Xhamia e Hadum Ages - Gjakovë |
Xhamia e Hadum Ages u ndertuar nga Sulejman Efendi Hadum Aga.(1) Sipas te dhenave Sulejman Aga blen nje siperfaqe toke nga Jak Vula (2) i cili pasi u bind vendosi kusht qe vendit ti vendoset emri i tij. Sulejman Hadum Aga pranon duke e quajtur Jakov nga ku rrjedh emri i qytetit Jakova me pas Gjakovë.(3) Ndertimi i xhamise filloj ne vitin 1592 dhe perfundoj ne vitin 1595 (1001 hixhri). Ne vitin 1582 Gjakova ishte fshat ku thuhet se kishte rreth 68 familje nga te cilet 13 te besimit mysliman. Me ndertimin e xhamise u shenua hedhja e themeleve te qytetit te ardhshem te Gjakoves. I gjithe objekti i xhamise se Hadumit eshte e bukur, kjo fal arkitektures dhe zbukurimeve te shumta murale (Pikturat e murit dhe peizazhet e stilizuara u shfrytezuan per te dekoruar brendesin me motive arkitetkturore (qe perfaqesojne kullat vendore), drunje selvie, peizazhe natyrore, arnamente florale dhe figura gjeometrike dhe pjese me mbishkrime nga Kur'ani). Bukuri te veçate ka dhe Minarja e cila ka nje sherefe (ballkon). Po ashtu i bukur eshte dhe Hajati,kjo sipasoj e tre kupolave dhe te shtyllave te dekoruara. Dera hyrse e xhamise e cila po ashtu eshte e zbukuruar. Ne pjesen qendrore ndodhet kupola e madhe . Ashtu sikurse hajati edhe brendesia e xhamis ne teresin e saj eshte e zbukuar. Zbukurim mjaft te kendeshme ka Mimberi (4) i ndertuar prej druri. Mjaft i bukur eshte dhe Mihrabi i xhamis si dhe gjithe siperfaqja tjeter e murit eshte zbukuruar mjaft bukur.
Perveç xhamis se Hadumit ngjitur me te u ndertua bibloteka, dhe perball saj u ndertua Mejtepi.(5) Xhamia e Hadumi rrethohet nga 39 dyqane ku vlen te permendet hani i vjeter i quajtur Hani i Haraçise (6) i cili dhe sot vijon te eksistoj etj.
Zhvillimi si qytet mori hov te madh fal zejtareve te ndryshem te cilet u vendosen rreth xhamise se Hadumit.
Nder vendet me te vjetra ne qytetin e Gjakoves perveç kompleksit te Xhamise se Hadumit eshte lagjia me e vjeter e quajtur Mahalla e Hadumit, Çarshia e madhe (Çarshia e vjeter). Kjo çarshi u zhvillua shume duke arritur numer te madhe zejateresh dhe artizanesh te cilet u ben esnaf te njohur ne zone dhe me gjere.
Nga vizita qe beri ne vitin 1663 Evlija Çelebi ne Gjakove shkruan: "Gjakova 2000 shtepi, disa Mejtepe, dy xhami kryesore, hane te mbuluara me plumb, hamamin e bukur si dhe 300 dyqane."
Me vendim nr.116 te dates; 09.10.2015 Xhamia e Hadumit eshte perfshire ne listen e "Trashegimise Kulturore te Mbrojtur."
1. Te dhenat thone se Sulejman Efendi Hadum Aga ishte imam (hoxhe). Nga deshira e madhe beri qe ai te ndertonte me donacionet e tija personale xhamin e Hadumit dhe jo vetem.
2. Thuhet se Jak Vula ka qene tregtar i njohur dhe nder banoret e pare te Gjakoves.
3. Gjakova eshte banuar qe ne kohen antike. Eshte vendbanim Ilir. Ne fillimet e saj Gjakove ishte fshat por me ndertimin e xhamise vendi mori zhvillim duke hedh keshtu themelet e qytetit te ardhshem te Gjakoves. Ne vitin 1838 Gjakove kishte nje numer banoresh qe shkonte deri ne 20.000 mije.
4. Mimberi eshte i ndertuar nga druri i bungut dhe i geshtenjes, kjo per shkak te jetegjatesis se madhe qe ka si drure.
6. Hani i Haraçise eshte nje nder objekt e vjetra te Gjakoves. Ai eshte i permendur per vjetersin e tij. Hani eshte perdor si bujtin. Qe ne krye te heres ne te mund te pushojne 100 mysafir. Hani ka veçori te tij ndertimin i cili ka nje hajat mjaft te bukur i ndertuar prej drurit te bungut. Tavani eshte i zbukuruar me drure gdhendur.
Brendesia e xhamise Hadum Ages - Gjakove |
Xhamia e Hadum Ages - Gjakove |
Tek porta hyrse e Hanit te Haraqise -Gjakove |