Monday, March 11, 2013

Puka , qyteti që vuante mungesen e xhamisë

Imam Adem ef. Ademi 

Qyteti që vuante mungesen e xhamisë
 (Një deshmi e veçantë për historin e besimit islam në Pukë nga imam H.Adem ef. Ademi)

Pas përfundimit të studimeve , u riktheva në Pukë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pranoi propozimin e Myftinisë Pukë për të më emëruar në shtator të vitit 2004 Gëzim Kopanin imam të xhamisë së qytetit Pukë. Ndërsa në janar të vitit 2005 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më emron Myfti të rrethit Pukë, detyrë të cilen ende e vazhdoj. 
Ndër objektivat që i kisha vëndosur vetës si Myfti, ishte grumbullimi, ruajtja dhe përcjelljen e trashëgimisë fetare islame dhe historike në rrethin e Pukës. Ndër më të rëndësishmet ishin evidentimi dhe dokumentimi i pronave vakuf të xhamive, mbledhjen e materialeve arkivore, si dhe grumbullimin e kujtesës historike mbi kontributin e Myftive, hoxhallarëve , muezinave dhe jo vetem që kanë shërbyer ndër vite në rrethin e Pukës.
Për realizimin e këtyre objektivave u deshen disa vite punë, kërkime dhe dokumentime. Me kalimin e kohës, nisa të grumbulloj materiale me vlera ku u krijuan: dosje mbi pronat vakuf të Myftinisë së rrethit Pukë, dokumente dhe shkrime mbi historinë e besimit islam në Pukë duke filluar nga shek.XVI (1500) e në vazhdim, si dhe të dhëna e profile mbi jeten dhe veprimtarin e Myftive , hoxhallarëve , muezinave të ndryshëm. Në ketë përpjekje për të ruajtur kujtesen historike, një vend të veçantë ndër shumë të tjerë zë edhe figura e imamit nga Podujeve e Kosovës H.Adem ef. Ademi. 
Kontributi i tij në Pukë dëshmohet jo vetem në materialet (arkiv, foto) të ruajtura në Myftinin e Pukës, por edhe në kujtimet e shumë besimtareve mysliman të qytetit Pukë dhe të vetë familjes së hoxhës.
Për një kohë të gjatë isha përpjekur të kisha kontakte me të, por nuk ia arrita, derisa, në vitin 2013, mora një email nga vetë imami i nderuar H.Adem Ademi.
Vite më parë , në blogun tim përsonal , ndër të tjera , kisha shkruar diçka mbi kontributin e tij në Pukë. Më sa duket, ai shkrim kishte rënë në duart e tij dhe pasi e kishte lexuar , në emailin qe kisha lënë në blog për kontakt, ai me shkruan. Kështu nisen komunikimet tona përmes emailit dhe me pas takime dhe biseda të ndryshme mbi kujtimet , përvojen dhe përiudhen e shërbimit të tij në Pukë. 
Kjo ishte një mundësi e veçantë për dëgjuar drejpërdrejt nga një prej atyre figurave që kishin lenë gjurmë në jeten fetare dhe sociale në komunitetin pukjan. 
Në vijim po publikoj një pjesë nga kujtimet dhe përvojen e imam Adem Ademi si një dëshmi dhe kontribut për dokumentimin e historisë së institucionit të Myftinisë së rrethit Pukë dhe imamëve të saj.

Bisede me Imam Mr.sc z.Adem Ademi          

I nderuar imam, përpara se të flasim mbi sherbimin tuaj në rrethin e Pukës më tregoni diçka mbi familjen dhe jeten tuaj.

Në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, përball sheshit “Bill Klinton” në soliterin 17 katësh në katin e 6-të,hyrja e katërt, në lagjen e mirënjohur Lakrishtë, banon imam Adem Ademi sëbashku me familjen gjashtë anëtarëshe. Rrjedhim nga një familje me tradit të gjatë të besimit islam si në vijen vertikale po ashtu edhe në atë horizontale, po ashtu vazhdon traditen familjare të arsimimit në drejtimin islam brez pas brezi dhe kontributin e gjithanshëm në zhvillimin dhe shtrirjen e besimit islam. Babai i im haxhi Fazliu po ashtu ka qenë nxënës i Medreses së Gjakovës dhe kishte ndjek  kurse të mësim besimit në moshën rinore të asaj kohe. Haxhi Fazliu kishte pasion të madh leximin e Kur’anit , madje për çdo ditë në mëngjes e mbramje e kur kishte koh edhe pas ҫdo namazi. Rast i rrallë është të dal baba në rruge ose në punë e të mos i lexojë sëpaku katër faqe Kur’an.
Ligjërimin e temave islame, sqarimin e problemeve e bënte pa prites. Po ashtu posedonte një zë shumë të bukur dhe të lartë. Një rast në vendin e punës në Beogradë në kohen e namazit, Fazliu kishte thirrur Ezanin zëshëm në prani të punëtorëve Shqiptar, Boshnjak, Serb e të tjerë , një serb kishte menduar se po këndon ndonjë këng, kishte thanë: “Për ҫdo lavdat, sa mir po këndojka dhe paska zë të bukur Fazliu.” Fazliu kishte krijuar një biblotek personale solide në gjuhën shqipe, serbokroate, turke dhe arabe. Babi i Fazliut, Miftari pasi e kishte pyetur Fazliun se a do kishe dëshir të shkosh në Mejtep (shkoll fetare)!? Fazliu i’u kishte përgjigjur: “vetëm a më dërgon ti babë, se unë menjëher shkoi në mejtep.” Miftari si pasoj e gezimit qe mori nga pergjigjia e te birit, nxjerr portofolin dhe i thot: “merr sa të duash nga të hollat.” Miftari kishte pasuri të mjaftueshme për atë kohë. Gjithnjë hoxhollarët e rrethit të Podujevës ishin mbledhur për tubime e për qef në oden e Miftarit. Oda e tij kishte qenë gjithnjë vend tubim për musafir e miq. Miftari njihej në rrethin e Podujevës si; bujku dhe pasaniku i kohës dhe sot trasmetohet nga goja e gjeneratave të vjetra per përkushtimin e madhë të Miftarit si puntor i cili punonte me nder e mundin e djersës.
Haxhi Fazliu kishte arrit ti shkolloi të katër djemtë e tij në të gjitha nivelet arsimore dhë në profile të ndryshme universitare. Fazliu nga katër djem që kishte si Ibishin, Miftarin, Ademin dhe Sabriun, ai i kishte vene qellim vetes që për njërin nga katër djemtë e tij të investoi dhe ta pergatis argat të dinit islam, duke u mbështetur në hadithin e Pejngamerit a.s që thotë: “Kur të vdes njeriu, i ndërpriten veprat e tij përveç tre vepra: Sadakaja e vazhdueshme, dituria me të cilën shërbehen njerzit dhe fëmija i mire i cili ban dua për të”.
Këtë fat të mir dhe plotësimin e dëshirës së madhe prindërore i kishte ra djalit të tretë Ademit i cili kishte treguar shenja të një besimtari duke praktikuar detyrat islame qysh nga vegjëlia dhe përkushtimi për të shtuar njohurit fetare. Edhe pse në një koh të vështir të sistemit sllavokomunist në Jugosllavi, Ademi kishte shkuar në kursin e besimit islam tek hoxha i fshatit që vijonin herë pas herë grupe të fëmijëve të fshatit Bradashë. Pyetjes se kur keni hedh hapat e pare te mesimit Islam Ademi thotë: “Hapat e parë mësimin e besimit i kam marrë tek Hoxha i fshatit i cili kur kishim pushimet verore na mësonte njëkoh të caktuar nga libri i Ilmihalit i cili atëher ishte i vetmi libër që qarkullonte në gjuhën shqipe. Ishim një grup të rinjësh që vijonim kursin por nuk më kujtohet se ka pas ndonjë vajzë të fashatit në kursë. Por më duhet të pranoi edhe realitetin e asaj kohe se prindi im ka bër qmos që të na mësoi gjërat elementare të besimit islam. Sidomos gjatë pushimeve dimrore na i shkruante  në fletore mësimet që duhej mësuar. Nuk mungonin as shpërblimet nga babai jonë kur vinte nga puna e tij në Beograd, për mësimet fetare që i mësonim”.
 Ademi si nxënës i shkollës fillore në gjeneratën e tij kishte qenë nxënësi më i dalluar në klasë me të gjitha notat pesë. Po ashtu Ademi është në listën e nxënësave shembullor të shumë gjeneratave që kanë dale nga kjo shkolla fillore e fshatit Bradashë. Suksesi i shkëlqyeshëm figuron edhe tek librezat e tre vllazërve dhe tek dy motrat e Ademit.
Adem Ademi si nxënës i shkelqyeshëm në shkollën fillore kishte marr pjesë në garat e ndryshme komunale “mësim, mësim dhe vëtëm mësim” duke përfaqësuar shkollën e tij. Po ashtu ka qenë aktivistë në të gjitha grupet e shkollës që kanë marrë pjesë në aktivitetet e lira  arsimore, kulturore dhe sportive.

Cila ka qene jeta juaj si nxënës?

Si nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore kam marr pjesë në gara komunale të historianëve dhe gara nga ndihma e parë. Atëhere nuk na janë komunikuar rezultatet nga garat, më vonë kemi marr informacion se dhuratat dhe vendet e para i kanë mrr femijët politk ndërsa ma vonë ata nxënës fitues janë graduar në pozicione kyqe të Lidhjes së Ribis Socialiste te Komunes së Podujevës. Kurse qysh nga klasa e shtatë kam marr pjesë ne grupe e recitor, grupin e dramave dhe skeqet e realizuara në programe manifestive të shkolls.

Me sa di, pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare kemi vazhduar studimet në Medresenë e Prishtinës (Alaudin), çfarë mund të më tregoni ? 

Pas përfundimit të shkollës vëndosa të plotësoj dëshiren e prindërve që të vijoj mësimet në shkollën e mesme Medresenë “Alauddinë” në Prishtinë, duke vazhduar kështu traditen e arsimit fetarë në një konkurencë të fort të asaj gjenerate ku, kusht kryesor ishte suksesi i shkelqyeshëm dhe ishte hapur vetëm një paralele me 25 nxanës. Atëherë në Medresen e mesme “Alauddin” të Prishtinës vijonin mësimet nxanësit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sangjaku. Në atë kohë Medresja e Prishtinës ishte e vetmja shkoll fetare në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të shkollës fillore, babai më kërkoi dëftesat e notave, pasi i vështroi të gjitha notate me pesa më tha: "Po dashe me pas përspektiv, nder e rrespekt në kët bot dhe botën tjetër unë te propozoj që të studiosh në shkollën e mesme të Medreses në Prishtinës. Do të kesh përkrahjen time maksimale për te ndjekur studimet e larta edhe në ndonjë fakultet." Ishte ofert dhe rast që nuk e kisha planifikue realisht dhe nuk mund ta refuzoja, por isha fatlum, prindi si prind gjithnjë mendon dhe planifikon në dobi të evladit. Sot një rastë të till u’a kam dhanë dy fëmijëve të mi të cilët vazhdojnë shkolimin e mesëm në Medresen “Alauddin”, gjithnjë duke u bazuar në hadithin e Profeti a.s që thotë: “Edukoni fëmijët tuaj me këto tri cilësi: "Ta duan Pejngamerin, të duan familjen e tij dhe ta mësojnë Kur’anin.” Pa dyshim edhe vazhdimin e dëshirës dhe traditën e babës Fazli dhe gjyshit Miftar, zoti i mshiroftë.

Ademi kishte pasur fatin që gjatë kohës së shkollimit në Medrese të mësonte tek profesorët e kohës siç ishin: Mulla Sherif Ahmeti figure e shquar në trojet Shqiptare si imam, ligjërues dhe përkthyes i Kur’anit, M. Sadri Presreshi, imam, myderiz dhe ish pjestar i forces politike ushtarake të Nacional Demokrates Shqiptare të 1945 ,M. Bajrush Ahmeti, Tefik Gashi, Qazim Qazimi që kishin studijuar në Irak dhe profesorët të tjerë shkencor që ligjëronin në atë kohë.

Pas përfundimit të Medresës në vitin 1985, detyrimisht shkon në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, gjatë vitit akademik 1986 – 1987 u regjistrua në fakultetin filologjik degën e Orientalistikës. Imam Ademi në vitin 1990, kishte kryer të gjitha vitet dhe provimet dhe kishte qenë student me bursë të regullt nga komuna e Podujevës.

Foto e bërë në Pukë

Ndër të tjera vazhdimisht keni veçuar dhunen e okupatorit, Jugoslavis mbi Kosoven. Çfarë mund të më tregoni? 

Çrregullimet politike të viteve 1990, kur pushtuesi Serb kishte marr me dhunë të gjitha institucionet e Kosovës, paknaqësit e popullit të Kosovës ishin të mëdha dhe ato artikuloheshin më së shumti nga masa studentore, për ҫdo ditë në qytetet e ndryshme të Kosovës  në veçanti në qytetin Universitar të Kosovë në Prishtinë. Më 21 janar 1990 nga demostratat studentore të Prishtinës më burgosen mua dhe një numër të madh studentësh, punëtorë dhe qytetarë.
Pas ukupimit të institucioneve politike dhe shoqërore të Kosovës nga pushtuesi Serb mbylli konviktet studentore dhe filloi ti degradoi të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës.
Rrahjet, burgosjet, papunësia ishin bërë barrë e rëndë për popullin Shqiptarë e në veçanti për rininë.

Si ndodhi që erdhët për sherbim fetarë në Shqipëri për më tepër në Pukë?

Shumica e të rinjëve filluan të largoheshin nga Kosova për në vendet e ndryshme perendimore si në Gjermani, Zvicër, Francë, Suedi, Danimarkë  e vende të tjera.
Gjatë viteve 90-të kishte filluar edhe demokracia në shtetin Shqiptar të izoluar shumë vite nga sistemi komunist, ku kishte pas degradim dhe dhunë të madhe edhe komuniteti fetar nga regjimi e në veçanti besimtarët muslimanë. Në fakt Shqipëria gjatë periudhës moniste kishte qenë një moll e ndaluar për ne Kosovarët.
Në revisten informative kulturore fetare “Dituria Islame” të Bashkësisë Islame të Kosovës ishte botuar një konkurs për një numër imamësh nga trevat Shqiptare të ish jugosllavis për të ndihmuar në hapjen dhe zhvillimin e besimit islam në shqipëri. Në këtë koha isha i punusar ne Bashksin Islam të Podujevës dhe pa një e dy, vëndosa të lë vendin e punës dhe të nisem për në Shqipëri . Ky ishte një ndjesi që vinta nga ajeti i Kur'anit që thotë: “Ndihmojeni njeri-tjetërin në mirësi dhe devotshmëri ...”
Në dhjetor të vitit 1992 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë në cilsin e përforcimeve të kuadrove arsimore dhe fetare përpos meje, kishin mbërritur edhe një numër studentësh nga universitetet e tokave arabe e në veçanti studentët nga Medinja. Ndër të cilët ishin: Ramiz Zekaj, Muhamet Jusufi, Sulejman Qerkezi, në qyetin e Kavajës Muhamet Hoxha, në Vlorë Iljas Sekiraqa e Zeqir Humolli, në Gjirokastër Zejnullahi nga Tetova, në Shkodër Mujedin Ahmeti, në Pogradec Ajni Sinani e shumë imam të tjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Si ndodhi që ju të shkonit në rrethin e Pukës ?

Kjo ndodhi si pasoj e një vendimi të kryetarit të ndjer të Komunitetit Musliman Shqiptar , H. Sabri Koҫi i cili më vendosi imam në rrethin e Pukës në bashkëpunim me organizatën islamike nga Xhida dhe “IIRO”.
Qyeti i Pukës edhe pse kishte një klim të egër dhe një ndër rrethet me klim shumë të ftohtë dhe të gjatë, nuk ishte penges për tu vëndosur dhe zhvilluar misionin tim fetarë. Por, Puka kishte edhe disa karakteristika të vyera fisnike dhe atdhetare. Siç njihet në traditen shekullore tek shqiptarët, malësor mikëpritës , buk dhanës dhe rrespektues që më krijuan një ambient të ngrohtë për të vazhduar shërbimin tim. 
Në fakt ndryshe nga shokët unë vëndasa  të shërbej në Pukë Shqipëria.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët e mijë , unë isha në kushte jo të lehta, pasi Shqipëria vinte nga një regjim mizor, ku përveç mos pasjes së lirisë edhe varfëria që rënduar shumë , për më tepër në veriun e Shqipëris. “Më duhet të pranoj duam apo nuk duam jeta ekonomike dhe politike në Shqipëri ishte në një tranzicion që nuk i shihej fundi, varfëria, papunësia, secili shqiptar e shqiptare e Shqiprisë dëshironin dhe pretendonin të largoheshin nga Shqipëria. Ishte një gjendje shumë shumë më e rëndë se në Kosovë e të mos flasim për standardet e shteteve evropiane. Rinia Kosovare në shtete perendimore merrnin vetëm si azil kërkues mbi 1000 mij mark sigurim social mesatarisht, e pastja edhe banimi. Ne, një grup imamësh nga Kosova e Maqedonia qëndruam dhe vepruam denjësish dhe maksiamlisht në çështjen e zhvillimit dhe shtrirjes së arsimit dhe besimit islam. Sot Shqipëria ka kuadro teologësh të profesionalizuar në shumë shtete dhe universitete të botës muslimane. Pothuajse të gjithë janë produkt i ndihmesës logjistike dhe material të imamëve nga treva Shqiptare dhe shoqatave islame.”
Ardhja ime në Pukë si imam i dërguar nga KMSH u mirëprit mirë në qytetin e Pukës. 

Si e kujtoni Puken e atyre viteve?

Puka, me sa më kujtohet kishte rreth 25 mijë banorë të besimit musliman dhe katolik,  nuk kishte pasur as edhe një metër hapësir për të praktikuar ritet fetare islame kjo edhe për shkak të mungesës së xhamive, të cilat i shkatërroi sistemi komunist.
Duke parë situatën dhe gjendjen e rëndë dhe nevojën për të zhvilluar aktivitete fetare, unë sëbashku me besimtarët mysliman dhe intelektual të Pukës ishim mobilizuar për të kontaktuar me zyrtarët e institucioneve lokale të qytetit për gjetjen e hapsirës së nevojshme për të zhvilluar aktivitete fetare. Rinia pukjane nga kurreshtja për të filluar dhe shijuar mësim besimin islam, pritnin fillimin e aktivitetit fetar si zogjt e vegjël për ushqim. Mungesa e xhamis në qytetin e Pukës, nevojen e një hapsire për të kryer ibadet (lutje) në një vend e bënte edhe më të domosdoshme fillimi i muajit të Ramazanit të vitit 1993.
Pas konsultimeve dhe kërkesave nga besimtarët musliman, ishte liruar për aktivitet fetare salla e mbledhjeve në ndërtesën e Këshillit Bashkiak, pastaj shtëpia e pritjes , po ashtu shpesh here jemi fal në oborrin e shtëpis së pritjes në munges të xhamise. Namazin e Bajramit të parë unë si imam e falem në qiell të hapur, në oborrin e shtëpis së pritjes, ndërsa para meje ishte fal tek në Kodër Hani. Ndërsa namazin e bajramave të tjerë i kemi fal në sallën e pallatit të kulturës Pukë.

Si u prit në atë kohë fillimi i muajit Ramazan nga pukjanët?

"Fillimin e muajit ramazan të vitit 1993 e ka përshkruar një atmosfer e bukur e besimtarëve Pukjan pa marr parasysh shtrasat apo gjinin. Gëzonte edhe më shumë fakti pasi një numëri i madhë i qytetarëve të dy gjinive që agjëronin ishin veçanarisht të rit pukjanë. Në namazin e teravive vinini kuadro dhe qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Edhe këtu binin në sy më së shumti numri të rive. Shumë prej tyre kishin vullnet dhe dëshir shumë të madhe të banin ibadet, por pak ishin ata individ që dinin të falnin cilin do namaz, duke përjashtuar disa burra të vjetër, që nuk kishin harruar të falnin namazin. Atmosfer e shkelqyeshme ka qenë falja e namazit të bajramit në vitin 1993 ku morën pjes një numër i madh qytetrësh pukjanë. 
Pas largimit tonë, shërbyesit e Kishës Katolike ishin vendosur për një koh tek ndërtesa siç quhej “shtëpia e pritjes së Enver Hoxhës”, ndërsa Evangjelistët ishin vëndosur në shtëpi private. Udhëheqësi i kishës Katolike ishte nga Amerika, ndersa ai Evangjelist nga Suedia që vepronin në qytetetin e Pukës."

Hoxhë Ademi ka zhvilluar aktivitet fetare dhe si imam në Pukë nga 22 dhjetori i viti 1992 deri në shtator të vitit 1994, për të mbyllur zyrtarisht shërbimin në Pukë në vitin 1995. Gjatë kësaj prejudhe të aktivitetit fetar të hoxhë Ademit në Pukë, ai ka realizuar me sukses shumë projekte sociale, mësime islame me fëmijet e qytetit Pukë. Ka arrit të siguroj fonde për iftare dhe ndihma të ndryshme si veshmbatheje për fëmijë, prerjen e kurbanëve të dhuruara nga shoqatat e ndryshme arabe si; IIRO, Islamik Relief dhe ajo turke IHH.
Përveç mësimit islam ka qenë dhe aktiviteti i korit të fëmijëve që realizonin programet me recitime të pjesëve të Kur’anit, ilahi dhe kaside në gjuhën shqipe, arabe e turke në rastet që shfaqëshin në rastet festiva para xhematit dhe qytetarëve pukjanë.
Siç e donte tradita Hoxhë Ademi së bashku me xhematin filluan me pritjet për përfasuesit e institucioneve shtetëror lokale dhe atyre fetare me rastin e festave vjetore të besimit islam për dy bajramet, pastaj edhe Kisha katolike bëri një gjë të tillë.

Veprimtaria në Pukë

Sapo arrita në Pukë fillimisht u akomodova tek familja e Haki Ademit (Selmani) i cili kishte lanë adresen e tij tek Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Tiranë.  Z.Haki si pensionist dhe qytetar i Pukës ishte angazhuar në zhvillimin e aktivitetit fetar mysliman dhe mbeshtetje për mua.

Fotografi me një pjese të nxënëve në qyetin e Pukës

Mirëpritje të veçantë më bëri edhe z.Zenel Hyseni i cili kishte liruar një dhomë të veçantë për banim. Anëtarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë si profesor Xhemal Meçi, rahmetlia Xhemal Voci, Sulejman Gania, pastaj vëllau i Hakiut Bek Ademi po ashtu inetelektualët si: Fatmir Hoxha e qytetarët si Ymer Pema, Halil Hyseni e shumë e shumë qytetar të tjerë pukjan më respektonin në ndeja , kafe, dreka e darka, iftare e dasma e gëzime të ndryshme.
Pos faljes së namazeve me xhemat, ligjëratave islame, shpërndarjen e literaturës fetare islame, krijimit të grupit të ilahive ishin aktivitet që zhvilloja me të rit të cilët në fillim ishin afër 80 nxënës të shkollës fillore dhe një grup i vogël nga shkolla e mesme e qytetit. Ndër të tjerë dalloheshin disa nxënes te cilët merrnin pjesë rregullisht në mesime si: Qelo Hyseni (Zoti e pastë mëshiru), Afërdita Hyseni, Ajet Tërbuni, Behar Hyseni, Vlladimiri, Ilir Cina, Bashkim Cina, Eduard Struga, Pranvera etj. Zë karakteristik dhe te bukur kishte Elvisi Rexhepi i cili printe në grupin e ilahive." 

Veprimtaria aktuale e imam Adem Ademit

Sot, imam Ademi jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Ka magjistruar në drejtimin e administratës publike më 12 mars 2012 pranë komisionit arsimor shkencor: Akademik Prof.dr Esat Stavilecit, dr Islam Krasniqit dhe Dr.Agim Zogaj.
Ka hulumtuar temen për zhvillimet politike dhe ngjarjet bashkëkohore ku permend: “Jehona e demonstratave të vititi 1981 në Kosovë sipsa shtypit Serb 1981-1983”. Ka eksploruar mbi 7000 mijë ekzemplar të shtatë gazetave ditore dhe tri revistave javore serbe të periudhës në fjalë. Temat e hulumtuar, e të mbrojtur pritet të shohin driten e saj për botim. Sipas imam Adem Ademi këto hulumtime janë të pa eksploruar dhe të pa trajtuar deri më tani në gjuhën shqipe.
Po ashtu imam Adem Ademi merret me profesionin e tij të shenjtë të thirrësit islam, me humanizëm etj. Është karakteristik se Mr.sc Adem Ademi deri në vitin 2007, nuk është marr më parë asnjëher me ndonjë subjekt politik por ai ka qenë i angazhua si shumë të rinjë Kosovarë në çështjen e lëvizjes kombëtare. Ai sot menagjon shoqatën “Gjysmëhënën e kuqe të Kosovës” 
Në banesën e tij posedon një biblotekë të pasur me një numër të madh librash nga fusha e islamit dhe shkencat që ka studijuar. Nga fusha islame ka botimet të ndryshme të Kur’anit, nga fusha e hadithit, fikut, tefsirit e akaidit e historis islame etj. Në blotekën e tij gjenden një numër i konsideruar literature nga historia e popollit Shqiptar. Bibloteka e tij është e pasur, ngase ajo është e përberë nga shumë gjuhë botërore si ajo Arabe, Angleze, Turke dhe Boshnjake.
Për fat të keq imam Ademi nuk trashëgon literaturë nga bibloteka e të atit të tij haxhi Fazliut, nga se i janë djegur të gjitha librat gjatë luftës së fundit së bashku me shtëpinë, me përjashtim të Kur’anit në gjuhën Boshnjake të cilën e kishte fshehur tek një mik i tij në Prishtinë.

Sipas kujtimeve të imam Admit; Kur familja e tij u kthye ne shtëpi pas lufte, e gjeten të djegur shtëpinë dhe të gjiitha të mira e tjerat që kan poseduar si shumë familje Kosovare. Oborri i shtëpisë ka qenë në gjendje të shkretë. Të vetmen gjë të paprekur, kanë gjet plehun e kafshëve ku edhe kishte fshehur fotot familjare njëri nga vëllazërit e Ademit. Sot ai i ruan ato fotografi me shumë kujdes.

Do kishit një mesash drejtuar myslimaneve pukjanë ?

Aktualisht jemi në një kohë, rrethana dhe zhvillime globale të përgjithshme me sfida dhe sakrifica të shumta. Besimtarët mysliman duhet të jenë koshient dhe të vetëdijshëm për përgjegjësin dhe obligimet ndaj të madhit Allah. Të mbeshtesin besimin e tyre dhe drejtuesit e Myftinisë së tyre, ku prej disa vitesh po shikoj që Myftiu aktual Gëzim Kopani po bën një punë për tu vlersuar. Ngritja e vlerave fetare dhe shtrirja e saj në gjirin familjar dhe me gjër në shoqëri ka vlera të shumta, bereqet dhe padyshim shpërblim tek Krijuesi. Gjithsesi është e vështirë që në disa rreshta apo edhe faqe të shkruhen të gjitha ngjarjet dhe emrat e individëve dhe familjarëve pukjan apo të qytetarëve të Shqipërisë që i kam njohur, që ti përmend. Kemi qenë bashkë në dreka ,darka, dasma e festa fetare, gjatë periudhës që kam shërbyer si imam, ku gjej rasti t’i falenderoj një e nga një. Allahu është mbikëqyrës dhe nuk ia humbë ndonjërit gjë. Tek Ai nuk mungon as një punë e realizuar nga ne, e shpërblimi i Tij është i madh dhe i pallogaritshëm. Allahu xh.sh thote: “E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (suretul Zelzele-99, ajeti 7,8).
Allahu xh.sh na bëftë prej atyre qe ju takon shpërblimi i Tij!

Përgatiti
Gezim KOPANI

Intervistë /bisedë me imam Adem Ademi
(Hoxhë në Pukë nga viti 1992-1995)

Prishtinë, janar 2013


Shënim:
"Ky material publikohet për herë të parë."