March 30, 2023

Fjala e mirë

Abdullahu ishte person energjik, por i mungonte shkathtesia e fjales se mir. Tregohet se nje dite doli nga shtepia per te fal namazin e drekes ne xhami. Zelli i tij per namaz dhe respekti per islamin e kishte nxjerr nga shtepia per tu fal. Teksa po nxitonte per arritur ne xhami para ikamit , ne rruge kalon pran nje palme me hurma , ne majen e te ciles ndodhej nje person duke vel. Abudllahu u habit dhe mendoi: Kush eshte ky qe nuk kujdeset per te fal namazin? Ndoshta ai nuk e ka degju ezanin ose nuk kujdeset per faljen e namazit. Ndaj i zemeruar Abdullahu i tha: Zbrit posht e falu! Burri iu pergjigj me gjakftohtesi; Ne rregull, ne rregull! Abdullahu e perseriti thirjen edhe nje here po me ze me te larte; Nxito per namaz o i marr! Njeriu ne pem i tha: Me quan te marr? Theu nje deg te pemes dhe zbriti qe te godas. 
Abdullahu fshehu fytyren me shall, qe te mos e njihte dhe shkoi ne xhami. Pasi perfundoj faljen Abdullahu shkon i zemeruar ne shtepi, dhe pasi pushoj erdhi koha e ikindis dhe Abdullahu perseri niset per ne xhami. Gjate rruges kaloi perseri pran te njejtes pem dhe te njejtin person. Kesaj rradhe Abdullahu vendosi te nderroj menyren e te folurit dhe i tha: Es selamu alejkum, si jeni ? Burri u pergjigj: Alejkum selam, Elhamudulilah mir! Abdullahu e pyeti ; Si jan hurmat kete vit? Burri i thot: Elhamdulilah mir! Abdullahu iu pergjigj: Allahu te dhasht bereqet e ta lehtesofte jeten dhe ta shperblefte per punen qe ben! Burri u gezua shume dhe i erdh mir per keto lutje dhe fjale te mire dhe tha: Amin!
Abdullahu i tha: Si duket jeni shume te preokupuar me pune e ndoshta nuk e keni degjuar ezanin e ikindis qe eshte thirr, e ndoshta po thirret ikameti. Ndoshta duhet te zbresesh e te pushosh pak dhe te behesh gati per namaz. Allahu te dhente shendet! Burri iu pergjigj: InshaAllah! Dhe filloj te zbrishte ngadal. Kur zbriti u pershendet me Abdullahun duke ia tundur doren i thote: Deshroj tju falenderoj per sjelljen dhe fjalet e bukura pasi pe pare kaloi nje njeri ne kohen e drekes, e me acaroi sikur ta gjeja dhe do ti tregoja se kush eshte i marr me te vertet." 


Pergatiti
Gezim KOPANI


Sprova e dy roberve para nje udheheqesi

Tregohet se kishte qene nje mbret i cili kishte ble dy rober (skllav). Mbreti kishte deshire te mesonte se cdare lloj njerezish jane. Keshtu thirri te parin ne takim dhe filloi te bisedoj mete . Robi i pare filloi ti kthej pergjigje shume domethenese dhe te mençura. Mbreti u gezua shume dhe vendosi te therras edhe robin e dyte. Kur u paraqi robi i dyte te cilit i vinte era nga goja, dhe kjo per arsye te lodhjes dhe semundjes. Pamja e pare linte per te deshiruar, por mbreti vendosi te besidoj edhe me te qe te mesonte se cfare njeriu ishte. Duke i kerkuar qe te largohet pak, mbreti i tha:
-Separi te gjejme sherim per gojen tende pasi sic duket je i semur. Nuk na ka hije qe tju lejme keshtu e tju nençmojme. Ulu ketu dhe me trego ndonje gja po histori qe te te kuptoj se kush jeni!
Ne kete momen mbreti kthehet nga robi i pare dhe i thote:
-Ti shko dhe pastrohu!
Pasi u largua, mbreti ju drejtua robit te dyte, me te cilin deshironte te bisedonte. Mbreti i thote:
-Shoku yt me tha gjera te keqia per ty. Po shikoj se ti nuk je i till. Madje po kuptoj se shoku yt ka dasht qe ti te mos paraqitesh i mire para meje. Po ti, cfare do thuash per te?
Robi i dyte i thote: - Nuk mund ta paragjykoj shokun tim per ato qe the, perkundrazi duke u nisuar nga ajo qe me treguat, mendoj se kam shume gjera te keqia per te cilat duhet te perpiqem ti rregulloj. O mbret! Ndoshta ai ka shikuar mangesi te une te culat une nuk i di!
Mbreti i thote: -Mire atehere, me trego edhe ti magesit e shokut tende ashtu sic mi tregoj ai te tuat!
Robi i dyte i thote: Mbreti im! Ai eshte shok i mir per mua. Besimi im , islami nuk me lejon qe ti permen mangesit e tjetrit, perkundrazi. Prandaj une mund tju them se magesit e tij nuk jane magesi por virtyte. Ai eshte shembull ne dashuri e besnikeri ndaj njerezve. Eshte i drejt dhe i zgjuar dhe shok i mir, po ashtu eshte bujar i madh dhe ndihmon te nevojataret. Eshte aq bujar sa mund te jap edhe shpirtin per te ndihmuar nevojtarin. Dhe robi i dyte vazhdoj te flas veç se fjale te mira.
Kur mbreti i degjoj keto, tha: Mos e lavdero kaq shume sepse pastaj une mund tju ve ne prove e ti do turperohesh.
Robi i dyte i tha: Jo, nuk e lavderova shume. Thash ato qe di!
Ne keto memente vjen robi i pare. Mbreti i thote; Me shendet arrin miresin, por sa mir do ishte te mos kishte te kqijat qe me tregoj shoku yt per ju. 
Robi i pare i thote: Me trego cfare ka thene per mua !?
Mbreti i thote; Me tha se je hipokrit. Me tha se ju ne pamjen e jashtme jeni i bukur, ndersa te te vertet jeni i keq.
Teksa robi i pare degjonte keto fjale nga brendit filloj ti shtohej zemerimi kunder shokut te tij, aq sa u zmeruar sa filloj ta ofendoj shokun e tij duke i thene: Ishe mik per mua, por gojen e paske pas te prishur. Shume here hante gjera te papastra si nje qen endacak. Dhe filloj duke fol aq shume saqe nxori ne pah ate se cfare njeriu ishte. Kur arriti kulmin e fjaleve te keqija ndaj shokut te tij, mbreti duke i vendos doren ne goje i thote; Mjaft! 
Mbreti ju drejtua qe te dyve duke u thene; - Per shkak te sproves qe ju vura, arrita te dalloj dryshimin mes jush. Mbreti i thote robit te pare; -Era e gojes se shokut tende vertet eshte e keqe, dhe kjo per shkak te semundjes, por ty te eshte prishur shpirti dhe zemra.
O ti njeri qe te eshte prishur shpirit qendro larg te keqes. Shoku yt do te jete udheheqesi yt ndersa ti do besh ate qe do te thote ai, madje meso nga edukata dhe fisnikeria e tij. Leri paraghukimin dhe zilin! Me kete sjellje qe tregove, je njeri i padeshiruar dhe i paafte. Me keto sjellje paragjykuese ti nuk mund te shkosh gjekundi.
Robi i dyte qe foli mir per shokun e tij, fitoj miresit e fjales se mire duke u bere drejtues, nders tjeter per shkak te fjales se keqe, dhe zemres se lig humbi. 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi


Mos hidh poshte te gjitha te mirat per shkak te nje gabimi

Tregohet se nje mbret kishte dhjete qen te eger te cilet i perdorte per te torturuar dhe ngrene cilindo sherbetor qe ben gabime. Njeri nga sherbetoret dhe nje mendim te gabuar, dhe mbretit nuk i pelqeu aspakt, ndaj mbreti urdheroi ta hidhnin ne tufen e qenve. Sherbetori i tha: Une ju kam sherbyer dhjetra vite, dhe ju me denoni!? Ju lutem, me jep dhjet dite kohe para se te me hidhni ne tufen e qenve! Mbreti pranoi.
Ne ato dhjete dite, sherbetori shkoi te roja qe kujdesej per qent dhe i tha qe do te doten tu sherbente qenve per dhjete ditet e ardhshme. Roja u habit, por pranoi dhe sherbertori filloi te ushqeten qent, ti pastroj, ti laj dhe tu siguroje te gjitha gjerat.
kuir perfunduan dhjete ditet, mbreti urdheroi te hedhin sherbetorin ne tufen e qeneve. Kur e hodhen brenda tufes se qenve, te gjithe u mahniten kur shikuan se si qent e eger e luanin dhe lepinin kembet e sherbetorit. 
Mbreti tha: Cfare po ndodh keshtu me qent e mi?
Sherbetori i thote: Une ketyre qenve u sherbeva vetem dhjete dite, dhe ata nuk e harruan sherbimin tim. Ndersa une juve u kam sherbyer dhjete vite te tera dhe ju i harruar te gjiah, vetem e vetem per nje gabim timin!
Kur e degjoj mbreti kete e kuptoi gabimin e tij dhe urdheroj lirimin e sherbetorit.
Urtesia e tregimit; Mos hidh posht te gjitha te mirat vetem per shkak te nje gabimi, apo qendrimi te tjeterit qe ty nuk te pelqen. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi


Allahu xh.sh. i dha tre miresi per shkak te faljes se...

Tregohet se nje here diten e xhuma nje person i quajtur Hamid ishte pergatitur qe te shkonte ne xhami per te fal namazin e xhumas, por per shkak te disa puneve u gjet ne dilem si te veproj. Gomari i kishte humbur, mielli i kishte mbetur ne mulli dhe ate dite kishte rradhen e ujit per ujitur token.
Filloj te mendoj; Nese shkoj ne xhami, do humbas te gjitha keto.. Pastaj tha me vete; Punet e ahiretit jane me te rendesishme se keto dhe vendosi ti le punet e dynjas e te fal namazin e xhumas. Pasi fali namazin e xhumas shkon ne shtepi. I habitur shikon se toka e tij ishte ujitur, po ashtu edhe gomari kishte arritur ne shtepi dhe kur hyn brenda shtepis gjen gruan e tij duke gatuar buken me miellin e sapo ardhur nga mulliri.
I habitur pyet bashkeshorten per te gjitha keto, dhe ajo i thote; Degjova nje britme jasht shtepise dhe kur dola shikoj nje hiene duke ndjekur gomarin tone, e ai duke ikur nga ajo hyri ne stalle. Komshiu yne duke ujitur token e tij e kishte zene gjumi dhe uji kaloi ne token tone, ndersa komshiu tjeter shkoj te mar miellin e tij dhe na e solli edhe miellin tone. Hamidi ne shenje mirenjohje ngriti duart nga qielli dhe tha:
"Zoti im! Une per ty kam kryer vetem detyrimin (faljen e xhumas) ndersa Ti o Zoti im me kompensove me tre te mira!" 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Mesoni me shume ngjarje duke klikuar: Ndodhi

Ora 200 vjeçare

Nje baba i moshuar therret te birin dhe i thote: Kjo ore eshte gjyshit, te gjyshit te gjyshit tend. Eshte 200 vjeçare. Ne fillim, para se te ta jap, shko tek dyqani i orave dhe ofroja per ta shitur dhe shiko çfare çmimi te ofrojne. Djali shkoi dhe pyeti. Kur u kthye i tha babait; E kan vleruas vete 5 dollar, dhe keto vetem se ishte shume e vjeter. 
Babai i tha: Shko tek dyqani i antikuareve dhe ofroja per shitja dhe shiko se sa do ta vlersojne.
Djali shkoj dhe kur u kthye i thot babait; Ma vlersuan 5000 mije dollar. Ne rregull i thote babai, tani shko ne muze dhe ofroja atyre per shitje.
Djali shkon por kesaj here kthehet i mahnitur dhe ashtu i thote babait; Bab, drejtori i muzeut thirri nje specialist te fushes dhe ai e kishte vlersuar oren me shume prej 2 milion dollar.
Babai i thote djalit; "Biri im! Doja te te mesoja qe, ne vendin e duhur do vlersohesh siç e meriton. Mos e vendos veten ne vendin qe nuk e meriton se do merzitesh dhe nuk do te te vlersojne." 

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ibrahimi a.s. dhe kater shpendet

Si ringjallen te vdekurit?

Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur'an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s.i thote Allahut xh.sh.: "O Zoti im! Me mundeso te shikoj se si i ngjall te vdekurit ! Allahu xh.sh. tha: A nuk e beson kete? Ibrahimi i tha: Po, por doja qe zemra ime te bindet! Allahu xh.sh. i tha: Merri kater shpend prane vetes, therri e coptoi, pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, e do shikosh te vije te ty shpejt, e dije se Allahu eshte i Gjithefuqishmi, i Urti." (El Bekare; 260)
Dhe vertet Ibrahimi a.s. veproi ashtu sic Allahu xh.sh. e urdheroi. Keshtu Ibrahimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pasi i perziu ato e pastaj i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. i thirri (1) shpendet (2). Ne kete moment Ibrahimi a.s. shikoj se si copat  levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me pjeset e tjera, dhe vijuan keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimthi fluturuan per tu paraqit para profetit Ibrahim a.s. 

Pergatiti
Gezim KOPANI

____________
1. Ne fillim te therrjes Ibrahimi a.s. ka permend emrin e Allahut dhe pastaj ka vijuar me therrjen.
2. Thuhet se Ibrahimi a.s. ka zgjedhur shpend te ndryshem dhe nga kjo ai i ka thirrur me emrat e tyre.


Rendësia e fjalës dhe ndikimi i saj

Dy persona tregtar fqinje, shisnin dy gjera te ndryshme. Njeri shiste mjalt e tjetri uthull. Per çudi ai qe shiste uthull kishte shume klient qe blinin. Shitesi i mjaltit tha me vete: Ndoshta mjaltit i kam vendosur çmim te larte dhe nuk kam klient ta blej!? Me kete mendim , shitesi i mjalit ul çmimin e mjaltit aq sa e barazoj me çmimin e uthulles. Mirepo, edhe pse e beri kete, nuk iu afrua askush ti blej mjalt. I habitur me ate cfare po i ndodh, vendos te pyes shitesin e uthulles, ku dihet se shija e uthulles eshte e tharte dhe ka ere te rende, ndersa une shes mjalt dhe askush nuk vjen te me blej mjalt i thote shitesit te uthulles.
Shitesi i uthulles i thote: Vertet qe une shesh uthull, por gjuhen e kam te embel si mjalit (komunikimin) ndersa ju vertet shisni mjalt por gjuhen e keni uthull.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi

Biseda e mbretit me nje femije


Tregohet se nje mbret kishte vendos ti jap nje femije nje monedh prej floriri. Femija ne vend qe ta merrte, rrefuzoj. Ky veprim i femijes e habit mbretin, ndaj ai e pyet; Perser nuk pranon ta marresh monedhen? Eshte prej floriri! Femija i pergjigjet: Sepse me ka thene babai qe te mos merr gje nga askush, sidomos nga ata qe nuk i njeh. 
Mbreti buzeqeshi dhe i thote: Mire, por kete here thuaj babait qe ma dha mbreti!
Femija i pergjijet: Eshte e kote, nuk te besoj!
Mbreti i thote; Perse?
Femija i thote: Sepse babit tim do i duket shume pak per nje mbret dhe do te thote; Mbreterit e vertet kur japin, japin shume dhe jo nje monedhe te vetem.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Per te mesuar me shume kliko: Ndodhi

March 29, 2023

Sinqiriteti dhe genjeshtra në islam


Islami nxit njerezit qe te jene te sinqerte dhe me nijet te paster. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Innes-sadika jehdi ilel birri" d.m.th; "Vertet sinqeriteti te dergon ne te mire!" ndersa e mira te dergon ne xhennet. Ndersa genjeshtra, mashtrimi te dergon ne gjynah, dhe gjynahu te dergon ne zjarr. Gjate kohes qe nje person eshte duke genjyer ai tek Allahu xh.sh. eshte i regjistruar si genjeshtar." (Buhari)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Efdalul ameli , enijetus-sadikatu" d.m.th; "Puna me e mire eshte ajo pune e cila kryhet me qellim te mire dhe te sinqerte." (Hakimi)
Ndersa ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. do pronoj vetem ato vepra te cilat jane bere me sinqeritet dhe per te fituar dashurin e Allahut." (Ebi Emame)
Po ashtu per genjeshtren profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ruhuni genjeshtres, sepse genjeshtra eshte kontrast i imanit-islamit." (Ahmedi)
Profeti Muhammed a.s. thote: "Ai i cili sinqerisht pendohet dhe largohet prej gjynaheve, eshte sikur te mos i kishte bere ato. Por ai qe kerkon falje prej Allahut per gjynahet e bera dhe serisht vazhdon si me pare, i ngjan atij qe luan me Zotin e vet." (Bejhakiu) 
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njeriu i sinqert i Allahut, edhe kur gabon, i kujtohet gabimi qe ka bere dhe merzitet. Kur Allahu xh.sh. e shikon te merzitur per shkak te gjynahut qe ka bere, vendos tia fal gjynahun para se ai te vendos te pendohet me namaze dhe agjerim." (Ebu Hurejre)

Pergatiti
Gezim KOPANI


March 28, 2023

Prija e ujit


Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nese njerezit do ta dinin se cfare demi i shkakton lukthit pirja e ujit ne kembe, menjehere do ta vjellnin gjithe ujin e pire." (Abdurrezak) Megjithate ka pas raste qe profeti Muhammed a.s. ka pi uje ne kemb, por kjo rradh here, synet eshte te pihet ulur.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur te pini uje, pini me gellenka te lehta e jo me gellenka te medha, sepse pirja e tille shkakton semundjen e melçise." 


Mesoni me shume rreth shendetit duke klikuar: Shëndeti

Pergatiti
Gezim KOPANI

Nuk prishet agjërimi nëse ?



Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kushdo qe ha ose pi nga harresa, le te vazhdoj agjerimin, pasi Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhene kete atij.
Ibn Abasi r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu nuk do ti kerkoj llogari asnjerit per dicka te bere gabimisht, te bere nga harresa apo nga detyrimi." (Ibn Maxhe)

Pergatiti 
Gezim KOPANI 

March 24, 2023

Çfarë duhet të bëj ai/ajo që nuk mund të agjërojë?

Para se ti pergjigjemi pyetjes , duhet te rikujtojmeve fjalen e Allahut xh.sh. qe thote:  "O ju qe besuat! Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. Jeni te obliguar (te agjeroni) ne dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite. Dhe ata qe i rendon ai (agjerimi) e nuk mund te agjeroje, jante te obliguar per kompenzim, ushqim (ditor), i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju.(El Bekare ; 183-184)

Sipas rregullave te islamit ata qe lirohen nga agjerimi por qe duhet bere kompensim apo kaza jane:

1. I semuriKur nje person ka semundje e cila rendohet nese agjeron. Pas sherimit personi eshte i obliguar qe te zevendesoj ditet e pa agjeruara.

2. Udhetari. Pra ai lloj udhetimi qe eshte i mundinshem , jo komod dhe i gjate. Disa dijetar kan thene se: per tu quajtur "udhetar" duhet te kish kaluar 90 km, dhe vendi ku do shkoj do qendroj me pak se 15 dite. Kuptohet se Allahu xh.sh. udhetarin e ka lehtesu pasi agjerimi eshte miresi dhe jo ndeshkim apo vutje. Pas udhetimit personi eshte i obliguar qe te zevendsoj ditet e pa agjeruara. Ne suren el Bekare Allahu xh.sh. thote: "kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite."

3. Te permuajshmet e grave dhe lehonia. Gjate kesaj kohe grate nuk mund te agjerojne, apo te falin namazin. Aishja ra.a. ka thene: "Kur grate e familjes se Profetit a.s. ishin me zakone (te permuajshmet) apo lehon, Profeti Muhammed a.s. na urdheronte te mos agjeronim e te mos falnim namazin, pas pastrimit prej tyre, na udheronte ta banim kaza vetem agjerimin ndersa namazin jo." (Buhari, Muslim)

4. Gruaja shtatzene dhe ajo qe ushqen femijen per gjiri. Te tilla , ditet e pa agjeruara duhet ti zevendesojne me vone ku nuk jane ne kete gjendje.

5. Te moshuarit (pleqt). Te moshuarit qe nuk mund ta perballojne agjerimin jane te liruar te mos agjerojne por ata duhet te binden qe nuk mund te agjerojne duke bere prove tre ditet e para. Disa thone se : Duhet qe ditet e para te fillojne te agjerojne, pasi te binden se nuk mund te agjerojne atehere nuk mban agjerim por pasi te jene te qarte qe nuk mund te agjerojne pasi agjerimi ka qelluar pershembull ne vere, atehere ai mund ta agjerojne kaze ne dimer. Nese nuk e mbajne dot as ne dimer atehere ai duhet te ushqeje me ushqim ditore nje te varfer, kuptohet per dy vakte. Nese eshte i varfer dhe nuk ka mundesi kompenzimi atehere lirohet nga ky detyrim. 

6. Ne rast lufte. Kur ushtari eshte ne lufte dhe agjerimi e dobson mundesin e mbrotjes se vetes apo te luftes, atehere ai nuk agjeron. Ditet e pa agjeruara duhet ti plotesoje me vone kaza.

7. Ata qe kryejne pune te rende. Personat e till duhet qe ne fillim te bejne prove agjerimin e nese nuk e mbajne dot atehere ai nuk agjeron. Kush mund te jet ajo po, psh p.sh miniere. Ditet e paagjeruara i zevendeson gjate diteve te pushim. Gjate kohes qe eshte duke zevendesuar ditet e pa nderprerura nuk eshte kush qe zevendesimi te jete me dite te pa nderprera. 

8. Ne rast reziku apo veshtirsie. Kur kercenohet me jete, apo demtime (lendime) trupore mund ta nderpres agjerimin.

9. Uri apo etje e tejskajshme. Kjo mund te jete ne rastet e ndonje vape te madhe, apo kur friksohet se agjerimi mund ti shkaktoje deme, atehere mund ta prish agjerimin. Diten e pa agjeruar e zevendeson.

Çfare eshte kompensimi apo agjerimi kaza?

Agjerimi kaza quhet zevendesimi i diteve te paagjeruara. Agjerimi kaza mund te kryhet pas muajit te ramazanit me perjashtim te disa diteve ku agjerimi eshte i ndaluar (tahrimen)  psh; Nje person ka nje dite te pa agjeruar, dhe kete dite e vendos ta bej kaza diten e xhuma. Kjo nuk ben pasi Muhammedi a.s. thote: "Mos caktoni vetem diten e xhuma per agjerim. " (Muslimi) Po ashtu nuk agjerohet ne ditet e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajrami pasi Muhammedi a.s. thote: "Dita e arafatit, dita e kurban Bajramit dhe dita e dyte, trete dhe e kater e Kuban Bajramit quhet dite ejamu teshrik dite feste."(Buhari)

Marrim shembull udhetarin dhe te meshuarit.

Pasi udhetari te kete perfunduar udhetimin ai duhet te kompensoj, te agjeroj diten qe nuk e ka agjeruar.

I moshuari i cili pasi e ka bere prove agjerimin dhe eshte siguruar qe nuk mund ta mbaj agjerimin dhe pasi e ka bere nijet agjerimin kaza gjate kohes se dimrit ku dita eshte me e shkurte dhe perseri nuk mund te agjeroj atehere ai jep "Fidjen" ushqim (te holla) te varferve apo nevojtareve. Kjo behet per cdo dite (pra aq dite qe nuk ka agjeruar). Ky ushqim apo te holla ne fene islame quhet fidje. Fidja duhet te jete ne sasin e ushqimit te vaktit per nevojtarin. Disa thone ushqimi i nje vakti e disa thone i dy vakteve.

Ai qe jasht shkaqeve islame qellimisht prish agjerimin atehere personi ne fjale obligohet me agjerimin Kefaret.

Çfare eshte agjerimi kefaret?

Ai qe e prish agjerimin e tij nje dite (ha dhe pi) me qellim apo kryen mardhenie seksuale inponohet (ndeshkohet) me kefaret. Qe do te thote: Duhet te agjeroje dy muaj pa nderprerje. Ky agjerim (kefaret) behet pas muajit ramazan. Pra sic shikohet agjerimi i kefaretit zgjate dy muaj henor, pra afersisht 60 dite. Pervec 60 diteve i shtohet edhe nje dite agjerimi , e cila eshte pikerisht dita qe persona ka prishur qellimisht.

Shenim: Ky eshte nje shpjegim i shkurter.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Takim me femijet , Puke , Fushe Arrez dhe Qerret

Ne prag te muajit ramazan, zhvilluam nje manifestim me femijet ne qytetin e Pukes, fshatin Qerret etj. Ne kete kuader zhvilluam disa biseda rreth muajit ramazan dhe ne fund per femijet shperndam disa dhurata.







Ceremoni Jubilare me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke

Me date 18 mars 2023, u zhvillua ne qytetin e Pukes ceremonia jubilare me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke 

_________
1. Aktivitet i bulikuar edhe ne gazeten Udha Islame , faqe 15, nr.03, mars 2023, organ i Myftinise Puke. Faq


March 19, 2023

Pritje vëllazërore të Myftive; Shkodër, Prizren, Gjakovë dhe mysafirve të tjerë nga Prishtina dhe Tetova

Kenaqesi e veçante te prisja sot ne Puke Myftiun e Shkodres Muhamed Sytari, Anetarin e Kryesise se BIK njeherazi Kryetar i KBI Gjakove Dr.Valon Myrta , kryetarin e KBI Prizren Besim Berisha, Drejtorin e Fondacionit Miresia Korab Kaja si dhe mysafiret e nderuar nga Tetova Xhemal Behxhetin dhe Amir Huseini .

Kata vizita zhvillohet ne kuader te 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke si dhe ne kuader te aktiviteteve ne prag te muajit te bekuar te ramazanit.

Gezim KOPANI 

Puke, me 18 mars 2023      







March 12, 2023

Të jesh modest dhe i bindur ndaj Allahut xh.sh.

Nje sundues i padrejte, ndersa i fliste popullit te tij i ulet ne fytyre nje miz. Pasi e tremb, ajo i ulet perseri. Sunduesi u perpoq disa here ta mbys, por nuk ia doli , andaj u zemerua shume. Ne keto kushte therret Duhakun, nje nga dijetaret, te cilit i thote: 
-Perse eshte krijuar kjo mize, e cila te shqeteson? C'dobi kemi nga miza?
Dijetari i pergjigjet;
-Ajo eshte krijuar nga Allahu per te na kujtuar se sa te pafuqishem jemi , qoft ky edhe nje sundimtar. I nderuar mbret! Ju sundoni njerezit mirepo a nuk e shikoni se nuk keni fuqi te sundoni qoft dhe nje mize? E cila te qendron ne fytyre dhe pse tentove disa here ta mbysje? Kur ajo te ulet ne fytyr te thote: -Ti nuk je askushi. Ti po sundon boten, mirepo nuk me mposht dot mua! Nese Allahu xh.sh. deshiron, Ai ta merr jeten, siç ia mori jeten Nemrudin nga nje miz e vogel. Ndaj ai qe eshte njeri, i beson Allahut dhe ka frike nga ndeshkimi i Allahut. I zgjuari i bindet Allahut dhe ben ato qe Ai ka urdheruar. Ka qe bejn pune te mira, por tek Allahu punet vlersohet sipas nijetit. Nese punet e mira i ben per hir te Allahut je ne rrugen e drejte, nese i ben per tu dukur para njerezve, je ne rrugen e gabuar. Sado i lart te jesh ne pozit , mos u bej mendjemadh e te harrosh Allahun, e te besh padrejtesi. Kujtoje veten kur ishe thjesht nje pik uji, e pastaj erdhe ne kete bote, jetove, por mos harro se do kthehesh ne toke. Jeta nuk eshte veç te hash, te pish, te defrehesh por ajo te eshte dhene qe ta njohesh dhe ti bindesh Allahut! Ndaj njeriu cdo here duhet ta kujtoj vdekjen dhe te bej ato pune qe Allahu ka urdheruar! Kjo pra eshte jeta e kesaj bote. Syt qe nuk ngopen, do te mbushen me nje grusht dhe. Ata njerez qe dynjaja nuk i ben per vete, Allahu do ti bej banor te xhennetit. Nje i urte ka thene:
"Bota e argetimeve eshte e ndertuar mbi kater gjera
Une te ha dhe ti mos te hash. Une jam i mire dhe ti je i keq."
Prandaj mos harro lindjen tende! Ti je i dobet dhe je nevojtar! Mos harro se je i perkohshem, dhe ke nevoje per miresite e krijuesit te Gjithesise Allahut xh.sh. Andaj nje i urte ka thene:  "Men arafe nefsehu fe kad Arafe Rabbehu" d.m.th; "Kush e njeh veten te dobet, padyshim ai ka njohur Allahun xh.sh."


Gezim KOPANI 

Vlersimi i KMSH-se me rastin e 100 Vjetorit të Themelimit të tij

Tirane, me 09 mars 2023

Me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise , pata nderin qe me date 09 mars 2023 te vlersohesha nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise me medalion dhe çertifiate mirenjohje me motiviacion: "Per kontributin dhe angazhimin e vazhdueshem ne mbarvatjen e jetes fetare te komunitetit te besimtareve mysliman , si dhe rolin e tij ne sherbim te shoqerise dhe vendit si myfti i Komunitetit Mysliman te Shqiperise ne Puke." Tirane, me 09 mars 2023







March 08, 2023

Vizitë në Këshillin e Bashkesise Islame të Prizrenit

Me date 07 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetor te Myftinise Puke zhvillova nje vizite ne Keshillin e Bashkesise Islame te Prizrenit ku u prita nga Kryetari Besim ef. Berisha.
Vizita u zhvillua ne kuader te 100 Vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke dhe ne perkujtim te te pareve tane te cilet ne kushte te veshtira dhane kontribut te jashtzakonshem ne thirrjen islame.
Falenderim dhe mirenjohje te veçante i percolla kryetarit te KBI Prizren Besim ef Beria per kontributin dhe mbeshtetjen qe KBI Prizren ka dhene per Myftinine e Pukes. 

Gezim KOPANI 




Mesazh urimi me rastin e 8 marsit

Me rastin e 8 marsit , dites Nderkombetare te Gruas uroj te gjithe nenat dhe grate kundo ndodhen te kene shendet dhe cdo te mire ne jete! Ngjarjet e fudnit ku u vran disa gra tregoi edhe nje here se shoqeria jone ka nevoje urjente ti kthehen vlerave familjare dhe mbi te gjitha besimin ne Allahun xh.sh. 
Islami e vlerson nenet si çelsin e me te cilin fitohet xhenneti. Ndaj grat nepermjet islamit gjejne ngrohtesi, rrespekt, personalitet dhe te drejta te barabarta mes gjinive. Ne kete kuader sjell ne kujdes fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: "E kemi urdheruar njeriun te sillet mire ndaj prinderve te tij, sepse nena e tij e mbajti me mund pas mundi (ne bark) dhe pas dy viteve ia ndau gjirin..." (Llukman; 14)
Dhe nje here urime 8 marsin !

Gezim KOPANI 


Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës

Me date; 07 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetor te Myftinise Puke zhvilluam nje vizte ne Bashkesin Islame te Gjakoves ku u pritem nga Kryetari Dr. Valon Myrta

Kjo vizite u zhvillua ne kuader te 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke dhe ne perkujtim te te pareve tane te cilet parvarsisht veshtirsive dhane kontribut te jashtzakonshem ne thirrjen e islamit. Falenderim dhe mirenjohje te veçante i percolla kryetari te BI Gjakove Dr. Valon Myrtes per kontributin qe hoxhallaret e Gjakovare dhe jo vetem dhene per thirrjen islame ne rrethin e Pukes.
Pas takimit sebashku me kryetarin e BK Gjakove vizituam xhamin e Hadum Ages e cila gezon statusin e Mbrojtur te Trashegimnise Kulturore te Republikes se Kosoves. 

Gezim KOPANI 


Per te mesuar me shume mbi historin e xhamise se Hadum Ages kliko linkun: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/06/historia-e-xhamise-se-hadumit-gjakove.html






March 02, 2023

Vizitë në Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkodër

Me date 01 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetor te Myftinise Puke zhvilluam nje vizite ne Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder ku u pritem nga drejtori prof. Kujtim Dervishi dhe kordinatori Fehmi Dushku . Prej vitesh me kete medrese Myftinia Puke ka bashkepunime ne fushen e arsimit, por edhe ne aktivitete te shumta fetaro kulturore qe sebashku kemi realizuar ne Puke etj. Prej vitesh kjo medrese mban titullin: "Urdheri Naim Frasheri i Arte" 
Shkoder me; 01 mars 2023

Gezim KOPANI





Vizitë vëllazërorë në Myftininë e Shkodrës

Me date 01 mars 2023 sebashku me disa bashkepunetore te Myftinise Puke zhvilluam nje vizite vellazerore ne Myftinin e Shkodres ku u pritem nga Myftiu Muhamd Sytari dhe bashkepunetoret e tij. Kjo vizite u zhvillua ne kuader te bashkepunimit me Myftinine e Shkodres dhe ne shenje mirenjohje per te paret tane te cilet dhane kontribut te jashzakonshem siç eshte Myftiu i nderuar H.Hafiz Xhemal Naipi i cili ne vitin 1923 ka perfaqesuar Myftinine e Pukes ne kongresin e pare te Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. 
Shkoder me; 01 mars 2023

Gezim KOPANI