August 26, 2022

Historia e fshatit Micoj - Pukë , Shqipëri

Xhamia e fshatit Micoj, Pukë

Fshati Micoj ndodhet ne rrethin e Pukes. Ai ndodhet ne teritorin e Bashkise Fushe Arrez. Sipas kujteses popullore por dhe te historianeve dhe kronikanve te vjeter fshati Micoj eshte vendbanim i vjeter. Fshati u be i njohur sidomos ne sigurimin e rruges se madhe qe lidhte Dardanin me Shkodren.
Fshati Micoj eshte i njohur per kalan e saj e cila thuhet se eshte ndertuar nga Osmanet rreth vitit 1547 ne lagjen apo fshatin Vilë ne majen e nje kodre me nje lartesi rreth 750 m mbi nivelin e detit.
Sipas Muharrem Nezirit Cufaj (dtl.1938): "Rreth saj ka disa kroje te quajtur: kroni i Fetah Hyses, Kroni i Osman Hasanit, Kroni i Musajve, Kroni i Marvates, Kroni i Arres, Kroni i Gdhenit, Kroni i Musajve. Edhe sot rreth kesaj kalaje ruhen toponimet si; Suka e Kalas, Suki i Marvates, Qafa e qytetes, Arat e qytetes, Kroni i qytetes.. Ndersa banoret ruajn shprehjet; "Mos e prekni kalan se vrensohet moti e ju vret rrufeja", "ne rrenojat e kalas ka pare te fshehura." Per kete kala kan shkruar studiuesit si:Kol LukaKahrraman UlqiniXhemal Meçi ndersa studiuesi Jaho Brahaj (prej Kryeziu) ka bere disa gerimie ne kete kala dhe ne vitin 1982 eshte derguar nje leter Institutit te Historise dhe studiuesit Lazer Papajanit per kalan. Nga germimet u gjeten disa fragmente poçerie gje qe tregon se kalaja ka qene e banueshme. Nga Tirana njoftuan se Kalaja e Micoj eshte shpallur Monument Kulture. (1)

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me disa besimtar te fshatit Micoj 
Fotografi e bere pas faljes se namazit te xhumas ne kete fshat ne vitin 2021

Vendali fshati ka; Cufajt, Selmi dhe Ahmeti ndersa Hyseni eshte i ardhur prej fshatit Kabash i Pukes. Me pas nje pjese e familjes Hysenit migruan ne Dardani (Kosove). Pas nje kohe nje pjese e te shperngulurve ne Kosove levizen per ne Shqiperi ku u vendosen ne fshatin Qerret te Kavajes. Djali i Dem Hysenit, Syla si Kabashas ka shpreh interes per rilidhjen me kusherinjet e tij ne Kosove. Prej kesj familje sot ne fshatin Micoj eshte shtepia e Besnik Hysenit , ish-Kryepal i fshatit Micoj.
Rastesisht kam kontaktuar me Sali O. Kabashin i cili jeton ne fshatin Tomoc te komunes se Istogut ne Kosove. Sipas tij te paret e familjes jane prej fshatit Micoj te Pukes te cilet kan qene prej fshatit Kabash. Ne fillim familja e tyre kan mbaj mbiemrin Micoj por me vone e kan kthyer ne Kabashi. Sipas O. Kabashit rreth 5-6 breza me pare kan ardh ne Dardania te paret e tyre. Ai permend keto breza te shtepis se tij: Osman Zymeri, Zymer Hajdari, Hajdar Hasani, Hasan Ahmeti, Ahmet Halili dhe Halil Micoj. Sipas babait te Sali O. Kabashit pleqt e vjeter kan pas shku ne fshatin Mecoj ku nje plak i moshuar ju ka thane se jeni te deres se Rrahman Micojt.(2)

Pergatiti
Gezim KOPANI



Shenim:
Per historin e xhamise se fshatit Micoj ju mund te mesoni duke klikuet ketu: Historia e xhamise se fshatit Micoj
_________
1. Muharrem Neziri i cili ka shfrytezuar : Evlija Çelebi "Kronika per keshtjellat shqiptare" fq/167-168", Frang Bardhi , Relacione mbi gjendjen e Shqiperise Veriore e te Meshme ne shek. XVII. Vellimi i dyte fq.79-81." Kole Luka "Etnografia Shqiptare nr.11, fq.269, Idem "Studime Historike nr.2, v.1981,fq.172-195, Xhemal Meçi "Kalaja e Re e Dukagjinit" doreshkrim viti 1975. 
2. Gezim Kopani , viti 2022

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com