Thursday, September 6, 2007

Çfare duhet te besh nese harron te falesh ?

Per shkak te obligimeve ndodh qe te harrosh faljen e nje kohe namazi. Ne keto kushte ka gjyhen dhe si duhet vepruar? Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: 

Enesi r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush harron te fal nje namaz, le ta fal ate me vone (kaza) kur ti kujtohet. Per faljen me vones nuk ka ndonje ngarik (kefaret) apo gjynah, perveçse kur te kujtohet , duhet te falesh namazin qe ke harruar."

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush harron te fal ndonje namaz, le ta fale mbas kohe, kur ti kujtohet, sepse Allahu xh.sh. thote: Fal namaz per te me perkujtuar Mua." (1)


Pergatiti
Gezim KOPANI



____________
1. Hadithet e mesiperme flasin per pese kohet e namazit, dhe jo per namazin e xhumas apo te bajrameve. Pershembull , qellon qe te harrosh dhe kalon namazi i xhumas pa fal. Ne kete rast do falesh namazin e drekes. Pasi nuk mund te falesh kaza (me vone) namazin e xhumas apo te bajrameve sepse kan kush xhematin etj.