August 05, 2022

Rëndesia e pendesës - tevbe

Pendesa (tevbe) ne besimin islam ze vend te veçante pasi ajo eshte mundesi e arte nepermjet se ciles  njeriu mund te pastrohet nga gjynahet e ndryshme qe kan bere.  Per kete Allahu xh.sh. ka zbrit nje sure ne Kur'an me titull: Et Tevbe. Kjo sure eshte nje prej sureve te fundit qe i eshte shpallur profetit Muhammed a.s. Quhet Et Tevbe pra Pendimi. Per pendimin (tevbe) Allahu xh.sh. thote ne Kur'an: "Pendohuni te gjithe tek Allahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim.- arb;Ve tubu ila Allahi xhemiian ejjuhel muminune leal-lekum tuflihun." (En Nurë; 31)
Ndersa ne nje hadith kudsij profeti Muhammed a.s. ka thene se Allahu xh.sh. ka thene: "O roberit e mi! Ju gaboni gjate nates dhe dites, ndersa Une (Allahu) ua fal gjynahet te gjitheve, prandaj me kerkoni falje te gjynave se Une (Allahu) ua fali ato." (Muslim)

Qe pendesa te pranohet tek Allahu xh.sh. ajo duhet te jete e sinqerte dhe te mos perseritet me.
Allahu xh.sh. thote: "Nuk eshte pendim i pranueshem i atyre qe vazhdimisht bejne pune te keqia dhe vetem atehere kur t'i vije vdekja ndonjerit prej tyre, thote: Une tani u pendova! e as i atyre qe vdesin duke qene jobesimtare. Ndaj tyre kemi pergatitur denim te ashper." (En Nisa; 18)
Pra njeriu ka mundesin e pastrimit te vetes nga gjynahet, por me kusht qe mos ti perseris. Kur njeriu ben gjunah Allahu xh.sh. ia shtrin doren e pendeses. Per kete Profetit Muhammed a.s. thote: "Vertet Allahu xh.sh. shtrin doren naten qe tia pranoj pendesen njeriut qe ka bere gjynah per qe ben tevbe tek Allahu. Allahu xh.sh. e shtrin doren edhe diten qe njerezit te pendeohen per gjynahet qe kan bere."(Muslim) Kur njeriu ben gjynah ai duhet menjehere te pendohet. Mundesia e berjes tevbe (pendes) pra te kerkimit falje nga Allahu eshte gjate gjithe jetes, naten apo diten, madje deri afer vdekjes. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ia pranon pendesen robit te vete perderisa nuk i ka ardhur shpirit ne fyt (per ti dal)." (Tirmidhi)

Njeriu sado gjynahe te kete bere asnjehere nuk duhet te humb shpresen tek Allahu xh.sh. e te thote; une kam bere shume gjynahe dhe nuk me fal Allahu, jo por duhet te pendohesh sinqerisht duke i kerkuar falje Allahut xh.sh. dhe nese kete e ben me sinqeritet dhe nuk e perserit gjynahun Allahu xh.sh. do ta fal gjynahun. Per kete Allahu xh.sh. thote: "Thuaj (O Muhammed njerezve): O roberit e Mi, te cilet e keni ngarkuar me shume gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj meshires se Allahut, vertet Allahi i fale te gjitha gjynahet. Ai (Allahu) fal shume dhe eshte meshirues." (Ez Zumer; 53) Ndersa ne nje ajtet tjeter Allahu xh.sh. thote: "Njoftoji robet e Mi se vertet Une jam Ai (Allahu) qe fal shume dhe meshirues i madh." (El Hixhir; 49)

Allahu xh.sh. thote: "...Allahu i do ata qe pendohen dhe ato qe ruhen nga punet e ndyta e te neveritshme." (El Bekare; 222)
Mbi sinqeritetin e pendeses Allahu xh.sh. thote: "Pendim i pranueshem tek Allahu xh.sh. eshte vetem ai i atyre qe e bejne te keqen (gjynahun) ne mosdije dhe pastaj shpejt pendohen, te tilleve Allahu ju  pranon pendimin, pasi Allahu eshte me i dijshmi, me i Urti." (En Nisa; 17)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "Betohem ne emer te Atij (Allahut) ne doren e te Cilit eshte jeta ime se; nese ju nuk do benit gjynahe, Allahu do tju merrte jeten dhe ne vendin tuaj do te sillte njerez te tjere te cilet bejne gjynahe dhe pastaj do ti kerkonin falje (pendes) Allahut dhe Allahu do ti falte ato." (Muslimi) Ndersa ne nje hadith tjeter thote; "Te gjithe bijte e Ademit (njerezit) jane gjynahqare, ndersa gjynahqaret me te mire jane ato qe pendohen." (Tirmidhi)

Sigurisht pendesa eshte per te gjithe, aq sa dhe vete profeti Muhammed a.s. bente disa here tevbe. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: "O njerez! Pendohuni tek Allahu duke bere istigfar (kerkim falje te gjynaheve nga Allahu xh.sh), pasi dhe une njeqind here ne dite pendohem tek Allahu xh.sh. dhe kete e shoqeroj duke thene:pendohem tek Allahu - etubu ila Allah" (Muslim)
Nje nder momente qe profeti Muhammed a.s. bente istigfar ishte pas selamit te namazit. Per kete Numani r.a ka thene: "Profeti Muhammed a.s. kur perfundonte faljen e namazit kerkonte falje nga Allahu xh.sh. tre here duke thene: Estagfirullah." (Muslim)

Perveç profetit Muhammed a.s. tevben (pendesen apo istigfarin dmth kerkim falje) e gjejme edhe tek profetit e tjere. Kujtoj ketu kur profeti Adem a.s. sebashkue me Havan ran pre e mashtrimeve te shejtani i cili u tha se nese hani nga kjo pem do beheni melek, do jeni te perjetshem dhe ato u mashtruan. Allahu xh.sh. i thote Ademit a.s.; "A nuk ju ndalova juve ate peme dhe a nuk ju thash se shejtani eshte armiku i juaj i hapt?" (El Araf; 22), pas kesaj Allahu xh.sh. i tha Ademit a.s.; "Zbrisni (ne toke) si armiq te njeri-tjetrit" (Sad; 83). Kur ran ne toke Ademi a.s. filloj ti kerkoj falje Allahut xh.sh. por nuk mori pergjigje. Profeti Muhammed a.s. ka thene se Ademi a.s. ju drejtua Allahut xh.sh. duke i thene: 
"-Ademi; O Allah! A nuk me krijove mua Ti?
Allahu xh.sh. i thote: -Po!
-Ademi a.s.; O Allah! A nuk me dhe shpirt Ti?
-Allahu xh.sh.i thote; -Po!
-Ademi a.s.; O Allah! A nuk i urdherove meleket qe tme perulen?
-Allahu xh.sh. i thote; Po!
-Ademi a.s.; O Allah! A ishte Ti qe kur teshtiva per here te pare ne xhennet me the: "Te meshirofte Sunduesi (Allahu) Yt?
-Allahu xh.sh. i thote;-Po!
-Ademi a.s; O Allah! A nuk e kalon meshira Jote zemerimin Tend?
-Allahu xh.sh. i thote:-Po!
-Ademi a.s.; O Allah! Po nese pendohme, a do me kthesh perseri ne xhennet?
-Allahu xh.sh. i thote:-Po!
Ne kete moment Ademi a.s. i thote Allahut xh.sh.; Atehere une pendohme o Allah
!"(Hakimi) Allahu xh.sh. ia pranon Ademit a.s. tevben (pendesen) duke e vendosur ne xhennet.

Nga El Hudrij r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Dikur para jush, ishte njeri qe kishte vra 99 njerez. Ai kerkoj per njeriun me te dishem ne bote dhe i keshilluan nje njeri (rahib-te devotshem). E gjen njeriun e ditur dhe i thote: Kam vra 99 njerez, a ka pendim per mua? Ai i thote: Jo nuk ka pendim. Pergjigjia nuk i pelqeu dhe vret edhe dijetarin duke plotesu 100 numrin e njerezve te vrare, por perseri vazhdoj te kerkoj per njeriun me te ditur ne bote derisa i keshilloj njerin. Kur arrin tek dijetari i dyte i thote: Kam vra 100 persona a ka pendim - falje per mua? Ndryshe nga dijetari i pare , ky dijetari i dyte i thote: Po ! Ka falje per ty por ti dhesh te shkosh ne nje vend ku njerezit adhuroj Allahun xh.sh, dhe kur ti gjesh ato edhe ju bashk me ta adhuroje , bej ibadet Allahut xh.sh. dhe mos u kthe me ne vendin tende pasi eshte vend i keq (ka njerez te kqi) Njeriu u nis dhe kur arri ne gjysmen e rruges meleku i vdekjes ia merr shpirtin. Ne kete kohe arriten dy melek, ai i puneve te mira-meshires dhe ai i te kqia. Meleku i meshires tha: Ky njeri ka arritur deri keti i penduar tek Allahu per gjynahet qe ka bere, ndaj i takon njerezve te meshiruar. Ndersa meleku qe shenon punet e kqia tha: Ne jeten e tij ky njerei nuk ka bere asnje pune te mire. Ne kete kohe dy melekve ju vjen nje melek i trete ne forme njeriu dhe keto e marrin per gjykim te çeshtjes. Njeriu u thote: Matni distancen mes dy vende, vendit te per ku ishte drejtuar (vendit qe i benin ibadet Allahut xh.sh.) dhe vendit ku me pare ka bere gjynahet dhe me afer cilit vend te jete , atij i takon. Meleket e maten distances mes dy vendeve dhe shikuan se i vdekuri (i penduari) ishte me afer vendit ku njerezit i benin ibadet Allahut, ndaj e mori meleku i meshires." (Muttefekun alejhi)

Ne nje hadith kudsij profeti Muhammed a.s. ka thene: "Toka ka thene; O Allah! Me lejo te perpije birin e Ademit (njerzit) ngase ata konsumojne miresit e Tua por nuk te falenderojne! Qielli ka thene: O Allah, me lejo te bie copa copa mbi njerezit (birin e Ademit), ngase ata konsumojne miresit Tu, por nuk te falenderojne! Kodrat kane thene: O Allah! Na lejo qe te biem mbi njerezit (birin e Ademit) pasi ato konsumojne miresit e Tua por nuk te falenderojne! Detet kane thene: O Allah! Na lejo qe ta fundosimin njerezimin (birin e Ademit) sepse ato konsumojne miresit e Tua por nuk te falenderojne! 
Allahu xh.sh. u thote: Mi lini Mua krijesat qe i kam krijuar. Sikur ju ti kishit krijuar, do ti meshironit. Ata jane roberit e Mi. Nese ata pendohen tek Une, Une jam i dashuri i tyre, e nese nuk pendohen, atehere Une jame kuruesi i tyre
." (Hadith me munges transmetuesi)

Pergatiti
Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com