek xhamia e shenjte, pra Mekke. Pra te gjitha mendimet permendin xhamin e Mekkes. Allahu e di.

- Zjarri i madh

Shfaqja e zjarrit te medh do shenonje shenjen e madhe dhe te fundit te kijametit. Kur te filloj shkarrimi pra Kijameti do jete ditee e xhuma ne kohen e akshamit. Zjarri i madh do shfaqe ne Jemen tek qyteti i Aden qe ndodhet buze detit Arab sic njihet atje me emrin "Hadrameut". Transmetohet nga Enesi r.a. se Abdullah ibn Selami e ka pyetur te derguarin e Allahut : "Cila eshte shenja e pare e kijametit? Profeti Muhamed a.s. i ka thene: "Eshte zjarri, i cili do ti grumbulloj njerezit nga lindja ne perendim" (Buhari) Sipas Hudhejfe ibn Usejdi kemi se Profetit Muhammed a.s. ka thene: "Shenjat e fundit e medha te Kijametit eshte zjarri i cili do shfaqet ne Jemin ku do tubohen njerezit."(Muslim) Ndersa ne hadithin tjeter Profeti Muhammed a.s. thote: "Zjarri i madh do dal prej thellesive te Adenit dhe do i grumbulloj njerezit."(Muslim)
Ky zjarr do jet aq i madh saqe do filloj ti tuboj njerezit, do u vije nga cdo cep derisa ti tuboj. Profeti Muhammed a.s. thote: "Do tubohen njerezit ne tre grupe; a). nje grup tubohet me deshire, b). nje grup do shkoj te hypur dy ne nje deve, tre ne nje deve , derisa permend dhjete ne nje deve dhe c). grupi te cilien vete zjarri do i tuboj duke thene: zjarri u qendron aty ku ata bejn pushimin e drekes, aty ku kalojne naten, gdhihet zjarri aty ku gdhihen ata dhe ngryset aty ku ngrysen ata." (Buhari)
Ne trasmetimin e Hudhejfes ibn Usejdi transmetohet se ka thene Ebu Dherr el Gifari se ka thene: O njerez te fisit Gifar! Flisni e mos u perçani sepse Muhamedi a.s. me ka thene: "Njerezit do te tubohen ne tre grupe; nje grup njerezisht me deshir, te hipur ne deve, te ushqyer dhe te veshur, njerez duke ecur dhe njerez duke vrapuar dhe njerez qe i marrin meleket prej fytyrave te tyre dhe i hedhin ne zjarr." Njeri tha: Keto dy grupe i kuptuam por si do jete halli i atyre qe vrapojne?Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu i hedh nje semundje kafsheve te transportit, saqe nuk mbete me kafshe per udhetim. Nje burre do te deshiroje qe ne kembim te kopshtit te tij (pasurise) te bukur te marr nje deve te lodhur, por nuk do arrin ta marre dote." (Ahmedi)
Sipas dijetave islam njerezit do te dubohet ne Sham pasi aty do kete siguri kur sprovat te jen shfaqur. Shami eshte permendur ne shume transmetime si vend i sikur madje kemi hadithin ku profeti Muhamemd a.s. i thote Ebu Derdas: "Kur po flija, shikova qe shtylla e librit po mbartej e po kalonte perseriper kokes time. Mendova se po e largonin dhe e ndoqa me shikin dhe shikova qe e derguan ne Sham. Dijeni se kur te shfaqen sporave (shenjat e kijametit) besimi do jete ne Sham." (Ahmedi)
Per tubimin e njerezve ne Sham profeti Muhamed a.s. ka thene: "Ketu do tuboheni (duke drejtuar doren drejt Shamit), duke e peserit tre here, te hipur ne kafsh, duke ec ne kemb dhe duke u zvarritur mbi fytyrat tuaja (duke kaluar mbi kufoma)." (Ahmedi) 
Situata do jete aq e rende saqe do kete ushtar te armatosur te cilet do kontrullojn. Ne lidhje me kete transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Puna do arrije te kete ushtar te armatosur, ne Sham, Jemen dhe Irak. Ibn Hauleh e pyeti: Nese me qellon kjo kohe mua, kut te shkoj une? Muhamedi a.s. i thote: Duhet te shkosh ne Sham, sepse ne ate kohe ajo eshte toka me e mire e Allahut xh.sh. Per aty Allahu xh.sh. do perzgjedh njerezit me te mire, besimtar. Nese nuk ke mundesi per ne Sham atehere shko per ne Jemn!" (Ebu Davudi)
Shami do jete i begat pasi vete Profeti Muhammed a.s. i eshte lutur Allahut xh.sh duke thene: "O Allah! Na dhuro betat ne Sham! O Allah! Na dhuro begati ne Jemen!" (Buhari)
Kur profeti Muhammed a.s. beri udhetimin madheshtor te Isras dhe Miraxhit qellon te shikoj nje shtyll te bardhe te cilen e mbanin meleket. Kur e shikoj kete Profeti Muhammed a.s. pyeti melekun Xhebrail : "Cfare po mbartin? Xhebraili a.s. i tha: "Shtyllen e Librit, jemi urdheruar qe ta vendosim ne Sham." (Taberani, transmetuar nga Abdullah ibn Hauleh).

Pasi te ndodh kjo, Kijameti do kete filluar ne cdo cep te tokes, te detit dhe qiellit. Do vdes cdo gje, deri dhe meleket e Allahut xh.sh, deri sa Allahu xh.sh. do ia marr shpirtin dhe melekut te vdekjes. Pas kesaj toka do zevendesohet me nje toke tjeter. Allahu xh.sh thote: "Diten kur toka do te zevendesohet (ndryshohet) me tjeter toke, po keshtu dhe qiejt ne nje trajte tjeter, atehere edhe gjithe krijesat do te dalin te rreshtuar perpara Allahut te Vetmit, Nje , Mbizoterues." (Ibrahim; 48)

Nga ketu e ne vijim fillon Dita e Gjykimit, ku njerezit do te shperblen sipas puneve te tyre. Ata qe besuan Allahun xh.sh, nuk ben gjynahe dhe harame dhe te cilet adhuruan Allahut duke u bindur urdhrave te tije, te cilet fituan kenaqesin e Allahut xh.sh. Allahu do i vendos ne xhennet. Ndersa ato i ben shirk (ortakeri) Allahut, nuk e besuan Allahut xh.sh. ben vepra haram, shthurrje etj ato Allahu do i denoj me zjarr te xhehenemit.

Allahu na ruajt e keqja dhe sprovat si dhe na befte prej njerezve te mir dhe banor te xhennetit!

Pergatiti 
Gezim Kopani

_______________
Ne lidhje me çeshtjen e shenjave te Kijametit ju mund te lexoni keto artikuj si me poshte shenon:







Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com