January 25, 2011

Lista e Imameve ne zonen e Pukes gjate vitit 1923


Sipas arkivit shteterore qendron se ne vitin 1923 ne zonen e Pukes ka pasur rreth 16 imame te shperndare sipas ndarjes te Myftinise se rrethit Puke. Ne kete vit Myftinia e rrethit Puke kishte si zone qe mbulonte edhe keto vende: Petkaj,Dugagjin, Megjull, Spaç, Piste, Kalimash,Shikaj, Molle. Te gjitha keto tani jane pjese e Myftinise se Kukesit.


Ja lista e Imameve ne zonen e Pukes


1. Beqir        Hoxha Imam ne Xhamine Koder Hani Puke
2. Ahmet       Hoxha Imam ne Xhamine e Qerretit
3. Sadik        Hoxha  Imam ne Xhamin e Kabashit.
4. Asllan       Hoxha  Imam ne Xhamine e Rrapes.
5. Mehmet    Hoxha Imam ne Xhamine e Micoj.
6. Zenel        Hoxha Imam ne Xhamine e Kryeziut.
7. Beqir        Hoxha  Imam ne Xhamine e Trunit.
8. Rexhep        Hoxha  Imam ne Xhamine e Dugagjinit.
9. Abdullah      Hoxha Imam ne Xhamine e Shikajve.
10. Ramazan   Hoxha Imam ne Xhamine e Petkaj.
11. Sahit          Hoxha Imam ne Xhamine  e Lejthiz.
12. Zenel         Hoxha Imam ne Xhamine e Xathit.
13. Musa         Hoxha Imam ne Xhamine e Megjull.
14. Ismajl         Hoxha Imam ne Xhamine e Pistes.
15. Hysejn       Hoxha Imam ne Xhamine e Spaçit.
16. Ismajl         Hoxha Imam ne Xhamine e Kalimashit.
17. Xhudin       Hoxha Imam ne Xhamine e Fshatit Molle.

January 20, 2011

Shënjat e Kijametit



Kijamet do te thote; fund i kesaj bote.  Perveç Allahu xh.sh., edhe profeti Muhammed a.s. ka folur shume mbi kijametin dhe shenjat e ti, madje vet ardhja e profetit Muhammed a.s. eshte nje nga shenjat e kijametit.  Dita e fundit apo kijameti eshte paralajmerim, aq sa Allahu i Madheruar ne Kur'an ka vendosur nje sure me emrin "Kijame", pra Kijameti. Pervec kesaj, Allahu i Madheruar Diten e Fundit si dhe shenjat e Kijametit i ka permedur dhe ne suret e tjera te Kur'anit si: Bekare, Ali Imran, Kehf, En-Am, Et-Tegabun etj. Kijameti eshte humbja, apo prishja e cdo gje qe sot eshte e sistemuar. Ndaj vazhdimisht myslimi i lutet Allahut xh.sh. te ruhet nga kijameti dhe ate ai e ben me ibadet drejtuar Allahut xh.sh. Allahu xh.sh. thote:"....dijeni se pajisja me e mire eshte devotshmeria..."(El Bekare; 197)  
Kijameti eshte ndeshkim, eshte fundi. Ndaj njerzimi duhet te largohet shirkut, haramit dhe punet te liga. Te behemi njerez te mire, qe adhurojme dhe falenderojme Allahun xh.sh, pasi njeriu eshte i gabueshem por me i miri nga njerezit eshte ai qe pendohet per gabimin por me kusht qe mos ta perseris. Allahu xh.sh. eshte fales i madh. Nuk ka si falja e Allahut xh.sh. Ne nje ajet Allahu xh.sh. thote: "....Njeriu deshiron te gaboje sa te jete gjalle dhe pastaj pyet: "Kur do te jete Dita e Kijametit?"(Kijame;5,6)
Ndersa ne nje ajet tjeter thote: "Mohuesit mendojne se nuk do te ringjallen. Thuju: Po! Per Zotin tim, me siguri qe do te ringjelleni e pastaj do te njoftoheni per ate qe keni bere!..."(Et Tegabun;7)
Islami meson se; Ndodhija e kijametit eshte dicka e sigurit. Ndaj ato qe nuk besojne ndodhin e kijametit jane ne humbje, pasi te tillet nuk kan me vete Allahun xh.sh. Ndersa te shpetuar jane besimtaret qe besojne dhe bejne ate Allahu xh.sh. ua ka bere te qarte ne Kur'an.  Per kete Allahu i Madheruar thote:
"Ai i ringjalle te vdekurit, se Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje dhe se Ora (Kijameti) do te vije, gje per te cilen ska dyshim dhe se Allahu do t'i ringjalle ata qe jene ne varre." (Ja Sin; 78,79)

Emrat e dites te Kijametit

Allahu i Madheruar i ka dhene disa emra dites se Kijametit. Kjo gje ne vetevete eshte nje fshetesi e Allahut dhe kete e di vetem Allahu xh.sh. Nemertimet e ndryshme te dites se fundit pra Kijametit na mesojne ne se kijameti eshte dicka e sigurt dhe se eshte dicka shume e veshtire.
Ne Kur'anin e bekuar Allahu xh.sh. na ben me dije keto emra te Kijametit: 

1.Dita e Ringjalljes  ( Shiko suren: Rrum:56)
2.Dita e Gjykimit     (Shiko suren: Fatiha: 3)
3.Dita e Ores             (Shiko suren: Gafir: 59)
4.Dita e Pikellimit       (Shiko suren:Merjem:39)
5.Banesa e fundit       (Shiko suren:Ankebute:64)
6.Dita ne te cilen njerzit therrasin njeri - tjetrin (Shiko suren:Gafir:32)
7.Dita e Ndarjes            (Shiko suren:Safat:21)
8.Banesa e Perhershme (Shiko suren: Gafir: 39)
9.Dita e Llogarise          (Shiko suren:Sad:53)
10.Dita e Mbledhjes      (Shiko suren:Shura:07)
11.Dita e Amshimit        (Shiko suren: Kaf:34)
12.Dita e Kercenimit      (Shiko suren:Kaf:20)
13.Dita e Daljes             (Shiko suren:Kaf:42)
14.Dita e Ngjarjes         (Shiko suren:Uakia:01)
15.E verteta e pashmangshme (Shiko suren:Hakkak:1-2 etj)
16.Gjema e Madhe         (Shiko suren: Naziat: 34)
17.Dita e Aferme            (Shiko suren: Nexhm:57)
18.Dita e Ushtimes          (Shiko suren: Abese: 33)
19.Dita e Gjemimit          (Shiko suren: Karri'a 1-2 etj)

Paralajmerimi i profetit Muhammed a.s. mbi Kijametin 

Transmetohet  nga Sahabet se Muhammedi a.s. ka thene: "Nje dite, Muhammedi a.s. mbajti nje hytbe ku nuk la gje pa permendur deri ne Diten e Kijametit.Ate (hytben) e mbajti mend kush e mbajti dhe e harroi kush e harroi." Hudhejfe thote: " Muhammedi a.s. nme ka njoftuar per cdo gje qe do te ndodhin deri ne Diten e Kijametit.Edhe per te gjitha i kam bere pyetje Profetit Muhammed a.s. pervec se nje pyetje e cila eshte: "Cfare ka per t'i nxjerr banoret e Medines prej saj?" Pas hytebes, Muhammedi a.s. zbriti dhe fali namazin e Drekes, dhe pasi fali namazin u ngjit perseri ne hytbe dhe ka mbajtur hytbe derisa hyri koha e namazit te ikindise. Pastaj zbriti dhe fali namazin e Ikinides, pas namazit ai u ngjit perseri ne Hytbe dhe foli derisa hyri koha e namazit te Akshamit." (Buhari "Kaderi,11/949", Muslim)
                                            
Trasmetohet prej Hudhejfe ibn Jemani qe thote:
"Profeti Muhammed a.s. po predikonte nje here tjeter per Kijametin, dhe une ndodhesha aty, por kete here une po numeroja shenjat e Kijametit, ku permend: "Prej shenjave te Kijametit qe dallohen jane tre sprova. 1.Sprova e eres 2.Sprova te vogla 3. Sprova te medha."(Muslim)  

Ka ndonje qe e di kohen e ndodhjes se Kijameti?

Kjo pyetje behet per shkak se disa kan degjuar se; rreth vitit 2000 e pak do ndodh fundi i botes. Madje disa e kan perforcuar kete mendim edhe per shkak te shkrimeve apo filma te cilet flasin se fundi i botes do jete ne vitin 2012, por islami meson njerezit se; Askush nuk e di kohen se kur do te ndodh kijameti, dhe pse Allahu xh.sh. dhe profeti Muhammed a.s. ka dhene shenjat e afrimit te kijametit sic eshte vete ardhja e profetit Muhammed a.s. Pra nje gje eshte e sigurit qe njerezimi eshte shume afer kijametit, kjo bazuar mesimeve islame. Megjithate rreth pyetjes se kur do te ndodh kijameti , i ka dhene pergjigje Allahu xh.sh. ne Kur'an ku thote: "Te pyesin o Muhammed rreth (Ores) Kijametit. Thuaju: Ate e di vetem Zoti im."(Araf; 187)
Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote; "Dita e Kijametit do jete e rende per qiejt dhe token. Ajo do te vije totalisht papritmas." (Araf; 187)Pra kijameti do ndodh papritmas.
As Profeti Muhammed a.s. nuk e ka ditur kohen kur do te ndodh Kijameti dhe pse eshte i vetmi Pejgamber qe ka treguar per shenjat e Kijametit. Nje rast e kan pyetur Muhammedin a.s se Kur do jete Kijameti? Ai ka thene: "I pyeturi nuk di me shumse se pyetesi."(Buhari) Te njejta gje kemi edhe ne Kur'an ku Allahu i Madheruar thote: "Te pyesin ty, a thua se ti e di .."(Araf, 187)
                                         
Edhe Pejgamberet e tjere nuk kan pasur dijeni se kur do ndodh Kijameti. Kur profeti Muhammed a.s beri udhetimin e tij ne naten e Israse transmetohet nga Imam Ahmedi se profeti Muhammed ka thene: "Gjate udhetimit ne naten e Israse takova Profetin Ibrahimin a.s., Musane a.s., dhe Isa a.s.. Ato po bisedonin me njeri - tjetrin rreth Kijametit. E ne fillim ia drejtuan si pyetje Profetit Ibrahimit a.s. e ai tha: Une nuk kam njohuri rreth kijametit.Pastaj ju drejtuan Profetit Musase a.s. i cili tha: Edhe une nuk kam dituri rreth Kijametit. Pastaj ju drejtuan Profetit Isa a.s. i cili tha: "Ndodhin e Kijametit nuk e di askush pervec Allahut te Madheruar. Zoti im me ka premtuar se para Kijametit do te dal "Dexhali" e kur te dal ky, une do te kem ne dore dy shkopinj. Dexhali sapo te me shohe ka per tu shkrire ashtu sic shkrihet plubi, e Allahu pas kesaj do e shkaterroj."(Ahmedi)
                                                                             

Kur eshte pyetur Profeti Muhammed a.s. se kur do ndodh Kijameti? Ka thene; Nuk e di. Ne nje trasmetim nga Dahak ibn Zemel el Xhuheni ka thene: "Pash nje ender dhe ia tregova Muhammedit a.s. ku i thash: O i Derguari i Allahut!Une te kam pa ne ender ku qendroje ne mimber e cila kishte shtat shkalle, ku ju ishit ne shkallen me te larte. Muhammedi a.s. mu pergjigj: " Mimberi me shtat shkalle bashke me mua eshte dynjaja me jetegjatesine e saj.Shtatemije vjet, e une jam ne mijevjecarin e fundit te saj."(Hadith Meukuf. Taberani ne librin; Tubuesi i madh, Bejhakiu etj) 
                     
Sa afer eshte Kijameti?

Allahu i Madheruar thote: "Njerezve u eshte afruar Koha e Llogarise se tyre, e ata te hutuar ne pakujdesi nuk perfatiten fare per te." (El Enbija; 1)

Profeti Muhammed a.s. thote: "Koha e juaj (si popull) me kohen e popujve te meparshem eshte sa eshte koha midis namazit te Ikindise dhe perendimit te diellit." (Buhari) 
Te nderuar besimtare!Xhumane e kaluar permendem hadithin qe tregon per shenjat e kijameti ne te cilen prekem tre, Era, Shenja te vogla dhe shenja te medha.

Kush jane shenjat e vogla te Kijametit?

Shenjat e vogla te Kijametit kane filluar qe ne kohen e profetit Muhammed a.s. per te vijuar me pas me sabahet (shoket e profetit a.s.) Keshtu nder shenjat e vogla te Kijametit jane:

1. Ardhja e Profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. thote; "Une dhe Kijameti jemi larg sa keto dy  gishta."(Buhari) 

2. Vdekja e Profetit Muhammed a.s. 

Profeti Muhammedi a.s. ne prag te vdekjes ka thene: "Numeroni gjashte perpara Kijametit. Nder keto ai ka permendur vdekjen e tij."

3. Semundjet epidemike

Gjate kohes se sundimit te Omerit r.a. eshte perjetuar semundje epidemike, pikerisht ne nje pjese te Palestines e quajtur Amus. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Do ndodhin dy vdekje ( te medha) e kjo vdekje do ju marr ju ashtu sic i merr semundja e Kuasit delet" (Buhari) 
Sqarim: "Kuasi eshte semundje e bagetive qe i prek ne hunde e pastaj ngordhin menjehere"

4. Çlirimi i Xhamise Aksa

Xhamia Aksa u çliruar nen udheheqjen e Omer iben Hatabit , ai e pastroj vendin dhe xhami i beri mermetime.

5. Shtimi i pasurise ku nuk do pranojne lemoshen

Profeti Muhammed a.s. thote: "Nuk ka per te ndodhur Kijameti derisa te shtohet pasuri e juaj dhe do te perhapet aq shume saqe ai qe ka pasuri ka per te ra ne hall se kush do tia marr ate sadakane. Njerzit do ti thone: Nuk kam nevoje per te." (Muslim)
                                                                             
6. Shfaqja e Fitnes

Me fitne (pergjarja) kuptojme nje sprove , provim. Fitnet jane shenja te cilat do te ekzistoje deri ne ndodhin e Kijametit. Profeti Muhammed a.s thote: "Para ndodhise se Kijametit do tu shfaqen sprova (fitne) sikur te ishte nje cop ne erresiren e nates.E nga e cila njeriu ulet besimtare dhe zgjohet jobesimtare, e ulet jobesimtare dhe zgjohet besimtare. Ai qe nuk behet pjese e ketyre fitneve do te jete me i miri."
Perveç ketyr kemi dhe disa shenja te tjera si: 

7. Fitnet qe do shfaqen nga lindja 

Muhammedi a.s thote:
"Koka e mohimit del kendej, kendej, kendej nga lind biri i shejtanit (lindja)."(Muslim) 

8. Vrasja e Othman ibn Afanit ne shtepin e tij.

Othmani  luftonte haptazi fitnet, e nje rast Muhammedi a.s. thote: "Lejoje ate dhe pergezoje me Xhennet bashke me nje fatkeqsi qe do ti bjere."(Buhari) Shenim: "Ky hadith ka thene kur Othmani shkon per te takuar Muhammedin a.s."

9. Lufta e Devese 

Kjo lufte njihet si lufta mes Aliut r.a dhe Aishes r.a Muhammedi a.s thote: "Nje gje ka per te ndodhur midis teje dhe Aishes. Ali i thote:  Mua do me ndodh kjo? Muhammedi a.s i thote: Po!Me pas Aliu i thote: Do jem i humbiri? Muhammedi a.s i thote: Jo, por kur te ndodh kjo "ndodhia mes jush" ktheje ate ne vendin e saj te sigurte."(Ahmedi) 

10. Lufta e Safanit

 Shfaqja e Havarixheve, ky grup u ngrit kunder Hz. Aliut. Muhammedi a.s. thote: "Do dalin nje grup kur myslimanet do jene te ndare ne dy grupe. Grupi qe do tju mesojne per te mos e vlersuar namazin sic bejne vete.E lexojne Kur'anin por ai nuk ju kalon as gropen e fytit.Ata dalin prej fese sic del shigjeta kur leshohet."(Buhari)

11. Lufta e Harres

Kjo lufte ka ndodhur per shkak se banoret e Medines nuk pranonin si udheheqes Muavijen. Jezid Ibn Muavija dergoi nje ushtri ne Medine dhe vrau shtateqind sahabe si dhe disa mije te tjere.

12. Shenje tjeter eshte ajo qe thonin: "Kur'ani eshte i kirjuar" 

Kjo ka ndodhur ne kohen e Abasideve kjo fjale doli fillimisht nga Mutezilitet dhe me pas e mbrojti edhe Memuni. Muhammedi a.s ka thene: "Ithtaret e dy librave te pare jane ndare ne 72 grupe. Populli im do te ndahet ne 73 grupe.Qe te 72 grupet do te shkojne ne zjarr me perjashtim 1 grup i cili do shkoj ne xhennet. Ky grup eshte ai i cili eshte ai qe kapet pas Kur'anit dhe sunnetit keshtuqe jane Xhemat (bashkim)." (Ebu Davudi, Ahmeti etj) 

13. Rendi dhe Siguria

Muhammedi a.s. ka thene: "... ke per te pare gruan te udhetoje e vetme nga Elhajran deri ne Qabe per te bere tavaf." (Ahmeti) 

14. Imitimi i popujve te meparshem

Muhammedi a.s ka thene: "Ska per te ndodh kijameti derisa njerzit te imitojne popujt e meparshem. I thane: Mos e keni fjalen pere Perset dhe Romaket? Ai tha: E kush mund te jete tjeter!" (Buhari)
                                                                    
15. Pretendueset  duke u veteshpallur Profet

Profeti Muhammed thote: "Nuk do te ndodh Kijameti derisa te dalin 30 pretendues si te derguar, por Une jam vula e fundit i Derguarve te Allahut te Madheruar." (Buhari,Ebu Davudi)
Keto pretendues si Profet u shfaqen ne Jemen i quajtur Anesiu me pas doli Sexhahi etj. 

16. Zjarri i Hixhazit

Ky eshte zjarri i shfaqur lindje te Medines. Muhammedi a.s thote: "Ska per te ndodhur Kijameti pa u shfaqur nje zjarr i madh ne token e Hixhazit, ai do te ndriqoj aq saqe do ti shikoni qafat e deveve tuaja." (Buhari, Muslim)  

Perpar se te shpjegoj shenjat e medha te kijametit po ju permend shkurtimisht dhe disa shenja te tjera  si: 17. Shperdorimi i amanetit, 18. Luftimi i joarabeve, 19.Shtimi i policeve, 20. Pakesimi i diturise dhe shtimi i injorances,21.Perhapja e kamates, 22.Perhapja e zinase (kurveris), 23.Shtimi i pijes se alkolit, 24.Shtimi i ndertesave te larta, 25.Shtimi i vrasjeve te shumta. Per te vijuar me 26.Afrimi i kohes
(Muhammedi a.s. thote: Nuk do te ndodhe kijameti derisa te afrohet koha, ku viti ka per te qene sa nje muaj, muaji sa nje jave, java sa nje dite, dita sa nje ore, ora sa nje nje minut (sa djegja e nje gjethe palme) (Ahmedi) 
27.Shtemi i shirkut,
28.Shtimi i tregjeve,
29.Shkeputja e lidhjeve farefisnore,
30.Perdalia e pleqve,
31.Shtimi i lakmise,
32.Shtimi i termeteve,
33.Vendosja ne pozite te njerezve te ulet,
34.Zhdukja e njerezve te mire,
35.Te veshurit por qe jane te zhveshur,
36.Pershendetja vetem e njerezve qe i njeh,
37.Shtimi i grave e pakesimi i burrave,
38.Vdekjet e papritura dhe shtimi i tyre,

39.Kthimi i shkretetires se Arabise Saudite ne gjelberim e lumej (Muhammedi a.s. thote: "Ska per te ndodh Kijameti derisa sa te kthehet toka e Arabise ne kullota e lumej." (Muslim) 
40.Kijameti do te ndodh kur romaket do te jene shumica e njerezimit, 41.Çlirimi i Kostandinopojes, 42.Lumi Eufrad zbulon nje mal me ari.

43.Kafshet ju flasin njerezve (Muhammedi a.s. thote: "...Burri ka per te dale dhe nuk ka per tu kthyer derisa sendalet e kamxhiku ti tregoje se cfare ka bere gruaja e tij, derisa sa kofsha e kembes se tij ti tregoj se cfare ka bere bashkeshortia e tij." (Ahmedi) 

44.Medina tubon njerzit e keqi (Muhammedi a.s. thote: "Nuk do te ndodh kijameti derisa Medina te nxjerre jashte njerzite e keqinj te saj, ashtu sikurse shakulli i faketarit qe largon mbeturinat e hekurit" (Muslim) 

45.Dergimi i nje ere te mire qe merr shpirtin besimtareve (Muhammedi a.s thote: "...Allahu dergon nje ere te mire e cila eshte e lemuar si mendafshi,e cila i rremben njerzit prej sqetullave te tyre e bastaj ua merr shpirtin cdo myslimani.Pastaj do te ngelin njerzit e keqinje te cilet do te sillen me keq se gomeret." (Muslim)  Ibn Ethirit shenon: "Saqe do te kryejne mardhenie me guran e tij ne sy te te tjereve."

46.Rrenimi i Qabes (Muhammedi a.s. thote: "Qabeja do rrenohet prej nje njeriu Dhul Suejkatej d.m.th nje njeri qe i ka kembet e hulle, qe do jete nga Etiopia.Ai do ngrihet e do vjedh stolin e saj, ate njeri sikur po e shikoj tani (Thote Muhammedi a.s.) i cili eshte i zi, me kembe te lakuara."


SHENJAT E MEDHA TE KIJAMETIT

Muhammedi a.s. ka thene: "Kijameti nuk do te ndodh derisa te shikoni me pare tridhjete shenja, e pastaj permendi: Tymin, Dexhalin, Kafshen, lindjen e diellit nga perendimi,zbrita e hz.Isase a.s., dalja e Jexhuxhe e Mexhuxheve,tre fundosje te medha te tokes nje ne lindje,perendim dhe ne gadishullin Arabik.Shenja e fundi do jete zjarri do te shfaqet ne Jemen."(Muslim)  

 -Shtimi i lakmise

 Nga Ebu Hurejra transmetohet se Muhammedi a,s ka thene: "Afrohet koha, pakesohet puna dhe shtohet lakmia." (Buhari, Ibn Maxhe)  

Allahu xh.sh thote ne Kur'an: "Men juka shuh'ha nefsihi fev uleike humul muflihun" D.m.th: "Kush eshte i ruajtur prej lakmise se vet, te tillet jane te shpetuarit." (Hasher;09) 

- Shtimi i termeteve

Nga Ebu Hurjra r.a transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: "Kijameti nuk do te behet derisa te shtohen termetet." (Buhari, Muslim, Ibn Maxhe) 

Seleme ibn N. es Sekuni transmetohet se ka thene: "Qendronim me te Derguarin e Allahut Muhammedin a.s. ku nder te tjera ka thene: "Perpara Kijametit ka per te pasur  dy vdekje te renda dhe pas saj do te kete vite me termete." (Ahmedi, Taberani, Ebu Jala) 
                                                
-Zhdukja e njerezve te mire

Muhammedi a.s ka thene: " Ka per te ardhur nje kohe per njerezit kur do te shoshiten mire e mire. Prej ketyre njerezve do te ngelin disa krunde."(Ahmedi) 

-Shtimi i grave dhe pakesimi i burrave

Muhammedi a.s. ka thene:
"Prej shenjave te Kijametit eshte shtimi i grave dhe pakesimi i burrave." (Buhari, Muslim) 
                                                                     
-Shtimi i vdekjeve te papritura

Nga Enes ibn Maliku transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: "Prej shenjave te kijametit eshte shfaqja e vdekjeve te papritura."

Imam Buhari ka thene: "Shfrytezoje kohen e lire me ndonje rekate teper, se ndoshta vdekja te vjen papritur.."

-Shkaterrimi i Dexhalit

Imam Ahmedi transmeton nga Xhabir ibn Abdullahi se Muhammedi as ka thene:
"Dexhali ka per te dale ne nje kohe kur feja eshte dobesuar dhe dituria eshte pakesuar. Pastaj zbret hs. Isai a.s. dhe e therret perpara se te agoje e do te thote: O njerez! Cfare po ju pengon ti dilni perpara ketij genjeshtari? Ata thone: Ky duhet te jete nje burre i xhindosur. Ato nisen drejte tij dhe shohin Isain a.s.. Therritet ikameti per namaz dhe Isait i thuhet: Prij o shpirt i Allahut! Ai thote: Tju prije ne nemaz imami juaj. Pasi falin namazin e sabahut dalin drejt Dexhalit. Kur e sheh ate, Dexhali genjeshtar tretet ashtu sic tretet kripa ne uje. Hz. Isa a,s shkon drejt tij dhe e vret. Pemet dhe guret therrasin: O shpirt i Allahut! Ky eshte jehud..." (Ahmedi)

- Zbritja e Profetit Isait ne toke

Pershkrimi i Profetit Isa a.s.
Profeti Isa a.s eshte nje burr me trup mesatar, as i gjate e as i shkurter, me kraheror te gjere, me floke te gjata.
Isai a.s. do te zbres ne minaren e bardhe ne lindje te Damaskut ne Sham i veshur me dy rrobe te lyer me shugran te kuqe. Duart i ka te vendosura mbi krahet e dy melekve. (Minarja e bardh eshte ndertuar ne 720 te hixhrit me gure te bardhe.)
Isa a,s kerkon Dexhalin dhe e gjen tek porta e Lutit dhe pastaj e vret. Pastaj shkon tek nje grup qe ishin fshehur nga dexhali, ju fshin fytyren dhe ju tregon per graten ne xhennet. (Muslimi)
Per me teper shikoni ajetin 57-61 te sures Zuhruf  dhe ajetin 157-159 te sures Nisa.

-Ne kohen e Isait a.s hapet rendi dhe shfaqja e bereqetit

Neuas ibn Semani transmeton edhe ketoj fjale te derguarit te Allahut qe thote: Isai a.s. ben lutje per shkaterrimin e Jexhuxheve dhe mexhuxheve pastaj Allahu xh.sh leshon shi dhe i mbyt pastaj tokes i thuhet: Mbije frytet e tua dhe riktheje begatine tende. Qumshti ne ate kohe do te jete plot begati, saqe qumshti i nje deveje ka per te mjaftuar per nje turme te madhe njerzish. Qumshti i nje lope ka per ti njoftuar nje fisi te tere njerezish. (Muslimi)
"Ne toke bie siguria saqe luanet e kullotin me devete, tigrat me lopet, ujqerit me delet, femijet luajne me gjarperinjet dhe ata nuk  do te shkaktojne asnje dem atyre." (Ahmedi)

-Qendrimi i Profetit Isait a.s ne toke

Muslimi transmeton nga Abdullai ibn Amri se  Isai a.s. qendron 7 vjet ne toke e pastaj del fryma nga shami dhe merr shpirtin e besimtarve.

Ndersa Ebu Davudi  dhe Ahmedi trasnmetojne: Hz. Isai a.s. do te qendroj ne toke 40 vjet dhe pas ketyre viteve Profeti Isa a.s. do i dorzoje shpirtin Allahut te madheruar dhe myslimanet do ia falin namazin e xhenazes.



Pergatiti 
Gezim Kopani

Kjo teme eshte mbajtur ne disa hytbe. Nga 21.01.2011 ne vazhdim.

January 18, 2011

Rendesia e levizjes gjate gjumit

Ata qe qendrojne per nje kohe te gjate ne gjume dhe palevizur pozicion mund te kene probleme te renda shendetesore. Nese trupi nuk leviz, mund te bllokoje venat tuaja duke rezultuar ne pamundesi per te percjell ajrin dhe substancat e tjera te nevojshme per gjakun. Levizja eshte e rendesishme edhe per lekuren e nese ndodhe e kunderta lekura fillon te vdese. Keshtu ne trup krijohen enjtje, dhe ejtjet qe ndodhin nen lekure apo indet mund te shkaktojne probleme serioze deri ne vdekje.

Çfare duhet bere?

Gjeja me e domosdoshme dhe e shendetshme per te bere eshte ndyshimi i vazhdueshme i pozicionit te trupit. Ndryshimi i pozicionit te trupit shmang presionin ne nje pike te caktuar. Ata qe nuk levizin duhen te kene kujdes te vecante duke i dhene nje asistence ditore.

Kur u zbuluar rendesia e levizjesh gjate gjumit?

Ne fakt zbulimi mbi rendesine e levizjes gjate gjumit u zbulua vetem ne shekullin 20. Por ne librin e shejte te Allahut ne Kur'an kjo gje eshte permendur qe ne kohen e Profetit Muhammed a.s. ku Allahu i Madheruar thote:
"....Ata mendojne se jane te zgjuar por ata ishin fjetur, e Allahu i ka levizur nga njera ane e tjetren.." (Kehf:18)
Ky ajet Kur'anor i referohet djemve te "shpelles" te cilet  kan fletur ne kete shpell panderprerje per 309 vjete.
Ky fakt mjekesore u zbuluar vetem ne shekullin e 20 . Kjo tregon edhe nje here qe fjalet e Kur'ani jane fjale te Allahut te Madheruar dhe se Kur'ani eshte nje liber i mbushur me mjeksi dhe mrekulli Hyjnore.

Pergatiti
Gezim KOPANI 
_________________
Date: 17.01.2011

January 15, 2011

Lista e Myftive dhe Imameve ne Puke

Ne xhamiat e rrethit Puke qe nga koha e qeverise se leka zogut kane kryer sherbime fetare neper xhamit e rrethit puke keto imame:
 
 
Kleriket e fese islame ne rrethin e pukes
 
Nr
Emer          Mbiemer
           Fuksioni
1
Zenel          Mehaj
Imam-Myfti
2
Beqir          Laçi
Imam
3
Asllan         Hoxha    
Imam
4
Musa          Puka
Muezin
5
Elez             Hoxha
Imam - Myfti
6
Shaban       Rezha
Imam – Muezin
7
Ibrahim      Hoxha
Imam-Myfti
8
Hoxhe        Bisha
Imam
9
Malush       Hoxha
Imam- Muezin
10
Ismail          Aga
Muezi- Imam
11
Myrteza     Hoxha
Muezin
12
Sahit           Hoxha
Imam- Muezin
13
Haxhi          Bajrami
Muezin
14
Jah              Meta
Muezin
15
Selim          Sanoshi
Muezin
16
Sadik          Prishtina
Imam
17
Ibrahim      Tahiri
Muezin
18
Adem          Ademi
Imam –Muezin
19
Haki             Ademi
Muezin
20
Sahit            Islami
Imam
21
Hysen          Hoxha
Imam
22
Arif              Islami
Muezin
23
Qazim         Kopani
Muezin
24
Sulejman    Gania (Asllani)
Muezin per Xhuma
25
Isuf               Arifi
Muezin
26
Sherif           Arifi
Muezin
27
Bajram           Cena
Muezin
28
Murat         Musa
Muezin
29
Qazim         Nushi
Imam
30
Nail              Hoxha
Muezin

     




January 14, 2011

A duhet referuar relacioneve te Frang Bardhit, ipeshkev i Sapes ?

A duhet referuar  relacioneve te Frang Bardhit, ipeshkev i Sapes ?

Ipeshkvi i Sapes, Frang Bardhi ka qendruar rreth 15-16 dite ne fshatrat e Pukes ne veren e vitit 1637.
Nga relacioni i tij nuk kuptohet per shkaqet e vizites neper fshatrat e Pukes. Mund te kete dy shkaqe. Njeri ka te bej me punen e tij dhe i dyti ndoshta ka te bej me ndryshimet qe po ndidheshin ne rrethin e Pukes perfshir ketu edhe fen.

Cila ka qene detyra e Frang Bardhit ne Puke?

Releacioni behet ne formen e pasqyrimit te gjendjes se fese Katolike dhe jo vetem. Ne shume raste ai myslimanet i quan "turk" Ai shkruan "...ato u kthyen turq pasi nuk kishin prifta...
Sipas relacionit te Frang Bardhit se ai ka mbajtur "Meshe" pergjate udhetimit te tij ne: Koman, Dedaj, Qelez, Kabash  etj. 
Frang Bardhi habitet me sjelljen e myslimaneve te fshatit Kabash te cilet dhane kontributin e tyre per ndertimin e Kishes se Kabashit po ashtu ai flet me vlersime per Agen e Pukes i cili e kishte ftuar ne shtepin e tij. Gjate qendrimit te tij ai tregon se "Aga i Pukes me tregon per ndertimin e Qytezes se re (Koder Hanit) te ndertuar nga nje turk i fuqishem ketu e 90 vite me pare."

A permendet harmonia fetare ne relacionet e Frang Bardhit?
Shumica e infromacionit te Frang Bardhit eshte e ndertuar mbi te dhenat gojore te banoreve ndersa myslimanet i quan  "Turq". Gjithashtu ai cdo here permend se: "jane kthyer ne mysliman pasi iu dhane poste ne sundimin e zones, apo jan kthyer me dhune..." 
Kjo gje permnedet ne relacion ne te cilen thuhet: "Ky i mbrapshti (Magaroli), pasi e ndertoi qytezen, shume te krishtene i bani aso kohe turq disa prej frikes, disa me dhurata e disa per tituj."
Frang Bardhi gjate qendrimit te tij ne fshatin Kabash, kerkoi ndihme per rregullimin e Kishes.Ketu shkarazi ai permend se : myslimanet ndihmuan per ndertimin e Kishes se Kabashit ku thote: "Keshtu te gjithe me premtuen me ndihmue, dhe nje turk qe ma pare ishte i krishtene, bir nje te krishteni fisnik, me dha 30 (diku flitet per 3 aspra) aspra per ti shpenzue ne ndertimin e murit, dhe nje turk tjeter premtoi nje ka, nje turk tjeter nje kal..."
Nese me pare Frang Bardhi thote se: Jan kthye ne "turq" si pasoj e dhunes atehere si ka mundesi qe nje i pasur prej nje shtepie krishtere fisnike i bere "turq" te kete pranuar kthimin ne mysliman per dhurata? A nuk ishin shtepi fisnike? Kohe me pare ai qe quhej shpi e fisnike nenkuptohej per nje shtepi me tradita, shtepi prise dhe e pasur.
Disa shprehje te permendura nga Frang Bardhi 
Nese e lexojme me kujdes relacionin e Frang Bardhit gjejme shprehjet: 
-Njerz te egjer 
-Rebel
-Nje fare
-I mbrapshti 
-I dalun rruge . 

Ne nje vend ai shkruan: "Abati i kesaj kishe asht nje fare Nikolla Stanisa, njeri meshtar i dalun rruge.
Ne nje vend tjeter del se Nikolla ishte larguar nga Puka dhe ishte vendosur ne Zadrim duke len vendin  pa meshtar. Ketu nuk eshte shume e qarte pse Frang Bardhi e quan "i dalun rruge." ngase ka len punen apo ngase eshte bere mysliman. Interesant eshte fjala e F.Bardhit ku thote: "Ne qoftese do te shpetoj i gjall nga telashet qe me shkakton kryepeshkopi qoft ai vet, qofte me anen e zoterinjve turq, do te vij ne Rome per t'i treguar te gjitha dhe per te kerkuar ndihme." 

A eshte i besueshem Frang Bardhi? 

Ne disa raste ai ka te dhena interesante duke pasur parasysh vitin qe behet fjal. Ne disa raste nuk eshte edha aq i besueshem duke pas parasysh mllefin qe ka ndaj myslimanet te cilet i quan turq. Psh ne nje vend ai thote: "... tek shkel turku, nuk mbin bar.."
Shpresoj qe mendimet e mija te mirekuptohen pasi qellimi im eshte: Te ndertojme nje histori gjithperfshirse. Te ndertojme nje histori reale.Historia cdo here ndryshon per dy shkaqe a).Si rezultat i kerkimeve shkencore b) Si rezultat i ngjarjeve te ndodhura cdo vite.
Une shikoj se ne rrethin e Pukes nuk kemi ndonje rifreskim apo pune shkencore mbi historin e rrethin e Pukes.
Ajo mbi te cilen kemi nevoje te gjithe ne, mysliman e jomysliman eshte: ndertimi i nje historie gjitheperfshirse pa ndonje ngjyrim te caktuar apo paragjykues.
Pergatiti: 

Gezim Kopani

_______________
Informacion shtese per Frang Bardhin:

-Emri :Frang
-Mbiemri :Bardhi
-Lindur me :1606 ne Kallmet
-Vdiq me: 1643
-Kembesia :Shqiptare
-Shtetesi: Osman

January 07, 2011

Reagim kunder "Projekt ligjit te MASH" i cili ndalon shamiat e motrave myslimane ne shkolle


A te lejojme te na shkelin te drejtat tona?
Kohet e sotme trumbetohet per multi kultura, multi shoqeri dhe globalizem. Me ardhjen e “demokracise” shume vende dhe shoqeri filluan implementimet e tyre nepermjet ligjeve. Nderkohe ku shume vende jane skeptik per zbatimin e demokracise nga pushteti tek shoqeria. Ky skepticizem nuk eshte i rastesishem pasi, ne nje shoqeri ku demokracia vendoset me regji qeveritare ajo nuk mund te quhet demokraci.  Demokraci mund ta perifrazoj me fjalen Liri, ku populli eshte i lire te flas, te vishet, te bezoj etj. E kunderta e saj, kur demokracia derigjohet nga nje grup individesh duke inponuar atehere kjo nuk eshte liri. Per ta kuptuar le te shikoni vendet qe flasin per demokraci apo liri te cilat jane me regji qeveritare , a jane te lira apo jo? Keshtu pra kur disa indivit per shkaqe te ndryshme (injoranca, padije, interesa te ngushta personale, politke, paragjykuse) derigjojne demokracion, lirin etj atehere kjo quhet shkelje e te drejtatve te njeriut. Vende si keto te njeren ane thone jemi vend demokratik e ne anen tjeter psh; vajzat dhe grat me shami nuk lejohen ne arsim. Ose kemi shembuj ku liri e besimit, kultit jane te garantura me kushtetut por institucionet shteterore (qe mund te jene Bashki, komuna) per shkak te drejtuesve te tyre (te cilet nuk respektojne ligjin dhe as kushtetuten) shkelin te drejte per te patur kuklt si psh; xhami. E njejta gje eshte edhe "projektligji i ri i MASH" i cili ndalon ne shkollat publike mbatjen e shamive nga nxenesit edhe mesueset mysliman. Nese ne jetojme ne nje shoreri ku ka multi kultura, atehere pse njera lejohet e tjetra jo? Nese kemi nje shkolle qe eshte publike, a duhet te pranoj ne arsim vajzat myslimane me shami? Nese nuk lejohet nje gje e till, atehere pse shkollat quhen publike? Kushtetuta garanton lirin e besimit dhe te shprehjes se saj dhe ne keto kushte institucionet publike kan detyrimin ligjore te respektojne lirit e besimit dhe shprehjes se tyre. 

Vertet me vjen shume keq dhe ndjehem i ofenduar te degjoj dhe lexoj disa "analist" dhe jo vetem te thone: “një adoleshente që i fsheh hiret e flokëve të saj është një vajzë jo mendjehapur” apo qe thone: “në rastin më të mirë i nënshtrohet autoritetit të prindërve...”  Vet fjalit e tyre tregojne se keto "analist" nuk kan asnje informacion se islami nuk perdor dhunen qe vajzat e mbulohen. Perkundrazi Allahu thote ne Kur'an: "Ne islam nuk ka dhune, inponim- La ikrahe fit din"  Po ashtu me fjalen "mendje hapur" kuptojme; arsim, dije, liri etj. Keta qe flasin per "mendje hapur" nuk e din se fjala e pare qe Allahu u ka zbrit njerezve eshte: "Meso ne emrin Zotit tend". Ndaj MASH dhe jo vetem perpara se te bejne projekt ligje te cfaredo lloj natyre eshte mire te konsultohen perpara se te bejne projekt ligje. Ndaj duke pasur parasysh shkeljen e te drejtave nderkombetare te liris se besimit, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise etj, MASH te terheq projektligjin dhe te pranoj ne institucionet arsimore vajzat dhe grat myslimane qe kan shami.

Nga
Gezim KOPANI 
(Myfti i rrethit Puke)
_________________________________________________________________
Reagim per çeshtjen e shamive te grave mysliamne dhe ndalimit te tyre kjo sipas projektligjit te MASH
Date; 07.01.2011

January 05, 2011

Ngritja e profetit Isa a.s. në qiell


Feja islame ndryshe nga besimet e tjera meson se; Profeti Isa a.s. nuk eshte biri i zotit, dhe nuk eshte denuar per me teper gozhduar dhe as qe ka vdekur, por  ate  Allahu e ka shpetuar duke e ngritur ne qiell.
Allahu xh.sh. thote: "Thuaj; Ai, Allahu eshte Nje! Allahu eshte Ai qe çdo krijese i drejtohet (i mbeshtete) per çdo nevoje. As s'ka lindur kend , as nuk eshte i lindur, Dhe Atij (Allahut) askush nuk i eshte i barabarte." (Ihlas) Por jo besimtaret , mohuesit e Allahut te kunderten. 
Allahu xh.sh. thote:
"Ato (fe mohuesit te Allahut) thane: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, te birin e Merjemes, te Derguarin e Allahut." E ata as nuk e kan mbytur e as nuk e kan gozhduar, por i eshte dukur keshtu. Ata qe ndashin kete mendim per te, edhe ata gjendeshin ne dyshim, per edhe keto nuk kan ditur asgje me siguri, vetem qe supozonin, e eshte e sigurte  se nuk e kan mbytur ate. Por Allahu e ka ngritur prane Vetes. Allahu eshte i Plotefuqishem dhe i Urte. Dhe nuk ka asnje ithtar te librit, i cili kur te vdes, te mos i besoje atij ashtu siç duhet besuar e ne Diten e Gjykimit, ai do te deshmoje kunder tyre." (En Nisa 155-159) 
Pas shume mrekullish qe Profeti Isa a.s. beri me ndihmen e Allahut, Allahu xh.sh. e shpall Isan a.s. pejgamber. Tani profeti Isa a.s. ishte 30 vjeç dhe Allahu xh.sh. i zbriti atij Inxhilin (Ungjilli). Per kete Allahu xh.sh. thote: 
"Ne vazhduam gjurmet e pejgambereve me Isain , birin e Merjemes, vertetues i Tevratit qe kishin me pare. Atij i dham Inxhillin (Ungjillin), qe eshte udhezim i drejte dhe drite, qeshte vertetues i Tevratit qe kishin prane, qe ishte udhezues e keshillues per te devotshmit." (El Maide; 46)
Pavarisisht shume mrekullive te Profetit Isa a.s. si dhe shpalljes nga Allahu pejgamber dhe zbritjes se Inxhillit populli nuk e besoj Isan a.s. madje filluan te largohen te gjithe nga ai derisa profeti Isa a.s. ngel vetem me 12 nxenesit e tij. Allahu xh.sh. thote: "O ju qe besuar, behuni ndihmetar te Allahut, si Isai biri i Merjemes , havarijunet (nxenesit / dishepujt)ku u pat thene: Kush eshte ndihmetar imi ne rrugen e Allahut? Ata thane:Ne jemi ndihmetare te rruges se Allahut!E nje grup prej beni israileve besoi, e nje grup refuzoi, e Ne ata qe besuan i perkrahem kunder armikut te tyre dhe ashtu u bene ngadhenjimtare." (Saff; 14)

Dhe pse Allahu xh.sh. ua zbriti sofren me ushqime, njerezit harruan fjalen e dhene se; Nese zbret sofren me ushqime do ta besojme Allahun, por ato nuk e mbajten premtimin. Madje perseri nuk besuar edhe kur ata te babziturit hanin e merrnin ushqim. Per mosbesimin e tyre Allahu i denoj duke i kthyer ne derra. Paria e vendit, te pasurit etj te cilet kundershtonin Profetin Isa a.s. vendosen ta denojne Isan a.s. Jobesimtaret filluan ta akuzonin rend Isain a.s. , por tashme acarimi i femohuesve kaloi kufit, ku paria e Hebrenjeve vendosen ta vrasin me gozhdim Isan (Mesia).
Isai a.s. mori lajmin nga Allahu i Madheruar si dhe se si do shpetoj nga ky denim. Transmetohet nga Ibn Abbas se: "Kur Allahu vendosi ta ngriste  Isan a.s. ne qiell, ai shkoji tek nje shtepi ne te cilen gjendeshin 12 nxenesit e tij. Isai a.s. ishte shume i merzitur, saqe ishte paraqitur para nxenesve i ndjersitur derisa floket i ishin bere uje. Ne keto momente  Isai a.s ju drejtua nxenesve me keto fjale: "Ne mesin tuaj eshte njeri, i cili do te me mohoje. E kete do ta beje 12 here edhe pse me pare me kishte besuar." (Ibn ebi Hatimi, tek Ahmed b.Sinaji e ky nga ebu Muaviu , ky nga el Minhal b. Amri e ky nga Seid b. Xhubejri se ibni Abbasi ka thene hadithin e siper cituar) 
Ngritja e profetit Isa a.s. ne qiell eshte nje nga shenjat e kijametit , Per kete Allahu xh.sh. thote: "Ai Isai eshte parashenje e momentit te kijametit, pra kurrsei mos dyshoni ne te (diten e kijametit) dhe ecni pas meje kjo eshte rruge e drejte. E te mos u pengoje djalli, se ai per ju eshte armik i hapt." (Ez Zuhruf; 61-62)
Perpara  se Allahu xh.sh ta ngrej Isa. a.s ne qiell e ka ulur Isan a.s. ne gjume, e pastaj e ka ngritur ne qeill nepermjet nje vrime (korridor) te hapur ne qiell. Ky ishte dimensioni tjeter i cili nuk kishte ndodhur me pare. Nderkohe, ushtria kishte marr urdherin per kapjen e Isase a.s dhe gozhdimin e tij. Ne kete moment transmeton Ibn Abbasi se : "Kur Isai a.s. u paraqit para 12 nxenesve nder te tjera ju tha: 
"Cili prej jush pranon qe te me perngjaje  dhe te  mbytet ne vendin tim? 
Ne kete rast u paraqit nje i ri i cili ishte me i vogli nder to. Isai a.s. fillimisht nuk e pranoi dhe perseriti  pyetjen, por perseri pergjigjet i njejti nxenes. I riu tha: Une dua te jem ai!
Ne kete rast Isai a.s. i tha: Mire ti je ai! Ne kete moment Allahu i madheruar fytyren e  Isas a.s. ia perngjan nxenesit te ri.  Ne keto momente Isai a.s. u ngrit ne qeill
."

Ne fakt nder nxenesit ishte njeri i cili u kishte treguar ushtareve se ku ndodhej Isai a.s , ai quhej Judus KerjajutaGjate kohes se gozhdimit (te riut qe ju vendos pamja e Isait a.s.) njeri nga nxenesit e mohoj Isan a.s duke thene: 
"Zoti qendroi tek ne sa deshi vete, e atehere shkoi ne qiell." 
Nxenesit e  Isas a.s. u ndane ne tre grupe. 
Te paret ishin  ata qe thane: "Zoti qendroi nder ne sa deshi vete, e pastaj shkoi ne qeill."
Te dytet ishin ata qe thane: "Nder ne ishte biri i Zotit dhe qendroi sa deshti vete dhe pastaj Zoti u ngrit ne qeill."
Te tretet ishin ata qe thane: "Nder ne ishte robi i Allahut dhe i Derguari i Allahut e Allahu e ngriti ne qeill."
Dy grupet e para u bashkuan bashke dhe mbyten grupin e trete qe besonin se:  Isai a.s. ishte i Derguari i Allahut dhe se Allahu e dergoi ne qiell.
Nxenesit e  Isas a.s. quheshin:
1.Jakub Zebda, 2.Butros, 3.Junus Zebda, 4. Endravis, 5. Filips, 6. Ebruthulma, 7. Metta, 8. Tomas, 9. Jakub Halki, 10. Tedaus, 11. Fetjati 12. Judus Kerjajuta (Juda Iskarioti)

Ne nje trasmetim nga Ahmedi tregon se: "Ushtria Hebreje gjeti vendndodhjen Isait a.s. dhe teksa profeti Isa a.s. shkon per vizit tek tezja e tij ushtria me ne krye udheheqesin e saj te quajtuir Xhalut u nis per ta kap. Keshtu duke qendruar Isai a.s. me tezen e tij ushtria e Xhalutit rrethon shtepin dhe hyjne per ta kapur  Isan a.s. Ne kete moment Allahu i Madheruar nuk lejoj qe ta shikonin Isan a.s. Ne keto çaste ushtria priste fjalen e Judes i cili thoshte: Nuk e shikoj Isan,  Nuk e gjej! Ne kete moment Xhaluti dhe ushtria e tij thane: "Po ja tek je, je Isai vete!"  (Gjate kohes qe ushtria sebashku me Juden hunin ne shtepi , Allahu xh.sh. fytyren e Judes e perngjau me ate te Isas). Ne kete moment e kapen Juden dhe e gozhduan ate. Prandaj Allahu i madheruar thote: "..As nuk e kane mbytur e as nuk e kane gozhduar.." ( Ahmedi qe ka degjuar Muhamed el Xhehmiu) 

Iben Xherir transmeton se Ibni Humejdi ka thene: Kam degjuar Jakub el Kumiji i cili kishte degjuar nga Harun Antar e ky nga Vehb Munebbihu i cili ka then:
"Isai a.s se bashku me nxenesit e tij hyn ne nje shtepi, e kur hyne brenda u rrethuan. Ne çast  Allahu i Madheruar beri qe te gjithe ti perngjajne fytyres se Isait a.s. Perball kesaj ushtaret than:
"Na bete magji, prandaj na tregoni se kush prej jush eshte Isai ose do ju mbysim te gjithve. 
Ne kete moment Isai a.s. u tha nxenesve: 
Cili prej jush do te jap jeten e tij? 
Njeri nga nxenesit tha: "Une!" dhe doli para ushtrise e u tha: 
"Une jami Isai!" 
Dhe ushtria duke shikuar se ai ne pamje ishte Isai e moren dhe e gozhduan duke e kryqezuar."

Gjithashtu transmetohet nga Ibni Xheriri: Profetit Isa a.s. i kishte hyre frika dhe nje nate vendosi te therras gjithe nxenesit e tyre dhe tju bente sherbim e me pas sebashku me ta ti benin lutje Allahut te Madheruar. Ate nate profeti Isai a.s. u tha:
"....Njeri prej jush do te me refuzoj (mohoj) tre here, para se te kendoj gjeli (kendezi). Ndersa tjetri do te me shes mua per disa dirhem." 
Te nesermen u shperndane nderkohe qe ushtria po kerkonte Isan a.s. Ne rruge ushtaret hasen ne njerin nga nxenesit e tij i quajtur Shemuni. 
Ne kete moment ushtaret than: "Ky eshte njeri nga nxenesit e Isait." 
Ai tha tre here: 
"Nuk eshte e vertet,nuk jam nxenesi i Isait." e per kete ushtria e la te lire
Duke ecur Shemuni takon shoket (nxenesit) e tjere ku gjithashtu mohoi se ka qene nxenesi i Isait, ne kete moment ai dhe nxenesti degjuan kendezin duke kenduar.
Nxenesi tjeter i quajtur Juda qe e mohoj plus edhe e shiti Isan a.s. shkoj tek paria e ushtrise duke ju thene: 
"Çfare do me jepni nese ju tregoj se ku ndodhet Isai? 
Ata i ofruan 30 dinar.
Pas kesaj Juda i dergoi tek Isai, dhe ne kete moment Allahu fytyren e Isait a.s. ia kaloi Judes, nderkohe qe Isai a.s. ishte i padukshem per ushtaret. Keshtuqe ushtaret moren dhe e gozhdoi Juden....." (Et-Taberani)

Si ka fol Isai a.s me nenen e tij?

Pas gozhdimit nena e Isait a.s. Merjeme e shoqeruar nga motra e saj niset duke qare per tek varri i te birit. Ne kete momente zbret meleku xhebrail dhe e pyet; Per ku je nisur? Ajo i thote: Ti bej vizit varrit te djalit tim (Isait)! Xhebraili i thote: Isai eshte gjate dhe asnje here nuk ka vdekur. Ai qe eshte ne varr nuk eshte Isai por nje i ri te cilit Allahu ia pergjau fytyren e Isait dhe qe tradhetoj Isan, por nese ti deshiron ta takosh djalin eja kete dite, tek nje dritez dhe aty do takosh djalin tend , Isan. Me lejen e Allahut zbret tek ajo Isai a.s dhe i thote nenes se ti: "Pse qan? Ajo u pergjigj: "Per shkakun tend" Isai a.s. tha: "Mua Allahu me ka ngritur tek Ai dhe nuk me ka goditur asnje e keqe (nga ajo qe shikoni, pra gozhdimi). Kjo vetem se i eshte dukur atyre."
Pas qetesimit te Merjemes , Isai a.s. i thote: "Njoftoni nxenesit e mi qe te bashkohen dhe te vine tek ky vend" Pas njoftimit te nxenesve ne vend u paraqiten vetem 11 nxenes, ndersa nuk u paraqit Juda. Me te hollat qe kishte marr Juda spiunoj Isan a.s. tek ushtria . Kur u paraqiten nxenesit Isai a.s. pyeti per sjelljen e Judes dhe ata i thane; Juda eshte penduar dhe ka mbytur veten. Isai a.s. tha: "Po te ishte penduar me te vertet tek Allahu, Allahu do ia pranonte pendimin."
Ibn Asakiri ka transmetuar: "Pas shtat diteve gozhdim, Merjemja kerkon nga paria Heberje qe te heqin trupin me qellim varrosjen e tij. Dhe ashtu ndodhi. "Nje dite Merjeme sebashku me motren e saj (nenen e Jahjase a.s.) niset per te vizituar varrin e Isas. Gjate rruges zbret tek Merjeme meleku xhebrail i cili e pyet: E nderuar Merjeme! Per ku je nisur? Merjeme i pergjigjet: Te vizitoj varin e djalit tim! Xhebraili i thote: E nderuar Merjeme! Djali yt , Isai a.s. eshte gjalle. Ai asnje here nuk ka vdekur! Ai qe eshte ne varr nuk eshte Isai por nje djal tjeter (ai qe tradhetoj Isan a.s.) i cili po ashtu u gozhdua. Por nese deshiron ta takosh Isan a.s. eja kete dite dhe tek nje dritez do e takosh Mesihun (Isa a.s)." 
Pasi erdhi dita ne fjale Merjemi niset per tek vendi i "dritezes" dhe transmetohet se Merjemi takon Isan a.s. Transmetohet se; Isa a.s. nxitoi per tek Merjemja, u perkul dhe ia puthi koken dhe filloi te lutet per te. Me pas Profeti Isa a.s i thote:
"Nene , nuk jam i vrare, por Allahu me ka ngritur tek Ai. Ai, me lejoi te takohem me ty, se vdekja do te te vijse se shpejti prandaj ki durim dhe permende Allahun e Madheruar." Pas pese viteve Merjem ndron jete.



Si u ngrit Isai a.s. ne qiell?

Transmetohet prej Iben Abbasit se: "Kur Isai a.s. i erdhi momenti per tu ngritur ne qiell Allahu i Madheruar dergon tek ai nje re dhe Profeti Isa a.s. u ul ne te."

Kthimi ne toke i Profetit Isa a.s.

Islami me siguri te plote tregon se profeti Isa a.s. nuk ka vdekur, nuk eshte gozhduar dhe se do rikthehet serisht ne toke. Rikthimi do behet kur e keqja mbizoteron. Kur dexhali te kete dal do zbres  ne toke Isai a.s. Ne kete kohe dexhali do shkaterrohet sapo te takohet me Isain a.s. Me pas do dalin jexhuxh mexhuxhet te cilet si popull kafir do fillojne shkaterrimin e tokes. Aq te shumte jane ne numer saqe do kalojne pra nje lumi dhe ai do thahet nga konsumimi i tyre. Do pushtojne token me perjashtim te disa vendeve sic eshte Qabja etj. Ata do mendojne se kan pushtetin e tokes. Ne kete kohe besimtaret mysliman do i drejtohen profetit Isa a.s. qe lus Allahut xh.sh. per shkatrimin e jexhuxh mexhuxheve. Pas duas se profetit Isa a.s. Allahu xh.sh. do i shkaterroj jexhuxh mexhuxhet brenda nates. Aq shume kufoma do jene mbi siperfaqen e tokes saqe do jete pothuajse e pamundur frymarrja. Ne keto kushte besimtaret do i kerkojne dhe nje here profetit Isa a.s. qe ti bej Allahut xh.sh. lutje per pastrimin e tokes. Dhe Allahu xh.sh. do leshoj shi nga qielli i cili do pastroj token....
Per zbritjen e profetit Isa a.s. ka treguar profeti Muhammed a.s. i cili eshte takuar ne naten e Israse me Isan a.s. si dhe me pejgamberet e tjere. (Fakti qe profeti Muhammed a.s. eshte takuar me profetet dhe ka fol me ta, ka shtyr disa te thone se ky eshte dimesioni tjeter i cili eshte paralel me dimesionin tone, por qe ne nuk i shikojme ata). Nga Abdullah ibn Mesudi trasnmetohet se Profeti Muhammed a.s. ne naten e Israse ka thene: "Takova Profetin Ibrahim, Musa dhe Isa a.s. Ato po bisedonin mbi ceshtjen e kijametit. Ata pyeten per kijametin Ibrahimin a.s. por ai tha: Nuk ka dije rreth saj! Te njejten pergjigje dha dhe profeti Musa a.s. ndersa Profeti Isa a.s. tha: "Se kur do ndodh kijametit e di vetem Allahu xh.sh. por Allahu xh.sh. me ka premtuar se kur te dal dexhali une do kem ne dore dy shkopinj. Kur te me shikoj dexhali ai do tretet, do shkrihet. Do shkaterrohet." (Ahmedi etj)

Nga imam Ahmedi dhe Ebu Davudi transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Proftet jane vellezer te nje babai (Ademi), kan nje fe (Islamin) dhe kane nena te ndryshme. Une jam njeriu me i afert i birit te Merjemes Isase a.s. , sepse mes tij dhe meje nuk ka asnje Profet tjeter. Isai a.s. do te kthehet dhe nese e shikoni, besojeni. Ai eshte as i gjate as i shkurter, ka fytyr te bardhe qe anon nga e skuqura. Foket i duken sikur i kullojne uje, edhe pse nuk i ka te larguara. Ai do te zbres tek minarja e bardhe e xhamise ne Damask. Ai do te thyej kryqin, do te vrass derrin, do anuloj taksat, Islami do jete e vetmja fe. Gjate kesaj kohe ai do vras dexhalin. Tokes dhe popullit do i kthehet drejtesia aq sa devete do te kullosin me luanet, lopet me tigrat dhe delet me ujqerit, ndersa femijet do te luajne me gjarperinte pa e demtuar njeri-tjetrin. Ai do te qendroj ne toke per 40 dite (por 40 dite te asaj kohe do jen si 40 vite), pastaj do te vdese."
Myslimanet do kryejne ceremonin e xhenazes dhe faljen e namazit te xhenases si dhe varrosjen e tij

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ju mund te lexoni: Jeta e Merjemes , nëna e profetit Isa a.s.

Ju mund te lexoni: Jeta e profeteve


__________
Hytbe e xhumas e mbajtur ne xhamin e qytetit Puke. Date; 14.01.2011




Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com