Xhamia e Kodër Hanit , vend falje dhe kuvendi

Xhamia Kodër Hani - Pukë 

Tregojne te paret se rreth vitit 1836 rreth 30 barinje te armatosur nga nje fshat tjeter paskan fut 300 dhitë e delet ne kullotat e Terbunit . Per kete pukjanet iu ankuan Ali Ags e Halil Laçit. Keto te dy vendosen qe; te dielen te dergojme ne dike ne fshatin qe kishin fut delet dhe ti pyesin: Pse keni hyre ne Terbun? A ju kemi gja borxh ? Gj..D i paska thane: Kam hy me 30 pushke te gjata !
Pas marrjes se kesaj pergjigjeje, Puka priti diten e festes se Bajramit ku mblidheshin katundet fqinje per te fal bajramin ne xhamin e Koder Hanit, dhe mbasi perfunduan dhe dolen nga xhamia u kuvendun (1) per ate qe kishte ndodh. U vendos qe te bashkohen e te mbyllet kjo pune pa gjakderdhje. Iu ban Pukes 420 pushke , aq sa kishin ardh ne xhami.
Si iu afruan vathit qe kishte hyre ne Terbun , qiten me pushke perpjete te gjithe njeheresh. Ushtoi bjeshka prej pushkeve. Çoban kishin mbet pak pasi kujtonin se nuk do vinte Puka diten e festes se Bajramit. Ata çoban qe kishin mbet iken dhe lan bagetin vetem. Puka mori pre çoban e bjeshkatar bashke me gjan e gjalle. I mbajten per tre dit. Pren 30 bageti si pashtrak bjeshke. Ndermjetesuan krenet e vendit dhe ua leshoi Puka bagetin me kusht qe te mos i fusin ma. Me aq u mbyll grindja.(2)

Pergatiti
Gezim KOPANI


______________
1. Kuvend; Eshte bashkim i burrave te nje vllaznie, fisi, katundi, bajraku, dheu apo mali qe peshon dhe i jep rruge cdo pune qe u perket te gjitheve tym per shpi. Te zotet e shpive jane: "Burrat e Dheut" ne Kuvend. Ne pamundesi me shku i zoti i shtepis ai dergon ne kambe te vet nje pjestar te shtepise. Ndaj ne Puke , Kabash etj vijon te perdoret thenia: "Po ku je , bre Burri i Dheut?!"
2.  Prej asaj dite u risqarua Kanunisht se: "Kullotat e nje katundi mbrohen katundisht." 


Xhamia e vjetër Kodër Hani (Viti 1916)

Puka në vitin 1937

Hurdha e Frashnit - Fshati Meçe - Pukë

Shkrim artizanal ne ate qe quhet " Iznik "

Gjate nje ore mesimi ne Fushe Arrez

Kryezi

Kryezi

Në kalan e Shkodrës

Puke

Rrape

Iballe

Gjate nje takimi me kreun e KMSH H.Bujar Spahiu

Në foto Myftiu i Kosovës Naim Ternava dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Viti 12.04.2017

Në foto Kreu i KMSh-së Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani. Dt; 11.11.2017

Nga vizita e Kryetarit të KMSh-së H.Skender Bruçaj në Pukë

Nga vizita e Ambasadorit të Kuvajtit Fayaz Mishari Al Jassim në Myftininë e Pukës. Datë 02.08.2019

Me Akademikun Prof. Dr. Mehmet Halimi (Prizren,Kosovë)

Vizitë në BI Prizren.Dt: 28.04.2016