![]() |
| Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke) |
Kjo fotografi eshte bere ne xhamin e Puke gjate kohes qe une (Gezim Kopani) mbaja hytben e pare te Fiter Bajramit si Myfti i rrethit Puke. Emocionet ishin te medha. Nuk mund te pershkruhen. Jo vetem se ishte hera e pare qe mbaja hytben si Myfti, por edhe hera e pare qe familja ime me degjonte.
Emocionet nuk me lan qe mbaja hytbe te gjate. Pas perfundimit , te gjithe sebashku bem lutjen permbyllese. Kur filluan urimet e bajramit, u lehtesova. Sikur kisha shkarkuar nje barre te rend, por e bukur dhe e bereqetshme.
Pas urimeve mes xhematit, pim kafe sebashku nje nga lokalet e qytetit, nderkohe qe lodraxhiu i binte dallues permes qytetit. Me pas , po ashtu per here te pare do prisja si Myfti , drejtuesit e institucioneve te rrethit Puke qe vinin ne Myftini e Pukes per te percjell urimet e tyre me rastin e Bajramit. (1)
Puke, 03 nentor 2005
__________
1. Xhytben e bardhe ma siguroi mesuesi im i Medreses ne Tirane Bledar Myftari , ndersa Qallmen e kisha siguruar vete.
![]() |
| Fotografi gjate lutjes |
![]() |
| Fotografi gjate pritjeve zyrtare me rastin e Fiter Bajramit ne Myftinin e Pukes |


