Friday, January 30, 2026
Fotografi e shkolles se fshatit Kabash , Puke
Sunday, January 18, 2026
Kur turma gënjen dhe e vërteta hesht
Studenti i rreshtit te pare pa u menduar fare thote: E kuqe, profesor!
Profesori i drejtohet tjetrit, edhe ai thote e kuqe. Pastaj nje tjetri, e pastaj nje tjetri. Te gjithe pergjigjen "e kuqe", edhe pse dosja eshte gjelber.
Ne mes te klases ulet nje i ri qe i shikon me habi shoket. Mendja i ishte trubulluar, sepse syte i shikon qarte qe dosja eshte e gjelber, por veshet nuk degjonin gje tjeter veçse "e kuqe".
Kur i vjen radha atij, ndalet per nje çast, ndien mbi vete presionin e shikimit te syve dhe jep kete pergjigje: E kuqe , profesor!
Ne ate çaste shperthen ne klas nje e qeshur e madhe. Sepse ky ishte nje eksperiment. Qe ne hyrje te ores, profesori u kishte thene studenteve: Patjeter ndonje do vije me vones, ndaj pak me vone do ju pyes per ngjyren e kesaj dosje, dhe ju do thoni: "e kuqe". Te shikojme nese ai shoku qe vjen me vones do t'u besoje syve te tij apo genjeshtres se turmes.
Ne te vertet, ka shume qe e bejne kete gabim, dhe shume ka qe te pakten nje here e kane flijuar te verteten qe e shikon me syt e tij per hir te genjeshtres se turmes. Sepse , ka raste qe njeriun edhe kur eshte gabim, preferon ti ngjaj dukuj sesa te jete i vetem duke pasur te drejte. Ftohtesia e perjashtimit ndonjehere eshte me e rende se turpi i genjeshtres.
Saturday, January 17, 2026
U zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke
![]() |
| Fotografi nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke . Date, 17 janar 2026 |
V/O:
Shikoni veprimtarin sociale qe Myftinia Puke ka zhvilluar gjate vitit 2025 ne rrethin e Pukes
Friday, January 16, 2026
Nje takim i bukur ne qytetin e Fushe Arrezit me rastin e nates se bekuar te Israsë
Date, 15 janar 2026
Tuesday, January 13, 2026
Dhuruan ushqimin që kishin, ndërsa vetë ngelen vetëm me ujë
Gjate muajit ramazan familijes se Aliut r.a. i ndodh dicka qe nuk i kishte ndodhur me pare. Per te siguruar te ardhura familjes , Aliu punonte nje toke me hurma , dhe nga kjo ai fitonte nje sasi elbi (gruri). Kur Aliu r.a. arriti ne shtepi i thote bashkeshortes se tij (Fatimes r.a.) te pergatis ushqim per te ngren. Pasi pergatiten nje qull i quajtur "hazira" (ushqim tradicional arab) troken ne dere nje nevojtar qe kerkoi ushqim. Ata i dhane ushqimin e pergatitur. Pas kesaj familja filloi perseri te perkatis haziran, dhe pas pergatitjes perseri u paraqit tek ato nje femije jetim qe u kerkoi ushqim, dhe ata perseri e dhuruan ushqimin. Perseri familja filloi te pergatis ushqimin me miellin e fundit qe kishte mbetur dhe perseri parqitet tek dera e shtepis se tyre nje njeri, i cili ishte skllav qe kerkonte ushqim, dhe ata perseri dhuruan ushqimin duke lene veten e tyre vetem me uje. Keshtu familja e Aliut r.a beri iftare vetem me uje.
Disa dijetar kan dhene mendimin se kjo ngjarje u be shkak per shpalljen e ajeteve:
"Ata jane qe per hir te Allahut u japin ushqim te verferve, jetimeve, dhe te zeneve rob, dhe u thone: Ne ju ushqejme vetem per hir te Allahut dhe prej jush nuk kerkojme ndonje shperblim e as falenderim. Ne i friksohemi denimit te Zotit tone ne nje dite ku fytyrat i ben te zymta dhe eshte shume e veshtire. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit te asaj dite dhe u dhuroi shkelqim ne fytyra e gezim te madh. Dhe per shkak se ata duruan, i shperbleu me xhennet dhe me rroba prej mendafshi." (El Insan 8-12)
Friday, January 9, 2026
Sikur te kisha degjuar keshillat e Profetit a.s!
Nje person i quajtur Salebe shkon tek Profeti Muhammed a.s. dhe i kerkoi ti lutet Allahut qe ta bente te pasur. Kur e degjoj kerkesen e tij, Profeti Muhammed a.s. i tha:
"O Salebe! Pak pasuri per te cilen mund te falenderosh Allahun, eshte me mire se sa shume pasuri per te cilen nuk do mundesh ta falenderosh." Pastaj , Muhammedi a.s. i thote: "A nuk eshte gjendja ime nje shembull i mire per ty?" Pavarsisht pergjigjes se Profetit Muhammed a.s, Salebe nuk hoqi dore nga kerkesa e tij. Kur Profeti a.s. shikoj kembenguljen e tij, i beri dua Allahut xh.sh qe ai te behej i pasur. Dhe ashtu ndodhi. Selebja u verbua pas pasurise, dhe u be mosmirenjohes. Per shkak mos degjimit te keshillave te Profetit a.s. , Salebe perjetoj nje hidherim dhe zhgenjim te madh, aq sa kur ju afrua vdekja tha:
"Ah sikur te kisha degjuar keshillat e Profetit Muhammed a.s.!" (Taberi)
Thursday, January 8, 2026
Fotografi e vjeter e godines se Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke
![]() |
| Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash , Puke (foto e vitit 1970)* |
Kjo eshte godina e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke. Ky objekt ka vlere te veçante historike dhe arsimore e fetare per fshatin Kabash dhe jo vetem. Pikerisht ne kete mejtep ka nisur zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe, duke u shnderruar ne nje nga vatrat e para te dijes ne zone dhe jo vetem.
Po ne kete mejtep u hap per here te pare zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Nder mesuesit e pare qe kontribuan ne arsimimin e brezave pa dallim ishte Hoxhe Sadiku, i cili njekohesisht sherbente edhe si imam i xhamise se fshatit Kabash, duke bashkuar fene dhe dijen ne sherbim te komunitetit.
Mejtepi ndodhej perball xhamise se fshatit Kabash, ndersa kjo fotografi i perket vitit 1970, duke ruajtur nje deshmi te çmuar te historise arsimore, fetare dhe kulturore te zones.
________
* Kjo fotografi publikohet per here te pare.
Wednesday, January 7, 2026
Leter nga Administratori i Dioqezes se Sapes Mariano Tarantino
![]() |
| Pjese nga shkresa zyrtare e Dioqezes se Sapes |
Pas dergimit te nje shkrese me mesazh ngushellimi drejtuar Dioqezes se Sapes per vdekjen e Ipeshkvit Simon Kulli , ky institucion nepermjet Administratorit te saj me ka kthyer pergjigje zyrtare ku nder te tjera ne shkresen zyrtare shkruan:
"I nderuar Gezim Kopani
Myfti i rrethit Puke
I nderuar z. Gezim Kopani po ju shkruaj per te shprehur mirenjohjen e gjithe Dioqezes se Sapes per ngushellimet qe na keni derguar me 29 nentor , me rastin e kalimit ne amshim te Ipeshkvit tone fort te dashur, mons. Simon Kulli.
Fjalet tuaja dhe respekti qe shprehni per Monsinjorin tone jane per ne nje ngushellim ne pikellimin tone si dhe nje nxitje per te forcuar harmonin nderfetare mes nesh, te cilen Ipeshkvi yne i ndjere e kishte kaq per zemer.
Pas diteve te pikellimit, Keshilli i Meshtareve , sipas Ligjeve tona Kishtare , me ka zgjedhur Administrator Dioqezan , per te udhehequr Dioqezen e Sapes ne pritje te emerimit te Ipeshkvit te ri nga ana e Selise se Shenjte, nga Roma.
Me kete detyre kam kenaqesi t'ju pergjigjem duke shprehur, bashke me mirenjohjen tone, edhe respektin tim personal per ju si edhe per te gjithe besimtaret mysliman te Myftinise suaj ne Puke."
Nr.prot: 272/25
Friday, January 2, 2026
Siguria në rrugë kërkon përgjegjësi nga të gjithë
"Sot 02 janar 2026 , permes mediave, mesova per ndodhjen e disa aksidenteve rrugore. Kjo situate eshte alarmuese dhe na detyron te ndalemi e te reflektojme. Ndaj u bej thirrje te gjithe shofereve qe te tregojne kujdes maksimal gjate drejtimit te automjeteve. Jeta eshte e shenjte dhe nuk duhet rrezikuar per shkak te nxitimit apo pakujdesise. Ngisni mjetet me pergjegjesi dhe, para se te niseni ne rruge luteni Allahun per mbrojtje dhe siguri.
Njekohesisht, apeloj edhe ndaj autoriteteve pergjegjese per mirembajtjen e rrugeve qe te jene ne lartesin e detyres. Eshte e domosdoshme te shqyrtohen dhe te permiresohen kushtet e qarkullimit, veçanarisht ne ato akse rrugore ku aksidentet perseriten shpesh.
Siguria ne rruge eshte pergjegjesi e perbashket dhe kerkon vemendje, perkushtim dhe veprim konkret nga te gjithe."
Nje pjese nga fjale ime ne hutben e xhumase ne xhamin e qytetit Puke








.jpg)

