Sunday, August 31, 2025

Shkolla e fshatit Kabash , Puke ne vitin 1975 (foto)

Kabash , Puke (1975)


Kjo fotografi eshte bere ne vitin 1975 tek shkolla e fshatit Kabash , Puke. Ne fotografi jane nje pjese e stafit pedagogjik dhe nje pjese e nxenesve te shkolles se fshatit Kabash , Puke.
Nder te tjere ne fotografi jane: Ramadan Hoxha (drejtor) per te vijuar me mesuesit Xhemal Meçi , Sabrije Hyseni , Pavlin Cama , Musa Hoxha dhe te tjere dhe nxenes: Fadil Hyseni , por jane identifikuar dhe Ali Hoxha , Vezire Sadrija etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Tuesday, August 26, 2025

Vlera e arsimimit ne islam

 

Fjala e pare qe Allahu xh.sh ka zbritur ne Kur'anin e bekuar eshte: "Lexo , ne emrin e Zotit tend!" (El Alak , 01) Ndersa per arsimimin profeti Muhammed a.s. thote: 
"Kush deshiron jete te mire ne kete bote, le te arsimohet. Po ashtu, kush deshiron te miren e botes tjeter, perseri le te arsimohet. Po nese i deshiron te dyja , pra jete te mire ne kete bote dhe xhennetin , atehere ai patjeter te arsimohet." 
arb: "Men eraded dunja, fa alejhi bil ilmi, men eradel ehirati, fe alejhi bil ilmi, men erade hume mea, fe alejhi bil ilmi." 

Ne nje thenie tjeter profetit Muhammed a.s. ka thene: "Arsimohuni dhe nxeni dije , sepse me dije do arrini qetesin dhe finikerine. Perveç kesaj , te jeni te perulur , te keni respekt ndaj atyre qe u mesojne."

Profetit Sulejman a.s. Allahu xh.sh. i dha mundesin te zgjedh njeren nga keto: pasurin, sundimin dhe diturin. Profeti Sulejman a.s. zgjodhi diturin, sepse dituria ia solli edhe pushtetin, edhe pasurin (me diturin fitoi qe te trija)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Porosia e profetit Muhammed a.s. qe te ruhemi nga keto veprime


Gjate nje keshillimi ndaj shokeve te tij, profeti Muhammed a.s. u tha:
"Ruhuni dyshimit , sepse dyshimi eshte genjeshtra me e madhe."
"Mos spiunoni dhe as mos pergjoni njeri - tjetrin."
"Ne tregti mos e shkelni dhe as mos xhelozoni njeri - tjetrin."
"Mos e urreni dhe as mos ia ktheni shpinen njeri - tjetrit"

O rober te Allahut ! Behuni vellezer! (Muslim)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ai qe i ben adhurim Allahut duhet te jete i paster dhe i rregullt

Shqiptar ne Egjipt ne hyrje te namazit

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Allahu xh.sh. deshor qe , ai i cili i ben adhurim (ibadet) Atij (Allahut) te jete i paster dhe i rregullt." (Xhabiri)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ka ilaç ne ato gjera qe jane bere haram ?


Kesaj pyetje i pergjigjet profeti Muhammed a.s. i cili ne nje thenie te tij thote:
"Allahu nuk ka lene ilaç ne ato gjera qe jane haram." arb: "Inne Allahe teala lem jexh al shifa ekum fime hur-rime alejkum."


Pergatiti
Gezim KOPANI

Monday, August 25, 2025

Me eshte bere zemra gurë !



Nje person shkon tek profeti Muhammed a.s. dhe i thote: "Me eshte bere zemra gurë dhe e pameshirshme!Ndaj çfare me thua? Profeti Muhammed a.s. i thote:
"Perkedhele jetimin (ndihmoje) dhe ushqe te varferit (nevojtaret)!"(Ahmedi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Eshte gjynah i madh mos pagesa e puntorit sipas marveshjes

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Me te vertet tek Allahu xh.sh. eshte gjynah i madh ai njeri i cili pasi eshte dakortesuar me puntorin dhe nuk ia jep hakun e tij (ashtu sic ishte dakortesuar)." (Bejhakiu)

"Asnje here nuk kam punesuar ndonje puntore , e qe me pare te mos jem marr vesh per pagesen."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mund te lexoni me shume duke klikuar: Hadithe 

Ekonomizimi me mend

 


Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kursimi dhe ekonomizimi me mend eshte gjusma e miresise." (Taberani)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Beni mire !



Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Beni mire atyre qe e meritojne t'ju besh mire, si edhe atyre qe nuk e meritojne ate. Nese vepra jote e mire (sadakaja) arrin deri tek ai qe e meriton , ia ke qelluar, por nese nuk arrin, atehere do jeshte prej bamiresve (bamiresia do te kthehet ne te mire)." arb: "Isne ail marufi ile min huve ehluhu ve ile gajri ehlihi, fe in esab-te eh-lehu, esab-te eh-lehu, ve in lem tusib eh-lehu, kunte eh-lehu." (Ibn Ambri)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Kuptimi i endrrave


Ne lidhje me endrrat profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur ndonjeri nga ju shikon enderr te mire, ajo eshte prej Allahut. Ndaj ta falenderoj Allahun per ate, dhe ate enderr tua tregoj te tjereve (atij qe deshiron). Por, nese ndonje shikon enderr jo te mire, ajo eshte prej shejtanit. Ndaj le te lus Allahun qe ta mbroj nga ajo, dhe kete enderr mos tia tregoj asnjerit, dhe pas ketij veprimi kjo enderr nuk do u sjell asnje te keqe." (Buhari)

"Nese shikoni enderr te bukur tregojeni ate, por nese shikoni enderr te trishtueshme, mos ia tregoni askujt." (Ebu Hurejra r.a)

"Kur ndonjeri nga ju shikon enderr te keqe (dhe nga kjo i del gjumi), le te thote tre here: "Eudhu bil-lahi minesh shejtani raxhim" dhe te kthehet ne krahun tjeter." (Muslim)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Sunday, August 24, 2025

Dituria sipas Imam Gazaliut

"Dituria qe meson duhet te jete e atill qe i japin lulezim zemres dhe bukuri moralit. Per shembull nese meson qe do keshe edhe nje jave jete menjehere angazhohesh ne mesimin e diturise se dobishme. Kontrollon zemren, nderpret te gjitha lidhjet me interesat materiale dhe perpiqesh te besh vepra te mira. Por njeriut mund t'i vije vdekja ne çdo moment. Prandaj dituria me te cilen angazhohesh duhet te jete e atille qe te lartesoje shpirterisht." (Imam El Gazali)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Saturday, August 23, 2025

Historia e Alpinizmit Pukjan (1960-2025)

Pamje nga malet e Pukes - Fotografi e bere nga Maja e Kunores e fshatit Meçe nga Gezim Kopani

Alpinizmi ne Puke ka nje histori te pasur dhe te sukseshme, e ndikuar nga malet e bukura te rrethit dhe pasioni per alpinizmin. Aktiviteti zyrtare i alpinizmit filloi rreth vitit 1960 ku disa te rinje pukjan filluan te organizoheshin ne stervitje duke çuar ne krijimin e Ekipit zyrtare te Alpinizmit Pukjane ne vitin 1977. I pari qe mori titullin e trajnerit ishte Gezim Laçi , titull qe ju dorezua prane klubit 17 nentori ne Tirane nga Aleksander Bojaxhi. Nder te tjere pjese te Ekipit te Alpinizmit Pukjane ishin: Gezim Laçi , Ndriçim Shelegu , Imer Ibrahim Shkjau, Sadik Tafilaku etj.
Ne vitin 1979 alpinistet pukjan pas ngjitjes se: Ducaj-Boge-Qaf Thore-Shtegu i Dheneve-Theth dhe Maja e Hekurave fituan kategorin e pare te alpinizmit. Ne vite ekipit te alpinizmit pukjan u shtuan edhe emra te rinje si: Beslim Qypi, Ramadan Shpeni etj. Dinitoz ishte paraqitja e ekipit te alpinizmit pukjane ne ngjitjen dimrore qe u be nga: Boge-Shtegu i dhenve-Gripa e Radohimes-Jezerce dhe Maja e Hekurave. Ne kete gare Ekipi i Alpinizimit Pukjane perfaqesohej nga mjeshtri i sportit Perparim Laçi. Ne kete gare moren pjese figura te shquara te alpinizmit shqiptare si: Shefi Nurja, Ibrahim Heçkaj, Xhim Begeja, Ilir Topia, Ilir Çobani dhe Ervin Sallaku.
Ne vitin 2003 Alpinizmi Pukjan por edhe ai Shqiptare shkruan historin, ku alpinisti pukjan Perparim Laçi ngjit malin me te larte te botes, Malin Everest (8.848.86 m mbi nivelin e detit). Kjo ngjarje shenoi arritje te madhe per Alpinizmin Shqiptare por ne veçanti ate pukjan.
Perparim Laçi ne Malin Everest sebashku me alpinist te tjere

Vitet pasuese sollen edhe arritje te tjera ku ne vitin 2008 alpinisti pukjan Maringlen Laçi ngjiti Malin e Bardhe ne France (Mont Blanc , 4.808 m mbi nivelin e detit. Si i ri qe ishte Maringleni , ai ishte nje alpinist i shkelqyer, por rruga e tij u nderpre ne moshe fare te re, ku ne moshen 25 vjeç ndron jete.

Alpinisti Pukjan - Leonard Laçi

Pas Meringlenit , tradita familjare vazhdoi nga vellau i tij Leonard Laçi, duke marr pjese rregullisht ne ngjitje alpine ne Shqiperi, Kosove, Turqi, Itali etj, duke fituar çmime dhe vlerime te shumta.

Fotografi bere me rastin e vlersimit te alpinistave te vjeter pukjan

Ne vitin 2021 alpinisti pukjane Perparim Laçi vlersohet nga Presidenti i Repulikes se Shqiperise me titull: "Mjeshter i Madh" me motivacion: "Per punen e palodhur ne sportin e alpinizmit, qitjes dhe skive. Trajner e drejtues me kontribut e vlera te medha ne zhvillimin e ketyre sporteve ne qytetin e Pukes dhe ne mbare vendin tone. I respektuar per veprimtarin e tij publike, sociale dhe sportive si dhe mbrojtjen e vlerave qytetare e demokratike."

Alpinizmi Pukjan mbete simbol i guximit, pasionit dhe perkushtimit te pukjaneve ndaj malit dhe sportit duke ngritur larte emrin e Pukes dhe Shqiperise.


Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, August 22, 2025

Ah sikur! Do te thuash

Imam Gazaliu i thote djalit:
"Bir! Mendo qe sot ke vdekur. Sa do te merzitesh per kohet qe ke kaluar ashtu i pavetedijshem. Ah sikur ! Do te thuash, por pa kuptim."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Nuk ka njeri qe do vdes dhe nuk do pendohet



Nje dite profeti Muhammed a.s. tha: "Nuk ka asnje njeri qe do te vdese dhe nuk do te pendohet." Shoket e pyeten: Per çfare do pendohet? Profeti Muhammed a.s. u pergjigj duke thene:
"Nje person bamires do pendohet pse nuk ka dhene edhe me shume, ndersa keqberesi do pendohet pse nuk ka heq dore nga te keqijat." (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Lexo me shume thenie profetike duke klikuar: Hadithe

Jane rob te Allahut ata qe ruajn karakterin e mire kundrejt te keqes

Allahu xh.sh thote:

"Roberit e Allahut jane ata qe nuk deshmojne rrejshem dhe kur rastesisht kalojne prane se keqes, kalojne duke ruajtur karakterin e vet."
(El Furkan , 72)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Han tek geshtenja e Rrapes, Puke (1917)


Han tek geshtenja e Rrapes , Puke. Fotografi e bere ne vitin 1917

Gezim KOPANI

Shikoni me shume fotografi duke klikuar: Fotografi te vjetra  

Fjala përshëndetëse me rastin e vëndosjes së shtatorës së Nënë Terezës në Pukë

Gezim Kopani , Myfti i Pukes gjate fjales pershendetese 16.8.2025


I nderuar kryetar i Bashkise Puke !
I nderuar Famullitar i Kishes Katolike!
Te nderuar bashkeqytetare!

Eshte nder i veçante t'ju pershendes sot ne qytetin fisnik te Pukes, nje qytet qe nder shekuj ka qene shembull i kultures, bujarise, mikpritjes dhe harmonise nder fetare.
Ne emer te besimtareve mysliman te Myftinise Puke, deshiroj te shpreh respektin e institucionit tone per kete ngjare, edhe pse institucioni yne nuk mori nje ftese zyrtare dhe protokollere per kete aktivitet.
Pavarsisht kesaj, institucioni yne qe perfaqeson besimtaret mysliman te rrethit Puke, duke u udhehequr nga tradita e te pareve tane, dhe nga parimi i harmonise nderfetare qe na karakterizon, morem vendim qe sot te jemi te pranishem ne perurimin e shtatores se Nene Terezes, kjo ne respekt te Kishes Katolike dhe te vellezerve dhe motrave tona te besimit katolik.
Profeti islam, Muhammedi a.s. thote: "Kush shqeteson jomysliminaet, nuk eshte prej nesh." Ky mesazh i larte na udhezon drejte respektit dhe bashkjeteses paqesore, vlere te cilat sot ne, edhe nje here tjeter i riafirmojme sebashku.
Une, uroj qe shtatorja e Nene Terezes te sherbeje si simbol frymezimi per te gjithe ne, per dashurin ndaj njeri-tjetrit, ne sherbim te se mires se perbashket dhe forcimin e unitetit tone Kombetare
Rrofete sa malet Puka!
Rrofte harmonia nder fetare dhe bashkejetesa vellazerore mes nesh!
Rrofte Atedheu yne i dashur!
Zoti ju bekofte dhe ju dashte te gjitheve!

Faleminderit per vemendjen!

Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)

Nr.prot: 65, date: 16 gusht 2025

Edhe frymen qe e marrim , po e kthejme perseri



"Edhe frymen qe e marrim, po e kthejm perseri. Atehere asnje gje nuk eshte e jona."
(Naxhip Fazëll)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, August 15, 2025

Keshilli i Myftinise Puke ne mbledhjen e radhes nder te tjera diskutoi mbi aktualitetin dhe te tjera


Sot , me 15 gusht 2025, gjate mbledhjes se radhes te Keshillit te Myftinise Puke pervec analizes se punes per gjashte mujorin e pare, u diskutua edhe çeshtje te ndryshme qe lidhen me aktualitetin dhe me pozicionimin e Myftinise Puke ne mbrojtje te interesave te besimtareve mysliman te rrethit Puke, ne te miren e perbashket pa dallim dhe ne sherbim te Atdheut tone te dashur.
Gjate mbledhjes u trajtua edhe situata e zjarreve ne zone dhe , sipas kerkesave , Myftinia Puke do shikoj mundesin e ndihmes ndaj atyre qe mund te kene nevoje.

Tuesday, August 12, 2025

Mos e shkatërro Atëdheun!

Si mund t'i djegim malet tona keshtu?
Si nuk e vlersuam asnjehere kete vend siç duhet?
Ku do te gjeni hije per te pushuar tani?
Si do te merrni fryme te paster, ne vend te tymit qe po helmon ajrin tone?
Dhe kur t'ju mungojne burimet e ujit, çfare do te beni?
Bej thirrje publike: Mos e shkaterroni vendin tone te dashur!
Mbroni pyjet nga zjarri , sepse ato jane oksigjeni yne.
Apeloj veçanarisht per mbrojtjen e jetes njerzore etj dhe veçanarisht malin e Krrabit, prej nga furnizohen me uje te pijshem qyteti i Pukes dhe i Fushe Arrezit. Shpalleni kete zone te mbrojtur rreptesisht!
Uroj te zgjohemi, te ndergjegjesohemi dhe te duam me shume Atdheun tone, para se te jete vone.

12 gusht 2025

Gezim KOPANI 

Monday, August 11, 2025

Xhamia e Kodër Hanit tërheq dhjetëra vizitorë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025

Xhamia e Koder Hanit , Puke 


Ne nje publikim , Myftinia Puke ka bere te ditur se gjate gjashte mujorit te pare te vitit 2025 , xhamin e koder Hanit , Puke e kane vizituar 148 vizitor. Vizitoret ishin nga qytete te ndryshme te shqiperise , te perkatesive te ndryshme fetare por qe nuk kane munguar edhe vizitoret e huaj nga: Gjermiania , Austria , Polonia etj.
Sipas perfaqsuesve te Myftinia vizitoreve u ka bere pershtypje: Vjetersia dhe vendodhja e veçante e xhamise , roli qe kjo xhami ka pasur ne shuarjen e konflikteve te ndryshme, perfshire gjakarrjen, historia e hoxhes qe mbolli "manin e zi" (i njohur si mani i xhamise) , si dhe historia e kronnit te askerit (ushtarit) , historia e haneve , llogroja e vjeter dhe vend marrja e abdestit etj.

Nderkohe qe Myftinia Puke disa aktivitete me karakter te vecante si: festat zyrtare, predikime me rastin e neteve te mira, celebrime te çifteve te reja etj i zhvillon ne xhamin e Koder Hanit , Puke.
Ne vitin 2023, Myftinia Puke peruroi rindertimin e xhamise se Koder Hanit , e cila konsiderohet nje nga xhamit me te vjetra te ndertuara ne veriun e Shqiperise.

Burimi: Myftinia Puke

Mesazhi i Gjergj Fishtës për shqiptarët në “ Lahuta e Malcisë ”



Gjergj Fishta
(1871-1940) eshte prift katolik françskan dhe nje nga figurat e medha te letersise shqipe. Ne kryevepren e tij epike " Lahuta e Malcise ", ai u drejtohet shqiptareve per bashkim duke pasur parasysh rrezikun qe vinte nga vendet fqinje. Nder te tjera ai perveç bashkimit , u tregon shqiptareve se vepruar ne mbrojte te vendit.  Nder te tjera ai shkruan:

"Por , pse na te vegjel jemi
Pse fis e vella nuk kemi
Na sot shkajut s'mund t'i bajme balle
Qi po do t'na perpije te gjalle.
Prandaj , thone se e lyp e mara
Qi dhe sod na si perpara,
Te rrim njit me mbret t'Stambollit
Per me i bamen balle Nikollit" (1)

Vepren Lahuta e Malcisë , poeti e ka filluar ne vitin 1907 dhe e perfundoi ne vitin 1937.

Pergatiti
Gezim KOPANI


___________
1. Nikoll ; Behet fjale per mbretin e Malit te Zi , Nikolla Petroviq Njegosh (1841-1921)


Friday, August 8, 2025

Çeshtja e gjynaheve


Profeti Muhammed a.s. ka thene: 
"Mundet ndonje te shkel ujin dhe te mos i lagen kembet ? Ashtu eshte njeriu , ne kete bote nuk mundet tju shpetoj gjynaheve." (Bejhaki)
Ndaj thote profeti Muhammed a.s: "Kush kerkon falje me nje pendes te siqerte drejtuar Allahut xh.sh, Allahu e fal sikur te mos kishte bere asnje gjynah. Ndersa ai qe kerkon falje dhe vazhdon te perserit gjynahun e njejte, ai person eshte duke luajtur me faljen , meshiren e Allahut xh.sh." (Muslim)

Qe gjynahet te fshihen njeriu duhet te pendohet , te bej tevbe tek Allahu xh.sh. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Pendohuni te gjithe tek Allahu, o besimtar , ne menyre qe te gjeni shpetim." (En Nure, 31)

Ndersa perofeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ia pranon pendesen robit te vete perderisa nuk i ka ardhur shpirti ne fyt (per ti dal)." (Tirmidhi)

Shoku i ngushte i profetit Muhammed a.s. Ebu Bekri r.a. ka bere kete lutje; "O Allah! Gabimet e mija jane te panumerta, ashtu si rera , ndaj me fal mua!" 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, August 7, 2025

Historia e futbollit Pukjan ndër vite

Ekipi i Futbollit Terbuni - viti 1960

Gjate kohes se Mbretit Zog dhe jo vetem e deri ne vitet 1960, ne Puke erdhen shume tregtar nga Shkodra, te cileve u pelqeu klima e mire dhe kuruese e zones. Nder ta ishte edhe mesuesi i njohur Shkodran Jordan Misja, i cili nder te tjera luajti rol te rendesishem ne zhvillimin e futbollit ne qytetin e Pukes. Ne vitin 1936, gjate nje pikniku ne malin e Terbunit, ne vendin e quajtur Livadh Kabash , u organizua nje ndeshje mes te rinjeve. Kjo ndeshje u be nxitje per krijimin e nje shoqerie sportive,

1936 - Themelimi i Shoqerise Sportive  Terbuni

Me hartimin e statutit, u themelua Shoqeria Sportive Terbuni , me Gani Kamberin kryetar dhe Sadri Ademin sekretar. U vendos qe ngjyrat e ekipit te ishin: bluza e kuqe dhe mbathje te zeza.
U organuzan aktivitete dhe ndeshje miqsore, veçanarisht me Vllaznin e Shkodres dhe Bardhylin e Lezhes. Ndeshjet zhvilloheshin ne nje fushe ne periferi te qyetit te Pukes e njohus si Fushe e Manes qe ishte ne pronsi te Sadri Ademit.

Logoja zyrtare e KF Tërbuni

Me fillimin e kampionatit Kombetar te Futbollit per Kategorin e Dyte ne vitin 1950 , edhe ekipi i Terbunit filloi punen per pjesmarrje. Ne vitin 1963 ekipi i Terbunit mori pjese per here te pare ne kete kategori. Ndeshja e pare u zhvilluar kunder Kastrioit te Krujes , dhe ndeshja perfundoi ne barazim 0-0.
Nga viti 1963-1966 ekipi i Terbunit pati ngritje dhe renie, keshtu ne sezonin e vitit 1965 Terbuni ra ne Kategorin e Trete. Ne vitin 1966 u rikthye ne Kategorin e Dyte.

Ne vitet 1970-1990 filluan disa investime ne terrene te ndryshme sportive. Prane shkollave u ndertuan terrene sportive si: fushe futbolli, volejbolli, basketbolli etj. Po ashtu u krijuan ekipe sportive si:

Ekipi i SMT Puke
Ekipi i Ndermarrjes se Sharrave ne Fushe Arrez
Ekipi i Komandes Ushtarake te Brigadave ne Puke 

Nga viti 1970-1983 ekipi i Terbunit vijoj te qendroj ne Kategorin e Dyte, ndersa ne vitin 1982-1983 ekipi i Terbunit nga 16 ekipi u rendit ne vend te shtate.

Nga viti 1996-1997 sezoni u nderpre, ndersa nga viti 1997-2004 Terbuni pati ulje dhe ngritje te shumta duke ra ne Kategorin e Trete. 

Ne sezonin e vitit 2004-2007 ekipi i futbollit Terbuni fal mbeshtetjes se Bashkise Puke me kryetarin e saj Rrustem Struga dhe shefit te klubit Bujar Mehaj , u be ndertimi i stadiumit ne Puke te cili ju quajt Ismail Xhemali. Ky stadium u ndertua me standartet e futbollit Kombetar me kapacitet per rreth 2000 tifoz. 

Pamje te stadiumit te futbollit - KF Tërbuni - Pukë

Ndeshjen e pare ne kete stadium ekipi i Terbunit e luajti kunder ekipit te Patosit. Gjate ketyre viteve Terbuni u rikthye ne Kategorin e Dyte,
Arritjen e madhe Terbuni e pati gjate vitit 2007-2008 ku fale ndihmes se biznesmenit Petrit Syla, Terbuni u ngjit per here te pare ne Kategorin e Pare , duke shenuar keshtu nje moment historik per futbollin pukjan.
Ne sezonin 2014-2015 ekipi i Terbunit shenoi tjeter arritje duke kaluar per here te pare ne Superligen Shqipatare, ndersa ne sezonin pasues 2016 Terbuni zbriti nje kategori me poshte dhe ne vitet ne vijim vijoi renia.

Ne vitet e fundit 2024-2025, ekipi i Terbunit eshte perballur me veshtirsi, duke çuar klubin deri ne shitje nga ana e autoriteteve zyrtare.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Saturday, August 2, 2025

Çfare i ndodh nje kombi nese... ?

 "Zoti , kur zemerohet ndaj nje kombi , i leshon atij zi e shtrenjtesi te madhe , tregtaret s'fitojne , pemet nuk piqen , lumenjte shterojne , shiu nuk bie dhe njerezit e keqinj e sundojne." (Aliu r.a)


Pergatiti
Gezim KOPANI